Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 February 2026Main stream

'Shqip Up Comedy Festival' zgjerohet në Gjermani: Humor shqiptar në Këln dhe Dyseldorf

5 February 2026 at 19:43


“Shqip Up Comedy Festival” vjen këtë herë me një edicion të veçantë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zgjerimin e tij përtej Zvicrës.

Pas katër edicioneve të suksesshme të mbajtura në Cyrih, festivali i humorit shqiptar po e zgjeron territorin, duke sjellë për herë të parë shfaqje edhe në Gjermani.

Sipas njoftimit zyrtar, edicioni i radhës do të mbahet në dy qytete të rëndësishme gjermane, Këln dhe Dyseldorf, duke ofruar një përvojë unike për publikun shqiptar që jeton atje.

Në këto net komedie pritet të performojnë aktorë dhe humoristë të njohur shqiptarë, të cilët do të sjellin energjinë, satirën dhe humorin karakteristik që e ka bërë festivalin kaq të dashur për audiencën.

Lajmi është konfirmuar edhe përmes një postimi në faqen zyrtare të “Shqip Up Comedy Festival” në Instagram, ku bëhet e ditur se shfaqja do të mbahet më 25 prill 2026, në hapësirën Eltzhof Kulturgut, ndërsa biletat do të dalin së shpejti në shitje.

Ky zgjerim konsiderohet një tjetër sukses për festivalin, i cili vit pas viti po arrin të krijojë një identitet të fortë dhe të bashkojë shqiptarët përmes humorit dhe artit skenik.

Ndërkohë, deri në mbajtjen e shfaqjes së radhës në Gjermani, organizatorët kanë ftuar ndjekësit që të rikujtojnë atmosferën e edicionit të katërt të “Shqip Up Comedy”, të mbajtur në Cyrih, përmes pamjeve të publikuara në rrjetet sociale.

- YouTube youtu.be

“Shqip Up Comedy Festival” vazhdon kështu të dëshmojë se humori shqiptar nuk njeh kufij, duke u shndërruar në një pikëtakim të rëndësishëm kulturor për diasporën shqiptare në Evropë. /Telegrafi/

"Diaspora është me ty" - dron për Albën në Big Brother VIP Kosova 4

5 February 2026 at 18:42


Një moment emocionues dhe plot ndjenja është shënuar sot brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ku banorja Alba është surprizuar në mënyrën më të bukur.

Gjatë ditës, mbi oborrin e shtëpisë ka fluturuar një dron me mesazhin “Diaspora është me ty”, dedikim që dukshëm e ka prekur dhe gëzuar Albën.

Ajo nuk e ka fshehur emocionin, duke e pritur këtë surprizë me buzëqeshje dhe mirënjohje.

E prekur nga mbështetja që po merr nga bashkatdhetarët jashtë vendit, Alba reagoi menjëherë, duke falënderuar publikisht: “Faleminderit shumë diaspora”, u shpreh ajo, mes emocionesh.

Ky moment u komentua gjerësisht edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit e emisionit e cilësuan si një shtysë të fortë morale për banoren, në një fazë kur presioni i lojës është gjithnjë e më i madh dhe finalja po afrohet. /Telegrafi/

Bebe Rexha pyetet nëse ka të dashur: Kam tre aktualisht në listë

5 February 2026 at 18:05


Bebe Rexha duket se po lundron mes disa mundësive romantike njëkohësisht.

Ylli 36-vjeçar i muzikës pop kishte publikuar në muajin dhjetor një postim satirik në platformën X (ish-Twitter), ku u kërkonte fansave të saj ta ndihmonin të gjente një “baby daddy”. Tani, gjatë fundjavës së çmimeve Grammy 2026, ajo ka dhënë një përditësim interesant mbi jetën e saj sentimentale.

Fotografi Kevin Wong ka publikuar të dielën një video në Instagram, ku e pyet këngëtaren nëse aktualisht është në një lidhje dashurie. Përgjigjja e Bebe Rexhës ishte e drejtpërdrejtë dhe me nota humori.

“Jo. I kam tre në listë. Janë tre prej tyre”, u shpreh interpretuesja e hitit “I’m a Mess”.

Postimi i saj në dhjetor kishte ngjallur reagime të shumta, teksa ajo shkruante: “Rexhars, keni një mision. Më gjeni një baby daddy”. Më pas, artistja kishte renditur edhe disa nga kriteret që kërkon te partneri i ardhshëm.

Sipas saj, pamja e jashtme nuk është vendimtare, duke theksuar se kërkon dikë që të jetë “1.8 deri në 2 metra i gjatë”, pasi personaliteti është gjëja më e rëndësishme për të. Po ashtu, ai duhet të jetë më i gjatë se ajo, si dhe të jetë i suksesshëm dhe jo përfitues.

Në thelb, Bebe Rexha thotë se dëshiron “dikë me personalitet të mirë, me vlera morale, inteligjent dhe ambicioz”, duke treguar se për të karakteri dhe qëllimet në jetë kanë prioritet mbi gjithçka tjetër. /Telegrafi/

“O Zot ndihmoje”, Labi i shokuar nga vallëzimi i Londrimit në Big Brother VIP Kosova 4

5 February 2026 at 17:15


Banorët e shtëpisë më të madhe në vend janë zgjuar tashmë, duke nisur një ditë të re në Big Brother VIP Kosova nën një atmosferë pozitive.

Mëngjesi i sotëm u shoqërua me mot me diell, gjë që duket se ndikoi drejtpërdrejt në disponimin e banorëve.

I frymëzuar nga energjia e mëngjesit dhe muzika që u dëgjua në shtëpi, Londrimi nuk hezitoi të kërcejë, duke sjellë gjallëri dhe humor në ambientet e përbashkëta.

- YouTube youtu.be

Lëvizjet e tij u panë si një mënyrë për të nisur ditën me energji dhe pozitivitet.

Megjithatë, jo të gjithë e pritën mirë këtë moment. Kërcimi i Londrimit nuk u pëlqye aspak nga Labi, i cili reagoi ftohtë ndaj situatës, duke krijuar një kontrast mes atmosferës së gëzueshme dhe tensioneve të vogla që vazhdojnë të shfaqen mes banorëve. /Telegrafi/

Ish-gruaja e Bradley Cooper e la hipotekë shtëpinë e saj për xhirimet: Kolegët nuk më mbështetën

5 February 2026 at 16:56


Ish-gruaja e Bradley Cooper, aktorja Jennifer Esposito, ka zbuluar se mund të jetë e pastrehë pasi e ka hipotekuar atë për të financuar debutimin e saj regjisorial, dramën e vitit 2023 “Fresh Kills”.

Esposito nënshkruan skenarin dhe prodhimin në film dhe luan rolin kryesor, dhe foli për pasojat e vendimit të saj në një video në rrjetet sociale.

"Duket shumë keq tani sepse qava. Po largohem nga shtëpia ime që e kam hipotekuar për të bërë këtë film", tha Esposito në fillim të videos.

Ajo deklaroi se ishte e zhgënjyer nga mungesa e mbështetjes nga kolegët e saj.

"Jam e zhgënjyer sepse kolegët e mi nuk më mbështetën. Pas kësaj, njerëzit që janë në qendër të vëmendjes nuk mund të bëjnë një nder dhe të thonë: 'Faleminderit, shikojeni këtë film'. Mendova: 'E dini çfarë? Askush nuk i detyrohet asgjë askujt'. Pas kësaj e pyeta veten: 'A i detyrohemi njëri-tjetrit diçka? A i detyrohemi diçka si qenie njerëzore. Ndoshta kjo është arsyeja pse jemi në këto probleme. Mendoj se i detyrohemi diçka. I detyrohemi njëri-tjetrit mirësjellje", tha ajo.

Esposito, e cila portretizon Francine-n, gruan e një bosi mafioz të Nju Jorkut në vitet 1980, në filmin "Fresh Kills" foli më parë për vendimin për të financuar vetë filmin e saj të parë si regjisore dhe skenariste. Në një intervistë me KTLA, ajo shpjegoi pse ishte e gatshme të merrte një rrezik kaq të madh.

"Ky qytet të ka thënë për vite me radhë se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bësh. Më erdhi në majë të hundës kjo dhe mendova: 'Pse po i kërkoj botës të besojë tek unë, unë duhet të besoj tek vetja.' Kjo është arsyeja pse vendosa të investoj paratë e mia. A do të jem më e lumtur një ditë sepse shtëpia ime është shlyer, apo do të jem më e lumtur sepse më në fund i dhashë vetes mundësinë që e kam pritur kaq gjatë? Kjo është arsyeja pse vendosa ta bëj", tha ajo.

"Fresh Kills" zhvillohet në Staten Island në fund të viteve 1980 dhe ndjek Rose LaRusso, një grua të re kurioze që zbulon se babai i saj është një shef mafioz gjithnjë e më me ndikim.

Si kujtesë, Jennifer dhe Bradley u takuan dhe filluan të dilnin bashkë në vitin 2006, dhe lidhja e tyre nuk ishte ende publike derisa u panë së bashku në Golden Globes dhe u fejuan në tetor 2006. Ata u martuan në dhjetor të të njëjtit vit, por martesa mori fund shpejt, pasi Esposito paraqiti kërkesë për divorc në maj 2007, e cila u finalizua në nëntor të atij viti. /Telegrafi/

“Të çmendurit në ishull sundojnë fshehurazi botën” - a e dinin 'The Simpsons' për Jeffrey Epstein?

5 February 2026 at 07:20


Shikuesit vunë re një detaj në serialin e animuar "The Simpsons" - ekzistencën e një ishulli në pronësi të pedofilit të dënuar Jeffrey Epstein.

Në episodin e sezonit të 12-të "The Computer Wore Menace Shoes", i cili u transmetua në vitin 2000, Homer krijon një faqe interneti për të përhapur thashetheme dhe lajme të rreme nën pseudonimin Z. X.

Midis teorive konspirative të Homerit është një referencë për "të çmendurit në një ishull", të cilën shikuesit e interpretuan si një ishull privat në Ishujt Virgjër të ShBA-së që ishte në pronësi të Jeffrey Epstein.

Një skenë nga episodi, e shkruar nga John Swartzwelder dhe me regji nga Mark Kirkland, përmbante një njoftim në Z. X ku shkruhej: "Vëmendje: Disa të çmendur në ndonjë ishull sundojnë fshehurazi botën".

Reagimet e shumta nga shikuesit në rrjetet sociale ishin të shumta.

"Mbeta pa fjalë pas këtij episodi", "Ky nuk është një serial, por një përshkrim i jetës sonë nga jeta reale", "Ata dinin gjithçka", janë disa nga komentet për këtë serial.

Disa përdorues të mediave sociale kanë pohuar se krijuesi i “Simpsons”, Matt Groening, dyshohet se ka udhëtuar me një nga avionët privatë të Epstein. /Telegrafi/

- YouTube youtube.com

"Kosova kufizohet me Bullgarinë", Alba ia huq pyetjeve gjeografike në Big Brother VIP Kosova 4

4 February 2026 at 23:56


Gjatë një sfide të zhvilluar në Big Brother VIP Kosova, banorja Alba Pollozhani ka bërë një tjetër gabim që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Ajo u pyet se me cilat shtete kufizohet Kosova, por përgjigjja e saj përfshiu një element të gabuar.

Alba u përgjigj duke përmendur Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Bullgarinë.

- YouTube youtube.com

Ndërsa katër të parat janë saktësisht shtetet fqinje të Kosovës, përfshirja e Bullgarisë ishte një huqje e madhe, pasi Kosova nuk ka kufi me këtë vend.

Ky moment u komentua gjerësisht nga publiku dhe ndjekësit e BBVK, të cilët e panë gabimin si një nga huqjet më të mëdha të Albës gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.

Episodi risolli në pah se edhe gjatë sfidave të thjeshta, njohuritë mbi historinë dhe gjeografinë e vendit mbeten një pikë e rëndësishme që publikoja vë re me kujdes. /Telegrafi/

Vëllai i Madh gjobit banorët e BBVK 4 me minus 10 mijë euro nga çmimi i madh

4 February 2026 at 23:38


Pas alarmit që u dëgjua brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, Vëllai i Madh ka reaguar zyrtarisht me një vendim të fortë ndaj banorëve.

Përmes një njoftimi publik, u bë e ditur se banorët janë gjobitur me 10 mijë euro, shumë kjo që do të zbritet nga çmimi i madh i spektaklit.

Sipas sqarimit të dhënë nga produksioni, ky vendim erdhi si pasojë e shkeljeve të rënda të rregullave të lojës.

Konkretisht, banorët janë ndëshkuar për marrjen e informacioneve nga jashtë shtëpisë, si dhe për mosrespektimin e rregullave të përcaktuara nga formati i Big Brother.

Vëllai i Madh theksoi se rregullat janë të qarta dhe të barabarta për të gjithë, ndërsa çdo shkelje do të pasohet me ndëshkime konkrete.

Ky vendim shërben edhe si paralajmërim për banorët, se çdo tentativë për të cenuar integritetin e lojës nuk do të tolerohet. /Telegrafi/

"Flamuri u ngrit në Fushë-Krujë, gjeli bën vezë", Labinot Rexha dështon keq me përgjigjet në sfidën e Big Brother VIP Kosova 4

4 February 2026 at 22:51


Gjatë një sfide brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, edhe Labiot Rexha u përball me një moment jo fort të favorshëm, duke bërë disa huqje që nuk kaluan pa u vënë re nga publiku.

Këngëtari nga Rahoveci u pyet për një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë shqiptare, konkretisht se në cilin qytet Gjergj Kastrioti Skënderbeu e ngriti flamurin shqiptar në vitin 1443.

Ndërkohë që historia e njeh qartë Krujën si vendin ku u ngrit flamuri, Labi dha disa përgjigje të pasakta, duke përmendur herë Lezhën e herë Fushë-Krujën.

- YouTube youtube.com

Situata u bë edhe më interesante kur atij iu drejtua një pyetje provokuese, më shumë në formë enigme: nëse një gjel bën një vezë mbi një mur, ku përfundon veza.

Labi u përpoq seriozisht të gjente një përgjigje, duke analizuar mundësitë, pa i shkuar në mendje se pyetja ishte një kurth logjik, pasi gjeli në fakt nuk bën vezë.

Ashtu si raste të ngjashme edhe me banorë të tjerë, huqjet e Labit u kthyen shpejt në temë diskutimi online, duke shtuar dozën e argëtimit që shoqëron sfidat brenda shtëpisë së BBVK. /Telegrafi/

Ngjashmëria e Mirit të BBVA 5 me Shefqet Krasniqin - krahasimi bëhet viral në rrjetet sociale

4 February 2026 at 22:21


Teksa rrugëtimi i Mirit në Big Brother VIP po ndiqet nga një numër i madh shikuesish, një detaj interesant ka nisur të tërheqë vëmendjen e publikut jashtë dinamikave të lojës.

Shumë ndjekës kanë filluar të pyesin veten nëse fytyra e tij u duket e njohur edhe nga një tjetër kontekst, përtej videoklipeve të West Side Family – dhe duket se nuk janë të vetmit që e kanë bërë këtë vëzhgim.

Së fundmi, në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok dhe Instagram, ka qarkulluar një kolazh që vë përballë Mirit dhe hoxhën e njohur nga Kosova, Shefqet Krasniqi. Krahasimi ka marrë menjëherë vëmendje, duke u shpërndarë gjerësisht dhe duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit.

Foto: TCH

Edhe pse vijnë nga fusha krejtësisht të ndryshme, shumë komentues kanë vënë në dukje ngjashmërinë fizike mes tyre në disa plane. Nga tiparet e fytyrës e deri te mimika në fotografi të caktuara, ndjekësit kanë nisur të diskutojnë me habi, ku disa shprehen se nuk e kishin vënë re më herët këtë ngjashmëri, ndërsa të tjerë e kanë marrë situatën me humor dhe sportivitet.

Ky “binjakëzim” i papritur ka sjellë një valë komentesh argëtuese në rrjet, duke e kthyer krahasimin në një temë diskutimi mes fansave të formatit.

Ndërkohë që Miri vazhdon rrugëtimin e tij në Big Brother VIP, kjo ngjashmëri e vënë re nga publiku është shndërruar në një detaj interesant të bisedave online, duke dëshmuar edhe një herë se çdo detaj i banorëve analizohet dhe komentohet me kujdes nga ndjekësit e spektaklit. /Telegrafi/

Yesterday — 4 February 2026Main stream

Egzon Shkololli sjell energji dhe motivim në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova me një stërvitje intensive për banorët

4 February 2026 at 21:58


Treneri i njohur i fitnesit, Egzon Shkololli, ka qenë së fundmi pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova për një periudhë të shkurtër, por mjaft domethënëse, ku ka udhëhequr një seancë stërvitore me banorët. Ky aktivitet ka tërhequr menjëherë vëmendje të madhe, si brenda shtëpisë ashtu edhe në rrjetet sociale, ku pamjet janë shpërndarë dhe komentuar gjerësisht.

Siç është parë nga materialet e publikuara nga Big Brother VIP Kosova, por edhe nga vetë Egzon Shkololli në profilet e tij në rrjete sociale, stërvitja u zhvillua në mënyrë intensive dhe profesionale. Ajo i nxori banorët nga rutina e përditshme dhe solli energji pozitive në një fazë të ndjeshme të lojës, kur presioni psikologjik rritet dhe tensionet janë më të theksuara.

Edhe pse prania e Shkolollit në shtëpi zgjati vetëm aq sa zhvillimi i stërvitjes, ndikimi i këtij aktiviteti ishte i dukshëm. Banorët u përfshinë maksimalisht, duke treguar përkushtim, disiplinë dhe frymë gare, në një moment kur finalja e madhe po afrohet dhe çdo detaj ndikon në gjendjen fizike dhe mendore të tyre.

Ky angazhim u vlerësua pozitivisht edhe nga publiku, i cili në rrjetet sociale e cilësoi stërvitjen si të nevojshme dhe motivuese, duke theksuar rëndësinë e aktivitetit fizik për mirëqenien e banorëve gjatë qëndrimit të tyre të izoluar në shtëpi.

Përmes kësaj paraqitjeje të shkurtër, por domethënëse, Egzon Shkololli dëshmoi edhe një herë profesionalizmin dhe përkushtimin e tij ndaj fitnesit, ndërsa Big Brother VIP Kosova vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes me dinamika që e mbajnë publikun të lidhur deri në finalen e madhe, data e së cilës ende nuk është zyrtarizuar. /Telegrafi/

Megjithëse e prezantoi veten si profesor i muzikës, Ardit Stafaj nuk e di se kush e ka kompozuar Himnin e Shqipërisë

4 February 2026 at 21:32


Muzikanti i njohur Ardit Stafaj nuk ia ka lënë keq me gabime gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Kosova 4, duke regjistruar disa prej momenteve më të komentueshme të sfidës së së vëllait të madh që testonte njohuritë e banorëve për faktet dhe historinë e vendit.

Gjatë lojës, Arditi nuk arriti të përgjigjej se në cilin qytet ndodhet dukuria e famshme e Bifurkacionit – që në rastin konkret është në Ferizaj.

Edhe kur iu kërkua të emëronte tre fshatra të këtij qyteti, ai nuk mundi të japë asnjë përgjigje. Po ashtu, muzikanti nuk ishte në dijeni se kampionja olimpike Nora Gjakova ka prejardhjen nga Peja, një tjetër detaj që tërhoqi vëmendjen e audiencës.

- YouTube youtu.be

Megjithatë, huqja më e madhe e tij u regjistrua kur iu kërkua të përgjigjej se kush e kompozoi Himnin Kombëtar të Shqipërisë. Edhe pse Arditi e ka prezantuar veten në BBVK si profesor i muzikës, ai nuk ishte në gjendje të tregonte se autorët e himnit kombëtar janë Asdreni (tekstin) dhe Ciprian Porumbescu (muzikën), duke surprizuar jo pak ndjekësit e formatit.

Ky episod ka bërë që publiku të reagojë me humor dhe habi, duke rikujtuar se Big Brother VIP Kosova 4 nuk është vetëm lojë strategjie dhe argëtimi, por edhe një test i njohurive të banorëve mbi historinë, kulturën dhe figurat e vendit. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be

Benita tregohet e dobët në histori, nuk e njeh Naim Frashërin gjatë sfidës në BBVK

4 February 2026 at 21:09


Gjatë një sfide të zhvilluar në Big Brother VIP Kosova, Benita u përball me një detyrë interesante dhe mjaft kërkuese: identifikimin e figurave të njohura historike dhe kulturore shqiptare.

Sfida, e bazuar në foto, kërkonte që banorët të njihnin personalitete të shquara nga imazhet e tyre, duke testuar njohuritë e tyre për historinë dhe kulturën kombëtare.

Megjithatë, Benita nuk arriti të identifikonte figurën e Naim Frashërit, poetit të madh dhe një nga figurat më të respektuara të letërsisë dhe kombit shqiptar.

- YouTube youtu.be

Momenti u pa nga publiku si i veçantë, pasi dështimi për të njohur një emër kaq ikonë të kulturës shqiptare tërhoqi vëmendjen dhe komentet e banorëve të tjerë.

Ky episod rikujtoi rëndësinë e njohjes së figurave historike dhe kulturore, ndërsa sfida me foto vazhdoi të ishte një nga më tërheqëset dhe argëtuese për banorët dhe shikuesit e Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/

Modelja që deklaroi se u përdhunua nga burra të fuqishëm, u vendos në një spital psikiatrik dhe u zhduk nga sytë e publikut: A është ajo një nga viktimat e Epstein?

4 February 2026 at 20:30


Në fund të viteve 1980 dhe 1990, modelja holandeze Karen Mulder pushtoi pasarelat dhe bashkëpunoi me emra të respektuar nga kjo industri. Megjithatë, kur tha në vitin 2001 se njerëz të fuqishëm e kishin përdhunuar, përfshirë Princin Albert II të Monakos, ajo u zhduk nga sytë e publikut.

Mulder ka bashkëpunuar me shumë marka luksoze, duke përfshirë 'Valentino', 'Versace', 'Yves Saint Laurent', 'Giorgio Armani', 'Chanel', etj. Ajo nënshkroi një kontratë me Victoria's Secret në vitin 1992.

Ajo ndau pasarelën me Naomi Campbell, Linda Evangelista, Helena Christensen, Amber Valletta, Stella Tennant dhe të tjera. Kur u shfaq në shfaqjen franceze "Tout le monde en parle" ("Të gjithë po flasin për këtë") në vitin 2001, të drejtuar nga Thierry Ardisson, ajo tha se ishte përdhunuar nga burra të shumtë, përfshirë oficerë policie, politikanë, anëtarë të ish-agjencisë së saj Elite Model Management dhe Albert II, Princ i Monakos.

Karen Mulder (Foto: Dan Lecca)

Intervista nuk u transmetua dhe regjistrimi i intervistës u fshi. Pas kësaj, prindërit e saj e akuzuan atë për përdorim droge. Disa ditë më vonë, Karen Mulder tha të njëjtën gjë në një intervistë tjetër që u zhvillua në apartamentin e saj në Paris.

Disa orë më vonë, motra e saj Saskia e çoi në klinikën psikiatrike Villa Montsouris, ku qëndroi për pesë muaj. Qëndrimi i saj thuhet se u pagua nga ish-drejtori ekzekutiv i Elite Model Management, Gérald Marie, i cili më parë ishte kapur në kamera të fshehtë nga BBC duke i ofruar 15-vjeçares para për seks.

Ajo vuante nga depresioni kronik për vite me radhë dhe në dhjetor të vitit 2002 ra në koma pasi u përpoq të bënte vetëvrasje duke marrë një dozë të tepërt ilaçesh gjumi. Fqinjët e saj thirrën një ambulancë dhe thuhet se mbërriti ish-i fejuari i saj Jean-Yves Le Fur. Ajo u dërgua në spital dhe u zgjua nga koma të nesërmen.

Në korrik të vitit 2009, u raportua se ajo u arrestua në Paris për kërcënimin se do të sulmonte një kirurg plastik. Ajo nuk është parë në publik për një kohë të gjatë.

Duke pasur parasysh dokumentet e shumta të publikuara rreth pedofilit të dënuar Jeffrey Epstein, shumë njerëz po spekulojnë nëse Karen Mulder kishte lënë të kuptohej në vitin 2001 se ajo ishte ndër viktimat e tij. /Telegrafi/

Elijona habit me mungesën e njohurive, nuk e di çka është FSK dhe nuk i njeh figurat historike

4 February 2026 at 19:33


Gjatë një sfide të zhvilluar në Big Brother VIP Kosova, banorja Elijona u përball me një lojë që kërkonte njohuri të gjerë për figurat dhe institucionet shqiptare.

Sfida e bazuar në foto i kërkonte pjesëmarrëses të identifikonte persona dhe institucione të njohura të vendit, por rezultati i saj nuk kaloi pa u vënë re nga publiku.

Elijona nuk arriti të tregonte se çfarë është FSK-ja, Forcat e Sigurisë së Kosovës, dhe nuk njohu disa nga figurat më të njohura publike, përfshirë Ilir Shaqirin, Ismail Qemailin dhe ish-presidenten Atifete Jahjagën, edhe pasi i kishin treguar fotot e tyre.

- YouTube youtu.be

Ky moment ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë komentuar mbi njohuritë e kufizuara të banores për historinë, politikën dhe institucionet e vendit.

Episodi rikujtoi edhe një herë se Big Brother VIP Kosova nuk është vetëm një lojë strategjie dhe argëtimi, por edhe një pasqyrë e njohurive dhe perceptimeve që banorët kanë për vendin dhe figurat e tij publike. /Telegrafi/

Alba me huqje të mëdha në BBVK, nuk e di datën e Pavarësisë së Kosovës ndërsa Ibrahim Rugovës i referohet si Hashim Thaçi

4 February 2026 at 19:11


Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka regjistruar një nga momentet më të komentuar të qëndrimit të saj në shtëpi, duke bërë disa gabime të mëdha gjatë një sfide të njohjes së figurave dhe ngjarjeve historike shqiptare.

Gjatë lojës, Alba u pyet për datën e Pavarësisë së Kosovës, por nuk arriti ta jepte saktë.

Ajo përgjigjej duke thënë “18 shkurt”, ndërkohë që data e saktë është 17 shkurt, një gabim që nuk i shpëtoi as syve të publikut dhe komentuesve.

U nxivaaa jo more Albin Kurti o #bbvipks4 pic.twitter.com/MqEJcCpb9N
— 🐰 (@dreamorchidea) February 4, 2026

Por momenti nuk mbaroi me kaq. Më pas, asaj i shfaqet fotografia e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe përsëri banorja nuk e njeh.

Përgjigjja e saj e papritur ishte “Hashim Thaçi”, duke krijuar një situatë që u komentua gjerësisht si një prej huqjeve më të mëdha të saj gjatë gjithë qëndrimit në shtëpi.

Ky episod risolli në pah momentet spontane dhe të paparashikueshme që e karakterizojnë Big Brother VIP Kosova 4, duke bërë që publiku të reagojë me humor, por edhe me habi, ndaj njohurive të banorëve mbi historinë dhe figurat kombëtare. /Telegrafi/

Bebe Rexha shkëlqen me stilin në të zeza, ndërsa shoqërohet me Paris Hiltonin në pas-ndejën e Grammy Awards 2026

4 February 2026 at 18:53


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shkëlqyer në paraqitjen e saj të fundit në pas-ndejën glamuroze të Grammy Awards 2026, duke qenë një nga emrat më të komentuar të mbrëmjes.

Artistja e hitit “I’m A Mess” ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe të pranishmëve me një stil elegant, por njëkohësisht shumë të guximshëm.

E veshur me një fustan të zi elegant, me një të çarë të theksuar në pjesën e këmbës që vinte në pah linjat e saj seksi, Bebe është shfaqur jashtëzakonisht tërheqëse dhe plot vetëbesim.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Paraqitja e saj u konsiderua nga shumë ndjekës si një kombinim perfekt mes finesës klasike dhe sensualitetit modern, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si ikonë stili në skenën ndërkombëtare.

Vëmendje të veçantë mori edhe stili i ri i këngëtares, me flokë të shkurtra bionde, i cili u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ndryshimi i look-ut u pa si një hap i guximshëm dhe i freskët, që i shtoi edhe më shumë shkëlqim paraqitjes së saj në këtë mbrëmje prestigjioze.

Në pas-ndejën e Grammy Awards 2026, Bebe Rexha nuk ishte e vetme. Ajo u shoqërua nga artistja ikonike e Hollywood-it, Paris Hilton, e cila njihet si një nga mikeshat e saj më të afërta.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Dyshja u panë së bashku gjatë gjithë mbrëmjes, duke rrezatuar elegancë dhe energji pozitive.

Për miqësinë e tyre, Paris Hilton ka folur sinqerisht edhe së fundmi në një intervistë për Telegrafin, ku ka theksuar raportin e veçantë që ka si me Rita Orën, ashtu edhe me Bebe Rexhën, duke i cilësuar ato si mike të vërteta dhe bashkëudhëtare në rrugëtimin artistik.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Si Bebe Rexha, ashtu edhe Paris Hilton, kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në pas-ndejën e Grammy Awards 2026, duke dëshmuar edhe një herë se janë emra që dinë si të tërheqin vëmendjen dhe të lënë gjurmë në ngjarjet më të rëndësishme të industrisë së muzikës dhe argëtimit. /Telegrafii/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Faktet e reja pretendojnë se Princi Andrew dhe Jeffrey Epstein kryen marrëdhënie treshe me një striptiste

4 February 2026 at 18:20


Një letër ligjore e përfshirë në publikimin më të fundit të dosjeve të lidhura me Jeffrey Epstein pretendon se financierit të ndjerë dhe Andrew Mountbatten-Windsor i atribuohet përfshirja në një marrëdhënie treshe me një balerinë ekzotike.

Sipas korrespondencës ligjore, datuar më 23 mars 2011, pretendohet se Epstein ia ka prezantuar balerinën ish-princit Andrew, shkruan Sky News.

Në letër thuhet se dy burrat më pas i kanë shprehur balerinës dëshirën për të pasur një marrëdhënie treshe dhe se më pas janë përfshirë në akte seksuale.

Sky News ka kontaktuar Andrew Mountbatten-Windsor për të marrë një reagim lidhur me këtë pretendim specifik, por deri tani nuk ka pasur një përgjigje të drejtpërdrejtë për këtë rast.

Andrew ka mohuar vazhdimisht dhe me forcë çdo akuzë ndaj tij që lidhet me Jeffrey Epstein dhe krimet e këtij të fundit.

Në vitin 2019, ai deklaroi se i vjen keq për atë që e quajti “lidhje të pamenduar mirë” me Epstein dhe shprehu solidaritet me të gjithë personat e prekur nga veprimet e tij. /Telegrafi/

Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” se si është parë nga jashtë

4 February 2026 at 17:33


Elijona ka ndarë së fundmi një moment reflektimi brenda shtëpisë, duke shprehur hapur shqetësimin e saj për mënyrën se si mund të perceptohet nga publiku jashtë.

Në një bisedë të qetë dhe të sinqertë, ajo ka folur për këto mendime me dy banorët e tjerë, Klodin dhe Ludon, duke treguar se përvoja në shtëpi shpesh e bën të mendojë për imazhin dhe gjykimin që vjen nga jashtë.

Gjatë diskutimit, Elijona ka theksuar se është një ndjenjë e natyrshme të pyesësh veten se si po dukesh dhe si po interpretohen veprimet e tua nga audienca, veçanërisht në një format kaq të ndjekur.

Klodi dhe Ludo e kanë dëgjuar me vëmendje, duke i qëndruar pranë dhe duke i ofruar mbështetje morale në këtë moment reflektimi.

Pas përfundimit të bisedës, situata mori një kthesë më emocionale, kur Klodi iu afrua Elijonës dhe e përqafoi, në shenjë mbështetjeje dhe solidariteti. /Telegrafi/

Rita Ora reagon pasi kënga e saj romantike "Tokyo Karaoke" kushtuar bashkëshortit të saj Taika Waititi, u publikua pa pëlqimin e saj

4 February 2026 at 16:52


Rita Ora ka reaguar publikisht pasi një këngë e dedikuar bashkëshortit të saj, regjisorit Taika Waititi, ka rrjedhur në internet.

Këngëtarja 35-vjeçare kishte lënë të kuptohej muajin e kaluar se albumi i saj i katërt do të publikohet këtë vit, teksa ndau një shënim të shkruar me dorë ku lexohej “album 4”, shoqëruar me mbishkrimin: “2026 do të jetë një vit i mirë”.

Kënga në fjalë, e titulluar “Tokyo Karaoke”, u publikua pa paralajmërim në internet dhe përmban vargje të frymëzuara nga udhëtimi i Ritës në Japoni, aty ku ajo ra në dashuri me regjisori 50-vjeçar, shkruan DailyMail.

Sipas “The Sun”, kënga ishte menduar fillimisht të ishte pjesë e albumit të saj të tretë, “You & I”, dhe përfshin vargje emocionale që flasin për pasiguri, dashuri dhe mbështetje reciproke.

“I always talked myself out of love like I was never really good enough. Now when I’m down, you always lift me up. Slow kiss this cherry blossom lipstick off. So pour it up, this night is for us”, janë disa nga vargjet e këngës që kanë tërhequr vëmendjen e fansave.

Rita reagoi ndaj rrjedhjes së këngës përmes Instagramit, ku publikoi një ‘screenshot’ nga një faqe fansash që kishte shpërndarë linkun e këngës.

Duke e marrë me sportivitet situatën, ajo iu drejtua ndjekësve duke thënë: “Me sa duket, rrjedhjet ende ekzistojnë. Fatmirësisht, kjo është një këngë që e dua shumë. Kështu që shijojeni. Faleminderit atij që e ka publikuar”.

Ky reagim vjen pak kohë pasi Rita ka folur hapur edhe për jetën e saj familjare, duke e cilësuar si një “hapje sysh” përvojën e të qenit njerkë e fëmijëve të bashkëshortit të saj.

Këngëtarja u bë njerkë e vajzave të Taika Waititit, Te Kāinga o te Hinekāhu, 13 vjeçe, dhe Matewa Kiritapu, nëntë vjeçe, pasi çifti u martua në vitin 2022.

Në një rrëfim të rrallë për jetën private, Rita tregoi se ky rol i ri i ka ndryshuar perspektivën për jetën. Ajo tha për “The Sun” se e sheh këtë përvojë si diçka të lehtë, por shumë domethënëse, pasi e ka ndihmuar të kuptojë se ka shumë më tepër në jetë sesa shqetësimet e momentit.

“Është vërtet e lehtë. Zgjohemi, ushtrohemi bashkë, fëmijët vrapojnë në pistat e fitnesit, është një aktivitet familjar. Duhet ta pranoj që ka qenë një hapje e madhe sysh për të kuptuar se ndonjëherë ka më shumë në jetë sesa ajo për të cilën shqetësohesh në atë çast. Kam kuptuar se ekziston shumë më tepër, dhe kjo përvojë ma ka dhënë pikërisht këtë ndjesi”, u shpreh ajo.

Taika Waititi ka dy vajza nga martesa e tij e mëparshme me producenten Chelsea Winstanley, nga e cila u nda në vitin 2018, pas shtatë vitesh martesë.

Rita dhe Taika nisën lidhjen e tyre romantike në mars të vitit 2021, ndërsa në gusht të po atij viti dolën publikisht si çift. Përpara se të bëheshin partnerë, ata kishin qenë miq të ngushtë për rreth pesë vite. /Telegrafi/

❌
❌