19:58 âKush e ka fajin pĂ«r vjedhjen e zgjedhjeve?!â Salianji nĂ« LezhĂ«: TĂ« çlirojmĂ« potencialin e demokratĂ«ve, nuk mund tĂ« ecim qorrazi pas humbjeve
Ish-deputeti Ervin Salianji ka vijuar turin e takimeve me bazën e mbështetësve të Partisë Demokratike, duke u ndalur këtë herë në qytetin e Lezhës, ku mbajti një fjalim kritik dhe thirrës për reflektim brenda forcës opozitare.
Në fjalën e tij, Salianji vlerësoi rolin e demokratëve të Lezhës, duke theksuar se janë pikërisht strukturat dhe baza që kanë mbajtur gjallë Partinë Demokratike dhe frymën e shpresës në të gjithë vendin. Sipas tij, Lezha meriton respektin e PD-së, të opozitës dhe të gjithë Shqipërisë për sakrificat e bëra ndër vite.
Salianji ngriti shqetësime të forta mbi arsyet pse PD vijon të mbetet në opozitë, pavarësisht skandaleve të qeverisë, duke kërkuar që të flitet hapur për humbjet zgjedhore dhe përgjegjësitë konkrete. Ai vuri në pikëpyetje mënyrën e përpilimit të listave, humbjet e përsëritura në disa qarqe dhe faktin që, sipas tij, shpesh promovohen humbësit, ndërsa demokratët aktivë dhe luftarakë mbeten të margjinalizuar.
Duke bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r ndryshim qasjeje, Salianji theksoi se PD nuk mund tĂ« ecĂ« pĂ«rpara nĂ«se nuk çlirohet potenciali i demokratĂ«ve dhe nĂ«se vijon politika e justifikimeve dhe ankesave. Ai u shpreh se Ă«shtĂ« koha pĂ«r tĂ« reaguar dhe pĂ«r tâi thĂ«nĂ« âjoâ njĂ« politike qĂ«, sipas tij, vetĂ«m sa e mban opozitĂ«n nĂ« vendnumĂ«ro./mxh










