Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 January 2026Main stream

Pas spektaklit 'prime' shumë të diskutueshëm, faqja e Dolces në Instagram bllokon komentet

17 January 2026 at 15:14


Faqja zyrtare e Dolces në Instagram ka bllokuar komentet pas spektaklit “Prime” të së premtes në Big Brother VIP Kosova 4, një veprim që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale.

Ky vendim vjen menjëherë pas një mbrëmjeje ku Dolce ishte një nga banoret më të përfolura të spektaklit.

Gjatë “Prime”-it, lidhja e saj me Limin dhe skenat intime mes tyre, të zhvilluara para syve të Albës – ish-e dashurës së Limit – shkaktuan reagime të forta nga publiku. Situata u komentua gjerësisht si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj, duke e kthyer Dolcen në një nga emrat kryesorë të diskutimit të javës.


Faqja e Dolces në Instagram ka bllokuar mundësinë për të bërë komente (Foto: Dolce/Instagram)

Në rrjetet sociale, reagimet kanë qenë të ndara. Krahas komenteve mbështetëse dhe atyre që e përgëzonin për mënyrën se si po e jeton lidhjen e saj, nuk kanë munguar as kritikat e ashpra.

Disa ndjekës e kanë akuzuar Dolcen për mungesë empatie ndaj Albës, duke e konsideruar situatën si emocionalisht të rëndë për këtë të fundit.

Mesa duket, përballë valës së komenteve dhe kritikave, bllokimi i komenteve në Instagram ka qenë zgjedhja më e përshtatshme në këtë fazë. Vendimi mendohet të jetë marrë nga menaxhmenti i saj nga jashtë, me qëllim shmangien e përshkallëzimit të debatit dhe mbrojtjen e imazhit të saj gjatë një periudhe kaq të ndjeshme brenda lojës. /Telegrafi/

Gwyneth Paltrow pretendon se humbi një rol filmi pas njoftimit të divorcit: Më pushuan nga puna

17 January 2026 at 14:23


Aktorja amerikane Gwyneth Paltrow pretendon se u përjashtua nga filmi pas vëmendjes së medias rreth divorcit të saj nga vokalisti i Coldplay, Chris Martin.

Duke folur me Amy Poehler në podkastin "Good Hang", Paltrow zbuloi se divorci i saj në vitin 2014 nga Martin ndikoi në karrierën e saj.

"Në një moment duhej të bëja një film dhe kjo ndodhi menjëherë pas njoftimit për ndarjen me Chris dhe pati shumë reagime të ashpra në media. Mendoj se distributori tha më pas: 'Kjo mund të jetë shumë për filmin'", tha ajo.

Rastësisht, Paltrow dhe Martin bënë bujë në të gjithë botën kur njoftuan qëllimin e tyre për t'u "ndarë me ndërgjegje" pas më shumë se një dekade martesë dhe dy fëmijëve.

"Para së gjithash, ne jemi prindër të dy fëmijëve jashtëzakonisht të mrekullueshëm dhe kërkojmë që hapësira dhe privatësia e tyre dhe e jona të respektohet gjatë kësaj kohe të vështirë. Ne gjithmonë e kemi mbajtur marrëdhënien tonë private dhe shpresojmë që, ndërsa ndahemi me vetëdije dhe i rrisim fëmijët tanë së bashku, të mund të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë", thanë ata në një deklaratë në atë kohë.

Edhe pse ajo nuk dha detaje të mëtejshme rreth filmit dhe kompanisë së përfshirë në të, Paltrow ishte qartësisht e pakënaqur me të.

"Kjo ishte shumë mirë sepse po kaloja një divorc dhe pastaj më pushuan nga puna", tha ajo. Paltrow tha se beson që qëllimi i tyre, i cili ishte të shmangnin një divorc të acaruar, u keqinterpretua.

Paltrow dhe Martin thuhet se kanë mbetur në marrëdhënie të mira që nga divorci i tyre në vitin 2016. Në vitin 2019, Paltrow zbuloi se Chris Martin ishte bashkuar me të dhe bashkëshortin e saj aktual Brad Falchuk në muajin e mjaltit, së bashku me fëmijët e tyre. /Telegrafi/

Publikohen pamje të pa transmetuara, Limi i drejtohet me epitet të rëndë Albës - ajo qanë dhe bërtet me të madhe në dhomën e gjumit

17 January 2026 at 13:33


Pamje të rënda dhe tronditëse kanë qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta nga publiku, pas një përballjeje sqaruese mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova 4, Albës dhe Limit.

Videoja, e cila nuk është transmetuar asnjëherë në Prime apo në kanalet zyrtare të spektaklit, tregon një moment tejet të tensionuar mes ish-çiftit.

Sipas pamjeve, gjithçka nis nga një deklaratë fyese e Limit drejtuar Albës, ku ai përdor një fjalor të rëndë dhe denigrues ndaj saj. Kjo deklaratë e ndez menjëherë situatën, ndërsa Alba dëgjohet duke bërtitur dhe duke shpërthyer në lot, çka bën që të zgjohen edhe disa nga banorët e tjerë të shtëpisë, të cilët ndërhyjnë për të qetësuar situatën.

E revoltuar dhe e lënduar, Alba i drejtohet Limit me tone të ashpra, duke e quajtur “të poshtër” dhe duke kërkuar sqarim për akuzat e tij. Nga ana tjetër, Limi vazhdon me replika të shkurtëra dhe provokuese, pa dhënë një shpjegim të qartë, duke e përshkallëzuar edhe më tej konfliktin mes tyre.

Ajo që ka ngritur edhe më shumë pikëpyetje është fakti se këto pamje janë mbajtur larg syrit të publikut nga produksioni dhe nuk janë transmetuar në asnjë moment gjatë spektaklit.

Publikimi i tyre në rrjete sociale ka hapur debate të forta mbi përzgjedhjen e materialeve që shfaqen në ekran dhe mbi trajtimin e situatave të ndjeshme brenda shtëpisë më të famshme në vend. /Telegrafi/

Nga Eli Fara te estetika moderne, Donna Dafi vjen me një projekt ndryshe

17 January 2026 at 12:44


Këngëtarja me karrierë ndërkombëtare, Donna Dafi, ka ngritur pritshmëritë e publikut me projektin e saj më të ri muzikor, i cili pritet të publikohet së shpejti dhe tashmë po bën bujë në rrjetet sociale.

Artistja vjen me një klip të realizuar në bashkëpunim me një kast të gjerë profesionistësh, duke sjellë një kombinim të veçantë mes estetikës moderne dhe elementeve të muzikës shqiptare.

Në këngën e re dëgjohen edhe fragmente nga kënga ikonike “Rrugës i trishtuar, dikush po ecën” e Eli Fara-s, një detaj që i jep projektit një dimension emocional dhe kulturor më të thellë. Kjo përfshirje ka ngjallur interes të madh te fansat, duke krijuar një lidhje mes traditës dhe muzikës bashkëkohore.

Ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendjen është pamja vizuale e klipit. Donna Dafi shfaqet ekstravagante dhe elegante, me linja trupore perfekte, teksa në mënyrë simbolike “pastron shtëpinë nga mbeturinat e dimrit”, një metaforë vizuale e fuqishme që përçon mesazhe rinovimi dhe çlirimi. Kjo qasje artistike e bën klipin jo vetëm një produkt muzikor, por edhe një rrëfim estetik me kuptim të thellë.

Promoja zyrtare e projektit tashmë është publikuar në Instagram, ku ka marrë reagime të shumta pozitive. Fansat dhe ndjekësit e Donnës mezi presin publikimin e plotë të klipit, i cili pritet të tejkalojë pritshmëritë e audiencës ndërkombëtare dhe të konfirmojë edhe një herë stilin unik me të cilin Donna Dafi di të kombinojë muzikën, kulturën dhe imazhin. /Telegrafi/

Zëra të ndryshëm, probleme të njëjta: Kriza e mediave ndër-komunitare në Kosovë - me pak dyer të hapura e fonde të reduktuara

17 January 2026 at 12:12


Ndërprerja e fondeve ndërkombëtare dhe kriza e COVID-19 janë arsyet që dërguan disa media të komuniteteve jo-shumicë në falimentim e bashkë me to lanë edhe një varg gazetarësh të papunë.

Kosova ka një laramani mediash të cilat prodhojnë në gjuhë të ndryshme, duke përfshirë gjuhët e komuniteteve jo-shumicë si serbët, romët, ashkalinjtë, egjiptianët. Përkundër iniciativave që këto komunitete të kenë platforma për t’u informuar në gjuhën e tyre, tregu i vogël i marketingut dhe burimet e përkohshme të financimit po rrezikojnë seriozisht ekzistencën e atyre pak platformave të ngritura deri më tani.

Tashmë institucionet kanë nisur të regjistrojnë ulje të numrit të gazetarëve dhe mbyllje të disa platformave të komuniteteve.

“Nga raportimet periodike vjetore të mediave të licencuara dhe nga komunikimi i vazhdueshëm me mediat, evidentohet një trend i përgjithshëm i zvogëlimit të numrit të të punësuarve, përfshirë gazetarët nga komunitetet jo-shumicë”, thotë Arsim Dreshaj nga Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM).

Sipas Regjistrit të Radiove dhe Televizioneve Tokësore të vitit 2025, të publikuar nga KPM, në Kosovë ka gjithsej 26 radio dhe televizione që ofrojnë përmbajtje në gjuhën serbe (23 prej të cilave kanë gjuhë kryesore gjuhën serbe), 15 në gjuhën rome (një prej të cilave e ka gjuhë kryesore), 13 në gjuhën turke (prej të cilave tri e kanë gjuhë kryesore), tetë në gjuhën boshnjake (dy prej të cilave e kanë gjuhë kryesore), tri në gjuhën ashkali, tri në gjuhën gorane (prej të cilave dy si gjuhë kryesore) dhe një në gjuhën egjiptiane, e cila operon me gjuhë kryesore.

Të dhënat e KPM-së tregojnë se vetëm në mes viteve 2023-2024, 8 media të komuniteteve u mbyllën.

“Shtatë radio të cilat kanë transmetuar program në gjuhën serbe (pesë prej tyre nuk kanë parashtruar kërkesë për ripërtëritje ndërsa dy kanë hequr dorë nga licenca). Ndërkohë një radio në gjuhën boshnjake ka hequr dorë nga licenca”, tha Dreshaj.

Sipas KPM-së, arsyet që kanë çuar në zvogëlimin e këtyre mediave nga këto komunitete, mbeten kryesisht kushtet financiare.

“Sipas vlerësimeve të KPM-së, reduktimi gradual i fondeve ndërkombëtare ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në volumin dhe cilësinë e përmbajtjes së prodhuar nga mediat e komuniteteve jo-shumicë. Në mungesë të këtyre fondeve, një numër mediash kanë reduktuar prodhimin e emisioneve origjinale, përmbajtjeve tematike dhe projekteve hulumtuese”, thotë Dreshaj.

Edhe platforma tjetër ku regjistrohen mediat online, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) ka një numër të vogël të mediave të komuniteteve në antarësi.

“Aktualisht anëtare të KMSHK-së janë tri media në gjuhën serbe: Radio Gorazhdeci (Gorazhdevac), Radio Kontakt Plus dhe Radio Mitrovica Veri (Mitrovica Sever), përkatësisht web faqet e tyre: Gorazdevac.com, Radiokontaktplus.org dhe Radiomitrovicasever. Këto media problemin kryesor e kanë paqëndrueshmërinë financiare. Duhet pasur parasysh se këto media janë profesionale në mënyrën se si raportojnë dhe qëndrojnë jashtëzakonisht më mirë në aspektin etik sesa mediat e Serbisë, nga të cilat informohen qytetarët serbë të Kosovës”, tha Imer Mushkolaj, drejtor i KMSHK-së.

Megjithatë, Mushkolaj theksoi se këto media nuk e kanë aspak të lehtë mbijetesën në këtë treg medial ku kriza financiare është prezente.

“Këto media nuk e kanë të lehtë funksionimin, pasi që janë të varura plotësisht nga donatorët, kryesisht organizata ndërkombëtare. Bazuar në statutin e vet, KMSHK ofron mundësinë që gazetarët e këtyre mediave dhe vetë mediat të avancojnë në aspektin etik, duke i bërë pjesë të aktiviteteve të veta. Por, po ashtu, KMSHK trajton shqetësimet që adresohen nga mediat dhe përpiqet t’i zgjidhë ato”, theksoi Mushkolaj.

Në të kaluarën, Qeveria e Kosovës ndante çdo vit një linjë të veçantë buxhetore për mediat e komuniteteve jo-shumicë, për t’i ndihmuar në përballimin e sfidave financiare, duke qenë se përballen me një treg më të vogël marketingu se sa mediat shqiptare.

Jo më larg se dy vite më parë, në vitin 2023, Qeveria e Kosovës miratoi një fond të veçantë për tetë media të komuniteteve, shuma totale e së cilës arrinte në 55,100 euro në total.

Figura 2. Tetë mediat që kishin përfituar mbështetje financiare nga Qeveria e Kosovës në vitin 2023

“Së pari, dëshirojmë të sqarojmë se Zyra për Çështje të Komuniteteve vepron në kuadër të Programit Vjetor, i cili miratohet çdo vit nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Në vitin 2023, përmes thirrjeve publike të Zyrës për Çështje të Komuniteteve, kanë përfituar gjithsej tetë media, ndërsa në vitin 2024 kanë përfituar pesë media. Për vitin 2025, aktualisht nuk kemi ende një program të miratuar”, deklaruan nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit.

Tutje, ata shprehen se çdo vit me dëshirë planifikojnë ndarje të mjeteve buxhetore si ndihmë për mediat e komuniteteve jo-shumicë, ndonëse një miratim i tillë nuk ka ndodhur gjatë vitit 2025.

“Zyra, në kontinuitet me mandatin dhe praktikën e saj, në secilin vit parashikon skema buxhetore për mbështetjen e mediave të komuniteteve jo-shumicë, në bazë të programit vjetor të miratuar në Qeverin e Republikës së Kosovës. Kjo është reflektuar edhe në thirrjet publike të viteve 2023 dhe 2024, dhe parashihet të vazhdojë edhe në të ardhmen, në rast të miratimit të programit për vitin 2025 e tutje dhe sfid mbetet që aktualisht nuk kemi Drejtor të ZÇK-së”, thuhet në përgjigjen e ZÇK-së nga Zyra e Kryeministrit.

Nga kjo zyrë shprehen se janë në dijeni me problematikat me të cilat përballen mediat që vijnë nga këto komunitete, e që një prej sfidave më të mëdha vazhdon të mbetet ajo e sigurimit të fondeve dhe qëndrueshmërisë financiare.

“Sa i përket sfidave kryesore të mediave të komuniteteve jo-shumicë, nga vlerësimet tona, ato përballen me disa probleme të vazhdueshme, përfshirë: mungesën e burimeve të qëndrueshme financiare, vështirësitë në sigurimin e stafit profesional dhe trajnimeve adekuate, si dhe sfida gjuhësore apo infrastrukturore në disa komuna. Këto sfida mund të adresohen përmes skemave të qëndrueshme të mbështetjes financiare, programeve të trajnimit profesional për gazetarët, si dhe përmirësimit të qasjes në informacion publik në të gjitha gjuhët zyrtare. Zyra për Çështje të Komuniteteve mbetet e përkushtuar të promovojë dhe forcojë rolin e mediave të komuniteteve jo-shumicë përmes politikave dhe mbështetjes institucionale”, vazhdon përgjigja e kësaj zyre.

Qëndrueshmërinë financiare si sfidë për mediat e komuniteteve jo-shumicë e konfirmojnë edhe nga OSBE.

“Qëndrueshmëria financiare mbetet një sfidë qendrore, kryesisht për shkak të qasjes së kufizuar në tregjet e reklamave dhe një baze të ngushtë ekonomike për mediat që operojnë në gjuhët jo-shumicë. Kjo ndikon në planifikimin afatgjatë, investimet në burimet njerëzore dhe aftësinë për të zgjeruar ose diversifikuar përmbajtjen”, thonë nga Zyra për Media e OSBE-së.

TV Mreza që është një rrjet transmetuesish i besueshëm në gjuhën serbe për komunitetin serb në Kosovë dhe përfshinë kanalet si TV Mir, TV Most, TV Puls dhe TV Herc, duket se është përballur me probleme të reduktimit të stafit, për shkak të mungesës së fondeve.

“Deri në pandeminë COVID-19 (2020), rreth 30 gazetarë ishin të punësuar brenda Rrjetit Televiziv, i cili përfaqëson të gjithë anëtarët e Shoqatës së Televizioneve Komerciale Serbe në Kosovë. Me ardhjen e pandemisë, numri i gazetarëve të punësuar u përgjysmua, dhe më vonë, për shkak të reduktimit të fondeve ndërkombëtare, tendenca e uljes së numrit të gazetarëve të punësuar vazhdoi. Pra, për momentin, rreth një duzinë gazetarësh po punojnë në të gjitha projektet dhe në të gjitha stacionet televizive që janë anëtare të Rrjetit Televiziv”, tha Mustafa Skenderi, drejtor ekzekutiv në TV Mreza.

Ai theksoi se reduktimi i fondeve nga BE pati më shumë ndikim tek ky rrjet i televizioneve serbe, më shumë se sa shkurtimet nga fondet amerikane.

“Sa i përket vetë Rrjetit Televiziv, për shkak se anëtarët e tij mund të aplikojnë në mënyrë të pavarur për fonde nga donatorët ndërkombëtarë, ndërprerja e fondeve nga USAID nuk na preku shumë sepse në dekadën e kaluar, fondet e USAID-it nuk u përdorën, ose më mirë të themi, shumë pak projekte u financuan nga USAID përmes TV Mreza ose përmes anëtarëve të tij, megjithëse aplikimet u paraqitën rregullisht në këtë organizatë. Zvogëlimi i fondeve të BE-së pati një ndikim më të madh sepse shumë projekte të TV Mreza, por edhe të anëtarëve të tij, u financuan përmes fondeve të BE-së në Kosovë. Kjo rezultoi gjithashtu në një vëllim të zvogëluar të prodhimit të transmetimeve të formateve dhe cilësisë speciale”, tha ai.

I njëjti shtoi se këto zvogëlime fondesh, ndikuan që TV Mreza të operojë vetëm me stafin minimal.

“Me një numër të reduktuar të punonjësve, jo vetëm stafi i gazetarëve, por edhe stafi teknik dhe stafi tjetër, funksionimi u reduktua në stafin e nevojshëm. Një pjesë e fondeve për funksionimin e nevojshëm sigurohet nga shërbimet komerciale (rreth 20%), pjesa tjetër kompensohet përmes projekteve nga fondet e BE-së dhe fondeve të disponueshme për projektet mediatike të Ambasadës në Kosovë, të cilat po bëhen gjithnjë e më të pakta. Kryesisht, me uljen e fondeve për projektet mediatike, si rezultat ka rënë edhe prodhimi i të gjitha formateve video”, tha drejtori ekzekutiv i TV Mreza.

Probleme më të theksuara duket se shfaqen te TV Mir, i cili është një nga televizionet serbe që operon në Kosovë, drejtor i të cilit është Nenad Radosavljeviq.

“Ndikimi ynë më parë matej nga agjenci shumë të rëndësishme që merreshin me shikueshmërinë e mediave serbe në Kosovë. Tani nuk ekziston sepse askush nuk është më i interesuar për të. Ne ende po luftojmë në treg me cilësinë e programeve tona, në kuptimin që asnjë media tjetër në rajon nuk ka një qasje të tillë për të favorizuar programet për fëmijë, dokumentarë dhe shkencore.

“Nuk do të shihni kurrë në asnjë televizion në rajon, apo në botë, kaq shumë filma vizatimorë të gjatë çdo mëngjes në orën 08:00 dhe përveç kësaj të premteve dhe të dielave në orën 18:00. Nuk do të shihni një program shkencor dokumentar çdo natë në orën 04:00 dhe të përsëritur në orën 12:00 të ditës tjetër, as programe të ngjashme të hënave dhe të mërkurave në orën 18:00. Çdo segment midis emisioneve është i mbushur me filma vizatimorë të shkurtër si Tomi dhe Xheri, Duki Duka, Dusko Dugousko e të ngjashëm, të cilët nuk ekzistojnë askund sot. Duke pasur parasysh se u shtypëm nga autoritetet në Serbi dhe pa mbështetjen e ndonjë organizate apo institucioni ndërkombëtar të Kosovës, na mbetet të luftojmë. Ne ende po e bëjmë këtë. Askush nuk e kupton se puna jonë është shumë e rëndësishme. Sa i përket edukimit të popullsisë dhe rritjes së nivelit të ndërgjegjësimit të saj. Kemi bërë shumë në lidhje me rrjetet sociale dhe faqen e internetit, por do të ishte mirë të rrisnim më tej ndikimin tonë në informimin e popullsisë, për të cilin nuk kemi fonde, por kemi kapacitetin profesional dhe teknik”, tha Nenad Radosavljeviq.

Ashtu si rastet që përmenden më lart, edhe RTV Mir ka hasur në mungesë fondesh, që më pas kanë çuar edhe në reduktim të stafit.

“Më parë kishim nëntë punonjës, tani janë pesë. Arsyet financiare janë problemi i vetëm. Më parë, na mbështetnin USAID, IREX dhe shumë organizata të tjera ndërkombëtare, por kjo nuk është më kështu. Pa mbështetjen e autoriteteve lokale ose të ndonjë organizate që ka nevojë për ekzistencën tonë, tani jemi të detyruar të menaxhojmë vetëm në tregun komercial, i cili nuk ekziston sepse ekonomia, tregtia, turizmi dhe shërbimet janë shkatërruar plotësisht. Fondet janë të pamjaftueshme për funksionim normal, por kemi të ardhura të rregullta. Shumë të ulëta. Fondet vijnë nga donacionet. Pyetja se cilët donatorë është e pakuptimtë për ju. Politika e pavarur editoriale e RTV Mir nuk do të ndryshojë kurrë pavarësisht vështirësive financiare. Këto janë parime morale dhe etike nga të cilat nuk do të heqim dorë, pavarësisht faktit se këto parime nuk ekzistojnë më askund në botë”, thotë Nenad nga RTV Mir.

Objekti i RTV Mir në Leposaviq

Një nga këto media është Radio Gorazhdeci, e cila është themeluar në fillim të viteve 2000, dhe është media kryesore për komunitetin serb në rajonin e Pejës. Kryeredaktori i kësaj radioje, Darko Dimitrijeviq deklaroi: "Radio Gorazhdeci lindi nga nevoja për informacion të besueshëm, të pavarur dhe të përditshëm për komunitetin lokal. Ne informojmë, edukojmë dhe lidhim njerëzit, por gjithashtu bëjmë të dukshme problemet e pakicave serbe jo vetëm në Kosovë, por edhe ndërkombëtarisht".

Dimitrijeviq thekson se media e tyre ka një rol të veçantë në rritjen e ndërgjegjësimit qytetar dhe reduktimin e tensioneve. "Ne japim hapësirë për qytetarët të shprehin mendimin e tyre dhe përmes projekteve dhe emisioneve të ndryshme, përpiqemi të krijojmë lidhje brenda komunitetit, veçanërisht me të rinjtë", thotë ai.

Por sfidat janë të mëdha, pasi paqëndrueshmëria financiare rrezikon shpesh herë mënyrën e mirëfunksionimit. "Mungesa e fondeve është sfida kryesore. Pa stabilitet financiar, nuk mund të planifikojmë projekte afatgjata, nuk mund të investojmë në staf ose pajisje teknike. Shpesh duhet të zgjedhim temat sipas projekteve që marrin mbështetje financiare, por pavarësia jonë editoriale nuk vihet në diskutim".

I pyetur nëse kjo radio është bashkëpunuese me mediat lokale, Dimitrijeviq thotë ndër të tjerash: "Bashkëpunojmë sa herë që është e mundur me media shqipe dhe ndërkomunitare, si dhe me partnerë ndërkombëtarë. Kjo na ndihmon të ndjekim tema të mëdha dhe të rrisim shtrirjen e lajmeve tona. Por pengesat janë reale: barriera gjuhësore, mungesa e fondeve dhe mosbesimi i ndërsjellë mes redaksive".

Në anën tjetër, Radio Romano Avazo, themeluar në vitin 2007 në kuadër të OJQ-së Durmish Aslano, është zëri kryesor i komunitetit rom në Prizren.

Drejtori i kësaj radioje, Fatmir Menekshe, shpjegoi rëndësinë që kjo media ka pasur në komunitetin të cilit i përket.

"Radio Romano Avazo ka një rol të shumëfishtë. Përveç se informon komunitetin rom për politikë, zhvillime sociale dhe ekonomike, ne ruajmë gjuhën rome përmes programeve kulturore dhe muzikore. Radioja është gjithashtu një hapësirë relaksuese dhe sociale për komunitetin tonë. Ne përpiqemi të japim zë komunitetit Rom, edhe pse numri i stafit është i vogël dhe resurset e kufizuara ", thotë ai.

Menekshe shpjegon se sfidat financiare ndikojnë drejtpërdrejt në punën e tyre dhe sigurisht që shkurtimet globale të fondeve kanë prekur në këtë rast edhe mediat e komuniteteve jo-shumicë.

"Pa mbështetje financiare të qëndrueshme, nuk mund të ruajmë stafin e plotë ose të zhvillojmë projekte të reja. Zëri i komunitetit tonë është i kufizuar, dhe shpesh kemi nevojë të punojmë me vullnetarë. Por pavarësisht këtyre kufizimeve, ne nuk e ndërpresim funksionimin e radios", thotë Menekshe.

Ai gjithashtu tregon për bashkëpunimin ndërkomunitar mes mediave lokale, duke thënë se deri më tani ka qenë në nivel mjaft të kënaqshëm.

"Bashkëpunojmë me media shqipe dhe serbe, por edhe me partnerë ndërkombëtarë, sidomos në projektet për të drejtat e njeriut dhe diversitetin kulturor. Megjithatë, bashkëpunimi i rregullt është i vështirë për shkak të mungesës së fondeve dhe platformave për komunikim", thekson Menekshe.

Drejtori i Radio Romano Avazo tregon se për funksionimin e kësaj medie, është shumë i rëndësishëm investimi dhe mbështetje nga donatorët. "Investimi në media të komuniteteve nuk është vetëm mbështetje financiare, është një investim në demokraci, barazi dhe përfshirje shoqërore. Pa mbështetje të qëndrueshme, shumë tema të rëndësishme për komunitetin rom nuk mund të mbulohen", përfundoi ai.

Ndërkohë, një media tjetër, Kosovahaber, e themeluar në vitin 2006, fokusohet kryesisht tek komuniteti turk dhe zëri i tyre është një urë ndërmjet komunitetit dhe shoqërisë më të gjerë.

Kryeredaktori i këtij mediumi, Rifat Kirkul thotë: "Kosovahaber ka lindur për të plotësuar nevojën për informim të pavarur, shumëgjuhësh dhe të besueshëm. Ne vetëm nuk informojmë, por edhe promovojmë dialogun ndërmjet komuniteteve dhe ruajmë gjuhën dhe kulturën turke".

Ai tregon sfidat e tyre të përditshme, duke thënë se ashtu si te mediat e tjera të lartpërmendura, problemet kryesore vazhdojnë të mbesin ato të sigurimit të fondeve.

"Kapitale të kufizuara, infrastruktura teknike jo e mjaftueshme dhe mungesa e stafit të kualifikuar janë pengesat kryesore. Ndonjëherë duhet të mbështetemi tek kontributet vullnetare ose të reduktojmë botimet speciale dhe artikujt hulumtues", shpjegon kryeredaktori i Kosovahaber.

Kirkul nënvizon edhe rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme që kjo media ka nevojë që të mbijetojë.

"Media komunitare nuk duhet të trajtohet si projekte të përkohshme. Vetëm mbështetja e qëndrueshme mund të sigurojë pavarësi editoriale, profesionalizëm dhe përfshirje të komuniteteve në jetën publike. Vetëm përmes bashkëpunimit ndërmjet mediave dhe mbështetjes së donatorëve mund të sigurohet që zëri i komuniteteve të dëgjohet", thotë Kirkul.

Të tri mediat e intervistuara përballen me mungesë të fondeve të qëndrueshme, staf të kufizuar, teknologji të vjetëruar dhe mbështetje minimale institucionale. Kjo ka ndikim të drejtpërdrejtë në kapacitetin për të zhvilluar hulumtime të thelluara, për të mbuluar tema komplekse dhe për të ofruar një gamë të gjerë lajmesh.

Të gjitha mediat raportojnë se bashkëpunimi me media të tjera është i dobishëm për ndarjen e përvojave dhe për të rritur dukshmërinë e çështjeve të pakicave. Por barrierat janë reale: mungesa e financave, infrastruktura e kufizuar, dhe platforma të pakta për komunikim ndër-redaksional.

Është bërë tashmë evidente se shumica e mediave lokale në Kosovë përballen me mungesë të theksuar fondesh, veçanërisht pas reduktimit të mbështetjes financiare nga programet ndërkombëtare, si ato të Qeverisë Amerikane dhe USAID-it.

Të tri mediat e intervistuara janë të një zëri: mbështetja e qëndrueshme financiare nuk është thjesht investim në media, por në demokraci, përfshirje shoqërore dhe ruajtje të identitetit kulturor të komuniteteve pakicë.

"Zëri i pakicave nuk duhet të mbetet i padëgjuar", thotë Dimitrijeviq.

Tabelë: Media komunitare në Kosovë - burimet financiare dhe bashkëpunimet

Por çfarë thotë Asociacioni i Gazetarëve Serbë në Kosovë lidhur me situatën në të cilën ndodhen mediat e komuniteteve jo-shumicë, kryesisht mediat serbe.

“Mediat që operojnë në gjuhën serbe përballen me një sërë problemesh - siguri, presione, probleme me përkthimin për shkak të mosrespektimit të Ligjit për Përdorimin e Barabartë të Gjuhëve, qasje diskriminuese të institucioneve si KQZ-ja, Kryeministri i Kosovës, etj. Megjithatë, në fund të vitit, problemi më i madh mbetet mungesa e vazhdimësisë në financimin e medias, si rezultat i së cilës disa redaksi të rëndësishme dhe të pavarura kërcënohen me mbyllje të plotë që nga 1 janari”, thotë Ivana Vanovac, kryetare e Asociacionit të Gazetarëve Serbë në Kosovë.

E pyetur për reduktimin e numrit të mediave nga komunitetet jo-shumicë, Ivana u shpreh se është një numër i cili në vazhdimësi ndryshon.

“Numri është shumë i ndryshueshëm, por shoqata jonë ka një numër konstant prej rreth 100 anëtarësh, që do të thotë se numri i punonjësve të medias është të paktën dy herë më i madh. Numri i punonjësve po zvogëlohet pikërisht për arsyet që përmendët. Pagat e gazetarëve janë tashmë të pamjaftueshme për t'iu përgjigjur përgjegjësive që mbart ky profesion, dhe madje edhe paga të tilla të pamjaftueshme janë gjithnjë e më të vështira për t'u gjetur, veçanërisht pas mbylljes së USAID-it dhe reduktimit të fondeve të BE-së. Ndërsa, reduktimi i numrit të materialeve që publikohen është shkak dhe pasojë. Më pak punëtorë - më pak përmbajtje, veçanërisht ata që falë burimeve të pavarura të financimit, do të prodhonin pikërisht përmbajtje të tillë të pavarur dhe objektive”, thotë Vanovac.

Për fund, ajo pati një thirrje për organizatat ndërkombëtare që të mos e kursejnë mbështetjen e tyre për mediat e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë, pasi zëri i çdo komuniteti meriton të dëgjohet.

“Mbështetje për projekte afatgjata nga organizata të huaja të pavarura, disa fonde të ndara nga buxhetet e BE-së ose OKB-së dhe të cilat janë përgjegjëse për mbështetjen e zhvillimit të shoqërive demokratike, nga të cilat mediat e pavarura janë një segment i domosdoshëm... Megjithatë, vetë këto organizata janë në proces ristrukturimi, gjë që nënkupton kufizimin e burimeve financiare dhe njerëzore, kështu që nuk mund të mbështetemi as tek ato”, përfundoi Ivana Vanovac, kryetare e Asociacionit të Gazetarëve Serbë në Kosovë.

“Niveli yt janë këmbët përpjetë", debat i fortë mes Keijsit dhe Brikenës në Big Brother VIP Albania 5

17 January 2026 at 11:57


Një debat i fortë ka shpërthyer së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania mes Brikenës dhe Keijsit, duke tensionuar atmosferën mes banorëve.

Situata nisi krejt papritur, teksa ata po qëndronin në oborr duke shijuar akullore, në një moment që fillimisht u duk i qetë dhe pa ngarkesë.

Sipas pamjeve të transmetuara, Brikena i është drejtuar Keijsit me shaka, duke i thënë se e kishte parë “me këmbët përpjetë”, koment që nuk u prit aspak mirë nga ana e tij. Keijsi reagoi menjëherë, duke i kthyer me tone të ashpra dhe duke e akuzuar për sjellje të pahijshme ndaj tij.

“Niveli yt janë këmbët përpjetë? The e mban akulloren në gojë gjithë ditën”, iu drejtua Keijsi Brikenës, duke lënë të kuptohet se ajo kishte kaluar kufijtë e respektit me sjelljen e saj.

Ky reagim ndezi edhe më shumë debatin, ndërsa banorët e tjerë mbetën të habitur nga përshkallëzimi i situatës.

Debati mes tyre u shoqërua me replika të forta dhe tension, duke treguar se raportet në shtëpi po bëhen gjithnjë e më të brishta. Mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje do të ndikojë në dinamikat e mëtejshme mes Brikenës dhe Keijsit, apo në marrëdhëniet e tyre me banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në vend. /Telegrafi/

Bad Bunny njoftoi paraqitjen e tij në Super Bowl me një video nga vendlindja e tij, Porto Riko, duke thënë se "bota do të kërcejë"

17 January 2026 at 10:53


Tridhjetë ditë para shfaqjes në pushimin e Super Bowl, e cila do të mbahet më 8 shkurt në stadiumin Levi's në Santa Clara, superylli latin Bad Bunny publikoi një video duke njoftuar performancën me mesazhe uniteti dhe gëzimi, dhe vuri në dukje se "bota do të kërcejë".

Traileri i ndarë fillimisht nga Apple Music dhe NFL u xhirua në vendlindjen e tij, Porto Riko, ku shfaqet Bad Bunny (emri i vërtetë Benito Martinez) dhe luan hitin e tij "Baile Inolvidable" dhe fton njerëz të brezave, racave dhe identiteteve të ndryshme të bashkohen në valle nën tendën simbolike, duke përfaqësuar pasurinë e kulturës së tij dhe një ftesë për një festë universale të muzikës dhe ritmit.

Kjo performancë do të jetë një moment historik, pasi Bad Bunny është artisti i parë solo latin që do të jetë kryesuesi i shfaqjes në pushimin e Super Bowl, një ngjarje e ndjekur nga qindra miliona njerëz në të gjithë botën.


Traileri thekson përfshirjen: performanca nuk kufizohet vetëm në një audiencë ose gjuhë të vetme, por përfaqëson një ftesë globale për t'u "bashkuar me botën në vallëzim", pavarësisht origjinës ose gjuhës.

Edhe pse entuziazmi midis fansave është i madh, zgjedhja e Bad Bunny si ylli kryesor ka provokuar edhe komente dhe kritika politike. Disa qarqe konservatore, përfshirë komentet e ish-Presidentit Donald Trump dhe planet e grupeve të caktuara për të drejtuar një program alternativ në të njëjtën kohë, shprehën mosmiratim për performancën, e cila do të jetë kryesisht në spanjisht.

Megjithatë, NFL dhe promotorët theksojnë ndikimin e tij në një nivel global në muzikë dhe kulturë, dhe thonë se performanca është kryesisht një kremtim i ritmit dhe unitetit, jo i angazhimit politik.

Paraqitja e tij vjen pas një viti 2025 jashtëzakonisht të suksesshëm, në të cilin albumi "Debí Tirar Más Fotos" dominoi top listat. /Telegrafi/

Matthew McConaughey mbron imazhin dhe zërin e tij nga përdorimi i paautorizuar nga inteligjenca artificiale

17 January 2026 at 09:58


Aktori amerikan Matthew McConaughey ka ndërmarrë hapa për të mbrojtur imazhin dhe zërin e tij nga përdorimi i paautorizuar nga inteligjenca artificiale.

Klipet që përfshijnë sloganin e tij të famshëm "Mirë, mirë, mirë" nga filmi i vitit 1993 "I hutuar dhe i hutuar" janë regjistruar në bazën e të dhënave të Zyrës së Patentave dhe Markave Tregtare të SHBA-së, raporton Wall Street Journal (WSJ).

Sipas avokatëve të tij, kjo është hera e parë që aktori është përpjekur të përdorë ligjin e markave tregtare për të mbrojtur personazhin e tij nga abuzimi me inteligjencën artificiale.

Avokatët shtuan se aktualisht nuk kanë shembuj të personazhit të McConaughey që manipulohet nga teknologjitë e inteligjencës artificiale, por shpresojnë që markat tregtare mund të shërbejnë si një masë parandaluese kundër kopjeve të paautorizuara.

Foto: Matthew McConaughey/Instagram

"Unë dhe ekipi im duam të dimë që kur zëri ose ngjashmëria ime përdoret ndonjëherë, kjo ndodh sepse unë e kam miratuar dhe nënshkruar atë. Ne duam të krijojmë një kufi të qartë rreth pronësisë, me pëlqimin dhe atribuimin si norma në botën e inteligjencës artificiale", tha McConaughey në një deklaratë.

Avokati Kevin Yorn shton se një tjetër qëllim do të ishte shfrytëzimi i një pjese të vlerës së krijuar nga kjo teknologji e re.

Disa klipe u regjistruan nga krahu komercial i Fondacionit Just Keep Livin, një organizatë jofitimprurëse e themeluar nga McConaughey dhe gruaja e tij Camila Alves.

Alina Trapova, një profesoreshë asistente e të drejtës së autorit në University College London, beson se kjo është hera e parë që dikush ka përdorur ligjin e markave tregtare kundër inteligjencës artificiale.

Ajo i tha BBC-së se inteligjenca artificiale përbën një problem të madh për personazhet e famshëm, pasi ata mund të kundërshtojnë përdorimin e paautorizuar për arsye reputacioni, ndërsa për yjet e Hollivudit shpesh përfaqëson mundësi të humbura licencimi.

Foto: Matthew McConaughey/Instagram

Ajo shton se personazhet e famshëm po eksperimentojnë me forma të ndryshme mbrojtjeje sepse komercializimi i paautorizuar i imazhit të tyre në formën e deepfakes po bëhet gjithnjë e më sfidues në epokën e inteligjencës artificiale.

Megjithatë, McConaughey nuk është kundër inteligjencës artificiale gjeneruese. Sipas tij, ai ka pasur një pjesëmarrje në ElevenLabs, një kompani softuerësh e specializuar në modelimin e zërit duke përdorur inteligjencën artificiale, për disa vite. Me lejen e tij, kompania krijoi një version audio me inteligjencë artificiale të aktorit të "Interstellar".

Sandra Wachter, profesoreshë e teknologjisë dhe rregullimit në Universitetin e Oksfordit, thekson se nuk do të habitej nëse të tjerët në industritë krijuese do të ndiqnin shembullin e McConaughey-t.

Problemi i deepfakes dhe imazheve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale është gjithnjë e më i spikatur në botën e argëtimit. Në vitin 2024, Scarlett Johansson tha se ishte e tronditur dhe e zemëruar kur OpenAI lançoi një chatbot me një zë të ngjashëm me të sajin, ndërsa në qershor 2025, Disney dhe Universal paditën Midjourney për një gjenerator imazhesh që dyshohet se e përdorën për plagjiaturë.

Gjithashtu vitin e kaluar, gjeneratori i videos X AI i platformës së Elon Musk u akuzua për krijimin e klipeve me përmbajtje seksuale eksplicite të Taylor Swift pa pëlqimin e saj, ndërsa Grok Imagine publikoi foto të pacensuruara pa bluzë të yllit të popit. /Telegrafi/

"Ndjehem e tradhtuar", Alba sqarohet me Limin pas dramës së bujshme, teksa ky i fundit i jep një përqafim të ngrohtë

17 January 2026 at 09:09


Pas ngjarjeve të bujshme që tronditën spektaklin “Prime” të së premtes në Big Brother VIP Kosova, Alba dhe Limi kanë pasur një përballje më të qetë mes tyre, këtë herë larg kamerave kryesore, në dhomën e gjumit.

Emocionet e forta të mbrëmjes nuk u shuan menjëherë, teksa Alba vendosi të flasë hapur për ndjenjat e saj. E prekur dhe e lënduar, Alba u shpreh se ndihej e tradhtuar nga situata e krijuar, duke mos i fshehur zhgënjimin e saj ndaj ish-partnerit.

Nga ana tjetër, Limi u përpoq ta qetësonte, duke i shpjeguar edhe një herë qëndrimin e tij dhe mënyrën se si kanë rrjedhur ngjarjet ditët e fundit brenda shtëpisë.

- YouTube youtu.be

Biseda mes tyre u shoqërua me tone më të ulëta dhe një qasje më emocionale, ku Limi në fund e përqafoi ngrohtë Albën, në një moment që tregoi se, pavarësisht ndarjes dhe tensioneve, mes tyre ende ekziston një lidhje emocionale.

Pas kësaj, të dy shkuan për të fjetur, duke e mbyllur natën më të qetë se sa kishte nisur.

Megjithatë, duket se drama mes ish-çiftit është larg përfundimit. Ndërsa Alba vazhdon të përballet me ndjenjat e saj, Limi nga ana tjetër po shijon lidhjen e re me Dolcen, një situatë që pritet të sjellë zhvillime dhe tensione të reja edhe në javët në vazhdim brenda shtëpisë më të famshme në vend. /Telegrafi/

Si u bë i famshëm globalisht seriali romantik i hokejit "Heated Rivalry" - arrin miliona shikues në mbarë botën

17 January 2026 at 08:24


Seriali i HBO-së "Heated Rivalry", i cili ndjek marrëdhënien pasionante dhe sekrete të dy lojtarëve profesionistë të hokejit, është bërë një fenomen global. Kombinimi i rivalitetit sportiv dhe historisë LGBTQ+ fitoi audiencë në të gjithë botën, dhe momentet virale në rrjete e forcuan më tej suksesin e tij.

"Heated Rivalry" është një dramë romantike sportive rreth një historie të fshehtë dashurie midis dy lojtarëve profesionistë të hokejit, të cilët janë njëkohësisht rivalë të ashpër në akull. Ngjarja ndjek marrëdhënien e tyre përmes viteve të konkurrencës, emocioneve dhe luftërave të brendshme, ndërsa ata balancojnë karrierën, identitetin dhe ndjenjat që nuk mund t'ia tregojnë lehtë botës.

Protagonistët Shane Hollander dhe Ilya Rozanov janë lojtarë të shkëlqyer të hokejit që shpesh e gjejnë veten në anët e kundërta të fushës. Një romancë e fshehtë zhvillohet midis tyre, plot pasion, dyshime dhe vetëzbulim, ndërsa përpiqen të përballojnë emocionet e tyre, jetën profesionale dhe presionin publik.

Seriali ka gjeneruar një reagim të madh sepse ofron një histori autentike dhe emocionalisht tërheqëse LGBTQ+ të vendosur në botën e sporteve profesionale, e cila tradicionalisht konsiderohet e mbyllur dhe konservatore.

— (@)

Në një farë mënyre, u bë një fenomen global sepse arriti në një pikë ku televizioni kryesor, sporti dhe një histori e fortë emocionale rrallë takohen. Në zemër të ngjarjes është marrëdhënia pasionante, por sekrete e dy lojtarëve profesionistë të hokejit, të cilët janë rivalë të ashpër në akull, dhe jashtë saj janë njerëz që luftojnë me identitetin, presionin publik dhe frikën e humbjes së karrierës së tyre. Ishte ky kombinim i adrenalinës sportive dhe romancës intime dhe të prekshme që tërhoqi një audiencë shumë më të gjerë se kufijtë e zakonshëm të zhanrit.

Gjithashtu krenohet me episodin e dytë më të vlerësuar të një seriali televiziv ndonjëherë në IMDb. Popullariteti i serialit i ka katapultuar protagonistët e tij kryesorë Hudson Williams dhe Connor Storrie në statusin e superyllit, dhe ka disa fansa të famshëm, përfshirë Pedro Pascal, Andy Cohen dhe Oprah.

- YouTube youtu.be

Shikuesit u lidhën fort me personazhet, zhvillimin e tyre të ngadaltë të marrëdhënieve dhe portretizimin realist të dashurisë që nuk shkon në një vijë të drejtë, por ndërtohet gjatë viteve përmes rivalitetit, lëndimeve, ulje-ngritjeve. Seriali fitoi vrull shtesë falë rrjeteve sociale, ku skena dhe dialogje të caktuara u bënë virale.

Premiera e tij u shfaq më 28 nëntor 2025 në HBO Max dhe Canadian Crave, dhe që në javët e para të transmetimit tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare, gjë që e çoi në statusin e një hiti global.

Brenda një periudhe të shkurtër kohore, seriali ka fituar një bazë fansash të zjarrtë, vlerësime kritike dhe një reputacion si një nga titujt më të rëndësishëm të romancës televizive në vitet e fundit. /Telegrafi/

Bia Khalifa eliminohet nga BBVK 4

17 January 2026 at 01:11


Bia Khalifa është e eliminuara e mbrëmjes të së premtes nga shtëpia më e famshme në vend, Big Brother VIP Kosova.

Ajo nuk arriti t’i shpëtojë televotimit, ku përballë tij ishin të nominuar edhe Ludo Lee, Kushtrim Kelani, Alba dhe Arditi, në një garë të fortë me shumë tension dhe pritje nga publiku.

Bia e cila me origjinë është rumune, përgjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP Kosova 4 shkaktoi mjaft dinamika. Por pengesë e madhe për të mbeti gjuha shqipe, të cilën nuk e posedonte edhe në nivel aq të mirë.

Megjithatë edhe me të arritur në atudio, ajo nuk kishte biletë kthimi dhe tha se nuk e kishte ndër mend të kthehej, edhe po t'i qëllonte bileta e fatit. /Telegrafi/

Benitës i vjen ish-i dashuri si befasi në Big Brother VIP Kosova - emocionohet teksa ai interpreton këngë për të

17 January 2026 at 00:51


Një moment i papritur dhe mjaft emocional ka ndodhur mbrëmjen e së premtes gjatë spektaklit “Prime” në Big Brother VIP Kosova, ku Benita u befasua nga një vizitë speciale. Në studio u shfaq ish-i dashuri i saj, këngëtari Endri Elshani, duke krijuar një atmosferë të ngarkuar me emocione.

Endri interpretoi para saj këngën e tij më të re, një performancë që e preku dukshëm Benitën, e cila nuk i fshehu emocionet gjatë këtij takimi të papritur. Dyshja u ritakuan pas muajsh nga ndarja e tyre, ndërsa momenti u përcoll me vëmendje të madhe edhe nga publiku.

Gjatë bisedës, Endri u shpreh se disa nga veprimet dhe sjelljet e Benitës brenda shtëpisë nuk i kishin pëlqyer nga jashtë, duke qenë i sinqertë në qëndrimin e tij. Megjithatë, ai theksoi se e respekton rrugëtimin e saj personal dhe zgjedhjet që ka bërë.

Nga ana tjetër, Benita u shpreh se, edhe pse Endri nuk ka qenë dakord me futjen e saj në Big Brother VIP Kosova, ky ka qenë një vendim i marrë prej saj dhe një dëshirë personale. Ajo nënvizoi se askush nuk mund të ndërhyjë apo të vendosë mbi synimet e saj për të ardhmen, duke treguar vendosmëri dhe pavarësi në rrugën që ka zgjedhur.

Ky takim i papritur shtoi edhe më shumë emocione në mbrëmjen “Prime”, duke u shndërruar në një nga momentet më të komentuar të spektaklit. /Telegrafi/

Leonora Jakupi reagon ashpër ndaj Dolces: Ti më shpesh i zë meshkujt aty, se sa më zë mua gjumi

16 January 2026 at 23:28


Opinionistja e programit, këngëtarja Leonora Jakupi, ka bërë një reagim të ashpër ndaj Dolces gjatë diskutimeve në Big Brother VIP Kosova, duke e vendosur banoren në qendër të vëmendjes.

Pas situatës me Limin dhe gjendjes së rënduar emocionale të Albës, Jakupi e akuzoi Dolcen për mungesë empatie ndaj ish-e dashurës së Limit, e cila po përballej me faktin se Limi dhe Dolce kishin krijuar një lidhje para syve të saj.

Reagimi i Leonorës ishte i drejtpërdrejtë dhe kritik, duke vënë theksin tek përgjegjësia emocionale e banorëve ndaj njëri-tjetrit brenda shtëpisë.

- YouTube youtu.be

Por deklaratat e saj shkuan edhe më larg. Në një moment, Jakupi u shpreh me ironi dhe ashpërsi ndaj Dolces: “Ti i zë meshkujt në shtëpi më shpesh se sa më zë mua gjumi”.

Kjo frazë shkaktoi një reagim të fortë nga ana e banores, e cila e quajti të patolerueshme një qasje të tillë nga një opinioniste dhe u shpreh se nuk ishte e drejtë të trajtohej në këtë mënyrë nga dikush që ka rolin e analizueses dhe këshillueses brenda spektaklit.

Ky moment nxiti debat dhe diskutime mes banorëve dhe komentuesve, duke e bërë situatën një nga episodet më të komentuar të javës në BBVK 4. /Telegrafi/

Limi dhe Dolce në dhomën e rrëfimit për të diskutuar për lidhjen e tyre, Alba në gjendje të rënduar emocionale kërkon të largohet nga shtëpia

16 January 2026 at 23:07


Limi dhe Dolce janë zhvendosur në dhomën e rrëfimit për të diskutuar hapur lidhjen e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, një moment që ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe të publikut.

Gjatë bisedës, ata kanë folur për ndjenjat e tyre dhe për mënyrën se si duan të vazhdojnë marrëdhënien e tyre brenda lojës, duke e bërë situatën edhe më të ndjeshme për ata që i shohin nga jashtë.

Ndërkohë, Alba, e cila ndodhet në një gjendje të lënduar emocionale pas afërsisë së Limit me Dolcen, është zhvendosur gjithashtu në dhomën e rrëfimit, ku shpërtheu në lot.

Revoltuar dhe e hutuar nga situata, ajo nuk arriti të përballonte më afrimin mes tyre dhe kërkoi që të largohej nga shtëpia, duke shprehur hapur se nuk mund t’i shikonte të dy bashkë.

Ky moment ka qenë ndër më të tensionuarit brenda shtëpisë së BBVK-së, duke nxjerrë në pah konfliktet emocionale dhe ndikimin e marrëdhënieve të brendshme te gjendja psikologjike e banorëve.

Reagimet e publikut nuk kanë munguar, pasi ky trekëndësh dramatik mes Limi–Dolce–Alba vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuar të këtij sezoni. /Telegrafi/

Yesterday — 16 January 2026Main stream

Dolce e përgëzon Limin për edukatën, thotë se Alba jeton në iluzion

16 January 2026 at 22:31


Dolce ka komentuar së fundmi lidhur me raportin mes Albës dhe Limit, duke dhënë një vlerësim të hapur për sjelljen e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Sipas saj, Limi ka treguar përmbajtje dhe maturi, duke u kujdesur që të mos vendosë Albën në një pozitë të pahijshme, edhe pse ajo, sipas Dolces, ka qenë e përfshirë në lojëra brenda shtëpisë.

“ Nuk e di deri ku mund të arrijë një person për një lojë. Kam thënë që Limi është djalosh, por bravo që është kaq i edukuar që nuk e nxjerr keq një femër. Alba jeton në një iluzion”, tha Dolce, duke shtuar se disa nga veprimet e Albës janë më shumë shfaqje dhe lojë sesa realitet.

- YouTube youtu.be

Ky koment i Dolces vjen në një kohë kur marrëdhënia mes Albës dhe Limit është bërë një nga temat më të komentuar brenda dhe jashtë shtëpisë, ndërsa ajo thekson gjithashtu pjekurinë emocionale të Limit në situata të ndërlikuara. /Telegrafi/

Limi ia mohon para syve lidhjen, Alba 'shpërthen' në të qara: Si mund të gënjesh para miliona shikuesve

16 January 2026 at 21:32


Ish-çifti Alba dhe Limi kanë pasur një përballje të fortë dhe mjaft emocionale gjatë spektaklit “Prime” të së premtes në Big Brother VIP Kosova, duke kthyer vëmendjen e publikut te raporti i tyre i ndërlikuar.

Gjatë mbrëmjes, produksioni transmetoi një klip përmbledhës që pasqyronte marrëdhënien e dyshes gjatë ditëve të fundit brenda shtëpisë, moment që u pasua me një deklaratë shokuese nga Limi.

Ai mohoi kategorikisht faktin se kishte bashkëjetuar apo se kishte qenë në një lidhje serioze me Albën, deklaratë kjo që shkaktoi reagim të menjëhershëm dhe të fortë nga ana e saj.

E prekur thellë nga fjalët e tij, Alba shpërtheu në lot dhe qau me dënesë përpara publikut dhe banorëve. “Po gënjen para syve të mi, si mund ta thuash këtë”, u shpreh ajo mes të qarash, duke e akuzuar Limin se po mohonte një histori që, sipas saj, kishte qenë reale dhe e ndjerë.

Situata u shoqërua me emocione të forta, tension dhe dhimbje të dukshme, teksa Alba u shfaq tepër e lënduar dhe e revoltuar nga mohimi i lidhjes nga ana e Lim Hotit.

Ky moment u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, duke u konsideruar si një nga përballjet më të forta të këtij sezoni të Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/

Dolce dhe Limi puthen pak para spektaklit 'prime', Alba i shikon me bisht të syrit

16 January 2026 at 20:25


Dy banorët e Big Brother VIP Kosova 4, Limi dhe Dolce, kanë qenë sërish në qendër të vëmendjes pak para nisjes së spektaklit “Prime” të së premtes, ku janë parë duke shkëmbyer një puthje të ngrohtë mes tyre në dhomën e makijazhit.

Momentet intime mes dyshes janë kapur nga kamerat e shtëpisë, teksa ata dukeshin të afërt dhe të përqendruar vetëm te njëri-tjetri.

Ajo që e bëri situatën edhe më të komentuar ishte prania e Albës, ish-e dashurës së Limit, e cila ndodhej aty pranë dhe i vëzhgonte me bisht të syrit, në një moment që u interpretua nga publiku si shenjë xhelozie.

Kamerat nuk e lanë pa fokusuar këtë skenë, e cila u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u komentua gjerësisht nga ndjekësit e spektaklit, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime rreth trekëndëshit Limi–Dolce–Alba.

Përndryshe, Dolce dhe Limi kanë qenë ndër banorët më të komentuar të javës, pasi janë parë vazhdimisht në momente intime dhe të afërta së bashku, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre po forcohet dita-ditës brenda shtëpisë më të famshme në vend. /Telegrafi/

Arditi merr vëmendjen me vallëzimet dhe lëvizjet provokuese në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4

16 January 2026 at 20:01


Para Prime-it të së premtes, Labi ka zgjedhur të vijë me një mesazh të fuqishëm dhe domethënës, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe fansave të spektaklit.

Ai është shfaqur me një stil të veçantë, ku flokët i kishte dizajnuar me akronimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, si një shenjë respekti dhe përkujtimi.

Ky veprim simbolik i Labit është parë si një gjest i guximshëm dhe me peshë të madhe emocionale, sidomos në prag të një nate të rëndësishme të spektaklit.

Mesazhi i tij është interpretuar si një homazh për sakrificën dhe historinë, duke treguar se edhe brenda një formati argëtues, ka hapësirë për mesazhe me vlerë kombëtare.

Reagimet e fansave nuk kanë munguar, pasi veprimi i Labit është pritur pozitivisht në rrjetet sociale, ku shumë prej tyre e kanë përgëzuar për qëndrimin dhe mënyrën kreative të shprehjes së respektit.

Ky moment e ka bërë Labin një nga figurat më të komentuara para Prime-it të radhës. /Telegrafi/

Labi me mesazh të fortë para spektaklit 'prime', dizajnon UÇK-në në flokë

16 January 2026 at 19:09


Para Prime-it të së premtes, Labi ka zgjedhur të vijë me një mesazh të fuqishëm dhe domethënës, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe fansave të spektaklit.

Ai është shfaqur me një stil të veçantë, ku flokët i kishte dizajnuar me akronimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, si një shenjë respekti dhe përkujtimi.

Ky veprim simbolik i Labit është parë si një gjest i guximshëm dhe me peshë të madhe emocionale, sidomos në prag të një nate të rëndësishme të spektaklit.


Mesazhi i tij është interpretuar si një homazh për sakrificën dhe historinë, duke treguar se edhe brenda një formati argëtues, ka hapësirë për mesazhe me vlerë kombëtare.

Reagimet e fansave nuk kanë munguar, pasi veprimi i Labit është pritur pozitivisht në rrjetet sociale, ku shumë prej tyre e kanë përgëzuar për qëndrimin dhe mënyrën kreative të shprehjes së respektit.

Ky moment e ka bërë Labin një nga figurat më të komentuara para Prime-it të radhës. /Telegrafi/

Madonna mbështet protestuesit në Iran: Ne e marrim lirinë si të mirëqenë

16 January 2026 at 18:25


Këngëtarja Madonna ka shprehur mbështetjen e saj për popullin e Iranit, duke i thënë atij të "mbahet fort".

Në një postim në Instagram të enjten, më 15 janar, muzikantja 67-vjeçare ndau një video të saj duke hipur mbi një kalë nëpër shkretëtirën e Marokut, duke e lidhur luftën e saj për liri me luftën e protestuesve në Iran, ku numri i të vdekurve vlerësohet të jetë në dhjetëra mijëra. Madonna është një nga të paktat personazhe të famshëm globalë që mbështet publikisht protestat.

"Mbahuni fort... Nuk mund të mendoj për një frazë më të rëndësishme se kjo, ndërsa hyjmë në vitin e 'Fire Horse't! Ndërsa reflektoj mbi kohën time në Marok gjatë festave, mendoj për të gjithë njerëzit në Iran që po luftojnë një revolucion shumë të nevojshëm dhe janë të gatshëm të vdesin për atë në të cilën besojnë", filloi Madonna.

"Ne i marrim shumë gjëra si të mirëqena. Përfshirë edhe mua. Lirinë për të udhëtuar nëpër botë. Të vesh çfarë të dua. Të hipi mbi kalë nëpër shkretëtirë. Të flas lirisht dhe të mos më heshtin ndëshkimet, torturat dhe vdekja e mundshme. Të këndoj. Të kërcej. Të zgjedh rrugën time shpirtërore, jo të dikujt tjetër... Gratë e Iranit nuk e kanë atë liri. Unë qëndroj me to", vazhdoi ajo.

Ajo e përfundoi mesazhin e saj me fjalët: "Populli i Iranit nuk e ka njohur lirinë për shekuj me radhë. Nuk mund të pretendoj se i njoh vërtet vuajtjet që janë përjetuar, por mendimet dhe lutjet e mia janë me popullin e Iranit. Koha është tani. Mbajuni fort! Unë qëndroj me Iranin. Le të dëgjohen zërat e tyre… IRANI I LIRË!"

Kujtojmë se protestat në Iran filluan në fund të dhjetorit 2025 për shkak të rënies së ndjeshme të vlerës së monedhës dhe situatës së dobët ekonomike, dhe u përhapën në më shumë se 180 qytete.

Pasi autoritetet iraniane mbyllën internetin më 8 janar, vendi filloi vrasjet masive të protestuesve. Forcat e sigurisë nisën një valë të paparë dhune për të shuar demonstratat që u përhapën në të gjithë vendin. /Telegrafi/


❌
❌