Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 5 February 2026Main stream

Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

By: El Be
5 February 2026 at 18:56

Donald Trump foli për gjithçka dhe për të gjithë gjatë fjalimit të tij në Mëngjesin Kombëtar të Lutjes në Uashington, duke nisur nga ushtria amerikane e deri te mënyra se si, sipas tij, mund të pritet edhe vetë në Parajsë.

“Kemi kaq shumë njerëz që duan të futen në ushtri”, tha ai, duke lavdëruar forcat e armatosura: “Kemi një ushtri ku të gjithë duken si Tom Cruise, por janë më të gjatë”.

Presidenti amerikan foli gjerësisht edhe për politikën e tij të emigracionit, e cila sipas tij, ka çuar deri tani në largimin e mijëra emigrantëve të parregullt nga Shtetet e Bashkuara.

Ai u shfaq edhe i ashpër ndaj kritikëve që e akuzojnë se është diktator: “Unë nuk jam diktator, ata janë. Ata janë si Gestapo, arrestojnë njerëz që shkojnë në kishë dhe i trajtojnë në mënyrë të tmerrshme”.

Në një tjetër moment, Trump paralajmëroi se ata që sulmojnë të krishterët “e dinë se do të përballen me një reagim të dhunshëm dhe të pamëshirshëm nga presidenti Trump”.

“E di që nuk tingëllon bukur”, shtoi ai, “por kështu janë gjërat”.

Blerta Celibashi në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e anëtarit më të ri që do i bashkohet familjes mbretërore

By: El Be
5 February 2026 at 18:38

Princi Leka dhe Blerta Celibashi po përgatiten për zgjerimin e familjes. Pas zyrtarizimit të lidhjes së tyre disa muaj më parë, ata ndodhen në pritje të fëmijës së parë së bashku.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga burime pranë çiftit për “Popart.al”, Blerta Celibashi është shtatzënë dhe foshnja pritet të jetë djalë.

Për Princ Lekën, ky do të jetë fëmija i dytë, pasi ai ka një vajzë nga martesa e mëparshme me Elia Zaharian.

Burimet bëjnë me dije se shtatzënia po zhvillohet normalisht dhe çifti ka zgjedhur ta mbajë këtë fazë të jetës së tyre larg vëmendjes publike.

Edhe pse spekulimet kishin qarkulluar prej kohësh, vetëm së fundmi është bërë e qartë se lajmi është i saktë dhe se përgatitjet për ardhjen e fëmijës kanë nisur.

Deri tani, Princ Leka dhe Blerta Celibashi nuk kanë dhënë një reagim zyrtar lidhur me këtë zhvillim.

KLGJ nuk e pranoi dosjen, ILD nis shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka

By: El Be
5 February 2026 at 18:31

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka. Në ILD kërkesën e ka dërguar një anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor

Ankesa është bërë nga një anëtari i KLGJ me objekt fillimin e hetimit për shkelje disiplinore ndaj magjistratit Irena Gjoka, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

ILD do ta shqyrtojë ankesën në përputhje me parashikimet ligjore, konkretisht, pjesa V, kreu II i ligjit nr. 96/2016 për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Prokuroria e Përgjithshme në janar përfundoi verifikimin për gjyqtaren lidhur me deklarimet e saj në Formularin e Vetëdeklarimit të datës 22 prill 2016. Procesi nisi pas kërkesës së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe pretendimeve se Gjoka kishte fshehur probleme nga e kaluara në shtetin grek.

Irena Gjoka ka gjykuar dosje të rëndësishme që përfshijnë politikanë, zyrtarë të lartë dhe personazhe të krimit të organizuar, duke e bërë këtë proces një verifikim me interes të lartë publik.

 

Aksident në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja pas përplasjes nga makina

By: El Be
5 February 2026 at 18:00

Një grua ka humbur jetën ditën e sotme pasi është përplasur nga makina.

Bëhet me dije se 65-vjeçarja Sh.Sh ka ndërruar jetë në spital, pasi ishte përplasur me makinë në Bathore e drejtuar nga 40-vjeçari E.B

“Më datë 05.02.2026, rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtues shtetasin E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.

U dërgua me urgjencë ditën e djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

By: El Be
5 February 2026 at 17:55

Prej ditës së djeshme ish-presidenti i vendit Alfred Moisiu ndodhet i shtruar në spitalin Nënë Tereza, në reaniamacion, pasi është paraqitur me probleme në frymëmarrje.

Gjendja e ish-kreu të vendit paraqitet e qëndrueshme, ndërsa mjekët e ekipit të aritmologjisë, pas konsultës ditën e sotme kanë vendosur që një pacemaker me dy dhoma.

Pacemaker është një pajisje mjekësore që ndihmon zemrën të rrahë rregullisht, kur ritmi i saj është shumë i ngadalshëm ose i çrregullt.

Moisiu vuan nga rrahjet e ngadalta, ose bllok atrioventrikular, që lidhet me moshën. Aktualisht gjendja e tij është e qëndrueshme dhe në përmirësim.

Korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtorë 3 të pandehur

By: El Be
5 February 2026 at 17:45

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtorë mesditën e sotme tre persona të akuzuar për përfshirje në shitblerje votash dhe korrupsion zgjedhor.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Rudina Palloj ka dënuar të pandehurit Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja, por ka vendosur pezullimin e dënimit të tyre me burg, duke i lënë në liri me kusht.

Sipas vendimit të GJKKO-së, Gersi Kaçorri u shpall fajtor për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Ai u dënuar fillimisht me 1 vit burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i zbriti në 8 muaj burgim.

Dy të pandehurit e tjerë, Besnik Uka dhe Artur Jahja, u gjetën fajtorë për “Korrupsion pasiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim. Edhe për ta, gjykata dha të njëjtën masë: 1 vit burgim, i cili pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 8 muaj burgim.

Liria me kusht

Pavarësisht dënimit me burg, asnjë nga të pandehurit nuk do të shkojë në qeli. Gjykata ka urdhëruar pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vënien e tyre në shërbim prove për një periudhë prej 1 viti e 6 muajsh.

Gjatë kësaj kohe, ata duhet të mbajnë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës dhe u ndalohet kategorikisht shoqërimi me persona të dënuar për vepra penale. Nëse ata kryejnë një vepër tjetër penale gjatë kësaj periudhe, dënimi me burg rikthehet në fuqi.

Sekuestrimi i telefonave

Si pjesë e provave materiale dhe ndëshkimit, gjykata ka vendosur konfiskimin e telefonave celularë të të tre të pandehurve (Samsung dhe iPhone), të cilët dyshohet se janë përdorur për komunikimet që lidhen me veprën penale.

Ervin Hajdaraga: Skema e naftës do ribëhet, fermerët do përfitojnë 10% të faturës së shitjes

By: El Be
5 February 2026 at 17:39

Drejtori i Projekteve në Ministrinë e Bujqësisë, Ervin Hajdaraga, ka bërë të ditur përfundimet e turit kombëtar të dëgjesave me fermerët, i cili u përmbyll dje në Fier.

Në një intervistë për emisionin “Tema e Ditës” në RTSH, ai theksoi se për herë të parë, para hartimit të Skemës Kombëtare 2026, u vendos që të dëgjohen drejtpërdrejt fermerët për të ndërtuar një skemë sipas nevojave të tyre.

Ne kemi qenë në 24 takime në të gjithë qarqet e vendit. Dje ishte takimi i fundit në qarkun e Fierit. Është një sektor që ka ecur shumë dhe nevojat e tyre kanë evoluar. Nevojat e blegtorëve ishin të shumta dhe sektori i blegtorisë ka nevoja të rëndësishme,” u shpreh Hajdaraga.

Ai nënvizoi se një nga çështjet më të diskutuara ishte skema e naftës, e cila do të rishikohet për shkak të problematikave që fermerët kanë hasur me dokumentacionin për të aplikuar.

Gjatë takimeve, për skemën e naftës është kërkuar të ndryshohet sepse ka patur disa problematika për fitimin e naftës nga fermerët, çështje dokumentacionesh që nuk i lejonin ata të përfitonin. Ne do ulemi dhe skemën e naftës do ta ribëjmë”, theksoi ai.

Një tjetër element i rëndësishëm i Skemës Kombëtare 2026 është përfitimi i 10% të faturës së shitjes për çdo fermer apo blegtor të regjistruar me NIPT.

Kemi diskutuar edhe për përfitimin e 10% të faturës së shitjes. Një skemë që këtë vit do të jetë shumë lehtësuese për fermerët. Çdo fermer apo blegtor që ka një sasi të caktuar që do ta tregtojë, pikat e grumbullimit do t’i japin një faturë që duhet ta dorëzojnë te Tatimet për të përfituar 10% të vlerës së shitur. Të gjithë fermerët duhet të jenë të regjistruar të kenë NIPT-in e fermerit në mënyrë që të përfitojnë. Ne i bëjmë këto skema në mënyrë që edhe fermerët t’i formalizojmë sepse të gjitha skemat janë për fermerët e formalizuar”, tha ai.

Spiropali në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington, ku ishte i pranishëm edhe Trump: Besimi forcon shoqërinë

By: El Be
5 February 2026 at 17:29

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ndodhet Uashington ku mori pjesë në Mëngjesin e Lutjeve, një aktivitet tradicional me prezencën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, si dhe udhëheqësve politikë, shoqërorë e fetarë nga mbarë bota.

Në një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe foto nga aktiviteti, Spiropali e cilësoi këtë moment si solemn dhe frymëzues, duke theksuar se besimi është themeli mbi të cilin ndërtohet forca e shoqërisë njerëzore.

Në Mëngjesin e Lutjeve, me prezencën e Presidentit Trump, udhëheqësve politikë, shoqërorë e fetarë. Moment solemn që na kujton se besimi është themeli i forcës së shoqërisë njerëzore“, shkruan Spiropali.

Ministrja Spiropali ndodhet në një vizitë në Uashington prej disa ditësh, ku ka zhvilluar disa takime në Senatin Amerikan, me fokus bashkëpunimin dhe koordinimin për çështje me interes të përbashkët mes Shqipërisë dhe SHBA.

Stuhi shiu dhe shkarkesa elektrike, si parashikohet moti për ditën e nesërme

By: El Be
5 February 2026 at 17:21

Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.  Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura.

Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore me intensitet të ulët.

Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mesatar. Hera-herës shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e veriperëndimit, qendërs nga orët e mesditës dhe deri në orët e vona të mbrëmje reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar deri të lartë, në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 15 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 2 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 9m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 18m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare si dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave.

Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik do të jetë i forcës 2-4 ballë.

MIA sqaron vendimin për rikthimin e TikTok: Pas ndërprerjes, nis një fazë e dytë e kontrollit

By: El Be
5 February 2026 at 17:19

Sipas Agjencisë për Media dhe Informim, hapja e rrjetit social TikTok erdhi pas një rivlerësimi dhe adresimi të shqetësimeve që lidhen me sigurinë publike, sociale dhe digjitale.

MIA sqaron përmes një njoftimi zyrtar se koha e ndërprerjes së përdorimit të këtij rrjeti ndihmoi në vendosjen e bazave për mekanizma të rinj sigurie.

“Sot, autoritetet shqiptare janë në partneritet me përfaqësuesit e TikTok, për filtrat mbrojtës përmes fjalëve kyçe, kontrollet e përmbajtjes dhe modalitetet më efikase të raportimit dhe trajtimit të shkeljeve”.

Hapja e TikTok shënon një fazë të dytë, nga ajo kufizuese te monitorimi aktiv.

“Po punohet për hartimin e një plani të mirëfilltë komunikimi dhe ndërgjegjësimi, të fokusuar te fëmijët, të rinjtë, prindërit dhe mësuesit, për përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të platformave online. Qëllimi është i qartë dhe i orientuar drejt edukimit digjital, mbrojtjes reale dhe ndërtimit të një kulture sigurie në hapësirën online”.

Qeveria shqiptare bllokoi aksesin në rrjetin social TikTok në mars të 2025, pas disa shfaqjeve dhe ngjarjeve të dhunshme të ndodhura mes të rinjve, të lidhura shpesh me përmbajtjen e gjetur në të.

Të akuzuar për ndikim të paligjshëm mbi zyrtarë të drejtësisë, GJKKO dënon tre persona (Emrat)

By: El Be
5 February 2026 at 17:09

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur mesditën e sotme vendimin për tre të pandehurit Musa Gjikola, Erjon Dani dhe Vilson Roçi, të akuzuar nga SPAK për vepra korruptive.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Atalanta Zeqiraj dhe Flojera Davidhi i ka gjetur fajtorë të tre të pandehurit për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Dënimet e dhëna

Dënimi më i rëndë është dhënë për të pandehurin Erjon Dani. GJKKO e dënoi atë fillimisht me 3 vite burgim për dy episode të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. Megjithatë, Dani u shpall i pafajshëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi gjykata vlerësoi se fakti nuk përbën vepër penale. Për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij përfundimtar zbret në 2 (dy) vite burgim.

Të pandehurit e tjerë, Musa Gjikola dhe Vilson Roçi, janë dënuar përfundimisht me nga 1 (një) vit burgim secili.

Gjikola u dënuar fillimisht me 1 vit e 6 muaj, por përfitoi uljen e 1/3-ës së dënimit nga gjykimi i shkurtuar.

E njëjta logjikë u ndoq edhe për Roçin, i cili u gjet fajtor për dy episode bashkëpunimi, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit pas zbritjes procedurale.

Vuajtja e dënimit

Gjykata ka urdhëruar që vuajtja e dënimit të fillojë të llogaritet nga momenti i arrestimit të tyre, më datë 11 korrik 2025. Të dënuarit do ta vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.

Gjithashtu, të tre të pandehurit janë ngarkuar solidarisht me pagimin e shpenzimeve procedurale hetimore dhe gjyqësore. Palët kanë të drejtë të ankimojnë vendimin në Gjykatën e Apelit të GJKKO-së brenda 15 ditëve.

Akuzat

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se gjatë vitit 2020, të pandehurit janë përfshirë në tre episode të veçanta, ku kanë kërkuar dhe përfituar shuma monetare që varionin nga 4 000 deri në 7 500 euro, me pretendimin se kishin aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë, me qëllim ndikimin në masa sigurimi personal dhe favorizim në dhënie dënimi  ndaj disa të arrestuarve.

Hetimet kanë dokumentuar se të pandehurit kanë bashkëpunuar dhe koordinuar veprimet përmes komunikimeve në platformën e enkriptuar “Sky EÇ”, të cilat janë administruar nga autoritetet franceze të drejtësisë në kuadër të ndihmës së ndërsjellë juridike ndërkombëtare.

Rama në Vatikan, homazhe në varrin e Papa Françeskut: Mik i paharruar i Shqipërisë!

By: El Be
5 February 2026 at 15:11

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vatikan që prej ditës së djeshme.

Kryeministri ka kryer homazhe në varrin e Papa Françeskut. Nëpërmjet një reagimi në Facebook ai thekson se Papa Francesku ka qenë një mik i paharruar i Shqipërisë.

“Homazhi në varrin e Papa Françeskut, mik i paharruar i Shqipërisë dhe i familjes sonë, që nuk harronte kurrë të lutej për popullin tonë e të na dërgonte mesazhet e tij të miqësisë, ishte një çast i veçantë i vizitës në Selinë e Shenjtë”, shkruan Rama.

Asnjë gjurmë nga 64-vjeçari që dyshohet se ra në Vjosë, RENEA vijon kërkimet

By: El Be
5 February 2026 at 15:03

Polumbarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet në lumin e Vjosës, për gjetjen e 65-vjeçarit, shtetasit Y. D..

Prej ditës së djeshme nuk ka asnjë gjurmë nga shtetasi Y. D., 65 vjeç, i cili dyshohet se pasi është rrëzuar, e ka marrë nga rrjedha e lumit Vjosa, në afërsi të vendit të quajtur “Fusha e fshatit Peshtan”, Tepelenë.

Në operacionin e kërkimit janë të angazhuar polumbarët e RENEA-s, Forca e Posaçme “Shqiponja” e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, përfaqësues të Forcave të Armatosura, si dhe forca vullnetare e familjarë, të cilët vijojnë krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët.

Deri në këto momente, nuk është bërë e mundur gjetja e 65-vjeçarit.

“Angazhimi i strukturave të Policisë së Gjirokastrës, polumbarëve të RENEA-s dhe strukturave të tjera të përfshira në operacionin e kërkimit, për të bërë të mundur gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, ka qenë i plotë dhe vijon me intensitet”, njofton policia.

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

By: El Be
5 February 2026 at 14:58

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Pirro Xhixhës, Ema Çokut dhe Fatime Kryemadhit

Prokurori i çështjës në procesin me dyer të mbyllura që po zgjat prej disa orësh, prokurori Sotir Kllapi, i kërkoi gjykatës paraprake të kalojë në gjykim themeli dosjen me 5 të akuzuar, ndaj të cilëve janë rëndojnë akuzat e korrupsionit të pastrimit të parave.

Aktualisht në gjyq po flet ish-presidenti Ilir Meta.

 

Qeni i tij kafshoi në këmbë 65-vjeçaren në Belsh dhe i shkaktoi vdekjen, arrestohet kunati i viktimës

By: El Be
5 February 2026 at 14:46

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në fshatin Çërragë të Belshit, ku një grua humbi jetën në rrethana tragjike pas një sulmi nga qeni i kunatit të saj, është arrestuar ky i fundit. Pas hekurave ra shtetasi me inicialet G. A., 68 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, Emine Agolli, 65 vjeçe, u kafshua në këmbë nga qeni, duke pësuar gjakderdhje të rëndë. Pavarësisht ndërhyrjes dhe përpjekjeve për ta shpëtuar, ajo nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin G. A., 68 vjeç, pasi dje, qeni që ai mbante, ka kafshuar shtetasen E. A., 65 vjeçe (bashkëshortja e vëllait të tij), e cila për pasojë ka humbur jetën.”, sqaron policia.

Vizita në Vatikan/ Kryeministri Rama takohet me Papa Leonin e XIV

By: El Be
5 February 2026 at 13:58

Këtë të enjte, Papa Leoni XIV priti kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Takimi ndërmjet Papa Leoni XIV dhe Ramës u zhvillua në Pallatin Apostolik në Vatikan.

Më pas, Rama zhvilloi takim me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë kardinalin Pietro Parolin dhe imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

“Në bisedimet e përzemërta – thuhet në një njoftim të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë – u vu në dukje marrëdhënia e mirë ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë dhe u trajtuan tema me interes të përbashkët që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet bashkësisë kishtare dhe asaj civile”.

Ndër temat në qendër të bisedimeve ishin edhe çështjet kryesore rajonale, “përfshirë situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian”.

“200 mijë euro për kokën e Sokol Sanxhaktarit”, Henrik Hoxhaj në GJKKO: Nuredin Dumani nuk më tregoi kush ishte investitori

By: El Be
5 February 2026 at 13:53

Henrik Hoxhaj ka dëshmuar ditën e sotme në GJKKO. Ai ka treguar para trupës gjykuese se ka marrë një ofertë për të vrarë Sokol Sanxhaktarin, por ka pohuar se nuk ka qenë i interesuar dhe nuk ka marrë pjesë në planifikimin e atentatit.

Në dëshminë e tij, Hoxhaj tha se Nuredin Dumani i kishte ofruar 200 mijë euro për të ekzekutuar Sanxhaktarin, duke e përshkruar si një “punë tjetër” që nuk u finalizua.

Hoxhaj tha se nuk e di kush ishte i interesuar për të vrarë Sokol Sanxhaktarin, shkruan Vizion Plus.

Pjesë nga dëshmia: 

Henrik Hoxhaj: Ndërsa po përgatitesha për vrasjen e vëllezërve Haxhia, diskutuam me Nuredin Dumanin për një punë tjetër. Ai fliste në telefon gjithë kohën. Kishte ditëlindjen atë dite. Nuk e di me kë. Më tha për Sokol Sanxhaktarin.

Prokurori: Kush ishte i interesuar për të goditur Sokol Sanxhaktarin?

Henrik Hoxhaj: Unë kam marrë një ofertë, tha Nuredin Dumani, për Sokol Sanxhaktarin. Më tha se do bënim takim. Jepeshin 200 mijë euro. Më pyeti nëse isha i interesuar. Por mbeti këtu, nuk u bë më shumë muhabet. Nuk më tha kush ishte investitori. Nuk më është përmendur Suel Çela. Më tha se është dhëndri i kryetarit të Bashkisë së Elbasanit. Nuk më tha pse, o prokuror. Nuk mbaj mend të jetë përmendur më.

Prokurori: Një Bledar Muça, a ju ka thënë ndonjë gjë Nuredini?

Henrik Hoxhaj: Jo. Nuk kam qenë i interesuar. Nuk u morëm më me Sokolin, se u morëm me atë çfarë ishim aty. Ditën e arrestimit të Sokolit nuk e di a kam biseduar apo jo, se nuk më ka interesuar.

Prokurori: Në 30 korrik 2020, kur Sokol Sanxhaktari vrau Florian Lamçen, Nuredini të ka shkruar ty: “Na humbën 200 mijë euro.”

Henrik Hoxhaj: Po, se nuk u mbarua puna, pra.

Dosja Epstein/ Starmer: Më vjen keq që e bëra Mandelsonin ambasador, më mashtroi

By: El Be
5 February 2026 at 13:41

Kryeministri britanik Keir Starmer u ka kërkuar falje këtë të enjte viktimave të Jeffrey Epstein-it për emërimin e Peter Mandelson-it si ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Washington, pavarësisht lidhjeve të tij me financierin e ndjerë.

Starmer tha se Mandelson e kishte “paraqitur Epstein-in si dikë që mezi e njihte.” Në një fjalim të enjten, ai tha: “Më vjen keq… që besova gënjeshtrat e Mandelson-it dhe e emërova.”

Sjellim ndërmend se Starmer e shkarkoi Mandelson-in nga detyra në muajin shtator pasi u publikuan disa email-e që tregonin se ai kishte ruajtur miqësinë me Epstein-in edhe pas dënimit të financierit në vitin 2008 për krime seksuale ndaj një të mituri. Epstein vdiq duke kryer vetëvrasje në një qeli burgu në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin mbi akuzat federale në SHBA për abuzimin seksual të dhjetëra vajzave.

Starmer nuk e ka takuar kurrë Epstein-in dhe nuk akuzohet për ndonjë shkelje. Por kryeministri është nën presion të madh për këtë emërim pasi dokumente të reja të publikuara zbuluan detaje të reja mbi marrëdhënien e ngushtë të Mandelson-it me Epstein-in.

“U mashtrova,” tha Starmer. “Prej kohësh dihej publikisht që Mandelson e njihte Epstein-in, por askush prej nesh nuk e dinte thellësinë dhe errësirën e asaj marrëdhënieje,” shtoi ai, citon Associated Press.

Policia britanike po heton Mandelson-in për sjellje të mundshme të pahijshme në detyrë publike. Ai nuk akuzohet për krime seksuale.

Dokumentet e publikuara javën e kaluar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve përmbajnë zbulime të reja, përfshirë materiale që sugjerojnë se Mandelson ndau informacione të ndjeshme qeveritare me Epstein-in pas krizës globale financiare të vitit 2008. Ka gjithashtu dhjetëra mesazhe shoqërore e plot humor që tregojnë për një marrëdhënie shumë më të afërt sesa kishte deklaruar më parë Mandelson.

Dosjet e reja sugjerojnë gjithashtu se në vitet 2003-2004, Epstein dërgoi tre pagesa me vlerë totale 75 mijë dollarë në llogari të lidhura me Mandelson-in ose partnerin e tij Reinaldo Avila da Silva, tashmë bashkëshorti i tij.

Mandelson, 72 vjeç, ka qenë një figurë e madhe dhe shpesh e kontestuar në Partinë Laburiste që nga vitet 1990. Ai është detyruar të japë dorëheqjen dy herë nga poste të larta në administratat e mëparshme për shkak të skandaleve mbi para ose etikë.

Ai u zgjodh ambasador për shkak të ekspertizës së tij në tregti, rrjetit të kontakteve dhe zotërimit të “arteve të errëta” politike, të cilat konsideroheshin si përparësi në marrëdhëniet me administratën e presidentit Donald Trump.

Kritikët thonë se lidhjet e Mandelson-it me Epstein e bënin emërimin e tij tepër të rrezikshëm dhe se Starmer ishte, në rastin më të mirë, naiv.

“Mendoj se kryeministri ka treguar se gjykimi i tij është i diskutueshëm,” tha deputetja laburiste Paula Barker. “Mendoj se ai ka pyetje për të cilat duhet të japë përgjigje. Mendoj se ka një rrugë shumë të gjatë për të rindërtuar besimin dhe sigurinë me publikun, si dhe besimin dhe sigurinë brenda partisë sonë.”

Balluku takon fermerët në Fier: Këtë vit, buxheti më i madh për sektorin e bujqësisë

By: El Be
5 February 2026 at 13:35

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, ka zhvilluar një takim me fermerët e Fierit, ku shprehet se 5.2 miliardë lekë do të vendosen në dispozicion të skemës kombëtare të bujqësisë.

Krahas videos së takimit me fermerët, Balluku shkruan se duhen respektuar ata që prodhojnë dhe mbajnë gjallë ekonominë e Shqipërisë.

“Këtë vit qeveria shqiptare ka dizenjuar buxhetin më të madh që ka pasur ndonjëherë për bujqësinë, blektorinë dhe peshkimin. Flitet për 16.3 miliardë lekë, nga të cilat 5.2 miliardë do të vendosen për në dispozicion të skemës kombëtare në bujqsi. Për shkak të një zone që është hambari i Shqipërisë, qarku i Fierit, kam arritur të kuptoj që skemat duhet të jenë më efikase më të goditura”-shprehet Balluku në takim.

“Lidhja me fermerët e qarkut Fier është më shumë se bashkëpunim, është respekt, besim dhe përgjegjësi ndaj atyre që prodhojnë dhe mbajnë gjallë ekonominë tonë“-shkruan ministrja krahas videos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Belinda Balluku (@belindaballuku)

 

Berisha: Strategjia e PD është betejë deri në rrëzimin e qeverisë

By: El Be
5 February 2026 at 13:24

Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar në një dalje për mediat strategjinë e opozitës për rrëzimin e qeverisë.

Ai deklaroi se opozita do të vijojë betejën e saj dhe protestat kombëtare deri në rikthimin e dinjitetit të qytetarëve dhe shpëtimin e vendit.

“Strategjia e PD është betejë gjer në rrëzimin e Ramës. Ai nuk ka legjitimitet. Jemi shumë mirënjohës sepse një qytetar që të zemërohet ndaj pushtetit të vendit tij, duhet të ketë motive të forta. Ndaj qytetarët e kanë motivet. Qeveria nuk ka legjitimitet, ka shndërruar zgjedhjet në farsë, ka vjedhur qindra mln euro, nuk do drejtësinë. Shqiptarët janë të vendosur”, deklaroi ai.

❌
❌