Spektakli i natës së sotme (e hënë) i Big Brother VIP Kosova 4 pritet të jetë i zjarrtë.
Në shtëpinë më të famshme në vend do të hyjë bashkëshortja e Labinot Rexhës, e cila pritet të sqarojë publikisht thashethemet që qarkullojnë rreth artistit, përfshirë raportimet për një romancë të supozuar me një serbe, me të cilën thuhet se ka edhe një fëmijë.
Po ashtu Dolce do të japë rrëfimin e saj emocional.
Gruaja e Labinot Rexhës
Ndërkohë, mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë mes Albës dhe Limit, një tjetër moment që pritet me shumë interes.
Limi u bë pjesë e shtëpisë të premten, ku lirshëm mund të thuhet se ka trazuar ujërat.
Ai u bë 'mollë sherri' mes Albës dhe Bia Khalifës, gjë që bëri të prishet miqësia mes tyre.
Sidoqoftë, mbetet për t'u parë në vazhdim se si do të jetë kjo mbrëmje. /Telegrafi/
Shumë shikues besojnë se disa veprime të saj janë rituale të magjisë së zezë, të cilat mund të synojnë dëmtimin ose eliminimin e konkurrentëve të tjerë.
Një nga momentet më të diskutueshme ka lidhje me kukullën 'Labubu'.
Në një video që po qarkullon me të madhe, Bia shfaqet duke e mbajtur kukullën dhe duke e shpuar me një gjilpërë. Për më tepër, disa komentues theksojnë se ajo përmend emrin e konkurrentes Alba Pollozhani gjatë këtij veprimi, duke shtuar misterin.
Skena bëhet edhe më e pazakontë kur Bia vijon veprimet pranë krevatit ku flinin bashkë-konkurrentet.
Ajo fut diçka në dyshek, që supozohet të jetë kukulla ose gjilpëra, mbush gotën me ujë dhe më pas hedh një varëse anash krevatit.
Për shumë përdorues të rrjeteve sociale, këto veprime ngjajnë me 'sehire' që bëhen edhe në Rumani, nga vjen ajo.
Kjo ka ndezur debatet dhe spekulimet në rrjet, duke bërë që emri i Bia Khalifës të jetë ndër më të përmendurit në Big Brother VIP Kosova gjatë këtyre ditëve. /Telegrafi/
Aktori Macaulay Culkin u rikthye në skenën e Golden Globes pas 35 vitesh, por këtë herë në rolin e prezantuesit.
Në ceremoninë e mbajtur të dielën, aktori 45-vjeçar vuri në dukje se hera e fundit që mori pjesë në këtë ishte në fillim të viteve 1990, kur u nominua për 'Aktorin më të Mirë' për "Home Alone".
Ndërsa u ngjit në skenë për të dhënë çmimin për skenarin më të mirë, Culkin falënderoi publikun për reagimin e tyre të ngrohtë.
Foto: Reuters
Ai bëri shaka për rolin e tij karakteristik, duke vënë në dukje se sa e pazakontë ishte ta shihje jashtë sezonit të festave, por shtoi se ekziston gjatë gjithë vitit.
"Faleminderit. E di që është e çuditshme të më shohësh jashtë sezonit të festave. Çuditërisht, unë ekzistoj gjatë gjithë vitit", tha me shaka aktori.
Çmimi “Globi i Artë” për Skenarin më të Mirë për një Film në vitin 2026 i shkoi Paul Thomas Anderson për filmin “One Battle After Another”.
Culkin fitoi çmime dhe nominime të shumta për rolin e tij si Kevin McCallister në filmin "Home Alone" me regji nga Chris Columbus dhe skenar nga John Hughes.
Në ndarjen e çmimeve Golden Globe në vitin 1991, ai humbi në të njëjtën kategori ndaj Gerard Depardieu për filmin "Green Card".
Aktori, i cili shfaqet në sezonin e dytë të “Fallout”, njoftoi rikthimin e tij në Golden Globes me një postim në Instagram, ku konfirmoi se do të ishte një nga prezantuesit e ceremonisë. /Telegrafi/
Këngëtari i njohur porto-rikan, Bad Bunny, po përballet me një padi gjyqësore, në të cilën një grua nga Porto Riko kërkon 16 milionë dollarë dëmshpërblim apo 14 milionë euro për përdorimin e paautorizuar të zërit të saj në dy prej këngëve të tij.
Sipas dokumenteve ligjore, regjistrimi i zërit është bërë në vitin 2018, në një kontekst jo-profesional, kur ajo pranoi të regjistronte një frazë me kërkesë të producentit Roberto Rosalido, me të cilin ishte njohur gjatë një kursi studimi.
Ajo pretendon se në asnjë moment nuk është informuar se regjistrimi do të përdorej për qëllime komerciale apo do të publikohej në këngë të shpërndara globalisht.
Bad Bunny
Zëri i saj u përdor për herë të parë në këngën “Solo de mi”, pjesë e albumit shumë të suksesshëm X100pre, të publikuar në vitin 2018, një nga projektet më të njohura të Bad Bunny.
Vite më vonë, i njëjti fragment audio u ripërdor në këngën “EeO”, e publikuar në vitin 2025 në albumin "Debi tirar mss fotos".
Të dyja këngët kanë arritur miliona dëgjime në platformat digjitale, çka, sipas paditëses, përbën një përfitim të madh ekonomik nga përdorimi i zërit të saj pa pëlqim.
Gruaja thekson se nuk është nënshkruar asnjë kontratë dhe nuk është negociuar asnjë pagesë për përdorimin e zërit të saj për qëllime muzikore, promovuese apo reklamuese, duke e konsideruar këtë veprim si shkelje të të drejtave të saj personale dhe intelektuale.
Deri më tani, Bad Bunny nuk ka reaguar publikisht ndaj akuzave, ndërsa çështja po merr vëmendje të madhe mediatike, sidomos në një moment kur artisti po përgatitet për turneun e tij të radhës dhe për paraqitjen si ylli kryesor në spektaklin e pjesës të Super Bowl LX. /Telegrafi/
Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme (e diel) në shtëpinë më të famshme në Shqipëri midis Keijsit dhe Stelinës.
Dy banorët e Big Brother VIP 5 patën përplasje pasi në Prime-n e së shtunës u fut Ina Aderi.
Gjatë spektaklit, Stelinës iu dha Kutia e Pandorës, të cilën ajo vendosi ta hapë dhe për herë të parë pa një video të Keijsit duke u puthur me një vajzë, e cila ishte Ina.
Foto: YouTube
Të tre banorët kanë qenë konkurrentë në "Për’puthen", ku Keijsi dhe Stelina ishin çift, ndërsa Ina gjatë programit u bë shoqe me Keijsin.
Pjesë nga debati:
Keijsi: Di edhe shumë gjëra të tjera, po unë e mbaj gojën mbyllur, nuk jam si ti.
Stelina: Nuk ke nevojë ta mbash gojën mbyllur, thuaje. Do më flliqësh ti mua? O Keijsi, ti je i fëlliqur.
Keijsi: Me mua mbarove punë sot, sepse bëra një super gjest dje dhe ti nuk di ta vlerësosh.
Stelina: Ti je i fëlliqur.
Keijsi: Ti e ndjen vetë brenda vetes çfarë gabimesh ke bërë, prandaj reagon kështu, prandaj bëhesh agresive.
Stelina: Unë agresive?
Keijsi: Ti në lojë bëj çfarë të duash, por të mashtrosh, të përbaltësh mua, një gocë tjetër apo këdo që ka të bëjë lidhje me mua, nuk ta lejoj.
Stelina: Ju jeni të përbaltur vetë.
Keijsi: E përbaltur je ti që këtej thoje dashuria për Kejsin te “E Diell” edhe këtej shkoje edhe putheshe me Kristin.
Stelina: Unë nuk jam puthur me Kristin.
Keijsi: Gabimi më i madh që unë bëj është që lash prapë ndjenjat e mia para egos time, prapë gabim.
Stelina: Pse, unë ça bëra?
Keijsi: Ça bëre? Asnjë gjë nuk bëre, thjesht tregon veten sa herë të jep besim, ti e ke përdor edhe e ke keqpërdor.
Stelina: Mos ma ngri zërin mua.
Keijsi: Mos ma përmend më emrin.
Stelina: Nuk jam tu të lujt fare.
Keijsi: Je tu bo skema, u fute pas meje gënjeve për Mirin.
Stelina: Pse nuk i thua asaj gocës që po bën super skema, po vjen ma thua mua? Ajo na ka parë të dyve këtu.
Keijsi: Ça i them asaj, i them asaj. Ty s’ka ç’të duhet.
Stelina: Po normale, se e ke shoqe atë.
Keijsi: Po normale e kam shoqe, nuk më ka shitur ndonjëherë.
Stelina: Vazhdo, merru me shoqet.
Keijsi: Po me shoqen do merrem, se shoqja të respekton, jo si ty. Ti ke mungesë të theksuar të vetëbesimit. Vazhdo fol nëpër cepa, bëhu si këta skuthat, qaj andej.
Stelina: Unë nuk flas nëpër cepa.
Keijsi: Nga sot ti me mua nuk flet më përballë. /Telegrafi/
Brookyln më parë këmbënguli që ata të komunikojnë ekskluzivisht përmes avokatëve.
Një burim pranë çiftit i tha People se David dhe Victoria Beckham i kanë kërkuar vazhdimisht Brooklyn dhe Nicole të takohen dhe të flasin.
Gjithashtu, që nga dhjetori i vitit të kaluar, Brooklyn, Nicola, David dhe Victoria nuk e kanë ndjekur njëri-tjetrin në Instagram.
Për më tepër, në natën e Vitit të Ri, David Beckham postoi një vështrim prapa në momentet e tij të preferuara nga viti 2025 që nuk përfshinin Brooklyn.
Megjithatë, David më vonë ndau foto me djalin e tij të madh në InstaStory. /Telegrafi/
Alba Pollozhani dhe Bia Khalifa kanë pasur një përplasje së fundmi me njëra-tjetrën për shkak të krevatit.
E gjithë kjo nisi për Lim Hotin pasi Alba nuk ka qenë në dijeni për raportin e tyre.
Ajo i kërkoi që të largohej nga shtrati, gjë që nuk u pranua nga Bia dhe më pas u shkaktua rrëmuja.
Foto: TikTok
"Edhe më gjuajti edhe më shtyu, ishalla nuk e sheh këtë Vëllai i Madh që më gjuajti dhe më shtyu ndërkohë që nuk i bëra asnjë gjë, ia bëra gati valixhen ta sjell poshtë", tha Alba për Bian.
Ndërkohë ajo ia ktheu: "Mos më prek gjërat e mia".
"Mos m'u afro te fytyra se zarf i zi, gabimi i tretë që bëre", i tha në anën tjetër Alba.
Bia nuk shpëtoi pa një reagim tjetër, gjersa shtoi: "Ti vetëm je xheloze".
E njëjta mendoi se Bia ka pasur lidhje familjare me të, e jo personale. /Telegrafi/
Pas hyrjes së Lim Hotit në Big Brother VIP Kosova 4, nga llogaria zyrtare e Alba Pollozhanit ka ardhur një reagim i fortë dhe i drejtpërdrejtë.
Postimi është publikuar në InstaStory dhe ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Në reagim, theksohet se situata e krijuar nuk përbën debat, por presion dhe dhunë verbale, duke nënvizuar se Alba ka zgjedhur heshtjen, dinjitetin dhe vetëkontrollin përballë situatës.
Foto: Instagram
Sipas postimit, hyrja e Limit në shtëpi shihet si përpjekje për ta nënçmuar dhe për të shtrembëruar një histori personale.
Postimi i plotë (pa ndërhyrje):
“Kur një burrë përdor fjalë banale dhe kërcënime të tipit ‘mos më bëj të dal në tjetër nivel’, kjo nuk është debat.
Është presion dhe dhunë verbale.Përballë tij ishte një grua që nuk foli asnjë fjalë.
Alba zgjodhi heshtjen, dinjitetin dhe vetëkontrollin.
Ai hyri vetëm për ta poshtëruar, për ta nxjerrë gënjeshtare dhe për të shtrembëruar një histori personale jashtë çdo forme respekti, thjesht sepse ajo pati guximin të bëjë një ndarje publike një muaj më parë.
Kjo sjellje nuk e ul Albën.
Përkundrazi, ekspozon qartë atë që përdor fjalë, presion dhe kërcënim kur humb kontrollin". /Telegrafi/
Brikena Selmani u raportua se ka qenë në një lidhje edhe me konkurrentin tjetër të "Përputhen", Atdhe Xharavinën.
Megjithatë, ky i fundit ka reaguar në Fan Club duke treguar të vërtetën e kësaj.
Ai e vlerëson Brikenën, por thotë se vetëm një herë janë takuar dhe asgjë më shumë.
Foto: YouTube
Ka lënë të kuptohet se nuk kanë pasur asgjë bashkë, e që nuk do të komentohet në rrjet.
"Është gocë e çiltër, e pastër, nuk është intrigante. Jam duke bërë tifo për të, nuk dua të gozhdohet në rrjet prandaj desha të reagoj që nuk ka pasur gjë", u shpreh ai.
Tutje theksoi: "Thjesht jemi njohur, kemi dalë, takuar për kafe një herë përmes shokut tim. Mateon shok e kam. Kemi qenë të Përputhen".
I njëjti u pyet edhe nëse do të bëhej pjesë e këtij formati, ndonëse ishte në të Kosovës në edicionin e parë. /Telegrafi/
Kutia e Pandorës u hap për herë të parë në këtë edicion të Big Brother VIP Albania 5 dhe ishte në dorën e Stelinës.
Ajo vendosi ta hapë dhe për herë të parë po ashtu pa një video të Keijsit duke u puthur me një vajzë.
“Ka qenë ajo që kam shprehur para pak ditësh. E prisja, ndoshta nuk e kisha parë më sytë e mi, por e prisja. Jam ende e paqartë nëse kjo marrëdhënie është përfunduar, është lënë pezull", u shpreh ajo.
Foto: YouTube
Tutje tha: "Po gjykohem si vajzë e ftohtë dhe e paqëndrueshme, por kjo është arsyeja".
Si e keqe e kësaj kutie pandore, Stelinës iu desh të bëhej një banore e vetme me banoren më të re në Big Brother, Ina Aderin.
“Ajo vajza është arsyeja se përse ne jemi zënë”, tha Stelina.
Ina pra është vajza me të cilën u pa duke u puthur Kejisit, e me të cilën mendohet ta ketë tradhtuar. /Telegrafi/
Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për banorin e ri të Big Brother VIP Kosova 4, Lim Hotin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Stresi shkroi: "Tregoju që ke lindur për qejf".
Lim Hoti u fut në shtëpinë e BBVK të premten, duke sjellë një pjesë të re dinamike në këtë edicion.
Foto: Instagram
Ai është i njohur për lidhjet e tij të mëparshme me dy banore të tjera të këtij edicioni: Alba Pollozhanin dhe Bia Khalifën, të cilat tashmë po marrin vëmendje në shtëpi.
Mbërritja e Limit ka ndikuar tashmë në dinamiken e brendshme të shtëpisë dhe të shtojë debatet dhe intrigat midis banorëve, ndërkohë që mbështetja nga personazhe të njohur si Stresi mund t’i japë atij një avantazh në perceptimin e publikut dhe fansave të BBVK.
Ky edicion i Big Brother VIP Kosova po tërheq shumë vëmendje mediatike, dhe futja e Hotit duket se ka shtuar interesin e spektatorëve dhe diskutimet online.
Mbetet për t'u parë se si do të zhvillohet kjo lojë në vazhdim. /Telegrafi/
Duket se Alba Pollozhani nuk ka qenë në dijeni për lidhjen e Bia Khalifës me Lim Hotin.
Ajo e kuptoi këtë pasi dëgjoi një bisedë mes tyre, ku thanë se kanë kryer marrëdhënie.
E kjo e bëri banoren të shpërthej në lot pasi ka menduar se ishin vetëm miq.
"Më ka treguar që më ka tradhtuar me femër tjetër, por jo me Bian. Nuk e kam kuptuar që me Bian, se ta kisha kuptuar nuk isha bërë shoqe me atë. Nuk e kisha ftuar te krevati se nuk jam budalla", u shpreh ajo përpara Londrimit e Klodit duke qarë me dënesë.
"E kupton në çfarë situate. Erdhi ai lart dhe po i bënte si kotele, për strategji. I qante i bënte si e prekur", tha tutje Pollozhani.
Limi në anën tjetër tha se ka shkëputur edhe marrëdhënien me Albën në kohën kur ishte në Ferma VIP 2.
Hyrja e tij në BBVK ka trazuar gjithë shtëpinë e po ashtu ka ndikuar me të madhe edhe te Alba. /Telegrafi/
Muzika popullore kolumbiane është në zi pas vdekjes së këngëtarit të njohur Yeison Jimenez, i cili humbi jetën në një aksident ajror të shtunën, më 10 janar, në departamentin Boyaca të Kolumbisë.
Artisti po udhëtonte me një avion të vogël drejt Medellin-it për të vazhduar angazhimet e tij profesionale, kur avioni u rrëzua në një zonë rurale mes komunave Paipa dhe Duitama.
Si pasojë e aksidentit, humbën jetën të gjashtë personat që ndodheshin në bord.
Foto: X
Autoritetet konfirmuan se nuk kishte të mbijetuar dhe se avioni u dogj plotësisht pas përplasjes.
Përveç Yeison Jimenez, në aksident vdiqën piloti Hernando Torres dhe pasagjerët Juan Manuel Rodríguez, Oscar Marin (asistenti i artistit), Jefferson Osorio (përfaqësuesi i tij) dhe Weisman Mora.
Qeveria e Boyacas shpalli zi zyrtare dhe shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave.
Edhe presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, reagoi duke konfirmuar se aksidenti nuk pati të mbijetuar dhe duke dërguar mesazh mbështetjeje për familjen dhe ndjekësit e këngëtarit.
Yeison Jimenez
Vdekja e tij ka shkaktuar reagime të shumta dhe emocione të forta në rrjetet sociale.
Yeison Jimenez ishte 34 vjeç dhe me origjinë nga Manzanares në departamentin Caldas.
Gjatë karrierës së tij mbi dhjetëvjeçare, ai u shndërrua në një nga figurat më të rëndësishme të muzikës popullore kolumbiane, duke e çuar këtë zhanër drejt një audience më të gjerë.
Këngë si “Aventurero”, “Vete” dhe “Mi venganza” e bënë atë një nga artistët më të dashur në vend.
Në momentin e tragjedisë, ai ishte në kulmin e aktivitetit artistik, pasi një ditë më parë kishte performuar në Malaga dhe ishte planifikuar të këndonte po atë mbrëmje në Marinilla, Antioquia. /Telegrafi/
Në Fan Club është diskutuar sërish raporti apo njohja e Mateos me Brikena Selmanin.
Ka qenë motra e Mateos në studio, ku thotë se nuk di asgjë më shumë rreth marrëdhënies së tyre.
"Unë nuk kam asnjë informacion për marrëdhënien e Mateos me Brikenën. Nuk ka folur kurrë për këtë marrëdhënie. I vetmi reagim që ka pasur Mateo në momentin që u bë prezantimi i Brikenës dhe tha se e njoh këtë vajzën", u shpreh ajo.
Foto: YouTube
Tutje tha: "Ne e njohim po aq sa e njihni edhe ju nëpërmjet ekranit".
Në anën tjetër ka reaguar edhe nëna e banores duke dërguar një letër për të sqaruar të vërtetën.
Ajo thotë se ka qenë një njohje që është mbyllur vite më parë dhe nuk kanë pasur plane për fejesë.
E njëjta ka hedhur poshtë gjithashtu të gjitha aludimet në lidhje me këtë raport. /Telegrafi/