Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 February 2026Main stream

Çadra, një instrument gjenial dështimi!

By: redi
3 February 2026 at 20:31

Nga Roland Lami Ideja e hedhur në media nga Partia Demokratike për një ngujim të mundshëm në çadrën e improvizuar para Kryeministrisë më 10 shkurt, si një formë radikalizimi e aksionit opozitar, nuk është një risi politike. Ajo është rikthim i një strategjie të konsumuar që politika shqiptare e ka testuar më parë pa sukses. Largimi nga institucionet dhe zëvendësimi i opozitarizmit parlamentar me…

Source

Lungomare e Vlorës zhytet në terr

By: redi
3 February 2026 at 20:19

Këtë mbrëmje sërish ka probleme me energjinë elektrike në zonën e Lungonares në Vlorë. Investimi në rrjetin e ujësjellësit ka dëmtuar sërish linjat elektrike, duke lënë pa energji elektrike rreth 300 abonentë në Lungomare. Pas konstatimit të defektit, kanë shkuar në terren grupet e OSHEE-së për rikuperimin e defektit, me qëllim bërjen të mundur të kthimit të energjisë.

Source

Klodi i afrohet për të biseduar, Benita: Mos më prek

By: redi
3 February 2026 at 20:13

Gjatë ditës së sotme, Klodi ndërpreu një bisedë që po zhvillohej mes Labit dhe Benitës. Në ato momente, kur Benita u zgjua dhe dukej se po përgatitej të largohej nga ai ambient, Klodi e ndaloi për një çast. “Ndalu një sekondë, të lutem”, i thoshte Klodi asaj, duke tentuar ta ndalonte dhe të bisedonin. Por Benita reagoi menjëherë, duke i kërkuar që të mos e prekte. “Veç një sekondë…

Source

Ministrja Spiropali pritet në takim nga kreu i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan: Aleanca më e fortë

By: redi
3 February 2026 at 19:59

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi një takim të rëndësishëm në Uashington me kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, veteranin e ushtrisë amerikane, Brian Mast. Gjatë këtij takimi, u diskutuan tema kyçe të politikës ndërkombëtare, përfshirë bashkëpunimin ekonomik dhe sigurinë rajonale, si dhe thellimi i marrëdhënieve dypalëshe mes…

Source

Deputetja e PS, Sara Mila sulmon Berishën në Kuvend: Europa nuk është foltore imagjinare e non-gratës

By: redi
3 February 2026 at 19:34

Seanca plenare e sotme në Kuvend u shoqërua me debate dhe tensione politike lidhur me ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale. Deputetët e Partisë Socialiste e akuzuan kreun e PD-së, Sali Berishën si përgjegjës për vonesat në procesin e reformës dhe për klimën e tensionuar në Parlament, duke e fajësuar gjithashtu për nxitjen e përplasjeve fizike në sallën plenare.

Source

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, ministrja Koçiu takim me përfaqësues të KE

By: redi
3 February 2026 at 19:25

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, zhvilloi një takim të përbashkët me përfaqësues të Komisionit Evropian dhe kolegët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus mbi zbatimin e sistemit të ri të hyrje-daljeve (EES) në hapësirën Schengen. Sistemi EES synon të përshpejtojë procedurat në pikat kufitare, të reduktojë pritjet dhe të rrisë sigurinë përmes digjitalizimit të të dhënave.

Source

Shehi: Berisha nuk është më i vlefshëm për të udhëhequr opozitën

By: redi
3 February 2026 at 19:10

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehu thotë se ndarja aktuale territoriale nuk i përshtatet realitetit të sotëm, sepse i trajton njësoj qytetet e mëdha dhe zonat rurale. Kësisoj ai kërkon një rishpërndarje të tillë që të sigurojë përfaqësim më demokratik dhe administratë më efikase dhe bën thirrje për thyerjen e monopolit politik që ka qendra mbi periferitë. Për të protestat e opozitës janë të drejta…

Source

Hoxha “zbërthehet”, detajet e vr*sjeve për të cilat paguheshin deri në 100 mijë euro

By: redi
3 February 2026 at 18:30

I akuzuar i SPAK si vrasës me pagesë, Henrik Hoxha, të cilit ju hoq statusi i të penduarit gjatë hetimit, dëshmoi të martën në procesin gjyqësor të dosjes “Plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme. Duke qëndruar ulur në kafazin e sallës, për arsye shëndetësore, i pandehuri rrëfeu qetësisht detaje të vrasjeve ku kishte qenë në rolin e ekzekutorit.Për ekzeutimin e Dorian Shkozës në vitin 2020 në Durrës…

Source

Propozimi joshës nga Salianji: Kush bashkon opozitën të jetë kandidat për kryeministër

By: redi
3 February 2026 at 18:16

Në takimin me demokratët në Fier, Ervin Salianji nënvizoi ndër të tjera se nëse dikush ka aftësitë të bashkojë opozitën të propozohet edhe për kryeministër. ”Në shumë degë, në Himarë ishte përjashtuar gjithë PD për të imponuar një kryetar dege siç e do lidershipi. Tentohet të bëhet bashkimi opozitës duke ulur nëpër tryeza njerëz qesharakë dhe nuk dëgjojnë demokratët. Nëse dikush e bashkon opozitën…

Source

VIDEO/ Salianji me demokratët në Fier, salla e tejmbushur: Drejtuesit si ka bërë mirë llogaritë, përralla prej 13 vitesh

By: redi
3 February 2026 at 17:55

Ish‑deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji po mban këtë të martë një takim me strukturat dhe mbështetësit demokratë në Fier, si pjesë e turit të tij të foltorëve në qytete të ndryshme të vendit. Ai ka ftuar demokratët të diskutojnë rreth situatës politike dhe të ndajnë ide për të forcuar PD dhe për të synuar një rotacion politik. Takimi po mbahet në Kinoteatrin e Fierit dhe është një hap…

Source

Çmimi “Fjala e Artë” bashkon Italinë, Shqipërinë dhe Emiratet. Nderohet zv. Ambasadori i EBA, Khalid Aljarman

By: redi
3 February 2026 at 17:52

Në rajonin e Lacios, në Itali u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimit “Fjala e Artë”, një event që vlerëson personalitete për kontributin e tyre në promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Gjatë ceremonisë u nderua Khalid Aljarman, zëvendësambasador i Emirateve të Bashkuara Arabe në Itali, për angazhimin dhe rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe institucionale mes…

Source

Ministrja Spiropali në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Charles McLaughlin: Bordi i Paqes një iniciativë e orientuar nga parimet

By: redi
3 February 2026 at 17:34

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali është pritur në Shtëpinë e Bardhë në Washington. Spiropali u prit nga Charles McLaughlin, Asistent Special i Presidentit Trump që njëkohësisht mban detyrën e Drejtorit të Lartë për Europën dhe Rusinë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Spiropali shkruan në faqet zyrtare se “përfaqësimi nga Kryeministri Rama në këtë iniciativë fisnike të…

Source

”Jemi në Kuvend, mos fol me dialekt Myzeqar”, Gogu i kthehet deputetit të PD: Integrimi në BE jo klub barsaletash

By: redi
3 February 2026 at 17:20

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi në seancën e kësaj të marte në Kuvend, pati një debat me ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogun, lidhur me ecurinë e integrimit të Shqipërisë në BE. Korreshi me ironi tha se jemi larg integrimit në Europë dhe sipas tij, nuk mund të hyet në Union me ‘brekë të grisura’. ”Ministrat kanë punë të tjera, kanë hapur rrugën për në Europë.

Source

Dosja ”Kurum”, BIRN: 33 urdhër-arreste, të përfshirë zyrtarë publikë dhe kompani private në trafikun e mbetjeve të rrezikshme

By: redi
3 February 2026 at 17:09

Nga Aleksandra Bogdani Sipas Prokurorisë së Durrësit, hetimi për kontabandën e mbetjeve të rrezikshme drejt Tajlandës zbuloi shkelje masive të legjislacionit mjedisor nga kompanitë “Kurum International” dhe “Sokolaj” si dhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Dogana e Durrësit dhe kompania koncesionare e terminalit lindor në portin e Durrësit. Përgjigja ishte e vonuar, por jo surprizë.

Source

Ekuipazhet e helikopterëve Black Hawk, Rama poston pamjet: Stërvitje për transport trupash apo evakuime mjekësore

By: redi
3 February 2026 at 16:47

Helikopterët Black Hawk të Forcës Ajrore janë të angazhuar në situatat e emergjencave civile si dhe operacionet e kërkim–shpëtimit. Ndërkohë ekuipazhet e këtyre helikopterëve vijojnë stërvitjet ushtarake si dhe trajnohen në vijimësi që të kryejnë transport trupash apo evakuime mjekësore në raste emergjencash civile. Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook momente nga energjia e stërvitjes…

Source

Muze të rinj e rijetëzim i disa kalave, Gonxhe: Ligji i sponsorizimeve, me rëndësi për artin e sportin

By: redi
3 February 2026 at 16:43

Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Shtëpia Muze Aleksandër Xhuvani në Elbasan, Qendra e Vizitorëve Apolloni dhe rijetëzimi i dy kalave, Borshi dhe Kanina, janë atraksionet e reja turistike që do të hapen këtë vit Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja tregon se po vijon puna edhe për Teatrin Kombëtar, Muzeun Hebre në Vlorë dhe Kalanë e Shkodrës. Në proces janë edhe Qendra e Vizitorëve Bylis, Butrint…

Source

Spanja drejt ndalimit të rrjeteve sociale

By: redi
3 February 2026 at 16:37

Spanja synon të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për personat nën moshën 16 vjeç dhe të krijojë një ligj që i mban drejtuesit e rrjeteve sociale personalisht përgjegjës për gjuhën e urrejtjes në platformat e tyre. Britania dhe Franca po shqyrtojnë masa më të ashpra ndaj rrjeteve sociale, pasi Australia në dhjetor u bë shteti i parë në botë që ndaloi aksesin në këto platforma për fëmijët nën…

Source

Mbetjet e kompanisë Kurum, prokuroria firmos 33 masa sigurie

By: redi
3 February 2026 at 16:12

Prokuroria ka firmosur 33 masa sigurie në kuadër të një hetimi penal që lidhet me menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme, ku në qendër të hetimeve ndodhet kompania Kurum. 26 prej masave të vendosura janë “arrest me burg”, ndërsa 7 masa të tjera janë “arrest shtëpie”. Hetimet po zhvillohen për shkelje të rënda të legjislacionit mjedisor dhe dyshohet se aktiviteti i kompanisë ka sjellë pasoja serioze…

Source

Gjesti rikthehet me energji. Pas “Memories”, nis një fazë të re plot ritëm e kreativitet

By: redi
3 February 2026 at 16:04

Pas një periudhe të gjatë të dominuar nga heshtja, përballja me veten dhe emocione që digjnin ngadalë, Gjesti po del nga errësira krijuese me një dritë të re. “Memories” ishte një udhëtim introspektiv, një rrëfim i zhveshur nga maskat, por tani, kapitulli po ndryshon. Pamjet e fundit nga studioja muzikore e tregojnë artistin ashtu siç publiku e ka dashur gjithmonë: energjik, i lirë…

Source

❌
❌