Shtetet e Bashkuara po reduktojnë numrin e trupoae ushtarak në bazën ajrore Al-Udeid në Katar sipas asaj që raportojnë mediat Amerikane. Zyrtarët në Washington që folën në kushtet e Anonimatit e kanë përshkruar këtë veprim si një masë “masë paraprake” përballë rritjes së tensioneve rajonale me protestat në Iran.
Menjëherë pas publikimit të lajmit pati një reagim zyrtar nga Qeveria e Katarit e cila tha se ky hap po merret në përgjigje të tensioneve rajonale, ndërsa shtuan se autoritetet do të vazhdojnë të zbatojnë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe banorëve të vendit, përfshirë mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe objekteve ushtarake.
Reduktimi I Trupave Ushtarak Amerikan ne bazen me te madhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara në rajon vjen pasi Presidenti Donald Trump paralajmëroi se Washingtoni mund të ndërmarrë veprime shumë të forta kundër Iranit, nëse autoritetet e regjimit Islamik vijojnë të vrasin protestuesit antiqeveritatë. Irani, nga ana tjetër, ka deklaruar se do të hakmerret nëse sulmohet nga SHBA.
Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, më shumë se 2,500 protestues antiqeveritarë janë vrarë gjatë shtypjes së dhunshme të protestave nga autoritetet iraniane. Agjencia amerikane Human Rights Activists News Agency ka konfirmuar vrasjen e mbi 2500 protestuesve, ku mes tyre përfshirë 12 fëmijë dhe 147 trupa te forcave te sigurise. Sipas të njëjtit burim, mbi 18,400 persona janë arrestuar gjatë trazirave. Baza ajrore Al-Udeid, e vendosur në shkretëtirë pranë kryeqytetit Doha, është baza më e madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme. Ajo shtrihet në një sipërfaqe prej 24 hektarësh dhe shërben si selia e komandës së operacioneve ajrore amerikane në rajon, duke strehuar rreth 10,000 turipa ushtarakë.
Në qershor, Irani ndërmori një sulm me raketa ndaj bazës Al-Udeid, të cilin e cilësoi si hakmarrje ndaj sulmeve amerikane mbi objektiva bërthamore iraniane. Sipas BBC , disa pjesëtarë të personelit amerikan janë udhëzuar të largohen nga baza, por nuk ka shenja për një evakuim masiv si ai që ndodhi përpara sulmit iranian të vitit të kaluar.
Një këshilltar i lartë i udhëheqësit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmëroi se sulmi i qershorit kishte treguar aftësinë e Iranit për t’iu përgjigjur çdo agresioni. “Kjo ndihmon për të krijuar një kuptim real të vullnetit dhe kapaciteteve të Iranit për t’u kundërpërgjigjur ndaj çdo sulmi,” shkroi Ali Shamkhani në platformën X.
Ndërkohë, Misioni Amerikan në Arabinë Saudite u ka kërkuar qytetarëve dhe personelit amerikan të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme drejt objekteve ushtarake në rajon.
Protestat e fundit në Iran nisën në fund të dhjetorit, pas rënies së monedhës kombëtare dhe rritjes së ndjeshme të kostos së jetesës. Ato u shndërruan shpejt në thirrje për ndryshime politike dhe përbëjnë një nga sfidat më serioze për regjimin iranian që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979. / abcnews.al /