Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 January 2026Main stream

Dyshohet për të shtëna në Prizren, Policia rrethon vendin e ngjarjes

5 January 2026 at 23:59

Një gjuajte me armë dyshohet se ka ndodhur sonte vonë në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka mësuar Gazeta Sinjali nga sinjalizuesit e saj, ndërsa ende nuk dihen detaje për rastin.

Gazeta Sinjali i ka shkruar Policisë, por ende nuk ka marrë përgjigje për rastin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dyshohet për të shtëna në Prizren, Policia rrethon vendin e ngjarjes appeared first on Sinjali.

Lëndohen dy persona pasi zjarri përfshiu një shtëpi në Prizren

5 January 2026 at 23:29

Dy persona kanë marrë lëndime pas një zjarri që ka shpërthyer në një shtëpi në Prizren.

Siç ka njoftuar Policia, zjarri kishte përfshirë katin e parë të shtëpisë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Zjarrfikësve, të cilët kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Po ashtu, në vendngjarje kanë dalë njësiti i KEDS-it si dhe njësiti i urgjencës mjekësore, të cilët u kanë ofruar ndihmë mjekësore dy viktimave, të cilat janë asfiksuar nga tymi”.

“Sipas ekipit mjekësor, gjendja shëndetësore e të lënduarve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar se bazuar në deklaratën e viktimës,  dëmi material i shkaktuar nga zjarri ende nuk është i vlerësuar.

“Në vendngjarje kanë dalë gjithashtu hetuesi kujdestar dhe njësiti i forenzikës. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit iniciohet rasti. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lëndohen dy persona pasi zjarri përfshiu një shtëpi në Prizren appeared first on Sinjali.

Delcy Rodríguez betohet si presidente e përkohshme e Venezuelës

5 January 2026 at 23:22

Delcy Rodríguez është betuar zyrtarisht si presidente e përkohshme e Venezuelës.

Betimi i detyrës u administrua të hënën pasdite nga vëllai i saj, Presidenti i Asamblesë Kombëtare Jorge Rodríguez, shkruan CNN.

Kryetarja në detyrë tha se po bënte betimin me zemër të thyer për atë që e konsideroi “rrëmbim” të Presidentit Nicolás Maduro dhe Zonjës së Parë Cilia Flores.

“Vij si nënkryetar ekzekutiv i presidentit kushtetues të Republikës Bolivariane të Venezuelës, Nicolás Maduro Moros, për të bërë betimin e detyrës”, tha Rodríguez.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Delcy Rodríguez betohet si presidente e përkohshme e Venezuelës appeared first on Sinjali.

Gjendja në pikat kufitare për hyrje-dalje nga Kosova

5 January 2026 at 23:02

Qarkullimi në pikat e kalimit kufitar të Kosovës po zhvillohet kryesisht pa vonesa të theksuara, sipas të dhënave të fundit për fluksin kufitar të përditësuara më 5 janar 2026 në ora 21:50.

Në shumicën e pikave kufitare, si Bërnjaku, Jarinja, Hani i Elezit, Glloboçica, Kulla, Mutivoda, Qafa e Morinës, Qafa e Prushit, Stançiqi dhe Vërmica, pritjet për hyrje dhe dalje të automjeteve janë nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të evidentuara, si për automjete ashtu edhe për kamionë.

Megjithatë, pritje më të gjata janë regjistruar në disa pika specifike.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet në dalje arrijnë nga 30 deri në 40 minuta, ndërsa janë evidentuar kolona deri në 300 metra në dalje dhe rreth 200 metra në hyrje.

Po ashtu, në pikën kufitare Merdarë, pritjet në dalje shkojnë nga 40 deri në 60 minuta, me kolona deri në 600 metra.

Edhe në Muçibabë është shënuar pritje rreth 30 minuta në dalje, me kolonë deri në 500 metra, ndërsa hyrjet mbeten pa vonesa të konsiderueshme.

Sa i përket qarkullimit të kamionëve, në të gjitha pikat kufitare raportohen pritje minimale prej 3 deri në 5 minuta, pa kolona të krijuara.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që para nisjes të informohen për gjendjen në pikat kufitare, veçanërisht nëse planifikojnë të udhëtojnë përmes Dheu i Bardhë, Merdarë apo Muçibabë, ku fluksi mbetet më i lartë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjendja në pikat kufitare për hyrje-dalje nga Kosova appeared first on Sinjali.

Yesterday — 5 January 2026Main stream

Sondazh nga “Reuters”: Përqindje e ulët e amerikanëve e përkrahin sulmin ndaj Venezuelës

5 January 2026 at 22:42

Vetëm një në tre amerikanë e mbështesin sulmin ushtarak të vendit të tyre ndaj Venezuelës, me të cilin u rrëzua presidenti Nicolas Maduro, ndërsa 72 për qind e të anketuarve thanë se brengosen se Shtetet e Bashkuara do të përfshihen në shtetin e Amerikës Jugore, sipas një sondazhi nga agjencia “Reuters” dhe “Ipsos” që u përmbyll të hënën.

Sipas sondazhit dyditor, 65 për qind e anëtarëve të Partisë Republikane në ShBA e mbështesin operacionin e urdhëruar nga presidenti që vjen nga partia e tyre, Donald Trump, në krahasim me vetëm 11 për qind të demokratëve e 23 për qind të të pavarurve, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Sondazhi i zhvilluar të dielën dhe të hënën tregoi mbështetje të konsiderueshme në mesin e republikanëve për një politikë të jashtme që e përfshin ushtrimin e ndikimit mbi vendet që ndodhen afër ShBA-së.

Rreth 43 për qind e republikanëve që morën pjesë në sondazh thanë se pajtohen me deklaratën: “Shtetet e Bashkuara duhet të kenë një politikë të mbizotërimit mbi punët në Hemisferën Perëndimore”, në krahasim me vetëm 19 për qind që thanë se nuk pajtohen. Pjesa tjetër thanë se ishin të pasigurt ose nuk u përgjigjën në pyetje.

Në sondazh morën pjesë 1.248 të rritur amerikanë në mbarë vendin. Sipas të dhënave, mbështetja për presidentin Trump është 42 për qind, më e larta nga tetori dhe më e madhe se në sondazhin e dhjetorit, kur ishte 39 për qind.

Sondazhi i zhvilluar përmes internetit ka margjinë gabimi prej 3 për qind.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sondazh nga “Reuters”: Përqindje e ulët e amerikanëve e përkrahin sulmin ndaj Venezuelës appeared first on Sinjali.

A do kalojnë marrëveshjet ndërkombëtare në legjislaturën e dhjetë?

5 January 2026 at 22:26

Përveç PDK-së, që ende nuk ka qëndrim sa i përket votës për marrëveshjeve ndërkombëtare, LDK-ja e AAK-ja kanë thënë se do i votojnë sepse nuk janë bllokuese të proceseve të tilla.

Për konstituimin e Kuvendit e për formimin e qeverisë i ka hequr dilemat, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Por dilema ka nëse legjislatura e dhjetë do të votoj “pro” buxhetit të 2026-ës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

”As zgjedhja e presidentit dhe as miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nuk kalojnë pa vota të deputetëve të opozitës”.

“Prandaj unë nuk e di çfarë qëndrimesh do të mbajnë partitë opozitare në javët dhe muajt në vijim. A është e qartë që as marrëveshjet ndërkombëtare dhe as rizgjedhjen e presidentes, zgjedhjen e presidentit, ne nuk mund t’i kalojmë pa pasur edhe deputetë nga opozita. Ndërkohë që bllokadat sa i përket konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë i ka larguar populli me 28 dhjetor”, ka deklaruar Albin Kurti – kryetar i LVV-së.

Në Partinë Demokratike të Kosovës, që doli e dyta në zgjedhjet e 28 dhjetorit nuk kanë ende qëndrim sa i përket këtyre çështjeve, sepse po presin që fillimit të konstituohet Kuvendi.

E në Lidhjen Demokratike të Kosovës thonë se kanë votuar dhe do të votojnë për marrëveshjet që janë në interes të Kosovës.

“LDK-ja është parti shtetformuese dhe ne asnjëherë nuk i shohim marrëveshjet ndërkombëtare si mjet për luftë politike ditore. Ne e kuptojmë se këto marrëveshje janë jetike për zhvillimin ekonomik dhe projektet kapitale që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve si dhe ruajtjen e raporteve me partnerët tanë strategjikë, pasi dështimi i votimit të tyre dëmton kredibilitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Sa i përket deklaratës së z.Kurti, duhet të jemi të qartë: përgjegjësia kryesore për sigurimin e votave dhe mbarëvajtjen e punëve në Kuvend i takon mazhorancës”.

“LDK-ja ka votuar dhe do të vazhdojë t’i votojë ato marrëveshje që janë në interes të Republikës së Kosovës. Nëse qeveria e radhës nuk i ka votat, kjo vjen si pasojë e paaftësisë së tyre për të menaxhuar numrat e vet brenda grupit parlamentar dhe mungesës së bashkëpunimit me opozitën. Ne mbetemi të përkushtuar në rolin tonë konstruktive, duke mos bllokuar proceset që i shërbejnë shtetit, por duke kërkuar llogaridhënie për çdo dështim të cilës do qeveri në menaxhimin e proceseve legjislative”, ka deklaruar Anton Çuni nga LDK, shkruan Dukagjini.

Për këtë e qartë është edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ata po thonë se asnjëherë nuk kanë qenë pengesë e marrveshjeve që janë në interes të vendit.

Vitin e kaluar, pas shumë dështimesh për konstituimin e Kuvendit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani më 11 nëntor thirri seancë me disa pika të rendit të ditës, ndër to për formimin e komisioneve parlamentare, më pas shqyrtimi i parë i projektligjit për ndarjet buxhetore, e ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.

Por kjo seancë u bojkotua nga PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja duke e quajtur të jashtëligjshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post A do kalojnë marrëveshjet ndërkombëtare në legjislaturën e dhjetë? appeared first on Sinjali.

Toni blu shitet për një rekord prej 2.78 milionë eurosh në tregun e peshkut në Tokio

5 January 2026 at 22:20

Një ton i madh blu prej 243 kilogramësh u shit për një shifër rekord prej 510 milionë jenësh (2.78 milionë euro) në ankandin e parë të vitit 2026 në tregun e peshkut Toyosu të Tokios.

Ofertuesi më i lartë për tonin e çmuar në ankandin para agimit të së hënës ishte Kiyomura Corp, pronari i së cilës Kiyoshi Kimura drejton rrjetin e njohur Sushi Zanmai.

Kimura, i cili e ka fituar shumë herë këtë turne vjetor në të kaluarën, theu rekordin e mëparshëm prej 334 milionë jenësh (1.82 milionë euro) të vendosur në vitin 2019.

Kimura më vonë u tha gazetarëve se shpresonte të paguante pak më pak për të, por “çmimi u rrit shumë shpejt”.

Ankandi filloi kur ra zilja dhe dyshemeja ishte e mbushur me peshq në formë torpedoje me bisht të prerë, në mënyrë që ofertuesit të mund të shqyrtonin detajet e mishit si ngjyra, tekstura dhe yndyra, ndërsa ecnin rreth rreshtave të tonit.

Peshku i kushtueshëm u kap në brigjet e Omas në Japoninë veriore, një rajon i konsideruar gjerësisht për prodhimin e disa prej tonit më të mirë të vendit, dhe kushton 2.1 milionë jen (11,500 euro) për kilogram.

‘Është pjesërisht për fat të mirë’, tha Kimura. ‘Por kur shoh një ton të bukur, nuk mund t’i rezistoj… Nuk e kam provuar ende, por duhet të jetë i shijshëm’.

Qindra ton shiten çdo ditë në ankandin e mëngjesit herët, por çmimet janë dukshëm më të larta se zakonisht për tonin Oma, veçanërisht në ankandin festiv të Vitit të Ri.

Për shkak të popullaritetit të tonit për sushi dhe sashimi, toni blu i Paqësorit më parë ishte një specie e kërcënuar për shkak të ndryshimeve klimatike dhe peshkimit të tepërt, por stoku i tij po rimëkëmbet pas përpjekjeve për ruajtje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Toni blu shitet për një rekord prej 2.78 milionë eurosh në tregun e peshkut në Tokio appeared first on Sinjali.

Rrezik për vërshime në Kosovë, lumenjtë me nivele të larta pas reshjeve intensive

5 January 2026 at 22:11

Reshjet e konsiderueshme të shiut nga 3 deri më 5 janar 2026 kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të niveleve të ujit në pjesën perëndimore të Kosovës, veçanërisht në pellgun e Drinit të Bardhë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se lumenjtë që burojnë nga Alpet Shqiptare, përfshirë Erenikun, Bistricën e Pejës, Bistricën e Deçanit dhe lumin e Istogut, kanë shënuar rritje të theksuar të prurjeve, duke rritur rrezikun për dalje nga shtrati në disa zona.

Sipas të dhënave zyrtare, sasitë më të mëdha të reshjeve janë regjistruar në Junik me 231.5 milimetra, Gllogjan me 151.6 milimetra, Kuqishtë me 130.4 milimetra dhe Radoniq me 124.7 milimetra. Ndërkohë, niveli i lumit Erenik në Gjakovë ka arritur në 3.4 metra, një nga nivelet më të larta të matura gjatë kësaj periudhe.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që jetojnë pranë rrjedhave lumore në perëndim të vendit të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin njoftimet zyrtare, duke theksuar se situata kërkon vëmendje të vazhdueshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rrezik për vërshime në Kosovë, lumenjtë me nivele të larta pas reshjeve intensive appeared first on Sinjali.

Raportohet se agjencia Kundër-Korrupsion ka nisur hetimin e pasurisë së Vjosa Osmanit

5 January 2026 at 21:46

Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur procedurën zyrtare të verifikimit të pasurisë së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo pasi Agjencia ka gjetur dallime të theksuara në deklarimin e saj të pasurisë ndërmjet viteve 2024 dhe 2025.

Burime brenda këtij institucioni kanë konfirmuar për VOX Kosova se procedura ka nisur pasi janë vërejtur dallime në sasinë e pasurisë që presidentja kishte deklaruar në formularët e deklarimit të pasurisë për zyrtarët publikë.

Ndryshimet lidhen kryesisht me rritjen e kursimeve, si dhe me shtimin e shumës së parave të gatshme të deklaruara.

Në dokumentet e dorëzuara për vitin 2025 vërehen lëvizje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë, çka ka nxitur institucionin përgjegjës të ndërmarrë verifikime shtesë, ashtu siç parashihet me ligj.

Osmani, e cila shpesh përmendet në opinionin publik për standardin e saj të jetesës, ka blerë një shtëpi në një lagje luksoze në periferi të Prishtinës.

Por ajo ka edhe shumë patundshmëri të tjera, siç janë pronat në Australi, ku vetëm një shtëpi figuron me vlerë mbi gjysmë milioni euro.

Po ashtu, vitin e kaluar, në deklarimin e pasurisë, ajo ka deklaruar se bashkë me bashkëshortin posedojnë edhe një banesë në Prishtinë, si dhe tokë dhe një shtëpi tjetër në Australi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Raportohet se agjencia Kundër-Korrupsion ka nisur hetimin e pasurisë së Vjosa Osmanit appeared first on Sinjali.

Princi Harry rikthehet në Britaninë e Madhe me rojet e sigurisë personale, i hapet rruga një vizite me familjen e tij

5 January 2026 at 21:15

Princi Harry thuhet se ka fituar të drejtën për mbrojtje të armatosur nga policia kur ai dhe familja e tij të vizitojnë Britaninë pas një beteje ligjore disamujore.

Ky zhvillim vjen pasi një shqyrtim zyrtar zbuloi se princi 41-vjeçar kualifikohet për një skemë sigurie të financuar nga taksapaguesit.

Në maj të vitit 2025, Duka i Sussex humbi çështjen gjyqësore kundër Komitetit Ekzekutiv Mbretëror dhe VIP (Ravec), i cili kishte mbështetur vendimin e pallatit dhe Gjykatës së Lartë për të hequr mbrojtjen e tij policore të financuar nga taksapaguesit, pasi ai dha dorëheqjen si anëtar i lartë i familjes mbretërore.

Princi Harry kishte deklaruar vazhdimisht se pa një mbulim të tillë sigurie, ai nuk mund ta sillte gruan e tij, Meghan Markle, dhe dy fëmijët e tyre, Princin Archie dhe Princeshën Lilibet, në Mbretërinë e Bashkuar, duke këmbëngulur se nuk ndihej i sigurt.

Megjithatë, një letër nga Princi Harry drejtuar Sekretares së Brendshme Britanike, Shabana Mahmud, në lidhje me një incident mbikëqyrjeje dhe kërcënime online në lidhje me të dhe familjen e tij, solli një kthesë në çështje. Sipas asaj që ai kishte pohuar gjatë vizitës së tij në Londër në fund të verës, një person i panjohur arriti t’i afrohej, gjë që, siç pretendoi ai, ia vuri jetën në rrezik.

Pas kësaj, Ravec, i cili është nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Brendshme, vazhdoi me një vlerësim të ri dhe dyshohet se arriti në përfundimin se djali më i vogël i Mbretit Charles plotëson kushtet për mbrojtje zyrtare. Një burim nga mjedisi i Sussex i tha Daily Mail: “Tani është një procedurë formale. Burime në Ministrinë e Brendshme kanë thënë se siguria e Harry-t tani është vënë në vend.”

Sipas udhëzimeve aktuale, Duka duhet të njoftojë Policinë Metropolitane 30 ditë para se të mbërrijë në Mbretërinë e Bashkuar për të aplikuar për leje sigurie, e cila do të vendoset rast pas rasti. Një ndryshim i tillë mund t’i hapë rrugën Harry-t për të sjellë fëmijët e tij, të cilët po rriten në Kaliforni, në Mbretërinë e Bashkuar për t’u ribashkuar me babanë e tyre, Mbretin Charles.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Princi Harry rikthehet në Britaninë e Madhe me rojet e sigurisë personale, i hapet rruga një vizite me familjen e tij appeared first on Sinjali.

Ambasadori rus në Serbi shpërndan dezinformata për “spastrimin etnik të serbëve” në Kosovë

5 January 2026 at 21:00

Ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko, po përhap dezinformata duke pretenduar se në Kosovë po zhvillohet një “spastrimi etnik gradual i serbëve”, si dhe se autoritetet e Kosovës po krijojnë qëllimisht “kushte të padurueshme jetese” për komunitetin serb.

Çfarë tha Bocan-Harçenko?

“Bëhet fjalë, për këtë mund të flitet hapur, për një spastrimi etnik gradual të pa shpallur. Me fjalë të tjera — dëbimin e serbëve nga territori i Kosovës, krijimin e kushteve të padurueshme për jetesë për ta.

Dhe e gjithë kjo po bëhet, nuk do të rikujtojmë tani se për çfarë bëhet fjalë, por ky pushtim i veriut të Kosovës nga ana e Prishtinës ka ndodhur, po ndodh dhe, për fat të keq, duhet të nisemi nga fakti se do të vazhdojë”, tha shefi i përfaqësisë diplomatike ruse në Beograd, raporton RT Balkan.

Analizë:

Harçenko dhe mediat ruse si RT Balkan dhe Sputnik Serbia po përsërisin narrativën e Beogradit se Kosova “po i vret serbët sistematikisht”, gjë që është plotësisht e pabazuar dhe e paprovuar nga raportet ndërkombëtare.

Përkundrazi — serbët në Kosovë gëzojnë të drejta të konsiderueshme, janë të integruar në institucionet kosovare, dhe shumë nga problemet me të cilat përballen nuk burojnë nga politikat e autoriteteve të Kosovës, por nga politika afatgjata dhe kundërproduktive e Beogradit, e cila në vend të integrimit nxit ndarje dhe shpërngulje.

Në Kuvendin e Kosovës, nga 120 deputetë, 20 vende janë të rezervuara për komunitetet jo-shumicë, prej të cilave 10 i takojnë komunitetit serb.

Kjo do të thotë se përfaqësuesit serbë marrin pjesë drejtpërdrejt në pushtetin legjislativ.

Në nivel lokal, kryetarë komunash etnikisht serbë kanë marrë detyrën në vitin 2025 në 10 komuna të Kosovës, shkruan TheGeopost.

Po ashtu, në kuadër të sistemit gjyqësor të Kosovës, ka dhjetëra gjyqtarë dhe prokurorë të nacionalitetit serb që punojnë në përputhje me ligjet e Kosovës, çka tregon se serbët janë pjesë e strukturave shtetërore.

Kosova ka një kornizë ligjore që mbron të drejtat e pakicave, ndërsa institucionet ndërkombëtare si OKB-ja, BE-ja dhe Këshilli i Evropës monitorojnë rregullisht gjendjen e të drejtave të njeriut dhe ndërhyjnë kur shfaqen sfida sistemike.

Ndërkohë që Kosova përpiqet të integrojë serbët në institucionet e saj, Beogradi në vazhdimësi refuzon ta njohë sistemin juridik të Kosovës dhe e përdor komunitetin serb si mjet politik, shpesh duke nxitur frikë, bojkot dhe mosbashkëpunim.

Kjo nuk është hera e parë që Bocan-Harçenko përhap pretendime të pavërteta.

Termi “spastrimi etnik” përsëritet disa herë për të krijuar një imazh të rremë se Prishtina po i rrezikon serbët, gjë që përputhet drejtpërdrejt me strategjinë propagandistike të Moskës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ambasadori rus në Serbi shpërndan dezinformata për “spastrimin etnik të serbëve” në Kosovë appeared first on Sinjali.

Kamberi: Viti 2026 mund të shënojë fundin e pushtetit të Vuçiqit

5 January 2026 at 20:58

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po mbijeton në pushtet me “frymëmarrje artificiale”.

Sipas Kamberit, 2026-a është vit i zgjedhjeve në Serbi dhe ato mund të shënojnë fundin e pushtetit të Vuçiqit.

“Ndërkohë që duke qenë u përballur me krizën e brendshme, Vuçiq aktualisht po përballet edhe me krizën e jashtme. Dhe me shumë gjasë viti 2026 do të jetë vit i zgjedhjeve në Serbi. Zgjedhje që, siç paralajmëron ai, do të jenë udhëkryq, por me shumë gjasë Vuçiq në këto zgjedhje do të humbë pushtetin. Për të bile, sipas vlerësimit tim, do të jetë edhe më e vështirë nëse arrin t’i fitojë zgjedhjet me manipulimet e zakonshme që i ka bërë deri më tani dhe kjo do të na sjellë në një situatë ku askush, as opozita, as Lëvizja Studentore, as segmentet e tjera të shoqërisë nuk do t’ia njohin ato zgjedhje. Ky është një hap që Serbinë do ta futë në një krizë edhe më të thellë. Nuk mund të themi se do të ketë një stabilitet as në vitin 2026 dhe kjo natyrisht flet qartë se Serbia nuk do të ketë edhe kohë, edhe mundësi të merret me procesin e integrimeve”, ka thënë ai.

Sipas Kamberit, Vuçiqi e ka futur Serbinë në një krizë të thellë politike e cila është më e rënda që prej vitit 2003 kur është vrarë kryeministri i atëhershëm serb, Zoran Gjingjiq.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kamberi: Viti 2026 mund të shënojë fundin e pushtetit të Vuçiqit appeared first on Sinjali.

BBC: Cilat vende mund të jenë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?

5 January 2026 at 20:56

Mandati i dytë i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po formësohet nga ambiciet e tij në politikën e jashtme.

Ai ka vazhduar kërcënimet kundër Venezuelës duke kapur presidentin e saj dhe gruan e tij nga kompleksi i tyre i fortifikuar rëndë në Karakas në një bastisje dramatike gjatë natës.

Kur përshkruante operacionin, Trump hodhi poshtë Doktrinën Monroe të vitit 1823 dhe premtimin e saj për supremaci të SHBA-së në hemisferën perëndimore – duke e riemëruar atë “Doktrina Donroe”.

Ja disa nga paralajmërimet që ai ka bërë kundër kombeve të tjera në orbitën e Uashingtonit ditët e fundit.

Groenlanda

SHBA-të tashmë kanë një bazë ushtarake në Groenlandë – Baza Hapësinore Pituffik – por Trump dëshiron të gjithë ishullin.

“Ne kemi nevojë për Groenlandën nga pikëpamja e sigurisë kombëtare”, u tha ai gazetarëve, duke thënë se rajoni ishte “i mbuluar me anije ruse dhe kineze kudo”.

Ishulli i gjerë Arktik, pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, ndodhet afërsisht 2,000 milje (3,200 km) në verilindje të SHBA-së.

Është e pasur me minerale të rralla të tokës, të cilat janë thelbësore për prodhimin e telefonave inteligjentë, automjeteve elektrike dhe pajisjeve ushtarake. Aktualisht, prodhimi i Kinës i mineraleve të rralla të tokës tejkalon shumë atë të SHBA-së.

Groenlanda gjithashtu zë një vendndodhje strategjike kyçe në Atlantikun e Veriut, duke i dhënë akses në rrethin Arktik gjithnjë e më të rëndësishëm. Ndërsa akujt polarë shkrihen në vitet e ardhshme, pritet të hapen rrugë të reja transporti detar.

Kryeministri i Groenlandës, Jens Frederik Nielsen, iu përgjigj Trump duke e përshkruar idenë e kontrollit të SHBA-së mbi ishullin si një “fantazi”.

“Mjaft me presion. Mjaft me insinuata. Mjaft me fantazi aneksimi. Ne jemi të hapur për dialog. Ne jemi të hapur për diskutime. Por kjo duhet të ndodhë përmes kanaleve të duhura dhe me respekt për ligjin ndërkombëtar”, tha ai.

Kolumbia

Vetëm disa orë pas operacionit në Venezuelë, Trump paralajmëroi Presidentin kolumbian Gustavo Petro të “ruhej”.

Fqinji i Venezuelës në perëndim, Kolumbia është shtëpia e rezervave të konsiderueshme të naftës dhe është një prodhues i madh i arit, argjendit, smeraldeve, platinit dhe qymyrit.

Është gjithashtu një qendër kyçe për tregtinë e drogës në rajon – veçanërisht kokainën.

Që kur SHBA-të filluan të godisnin anijet në Karaibe dhe Paqësorin lindor në shtator – duke thënë, pa prova, se ato transportonin drogë – Trump është përfshirë në një mosmarrëveshje në spirale me presidentin e krahut të majtë të vendit.

SHBA-të vendosën sanksione ndaj Petros në tetor, duke thënë se ai po lejonte kartelet të “lulëzonin”.

Duke folur në bordin e Air Force One të dielën, Trump tha se Kolumbia po “drejtohej nga një njeri i sëmurë që i pëlqen të prodhojë kokainë dhe ta shesë atë në Shtetet e Bashkuara”.

“Ai nuk do ta bëjë këtë për shumë gjatë”, tha ai. I pyetur nëse SHBA-të do të kryenin një operacion që synonte Kolumbinë, Trump u përgjigj: “Më duket mirë”.

Historikisht, Kolumbia ka qenë një aleat i ngushtë në luftën e Uashingtonit kundër drogës, duke marrë qindra miliona dollarë çdo vit në ndihmë ushtarake për të luftuar kartelet.

Irani
Irani aktualisht po përballet me protesta masive antiqeveritare dhe Trump paralajmëroi gjatë natës se autoritetet atje do të “goditeshin shumë rëndë” nëse vdisnin më shumë protestues.

“Po e ndjekim nga afër. Nëse fillojnë të vrasin njerëz siç kanë bërë në të kaluarën, mendoj se do të goditen shumë rëndë nga Shtetet e Bashkuara”, u tha ai gazetarëve në Air Force One.

Teorikisht, Irani nuk përfshihet në sferat e përcaktuara në “Doktrinën Donroe”, por Trump megjithatë e ka kërcënuar më parë regjimin iranian me veprime të mëtejshme, pasi goditi objektet e tij bërthamore vitin e kaluar.

Këto sulme erdhën pasi Izraeli nisi një operacion në shkallë të gjerë që synonte shkatërrimin e aftësisë së Iranit për të zhvilluar një armë bërthamore, i cili kulmoi me konfliktin 12-ditor Izrael-Iran.

Në një takim në Mar-a-Lago midis Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu javën e kaluar, Irani u tha se ishte në krye të axhendës. Mediat amerikane raportuan gjithashtu se Netanyahu ngriti potencialin e sulmeve të reja kundër Iranit në vitin 2026.

Meksika


Ngjitja e Trump në pushtet në vitin 2016 u përcaktua nga thirrjet e tij për të “Ndërtuar Murin” përgjatë kufirit jugor me Meksikën.

Në ditën e tij të parë në detyrë në vitin 2025, ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të riemëruar Gjirin e Meksikës në “Gjirin e Amerikës”.

Ai ka pohuar shpesh se autoritetet meksikane nuk po bëjnë mjaftueshëm për të ndaluar fluksin e drogës ose emigrantëve të paligjshëm në SHBA.

Duke folur të dielën, ai tha se droga po “vjen” nëpër Meksikë dhe “do të duhet të bëjmë diçka”, duke shtuar se kartelet atje ishin “shumë të forta”.

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka hedhur poshtë publikisht çdo veprim ushtarak amerikan në tokën meksikane.

Kuba

Kombi ishullor, vetëm 90 milje (145 km) në jug të Floridës, ka qenë nën sanksione amerikane që nga fillimi i viteve 1960. Ai mbante marrëdhënie të ngushta me Venezuelën e Nicolás Maduro-s.

Trump sugjeroi të dielën se ndërhyrja ushtarake amerikane atje nuk ishte e nevojshme, sepse Kuba është “gati të bjerë”.

“Nuk mendoj se kemi nevojë për ndonjë veprim”, tha ai. “Duket sikur po shkon drejt rënies”.

“Nuk e di nëse do të rezistojnë, por Kuba tani nuk ka të ardhura”, shtoi ai.

“Ata i morën të gjitha të ardhurat e tyre nga Venezuela, nga nafta venezueliane”.

Venezuela thuhet se furnizon afërsisht 30% të naftës së Kubës, duke e lënë Havanën të ekspozuar nëse mbështetja për Karakasin bie nën një administratë të re, më miqësore me SHBA-në.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio – i cili është djali i emigrantëve kubanë – ka bërë thirrje prej kohësh për ndryshim regjimi në Kubë, duke u thënë gazetarëve të shtunën: “Kur presidenti flet, duhet ta merrni seriozisht”.

“Nëse do të jetoja në Havana dhe do të isha në qeveri, do të isha i shqetësuar – të paktën pak,” tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BBC: Cilat vende mund të jenë në shënjestër të Trump pas Venezuelës? appeared first on Sinjali.

Nis numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

5 January 2026 at 20:51

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka nisur numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht dhe fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Sipas të dhënave preliminare, nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht, ndërkaq, numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta ka qenë 2,860.

“Në ndërkohë, në QNR është duke u bërë vlerësimi dhe verifikimi i pakove me fletëvotime nga tërheqjet e realizuara më 2 janar nga kutitë postare në Pragë, Londër, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, New York, Kanbera dhe Kopenhagë, nga ku janë tërhequr 8,180 pako të tjera me fletëvotime, të cilat gjatë ditës së hënë, më 5 janar, janë sjellur në Kosovë. Pas vlerësimit dhe verifikimit, KQZ do të numëroj fletëvotimet e aprovuara”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, KQZ-ja ka njoftuar se ka përmbyllur procesin e tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës

“Më 5 janar, nga 13 kutitë postare, në: Tiranë, Berlin, Vjenë, Bernë, Bruksel, Hagë, Podgoricë, Oslo, Shkup, Otavë, Ljublanë, Romë dhe Prishtinë, janë tërhequr 11,867 pako me fletëvotime, të cilat, pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procedurave të njëjta, para numërimit”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nis numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta appeared first on Sinjali.

Miratohet dekreti me firmën e Maduros, Venezuela urdhëron arrestimin e kujtdo që mbështet sulmin e SHBA-së

5 January 2026 at 20:14

Qeveria e Venezuelës publikoi të hënën dekretin, i cili i jep kompetenca të gjera presidencës dhe urdhëron forcat e sigurisë të kapin “çdo person të përfshirë në promovimin ose mbështetjen” e sulmit të Shteteve të Bashkuara kundër vendit të Amerikës së Jugut.

Dokumenti, i datës së shtunë, është nënshkruar nga presidenti i rrëzuar Nicolás Maduro, i cili u kap nga forcat ushtarake amerikane dhe aktualisht është i burgosur në Nju Jork.

“Agjencitë policore kombëtare, shtetërore dhe bashkiake duhet të ndërmarrin menjëherë kërkimin dhe kapjen në të gjithë territorin kombëtar të çdo personi të përfshirë në promovimin ose mbështetjen e sulmit të armatosur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër territorit të Republikës (…) me qëllim ndjekjen penale të tyre”, thuhet në tekst, të miratuar nga presidentja tani në detyrë, Delcy Rodríguez.

Dekreti ishte përgatitur dhe shpallur në fund të shtatorit, disa javë pas fillimit të vendosjes detare amerikane në Karaibe, por përmbajtja e tij ishte e panjohur, pasi ishte përditësuar me ngjarjet e fundjavës. Masa ka fuqinë e ligjit dhe do të mbetet në fuqi për 90 ditë, me një zgjatje të mundshme për 90 ditë të tjera.

Kushtetuta e Venezuelës përcakton që, në gjendje të jashtëzakonshme, një dekret i garanton presidentit pushtet pothuajse të plotë politik, ekonomik dhe shoqëror mbi vendin. Kjo është hera e parë që kjo dispozitë është përdorur që nga miratimi i Kushtetutës aktuale në vitin 1999, e cila thotë se mund të dekretohet në rast të një konflikti që “rrezikon seriozisht sigurinë e kombit, qytetarëve të tij ose institucioneve të tij”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Miratohet dekreti me firmën e Maduros, Venezuela urdhëron arrestimin e kujtdo që mbështet sulmin e SHBA-së appeared first on Sinjali.

Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

5 January 2026 at 19:41

Recep Tayyip Erdogan bëri deklarata pas mbledhjes së kabinetit, ku, ndër të tjera, iu referua Venezuelës, duke theksuar se Turqia po punon për gjënë më të mirë dhe të drejtë si për vendin e tij ashtu edhe për popullin venezuelian.

Erdogan theksoi rëndësinë e solidaritetit midis dy vendeve, veçanërisht në kohë të vështira, dhe përsëriti se Turqia do të vazhdojë të mbështesë popullin venezuelian në luftën e tij për prosperitet dhe zhvillim.

Presidenti turk më pas iu referua telefonatës së tij me Donald Trump, ku theksoi rëndësinë e shmangies së paqëndrueshmërisë në Venezuelë dhe e bëri të qartë ndjeshmërinë e Turqisë për këtë çështje.

“Turqia dhe populli turk do të vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri në krah të popullit mik të Venezuelës në luftën e tyre për prosperitet, paqe dhe zhvillim”, shtoi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë appeared first on Sinjali.

Deri në tri orë po zgjasin pritjet për të dalë nga Kosova

5 January 2026 at 19:38

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e të dhënave të fundit.

Bazuar në këto të dhëna, prite deri në tri orë për të dal nga Kosova po zgjasin në pikën kufitare të Dheu i Bardë, ndërsa kolona a veturave është mbi një kilometër.

Pritje mbi dy orë po zgjasin edhe në Merdarë, ndërsa kolona e automjeteve është një kilometër e 200 metra.

Pritjet të gjata ka edhe në Jarinje. Për të hyrë në Kosovë, pritjet po zgjasin deri një orë, ndërsa për të dalë nga Kosova, qytetarët po presin deri dy orë.

Edhe në pikën kufitare në Muçibabë  dhe Mutivodë pritjet për të dalë nga Kosova po zgjasin deri në dy orë.

Kurse në pikat tjera kufitare situata është e qetë dhe nuk ka pritjet në hyrje – dalje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Deri në tri orë po zgjasin pritjet për të dalë nga Kosova appeared first on Sinjali.

LVV siguron deputetin e 57-të, PDK bie në 22 mandate

5 January 2026 at 19:30

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndërsa rezultatet e përditësuara kanë sjellë ndryshime në ndarjen e mandateve në Kuvendin e Kosovës.

Bazuar në të dhënat më të fundit të publikuara nga KQZ dhe sipas kalkulatorit për ndarjen e mandateve, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar edhe një mandat shtesë, duke e çuar numrin e deputetëve në 57.

Si pasojë e këtij ndryshimi, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka humbur një mandat dhe tashmë do të përfaqësohet me 22 deputetë në Kuvend.

Ndërkohë, për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk ka ndryshime në ndarjen e mandateve. LDK pritet të ketë 15 deputetë, ndërsa AAK 6.

Procesi i numërimit të votave po vazhdon, ndërsa KQZ pritet të publikojë rezultate të tjera të përditësuara në ditët në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post LVV siguron deputetin e 57-të, PDK bie në 22 mandate appeared first on Sinjali.

Përfundon numërimi i votave me postë, LVV merr mbi 72%

5 January 2026 at 19:27

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka përfunduar numërimi i votave me postë. Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 72.20 për qind të tyre apo 19.344 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 10.15 për qind apo 2.720 vota. Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës 9.56 për qind ose 2.560 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës bëri të ditur se sot do të fillohet me numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Ndërkohë rreth 20 mijë pako me fletëvotime janë tërhequr nga kutitë postare jashtë Kosovës dhe pritet që gjatë ditëve në vijim të arrijnë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Këto fletëvotime i takojnë votimit me postë dhe janë të fundit. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjithashtu kanë shprehur pritshmërinë që numërimi i të gjitha votave të përfundojë gjatë kësaj jave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përfundon numërimi i votave me postë, LVV merr mbi 72% appeared first on Sinjali.

Shqiptarët mbrojtësit më të mirë të Serie A, formacioni i javës mban dy prej tyre

5 January 2026 at 18:47

Serie A ka mbyllur ditën e djeshme ndeshjet e javës së 18-të të kampionatit.

Rezultatet mjaft të rëndësishme janë marrë nga ekipet, ndërsa kanë shkëlqyer edhe disa nga futbollistët shqiptarë. Kështu Berat Gjimshiti pas paraqitjet fantastike në sfidën ndaj Romës, në fitoren 1-0 të Atalantës është zgjedhur nga “SofaScore” në repartin e mbrojtjes të formacionit të javës së Serie A. Në përfundim të asaj ndeshjeje ai mori edhe trofeun e lojtarit të takimit. Por jo vetëm kaq, në këtë repart ndodhet edhe një tjetër shqiptar.

Bëhet fjalë për Amir Rrahmanin, i cili la gjurmë në sfidën që Napoli fitoi 2-0 ndaj Lazios. Mbrojtësi i Kosovës ishte i pakalueshëm në prapavijë, teksa shënoi edhe golin e dytë për të tijtë.

Ndërkohë që vlen të përmendet se pavarësisht se nuk ndodhet në këtë formacion të përzgjedhur, Ardian Ismajli u shpall gjithashtu lojtari i ndeshjes në fitoren e Torinos ndaj Veronës 0-3 në transfertë. Mbrojtësi kuqezi dhuroi edhe asistin e golit të tretë për ekipin e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shqiptarët mbrojtësit më të mirë të Serie A, formacioni i javës mban dy prej tyre appeared first on Sinjali.

❌
❌