Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 January 2026Main stream

GOLAT/ Reali fiton derbin dhe luan finalen e Superkupës me Barcelonën

By: Fax Web
8 January 2026 at 22:14

Real Madrid është skuadra e cila do të luajë finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës këtë fundjavë.

Skuadra e Xabi Alonsos ka triumfuar në derbin përballë Atleticos me shifrat 2-1.

Ndeshja e luajtur në Xhedah të Arabisë Saudite nisi me një gol shumë të shpejtë të Valverdes me një goditje dënimi spektakolare, që i dha avantazhin “los blancos” që në minutën e dytë dhe ia bëri më të thjeshtë ndeshjen.

Ata mbajtën larg portës kundërshtarët, duke thumbuar me kundërsulme, ndërsa Kurtua bëri disa pritje për të ruajtur avantazhin në pjesën e parë.

Në të dytën, një pasim perfekt i Valverdes gjeti Rodrigon i cili shënoi edhe golin e dytë. Por Sorloith shumë shpejt tundi rrjetën për të lënë gjithçka të hapur deri në fund, ku Atletico sulmoi me forca të shumta, por pa arritur të shënonte përsëri.

Kështu, Reali shkon në finale, ku përballë do të ketë rivalët e përhershëm të Barcelonës, në një ndeshje që pritet të dhurojë shumë luftë e spektakël.

VIDEO/ Zjarri te ”5 Maji”, denoncimi i deputetit: Dikush e ka piketuar për kulla

By: Fax Web
8 January 2026 at 21:35

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në zonën e “5 Majit” në Tiranë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Flakët janë përhapur me shpejtësi mes tezgave, ndërsa tymi i dendur ka krijuar panik te tregtarët dhe qytetarët.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Deputeti Erald Kapri hedh dyshime se “dikush e ka piketuar për ndërtime kullash!

Disa tregtarë po më shkruajnë se tregut te ‘5 Maji’ i është vënë flaka qëllimisht, sepse është gati një projekt me pallate. Bizneset që kishin ambientet me qira nuk “po hapnin rrugë”.

VIDEO/ “Po luftojnë me një zjarr të përmasave të mëdha”! Ndërpritet energjia te “5 Maji”

By: Fax Web
8 January 2026 at 21:14

Një zjarr i madh ka përfshiurë mbrëmjen e sotme, 8 janar, tregun e rrobave të përdorura në lagjen 5 Maji në Tiranë.

Fillimisht flakët dogjën një kapanon dhe më pas u përhapën masivisht.

Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Dhjetëra forca zjarrfikëse nga Tirana, Elbasani, Vora dhe ushtria janë sinjalizuar për të vendosur flakët nën kontroll.

Situata mbetet e vështirë për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit dhe materialeve lehtësisht të djegshme dhe kabujve elektrikë.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Forcat zjarrfikëse po luftojnë me një zjarr të përmasave të mëdha në një sipërmarrje në zonën e “5 Majit“.

Ndërkohë, nergjia elektrike në zonë është ndërprerë për sigurinë e banorëve.

Flakët përfshijnë magazinat e rrobave në Tiranë. Situata alarmante, zgjerohet perimetri i sigurisë

By: Fax Web
8 January 2026 at 21:14

Zgjerohet perimetri i sigurisë në tregun e rrobave në Tiranë, i njohur si tregu i ish-uzinës “Dinamo” në rrugën “5 Maji”.

Situata vijon të jetë alarmante pasi flakët e zjarrit po përhapen më shumë, duke krijuar vatra të reja.

foto galeri

foto galeri

Prej më shumë se 1 orë, 60 efektivë dhe 11 mjete të shërbimit zjarrfikës po përpiqen të shuajnë flakët masive që kanë përfshirë disa magazina të tregut të rrobave të përdorura në lagjen 5 maji në Tiranë.

Siç duket edhe në pamjet nga vendi i ngjarjes, tregtarët kanë zbrazur magazinat e tjera që rrezikohen nga flakët, duke nxjerrë në rrugë ambiente të hapura mallrat që shesin.

Gjithashtu, policia po evakuon zonën përreth për shkak se pranë vatrës së flakëve raportohet të ketë bombola gazi.

Plagosi me thikë pronarin e barit dhe të birin pasi refuzuan ti shërbenin alkool, arrestohet shqiptari

By: Fax Web
8 January 2026 at 21:07

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë pronarin e një lokali dhe djalin e tij gjatë një sherri të dhunshëm të ndodhur fundjavën e kaluar në Occhiobello.

Ngjarja ka ndodhur në bar-pastiçerinë “San Lorenzo”, në Via Roma. Sipas hetimeve paraprake, i dyshuari ndodhej nën efektin e alkoolit dhe kishte kërkuar të shërbehej me më shumë pije, por ishte refuzuar nga stafi i lokalit, njoftojnë mediat lokale.

Pas një debati verbal, pronari i lokalit, i cili punonte si barist, dhe djali i tij, kamerier, e nxorën klientin jashtë ambienteve të barit. Konflikti u përshkallëzua jashtë lokalit, ku 30-vjeçari nxori thikën dhe i goditi të dy.

Më rëndë mbeti i plagosur pronari i lokalit, i cili u godit në gjoks teksa përpiqej të mbronte të birin. Sipas policisë, tehu i thikës mbeti i ngulitur në trupin e tij, ndërsa autori u gjet me dorezën e thyer të armës në dorë.

I plagosuri u transportua me urgjencë në Spitalin e Rovigos dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Gjendja e tij shëndetësore mbetet serioze, por jashtë rrezikut për jetën.

Edhe pas mbërritjes së policisë, e cila u njoftua përmes numrit të emergjencës 112, i dyshuari vijoi sjelljen agresive, duke detyruar efektivët ta imobilizonin dhe ta arrestonin në flagrancë.

Të mërkurën, shqiptari doli para Gjykatës së Rovigos, ku u konfirmua masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa do të përballet me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, në dy raste.

Kontrolli në Venezuelë, Trump synon të ulë çmimin e naftës në 50 dollarë për fuçi

By: Fax Web
8 January 2026 at 20:53

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, së bashku me këshilltarët e tij po shqyrtojnë një plan afatgjatë për të fituar kontrollin e sektorit të naftës të Venezuelës, me qëllim që të ndikojnë në tregun global të energjisë dhe të ulin çmimin e naftës në rreth 50 dollarë për fuçi, raporton “Wall Street Journal“.

Sipas burimeve, një nga elementët kyç të këtij plani nën vlerësim është që Shtetet e Bashkuara të ushtrojnë kontrollin mbi kompaninë shtetërore të naftës të Venezuelës, Petróleos de Venezuela S.A. (PDVSA), duke blerë dhe duke tregtuar shumicën e prodhimit të saj të naftës.

Qëllimi i administratës, sipas raportimit, është që kjo lëvizje të ndikojë në uljen e çmimeve botërore të naftës, duke i afruar ato objektivit të dëshiruar prej 50 dollarë për fuçi naftë. Trump ka shprehur besimin te ndihma që një pjesë e prodhimit venezuelan mund të ofrojë për tregun global dhe për ekonominë amerikane, duke ndihmuar në uljen e kostos së energjisë për konsumatorët.

 

Ende nuk ka koment zyrtar nga Shtëpia e Bardhë mbi detajet e planit, ndërsa çështja pritet të diskutohet edhe me kompani të mëdha energjetike në SHBA dhe partnerë ndërkombëtarë.

VIDEO/ A fshihen interesat e ndërtimit pas zjarrit masiv te tregu i “5 Majit”?

By: Fax Web
8 January 2026 at 21:18

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme tregun e rrobave pranë rrugës “5 Maji” në Tiranë.

Flakët kanë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje janë angazhuar forca zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe izolimin e tij.

Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë. Megjithatë, përmasat e flakëve dhe fakti që ngjarja ndodh në një zonë me interes të lartë ndërtimi ngrenë dyshime nëse kemi të bëjmë me një zjarr të qëllimshëm.

Gjithësesi, do të jenë forcat zjarrfikëse ato që do të certifikojnë shkakun real të zjarrit.

 

Zjarri te “5 Maji” merr përmasa të frikshme/ Zjarrfikëse nga Durrësi e rrethe të tjera drejt Tiranës, ndihmë edhe nga ushtria

By: Fax Web
8 January 2026 at 20:30

Ka marrë përmasa të frikshme zjarri që ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në lagjen 5 Maji në Tiranë.

Raportohet se, për shkak të materialeve tekstile lehtësisht të djegshme, zjarri është vështirë të vihet nën kontroll. Ndërkohë në vendngjarje janë përqendruar të gjitha forcat zjarrfikësve, si dhe janë tërhequr edhe ato që ndodheshin në Durrës për përmbytjet.

Mësohet se është kërkuar ndihma edhe e ushtrisë dhe zjarrfikësve të Elbasanit, Vorës, Durrësit dhe qyteteve të tjera.

LEXO EDHEVIDEO/ A fshihen interesat e ndërtimit pas zjarrit masiv te tregu i “5 Majit”?

Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Përmbytjet në Fier/ Balluku nga Ferrasi: Niveli i prurjeve në Vjosë 5.5 metra. Situata drejt përmirësimit

By: Fax Web
8 January 2026 at 21:30

Shqipëria vazhdon të vuajë pasojat e përmbytjeve masive, me raportime të shumta për evakuime në Durrës, një pjesë të Kurbinit, Vlorë dhe Fier.

Sakaq, kanë nisur evakuimet e para edhe në fshatin Ferras, ku në terren ndodhen zv/kryeministrja Belinda Balluku, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe kryebashkiaku Armando Subashi.

Në një prononcim për mediat, ministri Vengu deklaroi se në Vlorë janë evakuuar 20 persona, ndërsa në Ferras 15 familjarë.

Ndërsa numri dy i qeverisë theksoi se:

Në pikën e matjes që përdorim për lumin Vjosa, niveli ka qenë 8 metra, ndërsa tani është 5.5 metra. Ka një rënie të konsiderueshme, e cila pritet të reflektohet në situatën e mëtejshme”.

BE: Solidaritet dhe mbështetje për përballimin e përmbytjeve në Shqipëri

By: Fax Web
8 January 2026 at 19:59

Delegacioni i Bashkimit Evropian po ndjek me shqetësim situatën e përmbytjeve të shkaktuara nga kushtet e pafavorshme atmosferike në disa zona të Shqipërisë.

Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën Humanitare (DG ECHO) është në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare, duke shkëmbyer informacion të vazhdueshëm dhe duke vënë në dispozicion pamje satelitore përmes programit Copernicus.

Bashkimi Evropian, në bashkëpunim me Shtetet Anëtare, ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur popullin shqiptar në përballimin e pasojave të kushteve ekstreme atmosferike. Kjo mbështetje mund të realizohet edhe përmes aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, në varësi të nevojave të evidentuara në terren.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa prioritet mbetet garantimi i sigurisë së qytetarëve dhe menaxhimi i pasojave të përmbytjeve.

Kush është 37-vjeçarja që u vra nga polici në SHBA?

By: Fax Web
8 January 2026 at 19:53

Renee Nicole Good, një nënë 37-vjeçare e tre fëmijëve dhe një qytetare amerikane nga Colorado Springs, u vra nga një agjent i Emigracionit (ICE) në Minneapolis.

LEXO EDHEVIDEO/ Vrasja e 37-vjeçares nga oficeri në SHBA, protestuesit përleshen me forcat e rendit

Good, e cila kishte sapo ishte zhvendosur në qytet nga Kansas City, ishte e pasionuar pas artit, dhe sipas udhëheqësve të qytetit, ishte e pranishme si vëzhguese ligjore gjatë një operacioni të ICE, që do të thotë një vullnetare që monitoron veprimet e policisë dhe forcave të sigurisë për të ndihmuar në ruajtjen e qetësisë dhe mbrojtjen e të drejtave ligjore të qytetarëve.

Por administrata Trump e quajti atë “terroriste të brendshme”. Vdekja e Good ka nxitur protesta në të gjithë vendin, me shumë qytetarë që mbajnë pankarta “Drejtësi për Renee”.

Në një intervistë për Minnesota Star Tribune, nëna e saj, Donna Ganger, tha se vajza e saj ndoshta ishte tmerruar, gjatë përballjes me oficerët dhe e përshkroi atë si një nga njerëzit më të mirë që kishte njohur. “Ajo ishte jashtëzakonisht e dhembshur, kujdesej për njerëzit gjithë jetën e saj, ishte e dashur dhe falte shumë” tha Ganger.

Babai i saj, Tim Ganger, i tha Washington Post se Renee kishte një jetë të mirë, por të vështirë.

Një fond mbledhës parash për familjen e saj, i cili kishte një qëllim fillestar prej 50,000 dollarësh, arriti të grumbullojë më shumë se 500,000 dollarë brenda 15 orësh.

Në llogarinë e saj të Instagramit, e cila tani është private, Good e përshkruante veten si “person që i pëlqen të shkruajë për udhëtimet, grua dhe nënë”.

Good kishte studiuar shkrim krijues në Old Dominion University në Norfolk, Virginia, dhe në vitin 2020 fitoi një çmim për studentë nga Academy of American Poets për veprën e saj “On Learning to Dissect Fetal Pigs”.

Sipas biografisë së saj, ajo kalonte kohë duke bërë maratona filmi dhe duke krijuar art të çrregullt me fëmijët e saj. Ajo kishte një djalë me ish-burrin e dytë, Tim Macklin, i cili vdiq në vitin 2023, dhe dy fëmijë të tjerë me burrin e saj të parë. Good kishte punuar më parë si asistente dentare dhe në një bankë që jepte kredi, por kryesisht ishte shtëpiake, vitet e fundit.

Sipas disa udhëheqësve të shtetit dhe zyrtarëve të Universitetit Old Dominion, Good ishte atje për të vëzhguar operacionin e ICE si vullnetare, pa ndërhyrë në veprimet e oficerëve. Por zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, duke përfshirë sekretaren e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem, e përshkruan Good si dikë që “ndiqte dhe pengonte punën” e oficerëve dhe e akuzuan se ajo kishte tentuar të përdorte automjetin për të dëmtuar një oficer. Sipas tyre, agjenti i ICE kishte frikë për jetën e tij dhe kishte qëlluar në vetëmbrojtje.

Presidenti Trump e përforcoi këtë rrëfim në rrjetin e tij social, duke e quajtur Good “agjitatore profesioniste” që “sulmoi dhunshëm një oficer të ICE”. Ndërkohë, kryetari i qytetit të Minneapolis, Jacob Frey, tha se agjenti kishte vepruar në mënyrë të pakujdesshme, duke rezultuar në vdekjen e një gruaje.

Good jetonte vetëm disa blloqe larg vendit ku u qëllua dhe rreth një milje larg vendit ku George Floyd u vra nga një oficer policie në 2020, ngjarje që shkaktoi protesta të mëdha kundër racizmit në mbarë botën. Familja, miqtë dhe komuniteti i saj e përshkruajnë si një njeri të jashtëzakonshëm, të dashur dhe të përkushtuar, dhe vdekja e saj ka shkaktuar reagime të forta dhe kërkesë për drejtësi në të gjithë vendin.

VIDEO – Zjarr masiv te tregu i “5 majit”/ Dhjetëra mjete dhe forca në vendngjarje

By: Fax Web
8 January 2026 at 19:42

Një zjarr masiv ka përfshirë mbrëmjen e sotme tregun pranë rrugës 5 Maji në Tiranë.

Mësohet se, 30 forca dhe 6 mjete të shërbimit zjarrfikës janë dërguar në vendngjarje për shuarjen e zjarrit të madh, i cili mësohet kanë nisur prej më shumë se 30 minutash.

Deri më tani, raportohet për dëme të shumta materiale, por fatmirësisht jo për të lënduar.

Ende nuk është i ditur shkaku i zjarrit.

Tiranë/ Zjarr në tregun e zonës “5 Maji”, flakët përfshijnë një magazinë

By: Fax Web
8 January 2026 at 19:41

Një rast zjarri është regjistruar së fundmi në Tiranë, ku tregu i rrobave të përdorura në zonën e “5 Majit” është përfshirë nga flakët.

Sipas informacioneve paraprake, një magazinë në këtë treg është djegur pothuajse plotësisht, ndërsa zjarri ka qenë aktiv prej rreth 20 minutash para mbërritjes së forcave zjarrfikëse në vendngjarje.

Zjarrfikëset kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, ndërsa situata paraqitet problematike për shkak të rrezikut të përhapjes së zjarrit edhe në magazinat e tjera përreth, ku tregtohen rroba të përdorura dhe sende të ndryshme.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet pritet të nisin hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Big Brother VIP/ Babai i Selinës shpërthen ndaj Mirit: Mashkull pervers, nuk dua ti…

By: Fax Web
8 January 2026 at 19:17

Babai i Selin, banores së Big Brother Vip Albania 5, ka reaguar për herë të parë në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live”.

Gjatë intervistës ai komentoi marrëdhënien mes Selin dhe Mirit, duke mos u kursyer aspak për këtë të fundit, të cilin e quan pervers dhe madje zhigolo.

“Unë kam gabimet e mia, por ajo më ka ndjekur në çdo hap nga mbrapa. Do ju lutesha shumë të kishim një sensibiltet. Nuk mund të merren gazetarët a u nda nga gruaja, a u nda nga burri. Nuk është faji juaj, por është faji i sistemit. Ajo është jeta personale e çdo njeriu. Ajo femër, nuk është ajo femër që me aq pak mesazhe që kam lexuar, nuk është ajo femër dhe për këtë ju garantoj.

Absolutisht që nuk e ka kuptuar mesazhin. Ajo nuk e di çfarë dimë ne jashtë. Ajo nuk e ndjen atë që ndjejmë ne. unë mendoj se ajo nuk ka kuptuar asgjë. Ajo nuk kupton të parën që çfarë flitet jashtë. Duhet të kuptojë të parën, pastaj të dytën.

Vajza ime s’ka bërë asnjë krim për të dikur nga krevati. Kam besim të plotë te ajo. Vajza ime është burrneshë. Vajza ime nuk është future për lekë aty, pavarësisht halleve tona. Televizioni është një portë e madhe.

Për Mirin kam shumë mendime, por nuk mund t’i them ato mendime sepse nuk dua t’i degradoj motrën e Mirit, nënë e Mirit, vajzën e Mirit. Mirit do t’ia them ose s’do t’ia them, kjo mbetet për t’u parë në të ardhmen, nëse e takoj.

Duhet të merrni dy-tre psikolog për të matur perevrsitetin e atij mashkulli aty brenda.

Ai një punë zhigolo mund ta bënte shumë mirë. Ai për lekë mund të bëjë çdo gjë. Për famë ai është i gatshëm të bëjë çdo gjë”, tha ndër të tjera babai i Selin.

“Venezuela”/ Miratohet rezoluta, Senati kufizon Presidentin Trump

By: Fax Web
8 January 2026 at 18:51

Senati i SHBA-së votoi sot në favor të një rezolute që do të kufizonte veprimet ushtarake të administratës Trump në Venezuelë, pas bastisjes së papritur për të kapur presidentin Nicolas Maduro, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Rezoluta u miratua me 52 vota pro dhe 47 kundër, me pesë republikanë që e mbështesin rezolutën, së bashku me demokratët.

Sipas Washington Post, propozimi, ndonëse kryesisht simbolik, shënon herën e parë gjatë mandatit të dytë të Trump që Kongresi ka kërkuar të kufizojë përdorimin e forcës ushtarake nga presidenti për politikën e jashtme.

Ndërsa republikanët në përgjithësi e kishin mbështetur ofensivën për të rrëzuar Maduron, disa kanë shprehur shqetësime se një prani e zgjatur ushtarake në Venezuelë do të kërkonte miratimin e Kongresit, pjesërisht në konkurrencë me kërcënimin e Trump për një angazhim të pacaktuar ushtarak.

Senatori republikan Todd Young, i cili sponsorizoi propozimin, tha se një fushatë e zgjatur ushtarake në Venezuelë, edhe nëse e paqëllimshme, do të binte ndesh me qëllimin e Trump për t’i dhënë fund ndërhyrjes së huaj.

Donald Trump ka thënë se nuk ka sulme të mëtejshme ndaj Venezuelës të afërta, por ato mund të bëhen të nevojshme nëse Presidentja e përkohshme e vendit, Delcy Rodriguez, nuk pranon kërkesat e SHBA-së për qasje në rezervat e mëdha të naftës së Venezuelës.

Trump gjithashtu refuzoi të përjashtonte dërgimin e trupave amerikane në territorin e vendit “për sa i përket naftës”.

“Rrezik të shtuar për përmbytje në…”/ IGJEO: Nga nesër, rënie e prurjeve dhe niveleve në të gjithë lumenjtë

By: Fax Web
8 January 2026 at 18:42

Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të kaluara dhe ditën e sotme,  e enjte 8 Janar, do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman.

Rrezik të shtuar për përmbytje në vazhdim të ditës së sotme do të ketë lumi Vjosë, lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës.

Prej ditës së nesërme, e premte 9 Janar, pritet rënie e prurjeve dhe niveleve në të gjithë lumenjtë.

DËBORA DHE NGRICA

Sot (e enjte, dt. 08) dhe nesër (e premte, dt. 09) reshjet e dëborës pritet të përfshijnë zonat në Veri, Lindje dhe Juglindore të territorit. Reshjet e dëborës të pasuara nga ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugore.

RESHJET

Sot pasdite (e enjte, dt. 08) dhe nesër (e premte, dt. 09) në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive ndërsa në Dibër priten reshje mesatare. Në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në  Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 300 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

TEMPERATURA

Nesër (e premte, dt. 09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 2 / 12 °C

në vendet e ulëta: -2 / 9 °C

në vendet malore:  -6 / 6 °C

ERA

Sot pasdite (e enjte, dt. 08) dhe nesër (e premte, dt. 09) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.

Gramsh / Gjenden tre personat e bllokuar në dëborë falë ndihmës së banorëve të Rovjes

By: Fax Web
8 January 2026 at 18:42

Janë gjetur tre personat që kishin mbetur të bllokuar në dëborë në zonën malore të Gramshit, falë ndërhyrjes së banorëve të fshatit Rovje, konkretisht z. Pirro Trushi dhe Marjo Kishta, të cilët ishin në komunikim të vazhdueshëm me ekipin e zjarrfikëses së Gramshit, të drejtuar nga Ilir Llapushi.

Tre personat ishin bllokuar për shkak të erës së fortë dhe trashësisë së madhe të dëborës, e cila kishte krijuar forma vorbullash (vortomete ) në zonën e njohur si “Ara e Dares”, duke e bërë të pamundur lëvizjen dhe orientimin. Pas lokalizimit, personat u shoqëruan me siguri drejt banesave të tyre dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet lokale vlerësojnë ndihmën e banorëve të zonës, të cilët luajtën një rol kyç në përfundimin me sukses të këtij operacioni shpëtimi në kushte të vështira atmosferike.

Alarmante situata në Ferras/ Çahet argjinatura, uji rrezikon banesat

By: Fax Web
8 January 2026 at 18:22

Përkeqësohet situata në fshatin Ferras në Fier.

Shkak është çarja e argjinaturës së kanalit të Martinës, duke bërë që uji të dalë jashtë kontrollit dhe të futet me shpejtësi në zonat e banuara.

Si pasojë, disa banesa janë rrezikuar drejtpërdrejt, ndërsa uji ka depërtuar në oborre dhe rrugë, duke krijuar panik mes banorëve.

Autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave civile ndodhen në terren dhe po marrin masa për evakuimin e banorëve, për shkak të rrezikut të lartë që paraqet situata.

Sipas burimeve, niveli i ujit po rritet vazhdimisht, ndërsa përmbytjet kanë dalë jashtë kontrollit.

Banorët janë udhëzuar të largohen nga banesat dhe të bashkëpunojnë me forcat e emergjencës për të shmangur rrezikun për jetën.

Situata mbetet alarmante, ndërsa pritet ndërhyrje e menjëhershme për të frenuar përhapjen e ujit dhe për të vënë nën kontroll përmbytjet.

Gjithashtu, Bashkia ka vënë në dispozicion të banorëve numrat e kontaktit:

Emergjencat Civile

+355 69 213 9738

“Forca Shqipëri”/ Sylvinho reagon pas rinovimit: Ajo që na pret, kërkon më shumë përkushtim

By: Fax Web
8 January 2026 at 18:16

Një ditë pas njoftimit për rinovimin e kontratës me Federatën Shqiptare të Futbollit deri në korrik të 2026, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho ka bërë reagimin e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale duke pohuar se bëhet fjalë për vazhdimin e projektit aktual.

“Vazhdojmë së bashku. Kam rinovuar kontratën me ekipin kombëtar të Shqipërisë për 6 muaj të tjerë duke i dhënë vazhdimësi një projekti që është ndërtuar me shumë punë, profesionalizëm dhe unitet“, shkruan tekniku brazilian në profilin e tij në Instagram.

Trajneri i Kombëtares shqiptare më pas bëri bilancin e  skuadrës kuqezi nën drejtimin e tij duke vënë në dukje forcën e kolektivit.

“Deri tani kemi arritur një objektiv historik; kualifikimin për herë të dytë në finalet e një Kampionati Evropian duke shfaqur në fushë paraqitje konkurruese dhe të respektueshme, së bashku me kualifikimin për herë të parë në fazën playoff të Botërorit 2026. Këto janë rezultate që pasqyrojnë progresin, identitetin dhe forcën kolektive të këtij ekipi. Ajo që në pret më pas do të kërkojë më shumë përkushtim, punë të palodhur dhe angazhim nga të gjithë. Ne qëndrojmë të fortë, ditë pas dite me vendosmëri dhe zemër. Forca Shqipëri”, përfundonte mesazhin e tij trajneri i Kombëtares.

Kombëtarja shqiptare do të kthehet në fushat e lojës në muajin mars kur do të luajë ndeshjen gjysmëfinale të playoffit të Botërorit me Poloninë.

Në rast kualifikimi, kuqezinjtë do të diskutojnë kualifikimin historik në eventin madhor të këtij viti me sfidën ndaj Ukrainës apo Suedisë.

VanHorn takon kreun e SPAK dhe BKH: Bashkë në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve

By: Fax Web
8 January 2026 at 18:05

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK Klodian Braho dhe kreun e BKH Joni Keta.

Gjatë takimit u ritheksua mbështetja e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve.

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve. Siç ka deklaruar Sekretari Rubio: “Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. Detyrimi kryesor i presidentit është të sigurojë interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të popullit tonë.” Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar“, shkruan ambasada në postimin e saj.
❌
❌