13:45 Përmbytjet në Durrës/ Prokuroria sekuestron dokumentet e tenderit për rehabilitimin e lumit Erzen
Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar dokumentet e tenderit për rehabilitimin e lumit Erzen. Sipas prokurorisë, ndërhyrjet në argjinaturë janë kryer pa studim apo leje.
Në reagimin e Prokurorisë thuhet se kjo ndërhyrje ka sjellë dhe përmbytjet në Sukth dhe në njësinë administrative Katund i ri.
Sipas Prokurorisë së Durrësit për nevoja të hetimit duhet të bëhet sekuestrimi i:
1- Dokumentacioni i procedurës së prokurimit, zbatimit dhe marrjes në dorëzim për objektin “Rehabilitim i argjinaturës, ngritjes së bankinës dhe sistemimi i argjinaturës së lumit “Erzen”.
2- Dokumentacioni tekniko-ligjor i të gjithë procedurës së lejes së ndërtimit për objektin “Rehabilitim i argjinaturës, ngritjes së bankinës dhe sistemim i argjinaturës së lumit “Erzen”,
Në vijim, Prokuroria e Durrësit ka vendosur të kryejë:
1. Të bëj sekuestrimin pranë Bashkisë Durrës, sa më poshtë vijon:
1.1- Dokumentacioni i procedurës së prokurimit, zbatimit dhe marrjes në dorëzim për objektin “Rehabilitim i argjinaturës, ngritjes së bankinës dhe sistemimi i argjinaturës së lumit “Erzen”.
Dokumentacioni tekniko-ligjor i të gjithë procedurës së lejes së ndërtimit për objektin “Rehabilitim i argjinaturës, ngritjes së bankinës dhe sistemim i argjinaturës së lumit “Erzen”.
2. Një kopje e vendimit te sekuestrimit t’i vihet në dispozicion personit përgjegjës pranë Bashkisë Durrës.
3. Sekuestrimi i dokumentave të kryhet nga oficeri i policisë gjyqësore Erind Gjoni.
4. Për dokumentimin e zbatimit të këtij vendimi të hartohet procesverbali përkatës, një kopje e të cilit, bashkë me dokumentet përkatëse duhet t’i bashkëngjitet fashikullit të prokurorit.
5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës nga i/pandehuri apo personi/subjekti të cilët i janë sekuestruar dokumentet provë materiale./kb
![]()
