Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Françeska Murati, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj me një postim të fundit në rrjetet sociale.
Ajo ka ndarë një mesazh ku shpreh falënderim dhe lumturi për momentin që po kalon.
"Kur një derë mbyllet, një më e mirë hapet. Ndihem kaq e bekuar sot që universi më ka sjellë gjithçka që mund të kisha dëshiruar dhe më shumë", tha ajo.
Foto: Instagram
Në vazhdim shtoi: "Ju uroj të gjithëve një fillim muaji të mrekullueshëm".
Fotografia që shoqëron postimin e tregon Françeskën duke pozuar nga makina me një buqetë të madhe me trëndafila, një detaj që ka ndezur spekulimet për një lidhje të mundshme pas ndarjes nga partneri i mëparshëm.
Fansat kanë komentuar dhe shpërndarë urimet e tyre, ndërsa mesazhi i saj shihet si një reflektim i një periudhe të re në jetën personale.
Postimi i Françeskës duket të jetë një përzierje mes pozitivitetit dhe një shprehjeje të lumturisë, duke lënë hapur mundësinë e një kapitulli të ri për atë. /Telegrafi/
Shtëpia e aktores amerikane, Gina Torres, e njohur për rolin e saj si Jessica Pearson në serialin "Suits", u grabit të premten, më 30 janar, në lagjen Sherman Oaks të Los Angeles.
Sipas informacionit të publikuar nga New York Post, dy burra hynë me forcë në shtëpinë e saj në mbrëmje dhe vodhën më shumë se 225,000 dollarë në para dhe bizhuteri.
Sipas Departamentit të Policisë së Los Angelesit (LAPD), hajdutët hynë në shtëpi duke thyer dritaren rreth orës 19:00 sipas orës lokale.
Sipas të dhënave të policisë të raportuara nga NBC Los Angeles, nga shtëpia u vodhën rreth 25,000 dollarë në para të gatshme dhe bizhuteri me vlerë më shumë se 200,000 dollarë.
Pas grabitjes, të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes me një makinë të bardhë dhe, pavarësisht kontrollit të ndërtesës, policia nuk mundi t'i gjente.
Gina nuk ishte në shtëpi në kohën e vjedhjes.
Policia thuhet se u thirr nga një fqinj i cili ishte dëshmitar i incidentit dhe vuri re sjellje të dyshimta.
Torres (56 vjeçe) njihet për rolet e saj në serialet "Suits" dhe "9-1-1: Lone Star". /Telegrafi/
Kim Kardashian dhe kampioni shtatë herë i Formula 1, Lewis Hamilton, janë parë së bashku në Paris pas lajmeve se janë në një lidhje.
Ata mbërritën me avion privat nga Britania e Madhe dhe u nisën drejt hotelit Le Bristol.
Ende nuk kanë folur publikisht për lidhjen e tyre.
Foto: TMZ
Kim ishte në Francë për të promovuar bashkëpunimin e saj mes brendit SKIMS dhe Nike.Sipas burimeve, ata kanë qenë miq për shumë vite, por së fundmi ndjenja e miqësisë është shndërruar në dashuri.
Hamilton ka qenë mik i afërt i ish-burrit të Kim, reperit Kanye West, dhe ka një marrëdhënie të mirë me familjen Kardashian, veçanërisht me Kris Jenner.
Foto: TMZ
Fundjavën e kaluar, çifti qëndroi në hotelin luksoz Estelle Manor në Cotswolds, ku shijuan privatësi të plotë, përfshirë masazhe për çiftin dhe darka të veçanta.
Megjithatë, një vizitor i vuri re teksa largoheshin dhe udhëtuan drejt Francës. /Telegrafi/
EXCLUSIVE: Kim Kardashian and F1 racing star Lewis Hamilton were snapped on a romantic escapade in Paris! 🥰 https://t.co/eJgMzWK3qs
“Ka qenë personi i duhur, por koha ka qenë e gabuar. Nëse do ta kisha njohur në këtë moshë, gjithë jetën do të kishim qenë bashkë”, është shprehur ajo.
"Nuk është i martuar, as në lidhje. Ne kurrë kontaktet nuk i kemi humbur për shkak që edhe familjet tona janë miq shumë më herët se sa ne që jemi njohur".
"Edhe ka vazhduar miqësia edhe babai im me vëllanë e personit në fjalë janë shokë shumë të mirë dhe kanë punuar bashkë", shtoi mes tjerash.
Krahas Suanitës, edhe Aurora pati një rrëfim emocional brenda këtij formati. /Telegrafi/
“Marre ju qoftë”, është shprehur ndër të tjera ai për personat e përfshirë në debat.
"Më prek sepse kam një grua shumë të ndershme, një grua të cilën, unë jam një artist që gati 30 vite edhe gjithmonë, gjithë ato mesazhe që më vijnë të gjithë që më fyen për motrën pesë vite, më kanë bullizuar po vuaj shumë në këtë pikë. Unë nuk kam fare fare diçka që kam bërë", theksoi tutje.
"Nuk është fëmija im. Nuk ka lidhje me këtë, këto dy motrat as natën nuk po më lënë rehat, nuk po mund të marrë as frymë. Kjo është turp është marre me më akuzu", shtoi ndër tjerash.
Me gruan Lauretën ka dy djem dhe me të u njoh që nga shkolla fillore. /Telegrafi/
Dokumentari “Melania”, i cili fokusohet te Melania Trump dhe ditët para inaugurimit të dytë të Donald Trump si president i ShBA-së, pati një debutim më të mirë se sa pritej në kinema.
Filmi arriti të arkëtojë rreth 6.5 milionë euro në fundjavën e parë, duke tejkaluar parashikimet fillestare që llogariteshin mes 2.8 dhe 4.7 milionë euro.
Ky rezultat konsiderohet i suksesshëm për një dokumentar politik, sidomos duke pasur parasysh se u shfaq në gati 1.800 kinema në ShBA, gjë e pazakontë për këtë zhanër.
Amazon MGM Studios pagoi rreth 37.2 milionë euro për të drejtat e filmit dhe shpenzoi edhe 32.6 milionë euro për marketing, duke e çuar koston totale në afro 69.8 milionë euro, çka e bën dokumentarin më të shtrenjtë të realizuar ndonjëherë.
Edhe pse për një film të zakonshëm këto shifra dhe të ardhura do të konsideroheshin dështim, në rastin e “Melania”-s rezultati shihet ndryshe, pasi dokumentari ka më shumë peshë politike se sa tregtare.
Foto: AP
Filmi u drejtua nga Brett Ratner dhe u shfaq në një moment të ndjeshëm politik gjatë mandatit të dytë të Trump.
Kritika profesionale ishte kryesisht negative, duke e cilësuar filmin si propagandues dhe pa thellësi, por publiku reagoi më pozitivisht, duke i dhënë vlerësimin maksimal “A” në CinemaScore, veçanërisht në shtetet jugore të ShBA-së si Florida dhe Teksasi.
Foto: AP
Pas shpërndarjes në kinema, dokumentari pritet të jetë i disponueshëm në platformën Prime Video, ndërsa pritet që fitimet ndërkombëtare të jenë minimale. /Telegrafi/
Labinot Rexha dhe Alba Pollozhani kanë pasur një debat të ashpër në Prime-n e së hënës.
Atyre iu publikua një klip, ku po ziheshin me njëri-tjetrin për Lim Hotin, duke hedhur akuza të ndryshme.
Derisa në spektakël u munduan të sqaroheshin, Labi bëri një deklaratë të papritur.
Foto: Instagram
Ai tha se derisa po flinte pasi ndihej keq dhe i ishte zënë frymëmarrja, duket sikur Alba po i bëntë magji.
“Çka bërë ti mbrëmë, pata një krizë në frymëmarrje kjo në ora 3 të natës më bën me trauma, nuk e di çfarë bëri e pat stich dhe po bënte magji”, u shpreh ai.
Foto: Instagram
Kjo shkaktoi të qeshura edhe në studio pasi për magji u akuzua edhe ish-konkurrentja Bia Khalifa.
Të njëjtit siç shihet i dhanë fund miqësisë së tyre në këtë Prime, meqë kanë qenë shumë të afërt. /Telegrafi/
Marrëdhënia mes Labinot Rexhës dhe Ludo Lee duket se ka marrë fund.
Këngëtari nga Rahoveci ka deklaruar hapur se miqësia mes tyre ka mbaruar.
“Miqësia ka humbur. Duhet të luajmë individualisht. Unë s’kam luftë me treshi përsheshi sepse lufta duhet të bëhet mes meje, Albës, Benitës dhe Ludos”, tha Labi.
Më shumë se 16 vjet pas vdekjes së tij, Michael Jackson, rikthehet në qendër të debatit publik pas publikimit të disa audio-incizimeve të papublikuara, ku ai flet hapur për marrëdhënien e tij me fëmijët.
Në këto regjistrime, të siguruara nga New York Post, Jackson shprehet se fëmijët dëshironin ta përqafonin dhe ta preknin, duke thënë se personaliteti i tij i bënte ata “të binin në dashuri” me të, gjë që sipas tij ndonjëherë i sillte telashe.
Audio-incizimet janë pjesë e dokumentarit “The Trial”, i cili trajton procesin gjyqësor ndaj Jackson për akuza për abuzim seksual ndaj fëmijëve, akuza nga të cilat ai u shpall i pafajshëm.
Michael Jackson
Një nga deklaratat më polemike është kur ai thotë se nëse do t’i ndalohej të shihte më fëmijë, do të vetëvritej.
Dokumentari me katër episode do të transmetohet së shpejti në Channel 4 dhe rikthen në vëmendje debatet dhe dilemat që e shoqëruan figurën e Michael Jackson gjatë gjithë karrierës së tij.
Disa i kanë parë deklaratat e tij si shprehje të një lidhjeje emocionale të pazakontë dhe të keqkuptuar me fëmijët, ndërsa të tjerë i konsiderojnë ato si shqetësuese dhe problematike, sidomos në dritën e akuzave që e ndoqën për vite me radhë.
Rikthimi i këtyre materialeve rihap plagë të vjetra dhe vë në pikëpyetje kufirin mes pafajësisë së pretenduar dhe perceptimit publik.
Në të njëjtën kohë, dokumentari pritet të nxisë një debat më të gjerë mbi mënyrën se si media, drejtësia dhe publiku trajtojnë figurat e famshme dhe jetën e tyre private.
Trashëgimia artistike e Michael mbetet e padiskutueshme, por aspektet e errëta të jetës së tij vazhdojnë të ndikojnë në mënyrën se si ai kujtohet sot, duke e bërë figurën e tij një nga më komplekset dhe më kontradiktoret në historinë e muzikës moderne. /Telegrafi/
Benita Zena ka ndërhyrë pas deklaratave të Klodian Mihajt dhe Elijona Binakajt.
Ata kanë folur për raportin e tyre dhe banorja në fund tha t'i japë fund këtij pëlqimi.
Benita reagoi duke thënë se kjo është një tjetër lojë e tyre dhe se janë shumë false.
Foto: Instagram
"Krijoni diçka të re. është një skemë. Jeni shumë false. Je duke e lënduar një femër jashtë. Nuk e di si të pret e dashura jote", theksoi mes tjerash këngëtarja.
Ajo shpërtheu edhe në fjalë të tjera duke i akuzuar ata e duke e përqeshur raportin e krijuar.
Është diskutuar sërish raporti në mes të Klodian Mihajt dhe Elijona Binakajt.
Në një klip që u publikua në Prime, janë sqaruar disa momente në mes tyre, ku edhe bënë disa deklarata.
Klodi kishte lënë të kuptohej se po të ishte beqar do të vepronte ndryshe në marrëdhënie me të.
Foto:YouTube
I njëjti gjithashtu u shpreh se Elijona i ka gjitha të mirat, një vajzë siç ai do.
Banorja theksoi se i ka lënë një hapësirë për të ardhmen, një shpresë në mes tyre.
Foto: YouTube
"Unë nuk e di që i kam dhënë shpresë për lidhje, është fjalë shumë e madhe. Nuk e di që e kam bërë", shtoi Klodi.
"Këtu brenda je i izoluar ndjen gjithçka shumë më shumë. E vlerësoj si shok. Mendoj që duhet të marrë fund kjo pjesa e pëlqimit", tha në fund Elijona. /Telegrafi/
"Po shpresojmë që gjatë kësaj jave do të zbulojmë edhe datën se kur do të jetë finalja e madhe e këtij edicioni të katërt të Big Brother VIP Kosova që ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë dhe të gjitha rekordet e shikueshmërisë në trojet shqiptare", u shpreh ai.
Mbetet për t'u parë se kur do të jetë dhe cilat janë surprizat deri në fund.
Ky edicion ka qenë me përplot ngjyra, dinamika, drama e përplasje në mes të konkurrentëve.
Kanë ngelur gjithsej 12 banorë që garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/
Gjatë Grammy Awards 2026, reperi amerikan Jelly Roll, tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq me pamjen e tij drastikisht të ndryshuar, pasi kishte humbur rreth 125 kilogramë që nga 2022, kur peshonte rreth 245 kilogramë.
Ai u shfaq në Los Angeles pranë gruas së tij, Bunnie XO, me një kostum elegant të zi dhe çifti madje shkëmbeu një puthje para kamerave.
Jelly ka folur hapur për mënyrën se si mbipesha ekstreme kishte ndikuar në jetën intime me gruan e tij, duke përshkruar momentet kur nuk mund të kishte marrëdhënie normale dhe nevojën për kreativitet për t’u afruar fizikisht.
Jelly Roll
Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së gruas gjatë këtij procesi.
Transformimi i tij ka filluar me ndryshimin e marrëdhënies me ushqimin, duke e trajtuar mbipeshën si një varësi dhe duke shkuar në psikoterapi për të përballuar të ngrënit kompulsiv.
Ai përmendi gjithashtu se kishte trajtuar më parë varësinë nga droga dhe se e njëjta qasje funksionoi edhe për ushqimin.
Gjatë turneut "Beautifully Broken", humbi një pjesë të madhe të peshës, ndërsa ndryshoi stilin e jetës duke përfshirë ushtrime, ushqim të shëndetshëm dhe biseda emocionale me ekipin.
Jelly Roll
Roll theksoi se sfida më e madhe ishte të ndryshonte marrëdhënien me ushqimin, por njëherë kur vendosi disiplinë dhe përkushtim, rezultatet u panë shpejt dhe ishin të qëndrueshme.
Në fund, përmendi se kjo përvojë e kishte transformuar jo vetëm fizikisht, por edhe emocionalisht, duke rifituar besimin dhe energjinë në jetën personale dhe profesionale. /Telegrafi/
Ludo Lee së bashku me Labinot Rexhën komenton lojën e Alba Pollozhanit.
Ludo thotë se ka humbur shumë për shkak të disa veprimeve që ka bërë për Lim Hotin.
I njëjti thekson se po të ishte më e qetë do të arrinte të shkonte edhe në finale.
Foto: Instagram
"S'ka hiç ama hiç marre me shku me të gjitha është Alba, s'kam parë ksi lojtare", u shpreh ai.
Tutje tha: "Kjo nëse nuk i kishte bërë ato të vuajtura, budallallëqe me Limin, veç nëse do të rrinte më qetë, valla finaliste kish me qenë. Aty ka humbur shumë".
Limi ndërkaq doli vetëm pak ditë më parë nga ky reality shou për arsye personale.
Brenda krijoi një romancë të shkurtër me Dolcen, e më pas u rikthye te Alba. /Telegrafi/