Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 January 2026Main stream

13:45 Lavë deri në 15 metra në vullkanin Kilauea/ Hawai në rrezik për një shpërthim të ri

By: Kesjana
12 January 2026 at 13:45

Vullkani Kilauea i Hawaiit po tregon aktivitet të shtuar, me lavë që rrjedh nga dy kratere.

Vëzhgimet e së dielës tregojnë burime lave në formë kupole që arrijnë deri në 15 metra, duke ushqyer rrjedhat e lavës brenda kraterit Halema?uma?u.

Episodi aktual shpërthyes filloi më 23 dhjetor 2024.

Studim Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara e ka mbajtur Kilauea në një nivel alarmi vullkani në vëzhgim, duke treguar trazira të shtuara me një shpërthim të mundshëm që mund të paraqesë rreziqe të kufizuara.

Aktiviteti sugjeron që vullkani mund të hyjë në shpërthimin e tij të 40-të në çdo kohë, pas shpërthimeve të mëparshme që nga dhjetori 2024.

Kilauea është ndër vullkanet më aktive në botë. Autoritetet vazhdojnë ta monitorojnë nga afër vullkanin dhe u këshillojnë vizitorëve dhe banorëve të shmangin zonat e kufizuara përreth majës./Kb

13:30 PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit

By: Kesjana
12 January 2026 at 13:30

Parti Demokratike ankimoi në Gjykatë Kushtetuese vendimin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

PD pretendon se zgjedhja e Endrit Shabanit është në shkelje të kushtetutës dhe rregullores së kuvendit.
Ajo kërkon shfuqizimin e votimit në kuvend për zgjedhjen e Avokatit të Popullit./kb

13:15 Dy shtete aziatike ndalojnë Grok-un e Musk, shkak imazhet me përmbajtje seksuale

By: Kesjana
12 January 2026 at 13:15

Malajzia dhe Indonezia kanë ndaluar përdorimin e mjetit të inteligjencës artificiale Grok, i lidhur me rrjetin social X të Elon Musk, për shkak se është përdorur për të krijuar imazhe të rreme me përmbajtje seksuale, duke përdorur fytyra dhe foto të personave realë, pa lejen e tyre.

Autoritetet e të dy vendeve thanë se Grok është keqpërdorur për të ndryshuar foto të grave, duke i paraqitur ato në veshje provokuese ose situata të turpshme. Sipas tyre, ekziston edhe rreziku serioz që ky mjet të përdoret për përmbajtje të ndaluara që mund të përfshijnë fëmijë, gjë që përbën shkelje të rëndë të dinjitetit njerëzor dhe sigurisë në internet.

Malajzia dhe Indonezia janë vendet e para në botë që marrin një masë të tillë. Autoriteti Malajzian i Komunikimit dhe Mediave njoftoi se kishte paralajmëruar më herët rrjetin X për keqpërdorim të përsëritur të këtij mjeti, por përgjigjja e marrë nuk ishte e mjaftueshme. Sipas tyre, platforma nuk mori masa konkrete për të parandaluar rrezikun.

Si pasojë, autoritetet vendosën që Grok të mbetet i ndaluar derisa të vendosen masa të forta mbrojtëse për përdoruesit. Qytetarët u nxitën gjithashtu të raportojnë çdo përmbajtje të dëmshme që hasin në internet. Në Indonezi, ministrja e Komunikimit dhe Çështjeve Digjitale, Meutya Hafid, deklaroi se përdorimi i Grok për krijimin e imazheve seksuale pa pëlqim është shkelje e të drejtave të njeriut dhe e sigurisë publike. Ajo bëri të ditur se autoritetet kanë kërkuar sqarime zyrtare nga kompania që administron rrjetin X.

Indonezia ka ndërmarrë edhe më parë masa të forta kundër përmbajtjeve pornografike në internet, duke ndaluar platforma të njohura të këtij lloji. Disa përdorues indonezianë kanë treguar se janë ndjerë të fyer dhe të turpëruar pasi kanë gjetur foto të tyre të ndryshuara pa leje në rrjet. Një prej tyre, Kirana Ayuningtyas, tha se pavarësisht përpjekjeve për të raportuar rastin dhe për të mbrojtur privatësinë e saj, imazhet vazhduan të qarkullojnë.

Ndërkohë, edhe vende të tjera, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, po shqyrtojnë masa ndaj Grok dhe rrjetit X për mosrespektim të rregullave të sigurisë në internet. Kryeministri britanik e ka dënuar ashpër këtë praktikë, duke e quajtur të turpshme dhe të papranueshme. Elon Musk ka reaguar më herët duke thënë se kritikat ndaj platformës së tij janë përpjekje për censurë, ndërsa kompania nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar për ndalimin në Malajzi dhe Indonezi./kb

13:14 Dosja “Partizani”/ Avokati i Berishës kërkon që Rama të pyetet si dëshmitar

By: Kesjana
12 January 2026 at 13:14

Last Updated on 12/01/2026 by Kesjana

Në seancën e sotme të mbajtur në Gjykatën e Posaçme për Dosjen “Partizani”, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të pyetet si dëshmitar.

Gjithashtu ai ka thënë se kryeministri Rama është dëshmitar kyç sepse ndryshoi destinacionin e pronës. Më tej ka kërkuar që të merret si provë edhe DVD e fjalimit të Ramës në asamblenë e Partisë Socialiste.

Në këtë seancë mbrojtja e ish-kryeministrit Sali Berisha ka dhënë argumentet e saj kundër pretendimeve të prokurorisë.
Mbrojta e Berishës është e bazuar në 3 shtylla kryesore. Së pari, mbrojtja thotë se SPAK është në tejkalim kompetencash, SPAK nuk mund te vlerësoj bazen ligjore, VKM apo politikat qe ndjek një qeveri. “Këtë e bën vetëm Gjykata Kushtetuese.”, ka thënë mbrojtja/kb

13:03 Për inatçorët dhe fajtorët

By: Kesjana
12 January 2026 at 13:03

Last Updated on 12/01/2026 by Kesjana

Nga ARTUR AJAZI

E çfarë mund bëjë  tjetër mirë një kryetarbashkie, një ministër apo kryeminister raste tillafatkeqësish natyrore? E çfarë mund bënte tjetër njëminister nga opozita, raste tilla, veçse duhej jesh non-stop krye detyrës ? Sepse berishët, kanë10 ditë, dalin, dhe me inatin e opozitaristit, dalindhe japinleksione mbi zhdukjen e pasojave ngapërmbytja, mbi dëmshpërblimet”, apo dhe se siduhet sillet me banorët, deputeti, kryetari bashkisë apo ministri dhe kryeministri”. Kujtoj këtu se, Shkodërdhe Lezhë, ka akoma familje nuk kanë marrë edhesot e kësaj dite dëmshpërblimet e përmbytjeve  qyshnga viti 2010, 2011 dhe 2012. Atëhere, ç’na dilni dhejepnileksioneboshe media. Kush nga opozita u gjend pranë banorëve përmbytur Durrës, Lushnje, Lezhë, Shkoder, apo dhe Jug ? Askush. Asnjëdeputet i Partisë Demokratike, nuk u gjend pranë atyrefatzinjve, kujtojnë se “përbytjen e solli Edi Rama”. Jo, përmbytja e ka gjenezën e saj qysh nga 1992, kurSali Berisha dha kushtriminzbrisni nga fshatrat, malet, fushat, e pyjet, dhe ndertoni ku doni”. Para se bëniopozitë inatçore”, bëni një pendesë e autokritikë fortë para durrsakëve, shkodraneve, lezhjanëve, lushnjareve, fierakeve, vlonjateve, korçareve, etj, sepse e morët pushtetin 22 Mars 1992 me shumicën e votave tyre, dhe qeverisën mënyrën kriminale mundshme. Dhe ngriheni sot, dhe na jepni mënd, dhe mësoni Edi Ramën, “si marrë masa për mos përmbytur qytetaret dhe si tidëmshpërblejë ata”. Ju sot medemek jeniopozita” e këtij vendi, jeni autorët e vërtetë kësaj katastrofe, përmbytjeve e fatkeqësive përjetojnë shqiptaretduke nisur nga përmbytjet, apo dhe problemet e tjerasociale. Kur iku nga pushteti PD-ja, qoftë 1997 apo dhe 2013, la pas një qeveri shkateruar, mbytur me borxhe, la pas një vend mbushur me borxhe KESH, ujin e pijshëm, la pas një Shqiperi mbushurme 300 mijë ndertime pa leje, ndertuara mbi shinatreni, kanale kulluese, kolektorë, e gjithandej. Dhe dilnisot dhe kërkoni nga shqiptarët ngrihen protestakunder qeverisjes Rama”. Ju si opozitë, jeni shkaktarëte pare kësaj situate, jeni ju ata kultivuat tekshqiptaret antiligjin, u thatë atyremos paguanidritat, ujin, taksat, tatimet”, dhe e zhytët vendit krizësociale. Ndaj nuk ju besojnë shqiptarët, ndaj nukvijnë pas jush, ndaj nuk ju votojnë , ndaj nuk judëgjojnë , sepse janë zgjuar, dhe e dinë vërtetën. Ju i mashtruat me firmat piramidale, ju i zhvatëtkursimet e tyre përmes piramidave, ju i zhytët ata baltra e lluca, ju shuat shpresën e tyre, kurse sot i ftoniata tju besojnë ? Andre Ferchoti, politologu i famshëmitalian ka thënëkush mban, dhe bën politikë me inat, është i destinuar mos vijë kurrë pushtet”. Ashtupo ngjet edhe me ju, o opozitaristë përjetshëm. Politika është finesë, është talent, është pasion, ështënerv, është shtysë e lindur drejt bashkëpunimit, jo përçarjes  dhe akteve inatçore./kb

13:00 Eksperti: Pse është e vështirë që regjimi në Iran të bjerë si në Siri?

By: Kesjana
12 January 2026 at 13:00

Analisti i Atlantic Council dhe ish-zyrtari i inteligjencës ushtarake izraelite shpjegon pse regjimi iranian duket i stabilizuar, pse nuk ka të ngjarë të rrëzohet si Siria dhe çfarë mund të ndryshojë situatën, duke përfshirë një rol të mundshëm të Shteteve të Bashkuara.

Pyetje dhe përgjigje

Pyetje: A është regjimi iranian në fundin e vet?

Përgjigje: Do bëja dy parathënie. Së pari, është shumë e vështirë të dihet çfarë po ndodh realisht në Iran, edhe para bllokimit të internetit. Së dyti, rëniet e regjimeve janë të vështira për t’u parashikuar. Megjithatë, për sa kohë diktatura ruan kohezionin, pa ndarje apo çarje në udhëheqje, dhe për aq kohë sa protestuesit nuk kanë një udhëheqës të qartë, mund të mbijetojë regjimi edhe nga këto protesta.

Pyetje: Si mund të shkojë përpara situata?

Përgjigje: Regjimi nuk mund t’i plotësojë kërkesat ekonomike të popullsisë, por është mjaft stabël për momentin. Irani nuk është si Siria. Për të ndodhur një ndryshim i vërtetë, duhet të shohim diçka dramatike, ose një çarje të brendshme, ose një përfshirje të vërtetë të SHBA-ve. Pa këtë, ayatollahët do të gjejnë një mënyrë për të kapërcyer protestat, edhe nëse është sfida më e madhe që nga viti 1979.

Pyetje: Nga buron ky stabilitet?

Përgjigje: Së pari, nga Gardistët e Revolucionit (IRGC), që janë shumë të fuqishëm, rreth 300–500 mijë veta, kompetentë. Pastaj, rreth 13 milionë iranianë (më pak se 20% e popullsisë) mbështesin regjimin. Dhe jo të gjithë opozitarët janë të gatshëm të rrezikojnë gjithçka, disa duan ndryshim, por kanë frikë nga boshllëku dhe pasojat.

Pyetje: Çfarë ndodh nëse protestat vazhdojnë?

Përgjigje: Nëse protestuesit qëndrojnë dhe rritin prezencën në rrugë duke krijuar çarje në teokraci, mund të shohim një ndryshim në drejtim nga ayatollahët. Por kjo nuk do të thotë menjëherë fundi i regjimit.

Pyetje: Çfarë ndryshimi i madh i brendshëm mund të ndodhë?

Përgjigje: IRGC mund të marrë pushtetin dhe të largojë presidentin Masoud Pezeshkian. Në një skenar ekstrem, mund të hiqet Khamenei dhe të vendoset një udhëheqës i ri suprem. Ose mund të ndodhë një kthesë e jashtme politike, ku Irani të negociojë seriozisht me SHBA-të.

Pyetje: A janë këto protesta të ngjashme me ato që rrëzuan shahun në 1979?

Përgjigje: Shahu u largua pas një viti protestash. Unë mendoj se Khamenei nuk do të ikë si Bashar al-Assad në Siri. Ai e sheh veten jo vetëm si mbrojtës të Iranit, por më shumë se kaq.

Pyetje: A ka nevojë lëvizja për Trump që të ketë më shumë shanse?

Përgjigje: Duhet të jemi të kujdesshëm se çfarë SHBA-të mund dhe duan të bëjnë. Ashtu si në Venezuelë, presidenti amerikan shpesh ka punuar me regjimin në vend të opozitës. Për këtë, nuk mendoj se SHBA-të po investojnë realisht te Reza Pahlavi. Trump dëshiron të jetë ndryshe nga Obama dhe Biden.

Pyetje: A është Pahlavi një hipotezë realiste?

Përgjigje: Mendoj se shumica e iranianëve nuk duan sërish një Pahlavi. Ai po përfiton nga mungesa e udhëheqjes në opozitë, por aftësia e tij për të ndikuar është e kufizuar. Izraeli po përpiqet ta mbështesë, por duket një kauzë e humbur.

Pyetje: Çfarë zhvillimesh priten?

Përgjigje: Nëse do të kishte një intervenim të SHBA-ve, Irani mund të bëhet një problem rajonal dhe madje ndërkombëtar. /Corriere della Sera/kb

12:45 Durrës, braktisja e 3 fëmijëve të mitur/ Zbardhet e plotë dëshmia e nënës: Kam punuar dy turne, s’kam pasur asnjë mbështetje

By: Kesjana
12 January 2026 at 12:45

Nëna e 3 fëmijëve në Durrës, e cila u denoncua nga ish-vjehrra se i ka braktisur, vijon të këmbëngulë se nuk është e vërtetë. Në një intervistë nëna rrëfen kushtet e vështira ekonomike me të cilat përballet. 

Rrëfimi i plotë i nënës së 3 fëmijëve 

Është thënë që i kam braktisur 3 fëmijët. Shkollës i është dërguar raporti, ku fëmijët janë të deklaruar që janë të sëmurë dhe janë në kurim. Nuk i kam lënë vetëm fëmijët. Nëse do i lija vetëm. Gjatë ditë si kam lënë vetëm, sepse jam e detyruar të punoj për fëmijët. Ia kam thënë edhe policisë, shtëpia ime ka pasur disa rroba në krevat, por është futur një dorë tjetër për të hedhur poshtë. Nëse do jetonin në ato gjendje, fëmijët s’do ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Mjekët kanë kryer ekzaminime dhe janë në gjendje shumë të mirë. Që prej përmbytjes jemi pa ujë, kam prova dhe fakte të tjera dhe do hedhim poshtë pretendimin e gjyshes. Nëse s’do isha e zonja t’i mbaja, s’do i mbaja këtu e prej 5 vitesh që s’jam më me bashkëshortin. Fëmijët e mi nuk janë rritur me urrejtje për babanë e gjyshen. Kur ka ardhur gjyshja, fëmijët e mi kanë hapur derën. 

Kur vinte në Shqipëri, më thoshte dua të takoj fëmijët. Dje s’më ka lajmëruar, s’më ka thënë që është kthyer dhe do të takojë fëmijët. Pse dje s’më ka marrë në telefon si çdo herë. 

Fëmijët janë shumë mirë, janë bërë mjekimet. Dyshohet se zgjebe, ishte infeksion lëkure. Kanë marrë një raport 2 javor dhe kaq. Infeksioni më thanë që është marrë në shkollë, por është gjë që kalon. 

Ne kemi shumë kohë që jemi diovorcuar, që kur kam qenë shtatzënë me vajzën. Deri sot që vajza ime është 5 vjeç. Ja kam sakrifikuar dhe ja kam dalë. Fëmijët i kam shumë mirë, si fizike dhe psikologjike. Gjatë kohës që ish-bashkëshorti im ka qenë në burg, gjyshja mund të sillte ndonjë çokollatë. Tani që ka dalë nga burgu, nis 18 mijë lekë. Çfarë mund të bëj me 18 mijë lek.

Në gusht kam shkuar në Itali, kemi rënë dakord të bënim dokumentet, që ti merrnin fëmijët. Unë me një shtëpi me ata nuk mund të jetoja. Kemi pasi konflikte, jam kthyer në Shqipëri, kam dashur te ik në Itali, s’më kanë lejuar ngaqë ka hedh pretendime se kam braktisur fëmijët. Nuk ika dot se shteti shqiptar më tha ke kaluar 3 mujorshin në Itali dhe duhet të qëndrosh 3 muaj me patjetër në Shqipëri. 

Kam punuar me një turn dhe 2 turne. Gjatë ditës kanë ndenjur vetëm, se kam qenë e detyruar. Skam pasur ndihmë sociale. 300 mijë lekë qiraja. Unë kam 400 mijë lekë rrogë. Kam shkuar i kam çuar në shkollë, i ka marrë djali i madh, ose unë shkëputem nga puna i çoja në shtëpi. Shkëputesha, ju çoja ushqim dhe çdo gjë. 

Kam, kërkuar ndihëm sociale, më kanë parë që kam tv, lavatrice, më thanë që ke kushte më të mira se unë. Çfarë ndihme sociale kërkon. 

Unë do luftoj, kujdestarinë nuk ma heqin dot. Me pas mundësinë familje ime s’më lejonte kurrë të punoja dy turne. Familja ime jeton jashtë. /kb

 

12:30 Protestat me viktima në Teheran/ Kallas: BE është gati të kërkojë sanksione të reja ndaj Iranit

By: Kesjana
12 January 2026 at 12:30

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, deklaroi se BE-ja është gati të kërkojë sanksione të reja ndaj Iranit, një qëndrim që vjen pas qindra jetëve të humbura që nga fillimi i protestave gati dy javë më parë.

“Jam e përgatitur të propozoj sanksione shtesë në përgjigje të shtypjes brutale të protestuesve nga regjimi”,-tha Kallas për të përditshmen gjermane “Welt”.

Kallas shtoi se këto sanksione do të plotësonin gamën e gjerë të sanksioneve që janë tashmë në fuqi kundër Iranit.

Iniciativa e Kallas vjen ndërsa numri i të vdekurve në Iran vazhdon të rritet pas demonstratave që shpërthyen më 28 dhjetor për shkak të rënies së monedhës vendase rial.

Sipas një raporti nga Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut me seli në SHBA, më shumë se 10,600 persona janë ndaluar gjatë dy javëve të protestave ndërsa nga viktimat e raportuara, 48 ishin personel sigurie dhe 496 ishin demonstrues./Kb

12:19 “Banania është pilulë gjumi!”, dr. Balili rendit ushqimet e dëmshme: Qumështi po shkatërron botën!

By: Kesjana
12 January 2026 at 12:19

Mjeku Shkëlqim Balili ndau me programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan një mori këshillash për ushqimin. Ai tha se sot, një pjesë e madhe e sëmundjeve shkaktohen nga kequshqyerja dhe konsumimi i sheqernave të tepërta, yndyrnave të shtuara apo ushqimeve të shpejta që nuk plotësojnë nevojat e organizmit.

Por, mjeku ‘përmbysi’ edhe ato që dimë për disa nga frutat apo produktet më të konsumuara dhe që shpesh mendohen si më të shëndetshmet.

 

Shkëlqim Balili: Banania është një ëmbëlsirë, një frut i ëmbël që nuk duhet të përdoret shumë sepse ka fruktozë dhe fruktoza është toksike.

Aldo: Fruktozë kanë të gjitha frutat.

Shkëlqim Balili: Më të ëmblat. Banania quhet edhe “pilula e gjumit” dhe asnjëherë nuk duhet ngrënë paradite, vetëm pasdite. Banania, rrushi, fiku dhe hurmat kanë shumë fruktozë dhe fruktoza është një nga elementët toksikë që grumbullon në mëlçi glukozën dhe e kthen në dhjamë. E keqja është kjo: ne duhet të japim nocionin që piramida duhet të ekzistojë në bazën e vet te proteinat, yndyrnat dhe sa më pak sheqerna, kjo është ideja.

Sipas Balilit, brumërat duhen eliminuar, kurse qumështi “po shkatërron botën.” Ai rekomandoi vezën si ushqimin më esencial.

Shkëlqim Balili: As byrek s’duhet ngrënë, as makarona s’duhen ngrënë. Qumështi po shkatërron botën!

Aldo: Pse?

Shkëlqim Balili: Nuk ka mundësi të hash qumësht! Qumështi është i ndotur nga 10 antibiotikë dhe 10 hormone!

Aldo: Ky që marrim ne?

Shkëlqim Balili: Po. Ushqimi më i mirë në mëngjes do të ishte frutat e pyllit, vezët, peshku…

Aldo: Po edhe vezën në supermarket e marrim.

Shkëlqim Balili: Veza është ushqimi më esencial. Të gjithë njerëzit që kanë dy këmbë dhe ecin në Tokë, duhet të hanë dy vezë patjetër! Veza ka 8 gramë proteinë, është universale.

Mes produkteve të tjera që duhet të përfshijmë në dietë, Balili theksoi peshkun, vetëm dy lloje të tij.

Shkëlqim Balili: Të futet në dietë dhe sot, nga gjithë peshqit në botë vetëm sardelja e salmoni i egër kanë më pak mërkur.

Aldo: Sardelja të bën dëm për acidin urik.

Shkëlqim Balili: Vetëm sardelja është më pak me acid urik dhe më pak me zhivë. Mëlçia e zezë është burim i vitaminës B12.

Aldo: Kujdes, sardelja jo konservë?

Shkëlqim Balili: Konservë patjetër. Mund të merrni sardele konservë me vaj ulliri dhe mund të përdorni tri në javë sepse sardelja ka vitaminën D, E dhe Omega 3./kb

11:46 “Kur na ka munguar shiu, na është dashur që…”, Rama: Shqipëria, vend sovran në prodhimin e energjisë

By: Kesjana
12 January 2026 at 11:46

Kryeministri Edi Rama në parkun eolik të Tropojës. Parku me kapacitet të pritshëm prej 600 MW, që po zhvillohet nga kompania amerikane CWP është dëshmi se Shqipëria po ecën drejt një të ardhmeje energjetike të fortë dhe të qëndrueshme.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij tha se tashmë Shqipëria do të jetë një vend sovran në prodhimin e energjisë.

“Më vjen shumë mirë që ne sot finalizojmë një përpjekje 2-vjeçare. Një përpjekje e përbashkët me kompaninë e mirënjohur për gjithë procesin përgatitor. Ne shpresojmë që gjithçka të shkojë ashtu siç duhet. Ky park i madh i energjisë së erës në Tropojë, të hyjë në rrjetin e prodhuesve të energjisë së rinovueshme në vendin tonë.

Duke pasur parasysh eksperiencën dhe rrugëtimin e suksesshëm të kompanisë, unë kam shumë besim që jo vetëm do të përfitojmë një burim të ri të energjisë së rinovueshme, por do të përfitojmë dije të reja, dhe një kulturë të shtuar të punës dhe të veprimit në një sektor kaq strategjik. Edhe ky investim shkon në atë drejtim strategjik dhe në rrugën e përmbushjes së atij investimi strategjik, duke e bërë Shqipërinë si një vend sovran në prodhimin e energjisë.

Kur na ka munguar shiu, na është dashur që të dalim në tregun ndërkombëtar dhe të blemë sasi të mëdha dhe me çmime të kripura, kurse kur sasia e shiut është prezentë, nuk kemi pasur mundësinë që ta kthejmë në energji elektrike”, tha kryeministri Rama./kb

11:32 Shembje masivi dherash në aksin Herebel-Peshkopi, rrezikohet plotësisht bllokimi i rrugës

By: Kesjana
12 January 2026 at 11:32

Aksi rrugor Herebel – Peshkopi i ndërtuar vitin e kaluar si pjesë e lotit të tretë të rrugës së Arbrit, rrezikon të bllokohet.

Një masiv i madh dheu i është drejtuar rrugës, duke ngushtuar hapësirën kaluese të automjeteve.

Aksi në fjalë është pjesë e rrugës së Arbrit dhe i ka kushtuar buxhetit të shtetit mbi 10 milion euro. Projekti është financuar nga ARRSH dhe zbatuar nga “Gjoka konstruksion” me nënkontraktor “Selami” sh.p.k.

Ky segment rrugor ka përfunduar në zgjedhje të vitit të kaluar, ndërsa shpesh ka shfaqur problematika të ndryshme për banorët që jetojnë përgjatë tij./kb

11:19 Rama në parkun eolik të Tropojës: Shqipëria gati të fitojë pavarësinë nga prodhimi i energjisë vetëm nga uji!

By: Kesjana
12 January 2026 at 11:19

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në parkun eolik të Tropojës.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë u shpreh se vendi ynë prej shumë kohësh ishte nën varësinë e prodhimit të energjisë nga uji, por se tani kjo gjë pritet të ndryshojë.

“Shpresojmë që gjithçka të shkojë ashtu siç duhet dhe në harkun e 12 muajve pa llogaritur periudhën kur dimri është intensiv, ky park i madh i energjisë së erës në Tropojë të hyjë në rrjetin e prodhuesve të energjisë së rinovueshme në vendin tonë. Duke pasur parasysh eksperiencën e kompanisë dhe rrugëtimin e suksesshëm të kompanisë që siç e patë në hartën e pranisë së saj në Europë ka marshuar në disa vende para se të arrinte në Shqipëri, kam besim që do të përfitojmë dije të reja dhe një vlerë të shtuar në kulturën e punës dhe veprimit në një sektor kaq strategjik. Ky investim shkon në atë drejtim strategjik dhe rrugën e përmbushjes së objektivit për ta bërë Shqipërinë një vend sovran në prodhimin e energjisë. Për një periudhë të gjatë kishim një varësi të plotë nga uji, dhe kemi trashëguar një sistem me aq shumë të çara, sa kur na ka munguar shiu kemi blerë sasi të mëdha energjie me çmime të kripura por kjo po shkon drejt fundit. Do jemi në kategorinë e atyre vendeve që kanë pavarësi të plotë”, tha ai./kb

11:07 Temperaturat e ulëta, ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë, qarkullimi vijon normalisht

By: Kesjana
12 January 2026 at 11:07

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se gjatë natës nuk ka pasur reshje shiu apo dëbore, por temperaturat e ulëta kanë qenë prezentë në të gjithë vendin.

Konkretisht temperaturat më të ulëta janë regjistruar në Valbonë në -18°C, -15°C në Kukës, -10°C në Dibër, -15 °C në Qafë Thanë. Në këtë kuadër, ARRSH u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.

“Reshje shiu dhe dëbore nuk ka pasur përgjatë natës.

Temperaturat gjatë natës ka qenë të ulëta deri në -18°C në Valbonë, -15°C në Kukës, -10°C në Dibër, -15 °C në Qafë Thanë

Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset

Kontraktorët me mjete dhe punëtorë të shtuar janë në terren pa ndërprerje, kanë bërë pastrimin e akseve rrugore dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat

Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore”, thuhet në njoftim./kb

10:47 Nuk bëhet revolucioni duke marrë rrogën e shtetit në Parlament

By: Kesjana
12 January 2026 at 10:47

Nga Ylli Manjani

Tani, revolucion me rrogë shteti nuk ka.

Edhe në Parlament edhe në revolucion për të rrëzuar Parlamentin ku merr rrogën vetë nuk ka.

Duhet ta ndajnë mendjen, që të ndajë mendjen edhe mileti me ta, dmth ti ndjekë apo jo. O në revolucion, o në Parlament.

Për dreq e provuan njëherë të dilnin nga Parlamenti për të “lulëzuar” si revolucionarë… U përvëluan fare ata e ne bashkë me ta… Kam idenë se nuk e kanë më këtë opsion.

Por sidoqoftë duhet të ndajnë mendjen: o në Parlament , o në revolucion.

Ama sa kohë janë në Parlament duhet të bëjnë punën e parlamentarit, jo të revolucionarit. Dmth duhet të bëjnë ligje, jo të shkelin ligje.

Ky opsioni që paradite jemi në revolucion, pastaj parlamentarë është qesharak fare/kb

09:46 Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do të funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit

By: Kesjana
12 January 2026 at 09:46

Last Updated on 12/01/2026 by Kesjana

Nga muaji mars 2026, të gjitha familjet që kanë nën ngarkim fëmijë të moshës nën 18 vjeç do të përfitojnë kompensim.

Për herë të parë, nga ky vit, njërit prej prindërve do t’i zbriten nga të ardhurat vjetore bruto të 2025-s, 48 mijë lekë shpenzime për përkujdesin e fëmijëve edhe 100 mijë lekë për arsimin, kur të plotësojë Deklaratën e të Ardhurave Personale në muajin mars. Kompensimi do të përfitohet nga rillogaritja e tatimit të paguar në 2025.

Pra, masa e kompensimit nuk do të jetë fikse me vlerë 48 mijë lekë në vit apo 100 mijë lekë në vit. Këto vlera të parashikuara në ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat” janë shpenzimet që do t’u zbriten të ardhurave vjetore bruto të vitit 2025.

Zbritja e shpenzimeve në vlerën 48 mijë lekë në vit do të llogaritet për çdo fëmijë të moshës nën 18 vjeç, pavarësisht nivelit të të ardhurave që prindërit kanë gjeneruar gjatë vitit 2025. Ndërsa shpenzimi prej 100 mijë lekësh në vit do t’u zbritet individëve me të ardhura deri në kufirin e 1.2 mln lekë në vit.

Në një çift bashkëshortësh, të drejtën për zbritjen e shpenzimeve të fëmijëve në ngarkim dhe për arsimimin, nëse plotësohet kufiri i të ardhurave, e ka anëtari me të ardhura më të larta vjetore. Pra zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga baza vjetore e tatueshme nuk përfitohet nga të dy prindërit e fëmijëve në ngarkim, por vetëm ai që ka të ardhurat më të larta të deklaruara.

Prej individëve përfitues tatimi mbi të ardhurat nga paga është paguar çdo muaj për vitin 2025, por zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga totali i të ardhurave vjetore të fituara nga punësimi, do të bëhet në Mars 2026 përmes plotësimit të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (DIVA).

Pas zbritjes së shpenzimeve, baza e tatueshme pra totali i të ardhurave bruto do të ulet, për rrjedhojë edhe tatimi i rillogaritur do të jetë më i ulët. Sakaq gjatë vitit 2025 tatimi i paguar ëhstë më i lartë sesa tatimi i rillogaritur. Diferenca e tatimit që është paguar në 2025 me tatimin e rillogaritur është kompensimi që do të përfitojnë individët për arsimimin e fëmijëve.

Sipas shembullit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëse një individ X me të ardhura mujore 70 mijë lekë apo të ardhura vjetore prej 840 mijë lekë për 2025-n ka paguar tatim prej 5,200 lekë në muaj apo tatimin vjetor prej 62,400 lekë.

Individi ka dy fëmijë në ngarkim të moshës nën 18 vjeç dhe të ardhurat vjetore nuk kalojnë kufirin e 1,2 milionë lekëve, për të cilat do të përfitojë zbritje shpenzimesh prej 48 mijë lekë për çdo fëmijë dhe shumën fiske prej 100 mijë lekë në vit për arsimimin e tyre.

Pas zbritjes së shpenzimeve nga totali i të ardhurave për 2025, tatimi i ri për këtë individ llogaritet në vlerën e 29,120 lekë. Por ndërkohë individi X për 2025 kishte paguar një tatim vjetor prej 62,400 lekë. Këtij detyrimi të paguar do t’i zbritet tatimi i ri llogaritur me vlerë 29,120. Diferenca prej 33,2 mijë lekë është shuma që i takon të kërkojë për rimbursim brenda 3 muajve, pas plotësimit të DIVA-së.

Pra nëse tatimi i paguar gjatë vitit 2025 rezulton se është më i lartë se tatimi i llogaritur pas zbritjeve të shpenzimeve në DIVA, që do të plotësohet deri më 31 Mars 2026, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) më herët ka sqaruar për Monitor se në këtë rast individi ka të drejtë që brenda 3 muajve të kërkojë rimbursimin e parave, pra kthimin e tyre.

Për të dyja rastet si për përfitimin e zbritjes së shpenzimeve për rritjen e fëmijëve dhe shpenzimit fiks për arsim (këto të fundit përfitohen vetëm nga individët me të ardhura vjetore deri në 1,200,000 lekë) duhet të bëhet ruajtja e dokumentacionit, dukë përfshirë certifikatën familjare për fëmijët në ngarkim, kontratat me institucionet arsimore, përfshirë pagesat për gjuhët e huaja.

Si do të përfitohet kompensimi

Përmes rillogaritjes së tatimit të paguar për vitin 2025.

Për ta bërë këtë, individët duhet të plotësojnë Deklaratën Vjetore të të Ardhurave (DIVA) deri më 31 mars 2026.

Llojet e zbritjeve

48,000 lekë për fëmijë në vit – përfiton secili fëmijë, pavarësisht nivelit të të ardhurave të prindërve.

100,000 lekë për fëmijë në vit – përfiton vetëm nëse të ardhurat e individit nuk kalojnë 1.2 milion lekë në vit.

Rregulla për çiftet bashkëshortore

Zbritja e shpenzimeve për fëmijët i takon prindit me të ardhura më të larta.

Pra, nuk mund ta ndajnë të dy bashkëshortët njësoj, përveç rastit kur të ardhurat janë të barabarta.

Si funksionon kompensimi

Gjatë vitit 2025, tatimi mbi të ardhurat është paguar çdo muaj nga paga.

Në Mars 2026, tatimi llogaritet përsëri duke përfshirë zbritjet për fëmijët.

Nëse tatimi i rillogaritur është më i ulët se tatimi i paguar gjatë vitit 2025:

Diferenca kthehet si kompensim/rimbursim.

Shembull praktik

Individi X ka 2 fëmijë nën 18 vjeç dhe të ardhura vjetore 840,000 lekë.

Tatimi i paguar gjatë vitit 2025: 62,400 lekë (5,200 lekë/muaj).

Zbritjet:

48,000 lekë për çdo fëmijë = 96,000 lekë

100,000 lekë për arsimin e fëmijëve

Pas zbritjeve, tatimi i ri: 29,120 lekë

Diferenca që individi mund të marrë si kompensim:

62,400−29,120=33,280 lekë

Kjo shumë mund të kërkohet brenda 3 muajve nga plotësimi i DIVA-s./ Monitor/kb

09:25 Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në Korçë, Lezhë dhe Durrës

By: Kesjana
12 January 2026 at 09:25

Policia e Shtetit ka bërë ndryshime të rëndësishme në drejtimin e degëve vendore, ku disa drejtues të lartë janë emëruar ose rikthyer në detyrë, në vijim të lëvizjeve të fundit të komandës qendrore të forcës policore. Këto ndryshime synojnë forcimin e punës operative dhe të koordinimit në terren në qytete kryesore të vendit.

Qarkun e Korçës, Drejtuesi Vilson Bala është emëruar në detyrë si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë. Bala ka një karrierë të gjatë në struktura të policisë vendore dhe pritet të marrë drejtimin e punës policore në zonë.

Po ashtu, Drejtuesi Islor Islami është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, ku do të udhëheqë punën e uniformave dhe shërbimeve të përgjithshme të sigurisë për qytetarët në këtë zonë

Një tjetër emërim i rëndësishëm është ai i Drejtuesit Afrim Tafa, i cili është emëruar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Ndërkohë, në Elbasan, Drejtori aktual i Drejtorisë Vendore të Policisë, Drejtuesi Fatmir Hoxha, ka rifituar detyrën pas rezultateve të larta të arritura gjatë fundvitit 2025. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i ka revokuar dorëheqjen dhe e ka konfirmuar vazhdimin e tij në drejtimin e DVP Elbasan për shkak të punës së suksesshme që ai ka bërë në drejtim të sigurisë dhe zbatimit të ligjit në qark./kb

07:45 Alimehmeti paralajmëron: Në Shqipëri do ndërhyjnë ndërkombëtarët

By: Kesjana
12 January 2026 at 07:45

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilir Alimehmeti, është shprehur se në Shqipëri do të ketë ndërhyrje ndërkombëtare për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama nga pushteti.

Komentet Alimehmeti i bëri në emisionin ‘Terminal’ me gazetaren Aurora Sulçe në A2 CNN, ku tha se ndërkombëtarët nuk mund të lejojnë që në një vend të NATO-s të jenë në dorë të kriminelëve (duke iu referuar këtu dosjes së AKSHI-t).

Alimehmeti tha gjithashtu se kryeministri Edi Rama në dukje është perëndimor, por në të vërtetë është pro-lindjes, pasi sipas tij, është ortak i Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

“Aksi në letra joni është perëndimor, por në udhëheqje është lindor. Edi Rama nuk është pro-perëndimit, por është pro-Vuçiçit. Ballkanin e Hapur ai e bëri. E ka ktej aksin ai, jo andej. 1.5 milionë vetë jemi në total. Serbia nuk është vend anëtar i NATO-s, Shqipëria është. Dhe NATO-s nuk i intereson një hallkë e dobët zinxhiri.

I interesojnë të gjitha hallkat e zinxhirit të forta. Sepse e kemi parë shumë mirë vitin e kaluar se ku është orientimi gjeopolitik. Dhe ju patë shumë mirë sesi me AKSHI-n u bë -n u bë çështje e sigurisë kombëtare. Këtu çdo gjë e jona qenka në duart e pak kriminelëve.

Ky është vend i NATO-s dhe ju do shihni se këtu do ketë ndërhyrje, sepse nuk mund të lejohet dot kjo. Nuk ka asnjë autokraci në Europën Lindore që të jetë thyer vetëm me votë të lirë. Kështu ka ndodhur në të gjithë kontinentin tonë”, tha mes të tjerash Alimehmeti./kb

07:25 U procedua për keqtrajtim të tre fëmijëve të saj/ 33-vjeçarja në Durrës: Ish-vjehrra më ngriti kurth

By: Kesjana
12 January 2026 at 07:25

Nëna e tre fëmijëve që u gjetën të vetëm ditën e sotme në një apartament në Durrës, ka reaguar pasi u procedua penalisht nga policia.

Në një prononcim për mediat, ajo është shprehur se është e divorcuar prej 5 vitesh dhe se i lë fëmijët së bashku kur shkon në punë. Po ashtu ajo ka akuzuar ish-vjehrrën e saj, e cila ishte dhe personi që bëri denoncimin, se i kishte ngritur kurth.

“Kam tre fëmijë, 5, 10 dhe 12 vjeç. Jam e divorcuar prej 5 vjetësh dhe punoj banakiere. Të tre fëmijët i lë së bashku kur shkoj në punë sepse paguhem 400 mijë lekë në muaj dhe paguaj 300 mijë lekë qera. Nuk kam mundësi të rri me ta gjatë gjithë kohës, por kurrë nuk i braktis. Ky është një kurth. Nuk e di si mund të ndodhë që dikush të hyjë në shtëpinë time pa leje dhe të më denoncojë në polici,” është shprehur ajo.

Ndërkohë më herët, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se tre fëmijët ndodhen në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve, të shoqëruar edhe nga nëna. Bëhet po ashtu me dije se iu është siguruar ushqim dhe veshmbathja e nevojshme.

“Pas sinjalizimit nga media ditën e sotme, mbi braktisjen e mundshme të tre fëmijëve nga nëna e tyre, Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor mori deklaratat përkatëse nga nëna, fëmijët dhe gjyshja e tyre.

Pak minuta më parë, tre fëmijët kanë mbërritur në Spitalin Rajonal Durrës, ku po qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve, të shoqëruar edhe nga nëna, ndërkohë që iu është siguruar ushqim dhe veshmbathja e nevojshme. Në vijim, do të mblidhet Grupi Teknik Ndërsektorial, për të vendosur mbi masat e mëtejshme për mbrojtjen e fëmijëve” thuhej në reagimin e ministrisë. /Kb

Before yesterdayMain stream

15:30 Në kërkim ndërkombëtar/ Ekstradohet nga Gjermania 51-vjeçari i dënuar me 6 vite burg

By: Kesjana
10 January 2026 at 15:30

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Gjermania një 51-vjeçar të shpallur në këkrim ndërkombëtar.

Është ekstraduar shtetasi S. N. I cili është dënuar me 6 vite burg nga Gjykata e Tiranës.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Njoftimi i Interpol

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Gjermania një shtetas i dënuar me 6 vite burgim.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden/Gjermani, në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”, u finalizua ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Sokol Ndreka, 51 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vitin 2024, e ka dënuar me 6 vite burgim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Përmbledhje e ngjarjes:

Më datë 31.10.2022, në rrugën dytësore Tiranë–Durrës, janë kapur në një automjet 15 shtetas të huaj (emigrantë të paligjshëm).

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Sokol Ndreka ishte i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të emigrantëve.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden/Gjermani, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë./kb

15:00 Angli/ Një i vdekur nga stuhia “Goretti”, 28 000 familje pa energji elektrike

By: Kesjana
10 January 2026 at 15:00

Një burrë është gjetur i vdekur sot pasi një pemë ra mbi makinën e tij në jug të Kornuollit, pas kalimit të stuhisë “Goretti”, e cila ka lënë ende dhjetëra mijëra familje pa energji elektrike në Britaninë e Madhe.

Stuhia përfshiu vendin natën nga e enjtja në të premte, me erëra që arritën 160 kilometra në orë në jugperëndim të Anglisë dhe në Uells, si dhe me reshje të dendura dëbore, akull dhe shi dje në Skoci, Uells, Irlandën e Veriut dhe në veri të Anglisë, duke shkaktuar shumë ndërprerje dhe probleme.

Policia e rajonit Kornuoll dhe Devon, në jugperëndim të Anglisë, njoftoi sot vdekjen e një burri në qytetin Helston, i cili u gjet nga shërbimet e emergjencës në makinën e tij, mbi të cilin kishte rënë një pemë të enjten.

“Operacionet u kryen në vendngjarje (të premten) për të hequr pemën në mënyrë të sigurt dhe (…) fatkeqësisht, një burrë rreth të pesëdhjetave u gjet i pajetë brenda makinës”, tha policia lokale në një deklaratë.

Pjesa më e madhe e Britanisë së Madhe vazhdon të jetë nën paralajmërim të verdhë për dëborë dhe ngrica sot, sipas agjencisë kombëtare të meteorologjisë Met Office, në Skoci dhe në veri të Anglisë, ku akulli mund të shkaktojë “çrregullime”.

Rreth 28 000 familje ishin ende pa energji elektrike sot në mëngjes në jugperëndim të Anglisë dhe në rajonin e Midlands, sipas të dhënave më të fundit të operatorit të rrjetit National Grid.

Stuhia ”Goretti” shkaktoi gjithashtu dëme të mëdha materiale në Francë, ku më pak se 100 000 familje mbetën pa energji elektrike të shtunën në mëngjes, por pas kalimit të saj nuk u raportua asnjë viktimë./kb

❌
❌