Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 January 2026Main stream

Momenti viral kur regjia ndalon Klodin te flasë: Kujdes me çka flet

31 January 2026 at 18:50


Një moment i papritur në Big Brother VIP Kosova ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.

Klodi, banori i njohur, u përpoq të tregonte një ngjarje personale brenda shtëpisë, por regjia ndërhyri dhe e ndaloi të shprehej, duke krijuar një situatë që u bë virale në rrjetet sociale.

Në video duket qartë se mënyra e komunikimit të stafit të produksionit ishte e pazakontë dhe e çuditshme për shikuesit, të cilët nuk e kishin parë më parë këtë stil.

Screenshot/TikTok

Regjia: “Klod, kujdes me çka flet”.
Klodi: “Me çka?”
Regjia: “Çka po flet”.
Klodi: “Unë thashë gjaku s’ka të bëjë me lodhje”.

Nga këto fjalë duket se Klodi po përpiqej të rrëfente një rast personal, por nuk u lejuan të shprehej në mënyrë të lirë.

Video u shpërnda shpejt nga ndjekësit dhe komentet nuk vonuan, duke e bërë këtë moment një nga episodet më të komentuar të ditëve të fundit në formatin e njohur të Big Brother VIP Kosova.

Shikuesit po diskutojnë gjerësisht për mënyrën e veprimit të regjisë dhe se si kjo ndikoi në dinamikën e brendshme të banorëve. /Telegrafi/

Vjosa Osmani pjesëmarrëse në premierën e dokumentarit “Melania” në Prishtinë: I uroj këtij filmi një sukses të madh në mbarë botën

31 January 2026 at 18:01


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte e pranishme në premierën e dokumentarit të shumëpërfolur “Melania”, një produksion që hedh një vështrim të thellë mbi jetën dhe rolin e Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump.

Në një postim në Instagram, Osmani shkroi: “Melania” – premiera botërore që bashkoi ekranin e kinemasë në Kosovë me ekranet botërore, duke sjellë një perspektivë unike mbi familjen presidenciale amerikane dhe duke pasqyruar punën e jashtëzakonshme të Zonjës së Parë të SHBA-së, @flotus @melaniatrump. Ka qenë kënaqësi e veçantë të shijojmë një natë të bukur janari mes artistëve dhe shumë miqve të kinemasë”.

Vjosa Osmani/Instagram

Dokumentari ofron një portret të rrallë të Melania Trump, duke treguar jo vetëm jetën e saj private dhe sfidat në Shtëpinë e Bardhë, por edhe përpjekjet e saj në fushatat humanitare, aktivitetet për fëmijët dhe mënyrën se si ka menaxhuar presionin e medieve dhe detyrat publike.

Filmi është realizuar me intervista ekskluzive, materiale arkivore dhe imazhe të pasura vizuale që tregojnë një pamje të rrallë të jetës së një Zonje të Parë të SHBA-së.

Vjosa Osmani/Instagram

Premiera në Kosovë u organizua nga Presidenca, në bashkëpunim me Cineplexx, dhe solli një natë të veçantë kulturore, ku u mblodhën artistë, miq të kinemasë dhe figura publike.

Në video të shpërndara në rrjetet sociale shihet Osmani duke mbajtur edhe një fjalim përpara të ftuarve, duke theksuar rëndësinë e kulturës dhe artit në shoqëri.

Dokumentari “Melania” tashmë ka filluar shfaqjet në ekranet botërore dhe vlerësohet për mënyrën se si sjell një perspektivë të re mbi jetën publike dhe private të një prej figurave më të njohura amerikane. /Telegrafi/

Ludo pyet Dolcen: A më do që jam rrezikant i madh apo që jam facer?

31 January 2026 at 16:52


Në ambientet e lavanderisë, Ludo, Dolce dhe Labi zhvilluan një bisedë që tërhoqi vëmendjen e publikut, ku në qendër ishte marrëdhënia mes Ludos dhe Dolces.

Gjatë qëndrimit të tyre së bashku, Ludo iu drejtua Dolces me një pyetje të drejtpërdrejtë dhe mjaft personale, duke kërkuar të kuptojë arsyen pse ajo e pëlqen.

Ai e pyeti hapur: “Dolce, kallëzo drejt, a më do sepse jam rrezikant i madh, a që jam karakter i fortë, a më do që jam facer, apo çfarë?”

BBVK/Instagram

Pyetja e tij u shoqërua edhe me ndërhyrjen e Labit, i cili reagoi me habi: “Çfarë faceri ti?”

Kjo solli një përgjigje të menjëhershme nga Ludo, i cili tha: “Pse, a s’jam facer?”

Dolce, nga ana e saj, u shpreh qartë dhe pa hezitim, duke i dhënë një përgjigje të thjeshtë, por domethënëse: “Të dua se më pëlqen tipi yt”.

Ludo vazhdoi ta thellojë bisedën, duke e pyetur: “Se jam direkt?”

Dolce ia konfirmoi shkurt: “Po”.

Në fund, Ludo u shfaq i kënaqur nga kjo përgjigje dhe e vlerësoi sinqeritetin e saj, duke thënë: “Faleminderit, e vlerësoj prej një personi si ti. Të m’i thonë këta fëmijët, nuk e vlerësoj”. /Telegrafi/

“Një javë perfekte”: Dua Lipa publikon pamje të ëmbla nga Parisi

31 January 2026 at 16:34


Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit e saj momente nga ajo që e quajti “java perfekte” në Paris, të kaluar krah të të fejuarit të saj, aktorit Callum Turner.

Këngëtarja 30-vjeçare publikoi në Instagram disa fotografi nga udhëtimi dimëror në qytetin romantik, duke shijuar pushimin pas përfundimit të turneut botëror “Radical Optimism”.

Në fotografitë e publikuara, Dua shfaqet me veshje elegante dhe të thjeshta, ndërsa Callum shihet duke shëtitur një qen në rrugët e Parisit, i veshur ngrohtë për motin e ftohtë.

Dua Lipa/Instagram

Çifti u pa gjithashtu duke darkuar dhe duke kaluar momente të qeta larg angazhimeve profesionale, ndërsa postimi i saj u shoqërua me komente të shumta pozitive nga fansat.

Kjo vizitë vjen në një periudhë të artë për Duan, si në jetën personale ashtu edhe në karrierë. Ajo dhe Callum nisën lidhjen në janar 2024 dhe e konfirmuan fejesën në qershor.

Ndërkohë, këngëtarja ka shënuar edhe sukses financiar, pasi kompania e saj “Radical22 Live” raportoi një xhiro prej 45.6 milionë funtesh (54 milionë euro) gjatë vitit të kaluar, duke e forcuar edhe më shumë pozicionin e saj në industrinë e muzikës. /Telegrafi/

Dua Lipa/Instagram

Dua Lipa/Instagram

Dua Lipa/Instagram

Dua Lipa/Instagram

Dua Lipa/Instagram

Dua Lipa/Instagram

Dua Lipa/Instagram

Yesterday — 30 January 2026Main stream

Dua dhe Callum: pamje elegante dhe tërheqëse në rrugët e Parisit

30 January 2026 at 17:00


Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen gjatë Javës së Modës në Paris, teksa u shfaq në një takim me të fejuarin e saj, aktorin Callum Turner.

Këngëtarja 30-vjeçare u pa duke ecur krah tij në rrugët e kryeqytetit francez, duke reflektuar stil dhe vetëbesim.

Artistja zgjodhi një paraqitje të guximshme me xhins të dyfishtë, duke lënë të dukshme reçipetat e zeza me dantellë poshtë një xhakete të zbërthyer me dekolte të thellë.

Pamjen e kompletoi me çizme të larta ngjyrë kafe me gëzof, një pallto të gjatë lëkure në ngjyrë jeshile të errët dhe një çantë Chanel, ndërsa Callum u shfaq më minimalist, me xhinse blu dhe një xhaketë bomber të zezë prej lëkure.

Çifti, i cili nisi lidhjen në janar 2024 dhe konfirmoi fejesën në qershor të po atij viti, u pa disa herë së bashku në Paris, gjithmonë të buzëqeshur dhe të kapur për dore.

Më herët këtë javë, ata u fotografuan edhe jashtë Grand Palais, pas një eventi mode.

Kjo paraqitje vjen në një periudhë shumë të suksesshme për Dua Lipën edhe në aspektin profesional.

Së fundmi është bërë e ditur se këngëtarja i ka shtuar pasurisë së saj rreth 70 milionë funte (afërsisht 82 milionë euro), falë të ardhurave nga muzika live dhe projektet e saj muzikore.

Me një karrierë në kulm dhe një fejesë të konfirmuar, Dua Lipa po shijon një nga periudhat më të ndritura të jetës së saj personale dhe profesionale. /Telegrafi/

Kylie Jenner shkëlqen në premierën e “The Moment” me Charli XCX

30 January 2026 at 15:50


Kylie Jenner ka bërë një paraqitje të rrallë publike pa partnerin e saj, Timothee Chalamet, teksa u shfaq në premierën e filmit “The Moment” në Los Angeles, në krah të këngëtares Charli XCX.

Manjatja 28-vjeçare e grimit debuton në aktrim në këtë projekt, i cili përshkruhet si një mockumentary rreth një periudhe kyçe të karrierës së Charli XCX.

Ndërkohë, Chalamet ndodhej në New York, ku po promovonte filmin “Marty Supreme”, rol që i ka siguruar një nominim për Oscar, shkruan DailyMail.

Në tapetin e kuq jashtë Teatrit të Arteve të Bukura, Kylie u shfaq me një veshje elegante që vinte në pah barkun e saj të tonifikuar, duke e kombinuar një bluzë pa mëngë me një fund të gjatë të zi.

Ajo pozoi e buzëqeshur pranë Charli XCX dhe regjisorit Aidan Zamiri, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave.

Filmi “The Moment” ka pasur premierën e parë në Festivalin e Filmit Sundance dhe ndjek Charli XCX në prag të turneut të saj të parë madhor, duke eksploruar anën personale dhe publike të suksesit të saj.

Projekti pritet të shfaqet në kinematë amerikane më 6 shkurt, ndërsa disa salla do ta transmetojnë që më 30 janar. /Telegrafi/



Pas dinamikave mes tyre, Alba nis mëngjesin duke e masazhuar Limin

30 January 2026 at 15:00


Në mëngjesin e sotëm, Alba dhe Limi janë parë duke nisur ditën me një disponim të qeshur dhe të relaksuar, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë banorëve dhe ndjekësve të Big Brother VIP Kosova.

Dyshja po shfaqin dinamika interesante, pasi shpesh janë parë duke u përplasur në debate të shkurtra, për të vijuar më pas me momente përqafimi dhe afrimiteti.

Sot në mëngjes, Alba dhe Limi janë parë së bashku në dhomën e përbashkët, ku Alba i hipi mbi Limit dhe nisi ta masazhojë, ndërsa ai qëndronte i heshtur, duke shfaqur qetësi dhe durim.

BBVK/Instagram

Ky moment ka nxitur spekulime mes banorëve dhe ndjekësve, të cilët mezi presin të shohin se si do të evoluojnë këto dinamika gjatë ditës.

Sonte pritet spektakli i radhës i Big Brother VIP Kosova, ku do të shihet se si do të sqarohen marrëdhëniet dhe emocionet mes dy banorëve, ndërsa tensioni dhe afërsia e tyre mbeten një nga temat më të komentuar të shtëpisë. /Telegrafi/

Gjesti rikthehet fuqishëm me këngën e re dhe thyen rekorde globale

30 January 2026 at 12:23


Këngëtari i njohur shqiptar, Gjesti, ka bërë një rikthim të fuqishëm në skenën muzikore me këngën e tij të re “Memories”, e cila ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe ka arritur suksese të jashtëzakonshme.

Pas një periudhe të gjatë pauze për shkak të një tragjedie personale, rikthimi i tij ka qenë emocional dhe i ndjerë nga fansat.

Kënga, e publikuar mbrëmjen e së enjtes, është përshëndetur me entuziazëm nga adhuruesit dhe ka thyer rekorde shikueshmërie, duke u renditur ndër 11 këngët më të klikuara në botë në një kohë shumë të shkurtër.

Foto: Screenshot

Gjesti ka treguar se “Memories” është krijuar me shumë emocion dhe përkushtim, duke kaluar vështirësi të mëdha gjatë procesit të incizimit.

Artistin e ka frymëzuar humbja tragjike e vëllait të tij, duke e bërë projektin jo vetëm një rikthim muzikor, por edhe një mënyrë për të përjetuar dhe ndarë dhimbjen dhe dashurinë për familjen.

Përmes “Memories”, Gjesti tregon një anë të tij më të ndjerë, duke fituar zemrat e fansave që e kanë pritur me padurim rikthimin e tij. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Xheneta Fetahu shfaqet në gjendje të vështirë në Instagram

30 January 2026 at 12:06


Xheneta Fetahu ka shqetësuar ndjekësit e saj pasi ka publikuar një InstaStory ku duket në gjendje jo të mirë fizike.

Ajo falënderoi fansat për mbështetjen: “Faleminderit prej zemre për të gjithë ju që më keni shkruar, më keni telefonuar dhe jeni shqetësuar për gjendjen time”.

Xheneta gjithashtu falenderoi dhe mjekun e saj: “Faleminderit që më ktheve frymëmarrjen”.

Ajo tregoi se gjendja e saj momentale është e vështirë: “Aktualisht jam shumë e ajur dhe njërin sy e kam pothuajse të mbyllur, prandaj edhe nuk po e përdor shumë telefonin”, përfundoi ajo.

Fansat kanë reaguar menjëherë, duke i dërguar mesazhe mbështetëse dhe duke shprehur shqetësimin për shëndetin e saj. /Telegrafi/


Xheneta Fetahu/InstaStory

Maya Jama dhe Ruben Dias të shkatërruar pas bastisjes së shtëpisë së tyre

30 January 2026 at 10:55


Prezantuesja e “Love Island”, Maya Jama, dhe i dashuri i saj, futbollisti Ruben Dias, mbeten të tronditur pasi shtëpia e tyre në Cheshire, me vlerë 4 milionë funte (afërsisht 4,60 milionë euro), u bastis nga një bandë grabitësish gjatë një dite kur të dy ishin larg.

Rezidenca e çiftit, e cila ka katër dhoma gjumi, kopshte të rregulluara dhe një suitë argëtimi me pishinë, vaskë me hidromasazh, sauna dhe palestër, u thye nga hajdutët që vodhën bizhuteri, pajisje elektronike dhe rroba.

Ruben zbuloi vjedhjen pas kthimit nga ndeshja e Manchester Cityt, ndërsa Maya ishte në Afrikën e Jugut për xhirime të “Love Island”.

“Ata janë të shkatërruar, kjo është shtëpia e parë ku u zhvendosën si çift dhe ka shumë vlerë emocionale për ta”, tha një burim. Për fat të mirë, askush nuk ishte në shtëpi gjatë incidentit, shkruan The Sun.

Bastisja është pjesë e një fenomeni të quajtur “bandat e ditës jashtë fushe”, të cilat synojnë pronat e yjeve të Premier League kur janë larg. Viktima të mëparshme përfshijnë Jack Grealish, Raheem Sterling dhe Riyad Mahrez.

Policia e Cheshire konfirmoi se po vazhdojnë hetimet për grabitjen, e cila ndodhi më 28 janar pas orës 23:00.

Shtëpia është e pajisur me sistem alarmi, CCTV dhe porta elektrike, si dhe mbikëqyrje nga një kompani sigurie.

Çifti kishte marrë pronën me shumë entuziazëm, duke ndarë fotografi dhe video nga brenda shtëpisë në rrjetet sociale, duke treguar gëzimin e tyre për zhvendosjen në një shtëpi të re pas jetës në Londër dhe apartamentit të Rubenit.

Fshati Alderley Edge, ku ndodhet shtëpia, është pjesë e Trekëndëshit të Artë të Cheshire, ku jetojnë dhjetëra yje të Premier League, duke përfshirë ish-yje si Rio Ferdinand dhe Cristiano Ronaldo.

Maya dhe Ruben mbeten të tronditur nga pushtimi i hapësirës së tyre personale dhe po bashkëpunojnë me autoritetet për të rikuperuar sendet e vjedhura. /Telegrafi/

“E dini ju çka ndodh kur unë jam n’heshtje”, Tayna zgjon kureshtjen me një story nga studioja muzikore

30 January 2026 at 10:23


Këngëtarja Tayna ka zgjedhur heshtjen si strategji për të tërhequr vëmendjen e publikut.

Së fundmi, ajo publikoi një story nga studioja muzikore, ku shihet duke punuar intensivisht, pa zbuluar detaje mbi projektin që po përgatit.

Megjithatë, mbishkrimi i saj ka ndezur menjëherë kureshtjen e ndjekësve: “E dini ju çka ndodh kur unë jam n’heshtje”.

Pa data, pa paralajmërime dhe pa shpjegime shtesë, ky postim ka nxitur spekulime të shumta në rrjetet sociale.

Fansat sugjerojnë se Tayna mund të jetë duke punuar për një këngë të re ose ndonjë projekt surprizë.

Nga fillimet në rep deri sot, ajo ka ndërtuar një identitet të fortë që shkon përtej një zhanri të vetëm. Me stil, prezencë dhe strategji të menduar mirë, Tayna vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në skenën muzikore shqiptare.

Tayna sa herë zgjedh të heshtë, pason diçka që nuk kalon pa u vënë re. /Telegrafi/

Tayna/InstaStory

Margot Robbie shkëlqen në festën pas premierës së “Wuthering Heights” në Los Angeles

30 January 2026 at 09:55


Margot Robbie ishte në super humor feste pas premierës së filmit “Wuthering Heights” në Los Angeles, ku u shfaq në krah të bashkë-yllit të saj Jacob Elordi dhe bashkëshortit, Tom Ackerley.

Aktorja 35-vjeçare zgjodhi një mbrëmje elegante në restorantin luksoz Mother Wolf, duke tërhequr vëmendjen me stilin e saj të rafinuar.

Ylli i “Barbie” kishte veshur një fustan vintage nga koleksioni vjeshtë/dimër 2004 i Roberto Cavalli, me motive baroke në të kuqe dhe ari.

Fustani me korse dhe prerje të thellë theksonte dekoltenë e saj, ndërsa detajet lozonjare dhe prerja anësore nxirrnin në pah këmbët e saj elegante, shkruan DailyMail.

Pamjen e kompletoi me taka të arta Cavalli, një çantë vintage Manolo Blahnik dhe vathë me perla.

Jacob Elordi u shfaq po aq elegant me një kostum të zi minimalist, ndërsa Tom Ackerley zgjodhi një smoking klasik.

Margot u pa tejet e gëzuar gjatë festës, duke kërcyer dhe pozuar për fotografi me kolegët, përfshirë regjisorin Emerald Fennell.

Më herët gjatë mbrëmjes, aktorja kishte rrëmbyer vëmendjen edhe në tapetin e kuq, ku u shfaq me një fustan Schiaparelli dhe një gjerdan legjendar diamantesh Taj Mahal, dikur i Elizabeth Taylor, me vlerë rreth 8 milionë dollarë.

“Wuthering Heights”, adaptimi i ri i romanit ikonë të Emily Brontë, pritet të dalë në kinema më 13 shkurt, pak para Ditës së Shën Valentinit. /Telegrafi/


Sydney Sweeney kundër etiketimeve politike: Nuk jam këtu për politikë, por për art

30 January 2026 at 09:15


Sydney Sweeney ka reaguar ndaj talljeve dhe etiketimit si “MAGA Barbie”, disa muaj pasi fushata e saj për American Eagle u kthye në një debat të madh në rrjetet sociale.

Aktorja u bë qendër polemikash verën e kaluar, pas një reklame virale për xhinse që u kritikua ashpër për lojën e fjalëve me shprehjen “gjene të mira”, duke sjellë akuza absurde për nënkuptime raciste dhe politike.

Pas zhurmës, u raportua se Sweeney ishte republikane e regjistruar, gjë që ndezi edhe më shumë reagimet, madje Presidenti amerikan Donald Trump ironizoi duke thënë se “tani e do reklamën e saj”.

Talljet vazhduan edhe më vonë, për shkak të një paraqitjeje televizive ku pamja e saj u krahasua me prezantuese të Fox News, shkruan DailyMail.

Së fundmi, aktorja ka hapur një kapitull të ri duke lançuar markën e saj të të brendshmeve SYRN, të cilën e ka promovuar me një fotosesion provokues dhe një paraqitje në kopertinën e revistës Cosmopolitan. Brenda intervistës, ajo foli hapur për mënyrën se si publiku e ka politizuar figurën e saj.

“Nuk kam qenë kurrë këtu për të folur për politikë. Jam këtu për të bërë art”, u shpreh Sweeney, duke shtuar se shpesh njerëzit e përdorin si mjet për narrativat e tyre.

Ajo theksoi se nuk ka fitore në përpjekjen për të sqaruar gjithçka publikisht, pasi çdo deklaratë mund të keqinterpretohet.

Aktorja e “Euphoria” u shpreh se beson te dashuria, respekti dhe mirëkuptimi, dhe se nuk mbështet urrejtjen në asnjë formë. Ajo pranoi gjithashtu se është distancuar gradualisht nga rrjetet sociale, pasi situata kishte filluar të ndikonte negativisht në shëndetin e saj mendor.

Pavarësisht zhurmës, Sydney Sweeney këmbëngul se do të vazhdojë të jetë vetvetja dhe të fokusohet te arti dhe tregimi i historive, duke refuzuar të futet në beteja politike që, sipas saj, nuk e përfaqësojnë. /Telegrafi/

Lila Moss shfaq fizikun e tonifikuar në fushatën e re sportive

30 January 2026 at 08:48


Lila Moss ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj sportive në fushatën e re të markës së fitnesit Adanola, ku shfaq muskujt e barkut dhe linjat e tonifikuara.

Vajza e Kate Moss, 23 vjeç, modelon koleksionin pranverë 2026, duke pozuar në ambient palestër me kombinime moderne dhe minimaliste.

Në njërën nga pamjet, Lila shihet e relaksuar pranë një muri, e veshur me reçipeta sportive gri dhe leggings me bel të lartë në ngjyrë blu të errët, shkruan DailyMail.

Në fotografi të tjera, ajo shfaqet e shtrirë në divan me një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra, apo me reçipeta të zeza dhe pantallona kafe, duke theksuar barkun e tonifikuar.

Ajo prezanton gjithashtu disa prej pjesëve kryesore të koleksionit, përfshirë xhaketat dhe bluzat sportive të markës.

Së fundmi, Lila ndau edhe momente nga pushimet e saj në Ishujt Kajman, ku u shfaq me bikini të zeza dhe publikoi disa fotografi në Instagram, duke treguar stilin dhe vetëbesimin e saj.

Përveç suksesit në modeling, ajo po ndërton edhe një profil të fortë në biznes, me të ardhura të konsiderueshme përmes kompanisë së saj, duke dëshmuar se ka trashëguar jo vetëm pamjen, por edhe instinktin për sukses. /Telegrafi/


Ludo Lee për Elijonën: Nuk ka ndjenja për Klodin, si mund të qajë një femër për një sekondë?

30 January 2026 at 08:31


Në lavanderi, Ludo Lee dhe Alba zhvilluan një bisedë lidhur me sjelljen e Elijonës, duke ngritur dyshime mbi reagimet e saj emocionale.

Gjatë diskutimit, Ludo iu drejtua Albës me një pyetje direkte: “A mund të ma tregosh ti, meqë je femër, si është e mundur që një femër të qajë për një sekondë? Ose e paskan mësuar këta shumë mirë”.

Nga ana e saj, Alba u shpreh se nuk dyshon te ndjenja e të qarës, por te mënyra se si ajo shfaqet: “Jo, të qarën e ka se realisht e ndien veten, por unë mendoj se dyshimi im është te volumi i të qarës”.

Foto: BBVK/FaceBook

Ludo vijoi më tej duke vënë në dyshim ndjenjat e Elijonës ndaj Klodit, duke thënë:
“Si ndjenja, kjo s’ka ndjenja për Klodin fare”.

Ndërkohë, Alba nuk ishte dakord me këtë mendim dhe shprehu këndvështrimin e saj: “Mendon që nuk ka ndjenja për Klodin? Unë mendoj që ka krijuar ndjenja për Klodin”.

Në fund, Ludo shtoi edhe një arsye tjetër për sjelljen e saj, duke theksuar se frika mund të ketë luajtur rol kyç: “Frika më e madhe ka qenë se kur Klodi ka treguar pëlqim për Benitën, këtyre iu ka hyrë frika që po u del loja, atëherë kanë rënë në presion”.

Biseda mes tyre ngre pikëpyetje mbi sinqeritetin e ndjenjave dhe strategjitë e lojës brenda shtëpisë. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Labi i merr gjërat Benitës dhe largohet drejt pishinës, publiku ia kritikon lojën

27 January 2026 at 15:32


Një situatë e pazakontë ka ndodhur mes Labinotit dhe Benitës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Gjatë qëndrimit në dhomën e grimit, Labi i mori sendet personale të Benitës dhe u largua menjëherë drejt oborrit, pranë pishinës.

Benita reagoi menjëherë duke e ndjekur nga pas dhe duke i kërkuar që të ndalonte, ndërsa i shpjegonte se mes sendeve të marra kishte edhe gjëra personale të nënës së saj.

BBVK/FaceBook

Ajo u shfaq e shqetësuar dhe kërkonte që situata të mos përshkallëzohej më tej.

Ky veprim i Labit nuk u prit mirë nga publiku.

Në rrjetet sociale, shumë ndjekës të spektaklit reaguan negativisht, duke e kritikuar për sjelljen e tij dhe duke e cilësuar si një lojtar që po krijon situata pa pasur një lojë të qartë brenda shtëpisë. /Telegrafi/

Margot Robbie shkëlqen në Jimmy Kimmel Live, sjell personazhin e saj Catherine nga filmi Wuthering Heights

27 January 2026 at 13:00


Margot Robbie u shfaq në një pamje mahnitëse në Jimmy Kimmel Live në Hollywood të hënën, duke sjellë atmosferën e personazhit të saj Catherine Earnshaw nga Wuthering Heights.

Aktorja 35-vjeçare, e cila luan përkrah Jacob Elordi si Heathcliff, veshi një fustan dramatik të zi transparent me dantella, të kombinuar me taka të larta dhe syze të errëta.

Flokët e saj biondë ishin stiluar në valë perfekte dhe ajo i shtoi pamjes vathë të varur argjendi, shkruan DailyMail.

Gjatë intervistës, Robbie foli për skenat e puthjes me Elordin dhe për interpretimin e regjisorit Emerald Fennell, duke sqaruar se në roman personazhet Catherine dhe Heathcliff nuk janë puthur kurrë me të vërtetë.

Ajo pranoi me humor: “Po, ne puthemi shumë”, duke shtuar se puthjet ndodhin kudo në pronë.

Margot, e martuar me producentin Tom Ackerley, tha se publikimi i filmit në Ditën e Shën Valentinit ishte një zgjedhje e qëllimshme dhe se e kishte parë filmin me shoqe të saj për një eksperiencë argëtuese.

Ajo gjithashtu foli për krahasimet që mund të bëjnë shikuesit midis Elordit si Heathcliff dhe rivalit Edgar Linton, duke pranuar me shaka shqetësimin e saj se kjo mund të krijojë debat tek çiftet.

Robbie gjithashtu rrëfeu lidhjen e veçantë me bashkë-yllin e saj gjatë xhirimeve. “Jam shumë e varur nga njerëzit me të cilët punoj”, tha ajo, duke shtuar se gjatë dy ditëve të para në shesh xhirimi ishte gjithmonë e vetëdijshme për praninë e Jacob Elordit.

Edhe vetë aktori konfirmoi se kishin një ‘obsesion të ndërsjellë’, duke qëndruar gjithmonë pranë njëri-tjetrit gjatë xhirimeve.

Filmi i ri, i cili publikohet së shpejti, ofron një interpretim modern dhe emocional të romanit klasik të Emily Brontë, ndërsa Robbie dhe Elordi sollën një dinamikë të gjallë dhe plot tension në ekran. /Telegrafi/

Klodi i lodhur nga Elijona: Unë e kam dikë jashtë, e po dal këtu sikur po të bëj ty të biesh në dashuri me mua

27 January 2026 at 12:00


Pas spektaklit të mbrëmshëm, Elijona dhe Klodi kanë pasur një debat të tensionuar. Klodi duket se ka humbur durimin me Elijonën.

Elijona: “Unë thjesht nuk dua të jem më pjesë e kësaj loje. Është në rregull nëse ti do të vazhdosh kështu, unë të respektoj si shok. Në momentin që dikush vjen e më sulmon, ai është gabimi im, e kuptoj”.

Klodi: “Në gabim tendin unë po e ha, Elijona”.

BBVK/Instagram

Elijona: “Edhe ti boll fole, mor Klod”.

Klodi: “Jam lodhur, Elijona, jam lodhur”.

Elijona: “Prej kujt?”

Klodi: “Unë e kam dikë jashtë, e po dal këtu sikur po të bëj ty të biesh në dashuri me mua. Është shumë pa lidhje, edhe në dhomën e gjumit të kam thënë: ‘Elijona, pse je duke e pasur këtë bisedë?’”

Elijona: “Unë dashuri, në radhë të parë për askënd këtu s’kam, edhe e kam thënë shumë shpesh”.

Klodi: “Por reagimet që je duke i pasur nuk përputhen me një pëlqim, Elijona”.

Elijona: “Nëse mendon kështu, realisht ke nevojë të mendosh dhe të reflektosh pak”. /Telegrafi/

Alba e lyen me vaj dhe e masazhon Limin, ndërsa ai qëndron i shtrirë në dhomën e gjumit

27 January 2026 at 10:59


Alba dhe Limi janë parë sërish të afërt.

Në dhomën e gjumit, pas përfundimit të spektaklit dhe në momentin kur duket se të gjithë banorët kishin rënë në gjumë, Alba dhe Limi kanë pasur një bisedë të qetë, por edhe momente afrimiteti. Alba është ulur pranë Limit, ndërsa ai qëndronte i shtrirë.

Gjatë bisedës, Alba i thotë: “Ngadalë se jemi beqarë të dy, se puthja nuk llogaritet”. Kjo vjen pasi ata, gjatë spektaklit, kishin shkëmbyer një puthje në dhomën e rrëfimit, si shenjë se po i afrohen një pajtimi.

BBVK/Instagram

Në një moment, Limi e ndërpret dhe i thotë: “Shh, bylle gojën”, ndërkohë që Alba e spërkat me vaj.

“Jo, jo, çfarë po bën?”, reagon Limi.

“Është vaj”, i përgjigjet Alba.

“Po nuk e dua”, thotë ai.

“Po s’ka gjë, se do ta bësh dushin nesër”, ia kthen Alba, duke filluar ta masazhojë në këmbë, ndërsa Limi vazhdon të qëndrojë i shtrirë.

BBVK/Instagram

Më pas, Alba nis të ankohet për situatën me banorët e tjerë: “Nuk e di çfarë patën që na shajtën ashtu, si i toleron?”.


Limi përpiqet ta qetësojë duke i thënë: “Qetësohu, mos ia fut mendime negative”.

Dyshja pas kësaj shkëmbyen puthje ne shtrat. Duket se situata mes tyre po qetësohet. /Telegrafi/

E quan Klodin ‘njeri i ulët’, ky shpërthen ndaj Elijonës: Që dy muaj duke të të mbrojtur, jam lodhur

27 January 2026 at 09:04


Një debat i ashpër ka shpërthyer mbrëmjen e kaluar mes Klodit dhe Elijonës, duke sjellë tension të madh mes dy banorëve.

Përplasja nisi pasi Klodi akuzoi Elijonën se ajo e kishte quajtur “njeri i ulët”, ndërsa Elijona u përpoq të mbrohej dhe të sqaronte qëndrimin e saj.

Gjatë diskutimit, Klodi u shfaq i revoltuar dhe i prerë në qëndrimin e tij, duke theksuar se nuk mund ta toleronte më situatën.

BBVK/FaceBook

“Jam lodh, s’e toleroj më këtë gjë”, u shpreh ai. Më pas shtoi: “Njeri i ulët? Dy muaj të kam mbrojtur, njeri i ulët mua?”

Nga ana tjetër, Elijona tentoi të kuptonte arsyen e nervozizmit të tij, duke e pyetur: “A bën të pyes cka të ka mërzitur, cka të bëra?”

Por, Klodi vijoi i zhgënjyer: “Cka më ka mërzitur është se dua të flas si njerëz. Ti gjeja e parë që bën është të vish te unë e të thuash ‘ti je njeri i ulet’, njeri i ulët për cka, cka të bera ty”.

Elijona reagoi duke thënë se arsyeja e saj ishte një veprim i Klodit: “Cka bëre ti është gjest shumë i ulët, më le aty, unë duke folur ty nuk të konvenoi.”

Ndërsa Klodi e kundërshtoi këtë version, duke sqaruar: “Unë u cova nga biseda se ti nuk më le të flas, une duke folur, ti fillove të flasësh, eca sepse kam respekt për veten. Elijona, a e di cka nuk të kam borxh asgjë”.

Në fund të debatit, Elijona u shpreh: “Më vjen shumë keq për ty”. Por, Klodi reagoi sërish ashpër: “Jo më vjen keq mua për ty, se jam lodhur. I mirë, i mirë, gjithmonë unë duke u ngulur, pastaj dal në Prime unë budallai ‘po flirtoj me ty’, kjo është esenca jam lodhur”.

Debati la të kuptohet se marrëdhënia mes dy banorëve është tensionuar ndjeshëm, ndërsa qëndrimi i Klodit tregoi se ai ndihet i keqkuptuar dhe i lodhur nga situata e krijuar. /Telegrafi/

❌
❌