Kylie Jenner shkëlqen në premierën e “The Moment” me Charli XCX
Kylie Jenner ka bërë një paraqitje të rrallë publike pa partnerin e saj, Timothee Chalamet, teksa u shfaq në premierën e filmit “The Moment” në Los Angeles, në krah të këngëtares Charli XCX.
Manjatja 28-vjeçare e grimit debuton në aktrim në këtë projekt, i cili përshkruhet si një mockumentary rreth një periudhe kyçe të karrierës së Charli XCX.
Ndërkohë, Chalamet ndodhej në New York, ku po promovonte filmin “Marty Supreme”, rol që i ka siguruar një nominim për Oscar, shkruan DailyMail.
Në tapetin e kuq jashtë Teatrit të Arteve të Bukura, Kylie u shfaq me një veshje elegante që vinte në pah barkun e saj të tonifikuar, duke e kombinuar një bluzë pa mëngë me një fund të gjatë të zi.
Ajo pozoi e buzëqeshur pranë Charli XCX dhe regjisorit Aidan Zamiri, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave.
Filmi “The Moment” ka pasur premierën e parë në Festivalin e Filmit Sundance dhe ndjek Charli XCX në prag të turneut të saj të parë madhor, duke eksploruar anën personale dhe publike të suksesit të saj.
Projekti pritet të shfaqet në kinematë amerikane më 6 shkurt, ndërsa disa salla do ta transmetojnë që më 30 janar. /Telegrafi/
