Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 15 January 2026Main stream

Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

By: D Marku
15 January 2026 at 21:50

Bashkimi Evropian ka nisur heqjen e masave ndaj Kosovës, duke hapur rrugën për lirimin e mbi 400 milionë eurove në mbështetje financiare për vendin.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, në një përgjigje për KosovaPress, thotë se krahas 216 milionë eurove që janë liruar në dhjetor të vitit 2025, synojnë që shumë shpejt të lirojmë edhe 205 milionë euro në fillim të këtij viti.

Ajo tha se ky vendim është marrë pas ndryshimit të qetë dhe të rregullt të qeverisjes lokale në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve të fundit lokale.

Hipper tregoi në detaje edhe se në cilat projekte do të përfitojë Kosova.

The post Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën appeared first on Albeu.com.

“Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur”, Salianji: Nëse ai i thotë çdo javë që Edi Rama është rrëzuar, s’kemi gjë në vijë

By: D Marku
15 January 2026 at 21:16

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ka folur për takimet me demokratët, tur i nisur prej tij prej disa muajsh, duke i cilësuar ato, si shprehje e vullnetit të bazës për ta gjallëruar dhe ringritur PD.

Salianji tha se lidershipi i PD i ka braktisur demokratët prej 8 muajsh, teksa çdo javë u thotë se kemi rrëzuar Edi Ramën, ndërkohë që ky është në qeveri.

“Kështu nuk kemi gjë në vijë”, tha Salianji.

Ervin Salianji: njerëzit po tregojnë që po mbushin sallat plot. Janë njerëz të cilët, të zhgënjyer nga braktisja dhe neglizhenca e lidershipit të PD, që nuk i takon ka 8 muaj nga data e zgjedhjeve po organizohen për ta mbajtur të gjallë PD.

Demokratët janë aty, nuk kanë frikë, duan nxitje dhe besim, dhe janë të gatshëm për tu përballur me qeverinë. Nëse lidershipi i PD i thotë cdo javë që kemi rrëzuar Edi Ramën, ndërkohë që ky është në qeveri, atëherë nuk kemi gjë në vijë.

The post “Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur”, Salianji: Nëse ai i thotë çdo javë që Edi Rama është rrëzuar, s’kemi gjë në vijë appeared first on Albeu.com.

Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni

By: D Marku
15 January 2026 at 21:08

Ndarja e moderatores Neda Balluku nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut, këtë herë për shkak të detajeve të reja që po dalin në dritë pas divorcit.

Sipas burimeve për ilirianews.al, pas përfundimit të martesës dhjetëvjeçare, Neda ka kërkuar urdhër mbrojtjeje ndaj ish-bashkëshortit, çka lë të kuptohet se ndarja nuk ka qenë aspak e qetë.

Historia e çiftit nisi në vitin 2010, gjatë edicionit të katërt të “Big Brother Albania”, ku të dy morën pjesë si konkurrentë. Lidhja e tyre u shndërrua shpejt në një nga romancat më të komentuara të kohës, ndërsa në vitin 2015 ata kurorëzuan dashurinë me martesë. Nga kjo lidhje kanë ardhur në jetë dy djem, Serzh dhe Zai dhe vajza Suzie Ann.
Në daljen e parë publike pas ndarjes, moderatorja pranoi se marrëdhënia e tyre kishte kaluar prej vitesh në kriza të përsëritura. Ajo zbuloi se një situatë e ngjashme kishte ndodhur edhe në vitin 2020, por në atë kohë kishin vendosur të qëndronin bashkë për hir të familjes.

“Lajmet janë të vërteta. Nuk është hera e parë që jam në këtë situatë; diçka e tillë ka ndodhur edhe në 2020 dhe atëherë ia dolëm ta kapërcenim. Dëshira ka qenë për ta mbajtur familjen, por nëse do të ktheja kohën pas do të bëja të njëjtën gjë,” është shprehur Neda.

E pyetur nëse vendimi për divorc u mor duke menduar për veten apo për fëmijët, ajo theksoi se prioritet absolut kanë qenë gjithmonë femijet e saj.

‘Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në një ambient të shëndetshëm, me marrëdhënie të shëndetshme mes prindërve, që të jetë i qetë dhe i lumtur. Para fëmijëve, mendoj se asnjë nënë nuk vendos veten,”/ Iconstyle

The post Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni appeared first on Albeu.com.

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë

By: D Marku
15 January 2026 at 21:04

Administratori i një lokali në Tiranë është arrestuar nga Policia, pasi akuzohet se organizonte lojëra fati.

Sipas policisë, 37 vjeçari, A.Z, është kapur në flagrancë në lokalin që administronte në rrugën “Kole Koçi”, në kryeqytet, duke organizuar lojëra fati përmes celularit.

“U arrestua në flagrancë shtetasi A. Z., 37 vjeç, pasi në lokalin që ai administronte, në rrugën “Kole Koçi”, organizoheshin lojëra fati. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një celular që u gjet në lokal, i cili përdorej për këtë veprimtari të paligjshme”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë appeared first on Albeu.com.

“Toyota Yaris” – Gjykata e Lartë prish vendimin për Aurel Zarkën, kthehet në Apelin e GJKKO për rigjykim

By: D Marku
15 January 2026 at 20:41

Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, GJKKO, për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, duke e rikthyer çështjen për rigjykim nga një trup gjykues i ri.

Zarka, i cili u shpall fajtor më parë për korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm, kishte marrë një dënim prej 2 vitesh e 8 muaj burg, në gjykimin e shkurtuar të shkallës së parë.

Ai kishte ankimuar vendimin, duke kërkuar rishqyrtim të provave dhe procedurave gjyqësore.

Vendimi i Gjykatës së Lartë prish vendimin e mëparshëm dhe e kthen çështjen në Apelin e GJKKO për rigjykim me trupë tjetër gjykuese, duke hapur rrugën për shqyrtim të plotë të provave dhe argumenteve të paraqitura.

The post “Toyota Yaris” – Gjykata e Lartë prish vendimin për Aurel Zarkën, kthehet në Apelin e GJKKO për rigjykim appeared first on Albeu.com.

Debat i “ashpër” mes Inës dhe Brikenës: Këtu e gjete të bësh vajzën e ndershme?

By: D Marku
15 January 2026 at 16:42

Brikena dhe Ina janë përfshirë në debat të fortë me njëra-tjetrën, me akuza të ndërsjellta. Gjithçka nisi pasi Brikena i tha se do i vinte turp nëse familja do e hsihte duke u puthur me një djalë si ajo, referuar videos ku ajo puthte Keijsin. Nga ana tjetër, Ina akuzoi Brikenën se po shtiret si vajzë e ndershme dhe se është personi më i shtirur në shtëpi.

Pjesë nga debati:

Brikena: Mua do më vinte turp të më shikonte familja duke u puthur si ty, turp, turp.

Ina: Ua po pse ti nuk ke puthur asnjë djalë?

Brikena: Jo ashtu si ti e dashur, duhet të të vijë turp.

Ina: Nuk ka pse të më vijë turp sepse kam puthur një djalë beqar dhe jam shumë e lumtur. Ty duhet të të vijë turp për këto paragjykime. Turp që nuk pranon veten tënde dhe nxjerr vetëm vrer nga goja.

Brikena: Veten e kam pranuar dhe jam kjo që jam.

Ina: Ti je një njeri komplet fake, e mendon 10 herë një fjalë para se ta nxjerrësh se mendon si do perceptohet atje jashtë. Kjo mua nuk më intereson, të paktën unë jam e vërtetë.

Brikena: E tregove veten jashtë.

Ina: E kam treguar me vite unë..

Brikena: Je out komplet. Ja më shiko sa e mirë që jam.

Ina: Të dolën të brendshmet…

Brikena: Unë jam gjithmonë e veshur me tuta e dashur…

Ina: po tuta se çfarë do veshësh tjetër…

Brikena: Trupin nuk kam nevojë ta nxjerr këtu, e kam reklamuar ku e kam reklamuar.

Ina: Hajde o Brikena se nuk ka lezet, dy vajza duke bërë muhabete e mbuluar ,e zbuluar. O ti miss Kosova, atje dole me bikini, këtu na bën të ndershmen. Këtu e gjete të bësh vajzën e ndershme. Merr një rol tjetër se nuk të shkon, je vajzë e re.

Brikena: Unë jam vetvetja.

Ina: Ti je komplet fallco, nëse ka një njeri që është fallco këtu, ajo je ti. Nuk të pëlqen vetja, ke frikë nga vetja jote. Ti nuk di të debatosh me argumente. Ky është problemi yt zemër. Ti nuk je këtu për të më përshkruar mua.

Brikena: Ty dy-tre fjali të përshkruajnë, nuk ka nevojë të lodhem

Ina: Nëse do të debatosh me argumente sigurisht që mund ta bëjmë, por ti je shumë larg meje.

Brikena: Sa mirë që jam larg teje, shyqyr që jam larg teje.

Nuk ke shanse të rrish afër meje, nuk ta jap unë atë shans. Ti je larg meje dhe di vetëm të etiketosh, ti feministja, miss sinqeriteti…

Nuk kam nevojë të fëlliq gojën sepse ty dy fjali të përshkruajnë. Vazhdo fëlliqe gojën tënde. E ke fëlliqur që në momenti ne parë kur ke hyrë këtu.

The post Debat i “ashpër” mes Inës dhe Brikenës: Këtu e gjete të bësh vajzën e ndershme? appeared first on Albeu.com.

Zonja e Parë e Francës si DJ, Brigitte Macron bëhet virale me një video teksa kërcen me mixtape-in ​​”Forever Young”

By: D Marku
15 January 2026 at 16:22

Bashkëshortja e presidentit francez, Brigitte Macron, ka qenë pjesë e fushatës “Pieces Jaunes” prej vitesh dhe, për të inkurajuar qytetarët të dhurojnë fonde, ajo e gjeti veten në rolin e një DJ-je.

Konkretisht, Brigitte Macron vizitoi Disneyland me Didier Deschamps, dhe si pjesë e aktiviteteve për mbledhjen e fondeve për fëmijët, ajo e gjeti veten në rolin e një balerine dhe DJ.

Rreth 300 fëmijë u mblodhën në eventin special për të takuar zonjën e parë të Francës. Më pas, Macron kërceu me humor të mirë dhe mori rolin e DJ-it, duke miksuar këngën “Forever Young” nga Alphaville.

Të pranishmit e shpërblyen atë me duartrokitje të zjarrta dhe reagime pozitive.

Fushata Pieces Yellows do të zgjasë deri më 7 shkurt dhe, nëpërmjet mbledhjes së fondeve, jeta e fëmijëve dhe adoleshentëve të shtruar në spital do të përmirësohet.

The post Zonja e Parë e Francës si DJ, Brigitte Macron bëhet virale me një video teksa kërcen me mixtape-in ​​”Forever Young” appeared first on Albeu.com.

Rozana Radi pas përvojës në Big Brother: ‘Big’-u i jetës sime, do ta bëja 100 herë

By: D Marku
15 January 2026 at 16:13

Këngëtarja e njohur, Rozana Radi, ka qenë e ftuar së fundmi në “Pardon My French”.

Ajo ka folur për jetën dhe karrierën e saj muzikore, por edhe për Big Brother VIP Albania.

Teksa po diskutonin në lidhje me BBV, artistja ndau detaje duke e krahasuar edicionin e saj, përjetimin personal dhe edicionin e pestë që ka nisur dhe ka rrëmbyer një vëmendje shumë të madhe.

“Unë duhet që ta falënderoj Big-un shumë, sepse po të mos ishte për Big Brother unë nuk do të isha rikthyer më koncerteve të mia. Imagjino kur e them unë që jam rritur në skenë. Unë e kam thënë që BBV është “Big”-u i jetës sime dhe unë do ta bëja 100 herë”, u shpreh ajo.

“E kam thënë që nuk të hap një penxhere ose një dritare, por mendoj që protagonistëve që janë këtë vit i ka hapur një tarracë. Sepse unë kam kuptuar që në BBV ka katër kategori lojtarësh. Të parët janë ata që kanë humbur fare dhe falë “Big”-ut kanë hyrë në lojë dhe kanë ardhur fuqishëm. Të dytët jemi ne që sa patëm një sukses kemi hyrë për të provuar veten tonë. Të tretët janë disa që kanë patur një dështim dashurie dhe kanë ardhur që t’i tregojnë publikut që di të bëj dhe më ndryshe. Të katërtit janë ata që nuk janë fare, por që BBV i ka prodhuar dhe të gjithë këta përfshirë dhe mua, pra artistët nuk jemi budallenj që marrim pjesë në Big”.

“Askush nuk ka për të humbur nga Big Brother, njeriu humb nga goja e vet. Nga ajo që nxjerr nga goja, nga sjellja e vet. Nuk humb nga BBV, por vetëm fiton”.

“Ata që janë atje brenda nuk më dëgjojnë, por uroj që të dinë ta marrin këtë eksperiencë dhe ta përdorin si atë monedhën e fundit që i ka mbetur në xhep dhe ti duhet ta shpenzosh në mënyrën më të mirë të mundshme sepse po e humbe e gjen ai tjetri”, tha mes tjerash Radi.

The post Rozana Radi pas përvojës në Big Brother: ‘Big’-u i jetës sime, do ta bëja 100 herë appeared first on Albeu.com.

Turqia kundërshton veprimet ushtarake ndaj Iranit

By: D Marku
15 January 2026 at 15:29

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan ka thënë të enjten se Ankaraja është kundër veprimeve ushtarake në Iran dhe përparësia e saj është të shmangë destabilizimin.

“Ne jemi kundër një ndërhyrje ushtarake kundër Iranit”, tha Fidan në një konferencë për shtyp në Stamboll, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ai ka shtuar se Turqia do të vazhdojë iniciativat e saj diplomatike në lidhje me Iranin.

“Ata janë nën sanksione për shkak të disa politikave rajonale dhe ndërkombëtare që kanë ndjekur. Ne i themi Iranit, duhet të zgjidhësh problemet e tua në rajon”, shtoi ai.

Ministri i Jashtëm turk argumentoi gjithashtu se disa njerëz po i keqinterpretojnë protestat që vijnë nga problemet dhe ankesat e justifikuara ekonomike si një kryengritje kundër regjimit.

“Kjo po krijon një zonë gri”, citohet të ketë thënë ai.

I pyetur në lidhje me njoftimin e fundit të administratës Trump se vendet që bëjnë biznes me Iranin do të përballen me një tarifë të re prej 25%, e cila ka të ngjarë të zbatohet për Turqinë, Fidan tha se ishte vetëm një deklaratë dhe jo një “dekret konkret presidencial”.

Si rezultat, ai theksoi se Turqia ende nuk e ka vënë në axhendën e saj shqyrtimin e tarifave të reja.

The post Turqia kundërshton veprimet ushtarake ndaj Iranit appeared first on Albeu.com.

Botërori 2026: FIFA konfirmon 500 milionë kërkesa për bileta

By: D Marku
15 January 2026 at 14:52

Me pak muaj para fillimit të Botërorit 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë, FIFA dhe presidenti i saj, Gianni Infantino, shprehin entuziazmin për interesin e jashtëzakonshëm të tifozëve. Sipas njoftimit të organizatës, deri tani janë regjistruar 500 milionë kërkesa për bileta, një numër rekord në historinë e futbollit. Infantino e konfirmoi këtë të diel në rrjetet sociale: “E pabesueshme; 500 milionë kërkesa për bileta për Botërorin 2026. Faleminderit të gjithëvë!”

Përveç vendeve organizatore, kërkesat më të mëdha për bileta vijnë nga Gjermania, Anglia dhe Brazili, ndërkohë që disa prej ndeshjeve më të pritura të fazës së fundit kanë shkaktuar kërkesa masive. Ndeshja Kolumbi-Portugali, e cila do të zhvillohet në Miami më 27 qershor, është përmendur si ajo me interesin më të madh të tifozëve.

Pas kritikave për çmimet e larta të biletave, FIFA njoftoi një kategori të veçantë me tarifa të përballueshme, 60 dollarë për bileta, që do të ofrohen përmes federatave kombëtare. Organizata paralajmëroi se shpërndarja e biletave për ndeshjet me kërkesat më të larta do të bëhet me short, dhe personat që kanë aplikuar do të informohen jo përpara datës 5 shkurt.

Ky interes rekord tregon pasionin global për futbollin dhe pritshmëritë e larta për turneun më të madh të sportit, që premton të jetë një spektakël i jashtëzakonshëm për tifozët në të gjithë botën.

The post Botërori 2026: FIFA konfirmon 500 milionë kërkesa për bileta appeared first on Albeu.com.

Edi kërkon që të rikthehet në BBVK, u thotë fansave që të komentojnë duke kërkuar këtë gjë në rrjetet sociale

By: D Marku
15 January 2026 at 14:30

Edi ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’u rikthyer sërish në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, duke iu drejtuar drejtpërdrejt fansave përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Përmes kanalit të tij të komunikimit në Instagram, ai ka kërkuar mbështetjen e publikut, duke i ftuar ndjekësit të reagojnë masivisht në faqet dhe postimet zyrtare të formatit.

Në mesazhin e publikuar, Edi u ka bërë thirrje fansave që të komentojnë kudo për rikthimin e tij në lojë. “E kam një lutje, në çdo postim te faqja zyrtare e Big Brother, në çdo gazetë, në çdo postim të komentoni dhe të kërkoni rikthimin e Eduard Kuqit (Edit). Hajde sepse ju mundeni ta riktheni Edin në Big Brother”, ka shkruar ai, duke lënë të kuptohet se shpreson ende në një mundësi të dytë.

Kujtojmë se Edi u eliminua nga gara pas një televotimi vendimtar, ku publiku u pyet nëse ai duhej të vazhdonte apo jo qëndrimin në shtëpi. Ky vendim erdhi pas ofendimeve të rënda që ai kishte drejtuar ndaj publikut dhe banorit Ardit, situatë që shkaktoi reagime të shumta dhe debat të gjerë jashtë shtëpisë.

Në fund, ishte vetë publiku ai që vendosi për largimin e tij nga BBVK 4, duke votuar që Edi të mos qëndronte më në lojë. Megjithatë, me mesazhin e fundit, Edi duket i vendosur të kërkojë një rikthim, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo thirrje do të marrë përgjigje nga produksioni dhe publiku i spektaklit.

The post Edi kërkon që të rikthehet në BBVK, u thotë fansave që të komentojnë duke kërkuar këtë gjë në rrjetet sociale appeared first on Albeu.com.

27 vjet nga masakra e Reçakut , Walker: Shpesh më pyesin pse flas vetëm për të

By: D Marku
15 January 2026 at 14:12

27 vjet më parë, në fshatin Reçak të Shtimes, ndodhi një nga krimet më të rënda gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë u masakruan mizorisht nga forcat paramilitare serbe.

Masakra u bë e njohur për opinionin ndërkombëtar falë reagimit të menjëhershëm të shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Walker pa nga afër trupat e pajetë të civilëve dhe ngriti alarmin për krime të rënda kundër njerëzimit që po kryheshin ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Rreth tre dekada më vonë, në Akademinë Përkujtimore të Masakrës së Reçakut, Walker deklaroi se, nëse dikush do t’i kishte thënë para 27 vitesh se Kosova do të ishte e lirë, ai nuk do ta kishte besuar.

“27 vite më parë kam vizituar Reçakun për herë të parë dhe për 27 vjet jam intervistuar. Unë fola për atë që kishte ndodhur dhe që pash atë ditë. Dua të them ca fjalë për ata që meritojnë falënderime që kanë ndodhur pas masakrës. Kam dëgjuar fjalë për UÇK-në, dhe prodhuan atë që jetojmë sot. Nuk e kam menduar që do të kishte një Republikë të Pavarur. Po të më thoshte dikush që pas kaq vitesh do të isha para një vendi të pavarur do të thosha ‘je i çmendur’. Aq shumë ka ndryshuar për 27 vite. Një grup njerëzish që mendoj që gëzojnë respekt, janë ata që kanë ardhur me mua që të shërbejnë në Kosovë nga mbi 30 vende anëtare të OSBE-së. Ata erdhën pa mbrojtje, ne nuk kishim armë përkundër rrezikut që kishte këtu. Asnjëherë s’kam pasur frikë sa herë kam ardhur me misionin. Ishin disa kosovarë që ishin aty për të më mbrojtur mua”, tha ai.

Ambasadori Walker theksoi se ishte Reçaku që i tregoi botës të vërtetën e Kosovës.

“Shpesh më pyesin pse ti Walker flet vetëm për Reçakun, ka pas dhe gjëra të tjera të ndodhur. U vra dhe familja Jashari, por askush s’mund të tregonte se çka ndodhi atje, por Reçaku brenda natës i mblodhi verifikuesit, gjeneralin britanik…”, ka thënë ai.

The post 27 vjet nga masakra e Reçakut , Walker: Shpesh më pyesin pse flas vetëm për të appeared first on Albeu.com.

Mbi 12 mijë të vrarë në pak ditë, por pa bujë globale: Pse bota po hesht për Iranin?

By: D Marku
15 January 2026 at 13:58

Mbi 12 mijë qytetarë të vrarë në një hark kohor jashtëzakonisht të shkurtër. Internet i fikur. Media e mbyllur. Protesta të shtypura me armë. Dhe megjithatë, në arenën globale, ajo që po ndodh në Iran kalon thuajse në heshtje.

Nuk ka mobilizim ndërkombëtar. Nuk ka reagime të forta politike. Nuk ka valë solidariteti që pushton rrjetet sociale. Nuk ka tituj të përditshëm që tronditin opinionin publik botëror. Ka vetëm disa lajme sporadike, shifra të paqarta dhe një ndjesi të rrezikshme normalizimi të dhunës.

Pse kjo tragjedi nuk po merr vëmendjen që meriton?

Një pjesë e përgjigjes është e pakëndshme, por reale. Jemi desensitizuar. Bota është bërë një zinxhir i pandërprerë krizash, luftërash, masakrash dhe skandalesh. Nga Ukraina në Gaza, nga Sudani në Siri, dhuna është kthyer në sfond. Vrasjet nuk na shokojnë më, na lodhin. Dhe kur dhimbja përsëritet çdo ditë, ndërgjegjja kolektive fillon të mpaket.

Por kjo nuk është e gjithë e vërteta.

Sepse jo çdo tragjedi trajtohet njësoj. Disa kriza shndërrohen në kauza globale, të tjera mbeten të padukshme. Dhe këtu hyn politika. Media ndërkombëtare dhe organizatat e mëdha nuk veprojnë në vakum moral, por brenda interesave gjeopolitike. Irani është një nyje e ndërlikuar, një vend ku përplasjet diplomatike, frika nga përshkallëzimi dhe llogaritjet strategjike peshojnë më shumë se jeta e protestuesve në rrugë.

Ka edhe një arsye tjetër, më cinike. Revolta iraniane nuk është e rehatshme për t’u treguar. Nuk ka akses për gazetarët. Nuk ka transmetime live. Nuk ka imazhe të pastruara për konsum global. Ka errësirë, censurë dhe rrezik. Dhe në një epokë ku vëmendja matet me klikime dhe algoritme, tragjeditë që nuk “performojnë” thjesht shtyhen në periferi.

Heshtja globale nuk është neutrale. Ajo është një mesazh. Një sinjal për regjimin se dhuna mund të vazhdojë pa pasoja serioze ndërkombëtare. Një sinjal për viktimat se zëri i tyre nuk po dëgjohet. Dhe një sinjal për botën se standardet morale janë selektive.

Mbi 12 mijë të vrarë nuk janë statistikë. Janë jetë njerëzish. Dhe fakti që kjo shifër nuk trondit titujt kryesorë është ndoshta treguesi më i qartë i një krize më të madhe se ajo iraniane: kriza e ndërgjegjes globale.

Sepse kur bota mësohet të heshtë përballë një masakre, problemi nuk është vetëm regjimi që shtyp. Problemi është edhe sistemi ndërkombëtar që zgjedh të shohë nga ana tjetër.

The post Mbi 12 mijë të vrarë në pak ditë, por pa bujë globale: Pse bota po hesht për Iranin? appeared first on Albeu.com.

BTS rikthehet në skenë pas viteve në ushtri, ja detajet e turneut

By: D Marku
15 January 2026 at 13:14

Grupi K-pop i famshëm BTS ka njoftuar rikthimin e tij me një turne botëror për vitet 2026–2027, që pritet të shënjojë performancat e tyre kryesore të para që nga turneu “Permission to Dance on Stage” gjatë viteve 2021–2022. Turneu do të fillojë në Korenë e Jugut në prill 2026 dhe do të përfshijë më shumë se 70 koncerte në Azi, Amerikën e Veriut, Amerikën e Jugut, Australi dhe Europë, duke sjellë grupin përsëri pranë fansave të tij globalë.

Para nisjes së shitjes së biletave për publikun e gjerë më 24 janar, do të ketë shitje paraprake më 22 dhe 23 janar për anëtarët e klubit të fansave që regjistrohen në platformën Weverse, e menaxhuar nga kompania e BTS, Hybe. Ky hap synon të përfshijë fansat më të përkushtuar dhe të sigurojë bileta për të gjithë admiruesit e grupit.

Shkëputja e grupit gjatë viteve të fundit erdhi si pasojë e shërbimit ushtarak të detyrueshëm në Korenë e Jugut, një detyrim që të gjithë anëtarët e BTS duhet të përmbushnin. Suga ishte i vetmi që përfundoi shërbimin si agjent i shërbimeve sociale në qershor 2025, një alternativë ndaj ushtrisë për shkak të një dëmtimi në shpatull, ndërsa gjashtë anëtarët e tjerë shërbyen normalisht në ushtri.

Ky rikthim i BTS pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore globale të vitit, duke rikthyer grupin në skenën botërore pas një periudhe pushimi dhe duke ofruar fansave të tij eksperienca të paharrueshme live.

The post BTS rikthehet në skenë pas viteve në ushtri, ja detajet e turneut appeared first on Albeu.com.

Deklarata e Hygertës brenda ‘BBVK’: Mua të më sjellin ish-burrin, çohem e iki

By: D Marku
15 January 2026 at 12:57

Banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Hygerta Sako ka zhvilluar një bisedë me Ludon, ku ka komentuar situatën e krijuar rreth Albës dhe mënyrën se si kjo e fundit po e përjeton lojën pas zhvillimeve të fundit në shtëpi.

Gjatë diskutimit, Hygerta u shpreh se për të do të ishte e pamundur të vazhdonte garën nëse në shtëpi do të hynte një person nga e kaluara e saj sentimentale. Ajo theksoi se një situatë e tillë do ta vinte përballë një presioni emocional që nuk do ta përballonte dot brenda formatit.

“Mua të ma sjellin ish-burrin, unë çohem e iki”, u shpreh ajo, duke nënkuptuar se përfshirja e një ish-partneri në lojë do ta detyronte të tërhiqej menjëherë nga gara, edhe pse po luftojne per me shume se 100 mije euro.

Deklarata e Hygertës erdhi në një moment kur në shtëpi ka hyrë Limi, ish-partneri i Albës, një zhvillim që ka sjellë reagime të forta dhe ka ndikuar në gjendjen emocionale të banores. Në këtë kontekst, fjalët e Hygertës u interpretuan si një krahasim i drejtpërdrejtë me situatën e Albës, duke nënvizuar se sa e vështirë është të përballesh me të kaluarën në një ambient të mbyllur dhe nën vëzhgimin e vazhdueshëm të kamerave.

The post Deklarata e Hygertës brenda ‘BBVK’: Mua të më sjellin ish-burrin, çohem e iki appeared first on Albeu.com.

“Ro*t ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

By: D Marku
15 January 2026 at 12:19

Ish-komentatori sportiv Dritan Shakohoxha tregoi në “Opinion” një episod të çuditshëm, por dhe qesharak, me gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale. Edhe pse nuk komenton ndeshje prej tre vitesh, një tifoz i zemëruar vendosi t’ia ‘numërojë’ të gjitha në Instagram: E nxore kokën, tifoz i Interit…

Pjese nga deklarata e tij:

“Më ngrohen nervat, sa të duash. E di sa vetave u kam kthyer përgjigje?! U shkruaj, shpesh kam gjetur edhe kështu ironi. Kam historia nga më të ndryshmet. Unë nuk komentoj më ndeshje, kam tre vjet që nuk komnetoj më ndeshje dhe nuk kam më ndërmend që të komentoj më ndeshje. Dikush që punon në një televizion, ka një ngjashmëri me mua.

Vjet më shkruan dikush në Instagram, ti more që e nxore kokën që dole tifoz i Interit dhe nisi duke me sharë. Më shkruan, duke më sharë nga të gjitha anët: ‘ti more që e qite kokën, robt ku t’i kesh, e nxore që je tifoz i Interit’. Unë i shkruaj ‘ i nderuar zotëri unë kam tre vjet që nuk komentoj më ndeshje, por gjithsesi robt ku t’i kesh edhe ti’. Realisht njerëzit mendojnë se kanë të drejtë të të gjykojnë dhe të japin një mendim për ty”, tregoi Shakohoxha./tvklan.al

The post “Ro*t ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin appeared first on Albeu.com.

Stine flet pas largimit nga “Big Brother VIP Albania 5”: Vendimi im, për familjen dhe për veten

By: D Marku
15 January 2026 at 11:24

Stine ka dhënë së fundmi një intervistë në “Big Brother Radio” me Elona Duron, ku ka folur hapur për arsyet që e çuan drejt vendimit për t’u larguar nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 5”.

Në Prime-in e 10 janarit, ai surprizoi publikun duke deklaruar se nuk ndiente më dëshirën për të vazhduar lojën dhe se nuk e shihte më veten pjesë të formatit. Ai u shpreh se motivi që e kishte shtyrë të hynte në shtëpi nuk ekzistonte më dhe se ndjehej i “në vendin e gabuar”.

“Hyra për të luajtur, por kur dëshira për lojën ikën, gjithçka humbet kuptimin. U përpoqa të ambientohesha, por nuk funksionoi. Vendimi ishte i imi dhe nuk kishte lidhje me askënd tjetër,” u shpreh Stine.

Pas daljes, ai zgjodhi të mos jepte intervista, por në bisedën për “Big Brother Radio” zbuloi edhe dimensionin emocional të këtij vendimi. Sipas tij, familja ka qenë prioriteti kryesor.

“Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur. Familja është mbi gjithçka,” tha këngëtari, duke nënvizuar se vendimet e tij nuk janë të nxituara, por të menduara me qetësi.

Ai theksoi se nuk ka asnjë keqkuptim me produksionin apo me banorët e tjerë dhe se largimi ishte thjesht një nevojë personale për të respektuar veten dhe ndjenjat e tij.

“Në fund të ditës jemi njerëz, bëjmë zgjedhje dhe ndonjëherë edhe gabime. E rëndësishme është të jesh në paqe me veten,” përfundoi Stine.

The post Stine flet pas largimit nga “Big Brother VIP Albania 5”: Vendimi im, për familjen dhe për veten appeared first on Albeu.com.

Stelina: Shqiptarët më ndoqën dhe më sakatuan shtëpinë

By: D Marku
15 January 2026 at 11:15

Gjatë një rrëfimi në Big Brother VIP Albania, Stelina ka ndarë një eksperiencë të frikshme nga jeta e saj jashtë programit. Ajo ka treguar se disa persona, të cilët i identifikoi si shqiptarë, e ndiqnin dhe e pikasnin në zonën ku jetonte.

Sipas Stelinës, një makinë qëndronte shpesh e parkuar përpara shtëpisë së saj ose e ndiqte në hyrje të lagjes. Fillimisht ajo nuk i dha rëndësi situatës, duke menduar se ata “rrinin për qejf”, por më vonë një person i afërt e paralajmëroi: “Kujdes, të kanë pikasur.” Stelina tha se ata dyshonin se pjesën e rrobave që përdorte mund t’i përdorte për aktivitete ilegale.

Një ngjarje më pas e bëri situatën serioze. Kur u kthye nga blerjet, ajo gjeti shtëpinë e saj të thyer dhe të sakatuar. Ngjarja e frikësoi deri në atë pikë saqë vendosi të largohej menjëherë për në Shqipëri. Ajo u nis me idenë se mund të kthehej më vonë për të gjetur një shtëpi tjetër, por frika e madhe e bëri të mos kthehej më kurrë.

Më kishin pikasur disa persona që ishin shqiptarë, në atë zonë ku jetoja unë.
Kisha vënë re që më ndiqte një makinë ditët e fundit: ose rrinte e parkuar përpara shtëpisë, ose më priste pak më tutje, në hyrje të lagjes.

Unë i kisha vënë re, por s’më kishte shkuar mendja keq, sepse e dija që ishin të lagjes dhe mendoja se rrinin për qejfin e vet. Pak ditë më vonë, më thotë një shqiptar vetëm kaq: “Kujdes”. “Kujdes se të kanë pikasur”.
Në Pizë jetoja unë. I thosha: “Shiko se s’kanë pse të më pikasin. Çfarë do më bëjnë, do më marrin rrobat?!”. Ata kishin menduar se unë pjesën e rrobave e përdorja për të kamufluar punë të tjera ilegale.
Dhe një ditë, kur unë isha duke bërë blerjet e mia, kthehem me valixhe, sepse ashtu e bëja, ngaqë kisha frikë; të gjitha paketimet i fusja në valixhe dhe i hiqja kartonat. Kthehem në shtëpi dhe e gjej të thyer dhe të sakatuar.
Dhe unë e preva biletën në momentin e fundit dhe u nisa për në Shqipëri. Ika me idenë që do kthehesha sërish, të gjeja një shtëpi tjetër, por nuk u ktheva më kurrë nga frika.

The post Stelina: Shqiptarët më ndoqën dhe më sakatuan shtëpinë appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Shkelje rregullash në BBV5, jepet avantazh për Brikenën, penalizim për të tjerët

By: D Marku
14 January 2026 at 20:05

Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh mori një vendim të fortë ndaj banorëve të “Big Brother VIP 5”, pas shkeljeve të vazhdueshme të rregullores.

Fillimisht, Kristi, Flori dhe Brikena u ndëshkuan duke u vendosur në një “burg” të improvizuar brenda shtëpisë, si pasojë e thyerjes së rregullave. Ndërkohë, pjesa tjetër e banorëve u caktuan në rolin e “gardianëve”, të cilët do të kujdeseshin për zbatimin e rregullores dhe kishin detyra të përcaktuara qartë.

Megjithatë, gjatë orëve në vijim, as të “burgosurit” dhe as “gardianët” nuk i respektuan rregullat e vendosura nga produksioni. Sjelljet jashtë kornizës së lejuar dhe moszbatimi i detyrave bënë që Vëllai i Madh të ndërhynte sërish me një vendim të ri.

Pas vëzhgimit të situatës, u bë e ditur se vetëm Brikena kishte treguar korrektësi dhe kishte respektuar plotësisht rregulloren. Për këtë arsye, ajo u shpall lidere e javës dhe fitoi edhe një avantazh në lojë, ndërsa të gjithë banorët e tjerë do të përballen me penalizime.

Vendimi u komunikua përmes zarfit të bardhë, ku thuhej se “burgu” nuk do të ishte më funksional, pasi rregullat ishin shkelur nga pothuajse të gjithë, me përjashtim të Brikenës. Ky zhvillim pritet të ndikojë ndjeshëm në dinamikat e lojës dhe në raportet mes banorëve në ditët në vijim.

The post Shkelje rregullash në BBV5, jepet avantazh për Brikenën, penalizim për të tjerët appeared first on Albeu.com.

Kjo moderatore do prezantojë “Ferma VIP 3”?

By: D Marku
14 January 2026 at 20:03

Sipas burimeve të “Kryefjalës”, moderatores Arbana Osmani i është besuar prezantimi i sezonit të tretë të reality-show-t “Ferma VIP”, një nga formatet më të ndjekura të viteve të fundit.

Pas suksesit të dy edicioneve të para, të cilat u karakterizuan nga sfida të forta, dinamika të papritura, debate, aleanca dhe histori personale që mbajtën publikun të mbërthyer para ekranit, duket se produksioni synon të rikthejë formatin me një emër të njohur dhe të dashur për audiencën.

Arbana Osmani, e cila ka një eksperiencë të gjatë në moderimin e formateve të mëdha televizive dhe konsiderohet si një nga figurat më të konsoliduara të ekranit shqiptar, pritet t’i japë sezonit të ri një tjetër dimension profesional dhe emocional.

Megjithatë, deri në këtë moment, ky informacion mbetet ende në kuadër të zërave, pasi nga ana e produksionit të “Ferma VIP” nuk ka pasur ende një konfirmim zyrtar.

Ndërkohë, interesi i publikut është rritur ndjeshëm dhe vëmendja tashmë është përqendruar jo vetëm te moderatorja, por edhe te lista e konkurrentëve që pritet të bëhen pjesë e kastit të ri. Emra nga bota e showbiz-it, rrjetet sociale dhe sporti janë përfolur, por gjithçka mbetet për t’u zbuluar në ditët në vijim.

Sezoni i tretë i “Ferma VIP” pritet të vijë me risi, sfida më të forta dhe histori edhe më të forta njerëzore.

The post Kjo moderatore do prezantojë “Ferma VIP 3”? appeared first on Albeu.com.

❌
❌