Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 February 2026Main stream

Ish-Presidenti Alfred Moisiu rimerr veten, del nga QSUT

By: redi
9 February 2026 at 16:49

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka kaluar problemet e fundit shëndetësore dhe është kthyer në banesë. Moisiu u shtrua me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, por pas trajtimit mjekësor gjendja e tij është përmirësuar dhe aktualisht gëzon shëndet të mirë. QSUT ka publikuar gjithashtu një fotografi të ish-presidentit Moisiu së bashku me një nga mjeket…

Source

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama poston pamjet: Fokus te shkollat dhe siguria e nxënësve

By: redi
9 February 2026 at 16:32

E nisur prej kohësh, vijon puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga subjektet private. Kryeministri Edi Rama ka ndarë për ndjekësit pamje nga ndërhyrjet në terren. ”Aksioni për lirimin e hapësirave publike, sot i fokusuar rreth shkollës “Ndre Mjeda” në Shkodër, me qëllim krijimin e një mjedisi më të sigurt e funksional për nxënësit dhe komunitetin”, shkruan Rama.

Source

Monitorimi i efikasitetit gjyqësor dhe i zbatimit të rekomandimeve: ILD miraton kalendarin e inspektimeve për vitin 2026

By: redi
9 February 2026 at 16:30

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka miratuar në Mbledhjen e Përgjithshme të Inspektorëve, më 30 janar 2026, planin e inspektimeve në prokurori e gjykata për vitin 2026. Inspektimet tematike dhe institucionale do jenë edhe gjatë vitit 2026, instrumenti me të cilin Inspektori i Lartë i Drejtësisë mat eficencën e drejtësisë në vend, ndërsa këtë vit, në mënyrë të dedikuar, do të monitorojë edhe…

Source

Ministrja e Shëndetësisë, Sala në forumin WHX Dubai 2026: Sfida kryesore mbetet integrimi i sistemeve

By: redi
9 February 2026 at 16:27

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala mori pjesë në WHX Dubai 2026, një nga forumet më të rëndësishme globale për shëndetësinë dhe inovacionin. Ajo prezantoi rrugëtimin e Shqipërisë në shëndetësinë digjitale, nga një sistem i bazuar kryesisht në dokumente letre, drejt platformave kombëtare digjitale që sot përdoren çdo ditë nga mjekët dhe institucionet shëndetësore.

Source

Komisioni Evropian kërkon që Kuvendi të veprojë për imunitetin e Ballukut, PD: Po bllokohet drejtësia me urdhër të Ramës

By: redi
9 February 2026 at 16:21

Komisioni Evropian i kërkon Kuvendit të adresojë pa vonesë heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku. Pas këtij qëndrimi ka reaguar kreu i grupit parlamenar i PD, Gazment Bardhi. Ai thotë se kreu i Kuvendit për 8 javë me radhë ka qenë në krye të frontit kundër drejtësisë, sipas urdhrit të Ramës. ”Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike përshëndet qëndrimin e Komisionit Europian dhe…

Source

Ish-deputeti Bumçi: Institucionet kanë rënë, qytetarët duhet t’i dalin zot interesit të tyre

By: redi
9 February 2026 at 16:00

Ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi thotë se mbijetesa e qeverisë aktuale përballë skandaleve të shumta, është një anomali në krahasim me vendet fqinje si Kosova dhe Maqedonia. Për të një kryeministër në këto vende nuk do të qëndronte në detyrë as edhe një ditë të vetme në rrethana të ngjashme. “E para është që ftesa për të gjithë qytetarët shqiptarë të dalin të protestojnë masivisht, sepse kjo gjë që…

Source

Presidentja Osmani: Çdo përpjekje për barazimin e luftës çlirimtare të UÇK-së me krimet e Serbisë, minon besimin në drejtësi

By: redi
9 February 2026 at 15:49

Teksa në Hagë mbahet seanca e deklaratave përmbyllëse në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se çdo përpjekje që tenton ta barazojë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “me krimet e agresorit gjenocidal serb e minon besimin në drejtësi dhe e dëmton rëndë paqen afatgjatë”. Osmani u shpreh në rrjetet sociale se qytetarët e Kosovës duan drejtësi…

Source

”Kam tentuar t’i jap fund jetës”, Luizi çel zemrën në BBVA5: I kisha humbur shpresat

By: redi
9 February 2026 at 15:46

Në një bisëedë prekëse mes Stenaldos dhe Luizit, ky i fundit ka zgjedhur t’i rrëfejë momentet e vështira që ka kaluar në jetë. Ai u shpreh se një vit përpara se të bëhej baba, kishte humbur të gjitha shpresat dhe shtoi se një moment tentoi t’i jepte fund edhe jetës. ”Unë 38 vjeç u bëra baba. Unë isha 37 kur i kisha humbur shpresat. Thoja që nuk ka njeri për mua. Nuk do kem kurrë familje…

Source

RENEA në elitën botërore të forcave speciale ”SWAT Challenge Dubai 2026”

By: redi
9 February 2026 at 15:38

Nga data 7 deri më 11 shkurt, në Dubai po zhvillohet “SWAT Challenge Dubai 2026”, një nga kompeticionet më prestigjioze ndërkombëtare të forcave speciale, ku matin aftësitë njësitë më elitare nga e gjithë bota. Për të pestin vit radhazi, Policia e Shtetit përfaqësohet në këtë arenë botërore nga Njësia Elite e Forcave Speciale RENEA, e cila këtë vit konkurron me dy ekipe, RENEA “A” dhe RENEA “B”…

Source

PS rrëzon nismën e deputetëve të PL për sigurinë ushqimore! Xhixho: Situatë alarmante, duhet ndërhyrje

By: redi
9 February 2026 at 15:28

Deputetët e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho dhe Tedi Blushi prezantuan në Komisionin e Jashtëm një nismë për sigurinë ushqimore, që synonte domosdoshmërinë e kryerjes së analizave laboratorike për ndotësit ushqimorë. Sipas deputetes Xhixho, rritja e rasteve të evidentuara me ndotës kimikë dhe biologjikë në produktet ushqimore vendase dhe import, ka krijuar një situatë alarmante që kërkon ndërhyrje…

Source

Çështja ”Balluku”, PD: Rama po bën manovra politike për ta mbrojtur

By: redi
9 February 2026 at 14:52

Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi thotë se kryeministri Edi Rama kërkon të ndryshojë Kodin e Procedurës Penale sepse kështu drejtësia po prek pushtetin e tij. Deklaratat e kryeministrit se tashmë nuk ka nxitim për arrestimin e Belinda Ballukut, i quajti manovër politike. “Kur një Kryeministër ndryshon ligjin ndërkohë që po hetohet bashkëpunëtorja e tij më e afërt, ai nuk po mbron…

Source

Shkëlqim Hajdari merr zyrtarisht detyrën si prefekt, ministrja Koçiu: Qarku i Tiranës kërkon një qasje të re dhe dinamike

By: redi
9 February 2026 at 14:45

Shkëlqim Hajdari mori këtë të hënë zyrtarisht detyrën si prefekti i ri i qarkut të Tiranës. Gjatë prezantimit të Hajdarit, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu e vlerësoi si profesionist me përvojë të gjatë në funksione drejtuese publike. ”Ky emërim është në përputhje me vizionin tonë për forcimin e rolit të Prefektit dhe koordinimin më efikas mes qeverisjes qendrore e asaj vendore.

Source

Lisandër Hoxha: Berisha ka shumë kërkesa, qëndrimi konstant do kushte

By: redi
9 February 2026 at 14:41

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha thotë se duhet një vatër para Kryeministrisë. “Do të doja shumë që një vatër të qëndronte para Kryeministrisë, siç qëndruam 333 ditë tek rrugica e ish-kryeministrit Sali Berisha, kryetarit të PD-së, mund të krijohet një vatër për të qëndruar para Kryeministrisë në mënyrë të pandërprerë”, tha Hoxha i ftuar në ”A2cnn”. “Së dyti…

Source

45 vite burg për Hashim Thaçin, reagon djali dhe bën thirrje për drejtësi

By: redi
9 February 2026 at 13:59

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka bërë thirrje publike për marshim për drejtësi, në kohën kur në Hagë ka nisur faza përmbyllëse e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Thirrja është bërë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku Thaçi ka shpërndarë një poster me mbishkrimin “Drejtësi, jo politikë”, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në marshimin e…

Source

Arlind Ajeti dopietë në Turqi, shënon edhe Seferi

By: redi
9 February 2026 at 13:51

Protagonisti absolut i javës ishte Arlind Ajeti. Qendërmbrojtësi i Kombëtares realizoi dy gola në Turqi, në fitoren e thellë 0-5 të Bodrumspor ndaj Adana Demirspor, duke shënuar dy golat e parë të takimit dhe duke udhëhequr ekipin drejt një suksesi bindës. Një paraqitje shumë e mirë për mbrojtësin kuqezi, i cili u shfaq vendimtar edhe në fazën sulmuese për ekipin turk.

Source

Before yesterdayMain stream

Pak para finales, Alba lë shtëpinë e Big Brother Kosova Vip 4

By: redi
7 February 2026 at 07:25

Alba Pollozhani ka lënë shtëpinë e Big Brother Kosova VIP 4, duke i dhënë fund rrugëtimit të saj në këtë format të ndjekur masivisht nga publiku. Largimi i saj ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, ku ndjekësit kanë shprehur mendime të ndara mbi arsyet dhe mënyrën e daljes. Gjatë qëndrimit në shtëpi, Alba ka qenë një nga figurat më të komentuara, duke nxitur debat të gjerë për…

Source

Alba befason me vendimin e saj në BBVK: Kam vendosur të mbulohem këtu brenda

By: redi
6 February 2026 at 22:36

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka realizuar një nga rrëfimet më të veçanta dhe më ndryshe deri më tani brenda shtëpisë, duke befasuar publikun dhe bashkëbanorët me një vendim të rëndësishëm personal. Ajo tregoi se ka vendosur të mbulohet dhe se këtë vendim ka zgjedhur ta zbatojë që tani, duke e cilësuar si një zgjedhje të vetëdijshme dhe të ndjerë thellë. Rrëfimi i saj u…

Source

Më 9 shkurt do të bëhet e ditur data zyrtare e finales së madhe

By: redi
6 February 2026 at 22:09

Të hënën pritet të zbulohet një nga informacionet më të shumëpritura nga publiku i Big Brother VIP Kosova. Të gjithë shikuesit besnikë të këtij reality show gjigant kanë qenë në pritje të këtij momenti, dhe më në fund, më 9 shkurt, do të bëhet e ditur data zyrtare e finales së madhe. Ky njoftim pritet të sjellë edhe më shumë emocion dhe diskutime mes fansave të spektaklit, të cilët prej javësh po…

Source

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për Belinda Ballukun, rrëzohet ankimi i Ramës

By: redi
6 February 2026 at 21:47

Pas një mbledhje të gjatë prej rreth 10 orësh, Gjykata Kushtetuese nuk arriti të marrë një vendim përfundimtar lidhur me ankimimin e kryeministrit Edi Rama kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) që kishte pezulluar nga detyra zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Votimi në Kushtetuese përfundoi 4 me 4…

Source

KLGJ: Po rritet trysnia, po shkelen të drejtat e gjyqtarëve dhe po u cënohet integriteti

By: redi
6 February 2026 at 21:44

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar lidhur me qëndrimet dhe deklaratat e fundit publike, duke shprehur shqetësim për një rritje të ndjeshme të presionit ndaj gjyqtarëve dhe gjyqësorit, si dhe për deklaratat që ndikojnë në informimin e opinionit publik, të cilat thekson KLGJ cenojnë të drejtat njerëzore të gjyqtarëve, por rrezikojnë seriozisht edhe kryerjen e funksioneve të tyre ligjore.

Source

❌
❌