Alaudini: Pak e trishtë që një popull është aq i apasionuar pas Big Brother - tregon jetën e zymtë që kalojmë
Moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, ka qenë i ftuar së fundmi në podcast-in e Mira Kazhanit.
Ai ka folur për formatin që tash e katër vite e prezanton së bashku me Jonida Vokshin.
I njëjti tregoi për sfidat që ka kaluar gjatë kësaj periudhe e sakrificat që bën, duke zbuluar shumë gjëra që mbase nuk janë ditur.
Foto: YouTube
"Prej momentit kur nis dhe derisa mbaron luhatjet emocionale që ike brenda vetes janë shumë të mëdha, vjen një pikë nga fundi ku ndihesh i pafuqishëm, ndihesh i mbështetur për muri dhe thua që kjo është hera e fundit që e bëj", u shpreh ai.
Tutje theksoi: "Pasi mbaron e mbledh veten kalon një muaj është harruar e gjitha kjo vijnë prapë emocionet edhe jeta pastaj duket si një vijë lineare duket pak monotone prej kësaj adrenaline në baza ditore gjatë gjithë kohës deri në 5-6 të mëngjesit pa gjumë edhe zgjohedh në orën 10, 11 edhe prapë vetëm Big Brother ke".
"Nga ana profesionale gëzohesh në një formë e tregon suksesin, e shpërblen mundin ato sakrificat që ne i bëjmë, siç e thash edhe në fillim kur fillon Big-u, ky spektakël nuk pushon nuk është vetëm dy herë në javë Prime por është 24/7".
"Është sikur të ecësh mbi vezë, nuk e di se ku kris diçka je në gjendje alarmi sa herë bie telefoni hë çfarë ndodhi tani? Por nga ana tjetër ndoshta është pak e trishtë që një popull me 1.5 milion banorë po e përfshijmë edhe Shqipërinë me 2.5, 4 milionë janë aq të apasionuar pas Big Brother. Kjo tregon ndoshta edhe një jetë të zymtë që ne kalojmë", tha ndër të tjerash Hamiti. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com
