Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 January 2026Main stream

Tregjet qetësohen pas zmbrapsjes së Trump mbi Groenlandën

22 January 2026 at 13:31

Tregjet globale u ngritën lehtë të enjten, dollari qëndroi në vend dhe çmimi i arit u ul pas deklaratës së Presidentit amerikan Donald Trump, i cili hodhi poshtë idenë e marrjes me forcë të Groenlandës dhe hoqi kërcënimet e tarifave ndaj tetë vendeve europiane.

Reagimi pozitiv ndaj ndryshimit të qëndrimit të Trumpit çoi në rritje mbi 1% të indeksit pan-europian STOXX,  gjatë hapjes së tregjeve, pas një dite të mërkurë që kishte shënuar performancën më të mirë të Wall Street-it, në dy muaj.

“Unë nuk kam nevojë të përdor forcën, nuk dua ta përdor dhe nuk do ta përdor,” tha Trump në Davos, duke iu referuar një sulmi për të siguruar Groenlandën. Më pas, në platformën e tij Truth Social, ai shtoi se SHBA dhe NATO kishin një kuadër për një marrëveshje për Groenlandën dhe se nuk do të vendosë nga 1 shkurt tarifat 10% mbi importet nga tetë aleatët europianë.

Dollari pati një rritje fillestare pas këtyre deklaratave, por po binte sërish në Europë. Euroja u afrua sërish pranë 1.17 dollarëve, krona daneze qëndroi e qëndrueshme ndaj dollarit dhe euros, ndërsa ari u largua nga rekordi i tij prej 4.829 dollarë për onz.

Michael Metcalfe i State Street komentoi: “Mësimi i vitit të kaluar ishte se tregjet janë të afta të kapërcejnë këtë lloj paqëndrueshmërie të nxitur nga lajmet gjeopolitike,” duke shtuar se normat e interesit dhe fundamentet ekonomike amerikane duhet të kthehen në qendër të vëmendjes. Indeksi i frikës VIX ra ndjeshëm, ndërsa Bonot amerikane 10-vjeçare, të cilat ishin shitur duke rritur rendimentin në nivelin më të lartë që nga gushti, panë një kthim në kërkesë.

Rendimentet 10-vjeçare të Gjermanisë filluan pa ndryshime në 2.87%, ndërsa rendimentet 30-vjeçare të Japonisë, që kishin rritur shqetësime për financat e vendit dhe zgjedhjet e shpejta muajin tjetër, u ulën në 3.67%. Bonot ukrainase gjithashtu u rikuperuan fuqishëm pas deklaratave të dërguarit amerikan Steve Witkoff se kishte “shumë përparim” në bisedimet për paqen përpara takimit midis Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy në Davos.

The post Tregjet qetësohen pas zmbrapsjes së Trump mbi Groenlandën appeared first on Gazeta Si.

Ngjyrat që do të dominojnë në shtëpi në 2026

22 January 2026 at 13:13

Epoka e dizajnit të brendshëm me atë bezhën e trishë, ka mbaruar zyrtarisht. Në vitin 2026, do të përqafojmë një kaleidoskop ngjyrash tërheqëse, në shtëpi dhe jo vetëm. Një numër gjithnjë e më i madh njerëzish po zgjedhin kombinime shumëngjyrëshedhe shijojnë ngjyrat neon sa herë që mundet.

Nëse dëshironi të shtoni ngjyra në shtëpinë tuaj këtë vit, qoftë duke shtuar një qilim ose llambë të re, apo duke pikturuar guximshëm një mur të tërë, lexoni më poshtë për një përmbledhje të ngjyrave që dizajnerët e hapësirave të brendshme parashikojnë se do të jenë kudo muajt e ardhshëm.

David Flack i Flack Studio në Melbourne, pret të shohë më shumë ngjyra të bazuara në të kuqe të thellë dhe kafe toke këtë vit. “Ngjyrat e ngrohta dhe të baltosura ndihen si një përqafim i ngrohtë, mund të zënë një hapësirë më të madhe dhe krijojnë lidhje me ngjyrat përreth shtëpisë,” thotë ai. Mund të jetë një ton i thellë i tokës së kuqe, ose një kafe e errët e pasur. Flack ndjen se këto ngjyra më të errëta “thellojnë hapësirat” dhe “shtojnë peshë vizuale.”

Më natyrale dhe më tërheqëse se jeshilja trazovaçe e pistakios nuk gjen. Pistachio-chartreuse është një nga ngjyrat që Marie Trohman dhe Ashley Drost nga Proem Studio në Los Angeles, janë të entuziazmuara këtë vit. Kjo nuancë është e gjallë dhe argëtuese, dhe “tërheq syrin shumë shpejt,” thotë Trohman. Përdorimi i ngjyrave mund të duket frikësues, por mund ta integroni hapësirën tuaj me detaje të vogla që tërheqin vëmendjen, si një qilim ose jastëkë.

Bluja e zbutur e qiellit është një opsion qetësues që Trohman po përdor në renovimin e shtëpisë së saj. “Kjo ngjyrë është interesante sepse është e butë. Shkon me çdo neutral që njerëzit kanë përdorur gjatë katër viteve të fundit, ku bezha ishte mbizotëruese, dhe është shumë fleksibël. Për më tepër, shkon shumë mirë me tonet e drurit.”

Dizajnerja e brendshme nga Austin, Annie Downing, pajtohet se ngjyrat e tokës janë në trend. Një nuancë e veçantë që ajo pëlqen? Okra e verdhë-portokalli. “Shton një ndjesi të ngrohtë, të jetuar në një dhomë dhe shkon bukur me antikuarët dhe elementë modernë,” thotë Downing.

Dizajnerë të shumtë thanë se e kuqja dhe burgundia janë ngjyrat e tyre të preferuara, të cilat pritet të shfaqen në shumë brendësi këtë vit. Downing është adhurues i të kuqes të vërtetë dhe të ndezur: “Mendoj se këtë vit do të shohim më shumë guxim me ngjyrat: më pak zgjedhje të sigurta, më shumë personalitet.”

Ngjyra limoni-vanilje është një mënyrë për të përdorur të bardhën më butë dhe për të nxjerrë në pah ngjyrat më të forta dhe të errëta në kombinim. Flack thotë se i pëlqen një nuancë e verdhë e lehtë, e frymëzuar nga vitet 1950, për një efekt të befasishëm: “Më pëlqen një neutral me një nuancë të çuditshme të ngjyrës përmes tij, si rozë, e bardhë, limoni i bardhë, ose madje një e bardhë e baltosur.”

The post Ngjyrat që do të dominojnë në shtëpi në 2026 appeared first on Gazeta Si.

Mësymja e Tatimeve tek agjencitë imobiliare, Shoqata: Po na demonizojnë!

22 January 2026 at 12:31

Nga Gazeta ‘SI’- Shoqata e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme, NAREA, ka reaguar me shqetësim pas kontrolleve të fundit tatimore në agjencitë imobiliare. Në një njoftim për mediat, NAREA shprehet se po “demonizohet” një sektor me mijëra të punësuar, ndërsa po qarkullojnë informacione të pavërteta.

“Profesionistë, të cilët si rrjedhojë e kërkimit të lajmit të bujshëm artificial dhe të klikimeve me çdo kusht, sot vuajnë pasojat e kësaj fushate denigruese. Kjo ndikon negativisht në perceptimin e publikut mbi rolin dhe detyrat e agjentit, cënon imazhin e tij dhe frymën e bashkëpunimit,” tha drejtori i NAREA-s, Reinaldo Pipiria.

Ai thekson gjithashtu se tregu ka pësuar deformime nga hyrja e agjentëve informale dhe konkurrenca e padrejtë, për shkak të moszbatimit të ligjit për ndërmjetësimin imobiliar, duke kërkuar më shumë komunikim nga institucionet mbi planin e kontrolleve.

Administrata Tatimore ka nisur prej një jave kontrolle intensive në agjencitë imobiliare dhe sektorin e ndërtimit, duke raportuar disa abuzime. Në vetëm 9 agjenci të inspektuara janë evidentuar punonjës të padeklaruar, paga jo reale dhe raste evazioni fiskal.

The post Mësymja e Tatimeve tek agjencitë imobiliare, Shoqata: Po na demonizojnë! appeared first on Gazeta Si.

Anijet italiane në Shqipëri trazojnë ujërat e Turqisë

22 January 2026 at 11:47

Nga Gazeta ‘SI’ – Një marrëveshje e re e Shqipërisë me Italinë për anijet ushtarake, ka trazuar ujërat e Turqisë.

Italianët, vitin e shkuar fituan të drejtën të rikonstruktojnë, modernizojnë dhe mirëmbajnë kantierin e Pashalimanit, aty ku forcat turke janë prezente që prej 1998-s.

Opozita turke, i ka kërkuar parlamentit atje të japin llogari për lëvizjet e Shqipërisë dhe nëse Turqia do të largohet nga baza detare që përdor për operacione.

Ministri turk i Mbrojtjes, Yaşar Güler, i është përgjigjur opozitës, se Shqipëria nuk ka bërë asnjë kërkesë zyrtare për të ndërprerë praninë e Turqisë në Pashaliman dhe se Ankaraja nuk ka ndërmarrë asnjë plan për të tërhequr personelin e saj.

“Aludimet në këtë drejtim janë krejtësisht të pabazuara,” tha ministri, duke iu përgjigjur spekulimeve se prania turke mund të rrezikohet pas një marrëveshjeje të fundit midis Shqipërisë dhe Italisë për modernizimin dhe zhvillimin e portit.”

Zyrtarët turq theksuan se aktivitetet e modernizimit në bazë, të nisura në vitin 1998, vazhdojnë dhe se personeli i Komandës së Forcave Detare turke vazhdon të shërbejë atje, duke ofruar këshillim dhe trajnim për Marinën Shqiptare. Ministria e përshkroi misionin si një shtyllë kryesore të partneritetit të mbrojtjes midis dy vendeve.

Mediat turke shkruajnë se përgjigja e qeverisë tenton të minimizojë rëndësinë e marrëveshjeve të fundit të sigurisë midis Shqipërisë dhe Italisë, duke argumentuar se ky bashkëpunim lind nga afërsia gjeografike dhe nga obligimet e përbashkëta nën NATO. Ministria theksoi se këto iniciativa janë “të pavarura në natyrë” nga roli i Turqisë në Pashaliman dhe nuk e dobësojnë pozicionin e Ankarasë.

Sipas marrëveshjeve dypalëshe ekzistuese, Marina turke ka të drejtën të përdorë objektin për operacionet e veta në Detin Jon dhe Adriatik. Turqia vazhdon të sigurojë mbështetje financiare dhe logjistike thelbësore për trajnimin e personelit dhe ristrukturimin e Forcave të Armatosura Shqiptare në përputhje me standardet e NATO-s.

Për të forcuar praninë e saj në Shqipëri, Turqia njoftoi në dhjetor 2025 se do të dhurojë një Airbus A319-115J, avion qeveritar i konfigurimit shtetëror me vlerë 11.9 milion dollarë, Forcave të Armatosura Shqiptare sipas një marrëveshjeje dypalëshe. Marrëveshja mban nënshkrimin e Ministrit të Mbrojtjes Shqiptare, Pirro Vengu, dhe është e datës 22 tetor 2025.

Sipas një marrëveshjeje të fundvitit 2025, gjiganti italian i ndërtimit të anijeve, Fincantieri, hyri në një bashkëpunim me kompaninë shtetërore shqiptare KAYO. Qëllimi është të rivitalizohet kantieri i Pashalimanit në një qendër moderne prodhimi, e aftë të ndërtojë dhe mirëmbajë anije lundruese deri në 80 metra për Marinën Shqiptare dhe tregun ndërkombëtar.

Pritet që marrëveshja të gjenerojë të ardhura vjetore prej 400 milion eurosh deri në vitin 2031, me fokus të menjëhershëm ndërtimin e shtatë anijeve patrullimi të reja për Shqipërinë.

Takimi i qeverisë shqiptare dhe asaj italiane në Pashaliman

The post Anijet italiane në Shqipëri trazojnë ujërat e Turqisë appeared first on Gazeta Si.

Yesterday — 21 January 2026Main stream

Erion Braçe: Qeveria të kontrollojë investimet e huaja. Rrezikun rus e kemi në kufi…

21 January 2026 at 14:46

Nga Gazeta ‘SI’ – Deputeti socialist Erion Braçe është rikthyer në komisionin e Ekonomisë duke ripërsëritur një kërkesë të vjetër të tij; kontrollin e investimeve të huaja në vend.

Braçe përmendi si shqetësim financimet nga Rusia, që sipas tij kanë prekur Italinë dhe Shqipëria është e radhës.

“Agresioni rus ka ardhur në kufijtë tanë. Ka një trefishim të kontrollit të ndërmarrjeve italiane, për gjashtë muajt e fundit të vitit që shkoi në Itali, në Itali, që ka një kontroll shumë efikas sesa ne që s’kemi asgjë në këtë rast. Kanë ardhur në Itali, por kontrollin e kompanisë italiane që pastaj ja ku e kam bregun përballë. Për të ushtruar aktivitetin e tyre edhe që ne jemi atraktiv për ta, vazhdojmë të jemi atraktiv për ta, do të thotë, kontroll, edhe mbi ekonominë tonë. Që do të thotë na duhet instrumenti që s’e kemi për kontrollin e fluksit të kapitaleve të huaja që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, veçanërisht nga vende jo-mike. Besoj t’i kemi një kohë të dytë për të diskutuar pikërisht për këtë problematikë dhe patjetër, bashkë me qeverinë të hartojmë gjërat e duhura për t’i dhënë vëmendje”, tha Braçe.

Nisur nga operacioni i fundit në kryeqytet, ku zbulua një skemë gjigande e mashtrimit në platforma, e njohur si Forex, deputeti i PS-së ka kërkua më shumë vigjilencë dhe monitorim.

“Ka tre vite që ngremë shqetësimin e platformat mashtruese FOREX, po bëhemi gazi i botës, dhe një seri institucionesh që bëjnë pas nga AMF, tatimet, Inteligjenca financiare apo policia të bëjnë pas e të mos bëjnë asgjë. Duhet të zbulohen me 2 investigime të huaja e vendase. këta individë janë në zemër të Tiranës, në ambientet e luksit, në sy të të gjithëve. Janë këto palaço që kriminalizojë vendin dhe imazhin e financiar të këtij vendi”, kërkoi socilisti Braçe përballë deputetëve të tjerë në komision.

The post Erion Braçe: Qeveria të kontrollojë investimet e huaja. Rrezikun rus e kemi në kufi… appeared first on Gazeta Si.

Tatimet ‘ofensivë’ ndaj ndërtuesve: Ulin vlerën e pronës dhe shesin me para në dorë!

21 January 2026 at 14:13

Nga Gazeta ‘SI’ – Administrata Tatimore ka shpallur një “ofensivë” ndaj sektorit të ndërtimit dhe ka vënë në shënjestër rreth 9 mijë biznese aktive (gjysma e të cilave operojnë në Tiranë), nga kontrollet e të cilëve zbuloi skemat më të zakonshme të evazionit fiskal.

Nëndeklarimi i pagave, ulja e vlerës reale të pronës, çmimet e referencës dhe shitjet në cash, i, këto janë vlerësuar si shkeljet më të zakonta në këtë sektor.

Shifrat e raportuara nga Tatimet flasin për një situatë alarmante ku nga 64 mijë punonjës që ka gjithsej ky sektor, rreth 55% e tyre rezultojnë me rroga të deklaruara deri në 50 mijë lekë, ndërsa pagën mesatare të vendit e kalojnë vetëm 10% e të punësuarve. Këto paga vlerësohen si të nëndeklaruara qëllimisht për të shmangur tatimin në burim prej 15% dhe sigurimet shoqërore.

Konflikti i interesit dhe shkeljet ligjore shtrihen edhe te marrëdhëniet e ndërlikuara me nënkontraktorët, ku plani zbulon skema të mirëfillta të fryrjes së shpenzimeve përmes përdorimit të faturave fiktive për materiale ndërtimi, me qëllim uljen artificiale të fitimit të tatueshëm.

Në këtë kuadër, Administrata Tatimore ka nisur një bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin e Punës dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore për të kryer kontrolle të befasishme në kantiere. Këto grupe të përbashkëta inspektimi do të krahasojnë në kohë reale numrin e punëtorëve që gjenden fizikisht në objekt me listëpagesat zyrtare të dorëzuara në sistem. Sipas kësaj logjike të re kontrolli, çdo metër kub beton i hedhur në kantier duhet të përputhet matematikisht me faturat e blerjes së lëndës së parë dhe me fuqinë punëtore të deklaruar për realizimin e atij volumi punimesh.

The post Tatimet ‘ofensivë’ ndaj ndërtuesve: Ulin vlerën e pronës dhe shesin me para në dorë! appeared first on Gazeta Si.

Ari arrin çmim rekord, ndërsa Trump arrin në Davos

21 January 2026 at 13:46

Ari arriti një nivel rekord të mërkurën, ndërsa Donald Trump po udhëtonte për në Forumin Ekonomik Botëror në Davos për të biseduar rreth synimit të tij për Groenlandin, çështje që ka shkaktuar krizën më të madhe në dekada në aleancën transatlantike.

Çmimi i metalit kaloi 4.800 dollarë dhe po i afrohet vlerës 4.900.

Ari u rrit mbi 2%, teksa investitorët kërkonin një “strehë” nga tensionet gjeopolitike. Megjithatë, tregjet e gjera financiare stabilizuan situatën, dhe aksionet në Ëall Street pritet të rimarrin një pjesë të humbjeve të mëdha të së martës.

Tru,p pritet të mbajë fjalimin e tij më vonë gjatë ditës, por do të arrijë me vonesë pasi aeroplani i tij, Air Force One, u detyrua të kthehej në Uashington për shkak të problemeve teknike.

Trump deklaroi të martën se ai kishte “rënë dakord për një takim mes palëve të ndryshme” në Davos për të diskutuar tensionin rreth Groenlandës.

Para nisjes, ai gjithashtu tha se nuk mund të ketë kthim pas” në planin e tij për të marrë nën kontroll Groenlandën nga Danimarka. Kur u pyet se sa larg do të shkojë në përpjekjet e tij për ishullin Arktik, presidenti amerikan u përgjigj: “Do ta zbuloni vetë.”

Qeveritë europiane kanë hezituar të reagojnë ndaj kërcënimit të Trump për të vendosur tarifa prej 10% mbi tetë shtete europiane që së fundmi dërguan personel ushtarak në territorin Arktik./FT

The post Ari arrin çmim rekord, ndërsa Trump arrin në Davos appeared first on Gazeta Si.

Pse industria e bukurisë po lulëzon

21 January 2026 at 12:59

Konsumatorët në të gjithë botën po ndihen të pezmatuar kohët e fundit.

Në 20 vende të monitoruara nga Ipsos, një kompani sondazhesh, ndjesia nuk është përmirësuar që prej vitit 2022, kur çmimet u rritën fort dhe menjëherë, ndjekur nga normat e interesit. Kërcënimet globale të Donald Trump kanë një pjesë të meritave.

Por edhe pse të mërzitur, konsumatorët nuk janë dukur kurrë më të bukur. McKinsey, një firmë konsulence, gjeti se shpenzimet mbi produktet e bukurisë, në të gjithë botën, nga kujdesi për lëkurën, flokët, parfumet dhe makiazhet, arritën 440 mld dollarë në 2024-n, me rritje vjetore 7%. Mesa duket, kjo reflekton tendencën e konsumatorëve për të shpenzuar gjatë periudhave të vështira – një fenomen që Leonard Lauder, një biznesmen e i bukurisë, e quajti si “efekti i buzëkuqit”.

Stéphane de La Faverie, drejtuesi i kompanisë Estée Lauder sot, thotë se njerëzit blejnë produktet e tyre, për t’u ndjerë më “konfidentë”.

Por rritja e shpenzimeve në fakt ka një prapaskenë më të errët.

Konsumatorët, të fiksuar pas rrjeteve sociale, nuk janë ndjerë kurrë më shumë nën presion për t’u dukur bukur përballë figurave të famshme që janë dobësuar me ilaç dhe janë zbukuruar me ndërhyrje kozmetike. Rezultati? Një turrje e konsumatorëve të rinj drejt firmave të bukurisë, që po e çon këtë industri në maja.

Industria e bukurisë nuk shënjestron më vetëm gratë në një moshë të caktuar. Shumë burra tashmë shpenzojnë pa ngurrim për produkte bukurie dhe jo vetëm xhel flokësh e krem pas rruajtjes.

Edhe produktet e kujdesit që duken si makiazh janë rritje, p.sh kremërat hidratues që të japin një ngjyrim në fytyre si fondatina, apo korrektorët që mbulojnë shenjat lokale dhe xheli për ngrirjen e vetullave.

Shitësit e këtyre produkteve, si Sephora, po punësojnë asistentë meshkuj që ta bëjnë këtë industri më të prekshme për të gjithë. Shumë meshkuj në rrjetet sociale, kryesisht nga Korea e Jugut, që është e fiksuar me bukurinë, kanë ndihmuar në thyerjen e tabuve. “Nëse burrat duan të vendosin make-up, është shumë në rregull, ta bëjnë!”, thotë Priya Venkatesh, drejtuese e Sephora.

Probleme po vijnë nga të rinjtë, që shohin produkte në rrjetet sociale, nga shkëlqyesi i buzëve tek kremërat anti-plakje, dhe i kërkojnë prindërve të tyre t’ua blejnë. Brezi i baby-boomers, të lindurit midis 1946-1964, nisën të përdornin produktet e bukurisë pas moshësh 18-vjeç, por nipërit e tyre, që i përkasin brezit Alpha, po nisin që nga mosha 8, sipas gjetjeve.

Kështu, kërkesa konsumatore po ndryshon. Në rastin e kujdesit për lëkurën, që zë 2/5 e shpenzimeve të bukurisë, konsumatorët po zbulojnë efektet shkencore të përbërësve të tyre si retinoli, që ndihmon në ngadalësimin e plakjes.

Marka të tilla si The Ordinary, themeluar një dekadë më parë, tani ofrojnë produkte me përqendrime të larta të përbërësve të tillë me çmime relativisht të ulëta. Kavanozat rozë me emra romantikë kanë dalë jashtë mode; tani preferohen shishet e thjeshta me etiketa klinike. Gjithashtu po rritet përdorimi i suplementëve si pilulat e kolagjenit (ndonjëherë të quajtura “produkte të bukurisë për t’u konsumuar”) dhe pajisjeve si maskat LED për fytyrën.

Burrat dhe gratë po mbështeten gjithashtu më shumë te shërbimet e bukurisë, ku shpenzuan pothuajse 150 miliardë dollarë në 2024, sipas McKinsey. Këto shpesh përfshijnë substanca dhe pajisje që konsumatorët nuk mund t’i marrin vetë. Ka botoks për të lëmuar lëkurën, fillerë hialuronikë për ta mbushur atë dhe peelingë kimikë për ta ndriçuar. Laserët mund të heqin ose trashin flokët. Mbi 20 milion procedura jo-kirurgjikale u kryen në 2024, duke shënuar një rritje prej gati 40% krahasuar me 2020, sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Kirurgjisë Plastike Estetike, një grup industrie.

Me të vërtetë, linja midis bukurisë dhe mjekësisë është bërë gjithnjë e më e paqartë. Sarah Chapman, një specialistë fytyre për personazhe si Gigi Hadid dhe Victoria Beckham, thotë se klinika e saj në Londër është zgjeruar për të përfshirë dermatologë që shkruajnë receta dhe profesionistë të tjerë mjekësorë që testojnë gjakun dhe jashtëqitjen e klientëve për të përcaktuar shkaqet themelore të problemeve të lëkurës. Ajo thotë se klientët tashmë vijnë tek ajo për të dukur më të shëndetshëm, jo thjesht për të hequr rrudhat dhe njollat.

Fokusimi tek klientët e rinj dhe produktet shpesh është udhëhequr nga marka të reja të bukurisë. Rrjetet sociale u kanë mundësuar atyre të ndërtojnë bizneset pa shpenzuar shuma të mëdha për marketing. Charlotte Tilbury, themeluesja e një marke britanike make-up, thekson se rritja e kompanisë së saj gjatë dekadës së fundit është nxitur nga rrjetet sociale, duke i quajtur ato “vitrinën tonë më të madhe”. Të tjerë kanë ndjekur këtë model. Bubble, një markë për kujdesin e lëkurës e themeluar në 2020, ka përdorur rrjetet sociale për të fituar ndjekës të rinj adoleshentë. Në parfume, kërkesa tek të rinjtë është rritur gjithashtu nga marka të reja si Sol de Janeiro, e cila ka rilançuar parfume si “mist” (shishe me spërkatje), dhe Kayali, e cila udhëzon blerësit të “shtresëzojnë” produktet për efekt më jetëgjatë… thënë ndryshe të blejnë më shumë.

Shumë nga këto marka të reja nuk përbëjnë aq kërcënim sa një mundësi për kompanitë ekzistuese, të cilat janë të etura të blejnë marka të bujshme që i ndihmojnë të rriten. Në maj, e.l.f. Beauty, një kompani amerikane kozmetikash, bleu markën e make-up-it të Hailey Bieber, bashkëshortes së Justin, për deri në 1 miliard dollarë. Estée Lauder ka blerë The Ordinary, dhe në qershor, L’Oréal, kompania më e madhe e bukurisë në botë, bleu një pjesë të madhe të aksioneve të Medik8, një markë rivale “e bazuar në shkencë”. Vitin e kaluar, gjiganti francez gjithashtu rriti në 20% aksionet e tij në Galderma, një prodhues zviceran i injeksioneve estetike dhe produkteve të tjera dermatologjike, dhe tha se do të blinte degën e bukurisë të Kering, një konglomerat luksoz. P&G dhe Unilever, dy konglomerate të produkteve për konsumatorë me degë të mëdha bukurie, gjithashtu kanë qenë aktive në blerje të reja.

Shkalla e madhe i jep firmave më të mëdha të industrisë fuqinë ndaj tregtarëve dhe burimet financiare për fushata të mëdha marketingu. Duke qenë nën presion në Kinë nga marka vendase si Proya dhe Mao Geping, kompanitë perëndimore kanë investuar për të konsoliduar pozitat e tyre në tregjet amerikane dhe europiane. Ato shpresojnë që “Instagram Face”- fytyra pa pore, e mbushur dhe përsosmërisht perfekte, të mos dalë shpejt nga moda.

Marrë nga The Economist, përgatiti Gazetasi.al

The post Pse industria e bukurisë po lulëzon appeared first on Gazeta Si.

90% e blerjeve online në Shqipëri, pa faturë. Shteti humb miliona nga informaliteti

21 January 2026 at 11:38

Nga Gazeta ‘SI’ – Konsumatorët në Shqipëri vijojnë të jenë të pambrojtur, ndërkohë që shteti humb miliona lekë në vit nga informaliteti në tregtinë elektronike. Sipas gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), rreth 90% e blerjeve online në vend paguhen me para në dorë, duke krijuar një kanal të gjerë për evazion fiskal.

Porositë online shpesh u dorëzohen klientëve pa asnjë faturë tatimore, pasi shumë prej këtyre “bizneseve online” nuk janë të regjistruara në asnjë institucion shtetëror dhe operojnë plotësisht “në të zezë”.

KLSH konstaton se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk disponon një mekanizëm efikas për monitorimin e faqeve të shitjes online, duke u mjaftuar vetëm me kontrolle sporadike, të cilat nuk prekin thelbin e problemit.

Të dhënat e mbledhura nga KLSH tregojnë se gjatë vitit 2024, nga rreth 382 miliardë lekë të ardhura të mbledhura nga Tatimet, vetëm 323 milionë lekë janë deklaruar nga bizneset online – ose vetëm 0.08% e totalit.

Një tjetër problem serioz që i lë qytetarët tërësisht të brishtë përballë mashtrimeve është mungesa e kontrolleve dhe e kompetencave të Inspektoriatit të Mbikëqyrjes së Tregut, i cili nuk ka tagër të mbyllë faqet online që operojnë pa NIPT.

Këto faqe, të regjistruara kryesisht me domenin “.al”, administrohen nga AKEP, por sipas KLSH-së mungon koordinimi ndërinstitucional mes AKEP-it, Tatimeve dhe institucioneve të tjera përgjegjëse.

Raporti trajton gjithashtu blerjet në platforma ndërkombëtare si Shein, Temu apo AliExpress, ku theksohet se blerësit, por edhe vetë kompanitë, i ndajnë porositë në disa dërgesa për të mos kaluar pragun prej 22 eurosh dhe për të shmangur taksat doganore. Ky fenomen është i vështirë të verifikohet në çdo moment për shkak të volumit të lartë të punës në administratën doganore.

Sipas raportit, Doganat nuk janë të përgatitura për fluksin në rritje të porosive online, ndërkohë që numri i stafit ka mbetur i pandryshuar. Dogana e aeroportit të Rinasit, e vetmja që trajton postën e shpejtë, nuk disponon asnjë skaner për verifikimin e produkteve apo për goditjen e kontrabandës.

Në përfundim, KLSH rekomandon ngritjen e një Task-Force për tregtinë elektronike, ku institucionet të bashkëpunojnë dhe të shkëmbejnë informacion në mënyrë të vazhdueshme: Tatimet të informohen mbi aktivitetin e Postës, Posta të ndjekë të dhënat e Doganave dhe anasjelltas.

Po ashtu, kërkohet që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, të hartojë dhe zbatojë një profil të dedikuar risku për tatimpaguesit që operojnë në tregtinë elektronike, duke e integruar atë në sistemin e analizës së riskut, me qëllim përzgjedhjen sistematike për kontroll të subjekteve që ushtrojnë aktivitet tregtar online.

The post 90% e blerjeve online në Shqipëri, pa faturë. Shteti humb miliona nga informaliteti appeared first on Gazeta Si.

Ngec kredia për banesa: Bankat në vend perceptojnë rrezik në tregun imobiliar

21 January 2026 at 10:46

Nga Gazeta ‘SI’ – Në muajt e fundit të vitit 2025, shqiptarët e patën më të vështirë për të marrë kredi, për shkak të kushteve më të shtrënguara nga bankat tregtare, të paktën në segmentin e asaj për banesa.

Kjo, sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e katërt 2025, ndodhi si pasojë e perceptimit të rrezikut në rritja nga bankat mbi tregun imobiliar. Po ashtu, bankat raportuan se kufizimet uniforme të vendosura nga Banka e Shqipërisë në korrik 2025, mbi raportin e kredisë ndaj vlerës së pasurisë (LTV) dhe raportin e shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave (DSTI) për kreditë e reja për pasuri të paluajtshme, vepruan në kahun shtrëngues të standardeve të kreditimit.

Shtrëngimi i kushteve të kredisë u pasqyrua si kërkesë më e lartë për kolateral në raport me shumën e huasë.

Por, për të njëjtën periudhë, tetor-dhjetor 2025, edhe nga ana e qytetarëve pati një rënie të kërkesës për kredi, si për banesa dhe për konsum. Sipas bankave, kjo tregon një lloj hezitimi mbi zhvillimet e mundshme në tregun e pasurive të patundshme.

Shkalla e miratimit të kredive për individët u raportua më e lartë në tremujorin e fundit. Kjo rritje u ndikua kryesisht nga cilësia e portofolit ekzistues të kredive dhe historiku i marrëdhënieve të kredimarrësve me bankat.

Në tremujorin e parë të vitit 2026, bankat presin që kërkesa për kredi të rritet, si për kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe për kreditë konsumatore.

The post Ngec kredia për banesa: Bankat në vend perceptojnë rrezik në tregun imobiliar appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Politika po tenton të kontrollojë Bankat Qendrore kudo në botë…

20 January 2026 at 14:19

Ideja se bankat qendrore duhet të kenë një pavarësi të caktuar është po aq e vjetër sa edhe vetë banka qendrore. “Dua që banka të jetë mjaftueshëm në duart e qeverisë, por jo shumë,” mendoi Napoleon Bonaparte në vitin 1806 për Bankën e Francës, e krijuar atëherë.

Provoni t’ia thoni këtë Presidentit Donald Trump. Ai ka kaluar vitin e kaluar duke shtyrë Rezervën Federale (banka qendrore e SHBA) që të ulë normat e interesit më shpejt. Fushata u intensifikua më 11 janar, kur Jerome Powell, kreu i Fed, tha se Departamenti i Drejtësisë kishte dorëzuar thirrje ligjore bankës qendrore.Powell tha se tani rrezikohet me një aktpadi penale lidhur me një konflikt të gjatë mbi koston e riparimit të selisë së bankës qendrore.

Veprimet e administratës Trump janë sulmi më i dukshëm ndaj pavarësisë së bankave qendrore në dekada, pjesërisht sepse Fed është banka qendrore më e rëndësishme. Por jo vetëm në Amerikë politikanët po ndërhyjnë në politikën monetare. Në mbarë botën, një marrëveshje dekadash e cila, në përgjithësi, ka sjellë inflacion më të ulët dhe stabilitet më të madh ekonomik, nuk mund të merret më si e garantuar.

Versioni modern i pavarësisë së bankave qendrore u shfaq pas Luftës së Dytë Botërore. “Marrëveshja Thesari-Fed” e vitit 1951 liroi bankën qendrore të Amerikës nga detyrimi për të mbajtur të ulur kostot e huamarrjes së qeverisë, siç kishte bërë gjatë luftës. Në Gjermani, Bundesbank-u mori lirinë për të mbajtur inflacionin nën kontroll dhe për të shmangur përsëritjen e devalvimit të monedhës Weimar në vitet 1920. Suksesi i saj relativ gjatë viteve 1970 e bëri atë model për pjesën tjetër të kontinentit.

Lëvizja fitoi terren në vitet 1980, ndërsa hulumtimet teorike dhe empirike forcuan argumentin për pavarësinë. Politikanët, thuhet, tundohen nga politika monetare vetëshkatërruese në kërkim të punësimit të lartë, për të zvogëluar borxhet dhe për të fituar zgjedhje. Objektivat si punësimi i plotë dhe kostoja e ulët e huamarrjes, të cilat i bëjnë të gjithë më mirë, janë më të lehta për t’u arritur nëse politika i delegohet një bankieri konservator qendror, ndoshta edhe një “të çmendur obsesiv pas inflacionit”.

Rezultati ka qenë një triumf i ekonomisë së aplikuar. Ndërsa pavarësia rritej, inflacioni binte. Ekonomistët festuan një “moderim të madh”, ku recesionet bëheshin më të rralla. Recesioni i madh pas krizës financiare globale të viteve 2007-09 ishte i vështirë për t’u fajësuar tek politika monetare. Ai i shkurtër gjatë pandemisë nuk kishte lidhje me të. Ndalimi i bankave qendrore të pavarura nga vendet e pasura ka transformuar tregjet në zhvillim. Në vitet 1990, diferenca mes inflacionit vjetor në ekonomitë e varfra dhe të pasura ishte 6.2 pikë përqindjeje. Në vitet 2020, ajo është 1.4 pikë.

Ky triumf tani është në rrezik. Shumë qeveri të botës së pasur janë bërë kaq të varura nga borxhet dhe kaq të mësuara me deficitin, sa efekti i politikës monetare mbi buxhetet e tyre është bërë i madh. Nëse ato tërheqin pavarësinë e bankës qendrore, ajo do të ketë vështirësi për të mbijetuar në tregjet në zhvillim, ku nuk ka rrënjë të thella.

Trump nuk është i vetmi populist në pushtet me pikëpamje të forta mbi politikën monetare. Takaichi Sanae, kryeministre e Japonisë që nga tetori, më parë kishte kritikuar rritjet e normave të interesit si “budallallëk”. Tregjet e obligacioneve u lëkundën ndjeshëm pas emërimit të saj. Megjithëse Banka e Japonisë ka pavarësi formale, ajo që qeveria mendon për politikën monetare ka rëndësi. Në vitet 2010, përpjekja e Abe Shinzo, kryeministër atëherë, për të ndalur deflacionin e ngulitur përfshinte një marrëveshje me bankën, që zgjeronte ndjeshëm stimulimin monetar jo-konvencional.

Kjo rezultoi të ishte politika e duhur në një kohë të çmimeve në rënie. Sot, Japonia përballet me problemin e kundërt. Në dhjetor, shqetësimet për inflacionin çuan bankën qendrore të rrisë normat në nivelin më të lartë në 30 vjet. Megjithëse retorika e zonjës Takaichi është zbutur në detyrë, politika fiskale dhe monetare tani janë në kundërshtim. Borxhi neto i Japonisë është 130% e GDP-së, kështu që rritje të tjera të normave të interesit do të shtrydhin shpejt buxhetin e qeverisë, duke kërkuar shtrëngim fiskal, jo lehtësim.

Në vende të tjera, populistët monetarë nuk janë në pushtet, por presin në pritje. Në Britani, të dy grupet populiste, e djathta Reform UK që kryeson sondazhet dhe e majta Greens, kundërshtojnë faturën e lartë të interesit të qeverisë. Sepse Banka e Anglisë bleu shumë obligacione gjatë krizës financiare, një pjesë e madhe e kësaj fature tani kalon përmes bilancit të saj. Blerjet e obligacioneve u paguan me krijimin e parave të reja, në efekt, depozita të reja tek banka qendrore. Interesi i paguar mbi këto “rezerva” është rritur ndjeshëm.

Shfuqizimi i interesit mbi rezervat, do të ishte në efekt një taksë mbi huadhënësit, duke i privuar ata nga të ardhurat, ndërsa ata mbeten përgjegjës për interesin mbi depozitat. Kjo do të kthente bankën qendrore në një makinë parash për qeverinë, e cila mund të kërkonte më shumë blerje obligacionesh për të ulur kostot e përgjithshme të interesit. Kjo mund të mos ishte problem nëse “Old Lady” (Banka e Anglisë) do të ruante pavarësinë e saj. Megjithatë, të djathtët thoNë se “gjithçka duhet të jetë për debat” kur vjen puna tek banka qendrore, përfshirë mbikëqyrjen qeveritare të vendimeve për normat e interesit.

Zona e euros përballet me një kërcënim të ngjashëm. Pavarësia e Bankës Qendrore Europiane (BQE) është e garantuar me traktat, duke e bërë atë më të izoluar nga politika se çdo bankë qendrore tjetër e madhe. Edhe pse borxhet e përgjithshme të zonës së euros, 88% e GDP-së, janë më shumë ose më pak të menaxhueshme, parashikohet të rriten ndërsa qeveritë shpenzojnë për mbrojtje dhe për shoqëri të shpejtë që plaken, duke u përballur me populistët që kundërshtojnë çdo prerje buxheti.

Kjo rrit rrezikun e një krize tjetër borxhi ku BQE duhet të mbështesë qeveritë më të ngarkuara me borxhe. Banka qendrore ka luajtur tashmë këtë rol në vitet 2010 dhe përsëri gjatë pandemisë. Në vitet 2010, ajo ecën mbi një vijë të hollë, duke garantuar se do të bënte “çfarëdo që të nevojitej” për të ruajtur euron, ndërsa ruante mjaftueshëm ndikim për të detyruar qeveritë të rregullojnë buxhetet e tyre. Inflacioni i ulët në fillim të pandemisë i lejoi ECB-së të justifikonte ndërhyrjet në tregun e obligacioneve si stimuj ekonomikë të domosdoshëm; rastësisht, kjo favorizoi vendet më të varura nga borxhi.

 
Në botën e sotme me inflacion, mbështetja e vendeve të ngarkuara me borxhe është më e vështirë për t’u justifikuar. Kjo mund të rrisë ndikimin e bankës qendrore mbi shtetet e pakujdesshme, sidomos sepse nacionalistët në Evropën veriore do të donin më pak shtypje parash, jo më shumë. Nga ana tjetër, vendi më problematik tani është Franca, me borxhe mbi 115% të GDP-së dhe një deficit vjetor prej 5% të GDP-së. Madhësia e madhe e ekonomisë franceze, si ajo e Italisë, një tjetër borxhli i madh, do ta bënte atë një kundërshtar të fuqishëm në lojën e “chicken”. “Nuk do të mund të shmangim një diskutim me BQE për borxhin francez,” i tha The Economist vitin e kaluar Jordan Bardella, një favorit presidencial nga ekstremi i djathtë National Rally. Minimalisht, banka do të ishte kapur në mes të një tjetër përplasjeje politike.

Në vendet në zhvillim, rasti kryesor i fundit i regresit ka qenë Indonezia. Qeveria e saj nuk është në borxhe, por po grabit bilancin e bankës qendrore gjithsesi. Në shtator, Banka e Indonezisë njoftoi se kishte rënë dakord të “ndante barrën” e financimit të projekteve të preferuara të qeverisë, duke rritur interesin që paguan mbi depozitat e ministrisë së financave. Banka ka blerë gjithashtu obligacione qeveritare nga e para dhe zotëron rreth një të katërtën e stokut në rupi Në vendet e pa-reformuara si Ghana, Turqia dhe Nigeria, bankierët qendrorë kanë përballuar ndjekje penale ose probleme të tjera ligjore në vitet e fundit.

Fakti që edhe Powell ndodhet në një situatë të ngjashme tregon se si është përkeqësuar situata në SHBA. Edhe një kundërpërpjekje e suksesshme, e cila filloi me videon e guximshme të kryetarit të Fed që denonconte hetimin mbi riparimet, mund të sjellë vetëm një lehtësim të përkohshëm. Trump do të emërojë së shpejti një zëvendësues për Powell, i cili përfundon mandatin në maj. Një nga favoritët është Kevin Hassett. Ai ka aftësi serioze ekonomike, por është anëtar i ekipit të Trump. Edhe nëse presidenti zgjedh një teknokrat të vërtetë, perspektiva e ndëshkimeve personale si ato ndaj Powell duhet të trondisë politikanët monetarë. Po ashtu një vendim i Gjykatës Supreme për të lejuar presidentin të shkarkojë Lisa Cook, një guvernatore të Fed të akuzuar për parregullsi në dokumente të mëparshme të kredive hipotekore (të cilat ajo i mohon), do të ishte po aq shqetësues. Gjyqtarët do tëdëgjojnë argumentet në këtë rast më 21 janar.

Ndoshta të gjithë këta do të trembin tregjet e obligacioneve. Megjithatë, yield-i i thesarit amerikan me afat 10-vjeçar është më shumë ose më pak i njëjtë me atë që ishte para se Powell të fliste. Kjo mund të reflektojë guximin e tij të ri dhe miqtë e tij më të zëshëm. Disa senatorë republikanë kanë thënë se do të bllokojnë emërimet e Trump në Fed deri sa çështja ndaj Powell të zgjidhet. Trump mohoi nxitjen e hetimit.

Një shpjegim tjetër për qetësinë e tregjeve është politika e dhimbshme e inflacionit. Një argument kundër nevojës për banka qendrore të pavarura është se inflacioni zemëron votuesit si pak gjëra të tjera. Jimmy Carter e pagoi çmimin në 1980, ashtu si Kamala Harris në 2024.

“Kriza e përballueshmërisë” mbetet një makth i përhershëm për qeveritë. Një gjë që po ndalon zonjën Takaichi të ndërhyjë më shumë duket se është se politika monetare më e lirë do të dobësonte jenin, gjë e papëlqyeshme nga publiku i lodhur nga importet e shtrenjta. Ndoshta. Por mbështetja tek vetëpërmbajtja e politikanëve është një bast i madh. Të qëndrosh tek bankat qendrore të pavarura, të cilat kanë treguar herë pas here se janë kompetente, është padyshim basti më i sigurt./TheEconomist

The post Politika po tenton të kontrollojë Bankat Qendrore kudo në botë… appeared first on Gazeta Si.

Kërcënimet e Donald Trump fundosin bursat dhe rrisin çmimin e arit

20 January 2026 at 13:25

Kërcënimet e Donald Trump ndaj Europës për kontrollin e Groenlandës kanë zhytur bursat.

Të martën e 20 janarit, aksionet e S&P 500 ranë 112 pikë, ose 1.61%, Nasdaq 100  humbi 505.25 pikë, ose 1.97%, dhe Dow Jones ra 728 pikë, ose 1.47%. Aksionet europiane matur nga Stoxx Europe 600 ranë me 1.4%.

Dollari u dobësua përballë valutave kryesore dhe euro u rrit me 0.7%, jeni japonez me 0.2% dhe paundi britanik me 0.4%.

Tronditjen e ndjenë edhe monedhat virtuale, me Bitcoin që ra me 2.1% në vlerën e 90.99 mijë dollarëve dhe Ether me 3.6% në 3 mijë dollarë.

Nga ana tjetër, asetet e sigurta si Ari u rritën fort, 1.3%, duke prekur çmimin e 4.732 dollarë për onz dhe nafta Brent u rrit me 0.2% në 64 dollarë për fuçi.

Trump njoftoi të shtunën se tarifat shtesë 10% mbi importet do të hynin në fuqi më 1 shkurt për mallrat nga Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Holanda, Finlanda dhe Britania e Madhe, të gjitha vendet që tashmë janë subjekt i tarifave të vendosura nga SHBA-ja.

Tarifat do të rriteshin në 25% më 1 qershor dhe do të vazhdonin deri në arritjen e një marrëveshjeje për blerjen e Grenlandës nga SHBA-ja, shkroi Trump në një postim në Truth Social. Liderët e Grenlandës, një territor autonom i Danimarkës, dhe Danimarka kanë insistuar se ishulli nuk është për shitje.

The post Kërcënimet e Donald Trump fundosin bursat dhe rrisin çmimin e arit appeared first on Gazeta Si.

Shqiptarët punojnë me AI/ Vendi që e përdor Inteligjencën Artificiale më shumë për punë

20 January 2026 at 11:33

Nga Gazeta ‘SI’ – Shqiptarët po e përdorin Inteligjencën Artificiale (AI) si një pjesë të rëndësishme të punës së tyre, duke u renditur të parët në Europës.

Sipas një raporti të fundit nga Anthropic, kompania mëmë e Claude.ai, Shqipëria ka normën më të lartë të përdorimit të AI-së për qëllime profesionale, mbi 50%, edhe pse numri total i përdoruesve është më i vogël se në vendet e tjera. Trendi është i njëjtë edhe për vendet e tjera të Ballkanit, të cilat renditen poshtë Shqipërisë.

Analiza thekson se të dhënat e nxjerra nga përdoruesit tregojnë se vendet më të ardhura më të ulëta, ku është edhe Shqipëria, e përdorin kryesisht AI-në për detyra dhe punë, ndërsa në vendet e pasura përdoret për argëtim dhe interesa personale. E njëjta gjë ndodh edhe në shkolla.

Sipas studimit, përdoruesit më të arsimuar përfitojnë më shumë në aspektin e produktivitetit nga Claude, pasi janë në gjendje t’i japin chatbot-it udhëzime më të sofistikuara dhe të marrin përgjigje më cilësore.

Shtetet e Bashkuara, India, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Koreja e Jugut janë vendet ku Claude përdoret më shumë, me numrin më të lartë të përdoruesve total.

Këto të dhëna, tregojnë se vendet më të pasura kanë më shumë gjasa ta adoptojnë inteligjencën artificiale, ndërsa nuk ka ende prova se vendet me të ardhura më të ulëta po arrijnë të kapin hapin.

“Nëse përfitimet e produktivitetit materializohen në vendet që e kanë adoptuar herët këtë teknologji, mund të shohim një divergjencë të standardeve të jetesës”, tha për Financial Times Peter McCrory, drejtuesi i ekonomisë në Anthropic.

Ky studim i shtohet një trupi gjithnjë e më të madh të dhënash nga kompanitë e teknologjisë, të cilat tregojnë një ndarje globale në ritmet e adoptimit të AI-së, ku përfitimet në produktivitet dhe aplikimet në punë janë të përqendruara kryesisht në vendet e zhvilluara dhe më të pasura.

Sipas vlerësimeve të Anthropic, inteligjenca artificiale mund t’i shtojë 1-2 pikë përqindjeje rritjes vjetore të produktivitetit të punës në SHBA gjatë dekadës së ardhshme, me përfitimet më të mëdha në punë komplekse dhe intensive në njohuri.

Studimi sugjeron gjithashtu se rreth gjysma e vendeve të punës mund ta përdorin AI-në për të paktën një të katërtën e detyrave, nga 36 për qind që ishte kjo shifër një vit më parë.

Raporti shton se përdoruesit në vendet me të ardhura më të larta mund të kenë më shumë burime të tjera, si kohë e lirë dhe akses i vazhdueshëm në internet, të cilat mundësojnë edhe përdorime personale jo thelbësore.

Studimi analizon një mostër rastësore prej 1 milion bisedash nga versionet falas dhe me pagesë të Claude.ai, të dhëna nga konsumatorët, si dhe 1 milion transkripte bisedash nga përdorimi i Claude në ndërmarrje, gjatë muajit nëntor.

Këto gjetje përputhen me përfundime të ngjashme nga Microsoft. Presidenti i kompanisë, Brad Smith, i tha Financial Times se “nëse nuk adresojmë një ndarje në rritje të AI-së, ka shumë gjasa që ajo të ruajë dhe të zgjerojë hendekun e madh ekonomik midis veriut dhe jugut”.

The post Shqiptarët punojnë me AI/ Vendi që e përdor Inteligjencën Artificiale më shumë për punë appeared first on Gazeta Si.

BE i kërkon Kosovës të miratojë fjalorin ‘woke’ – Kundërshtime të forta nga e djathta europiane

20 January 2026 at 10:56

Brukseli i ka dërguar një dokument qeverisë së Kosovës, në të cilin i kërkohet miratimi i një fjalori të ashtuquajtur “woke”, me qëllim ndjeshmërinë më të lartë ndaj grupeve të papërfaqësuara të shoqërisë. Një diktat i mirëfilltë, duke pasur parasysh se anëtarësimi në Bashkimin Europian është në lojë. Kështu, terma si “bashkëshort dhe bashkëshorte”, “burrë”, “atdhe” nuk duhet të përdoren më. Në vend të tyre, sugjerohen alternativa më “përfshirëse”. Kulmi i mungesës së arsyes së shëndoshë.

Megjithatë, jo të gjithë po heshtin.

Reagimi i Fratelli d’Italia (FdI) dhe i grupit ECR – Konservatorët Europianë ishte i menjëhershëm.

“Është agjendë e ideologjisë ëoke e maskuar si institucion. Siç raporton Il Giornale, një dokument u kërkon vendeve që synojnë anëtarësimin në BE të heqin dorë nga terma si ‘bashkëshort dhe bashkëshorte’, ‘babë dhe nënë’, ‘zonja dhe zotërinj’, ‘atdhe’”, deklaroi Carlo Fidanza, kreu i delegacionit të partisë së Giorgia Melonit në Parlamentin Europian.

“Me pak fjalë, leksiku ‘woke’ bëhet i detyrueshëm, me bekimin e Kombeve të Bashkuara. Dhe përmes një projekti që kushton 1.5 milionë euro, ‘Gender Equality Facility’, i financuar, sigurisht, nga qytetarët europianë. Një çmenduri e tillë është thjesht e padurueshme”, u shpreh ai.

Lajmi po ngjall debat të gjerë në rrjet dhe kritikat ndaj Brukselit janë të shumta.

Qendra e djathtë e cilësoi këtë si një plan shkatërrues. Edhe Mateo Renzi u shpreh i tronditur duke kërkuar me ngulm kthimin e kësaj nisme.

Në rrjetet sociale, reagimet e qytetarëve kanë qenë të shumta. Disa shprehin indinjatë për përdorimin e fondeve publike, ndërsa të tjerë theksojnë se edhe pa nisma të tilla zyrtare, në shumë administrata publike europiane tashmë është futur gjuha gjithëpërfshirëse dhe ideologjia “woke”.

Polemikat nuk janë kufizuar vetëm në vendet anëtare të BE-së. Kritika kanë ardhur edhe nga Britania e Madhe, ku është ngritur shqetësimi për përpjekjet për të hequr nga përdorimi terma që lidhen me gjininë, si zëvendësimi i shprehjes gjuha e mëmës me gjuhë e origjinës.

Etimologë britanikë kanë kritikuar ashpër Bashkimin Europian dhe Kombet e Bashkuara, duke paralajmëruar se drafti në fjalë rrezikon të fshijë një pjesë të historisë dhe trashëgimisë kulturore të vendeve, e cila është ndërtuar përmes këtyre fjalëve ndër shekuj.

Deputeti konservator Chris Philp ka deklaruar se është qesharake që BE-ja fokusohet në çështje të tilla, në një kohë kur Europa përballet me kërcënime serioze të sigurisë, krizën e çmimeve dhe dhjetëra probleme të tjera madhore.

Me pak fjalë, polemikat sapo kanë nisur.

The post BE i kërkon Kosovës të miratojë fjalorin ‘woke’ – Kundërshtime të forta nga e djathta europiane appeared first on Gazeta Si.

Financimi shtetëror i startup-eve: Rrezik korrupsioni dhe një model larg Europës

19 January 2026 at 14:51

Nga Gazeta ‘SI’ – Vendimi i fundit i qeverisë për zgjerimin e mbështetjes ndaj startup-eve dhe scaleup-eve, duke përfshirë edhe investimin e drejtpërdrejtë të shtetit në kapitalin e kompanive, paraqitet si hap drejt inovacionit. Në praktikë, megjithatë, ky model ngre shqetësime serioze për mënyrën se si shteti po zgjeron rolin e tij në treg.

Rreziku kryesor është korrupsioni dhe kapja e vendimmarrjes. Kur fondet publike përdoren për të hyrë drejtpërdrejt në kapitalin e bizneseve private, pa struktura të pavarura investimi dhe pa filtra realë tregu, rritet ndjeshëm mundësia e favorizimeve, klientelizmit dhe ndarjes selektive të fondeve. Përvoja shqiptare me fondet publike tregon se deklaratat formale të konfliktit të interesit nuk mjaftojnë për të garantuar integritetin e procesit.

Një tjetër problem i rëndësishëm është mungesa e një strategjie të qartë daljeje të shtetit nga kapitali. Pa afate të përcaktuara dhe pa rregulla për shitjen e aksioneve, shteti rrezikon të mbetet për një kohë të pacaktuar brenda kompanive, duke ndikuar drejtpërdrejt në vendimmarrjen e tyre dhe duke dekurajuar investitorët privatë.

Po aq problematik është fakti se ky model mund të zëvendësojë kapitalin privat, në vend që ta plotësojë atë. Bizneset orientohen drejt fondeve publike, ndërsa investitorët e tregut tërhiqen përballë një shteti që ofron kushte më të buta dhe merr rrezik që normalisht i takon tregut. Rezultati është deformim i konkurrencës dhe varësi nga buxheti publik.

Edhe monitorimi i projekteve mbetet i kufizuar dhe formal. Vlerësimi i ndikimit për një periudhë të shkurtër pas përfundimit të projekteve nuk pasqyron suksesin real të inovacionit, por vetëm përmbushjen administrative të kritereve, një praktikë e njohur në shumë skema publike shqiptare.

Europa: shteti si lehtësues, jo si shpërndarës pushteti

Në vendet e Bashkimit Europian, mbështetja për startup-et dhe scale-up-et ndjek një logjikë tjetër. Shteti rrallë vepron si investitor i drejtpërdrejtë. Fondet publike kanalizohen përmes strukturave të pavarura profesionale, shpesh në bashkë-investim me kapital privat dhe me rregulla të qarta daljeje.

Në Francë, Gjermani apo Mbretërinë e Bashkuar, investimet publike synojnë të mbushin boshllëqet e tregut, jo të zgjedhin fituesit. Vendimmarrja është teknike, jo administrative, dhe ndikimi politik minimizohet përmes transparencës dhe përgjegjshmërisë së lartë.

Dallimi thelbësor

Ndryshe nga modeli europian, qasja e ndjekur nga qeveria shqiptare rrezikon të kthejë mbështetjen për inovacionin në një instrument pushteti dhe korrupsioni, jo në një mekanizëm zhvillimi. Kur shteti merr rolin e investitorit pa garanci reale pavarësie dhe kontrolli, inovacioni humbet dhe rreziku paguhet nga taksapaguesit.

Pa korrigjime thelbësore, ky model rrezikon të prodhojë pak inovacion dhe shumë favore.

The post Financimi shtetëror i startup-eve: Rrezik korrupsioni dhe një model larg Europës appeared first on Gazeta Si.

Rasti ‘Durana’/ Si funksionojnë parqet teknologjike në botë dhe miliardat e humbura për shqiptarët

19 January 2026 at 14:37

Nga Gazeta ‘SI’ – Durana është i vetmi, unik, park teknologjik që ekziston në botë pa taksa dhe pa kërkesë llogarie, që i ka shkaktuar shtetit dëme të mëdha financiare pa sjellë asnjë përfitim. Përkundrazi Durana u bë streha e kompanive që figuronin virualisht aty vetëm të përfituar nga shmangia e taksave, duke e kthyer në një “parajsë fiskale”. Disa nga këto kompani rezultojnë të lidhura ngushtë me me kontigjentë në kërkim si Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, protagonistë të skandalit në AKSHI.

Precedenti Durana nuk gjendet në asnjë vend të Europës perëndimore, ku nuk ekzistojnë parqet teknologjike pa taksa dhe mbi të gjitha pa prezencë fizike por vetëm aktivitet virtual. Legjislacioni europian, kërkon që bizneset të jenë të regjistruar fizikisht në kuadër të strategjisë së tyre “anti-guaskë”, pra kompanitë fantazmë, me aktivitet të dyshimtë. Edhe në rastet e regjistrimit si nomadë digjitalë (rasti i Lituanisë që njeh residencën digjitale) është i detyruar të ketë sërish një adresë fizike aktiviteti dhe person kontakti. Specifikisht, direktiva Unshell” (ATAD 3) e BE-së thekson se “nëse një kompani nuk provon se ka aktivitet brenda zonës së lirë ekonomike, ajo humbet të drejtën e lehtësirave tatimore”.

Europës nuk i pëlqen as idea “no tax”, dhe asnjë park teknologjik në Perëndim nuk operon nën një regjim të lirë fiskal. Vendet e zhvilluara të kontinentit mund të ofrojnë lehtësime si norma fikse tatimi apo rimbursim të pjesshëm në raste humbjeje (rasti i Danimarkës dhe Gjermanisë) apo grante për kompanitë e teknologjisë (Suedia).

Vendi ku është projektuar “Durana Park”, Xhafzotaj Durrës

Raste të ngjashme me atë Durana park në Durrës vijnë nga Bjellorusia dhe Moldavia.

Parku HTP i Bjellorusisë, që është quajtur “Silicon Valley” i Europës, ofron incentiva fiskale për bizneset rezidente të parkut si p.sh 0% tatim mbi fitim, TVSH dhe taksë prone. Për tatimin mbi pagën e punonjësve, bizneset paguajnë një normë fikse prej 9%, pavarësisht pagave të larta.  Parku teknologjik i Moldavisë është subjekt i vetëm një takse. Bizneset që shtrijnë aktivitetin e tyre pjesë e MITP, taksohen 7% vetëm mbi të ardhurat totale.

Por, këto dy parqe të inovacionit dhe shkencës, ia kthejnë “borxhin” ekonomive vendase. Në rastin e HTP-së në Bjellorusi, parku kontribuon në 3% të PBB-së së ekonomisë atje dhe i shton vendit një qarkullim prej 667.6 milionë rublash ose rreth 240 mln euro në vit nëpërmjet shërbimeve dytësore dhe taksave jo direkte. Parku i Moldavisë, sipas shifrave nga institucionet moldave, në vitin 2024 kreu 770 mln euro shitje dhe nga tatimi 7%, i dha mbrapsht shtetit 54 mln euro.

Turqia, mëmë e 90 parqeve teknologjike në vend, ashtu si Shqipëria ofron një regjim “no tax” për kompanitë aty. Sipas legjislacionit turk, kompanitë në zonat e lira fiskale nuk do të paguajnë për një periudhë të caktuar asnjë taksë mbi tatim-fitimin, as TVSH, as tatim mbi pagat.

Por parku turk nuk është “fushe me lule”.

Kompanitë që operojnë aty janë të detyruara të ndjekin detyrat e caktuara nga shteti. Detyra kryesore është që çdo muaj të raportojnë përparimin e bërë në inovacion dhe kërkim-zhvillim, si dhe të raportojnë shpenzimet e të ardhurat.

Një detyrim tjetër i madh për kompanitë në Turqi, kur të ardhurat e tyre të përjashtuara nga taksat tejkalojnë 1 mln lira në vit, rreth 20 mijë euro, është të investojnë 2% të këtyre të ardhurave në një fond kapitali sipërmarrës (venture capital) të krijuar në Turqi ose në një startup të themeluar në një nga qendrat e zhvillimit në Turqi.  Stafi duhet të regjistrojë të paktën 90 orë pune në muaj në park. Nëse këto kritere nuk plotësohen, kompanitë e humbin privilegjin e përjashtimit nga taksat.

Dobishmëria e këtyre parqeve në ekonominë e një vendi do kohë për t’u provuar dhe përjashtimet fiskale nuk mbështeten nga organizatat kombëtare.

No Tax Zone: Pro dhe Kundër

Sipas një analize nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ndonëse mbështetja nga qeveria është e rëndësishme për zhvillimin e parqeve teknologjike, ajo nuk është e domosdoshme.

OKB ngre dy pyetje kur të vendoset financimi i parqeve apo lehtësimi fiskal i tyre (të dyja nuk mund të ndodhin).

Cili është qëllimi kryesor i krijimit të parkut?

A është parku mënya më efektive për ta arritur qëllimin e vendosur?

Organizata argumenton se qeveritë mund të incentivojnë këto parqe kur janë ato kthene në kontribuues me rëndësi të insutrisë së shkencës dhe inovacionit në vend, apo kur sjellin përfitime reale në ekonominë kombëtare apo lokale.

“Do të ishte gabim që fondet publike të përdoren vetëm për të përfituar pak kompani brenda parkut ose për të mbrojtur interesa të ngushta”, theksojnë ekspertët e OKB-së.

Madje, organizata argumeton se hapja e parqeve teknologjike nuk është gjithmonë e dobishme ë krijimin e inovacionit, sepse inovacioni nuk është linear, siç e krijojnë bizneset në park, por ai nxitet nga nevojat e tregut dhe klientëve.

Rasti Durana

Durana Park është parku i parë teknologjik në Shqipëri, që ka nisur punën në fillim të vitit 2025. Ndonëse adresa e parkut është në Xhafzotaj të Durrësit, atje nuk ka një godinë dhe kompanitë që janë bërë “rezidente” të saj, punojnë nga zyrat e tyre, por përfitojnë të gjitha benefitet e parashikuara nga ligji.

Një vit nga krijimi, 53 kompani janë bërë pjesë e parkut Durana, duke jetuar praktikisht në një “parajsë fiskale” ku nuk i paguajnë shtetit shqiptar asnjë taksë, nga tatimi mbi fitimin, TVSH-ja, taksat doganore, taksat e infrastrukturës dhe pronën, pagat e personelit dhe madje përfitojnë rimbursim nga shteti për trajnimin e punonjësve. Kjo do të zgjasë 15 vite.

Lista e kompanive pjesë e Durana Park

Në thelb, detyra e Duranës është zhvillimi i kërkim-zhvillimit, krijimi i rrjeteve të bashkëpunimit dhe kthimi i Shqipërisë në një qendër rajonale të inovacionit dhe më vonë dhe krijimi i qendrave të të dhënave (Big Data) e robotika.

Deri tani, nuk është i qartë progresi që këto kompani kanë bërë, por janë të qarta se çfarë ka humbur shqipëria.

Sa para kanë humbur shqiptarët nga parku Durana

Në një përllogaritje, bazuar në parashikimet e qeverisë, deri më tani buxheti i shtetit ka humbur

Fillimisht, Këshilli Shqiptar i Investimeve, përgjegjëse për operimin e Durana, parashikon 30 mln lekë për promovimin e projektit,për 3 vitet e para, mesatarisht 10 mln lekë, për vitin e parë. shpenzimet operative për vitin e parë, parashikohen 65.118 lekë, në mungesë të godinës dhe faturave të lidhura me të.

Parashikimet në plan-projektin e Durana, ku mbështeten përllogaritjet e Gazetasi.al.

Durana parashikon që vitin e parë ka 350 të punësuar me një pagë mestare 250 mijë lekë në muaj dhe duke qenë se për këto paga nuk mbahet tatim dhe kontributet i paguan shteti, ky i fundit humb rreth 394 mln lekë të tjera.

Në projeksionet e ministrisë së Ekonomisë, pas 15 vitesh përjashtimi, Durana do të paguajë 471 mln lekë tatim-fitimi për 5 vite dhe sipas përllogaritjeve, vitin e parë shteti ka humbur 94.2 mln lek. Për 14 vitet e ardhshme këto humbje do të katërmbëdhjetëfishohen. Bazuar në të dhënat për taksën e pronës dhe pastrimit, arka e shtetit humb përafërsisht 540 mln lekë në vit.

Në total arka e shtetit ka humbur rreth 1 mld lekë vetëm vitin e parë të Durana park, nga përjashtimet fiskale.

Parashikimet në plan-projektin e Durana, ku mbështeten përllogaritjet e Gazetasi.al.

The post Rasti ‘Durana’/ Si funksionojnë parqet teknologjike në botë dhe miliardat e humbura për shqiptarët appeared first on Gazeta Si.

Udhëzuesi për fermerët/ Si të ‘vilet’ 10% i rimbursimit të TVSH-së

19 January 2026 at 12:19

Nga Gazeta ‘SI’ – Administrata Tatimore ka detajuar skemën e re të mbështetjes për prodhuesit vendas, ku fermerët mund të përfitojnë një rimbursim prej 10% mbi vlerën e produkteve të tyre. Ky proces, i cili synon të lehtësojë kostot e inputeve bujqësore, kalon përmes një procedure specifike dokumentimi të njohur si autofaturimi.

Si funksionon autofaturimi?

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron se barra e dokumentimit bie mbi blerësin e regjistruar për TVSH-në (siç janë grumbulluesit, përpunuesit ose agroturizmet e certifikuara). Ky i fundit lëshon një autofaturë në emër të fermerit për mallrat ose shërbimet e blera.

Në këtë faturë duhet të shënohet domosdoshmërisht NIPT-i i fermerit dhe të gjithë elementet e tjera ligjore. Kjo vlerë fature shërben më pas si bazë për llogaritjen e kompensimit prej 10%.

Për të qenë pjesë e kësaj skeme, prodhuesit bujqësorë duhet të përmbushin katër kritere kyçe; Qarkullimi vjetor nuk duhet të kalojë kufirin minimal të regjistrimit të TVSH-së. Produktet ose shërbimet duhet të jenë rezultat i drejtpërdrejtë i punës së tyre bujqësore. Mallrat duhet t’u shiten personave të tatueshëm që nuk bëjnë pjesë vetë në skemat e kompensimit. Fermeri duhet të jetë i pajisur me NIPT, por pa pasur detyrim për deklarim periodik të TVSH-së.

Kompensimi llogaritet mbi bazën e vlerës totale të furnizimeve për një periudhë 6-mujore. Për të arkëtuar paratë, fermeri duhet të dorëzojë kërkesën elektronikisht ose me postë pranë Tatimeve, duke bashkëngjitur kopjen e faturave të lëshuara nga blerësi (autofaturat) dhe  numrin e llogarisë bankare.

Kalendari i aplikimeve për vitin 2026 ndahet në dy periudha, Janar-Qershor 2026: Aplikimi bëhet deri më 31 dhjetor 2026. Për periudhën Korrik-Dhjetor 2026: Aplikimi bëhet deri më 30 qershor 2027.

Sipas rregullores, administrata tatimore është e detyruar të kryejë kalimin e fondeve në llogarinë e fermerit brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.

The post Udhëzuesi për fermerët/ Si të ‘vilet’ 10% i rimbursimit të TVSH-së appeared first on Gazeta Si.

Qeveria si aksioner tek Startup-et: Mbështetje dhe për bizneset e konsoliduara

19 January 2026 at 12:03

Nga Gazeta ‘SI’ – Një vendim i ri i ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, zgjeron mbështetjen për bizneset e llojeve start-up, duke përfshirë për herë të parë konceptin e “Scaleup-eve”.

Sipas dokumentit, tashmë ndihmë nga shteti do të përfitojnë edhe scale-up, bizneset e zhvilluara dhe të konsoliduara në treg.

Ndryshe nga rregullat e mëparshme të vitit 2024 të cilat shfuqizohen, vendimi i ri specifikon se shteti nuk do të ofrojë vetëm grante klasike. Instrumentet e reja financiare përfshijnë financimin me kapital (equity) ku shteti mund të investojë drejtpërdrejt në kapitalin e kompanive.

Mekanizmat e lehtësimit të rrezikut: Skema që mbrojnë sipërmarrësit nga dështimet e mundshme në inovacion dhe masa teknike si ofrimi i aksesit në laboratorë, infrastrukturë kërkimore dhe konsulencë ligjore apo financiare falas.

Një risi tjetër është monitorimi dhe Agjencia përgjegjëse do të ndjekë zbatimin e projekteve deri në 12 muaj pas përfundimit të tyre për të vlerësuar ndikimin real në ekonomi.

Për të shmangur abuzimet, qeveria parashikon ngritjen e një Komisioni për vlerësim dhe ankimin, ku anëtarët duhet të plotësojnë kritere të larta profesionale, përfshirë të paktën 10 vite përvojë pune për përfaqësuesit nga bota akademike dhe ekosistemi i startup-eve. Gjithashtu, çdo anëtar është i detyruar të nënshkruajë deklaratën e konfliktit të interesit përpara çdo procesi vlerësimi.

Për të garantuar transparencë, i gjithë procesi i aplikimit do të kryhet përmes portalit e-Albania. Afatet për thirrjet publike do të jenë të qarta, duke zgjatur nga 10 deri në 30 ditë pune.

Ky vendim hyn në fuqi më datë 22 janar 2026, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve në ligjin bazë për startup-et

The post Qeveria si aksioner tek Startup-et: Mbështetje dhe për bizneset e konsoliduara appeared first on Gazeta Si.

Ari thyen rekord pas kërcënimeve të Trump

19 January 2026 at 10:40

Ari u rrit në një nivel rekord dhe bursat ranë, në hapjen e kësaj të hëne, pasi përpjekjet e Donald Trump për të marrë Groenlandën kërcënuan të ringjallnin një luftë tregtare me Europën dhe i shtynë marrëdhëniet transatlantike përballë krizës më të rëndë të viteve të fundit.

Tensionet rreth Groenlandës shpërthyen gjatë fundjavës, pasi presidenti amerikan deklaroi se do të vendoste tarifa ndaj tetë vendeve europiane, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar, duke filluar nga muaji i ardhshëm, nëse ato nuk mbështesin ambiciet e tij për të marrë kontrollin e ishullit Arktik.

Në përgjigje, kryeqytetet e BE-së po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së tarifave ndaj SHBA-së në vlerën 93 miliardë euro ose kufizimin e aksesit të kompanive amerikane në tregun e bllokut.

Ari u rrit deri në 2.1%, duke arritur në 4,690 dollarë për onz, ndërsa argjendi u rrit me 4.4%, pasi investitorët kërkuan asete të sigurta. Tregjet europiane të aksioneve u hapën në rënie. Indeksi Stoxx Europe 600 hapi tregtimin me rënie 1.5%, përpara se të rikuperonte pjesërisht dhe të tregtohej me 0.9% më poshtë.

Kontratat futures në SHBA, që ndjekin indeksin S&P 500 dhe Nasdaq 100, ranë përkatësisht me 0.9 % dhe 1.2 %. Tregjet amerikane spot janë të mbyllura të hënën për shkak të Ditës së Martin Luther King Jr.

“Vendosja e tarifave përfaqëson një përshkallëzim të retorikës së Trump për Grenlandën dhe tregon se ai është serioz në përshkallëzimin e situatës për ta marrë atë,” tha Mohit Kumar nga Jefferies.

Trump ka përdorur javët e fundit një gjuhë gjithnjë e më agresive ndaj Grenlandës, të cilën presidenti amerikan e konsideron jetike për sigurinë e SHBA-së dhe të lakmuar nga Rusia dhe Kina.

Grenlanda është një territor gjysmë-autonom i Danimarkës, e cila administron disa fusha politike, por nuk mban përgjegjësi për politikën e jashtme dhe të sigurisë.

Nga ana tjetër, edhe dollari ra, pasi tregtarët nisën të shqetësohen se përkeqësimi i marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Europës mund t’i shtyjë investitorët globalë të reduktojnë më tej ekspozimin ndaj aseteve amerikane ose të mbrojnë pozicionet e tyre përmes hedging-ut.

“Pikëpamja se mund të ketë një rikthim të strategjisë ‘Sell America’ ka sjellë një dobësim të ri,” tha Derek Halpenny nga MUFG.

Franga zvicerane, një monedhë strehë e sigurt e preferuar, ka përfituar nga kjo situatë, duke e ulur dollarin me 0.4% në pak nën 0.8 franga zvicerane. Ndërkohë, lëvizjet në euro dhe paund kanë qenë më të kufizuara.

“Duke parë tregjet e këmbimit valutor gjatë vitit të fundit apo më shumë, njerëzit i kanë parë këto ngjarje të vijnë e të shkojnë,” tha Geoffery Yu, strateg i lartë në BNY. “Në këtë fazë, ata nuk po reagojnë shumë fort.”/FinancialTimes

The post Ari thyen rekord pas kërcënimeve të Trump appeared first on Gazeta Si.

Parashikimi i ‘SI’ për bursat gjatë javës: Euro dobësohet, rritet Bitcoin

19 January 2026 at 10:23

Nga Gazeta ‘SI’ – Për sa kohë EUR/USD do të tregtohet nën vlerën 1.1634, trendi do të jetë bearish me target 1.1445. Tregtimi mbi vlerën 1.1634 hap rrugën për ritestimin e rezistencës 1.17.

Për sa kohë GBP/USD do të tregtohet nën vlerën 1.3415, trendi do të jetë negativ me objektiv 1.33. Tregtimi mbi vlerën 1.3415 do të pasohej me testimin e rezistencës 1.346.

Për sa kohë USD/JPY do të tregtohet mbi vlerën 157.8, trendi i fillimjavës do të jetë rritës me target 158.8. Tregtimi nën vlerën 157.8 do të ndiqej nga rënie e mëtejshme me target 157.25.

Për sa kohë DOW JONES do të tregtohet nën vlerën 49550, trendi do të jetë rënës me objektiv 48800. Tregëtimi mbi vlerën 49550 hap rrugën për avancim të mëtejshëm me objektiv 49900.

Për sa kohë CRUDE OIL do të tregtohet nën vlerën 59.7, trendi do të jetë negativ me target 57.5. Tregtimi mbi vlerën 59.7 do të ndiqej nga ecuri pozitive drejt rezistencës 60.4.

Për sa kohë BTCUSD do të tregtohet mbi vlerën 94850, trendi do të jetë pozitiv me objektiv 101700. Tregtimi nën vlerën 94850 e thellon rënien drejt suportit 92700.

The post Parashikimi i ‘SI’ për bursat gjatë javës: Euro dobësohet, rritet Bitcoin appeared first on Gazeta Si.

❌
❌