“Një javë vendimtare, e mbushur me shanse, pasion dhe vendime që mund të ndryshojnë rrënjësisht rrjedhën e jetës.” Kështu e përshkroi astrologia Chrysanthi Kalogeri klimën e kësaj jave në emisionin “Shije Shtëpie” në TV Klan, ku solli parashikimin e horoskopit për secilën shenjë.
Pas Hënës së re shumë dinamike, energjitë janë në limite; nga njëra anë hapen dyer për përfitime financiare, bashkëpunime dhe fillime të reja, ndërsa nga ana tjetër shtohet intensiteti emocional, posesiviteti dhe rreziku i vendimeve impulsive. Sipas astrologes, kjo është një javë ku asgjë nuk është bardh e zi, gjithçka varet nga mënyra se si secili zgjedh të veprojë dhe nga harta personale astrologjike. Kush do të dijë ta menaxhojë drejt këtë energji, mund të dalë fitues në çdo drejtim.
“Është një periudhë shumë interesante kjo javë, e cila krijon kushte për të përfituar në çdo drejtim. Ai që do të dalë i fituar ka të bëjë me mënyrën se si do t’i trajtojmë gjërat, por ka të bëjë edhe me hartën personale të secilit. Paralelisht do të ketë edhe zhvillime emocionale, të cilat do t’i përjetojmë në mënyrë pasionante; do të jemi më tepër posesivë, ku kjo mund të kalojë në një xhelozi të tepruar dhe mund të sjellë pasoja dhe ngjarje që mund të jenë të vështira. Pra, është një periudhë me shumë shanse kjo javë, por çdo gjë varet nga mënyra se si ne do t’i trajtojmë gjërat. Më tepër gjërat janë në limite, qoftë në sferën pozitive, qoftë në atë negative. Sot jemi një ditë pas Hënës së re, e cila u zhvillua dje dhe ishte shumë dinamike nga çdo pikëpamje”, tha astrologia.
Dashi: Një periudhë shumë e rëndësishme për ju dhe për jetën tuaj sociale, por edhe për jetën tuaj personale. Përveç periudhës dhe javës që jemi, ku do të keni shanse të bëni takime dhe kontakte shumë të rëndësishme dhe këto do t’ju sjellin bashkëpunime financiare. Disa nga ju do të kenë një ngritje në detyrë dhe disa prej jush do të keni një fillim të ri në sferën profesionale. Njëkohësisht do të keni mundësinë që të ndryshoni disa plane që do të kenë të bëjnë me realizimin e qëllimeve dhe synimeve. Fokusohuni te financat dhe veproni me kujdes.
Demi: Është shenja e cila ndikohet drejtpërdrejt nga kjo periudhë dhe më të ndikuar janë të lindurit në dhjetëditëshin e fundit të shenjës; të ndikuar janë edhe të lindurit në ditët e fundit të shenjës, të cilët u ndikuan shumë nga Hëna e re e djeshme. Janë në një fazë që realizojnë ndryshime dhe vendosin për të ardhmen. Shumë të ndikuar do të jenë në sferën profesionale dhe në jetën e tyre sociale. Shumë të ndikuar do të jenë edhe të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës dhe sidomos të lindurit në pesë ditët e para, ku një person do të ndikojë fuqimisht për të realizuar ndryshime thelbësore dhe rrënjësore në jetën sociale dhe në sferën profesionale. Ndryshime do të kenë edhe në jetën personale; disa prej tyre do të mbyllin përfundimisht një kapitull, për të nisur një të ri.
Binjakët: Janë shumë të ndikuar në këtë periudhë, sidomos të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Do të kalojnë një vështirësi ose diçka që mund të mos ju pëlqejë; do të marrin një lajm jo shumë të mirë nga larg. Çdo ndryshim që bëhet tani, bëhet për të mirën e tyre. Pra, do të kenë shanse në jetën e tyre personale, do të njohin një person të ri, i cili do t’ua ndryshojë jetën. Gjithashtu do të kenë shanse për të ndryshuar planet thelbësore për të ardhmen; pra, në çdo drejtim gjërat janë pozitive për ju dhe nuk përjashtohet mundësia për të bërë një bisedë dhe një bashkëpunim.
Gaforrja: Hëna e re, e cila u zhvillua dje, ndikon totalisht në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet. Sidomos të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të shenjës dhe në ditët e fundit të shenjës, nuk përjashtohet mundësia që në këto ditët e para të javës të bëni bashkëpunime të forta për të ardhmen, të realizohet një dëshirë e juaja. Do të krijohet një njohje e re në jetën tuaj. Do të bëni një udhëtim që do t’ju shërbejë qëllimeve tuaja, por edhe do t’ju sjellë afër me të dashurit tuaj. Është momenti që të fokusoheni në jetën financiare dhe të zgjidhni problemet ekzistuese.
Luani: Ishit shumë të ngarkuar dhe vazhdoni të jeni shumë të ngarkuar në përditshmërinë tuaj, por përmes kësaj ngarkese patët edhe të ardhura. Duke filluar që dje, në datën 17, dhe duke filluar nga fundi i janarit, por edhe në fillim të shkurtit, do të keni shanse unike në fushën e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve. Kjo javë, sidomos për ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës, do të keni ndryshime rrënjësore dhe thelbësore në akset kryesore të jetës, gjëra që kanë të bëjnë me punën, familjen, shtëpinë, por edhe me bashkëpunimet. Mund të keni një ndarje dhe një humbje, por këto do të jenë kushte shumë të mira për të ndryshuar rrënjësisht jetën tuaj.
Virgjëresha: Vazhdoni të kaloni një periudhë shumë të mirë. Do të përfitoni në jetën emocionale, krijuese dhe në bashkëpunimet tuaja. Paralelisht, duke filluar që këtë javë dhe në vazhdim, duhet të fokusoheni më tepër në punën dhe përditshmërinë tuaj. Të jeni të kujdesshëm në punë dhe t’i trajtoni gjërat me qetësi dhe të evitoni diçka që ju implikon në një situatë të errët ose acarimi. Kujdes për shëndetin dhe për përditshmërinë.
Peshorja: Gjendeni përpara një ndryshimi rrënjësor. Jeni ju ata që do të zgjidhni përfundimisht disa çështje, do të mbyllni përfundimisht disa probleme dhe këto do të bëhen për të shkuar një hap më poshtë dhe kjo do të ndikojë pozitivisht në jetën tuaj. Fillon një periudhë shumë interesante në sferën emocionale dhe në atë të dashurisë, por edhe në çështje që kanë të bëjnë me fëmijët dhe që kërkojnë më shumë kujdes. Kjo javë do të na çojë në marrjen e vendimeve dhe do të kemi qartësi për marrjen e këtyre vendimeve. Kujdes, mos ndërmerrni asnjë risk financiar. Larg pasionit të tepërt dhe përfitoni nga shanset që shfaqen.
Akrepi: Nga më të ndikuarit janë edhe përfaqësuesit e shenjës së Akrepit dhe kryesisht të lindurit në dhjetëditëshin e fundit të shenjës, por edhe të lindurit në ditët e para të shenjës. Ju do të keni zgjidhje që kanë të bëjnë me të afërmit tuaj, me njerëzit e rrethit tuaj; njëkohësisht do të bëni biseda, kontakte të cilat kanë për qëllim investimet. Nga ana tjetër do të keni takime, të cilat do të kenë për synim anën tuaj emocionale. Shumë të kujdesshëm duhet të jeni në ndryshimet thelbësore që do të keni në familje, por edhe në akset kryesore të jetës. Do të merrni vendime dhe do të mbyllni një kapitull, për të hapur një të ri.
Shigjetari: Kjo javë favorizon kushtet për zhvillime në sferën financiare, të cilat mund të kenë të bëjnë me finalizimin e një projekti apo të një synimi që keni në lidhje me një pronë. Në punë dhe në përditshmëri realizohen disa ndryshime gjatë kësaj jave. Kjo javë është e përshtatshme për ju për të realizuar sa më shumë kontakte dhe biseda, por paralelisht të merrni vendime serioze dhe shumë të rëndësishme, ku gjërat do të jenë më të qarta.
Bricjapi: Jeni akoma në atë fazën tuaj dinamike. Keni edhe këtë javë mundësi për të bërë zhvillime dhe përparime në çdo fushë të jetës tuaj, të merrni vendime serioze. Gjatë kësaj jave fokusohuni më shumë në sferën financiare. Kapni shanset dhe mos e teproni me iniciativa që nesër-pasnesër do t’ju nxjerrin jashtë zonës së komfortit.
Ujori: Kjo periudhë ju përket juve. Afërdita ka kaluar në shenjën tuaj dhe keni shanse për të arritur shumë gjëra në jetën emocionale, personale dhe të realizoni ato që doni në lidhje me familjen apo shtëpinë. Është një fazë shumë aktive, ku të lindurit në ditët e para do ta shikojnë jetën e tyre të ndryshojë totalisht, rrënjësisht, dhe do të ndryshoni edhe vetë ju si karakter. Përfitoni nga çdo shans që paraqitet dhe përfitoni nga ndryshimet dhe fokusohuni në sferën financiare duke bërë hapa të matur dhe të sigurt.
Peshqit: Pjesa e parë e javës ju krijon shanse shumë të mira për të takuar njerëz të përshtatshëm që do t’ju nxjerrin nga një vështirësi dhe një pengesë që ju keni hasur, të cilët do të bëhen bashkëpunëtorët tuaj, ku mund të krijoni edhe një lidhje emocionale. Që nesër filloni një periudhë, ku duhet të veproni më shumë në intimitet dhe të jeni më tepër të fokusuar në jetën intime. Kujdesuni më tepër për shëndetin dhe evitoni çdo prapaskenë.