Angelo konfirmon se ka qenë në një lidhje trevjeçare me Neada Muçajn: Më ndikon akoma
Angelo Haruni është larguar të shtunën nga Big Brother VIP Albania 5.
Ai ka qenë i ftuar së fundmi në "Fan Club", ku ka folur për gjithë eksperiencën në këtë format.
Veç tjerash është pyetur edhe për atë se pse nuk krijoi lidhje brenda, e për një romancë jashtë me një personazh të famshëm.
Foto: YouTube
"Në fillim Angelo nuk u dashurua brenda shtëpisë sepse i kishim të gjitha vajzat e zëna, për të qenë të drejtë. Edhe ato që ishin të pazëna, Selin ishte me Mirin në krevat dhe nuk guxoje t'i afroheshe, jo më të bëje një bisedë. Kurse nga fundi ë, mendoj që mund të kishte një", u shpreh ai.
I njëjti pranoi lidhjen trevjeçare me prezantuesen e njohur shqiptare, Neada Muçaj.
"Sigurisht një lidhje gati trevjeçare nuk hidhet dot poshtë në asnjë moment. Një njeri i cili bëhet pjesë e jotja, nxjerr anët më të mira të tuat vazhdimisht, do të qëndroj me ty gjithë jetën. Qëndron në zemër gjithë jetën. Absolutisht. Pastaj, nëse ka diçka më tutje këtë nuk di ta them në këtë moment, por më ndikon akoma. Kaq mund të them", tha tutje.
Mes tjerash theksoi: "Është Neada. Nëse do t'i thoja diçka shfaq vetëm anën më të mirë të vetes tënde. Kthehu njeri pozitiv edhe i lumtur që ishte siç di ti të bësh. Nuk e di se po bëhet një kohë shumë e gjatë, një vit pa asnjë komunikim. Kështu që është e vështirë të flasësh tani". /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com
