Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 January 2026Main stream

Aksidenti i rëndë në Prishtinë, Policia: Një person ka pësuar lëndime trupore

28 January 2026 at 21:52

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth 20 minuta më parë në rrugën Haxhi Zeka në Prishtinë, ku si pasojë një veturë ka rënë poshtë rrugës, ndërsa një tjetër ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Lajmi e ka konfirmuar edhe Policia e kryeqytetit, e cila ka njoftuar se aksidenti ka ndodh rreth orës 21:00.

“Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa sipas informatave fillestare, një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, tha për Gazetën Sinjali, Enis Pllana, zëdhënësi për media i Policisë në Prishtinë.

“Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit, e cila po heton rrethanat e aksidentit”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksidenti i rëndë në Prishtinë, Policia: Një person ka pësuar lëndime trupore appeared first on Sinjali.

Trump: Irani të arrijë një marrëveshje ose sulmi i ardhshëm i SHBA-së do të jetë shumë më i keq

28 January 2026 at 21:40

Presidenti amerikan, Donald Trump, përsëriti thirrjen e tij për Iranin që të “arrijë një marrëveshje” për programin e tij bërthamor ose në të kundërtën do të përballet “me sulmin më të keq deri më tani”, më i ashpër sesa sulmet e vitit të kaluar kur sulmet ajrore amerikane dhe izraelite shënjestruan ndërtesat bërthamore iraniane.

Trump ka kërcënuar me sulme ushtarake kundër Iranit pas një shtypjeje brutale ndaj protestave antiqeveritare, për të cilat grupet e të drejtave të njeriut dhe dëshmitarët okularë thonë se lanë mijëra të vrarë.

Shtetet e Bashkuara ditët e fundit kanë dislokuar avionë luftarakë, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe atë që Trump e ka quajtur një “flotë” në Lindjen e Mesme, një lëvizje që ka rritur tensionet me Iranin dhe ka shtuar gjasat për veprime ushtarake, sipas ekspertëve.

“Shpresojmë që Irani të vijë shpejt ‘në tryezë’ dhe të negociojë një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë – PA ARMË BËRTHAMORE – një marrëveshje që është e mirë për të gjitha palët”, tha Trump në një postim në rrjetet sociale më 28 janar.

“Koha po mbaron! Siç i thashë Iranit edhe më parë, ARRINI MARRËVESHJE! Ata nuk e bënë, dhe ndodhi Operacioni Çekani i Mesnatës, një shkatërrim i madh i Iranit. Sulmi i radhës do të jetë shumë më i keq!”.

Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi më 27 janar se një grup aeroplanmbajtësish amerikanë, nën drejtimin e USS Abraham Lincoln, ndodhej në ujërat e Lindjes së Mesme.

Duke folur para deklaratave të Trumpit, ministri i Jashtëm iranian tha se negociatat me Uashingtonin nuk mund të zhvillohen në një atmosferë të kërcënimeve ushtarake.

Abbas Araqhchi, sipas medias shtetërore ISNA, tha më 28 janar se “ushtrimi i diplomacisë përmes kërcënimit ushtarak nuk mund të jetë efektiv ose i dobishëm”.

Ai shtoi se nuk kishte pasur “asnjë kontakt” me i dërguarin amerikan, Steve Witkoff, në ditët e fundit dhe se “Irani nuk ka kërkuar negociata”. Trump, nga ana tjetër, tha në një intervistë për Axios më 26 janar se Teherani kishte “thirrur në shumë raste”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: Irani të arrijë një marrëveshje ose sulmi i ardhshëm i SHBA-së do të jetë shumë më i keq appeared first on Sinjali.

Pamje ekskluzive nga aksidenti i frikshëm në Prishtinë: Një veturë bie poshtë rrugës, një tjetër dëmtohet rëndë

28 January 2026 at 21:20

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth 20 minuta më parë në rrugën Haxhi Zeka në Prishtinë, ku si pasojë një veturë ka rënë poshtë rrugës, ndërsa një tjetër ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë së paku dy automjete. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëme të konsiderueshme, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me hetimin e shkaqeve të aksidentit.

Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen pas raportit zyrtar të policisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pamje ekskluzive nga aksidenti i frikshëm në Prishtinë: Një veturë bie poshtë rrugës, një tjetër dëmtohet rëndë appeared first on Sinjali.

Hoti e jep për punë të kryer që Abdixhiku është dorëhequr: Ai veç do ta njoftojë dorëheqjen, jo votëbesim

28 January 2026 at 21:05

Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka intepretimin e vet për atë se ofrimi i dorëheqjes nga Lumir Abdixhiku e detyron këtë të fundin që veç ta njoftojë atë dhe jo të kërkojë votëbesim.

Kjo sepse, sipas tij, Statuti i LDK-së e jep ofrimin e dorëheqjes veçmas dhe votëbesimin veçmas, ndërsa Abdixhiku ka njoftuar “ofrimin e dorëheqjes”.

“Nuk mund të shkohet me votëbesim sepse është dhënë dorëheqja”, tha Hoti në “Rubikon” të Klan Kosovës, duke shtuar se “fjala publike për zyrtarin publik është ligj është obligim”.

“Kuvendi është ftu me 31 janar. Unë kam njoftu votuesin dhe anëtarin e LDK-së për interesimin tim për të kërkuar besimin e delegatëve për të marrë drejtimin e partisë. Kryetari me kërkesë të tij ose 1/3 e delegatëve mund të ftojnë votëbesimin e kryetarit. Me votim të fshehtë. Kjo është procedura standarde. Tjetra formë është dorëheqja. Nëse kryetari jep dorëheqje, ftohet kuvendi dhe vendose.t

Për aktin e dorëheqjes nuk ka votim. Rasti konkret ofrimi i dorëheqjes së Abdixhikut për shkak të rezultatit të dobët zgjedhor. Kështu përmbyllet kjo çështje. Vetëm njoftohet dorëheqja. Akti i dorëheqjes është se na ka njoftu se do të ofrojë dorëheqje, dhe Statuti e ka të qartë, se neni është veçmas poër votëbesim, tjetra për dorëheqje. E ky e ka ftu Kuvendin për të ofruar dorëheqjen”, tha Hoti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hoti e jep për punë të kryer që Abdixhiku është dorëhequr: Ai veç do ta njoftojë dorëheqjen, jo votëbesim appeared first on Sinjali.

Vetura godet këmbësorin e mitur në Zhabar të Mitrovicës

28 January 2026 at 20:43

Një veturë ka goditur një këmbësor të mitur në rrugën nacionale Mitrovicë–Zubin Potok, konkretisht në fshatin Zhabar.

Rastine ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me aksidentin.

“Rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok, në segmentin rrugor në fshatin Zhabar, ka ndodhur një aksident trafiku ku një veturë ka goditur një këmbësor të mitur”, shtoi Zahiti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vetura godet këmbësorin e mitur në Zhabar të Mitrovicës appeared first on Sinjali.

Fotografitë e Kurtit te “prodhuesi” i dronëve, Haradinaj: Dron imagjinar, etja për showbiz është mania e këtij pushteti

28 January 2026 at 20:34

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se “skandali me foto e video të Kurtit me dronin imagjinar është veç njëri prej qindra rasteve të shpërfaqjes së fytyrës së vërtetë të këtij pushteti”.

Haradinaj vlerëson se “etja për foto dhe showbiz është mania e këtij pushteti”.

“Kur do të ndaleni një herë o të mjerë!”, ka përfunduar Haradinaj.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka vizituar dy kompani në Gjilan në nëntor të vitit të kaluar, duke thënë se “tash dronët luftarakë po i prodhojmë edhe vetë”.

Kompanitë nga Gjilani, që pretendojnë se po prodhojnë dronë luftarakë, zyrtarisht kanë veç një punëtor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fotografitë e Kurtit te “prodhuesi” i dronëve, Haradinaj: Dron imagjinar, etja për showbiz është mania e këtij pushteti appeared first on Sinjali.

Basha kundërshton Aktgjykimin e Kushtetueses për rastin Rashiq: Vendimi i Kuvendit ishte kushtetues

28 January 2026 at 19:53

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka reaguar ndaj Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin KO325/25, duke vlerësuar se ai është në shpërputhje me Kushtetutën dhe përmban gabime thelbësore në interpretimin dhe zbatimin e normave përkatëse.

Basha ka theksuar se Gjykata Kushtetuese nuk ka mandat për të interpretuar Rregulloren e Kuvendit, pasi sipas nenit 16, paragrafi 4 të saj, interpretimi përfundimtar gjatë seancës plenare i takon Kryetarit të Kuvendit. Sipas tij, Gjykata nuk ka konstatuar shkelje kushtetuese, por ka interpretuar “frymën e Rregullores”, gjë që tejkalon kompetencat e saj.

Duke iu referuar zgjedhjes së Nenad Rashiq në pozitën e Nënkryetarit të Kuvendit, Basha ka theksuar se vetë Gjykata pranon se Rashiq nuk është propozuar nga shumica e deputetëve të komunitetit serb, çka sipas tij përbën refuzim apo mospropozim nga ana e tyre.

Ai ka sqaruar se si Kryetar i Kuvendit ka kërkuar tri herë radhazi që të propozohej kandidati i mbetur, por kjo është refuzuar nga përfaqësuesit e komunitetit serb, të cilët sipas tij kanë kërkuar tejkalimin e deputetit të dhjetë nga komuniteti joshumicë serb, gjë që do të përbënte diskriminim dhe shkelje kushtetuese.

Pas këtij mospropozimi, Basha ka bërë të ditur se ka aktivizuar nenin 12, paragrafi 7 të Rregullores së Kuvendit, i cili parasheh procedurën e shortit në rast të mospropozimit të kandidatëve. Meqenëse kishte vetëm një kandidat, procedura e shortit u konsiderua e panevojshme dhe u vazhdua me votim.

Sipas Bashës, procesi është zhvilluar në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, ndërsa votimi për Rašić ka rezultuar i suksesshëm me 71 vota “për”.

“Në këtë rast, zgjedhja e Nenad Rashiq për Nënkryetar të Kuvendit ka ardhur vetëm pas mospropozimit nga përfaqësuesit e komunitetit joshumicë serb. Prandaj, të gjitha pretendimet në Njoftimin e Gjykatës Kushtetuese janë të pabaza”, ka deklaruar Basha.

Në fund, ai ka theksuar se vendimi i Kuvendit ka qenë në harmoni të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Rregulloren e Kuvendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Basha kundërshton Aktgjykimin e Kushtetueses për rastin Rashiq: Vendimi i Kuvendit ishte kushtetues appeared first on Sinjali.

Arrestime në Turqi, kapen persona të dyshuar për spiunazh me Iranin

28 January 2026 at 19:44

Arrestimet vijnë në një kohë tensionesh të larta rajonale për shkak të frikës nga një sulm i mundshëm ushtarak amerikan ndaj Iranit.

Autoritetet në Turqi kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për spiunazh për Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, duke monitoruar objekte ushtarake dhe vende të tjera strategjike në të gjithë vendin, raportuan mediat vendase të mërkurën.

Forcat e sigurisë kryen bastisje të njëkohshme në pesë provinca, përfshirë Stambollin dhe Ankaranë, pas një hetimi të përbashkët nga departamenti i antiterrorizmit dhe agjencia e inteligjencës së Turqisë, raportoi televizioni shtetëror TRT.

Të dyshuarit, përfshirë një shtetas iranian, dyshohet se kryen zbulime dhe mbikëqyrje rreth bazës ajrore Incirlik në provincën jugore të Adanas, ku ndodhen forcat amerikane, tha transmetuesi.

Një nga gjashtë të ndaluarit ishte me origjinë iraniane, raportoi agjencia private e lajmeve DHA.

Grupi akuzohet për transmetimin e informacionit të inteligjencës dhe logjistikës te operativët e inteligjencës iraniane, tha TRT.

Hetuesit thuhet se zbuluan gjithashtu prova që të dyshuarit kishin monitoruar dërgesën e dronëve përmes Turqisë për përdorim në vende të tjera. Ambasada iraniane në Ankara ende nuk ka komentuar mbi arrestimet.

Arrestimet vijnë në një kohë tensionesh të larta rajonale për shkak të frikës nga një sulm i mundshëm ushtarak amerikan ndaj Iranit.

Zyrtarët e qeverisë turke kanë paralajmëruar kundër ndërhyrjes së huaj në Iranin fqinj, duke thënë se çdo operacion ushtarak mund të çojë në “paqëndrueshmëri” dhe të shkaktojë një “fluks refugjatësh”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha më herët të mërkurën se “një armatë masive” po shkon drejt Iranit, duke e paralajmëruar Teheranin se duhet të negociojë.

“Po lëviz shpejt, me fuqi, entuziazëm dhe qëllim të madh”, shkroi Trump në një postim në platformën e tij Truth Social pa dhënë detaje të mëtejshme mbi misionin e saj.

“Shpresojmë që Irani shpejt do të ‘ulet në tryezë’ dhe do të negociojë një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë – pa armë bërthamore – një marrëveshje që është e mirë për të gjitha palët”, shtoi ai.

Uashingtoni ka zhvendosur në rajon anijen luftarake USS Abraham Lincoln dhe disa shkatërrues me raketa të telekomanduara, të cilët mund të përdoren për të nisur sulme nga deti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestime në Turqi, kapen persona të dyshuar për spiunazh me Iranin appeared first on Sinjali.

Papa Leoni: Mos flisni me të dashurat tuaja të krijuara me AI, ndryshe do të përballeni me pasoja të dhimbshme

28 January 2026 at 19:21

Papa Leoni XIV ka paralajmëruar besimtarët, veçanërisht burrat, që të mos bien pre e marrëdhënieve virtuale me chatbotë të inteligjencës artificiale, duke theksuar se këto lidhje “tepër të përkëdhelura” mund të kenë pasoja serioze emocionale dhe shoqërore.

Në mesazhin e tij për Ditën Botërore të Komunikimeve Sociale, Papa u shpreh se në botën digjitale të sotme po bëhet gjithnjë e më e vështirë të dallosh nëse po komunikon me njerëz realë apo me robotë. Ai theksoi rëndësinë urgjente të “ruajtjes së zërave dhe fytyrave njerëzore”, duke paralajmëruar se pa marrëdhënie reale nuk mund të ketë miqësi apo lidhje të vërteta.

“Fytyrat dhe zërat janë të shenjtë,” tha Papa, duke shtuar se teknologjia digjitale rrezikon të ndryshojë themelet e qytetërimit njerëzor.

Papa Leoni XIV pranoi se chatbotët me AI mund të jenë argëtues, por i cilësoi ata si mashtrues, sidomos për personat më të pambrojtur. Sipas tij, për shkak se janë gjithmonë të pranishëm dhe emocionalisht “të dashur”, ata mund të ndikojnë në gjendjen emocionale të individëve dhe të pushtojnë sferën e intimitetit personal.

Ai paralajmëroi gjithashtu se zëvendësimi i marrëdhënieve njerëzore me sisteme të inteligjencës artificiale mund të dëmtojë jo vetëm jetën personale, por edhe strukturën sociale, kulturore dhe politike të shoqërisë.

Papa kritikoi edhe algoritmet e rrjeteve sociale, duke thënë se ato favorizojnë emocionet e shpejta dhe dëmtojnë mendimin kritik, duke rritur polarizimin shoqëror.

Megjithatë, ai theksoi se inovacioni digjital nuk duhet ndalur, por duhet drejtuar me kujdes, duke qenë të vetëdijshëm për natyrën e tij të dyfishtë.

Ky nuk është paralajmërimi i parë nga Vatikani për rreziqet e inteligjencës artificiale. Në vitin 2024, Papa Françesku kishte deklaruar se teknologjitë simuluese bëhen “të rrezikshme kur shtrembërojnë marrëdhëniet tona me realitetin dhe me njëri-tjetrin”, duke kërkuar më shumë rregullim të AI për të shmangur pasojat e dëmshme dhe diskriminuese.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Papa Leoni: Mos flisni me të dashurat tuaja të krijuara me AI, ndryshe do të përballeni me pasoja të dhimbshme appeared first on Sinjali.

Haradinaj reagon pas vdekjes së bashkëpartiakut: Qoftë i përhershëm kujtimi për ty, Kani

28 January 2026 at 19:16

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Hekuran Hoxhës, duke e cilësuar atë si një koleg shumëvjeçar dhe një njeri të respektuar në Aleancë.

Haradinaj ka kujtuar angazhimin e hershëm politik të Hoxhës, duke theksuar se ai u dallua gjithmonë për korrektësinë, afërsinë dhe respektin ndaj të gjithëve.

“Ndarja e tij nga jeta na tronditi të gjithëve. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Hoxha, miqve dhe të gjithë kolegëve në Aleancë. Qoftë i përhershëm kujtimi për ty, Kani!”, ka shkruar Haradinaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Haradinaj reagon pas vdekjes së bashkëpartiakut: Qoftë i përhershëm kujtimi për ty, Kani appeared first on Sinjali.

Nga një muaj paraburgim për tre zyrtarët e komunës së Prishtinës që u arrestuan dje

28 January 2026 at 19:09

Nga një muaj paraburgim i është caktuar tre zyrtarëve të komunës së Prishtinës që u arrestuan dje për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Tre zyrtarët e komunës së Prishtinës u arrestuan dje nën dyshimin për marrje ryshfeti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nga një muaj paraburgim për tre zyrtarët e komunës së Prishtinës që u arrestuan dje appeared first on Sinjali.

Policia gjen sërish armë në Mitrovicë të Veriut

28 January 2026 at 19:07

Policia e Kosovës ka njoftuar se, si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët, ka realizuar një tjetër aksion në Mitrovicë të Veriut, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera ilegale.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë, aksioni është zhvilluar më 28 janar në lagjen Bërxhane, pas informatave se në një shtëpi të braktisur mund të kishte materiale të paligjshme.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur, ndër të tjera, “një minë kundër këmbësorisë me detonator”, municion të kalibrave të ndryshëm, barut, pajisje ushtarake, si dhe uniforma dhe këmisha të Policisë së Serbisë.

Për shkak të materialit eksplodues, në vendngjarje ka intervenuar edhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksploduese.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Nuk ka të arrestuar, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia gjen sërish armë në Mitrovicë të Veriut appeared first on Sinjali.

Ministria e Mbrojtjes nuk ka qenë pjesë e “testimeve” të dronit të ashtuquajtur Skifter 1: S’kemi dhënë autorizime

28 January 2026 at 18:49

I ashtuquajturi dron vetëvrasës “Skifter 1” i paraqitur si punë e kryer dhe i testuar nga një kompani në Gjilan, nuk ka as lidhje dhe as leje nga Ministria e Mbrojtjes dhe KFOR-in si autoriteti i hapësirës ajrore të vendit.

Ministria e Mbrojtjes ka mohuar të ketë qenë pjesë e ndonjë testimi apo autorizimi për diçka të tillë.

As KFOR-i, që është autoriteti përgjejgës për hapësirën ajrore – tha MM – nuk ka dhënë leje të tillë.

Ministria e Mbrojtjes tha se nuk ka qenë në asnjë mënyrë e përfshirë në asnjë testim të dronit të prezentuar si Skifter K1.

“Bazuar në njohuritë tona asnjë nga institucionet e Kosovës nuk ka qenë pjesë e ndonjë testimi të tillë”, thanë ata

“Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane të Kosovës gjatë muajit tetor të vitit të kaluar kanë zhvilluar një aktivitet përbashkët të vlerësimit të individëve dhe kompanive kosovare që punojnë në inovacion dhe zhvillim të dronëve të vegjël komercial dhe atyre për përdorim të mundshëm për përdorim të dyfishtë, civil dhe ushtarak”.

“Në atë aktivitet janë vlerësuar inovacionet e disa inovatorëve tě dronëve me helika/rotorë dhe jo dronëve me krahë (fixed wings). Vlerësimi është bërë nga ekspertët e fluturakeve pa pilot të FSK-së. Në mes të inovatorëve të vlerësuar ka qenë dhe Kompania Future Minds Academy e cila është vlerësuar me çmimin e parë për prototipin e dronit me helika ( jo të ndonjë lloj droni tjetër, pra as te dronit që është prezantuar si Skifter K1)”, tha Ministria për Nacionale.

“Ministria e Mbrojtjes nuk ka qenë në asnjë mënyrë e përfshirë në asnjë testim të dronit të prezentuar si Skifter K1. Bazuar në njohuritë tona asnjë nga institucionet e Kosovës nuk ka qenë pjesë e ndonjë testimi të tillë”.

“Në Republikën e Kosovës autoriteti për dhënjen e lejeve të fluturimeve në hapësirën ajrore është Komandanti i KFOR në bashkëpunim me ASHNA dhe nuk kemi informacion që kompania në fjalë ka një leje të tillë. Ministria e Mbrojtjes nuk ka lëshuar asnjë leje dhe as nuk ka dhënë autorizim zyrtar për ndonjë aktivitet të kësaj natyre. Inkurajojmë dhe mirëpresim çdo inovacion teknologjik në fushën e dronëve që synon zhvillimin dhe prodhimin vendor në Republikën e Kosovës, përderisa janë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet përkatëse”, thanë Ministria e Mbrojtjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ministria e Mbrojtjes nuk ka qenë pjesë e “testimeve” të dronit të ashtuquajtur Skifter 1: S’kemi dhënë autorizime appeared first on Sinjali.

Ky është Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gjakova që u gjet i vdekur në veturë – ishte edhe kandidat për deputet nga AAK

28 January 2026 at 18:31

Një person është gjetur i vdekur sot në një veturë në lagjen Veternik, në Prishtinë.

Merret vesh se bëhet fjalë për biznesmenin gjakovar, Hekuran Hoxha, i cili në zgjedhjet e 28 dhjetorit garoi për deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Gazeta Sinjali raportoi se Hoxha u gjet i vdekur në veturën e tij dhe se në vend të ngjarjes u gjet një armë me të cilën dyshohet se i nderi ka kryer vetëvrasje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ky është Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gjakova që u gjet i vdekur në veturë – ishte edhe kandidat për deputet nga AAK appeared first on Sinjali.

Rubio me mesazhe të qarta: NATO duhet rikonceptuar

28 January 2026 at 18:15

Sipas Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, NATO duhet të “rikonceptohet”.  Ai e tha këtë në një seancë dëgjimore në Senat mbi politikën e SHBA-së në Venezuelë pas kapjes së Maduros.

“NATO do të jetë më e fortë nëse aleatët tanë janë më të aftë”, shpjegoi ai.

“Sa më të fortë të jenë partnerët e NATO-s, aq më shumë fleksibilitet do të kenë Shtetet e Bashkuara për të vepruar në pjesë të tjera të botës”, pohoi Sekretari i Shtetit.

Për Rubion, kjo nuk do të thotë “braktisje e NATO-s”, por “përballje e realitetit të peizazhit aktual ndërkombëtar”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rubio me mesazhe të qarta: NATO duhet rikonceptuar appeared first on Sinjali.

Dallaveret me vota, Prokuroria kërkon paraburgim për 15 kryesuesit që u arrestuan sot në Malishevë

28 January 2026 at 17:58

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 15 kryesuesve që u arrestuan sot në Malishevë në lidhje me dallaveret për vota.

43 komisionerë janë intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinion publik, se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka realizuar veprimet lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit gjatë procesit të numërimit të votave brenda subjekteve politike për zgjedhjet e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Komunën e Malishevës.

Në kuadër të këtyre veprimeve janë intervistuar gjithsej 58 (pesëdhjetë e tetë) persona, prej të cilëve 15 (pesëmbëdhjetë) kryesues dhe 43 (dyzet e tre) komisionerë.

Të gjithë të dyshuarit ngarkohen për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, nga neni 216 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, 15 (pesëmbëdhjetë) kryesuesit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndaj të cilëve Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente.

Ndërkaq, pas grumbullimit të provave relevante, intervistimit të tyre, 43 (dyzet e tre) komisionerët do të hetohen në procedurë të rregullt, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe në trajtimin me prioritet të veprave penale që cenojnë votën e lirë dhe demokratike të qytetarëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dallaveret me vota, Prokuroria kërkon paraburgim për 15 kryesuesit që u arrestuan sot në Malishevë appeared first on Sinjali.

“Një masakër e përgjakshme po përgatitet kundër shqiptarëve në Kosovë”, zbulohet letra e Kadaresë për Presidentin Bush në 1991

28 January 2026 at 17:44

Në 90 vjetorin e lindjes së gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare, në ceremoninë e zhvilluar nga Ministra për Europën dhe Punët e Jashtme është zbuluar edhe një letër që shkrimtari i ka dërguar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush në vitin 1991.

Në letër Kadare shtron pyetjen nëse populli shqiptar ka të drejtë të jetojë në të njëjtën shtëpi, duke iu referuar Kosovës. Ai thotë se mjetet demokratike që çojnë në një zgjidhje paqësore dhe diplomatike, ekzistojnë.

“Ndonëse nuk do të doja ta mbyllja këtë letër me diçka të zymtë, s’mund të rri pa ju thënë se shqiptarët e Kosovës i kanë bërë thirrje për ndihmë gjithë botës: një masakër e përgjakshme po përgatitet kundër tyre. Shpresoj, Zoti President i SHBA, se ju do të bëni gjithçka, për të ndaluar këtë krim të paralajmëruar, tashmë, nga shumë drejtime”, shkruan ndër të tjera Kadare.

LETRA

Zoti President,

Dy vjet më parë, më 1989, kur jo vetëm në vendin tim por në gjithë perandorinë e Lindjes, diktatura komuniste ishte ende në këmbë, me mikun tim, laureatin e çmimit Nobel të paqes, Elia Weisel, ju kam dërguar një letër.

Në atë kohë, për një letër si ajo, në Shqipërinë komuniste dënoheshe me vdekje, megjithatë unë e ndjeva për detyrë t’ju drejtohesha juve, presídentit të shtetit më të fuqishëm demokratik të botës, për t’ju kërkuar ndjesë në emër të popullit shqiptar, për qëndrimin armiqësor që mbante qeveria komuniste shqiptare ndaj SHBA.

Ju shkruaja, midis të tjerash, në atë letër se populli shqiptar, në kundërshtim me sunduesit komunistë, kishte ndjenja të thella mirënjohjeje për SHBA dhe ju lutesha Juve, që pa ia vënë veshin fyerjeve të Tiranës të vazhdonit të ndihmonit këtë popull martir, si atë që vuante brenda kufijve të shtetit, si gysmën tjetër të tij, që vuante në Jugosllavi.

Dhe ja, pa u mbushur dy vjet, në marrëdhëniet amerikano-shqiptare ndodhi e pabesueshmja. Kur Sekretari i Shtetıt, Baker, u prit në mënyrë madhështore në Tiranë, isha i lumtur të vërtetoheshin fjalët që ju kisha shkruar më 1989, që në atë kohë mund të tingëllonin si fantazi shkrimtari, se SHBA do të ketë te populli shqiptar, një mik të zjarrtë e të përhershëm. Nga ana e tyre, shqiptarët të zhgënjyer nga ato lidhje të mbrapshta në të cílat i çuan komunistët, janë sot më të etur se kurrë për miqësi të vërtetë.

Zoti President, sot kur një pjesë e botës, e sidomos ajo pjesë që posa është shkëputur nga e kaluara komuniste, po përpëlitet e s’gjen dot qetësi, njerëzimi mbarë përcjell me adhurim përpjekjet tuaja fisnike për rregullimin e saj. Në këtë kahje, jo vetëm si shkrimtar e qytetar shqiptar, por edhe si njeri që dëshiron një botë më të përkryer, ju drejtohem Juve, burrit të shtetit me të cilin e ardhmja e botës ka një lidhje të drejtpërdrejtë.

Për shumë dekada, një pjesë e botës në aksionet e saj politike e diplomatike, përballë problemeve të mëdha ka qenë shpesh herë e paralizuar prej dogmave dhe tabuve. Në emër të një stabiliteti e qetësie false, këto dogma shpalleshin të shenjta e të pandryshueshme, paçka se kombe e popuj të tërë, të rrëzuar prej fatit, njëlloj si titanët e dikurshëm, vuanin e rënkonin prej tyre.

Tani është e qartë për cilindo, se ajo qetësi dhe stabilitet, që përligjej nga formulat gjoja të shenjta, nuk ka qenë veç një harmoni e gënjeshtërt. Nuk do të zgjatem për gjëra që ju i dini më mirë se kushdo dhe, prej të cilave jeni shqetësuar si rrallë kush. Do të dëshiroja vetëm që të tërheq edhe një herë vëmendjen tuaj, Zoti President, për popullin me fatin më tragjík, të krejt kontinentit evropian: shqiptarët.

Ky është i vetmi popull në historinë e Europës, që pas dy mijë vjetëve jetë u nda më dysh, që në fillim të shekullit të XX-të prej Fuqive të Mëdha. Ky është i vetmi komb, që në këtë shekull u shtyp prej dy díktaturave më të egra, që ka njohur bota: diktaturës së komunistëve shqiptarë dhe diktaturës së komunistëve serbë.

Ky gjymtim e kjo shtypje dyfishe, e ka lodhur dhe e ka dëmtuar rëndë këtë komb. Tani, gjysma e tij, ajo që jeton brenda kufijve të shtetit shqíptar, është duke e fituar më në fund lirinë. Por gjysma tjetër, ajo që ende ndodhet nën komunistët serbë, është në zi dhe në mjerim.

Zoti President i SHBA! Mendoj se është e palejueshme dhe në kundërshtim me të gjitha ligjet e natyrës, të së drejtës universale dhe të Zotit, që ky komb të vazhdojë e të jetë i dënuar kështu.

Dhurata që iu bë terroristëve serbë që vranë më 1914 në Sarajevë, dukën Ferdinand të Austro-Hungarisë, duke u dhënë si shpërblim gjysmën e Shqipërisë, është një nga krimet më të rënda në historinë e njerëzimit. Sa më shpejt që bota e qytetëruar ta çlirojë veten e saj nga ky krim, aq më mirë do të jetë.

Kur ju shkruaj këto fialë, unë nuk mendoj kurrë, që paqja dhe mirëkuptimi i sotëm i arritur me aq mundime, të rrezikohen për shkak të shqiptarëve. As nuk parashtroj kërkesa për veprime të ngutshme, brutale ose sensacionale.

Ajo që dëshiroj të shtroj para jush është kërkesa për një ndryshim parimor në qëndrimin ndaj popullit shqiptar. Në mbarim të këtij shekulli, përpara shqiptarëve po ngrihet shansi historik, shansi që të korrigjohet faji që u bë ndaj tyre në fillim të shekullít.

A do të pranohet prej botës së sotme të qytetëruar e drejta e këtij populli, që të jetojë bashkë, në të njëjtën shtëpi, si të gjithë kombet apo do t’i mohohet kjo e drejtë, në emër të tabuve ose të gjumit të qetë të dikujt?

Në qoftë se në vizionin e Europës së nesërme pranohet kjo ide, mendoj se edhe mjetet demokratike për zgjedhjen e saj në mënyrë paqësore, diplomatike, njerëzore, pa dhimbje e gjak për kërrkënd, mund të gjenden.

E tmerrshme është se gjer më sot kjo ide nuk është pranuar. Por në kohën tonë, në kohën e triumfit të të drejtave të njeríut, triumf në të cilín SHBA kanë një vend nderi, të mos pranosh një ide të tillë, do të thotë të pajtohesh me të kundërtën.

Me një krim të tillë në ndërgjegje, bota e lirë s’mund të flejë e qetë. Ndonëse nuk do të doja ta mbyllja këtë letër me diçka të zymtë, s’mund të rri pa ju thënë se shqiptarët e Kosovës i kanë bërë thirrje për ndihmë gjithë botës: një masakër e përgjakshme po përgatitet kundër tyre.

Shpresoj, Zoti President i SHBA, se ju do të bëni gjithçka, për të ndaluar këtë krim të paralajmëruar, tashmë, nga shumë drejtime.

Duke ju falenderuar edhe një herë, ju personalisht dhe shtetin tuaj të madh, për vëmendjen ndaj popullit tim, shpresoj Zoti President, se midis punëve dhe problemeve tuaja të shumta, do të vazhdoni të interesoheni për fatin e popullit tim martir.

Pranoni, Zoti President, shprehjen e respektit tim më të thellë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Një masakër e përgjakshme po përgatitet kundër shqiptarëve në Kosovë”, zbulohet letra e Kadaresë për Presidentin Bush në 1991 appeared first on Sinjali.

Trump rrit presionin ndaj Teheranit, reagon Merz: Regjimi iranian i ka ditët e numëruara

28 January 2026 at 17:42

Kancelari Federal gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se regjimi iranian nuk ka më legjitimitet për të qeverisur, duke theksuar se ai mbahet në pushtet vetëm përmes dhunës dhe terrorit ndaj popullsisë së vet.

“Një regjim që mund të mbijetojë vetëm përmes forcës brutale dhe terrorit i ka ditët e numëruara,” u shpreh Merz, duke shtuar se, edhe nëse rënia e tij mund të zgjasë disa javë, humbja e legjitimitetit është e qartë.

Ai përmendi dhjetëra mijëra viktima gjatë protestave të fundit antiqeveritare si dëshmi se regjimi i mullahëve sundon përmes frikës dhe represionit.

Në të njëjtën kohë, Presidenti amerikan Donald Trump ka rritur presionin ndaj Teheranit, duke paralajmëruar pasoja të rënda nëse Irani nuk bashkëpunon. “Nëse Irani nuk ulet në tryezën e negociatave, sulmi i ardhshëm do të jetë shumë më i keq,” shkroi Trump, duke iu referuar sulmeve amerikane ndaj objektivave bërthamore iraniane në qershorin e kaluar. Ai theksoi se qëllimi është arritja e një marrëveshjeje të drejtë, pa armë bërthamore, duke nënvizuar se “koha është thelbësore”.

Ndërkohë, përpjekje diplomatike për të ulur tensionet janë ndërmarrë nga Irani dhe Turqia. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Hakan Fidan, ku u diskutuan mënyrat për të shmangur përshkallëzimin e situatës mes protestave të brendshme dhe kërcënimeve për ndërhyrje ushtarake.

Sipas Ministrisë së Jashtme iraniane, të dy ministrat hodhën poshtë kërcënimet dhe ndërhyrjet e jashtme, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal. Biseda u konfirmua edhe nga autoritetet turke.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump rrit presionin ndaj Teheranit, reagon Merz: Regjimi iranian i ka ditët e numëruara appeared first on Sinjali.

KQZ: Rinumërohen 85 për qind e vendvotimeve, kanë mbetur edhe rreth 400 vendvotime

28 January 2026 at 17:11

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave po shkon drejt përfundimit, ndërsa kanë mbetur edhe rreth 400 vendvotime për t’u rinumëruar.

Sipas Elezit, nga fillimi i procesit të rinumërimit, më 13 janar 2026 në ora 18:00, e deri më 28 janar 2026 në ora 16:00, janë rinumëruar rreth 85 për qind e vendvotimeve, përkatësisht 2 mijë e 156 nga gjithsej 2 mijë e 557 vendvotime.

Ai ka bërë të ditur se deri më tani rinumërimi ka përfunduar në 32 komuna, ndërsa kanë mbetur për t’u rinumëruar më pak se 401 vendvotime që i përkasin gjashtë komunave të tjera.

KQZ-ja ka theksuar se procesi i rinumërimit po zhvillohet në përputhje me procedurat ligjore dhe me transparencë të plotë, ndërsa pritet që rinumërimi të përmbyllet në ditët në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ: Rinumërohen 85 për qind e vendvotimeve, kanë mbetur edhe rreth 400 vendvotime appeared first on Sinjali.

“Personi u gjet pa shenja jete në automjet”, Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Veternik

28 January 2026 at 16:39

Sinjali ka raportuar më herët se një person ka humbur jetën si pasojë e vetëvrasjes në dalje të autostradës nga Prishtina, në zonën e Veternikut.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, se rreth orës 15:00 ka pranuar informatën se një person pa shenja jete është gjetur brenda një automjeti në këtë zonë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull.

Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet për rastin dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe ekzaminuese, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Personi u gjet pa shenja jete në automjet”, Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Veternik appeared first on Sinjali.

❌
❌