Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 January 2026Main stream

BE thirrje Iranit: Ndaloni ekzekutimet e protestuesve, hiqni dënimin me vdekje

By: e xh
16 January 2026 at 14:38

Bashkimi Evropian i bën thirrje Iranit të ndalojë ekzekutimet e protestuesve dhe dënon përdorimin e dënimit me vdekje si mjet për të shtypur protestat.

“Ne kundërshtojmë përdorimin e dënimit me vdekje në çdo kohë, dhe në veçanti përdorimin e tij për të shtypur disidentët”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Anouar El Anouni, gjatë konferencës së përditshme për shtyp, duke theksuar se Brukseli po ndjek “shumë nga afër” raportet për ekzekutime të mundshme të afërta të protestuesve.

Brukseli gjithashtu i bëri thirrje Teheranit të ndjekë “një politikë koherente drejt heqjes së dënimit me vdekje”.

VanHorn: Do të ndjekim me këmbëngulje prioritetet e Trump në Shqipëri

By: e xh
16 January 2026 at 14:36

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në vendin tonë, Nancy VanHorn, në ceremoninë e mbylljes së trajnimit të udhëhequr nga FBI për hetuesit e SPAK dhe BKH në Akademinë e Sigurisë, deklaroi se Amerika “do të ndjekë me këmbëngulje prioritetet e Presidentit Trump në Shqipëri, duke forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve”.

“Dhe siç tha Sekretari Rubio, organizatat ndërkombëtare kriminale dhe terroriste, veçanërisht ato të angazhuara në trafikimin e narkotikëve, janë kërcënimi më i madh për sigurinë e Shteteve të Bashkuara në Hemisferën Perëndimore, ku këto grupe po destabilizojnë shtet-kombet dhe po i çojnë në emigrim masiv. Ne do të ndjekim me këmbëngulje prioritetet e Presidentit Trump në Shqipëri, duke forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve si SPAK, BKH dhe Akademia e Sigurisë”, tha VanHorn.

Fjalimi i të Ngarkuarës me Punë Nancy VanHorn në Trajnimin nga FBI për Mbikëqyrjen e Analizës së Celularëve

Faleminderit Rektor Mandro, Kryeprokuror i Posaçëm Braho dhe Drejtor Keta që na jeni bashkuar për të shënuar përfundimin e këtij trajnimi të rëndësishëm. Dhe dua të falënderoj gjithashtu kolegët tanë të FBI-së Brendan Collins dhe Kala, është kënaqësi t’ju shoh përsëri, Joe Danneff nga Ekipi i FBI-së për Mbikëqyrjen e Analizës së Celularëve, të cilët ndanë ekspertizën e tyre.

Pra, kushdo që ndjek Ambasadën e Shteteve të Bashkuara këtu në Shqipëri e di se lufta e krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve janë përparësi kryesore për ne. Dhe kur Presidenti Trump bëri thirrje për eliminimin e plotë të krimit të organizuar ndërkombëtar, ai nënvizoi se këta kriminelë përdorin sjellje “të ndërlikuara të përshtatjes”, duke krijuar kërcënime të pazakonta dhe në zhvillim për sigurinë tonë kombëtare.

Dhe siç tha Sekretari Rubio, organizatat ndërkombëtare kriminale dhe terroriste, veçanërisht ato të angazhuara në trafikimin e narkotikëve, janë kërcënimi më i madh për sigurinë e Shteteve të Bashkuara në Hemisferën Perëndimore, ku këto grupe po destabilizojnë shtet-kombet dhe po i çojnë në emigrim masiv.

Ne do të ndjekim me këmbëngulje prioritetet e Presidentit Trump në Shqipëri, duke forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve si SPAK, BKH dhe Akademia e Sigurisë.

Rrjetet kriminale, përfshirë grupet shqiptare që bashkëpunojnë me kartelet e Amerikës Latine të përmendura nga Sekretari Rubio, përbëjnë kërcënime të konsiderueshme për sigurinë dhe përparimin ekonomik të Shqipërisë përmes aktiviteteve si trafiku i drogës dhe pastrimi i parave. Sikurse e keni parë përmes këtij kursi, këto krime po mundësohen nga teknologjitë moderne.

Dhe përmes këtij trajnimi, ju tani keni mjete të reja hetimore dhe aftësi analitike për të shfrytëzuar të dhënat celulare në hetimet penale. Kjo përmirëson hetimet tuaja, duke siguruar gjithashtu respektimin e standardeve më të larta ligjore dhe etike.

Dhe ju tani keni pajisje dhe aftësi të reja për hetime të përmirësuara që do të çojnë në më shumë ndjekje penale dhe dënime më të forta të pjesëtarëve të krimit të organizuar.

Ndaj, urime për përfundimin e këtij kursi dhe faleminderit që më lejuat të jem me ju sot.

Durrës/Zbardhet dinamika e aksidentit me 1 viktimë dhe 3 të plagosur,pranga shoferit

By: e xh
16 January 2026 at 13:32

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në vijim të informacionit të dhënë mbrëmë, mbi aksidentin rrugor te ura e Dajlanit, me pasojë vdekjen e shtetases Vikena Greku, bën me dije se shërbimet e Policisë Rrugore kryen menjëherë veprimet hetimore të nevojshme, me qëllim zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Në përfundim të këtyre veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit në të cilin ishte pasagjere shtetasja Vikena Greku, shtetasi Arbër Xhaxhaj, 26 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Nga hetimet rezultoi se 26-vjeçari ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë, automjeti është përplasur me barrierat anësore të urës dhe ka rënë nga ajo.

26-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 2 këmbësorët e dëmtuar kanë marrë asistencën mjekësore të nevojshme dhe janë larguar në banesa.

Rama kërkon ndryshime në administratën e Kuvendit: Godinë e re për Parlamentin

By: e xh
16 January 2026 at 12:40

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndryshime në administratën e Kuvendit, duke theksuar nevojën për modernizim institucional, transformim teknologjik dhe ndërtimin e një godine të re për Parlamentin e Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, në mbledhjen e grupit parlamentar socialist Rama theksoi se procesi i draftimit të ligjeve kërkon më shumë informacion të ndërsjellë dhe përfshirje aktive të deputetëve. Sipas tij ndryshimet brenda pushtetit legjislativ do të vijojnë pas reformimit të komisioneve parlamentare.

“Aspektin e ndryshimeve brenda pushtetit, organizimit të pushtetit legjislativ që e filluam me komisionet. Sot patjetër që qoftë nga kryetarët e komisioneve, qoftë nga anëtarët e interesuar për të diskutuar do dëgjojmë se çfarë opinioni keni lidhur me këtë formulë të re që kemi me numrin e komisioneve, ndarjen etj. Dhe duhet ta vazhdojmë me administratën e Kuvendit e cila kemi kohë që themi duhet të modernizohet dhe duhet të mbështetet nga një transformim i rëndësishëm teknologjik. Punë për të cilën me siguri do të flasë kryetari”, u shpreh Rama.

Rama theksoi se modernizimi i administratës së Kuvendit dhe vendosja e një kalendari të qartë për godinën e re të Parlamentit janë pjesë e të njëjtit vizion për rritjen e efikasitetit dhe energjisë pozitive në punën e deputetëve.

“Nga ana tjetër duhet sigurisht që të vendos vendosim edhe piketat me një kalendar të qartë për godinën e re të parlamentit të Shqipërisë. Të gjitha këto bashkë shkojnë në të njëjtin drejtim. Natyrisht që asnjëra nga këto nuk pengon një pjesë të madhe të punës që bëjmë, po të gjitha këto bashkë ndihmojnë për t’i dhënë më shumë hapësirë dhe më shumë energji pozitive punës së deputetëve, të cilët duhet të mos e ndërpresin, përkundrazi ta artikulojnë më mirë punën që filloi shumë mirë pas zgjedhjeve në territor”, vijoi kreu i qeverisë.

Sipas tij shumica prej 83 mandatesh imponon përgjegjësi të mëdha, duke theksuar se objektivi kryesor mbetet mbyllja e negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2027.

Rama u tërheq vëmendjen ministreve për negociatat me BE: Duhet më tepër punë

By: e xh
16 January 2026 at 12:27

Gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar dhe kabinetit qeverisës, Edi Rama duke folur për rrugët që ka Shqipëria drejt anëtarësimit, iu drejtua dy ministreve të tij përgjegjëse për negociata me BE, Majlinda Dhuka dhe Adea Pirdeni, duke u thënë se duhet që të shpjegojnë dhe informojnë më shumë deputetët e PS.

Sipas Ramaës ata duhet të jenë të informuar për çdo gjë në lidhje me rrugën që Shqipëria ka në finalizimin e këtij objektivi, në mënyrë që ata të ndihmojnë me eksperiencën dhe profilizimet e caktuara të tyre.

“Duhet shumë më tepër punë për t’u shpjeguar me grupin dhe për t’u dëgjuar, duhet shumë më tepër informacion i ndërsjelltë në mënyrë që të gjithë deputetët, të cilët mund të kontribuojnë në një proces draftim, të jenë të informuar. Është një format i domosdoshëm”, tha Rama.

Rama: Sot jemi të paintegrueshëm në BE, shkak niveli i ulët i…

By: e xh
16 January 2026 at 12:25

Kryeministri Edi Rama thotë se aktualisht, Shqipëria nuk i përmbush standardet e BE, lidhur me sigurinë ushqimore, për shkak të standardeve të ulëta.

Gjatë fjalës në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, Rama u shpreh se do të kërkojë një fazë të ndërmjetme, 5 vite pas anëtarësimit në BE, për të plotësuar kriteret për këtë sektor.

“Jemi duke negociuar periudhat e ndërmjetme, pas momentit të anëtarësimit, që t’i japim mundësi vendit të jetë i gatshëm të përmbushë kriteret, për të qenë bashkë familjes europiane. Kjo nuk bëhet ekskluzivisht për ne, është pjesë e mekanzimit të anëtarësimit, e kanë bërë vende përpara nesh. Kroacia ka negociuar dhe ka arritur të marrë 10 vjet fazë të ndërmjetme, për përmbushjen e kritereve në aspektin mjedisor. Ne i referohemi atij rasti dhe bazuar me atë precedent, do mund të marrim lehtësi të tillë. Beteja kryesore është për sektorin e prodhimit ushqimor, për prodhuesit në fshat, për sipërmarrjen. Në kushtet e sotme , ne jemi të paintegrueshëm në BE, për shkak të nivelit  të pamjaftueshëm të sigurisë ushqimore. Po përpiqemi të fitojmë një fazë të ndërmjetme, 5 vjet pas anëtarësimit, përgatitjet duhet të fillojnë tani. Rrugët e Shqipërisë ishin dhe tregje ushqimore, edhe thertore. Duke u kthyer pas në vitin 2013, të gjithë kalonin filmin e kujtesës, gjënë e gjallë që therej në rrugë. Apo të gjitha autostradat e Shqipërisë, ishin lënë rrugëve, ishin kufizuar nga tezgat dhe tregjet informale ushqimore. Shumë përparim është bërë, por jemi ende larg. Duhet të dimë çfarë do thotë kjo. Në momentin e anëtarësimit dhe kur përfundon periudha e ndërmjetme, asnjë ushqim i prodhuar në Shqipëri, nuk mund të shitet përveçse në Shqipëri. Edhe në Shqipëri, ushqimet mund të bllokohen sepse nuk përmbushin kriteret e sigurisë. Skenari më pesimit, gjithçka që haet, importohet. Duhet super punë, por edhe super vendosmëri, për të mos faluar asgjë dhe askënd në emër të nevojës, që të vazhdojë të punojë. Puna për t’u bërë është shumë e madhe.”, theksoi Rama.

Rama mbledh grupin e PS: Brenda 2 vitesh të përmbushim kriteret për integrimin në BE

By: e xh
16 January 2026 at 12:13

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një mbledhje me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Mbledhja po zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe pritet të përfundojë rreth orës 15:00.

Kjo mbledhje zhvillohet pak ditë përpara nisjes së sesionit parlamentar për vitin 2026, ku Rama tha se brenda 2 viteve duhet të përmbushen kushtet për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Prej vetëm 2 vitesh, Shqipëria të përmbushë të gjitha kushtet për të mbyllur negociatat e anëtarësimit sikundër e kemi të qartë nga plani që kemi në tryezë i dakordësuar me BE, dhe sikundër e kemi bërë të qartë edhe për opinionin publik. Akoma sot edhe brenda grupit, lërë pastaj brenda partisë, nuk ka një kuptim të qartë për çfarë do të thotë në ;pikëpamje të sfidës dhe barrës së detyrimeve përmbushja e kushteve për të dalë me sukses nga procesi i negociatave dhe pastaj përmbushja e kushteve për të përballur përfshirjen në një realitet të ri siç është realiteti i një tregu prej 450 mln njerëzish, ku Shqipëria e integruar do jetë një pikë uji në oqean. Sfida për të gjithë sektorin prodhues dhe për institucionet do jetë e shumëfishtë”, tha Rama.

Kërcënoi me thikë punonjëset dhe vodhi në 3 biznese, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

By: e xh
16 January 2026 at 12:09

Një 30 vjeçar është vënë në pranga pasi kërcënoi punonjëset me mjet prerës dhe vodhi xhirot ditore në dyqane dhe kompani telefonike.

Gjatë arrestimit, policia ka sekuestruar paratë e vjedhura, mjetin prerës dhe celularin e tij.

Hetimet tregojnë se 30-vjeçari kishte kryer të njëjtën metodë edhe në dy vjedhje të tjera gjatë dhjetorit 2025, ndërsa punimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera vijojnë.

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni i koduar “Metoda”, për zbardhjen e 3 vjedhjeve me mjet prerës.

Duke kanosur me mjet prerës (thikë), punonjëset, vodhi xhirot ditore, në 3 subjekte (2 njësi të një kompanie telefonike dhe 1 dyqan), kapet pak orë pas kryerjes së vjedhjes së mbrëmshëm, 30-vjeçari.

Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura, mjeti prerës dhe celulari i të arrestuarit.

Menjëherë pas kallëzimit të punonjëses në një njësi të një kompanie telefonike, në Rrugën e Dibrës, se mbrëmë, 1 shtetas kishte vjedhur xhiron ditore, pasi e kishte kanosur me mjet prerës (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Metoda”, u kap pak orë pas kryerjes së këtij krimi, autori i dyshuar, shtetasi I. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjetën me vete, shuma e parave të vjedhura dhe mjeti prerës.

Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas, me të njëjtën metodë, kishte vjedhur xhirot ditore, në 2 subjekte, gjatë muajit dhjetor, 2025.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve e tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“Me apo pa opozitën, reformat do ecin”, mesazhi për deputetët në mbledhjen e grupit

By: e xh
16 January 2026 at 11:57

“Me apo pa opozitën reformat do të ecin përpara”. Është ky mesazhi që u është përcjellë socialistëve në mbledhjen me dyer të mbyllurat të grupit parlamentar.  Mësohet se në mbledhje janë diskutuar sfidat e parlamentit këtë sesion të ri.

Objektivi kryesor është roli i Kuvendit në procesin e integrimit si në ushtrimin e kontrollit ndaj institucioneve ashtu edhe në miratimin e ligjeve si kërkesë e BE.

Kryeministri Edi Rama po zhvillon prej orës 10:00 një mbledhje me dyer të mbyllura me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Mbledhja po zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe pritet të përfundojë rreth orës 15:00.

Mbledhja zhvillohet pak ditë përpara nisjes së sesionit parlamentar për vitin 2026.

Rënie e hyrjeve të refugjatëve në Bashkimin Europian në vitin 2025

By: e xh
16 January 2026 at 10:18

Vitin e kaluar, në kufijtë e jashtëm të BE-së u regjistruan dukshëm më pak kalime të parregullta kufitare sesa në vitin 2024. Megjithatë, sipas Frontex, itinerare arratisjeje u përdorën më shpesh në vitin 2025.

Numri i kalimeve të parregullta kufitare të regjistruara në Bashkimin Evropian ra me 26 përqind vitin e kaluar krahasuar me vitin 2024.

Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex), me seli në Varshavë të Polonisë, raporton gati 178,000 përpjekje për kalim kufiri në BE. Kjo është shifra më e ulët që nga viti 2021.

Shumica e personave që Frontex identifikoi gjatë kalimeve të parregullta kufitare ishin qytetarë nga Afganistani, Egjipti dhe Bangladeshi, sipas raportit të fundit të publikuar nga Frontex.

Situata në kufijtë e jashtëm të BE-së mbetet e pasigurt

Frontex paralajmëroi gjithashtu se situata në kufijtë e jashtëm të BE-së mbetet e pasigurt. “Trendi po lëviz në drejtimin e duhur, por rreziqet ekzistojnë”, tha drejtori i Frontex, Hans Leijtens.

Presioni i migracionit mund të ndryshojë me shpejtësi – i ndikuar nga konfliktet, paqëndrueshmëria politike dhe rrjetet e kontrabandës. Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë të agjencisë së tij me qeveritë dhe partnerët në vendet jashtë BE-së, gjë që sipas tij ka dhënë rezultate të mira.

Komisioneri i BE-së për Migracionin, Magnus Brunner, e vlerësoi rënien e ndjeshme si “rezultat i forcimit të kufijve të jashtëm dhe partneriteteve efektive ndërkombëtare”. Diplomacia e migracionit e BE-së po funksionon, deklaroi politikani austriak. “Shifrat nënkuptojnë se më pak njerëz po kontrabandohen, më pak njerëz po vuajnë nga abuzimi dhe më pak jetë janë në rrezik.”

Sipas Frontex, numri i migrantëve që përpiqen të hyjnë në BE nëpërmjet rrugës së Afrikës Perëndimore (rënie prej 63 përqind), rrugës së Ballkanit Perëndimor (rënie prej 42 përqind) dhe kufijve tokësorë lindorë të BE-së me Bjellorusinë (rënie prej 37 përqind) ra ndjeshëm në vitin 2025. Agjencia kufitare ia atribuon numrin dukshëm më të ulët të njerëzve që përpiqen të hyjnë në BE nëpërmjet rrugës së Ballkanit Perëndimor masave të përmirësuara të sigurisë dhe bashkëpunimit me Bosnjën dhe Hercegovinën.

Rajoni i Mesdheut mbetet rruga kryesore e refugjatëve

Rruga më e përdorur e migracionit drejt BE-së mbetet rajoni qendror i Mesdheut, prej nga ka kaluar pothuajse një e treta e të gjitha hyrjeve të parregullta kufitare në vitin 2025.

Rruga nga Libia në Afrikën e Veriut në Itali zgjidhej shpesh për këtë kalim. Krahasuar me vitin e kaluar, nuk pati pothuajse asnjë ndryshim: Frontex regjistroi 66,328 përpjekje për të hyrë në BE nëpërmjet Mesdheut vitin e kaluar.

Lundrimet ilegale drejt Kretës janë trefishuar

Një pamje tjetër shfaqet për rrugën përmes Mesdheut lindor. Ndërsa numri i përgjithshëm i kalimeve të parregullta kufitare u ul me 27 përqind, këtu autoriteti i mbrojtjes kufitare regjistroi tri herë më shumë përpjekje sesa në vitin 2024 për të arritur në BE nga Libia lindore në ishullin grek të Kretës.

Kjo tregon se sa shpejt mund të ndryshojnë presionet e migrimit dhe rrugët e preferuara, thuhet në raport.

Kalimet e parregullta u rritën gjithashtu vitin e kaluar nëpërmjet rrugës perëndimore të Mesdheut – për shembull, nga Algjeria në Afrikën e Veriut në Spanjë. Frontex regjistroi 14 përqind më shumë kalime sesa në vitin 2024.

Sipas Frontex, Libia ishte vendi kryesor i nisjes për shumë grupe migrantësh në vitin 2025, dhe për këtë arsye një pikënisje kyçe për migrimin përmes Mesdheut. Ky kalim vazhdon të jetë i mbushur me rreziqe të larta. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin vlerëson se të paktën 1,878 persona humbën jetën në Mesdhe gjatë vitit 2025. /DW

Baki Wahsh, shqiptari i arit dhe histori suksesi në “Awards Business Trend 2025”

By: e xh
16 January 2026 at 09:49

Tashmë i kthyer në një traditë vjetore Trend Awards është eventi më i madh i  dedikuar bizneseve shqiptare në të gjitha trevat por dhe jasht tyre, më shumë se 450 biznese që kanë triumfuar në 8 edicionet e kaluara që nga viti 2016.
Trend Awards në edicionin e kaluar u spikat me një ndër organizimet më të mëdha në rajon duke mbledhur së bashku 94 biznese. Çmimi i ekselencës është trofeja e vlerësimit e dedikuar për kompanitë, korporatat, individët dhe subjektet me te suksesshme ne nje hark kohor 1-vjecar.

Awards Business Trend cili mbledh bizneset me te suksesshme te vitit duke krijuar nje network direkt dhe indirekt per diasporen dhe me gjere . Pra jane rreth 50 biznese te Shqiperise 10-20 te Kosoves, si dhe  mbi 20 te Europes dhe Mbreterise se bashkuar. Nepermjet rrjeteve sociale, websiteve , revistave fizike, platformes Albanian Union , kanaleve te ndryshme te You Tube dhe transmetimeve ne Digitalb Alb Tv  ata kane mundesine qe te takohen me njeri tjetrin drejtpersedrejti ose te njihen ne menyren virtuale. Ndonese kurorezimi i tyre behet ne naten Gala ku behet dhe shperndarja e trofeve te ekselences, nuk cenohet dhe njohja dhe krijimi i kontakteve dhe nga ana virtuale, sic shume prej tyre kane njohur dhe BOSSB GOLD dhe EasyGold.

Ne ate mbremje ka dhe figura te njohura te botes se biznesit si Vasil Naci, Behxhet Pacolli, Leonard Kastrati , figura te tjera me  influence ne life coaching si Ermal Mamaqi , Sheki Useini dhe figura qe ne forma te ndryshme, qe ndikojne  vlera edhe ne komunitet.

BossB gold aty shpalosi dhe projektin me te madh i cili u shfaq nepermjet videove dhe u mbeshtet nga te gjithe pjesemarresit.

Kush eshte Baki Wahsh?

I lindur në Kosovë dhe i rritur në Gjermani, Baki Wahsh, është një nga emrat më të njohur në industrinë e investimeve në ar. Wahsh është shpallur gjithashtu si si Ambasador i Bashkimit Shqiptar, një titull që vlerëson kontributin e tij në promovimin e vlerave dhe interesave të komunitetit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Baki Wahsh, në vitin 2019, ai themeloi kompaninë BossB.Gold, një platformë që ofron mundësi investimi në ar për individë dhe institucione.

Kjo kompani ka si qëllim të ofrojë siguri financiare dhe mundësi rritjeje për investitorët, duke përdorur teknologji moderne dhe praktika të qëndrueshme në procesin e nxjerrjes dhe përpunimit të arit.

Përveç angazhimit në BossB.Gold, Baki Wahsh është gjithashtu i lidhur me projektin EasyGold, një iniciativë që synon të revolucionarizojë mënyrën se si individët investojnë në ar.

EasyGold përdor një sistem të quajtur Security Token Offering (STO), ku investitorët mund të blejnë Easygold Tokens (EASG), të cilët ofrojnë të drejta fitimi deri në 50% pas dhjetë vitesh mbajtjeje .

Ky model ofron një mundësi të shkëlqyer për ata që kërkojnë të investojnë në një aset të sigurt dhe të qëndrueshëm, siç është ari, duke përdorur teknologjinë blockchain për të siguruar transparencë dhe siguri në transaksione.

Angazhimi për Komunitetin Shqiptar Si Ambasador i Bashkimit Shqiptar, Baki Wahsh ka angazhuar veten për të promovuar bashkëpunimin dhe zhvillimin e komunitetit shqiptar në mbarë botën.

Ai beson se fuqizimi ekonomik dhe mbështetja e iniciativave të përbashkëta janë çelësi për një të ardhme më të mirë për shqiptarët.

Përmes projekteve të tij, ai ka krijuar mundësi për shqiptarët që të investojnë dhe të rriten financiarisht, duke kontribuar kështu në forcimin e lidhjeve brenda komunitetit dhe në arenën ndërkombëtare.

Angazhimi i tij në investimet në ar dhe në promovimin e vlerave shqiptare e bën atë një figurë të rëndësishme në skenën ndërkombëtare.

Si Ambasador i Bashkimit Shqiptar, Baki Wahsh ka angazhuar veten për të promovuar bashkëpunimin dhe zhvillimin e komunitetit shqiptar në mbarë botën.

Çfarë mund të ndodhë nëse Trump aktivizon “Aktin e Kryengritjes” në Minesota

By: e xh
16 January 2026 at 09:16

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi hapur dje se do të zbatojë “ Aktin e Kryengritjes ” për të vendosur trupa amerikane në Minesota nëse autoritetet shtetërore nuk ndërmarrin veprime për të shtypur protestat kundër autoriteteve federale të imigracionit, të cilat ai tha se “thjesht po përpiqen të bëjnë punën e tyre”.

Në një postim në Truth Social, Trump shkroi se zbatimi i ligjit shekullor “do t’i jepte fund shpejt farsës që po zhvillohet në këtë shtet dikur të madh”. Ai i quajti zyrtarët e Minesotës “të korruptuar” dhe protestuesit “agjitatorë profesionistë”, edhe pse autoritetet lokale u kanë bërë vazhdimisht thirrje qytetarëve të protestojnë në mënyrë paqësore.

Protestat në Minneapolis kanë ndodhur çdo ditë që nga 7 janari, kur një oficer i Zyrës së Imigracionit dhe Doganave (ICE) qëlloi për vdekje Renee Goode . Ndërkohë, Departamenti i Sigurisë Kombëtare vazhdon të dërgojë oficerë federalë në shtet në masë.

Të mërkurën në mbrëmje, një oficer federal qëlloi një burrë në këmbë, ndërsa protestuesit në të gjithë qytetin brohorisnin për largimin e ICE-së, mes gazit lotsjellës dhe granatave zhurmuese.

Pavarësisht përshkallëzimit, ekspertët ligjorë thanë se thirrja në fuqi e këtij ligji të veçantë do të ishte një masë jashtëzakonisht ekstreme – dhe potencialisht e paligjshme.

Trump kërcënon të përdorë Aktin e Kryengritjes për t’i dhënë fund protestave në Minneapolis

Çfarë është “Ligji i Rebelimit” dhe si zbatohet ai?
Akti i Kryengritjes, i miratuar në fillim të shekullit të 19-të, i jep Presidentit të SHBA-së autoritetin për të vendosur ushtrinë amerikane në tokën amerikane, duke përfshirë njësitë e Gardës Kombëtare të vendosura nën kontrollin federal.

Formulimi i tij lejon përdorimin e forcës ushtarake për të “shtypur një kryengritje”, edhe pa kërkesën ose pëlqimin e Shtetit. Është një ligj që synon të zbatohet vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, kur trupat federale konsiderohen të nevojshme për të rivendosur rendin. Në teori, kjo mund të justifikohej nëse turma të mëdha sulmonin oficerët e ICE-së dhe guvernatori refuzonte të aktivizonte Gardën Kombëtare ose forca të tjera të sigurisë.

Megjithatë, bazuar në atë që ka ndodhur deri më tani, asgjë nuk do të justifikonte në mënyrë të arsyeshme thirrjen e ligjit. Protestat në Minneapolis janë shumë larg nivelit të dhunës së parë në vitin 2020 pas vrasjes së George Floyd nga policia, kur Guvernatori Tim Walz aktivizoi Gardën Kombëtare, por u kritikua për ngadalësinë në reagim.

Trump ka kërcënuar të përdorë Aktin e Kryengritjes në të kaluarën, por është tërhequr çdo herë.

Ligji u vu në zbatim për herë të fundit në vitin 1992 , pas trazirave në Los Angeles që pasuan rrahjen e Rodney King nga policia. Ai nuk është përdorur pa pëlqimin e guvernatorit të shtetit në 60 vjet. Në rastet e rralla kur është vënë në zbatim, autoritetet lokale dhe shtetërore zakonisht e kanë mbështetur ose kërkuar atë.
Akti i Kryengritjes, i cili nuk është rishikuar në mënyrë thelbësore që nga viti 1874, nuk vendos kufizime të qarta për numrin e trupave ose kohëzgjatjen e vendosjes së tyre. Ai thjesht thotë se presidenti mund të vendosë forca që ai i konsideron “të nevojshme” dhe t’i tërheqë ato “brenda një periudhe të kufizuar kohore”.

Në një rast të tillë, Trump mund të dërgojë si njësi ushtarake në detyrë aktive ashtu edhe një Gardë Kombëtare federale në Minesota, të cilat do të plotësonin forcat e ICE-së dhe të Departamentit të Sigurisë Kombëtare që ndodhen tashmë atje.

Këtë vit, Trump ka përdorur kompetenca të tjera presidenciale për të vendosur Gardën Kombëtare në Uashington dhe qytete të tjera të drejtuara nga Demokratët, duke përmendur rritjen e krimit. Në qytete të tilla si Uashingtoni, Çikago , Portlandi dhe Los Anxhelosi , prania e Gardës Kombëtare ka rritur tensionet, duke çuar në protesta dhe arrestime.

Këto lëvizje kanë shkaktuar sfida ligjore. Kohët e fundit, Gjykata Supreme e SHBA-së bllokoi përkohësisht vendosjen e Gardës Kombëtare në Çikago. Disa ditë më vonë, Trump njoftoi tërheqjen e trupave nga Çikago, Portlandi dhe Los Anxhelosi.

A mund të kundërshtohet ligjërisht një urdhër i tillë?

Akti i Kryengritjes është përdorur rrallë – rreth 30 herë në më shumë se 200 vjet – dhe nuk është testuar gjerësisht në gjykatë. Nëse Trump do ta përdorte atë, veçanërisht kundër vullnetit të guvernatorit të shtetit, masa pothuajse me siguri do të përballej me sfida ligjore.

Për të bllokuar vendosjen e forcave federale, guvernatori , prokurori i përgjithshëm i shtetit dhe zyrtarë të tjerë mund të ngrenë një padi në gjykatën federale, duke kërkuar pezullimin e pranisë së trupave. Minesota është tashmë në një betejë ligjore me qeverinë federale mbi veprimet e ICE dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare në rajonin e Qyteteve Binjake, duke kërkuar një urdhër të përkohshëm kufizues. Gjykatësi pritet të kërkojë prova shtesë javën e ardhshme.

Rrëshqitja e dheut u ka bllokuar rrugën,4 familje të izoluar prej 11 ditësh në Kukës

By: e xh
16 January 2026 at 08:47

Katër familje në fshatin Cernalevë të Kukësit prej 11 ditësh janë të izoluara, pas një rrëshqitjeje të madhe të tokës. Banorëve u është bllokuar jo vetëm rruga që të çon në banesat e tyre, por edhe aksi kryesor që lidh fshatrat Borje, Oreshkë dhe Cernalevë me qytetin e Kukësit.

Sipas banorëve, situata lidhet me tubacionin e një hidrocentrali, ku grumbullimi i ujit në faqen e malit ka sjellë rrëshqitjen e baltës dhe ujit. Si pasojë e shembjes, janë dëmtuar stalla bagëtish dhe dy banesa, ndërsa rrëshqitja vijon të jetë aktive, duke mbajtur zonën në pasiguri

Reshjet e dendura të shiut dhe borës gjatë muajit janar kanë shkaktuar dëmtime të shumta në rrugë dhe ura në zonat e thella të Kukësit, duke lënë për ditë të tëra banorë të izoluar.

Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja

By: e xh
16 January 2026 at 08:40

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme tek ura e Dajlanit në Durrës. Policia njofton se një automjet ka rënë nga mbikalimi dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja 18-vjeçare.

Gjithashtu janë dëmtuar edhe drejtuesi i automjetit dhe dy këmbësorë të cilët ndodhen në spital. Mësohet se mjeti ka rënë nga të paktën 30 m lartësi.

“Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026,  te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Parashikimi i motit, 16 janar 2026

By: e xh
16 January 2026 at 08:39

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit, pas orëve të mesditës mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Në veriperëndim – perëndim, pjesërisht në qendër dhe në ekstremin jugor në orët e mëngjesit deri në orët e mesditës reshje shiu tëherëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal. Mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim verilindje– juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 9 m/s.. Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.

Horoskopi,16 janar 2026

By: e xh
16 January 2026 at 08:38

Dashi-Keqkuptimet do t’ju prishin ditën sot dhe tensionet nuk do të mungojnë, njëlloj si ditët e kaluara. Do të ndjeni nevojën që të përqendroheni më shumë në rikuperimin e gjendjes psikologjike dhe fizike gjatë kësaj dite. Situata financiare po i kthehet gradualisht normalitetit.

Demi-Planet mund të ndryshojnë për shkak të zhvillimeve të papritura. Ndikimi i favorshëm i Hënës, Mërkurit dhe Saturnit në shenjën tuaj, do të thotë më shumë vëmendje lidhur me çështjet profesionale dhe paratë. Ndoshta një ndryshim i nisur, do të mund të përfundojë.

Binjakët-Jeni zgjuar shumë të lumtur sot dhe kjo do e bëjë të kënaqshme ditën tuaj. Në familje paraqiten disa situata të sikletshme që me ndikimin e kundërt të Venusit, rrezikoni që të humbni kohë, si dhe do t’ju duhet që të rishihni disa marrëveshje. Ndiqni rrjedhën dhe mos ecni kundër rrymës, pa qenë të bindur për veprimet tuaja.

Gaforrja-Do të jeni të detyruar të punoni vazhdimisht. Nuk duhet të mërziteni, nëse ndonjë nga këto ditë bëni më shumë për veten se për të tjerët. Ka ardhur momenti që të vlerësoni veten tuaj. Është mirë që të gjeni një marrëveshje lidhur me ndjenjat tuaja.

Luani-Sot do të përshkoheni nga dëshira e madhe për të dalë nga një sërë vështirësish. Mund të ndodhin vonesa apo keni mungesë vendosmërie, por asgjë më shumë. Kjo ditë favorizon fushën e ndjenjave, ku do të rigjeni emocionet e humbura ditët e fundit.

Virgjëresha-Rrezikoheni të përfshiheni në konflikte familjare për shkak të mendimeve ndryshe. Të lindurit e kësaj shenje janë të ndarë në dy grupe, ata që kanë një dashuri dhe nuk arrijnë që ta jetojnë siç duhet dhe ata që nuk kanë një ndjenjë të konsoliduar. Ballafaqimi me problemet sot mund të jetë me rrezik.

Peshorja-Mos e humbni durimin, pasi në fund do të dalë e vërteta. Nëse keni pësuar një zhgënjim në dashuri, ky është momenti për të reflektuar dhe për të lënë pas gjithçka. Kjo ditë do të jetë mjaft e rëndësishme, për të kuptuar drejtimin se nga ju çon zemra.

Akrepi-Do të ishte mirë që të mos gjykoni, pasi do të jeni të përhumbur dhe rrezikoni që të gaboni rëndë. Nuk do të jeni në formë perfekte, madje do të shfaqni nervozizëm. Personat që ju rrethojnë, mund të mendojnë se nuk jeni mirë. Jeni në një fazë rebelimi, ndaj bëni kujdes.

Shigjetari-Kjo është dita e duhur për të nisur një fazë të re në jetën tuaj, sidomos lidhur me anën profesionale. Hëna do t’i shqetësojë jo pak të lindurit e kësaj shenje, për shkak të ndikimit të kundërt të saj. Megjithatë duhet të rrini të qetë, pasi është situatë kalimtare. Ky muaj parashikon mundësi të mëdha sa u takon ndjenjave.

Bricjapi-Keni humbur humorin e zakonshëm dhe kërkoni të mbështeteni diku. Prisni rikuperim të shpejtë sa u takon çështjeve personale dhe atyre profesionale. Mos e shfryni mërzinë tuaj tek njerëzit më të dashur. Për emocionet, parashikohen mundësi të mëdha për të ardhmen.

Ujori-Kjo ditë është nën ritmet e duhura për të lindurit e kësaj shenje. Mundohuni që ta merrni çdo situatë me qetësi! E keni më të vështirë që të menaxhoni anën emocionale tuajën, ndaj mundohuni të mbani situatën nën kontroll.

Peshqit-Ka ardhur momenti të merrni në dorë jetën tuaj dhe të ndryshoni gjërat që nuk shkojnë. Dashuria për të lindurit e kësaj shenje pritet të jepet pa limit! Por kur ekzagjerohet, mund të kthehet kundër. Kjo ditë parashikon jo pak shqetësime sa i takon dashurisë dhe ndjenjave.

Yesterday — 15 January 2026Main stream

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA

By: e xh
15 January 2026 at 22:55

Gazetari Artan Hoxha ka folur në emisionin “Opinion” për raportet e SHBA me SPAK në vendin tonë.

Hoxha u shpreh se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ndryshuar dhe ata kanë një interes të shtuar për organizatat kriminale në Shqipëri, pasi ata dinë një gjë që shqiptarët nuk e dinë. SHBA-të njohin potencialin e tyre ekonomik.

Gazetari mori si shembull rastin se si dy organizata kriminale shqiptare kishin financuar fushatën e presidentit të Ekuadorit Guillermo Lasso.

“Qëndrimi është i ndryshuar në ambasadën Amerikane pas ardhjes së presidentit Trump. Ka ndryshuar brenda një kohe rekord, shumë shpejt. Amerikanët e kanë patur këtë informacion përpara, thjesht e kanë nxjerrë nga sirtari dhe e kanë vënë në zbatim. Amerikanët dinë një gjë më shumë se ne. Dinë potencialin e vërtetë të organizatave kriminale shqiptare të narkotrafikut. E dinë me saktësi.  Pse e dinë? Në momentin që ne themi që ka organizata që e kanë kaluar 1 miliard dollarëshin. Ai e di që për një vend si Shqipëria, nëse ekziston një organizatë kriminale, që po lëviz kokainë në këto përmasa, ai e di infiltrimin e kësaj paraje në administratën e vendit, e dinë se çfarë mund të bëhet me këto para gjatë fushatës elektorale. Gjë që ne i kemi të provuara, realisht. Ato ndikojnë në jetën ekonomike, politike dhe shoqërore të vendit. SHBA-të e kanë të provuar tashmë këtë.”, tha Hoxha.

Pse janë organizatat tona problematike për SHBA-të?

 “Pse janë organizatat tona problematike për SHBA-të? Së pari, për herë të parë kemi një grup shqiptar, familja Hysaj nga Departamenti i Thesarit, të ekspozuar dhe të shpallur si organizatë terroriste që pastron para për kartelin Sinaloa. Që ka përdorur biznese amerikane, territorin amerikan, ka përdorur perandorinë e kazinove që kishte në territon e Meksikës, dhe ka ndikuar në SHBA. Ky është vendimi i 13 nëntorit të vitit të kaluar. Pra, për herë të parë, s’kemi pasur kurrë, kemi saktësisht të evidentuar nga agjencitë amerikane të luftës kundër drogës, nga operacione konkrete të bëra në territorin shqiptar. SPAK nuk ka operuar në Shqipëri me hetimet e veta, SPAK-ut ia kanë sjellë. I kanë thënë: ‘Ja ku i ke, vepro’.  Kush i ka sjellë këto? DEA.

Kur kam qenë në Ekuador dhe takova drejtorin e antidrogës atje, kur hapi të dhënat, i kishte me projektor si ti, e di ku i kishte marrë të dhënat? Nga DEA, që dy organizata shqiptare kishin financuar me 5 milionë dollarë fushatën e presidentit Guillermo Lasso. 5 milionë dollarë! Ne kishim financuar me 5 miliardë dollarë fushatën e presidentit Guillermo Lasso. sepse njëri nga shqiptarët ishte mik me dhëndrin e presidentit. Në Ekuador. Ai presidenti ishte CEO banke, kishte punuar me shqiptar dhe prandaj u përfshinë. Sepse shqiptarëve nuk u bëhet vonë kush bëhet president. Po flas për realitetin. Dritan Gjika ka financuar fushatën e presidentit Guillermo Lasso, unë kam vajtur në Ekuador, tek vila ngjitur me vilën e presidentit. Kanë lëvizur me makinën private të presidentit të Ekuadorit. Nga e kishin marrë? Duke patur këtë informacion autoritetet amerikane, duke parë që kjo organizata që po ndikon direkt në Ekuador, duke parë që lëviz me një ngarkesë të vetme 16.5 ton. Ajo ngarkesa që u kap në Hamburg. Ata e dinë ku të çon kjo sasi.  Këto grupe që e bëjnë këtë punë janë shqiptare, ato kanë në Shqipëri bizneset e tyre, lidhjet e tyre. Vetëm organizata Çopja ka 14 milionë euro longota ari, 15 milionë euro bitcoin. Kaq ke kapur.”, shtoi ai.

Sipas Hoxhës, SHBA-të nuk kishin asnjë interes më parë për krimin në Shqipëri. Por interesi I tyre u shtua pikërisht pasi panë se si grupet kriminale shqiptare mund të ndikonin përtej vendit të tyre, deri në Amerikën Latine.

“Amerikanët për sa kohë grupet tona bllokonin urën e Mifolit dhe të Memaliajt nuk ishin problem për të, kpor kur i panë në Amerikë, kur i panë në Amerikën Latine, kur i panë në Europë, kur panë fuqinë dhe potencialin e tyre dhe mund të ndikojnë edhe larg vendeve të tyre, ata thanë janë problem prej fuqisë ekonomike. Nuk rrezikojnë NATO, por fuqia ekonomike e tyre, kur shkojnë tek miliardi i dollarit, në një vend si Shqipëria ata bëjnë një dëm të jashtëzakonshëm. Kur them me 5 milionë dollarë investuan për Lason, imagjinon ti në Shqipëri kur të dalin kandidatët e panjohur me 26 mijë vota. Ja si u bë lidhja. SHBA e di shumë mirë si ky zinxhir është bashkuar dhe kanë ardhur e ia kanë dhënë dosjet SPAK-ut në dorë. Dhe ne do shohim në vijim se çfarë do të kërkojnë ata dhe me çfarë intensiteti. Kur duan të veprojnë, ata veprojnë.”, u shpreh gazetari, duke shtuar se DEA e ka shumë të qartë deri në ç’masë janë infiltruar organizatat kriminale në vendin tonë, në ç’nivel politik dhe administrativ të zbatimit të ligjit, dhe sa influencë kanë arritur të blejnë me “narko-dollarët”, duke influencuar madje “deri në legjislativ”. Sipas Hoxhës, mbetet vetëm për t’u parë se sa do të veprojnë.

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…

By: e xh
15 January 2026 at 22:12

Në emisionin “Opinion”, eksperti i sigurisë Albatros Rexhaj ka folur në lidhje me ndikimin e politikës amerikane në vendin tonë dhe në veçanti në sistemin e drejtësisë.

Rexhaj tha se SHBA-të nuk kanë agjendë politike dhe kundër qeverisë shqiptare, duke theksuar se amerikanët duan luftë kundër narkokartelëve dhe korrupsionit në vendin tonë.

“SHBA-të kanë rritur presionin ndaj SPAK”,-tha Rexhaj,  prandaj dhe është shtuar numri i prokurorëve dhe personave të tjerë në terren.

“SHBA-të nuk kanë një agjendë politikë dhe kundër qeverisë dhe duhet pasur shumë kujdes kur njerëzit vijnë në konstatime të tilla, sepse ekziston diçka e tillë atëherë ajo është skandal, është ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti dhe në këtë rast është fjala për një shtet aleat. Këtu nuk ka regjim, për vetë faktin që kryeministri me ty bën telenovelë në  rrjetet sociale, tregon që nuk ka regjim. Regjimi nënkupton një sistem i cili në mënyrë represive udhëheq.

Ajo se çfarë SHBA-të kanë interes është lufta kundër narkokarteleve, por edhe aty janë disa elemente. Kohëve të fundit është rritur presioni ndaj SPAK, prandaj dhe kjo është arsyeja se përse ata kanë rritur numri e prokurorëve, e kanë rritur numrin e personave që janë në terren. Pra është rritur presioni ndaj SPAK prej amerikanëve.

Te Shqipëria janë tre elemente: elementi i parë është që mafia shqiptare është lojtar global dhe që depërton deri te konsumatori në Amerikë, elementi i dytë është bashkëpunimi që kartelet e drogës kanë me organizata terroriste, ky është një fenomen shumë shqetësues. Mafia shqiptare dhe mafia serbe bashkëpunojnë, pavarësisht se ne themi që me serbët jemi në konflikt. Në Ballkan është mafia shqiptare, malazeze dhe serbe, e cila për një gradë është më lart në hierarki . E treta është infiltrimi në institucione, kapja e shtetit me anë të korruptimit të zyrtarëve”, analizoi Rexhaj.

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo

By: e xh
15 January 2026 at 21:54

Avokatja dhe ekspertja e emigracionit Olsa Alikaj Cano, ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me vendimin e Departamentit të Shtetit, sipas të cilit duke filluar nga 21 janari, do të pezullohet lëshimi i të gjitha vizave emigruese për aplikantët që janë shtetas të 75 vendeve, përfshirë edhe Shqipërinë, si dhe 4 vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Avokatja, në një lidhje direkte nga SHBA, sqaroi se cilat janë vizat që bllokohen për shkak të këtij vendimi dhe vizat që nuk preken.

Olsa Alikaj Cano deklaroi se vendimi për pezullim prek vetëm aplikimet për viza emigruese, pra për qëndrim të përhershëm në SHBA dhe jo ato për qëndrim të përkohshëm, siç janë vizat turistike.

Pjesë nga biseda në studio:

Blendi FevziuNuk prek asnjë nga vizat e vizitorëve apo jo?

Olsa Alikaj Cano: Keni shumë të drejtë. Deklarata e Departamentit të Shtetit Amerikan bëhet fjalë vetëm për vizat e emigrantëve. Vizat e jo emigrantëve, nuk janë vetëm të turistëve, ka viza fetare, viza të artistëve, të diplomatëve, të vizitorëve, është një listë e madhe, janë shumë viza jo emigrante. Ata kanë të drejtë të aplikojnë për viza, këto intervista do vazhdojnë.

Blendi Fevziu: Më fal, përfshirë edhe vizat e studentëve?

Olsa Alikaj Cano: Vizat e studentëve janë viza jo emigrante, pra janë të vlefshme. Çdo vizë që është për një periudhë jo të gjatë, pra është e përkohshme, vetëm për të ardhur, të mbarosh punë dhe të kthehesh. Janë ca viza pune, sigurisht, është një periudhë e vogël që të vish, të punosh pak dhe të kthehesh.

Blendi FevziuCilat aplikime pezullohen?

Olsa Alikaj Cano: Aplikimet që pezullohen janë aplikimet me qëllim emigranti, i njohin gjithë shqiptarët. Janë vizat për bashkimet familjare. Këto janë vizat që po bllokohen. Aplikimet e nënshtetasve amerikanë për familjarët e tyre, për bashkëshortët, vëllezërit, motrat, prindërit, fëmijët. Këto janë kryesoret. Pjesa e Lotarisë amerikane, pra qëllimi për të marrë Green Card, për të jetuar tërë kohën në SHBA, përjetësisht. Janë disa viza të punëtorëve, të sponsorizuara nga punëdhënësit, për personat apo individët me shkollë të lartë. Ka disa viza fetare që janë të veçanta, viza speciale. Këto janë vizat që janë pezulluar për momentin.

Blendi FevziuDihet se sa do zgjasë pezullimi?

Olsa Alikaj Cano: Ne nuk kemi asnjë informacion për këtë pezullimin. Kjo qeveri është shumë eficente, besoj se do i marrin vendimet shpejt dhe do i verifikojnë të dhënat shpejt.

Blendi Fevziu: A ka një kriter se përsë Shqipëria dhe Kosova janë në këtë listë dhe Serbia e vende të tjera nuk janë? Pra cili ka qenë kriteri që është përdorur për të përfshirë këto 75 vende në listë?

Olsa Alikaj Cano: Sipas të dhënave që kemi, lista e 75 vendeve është lista e shteteve me rrezik të lartë, që nënshtetasit e këtyre vendeve vijnë në SHBA, abuzojnë le të themi dhe që janë barrë financiare publike e SHBA-ve. Besoj se ka një lidhje me postimin e presidentit Donald Trump të katër janarit, një listë e 120 shteteve, shtetasit e të cilëve marrin ndihmë financiare/sociale në SHBA. Shqiptarët ishin mbi 45%. Ndoshta shtetet që kanë marrë ndihmë sociale/publike, janë risk financiar i atyre që paguajnë taksa në SHBA. Ndoshta kjo është.

Blendi FevziuKa shumë shqiptarë që vijnë me viza të zakonshme dhe kërkojnë më pas të marrin Green Card përmes procedurave ligjore.

Olsa Alikaj CanoPlot, kisha një klient sot që ishte shumë e interesuar për familjen. Kemi shumë viza që po presin të bëhet intervista. Të gjithë janë të alarmuar. Shqiptarët këtu vijnë me vizë shumica ndaj më habiti lista e presidentit tonë. Nuk e di ku e kanë marrë këtë listën, sepse nuk është e verifikuar lista e personave që marrin ndihmë sociale.

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut

By: e xh
15 January 2026 at 21:38

Këtë 15 janar bëhen 27 vjet nga dita kur trupat paramilitare serbe së bashku me forcat speciale serbe kryen një prej masakrave më të frikshme në fshatin Reçak të Kosovës. 45 persona humbën jetën, më i vogli 12 vjeç dhe më i madhi 90 vjeç. Të gjithë burra. Të gjithë u vranë, disave prej tyre iu hoqën kokat dhe ishin në luginë pa kokë.

27 vjet më pas Sylejman Kllokoqi rrëfen në emisionin “Opinion” ditën e errët të 15 janarit në Reçak, kur arriti për herë të parë dëshmojë trupat e personave që humbën jetën. Ai rrëfen se si e mori lajmin dhe si ishin kontaktet e para me banorët e Reçakut.

“Lajmin e kam marrë një ditë më parë që ka luftime në Reçak nga shtypi këtu dhe disa njerëz të OSBE-së. Të nesërmen në mëngjes unë hyra në Reçak sepse dëgjova që ishte larguar policia serbe dhe takimi i parë ishte me një njeri pa kokë në oborr të një familjeje, i cili ishte i mbuluar dhe familja duke qarë po i kërkonte kokën. Ia kishin prerë kokën.

Aty fillova pyeta fshatarët nëse kishte të tjerë të vdekur diku tjetër, sepse nuk kishte informata që ka në fshat dhe më thanë ‘po vazhdo kësaj rruge, në anën e majtë ka ende trupa’. Në anën e majtë në dalje nga fshati unë pashë edhe pesë trupa të tjerë, me një vend dy, ata kanë qenë duke ikur nga fshati dhe janë vrarë. Ishin dy trupa në anën e majtë, dy në anën e djathtë dhe më andej një tjetër.

Derisa vazhdova më lart, ku shkova dhe i pashë trupa të pa jetë luginën atje, i filmova të gjitha shpejt. Emocionet i kisha të mëdha, por mendoja më shumë fotografinë, për ta dëshmuar”, tha Sylejman Kllokoqi.

❌
❌