Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 February 2026Main stream

13:45 Përmbytjet në Durrës/ Prokuroria sekuestron dokumentet e tenderit për rehabilitimin e lumit Erzen

By: Kesjana
5 February 2026 at 13:45

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar dokumentet e tenderit për rehabilitimin e lumit Erzen. Sipas prokurorisë, ndërhyrjet në argjinaturë janë kryer pa studim apo leje.

Në reagimin e Prokurorisë thuhet se kjo ndërhyrje ka sjellë dhe përmbytjet në Sukth dhe në njësinë administrative Katund i ri.

Sipas Prokurorisë së Durrësit për nevoja të hetimit duhet të bëhet sekuestrimi i:

1- Dokumentacioni i procedurës së prokurimit, zbatimit dhe marrjes në dorëzim për objektin “Rehabilitim i argjinaturës, ngritjes së bankinës dhe sistemimi i argjinaturës së lumit “Erzen”.

2- Dokumentacioni tekniko-ligjor i të gjithë procedurës së lejes së ndërtimit për objektin “Rehabilitim i argjinaturës, ngritjes së bankinës dhe sistemim i argjinaturës së lumit “Erzen”,

Në vijim, Prokuroria e Durrësit ka vendosur të kryejë:

1. Të bëj sekuestrimin pranë Bashkisë Durrës, sa më poshtë vijon:

1.1- Dokumentacioni i procedurës së prokurimit, zbatimit dhe marrjes në dorëzim për objektin “Rehabilitim i argjinaturës, ngritjes së bankinës dhe sistemimi i argjinaturës së lumit “Erzen”.

Dokumentacioni tekniko-ligjor i të gjithë procedurës së lejes së ndërtimit për objektin “Rehabilitim i argjinaturës, ngritjes së bankinës dhe sistemim i argjinaturës së lumit “Erzen”.

2. Një kopje e vendimit te sekuestrimit t’i vihet në dispozicion personit përgjegjës pranë Bashkisë Durrës.

3. Sekuestrimi i dokumentave të kryhet nga oficeri i policisë gjyqësore Erind Gjoni.

4. Për dokumentimin e zbatimit të këtij vendimi të hartohet procesverbali përkatës, një kopje e të cilit, bashkë me dokumentet përkatëse duhet t’i bashkëngjitet fashikullit të prokurorit.

5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës nga i/pandehuri apo personi/subjekti të cilët i janë sekuestruar dokumentet provë materiale./kb

Përmbytjet në Durrës/ Prokuroria sekuestron dokumentet e tenderit

13:30 Kundër projektit “TID”/ Banorët e Durrësit, protestë para bashkisë: Nuk i lëshojmë banesat tona

By: Kesjana
5 February 2026 at 13:30

Banorët e Durrësit kanë protestuar ditën e sotme para bashkisë kundër projektit “TID”, për rijetëzimin dhe rikualifikimin urban të disa zonave të qytetit.

Banorët janë shprehur kundër projektit dhe kanë paralajmëruar se nuk do të largohen nga banesat e tyre, për të cilat thanë se janë mbi 100-vjeçare.

“Ne jemi njoftuar gojarisht të aplikojmë për banesa sociale. Ne ndihemi të poshtëruar dhe ndihemi si plaçka. Nuk na intereson vlera e banesës që do të na japin. Shtëpinë tonë nuk e lëshojmë. Jemi kundër shembjes së banesave tona që janë mbi 100-vjeçare. Të prishësh këto banesa do të thotë të zhdukësh historinë e qytetit”, u shpreh ajo.

Një tjetër banore shtoi më tej se kërkojnë komision hetimor, ndërsa bëri përgjegjëse për situatën, kryetaren e bashkisë, Emirjana Sakon.

“Jemi këtu t’i themi bashkisë që nuk jemi ne për shtëpi sociale. Ne nuk jemi dakord me planin. Ne kemi kërkuar komisionin hetimor dhe këto nuk e pranojnë. Unë bëj përgjegjëse kryetaren e bashkisë, Emirjana Sakon. Nuk ka të drejtë të nxjerrë njerëz për t’u informuar nëse jemi apo jo në shtëpitë tona. Të ngrenë urgjent komisionin hetimor. Jemi kundër këtij projekti dhe shtëpive sociale”, tha banorja.

Banorëve në protestë u është bashkuar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara. Ai tha se lagjja ku është parashikuar të zhvillohet projekti është një lagje autoktone, ndërsa theksoi se pronat nuk mund t’i merren askujt.

“I bashkëngjitem protestës së banorëve. Kjo çështje nuk është vetëm e banorëve, por e gjithë Durrësit. Kur flasim për një lagje autoktone është një pronë edhe e qytetit të Durrësit edhe kombëtare. Pronat nuk mund t’i merren askujt. Të flasësh për TID duhet trajtuar më gjerë. Është projekt zhvillimi, por nëse në emër të zhvillimit ka abuzim ne do të reagojmë. Vjen TID, por kush janë aktorët në këtë çështje. Po në finale, çfarë do të merret? Kur jepet një proces zhvillimi duhet dhënë dhe një vlerë e projektit”, tha Cara. /Kb

13:15 Ortekët në aksin Qafë Thore-Theth/ ARRSH apel drejtuesve të mjeteve

By: Kesjana
5 February 2026 at 13:15

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me bllokimin e aksit Qafë Thore-Theth nga rënia e ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike.

ARRSH ka bërë me dije se, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.

ARRSH iu ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.

“NJOFTIM

Si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike të aksit Qafë Thore-Theth, rruga është bllokuar plotësisht.

Për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.

U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së./Kb

13:00 “Mendon për mua… të dua”, zbulohen mesazhe dashurie dhe lufte të vikingëve

By: Kesjana
5 February 2026 at 13:00

Mbishkrime runike nga epoka vikinge vazhdojnë të dalin në dritë në Suedi edhe pas 1000 vjetësh, duke zbuluar histori personale dashurie, humbjeje dhe betejash, të gdhendura në gur.

Një gur i zakonshëm në një fermë në jug të Stokholmit ishte menduar të përdorej si prag dere. Por kur u kthye përmbys, zbuloi rreshta shenjash të lashta: runa vikinge. Thirrur në vendngjarje, eksperti suedez i runeve, Magnus Källström, lexoi me zë të lartë një mesazh që nuk ishte dëgjuar prej afro 1000 vjetësh:

Zbulime të tilla nuk janë të rralla në Suedi dhe vendet e tjera skandinave. Gurë runikë dalin në pah gjatë punimeve në ara, ndërtimit të rrugëve apo korsive të biçikletave. Disa prej tyre datojnë deri në 2.000 vjet më parë, si një gur i zbuluar në Norvegji në vitin 2023.

Me kalimin e shekujve, shumë gurë janë përdorur si material ndërtimi, janë thyer për themele shtëpish apo janë mbuluar nën pragje kishash, pa u kuptuar vlera e tyre historike.

Fjala runë vjen nga norvegjishtja e vjetër rún, që do të thotë “sekret”. Shkrimi runik u shfaq në Europën Veriore rreth 2 mijë vjet më parë dhe përbëhej nga 24, më vonë 16 shkronja. Ai u përdor nga vikingët për të shkruar mesazhe në dru, kockë, vegla pune dhe sidomos në gurë.

Runat nuk shërbenin vetëm për përkujtim. Janë gjetur edhe mesazhe dashurie, shaka, enigma dhe lojëra fjalësh. Një mbishkrim i shekullit XI thotë: Mendon për mua, mendoj për ty, më do, të dua.

Gurët runikë shërbenin kryesisht si gurë përkujtimorë, të vendosur në vende publike ku kalonin njerëzit. Sipas studiuesve, ata funksiononin si një formë komunikimi publik, aq sa janë quajtur “rrjetet sociale të epokës vikinge”.

Megjithatë, porositja e një guri ishte e kushtueshme dhe zakonisht bëhej nga familje me status shoqëror. Shumë prej tyre u ngritën në periudhën kur krishterimi po përhapej në Skandinavi dhe përmbajnë kryqe apo lutje për shpirtin e të ndjerit.

Sot njihen rreth 7 mijë mbishkrime runike në botë, të gjetura nga Skandinavia deri në Britaninë e Madhe, Grenlandë e madje Turqi. Njëri prej më të famshmëve është guri i Rökut në Suedi, me tekstin runik më të gjatë në botë.

Studiuesit besojnë se ky gur nuk flet vetëm për mite dhe heronj, por edhe për frikën nga moti ekstrem dhe ndryshimet klimatike, një shqetësim që, sipas tyre, ka ekzistuar shumë kohë përpara botës moderne.

Edhe sot, runat përdoren në art, dizajn dhe kultura popullore, por kanë edhe një anë të errët: përvetësimin nga ideologji ekstremiste. Megjithatë, për studiuesit, ato mbeten mbi të gjitha dëshmi të jetës së përditshme të njerëzve që jetuan një mijë vjet më parë.

Guri i zbuluar nga fermeri tashmë është vendosur në një hapësirë publike dhe është i ekspozuar për vizitorët. Mesazhi i tij, i heshtur për një mijëvjeçar, po lexohet sërish si një zë i largët që ende ka diçka për të thënë./kb

12:45 Arrestohet njeriu i besuar i Maduros, do të ekstradohet në SHBA

By: Kesjana
5 February 2026 at 12:45

Është arrestuar sërish Alex Saab, aleati i ngushtë i ish-presidentit Nicolás Maduro, gjatë një operacioni të përbashkët mes SHBA-ve dhe Venezuelës.

Lajmi u bë i ditur nga një zyrtar i lartë amerikan, i cili konfirmoi se 54-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Shteteve të Bashkuara në ditët në vijim. Bashkë me të, në këtë aksion u prangos edhe Raul Gorrin, pronari i rrjetit televiziv “Globovision”.

Megjithatë, arrestimi është shoqëruar me paqartësi dhe reagime kontradiktore. Avokati i Saab, Luigi Giuliano, i quajti raportimet “lajme të rreme”, ndërsa gazetarë pranë qeverisë në Venezuelë gjithashtu e mohuan ngjarjen./kb

12:30 Barnat antitumorale të skaduara në QSUNT/ Rrezikojnë vijimin e trajtimeve për pacientët me kancer

By: Kesjana
5 February 2026 at 12:30

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar probleme të shumta në menaxhimin e barnave antitumorale në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Sipas raportit “të auditimit tematik 2025 mbi disponibilitetin e barnave për trajtimin e sëmundjeve tumorale”, shumë barna kanë skaduar, por ende figurojnë në sistemin elektronik të inventarit të Farmacisë Qendrore, duke rritur artificialisht gjendjen e barnave dhe duke rrezikuar vijimin e trajtimeve për pacientët me sëmundje tumorale.

Ndër të tjera, në raport merren shembuj të rasteve konkrete të ilaçeve të skaduara.

Nënvizohet se: 19 flakonë Ifosfamide 1 g dhe 602 flakonë Methotrexate në dy formëdoza: Solution for injection and infusion x 500 mg (në 10ml ose 20ml) me 372 flakonë dhe Solution for injection x 50 mg / 2 ml me 230 flakonë, pavarësisht se kanë skaduar rezultojnë ende në sistemin Pentaho duke paraqitur risk për mbajtjen e stoqeve të skaduara në sistem dhe duke rritur artificialisht gjendjen e barnave në sistem, pavarësisht përcaktimeve të nenit 4 të kontratave të furnizimit. Për barin Ifosfamide 1 g, që prej datës 28.08.2024 deri në 01.05.2025 gjendja progresive është 19 njësi në DMM. Pavarësisht se gjendja paraqitet 19 njësi, nga verifikimi në sistem rezultoi se kjo sasi i përket lotit L01AA06 me nr. serial 28E8 dhe datë skadence 28.02.2019.

Barnat antitumorale të skaduara në QSUNT/ Rrezikojnë vijimin e

Pra, praktikisht gjendja faktike në DMM që nga data 28.08.2024 ka qenë 0 (zero). Po ashtu, për Methotrexate, në dy formëdoza, auditimi evidenton një total prej 602 flakonësh që kanë skaduar: 372 flakonë 500 mg dhe 230 flakonë 50 mg/2 ml.

Kontrolli i Lartë i Shtetit thekson se gjendjet e barnave të skaduara nuk janë vetëm një informacion statistikor, por tregojnë boshllëqe në menaxhimin e inventarit.

 “Edhe nëse barnat e skaduara nuk mund të përdoren nga operatorët në procesin e shkarkimit, prania e tyre në stok sjell pasoja negative, duke rritur artificialisht gjendjen dhe duke ngadalësuar qarkullimin efikas të barnave. Kjo situatë mund të shkaktojë mungesa të barnave të nevojshme për trajtim, duke ndikuar drejtpërdrejtë në shërbimin ndaj pacientëve,”- nënvizohet në raportin e KLSH-së.

Raporti gjithashtu evidenton dobësitë në kontrata dhe menaxhim.

“Shoqëria furnitore nuk mund të ketë informacion nëse barnat e furnizuar janë përdorur apo jo dhe nëse po u afrohet afati i skadencës. Në këto kushte, mbetet detyrë e QSUNT-së njoftimi i shoqërisë furnitore për tërheqjen e këtyre barnave, ku njoftimi duhet të kryhet brenda afatit të kontratës,”- thekson raporti.

Barnat antitumorale të skaduara në QSUNT/ Rrezikojnë vijimin e

Auditimi zbulon gjithashtu se buxheti i akorduar për barna është i pamjaftueshëm, duke rritur riskun e mungesës së barnave dhe ndërprerjes së terapiave.

Barnat antitumorale të skaduara në QSUNT/ Rrezikojnë vijimin e

Sipas KLSH-së, buxheti i akorduar për sektorin shëndetësor, përkatësisht për barna, rezulton i nënfinancuar, çka sjell riskun e mungesës së barnave e për pasojë edhe vijimin e terapive në përputhje me protokollet e trajtimit të sëmundjeve.

KLSH rekomandon që drejtori i Përgjithshëm i QSUNT-së të marrë masa për ngritjen e një grupi pune për verifikimin e të gjitha barnave të përdorura në trajtimin e sëmundjeve tumorale që rezultojnë të skaduara, me qëllim nxjerrjen e përgjegjësive për mosrespektimin e kontratave dhe asgjësimin e sasive të barnave të skaduara.

Auditimi sugjeron përmirësimin e procedurave për planifikimin 24-mujor të barnave dhe njoftimin e furnitorëve për barnat që afrojnë në skadencë, për të garantuar zëvendësimin me barna të vlefshme.

Barnat antitumorale të skaduara në QSUNT/ Rrezikojnë vijimin e

KLSH nënvizon se menaxhimi i dobët i barnave antitumorale dhe mungesa e mekanizmave efektivë për tërheqjen e barnave të skaduara rrezikon drejtpërdrejt jetën e pacientëve me kancer, duke krijuar një situatë kritike në QSUNT që kërkon masa urgjente./Burimi: CNA/kb

 

12:15 Intervista me Regjisorin Donard Hasani/ “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, vepra më e vështirë e karrierës time”

By: Kesjana
5 February 2026 at 12:15

Bisedoi ARTUR  AJAZI

Prej disa ditësh, ka nisur nga puna Teatrinskampakomedia e re, “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, tre burra , dhe një dashuri e pamundur. Komedia ka  regjisor Donard Hasanin, me aktorët e njohur, LaertVasili, Helidon Fino, Hervin Çuli, Atalanta Kercyku, dhe me skenografi Laedja Hajdari.

Z. Hasani pse zgjodhët Elbasanin për komedinë tuaj?

PërgjigjeUnë si regjisor dhe teatri i Elbasanit kemi njëhistori gjatë bashkëpunimi. Kam vënë TeatrinSkampa rreth gjashtë premiera vite ndryshme. E Fundit para dy vitesh. E solla komedinë këtë qytetsepse tashmë e njoh tipologjinë e spektatorit, e vlerësojreagimin e tij, dhe kuptoj kërkesat ka. Ky teatërështë nga teatrot e rralla Shqipëri funksionon miri me gjitha strukturat e nevojshme duhet ketë një institucion i niveleve tilla. Gjithashtu, përkëtë vepër gjeta mbështetjen e plotë dhebashkëpunimin e duhur nga drejtuesi i tj institucionizoti Kapaj.

ç’realitet apo situatë është shkruar e frymëzuar kjokomedi?

PërgjigjeKomediaNuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas” ka për autor një nga figurat shquara dramaturgjisë bashkëkohore greke Jorgo Theodosiadis. shkollën e ngritur prej tij kishte një student aktrimime nënën verbër. këto kushte ai bashkë me dystudent tjerë i sollën si detyrë kursi një rrethanë me këto tre karaktere. Këtu lindi dhe ideja e autorit shkruante këtë vepër.

Cila është sfida e realizimit kësaj vepre ?

Përgjigje–   Është   vepra     e   vështi     gjithë   karrjerën   time   profesionale.   Aktorët   interpretojnë  janë   Hervin Çuli,  Helidon   Fino,  Laert Vasili   dhe   Atalanta Kërçyku.   Aktorët   profesionin e tyre veprojnë nëpërmjet dëgjimit, shikimit dhe falës. Me anë këtyre mjeteve atakomunikojnë me publikun. Imagjinoni tani një shfaqje nuk i ka këto elemente përgjatë gjithë kohës veprimit skenik. Paganini mbahet mend edhe pse i ra vijolinës me një tel pak. Këta aktorë do mbahenmend këtë vepër sepse veprojnë skenë gjithashtume njëtel pak.

Çfarë do donit ju, publiku merte me vete kur dalë nga salla e Teatrit Skampa pasi ka parë komedinë?

Do     doja     publiku   pas   shfaqjes,  dilte   i   kënaqur   estetikisht,   i   relaksuar emocionalisht dhe irelaktuar lidhje me personat vuajnë cilësitë e personazheve./kb

12:05 Sondazhi: 90% e shqiptarëve i duan pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve ashtu siç janë ose më të ulëta

By: Kesjana
5 February 2026 at 12:05

Last Updated on 05/02/2026 by Kesjana

Javanews angazhoi sondazhistin e njohur Eduard Zaloshnja për të kryer një sondazh për opinionin e shqiptarëve rreth pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS krejt te rastësishme në gjithë territorin e vendit dhe u plotësua në mënyrë anonime nga të anketuarit.

Kampioni: 1158 të anketuar, i ripeshuar statistikisht për të përfaqësuar sa më afërsisht 1.9 milionë banorët e rritur të vendit, gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht.

Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/-2.8%

SHËNIM: Tek 9.9-përqindëshi mbizotërojnë të anketuar që votuan për PD-ASHM më 11 maj 2025 (ndoshta për inat të Kryeministrit); tek 73.2-përqindëshi ka një përzjerje votuesish të të gjitha partive, si dhe mosvotuesish; tek 16.9-përqindëshi mbizotërojnë të anketuar që votuan për PS-në më 11 maj/kb

12:00 Tronditëse në Australi, një 27-vjeçar akuzohet për abuzim seksual ndaj 459 fëmijëve

By: Kesjana
5 February 2026 at 12:00

Një 27-vjeçar në Australi është akuzuar për qindra vepra penale që lidhen me abuzimin seksual të fëmijëve, pasi dyshohet se ka shënjestruar fëmijë përmes rrjeteve sociale dhe platformave të lojërave online.

I dyshuari, i cili ndodhet në paraburgim që nga shkurti i vitit të kaluar, përballet me 596 akuza, pasi hetuesit gjetën mbi 23 mijë video dhe imazhe me përmbajtje abuzive në pajisjet e tij elektronike. Sipas policisë, materialet lidhen me 459 viktima në Australi dhe 15 vende të tjera.

Deri më tani janë identifikuar 360 viktima, mbi 200 prej tyre në Australi. Shumica janë djem të moshës nga shtatë deri në 15 vjeç, ndërsa pjesa tjetër ndodhet kryesisht në vende anglishtfolëse.

Policia bëri të ditur se i dyshuari ka vepruar gjatë periudhës 2018–2025, duke krijuar profile të rreme online dhe duke u paraqitur si person i gjinive të ndryshme për të fituar besimin e fëmijëve. Ai dyshohet se ka përdorur metoda joshjeje, presioni dhe kërcënimi për t’i detyruar viktimat të dërgonin materiale me përmbajtje seksuale.

Autoritetet po bashkëpunojnë me partnerë ndërkombëtarë për të identifikuar viktimat e mbetura dhe për t’u siguruar atyre mbështetjen e nevojshme.

Akuzat përfshijnë prodhimin dhe shpërndarjen e materialeve abuzive ndaj fëmijëve, rekrutimin e të miturve përmes shërbimeve të komunikimit online dhe përfshirjen në veprimtari seksuale me fëmijë në internet. I dyshuari pritet të dalë para gjykatës të enjten./kb

11:45 Rusia teston krahun lindor të NATO-s/ SHBA miraton fonde për shtetet baltike

By: Kesjana
5 February 2026 at 11:45

Kongresi i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar një fond prej 200 milionë dollarëve si asistencë sigurie për shtetet e Baltikut, teksa intensifikohet aktiviteti rus në krahun lindor të NATO-s.

Fondet, që janë miratuar këtë javë në kuadër të shpenzimeve për vitin fiskal 2026, garantojnë fonde për Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë nën Iniciativën për Siguri të Baltikut.

Paketa prej 838.7 milionë dollarëve, e nënshkruar nga presidenti amerikan, Donald Trump, më 3 shkurt, parasheh rritje të bashkëpunimit me tri shtetet baltike, pavarësisht përpjekjeve të kaluara të Pentagonit për t’i eliminuar ato.

Rreth 10 milionë dollarë shtesë i janë ndarë Estonisë nga programin për financim të ushtrive të huaja, fonde të cilat Tallini i ka përdorur më parë për të blerë pajisje HIMARS, raketa Javelin dhe predha artilerie të kalibrit të madh.

“Ky është parandalim shumë i mirë për aleatët tanë të Baltikut”, ka thënë kongresisti Don Bacon në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Ai ka thënë se kjo çështje është kthyer në prioritet pasi Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka dhënë sinjale për ndalje të fondeve për programin.

“Kongresi është i përkushtuar për aleancë të fuqishme të NATO-s dhe ne e dimë që duhet vëmendje më e madhe sa i përket Baltikut”, ka thënë ai, duke shtuar se historia është dëshmi për rrezikun që kanoset nga braktisja e angazhimeve globale.

“Shumica në Kongres janë të përkushtuar për NATO-n dhe ne e dimë që kemi nevojë për miq për ta luftuar Kinën, Rusinë dhe Iranin. Nuk mund ta bëjmë vetë. Amerika vetëm është një Amerikë e dobësuar”, ka thënë Bacon.

Tri shtetet baltike, të gjitha anëtare të NATO-s dhe mbështetëse të Ukrainës, kanë parë shkelje të hapësirave të tyre territoriale nga aeroplanët dhe dronët rusë në muajt e fundit.

Bacon ka thënë se lufta e Rusisë kundër Ukrainës, që shpejt po hyn në vitin e pestë, është kërcënim përtej kufijve të Ukrainës. Ai ka thënë se mënyra se si përfundon konflikti, më i përgjakshmi në Evropë prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, do të formësojë ambientin e sigurisë për shtetet baltike dhe fqinjët tjerë më të brishtë.

“Nëse Ukraina humb, atëherë duhet ta dimë që Moldavia do të jetë e radhës”, ka thënë ai.

“Ne nuk duhet të jemi neutralë. Ne duhet të qëndrojmë në anën e lirisë dhe kundër një banditi diktator”.

Për shtetet baltike, miratimi i fondeve shkon përtej vendimeve buxhetore.

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Kestutis Budrys, i ka thënë Radios Evropa e Lirë më 4 shkurt se vendimi vërteton se ky rajon përbën linjën e frontit të NATO-s. Budrys i ka përmendur edhe rreziqet tjera që i kanosen rajonit, përfshirë operacionet hibride ruse dhe bjelloruse.

Kristen Taylor, nga Iniciativa për Siguri Transatlantike në Këshillin Atlantik, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se legjislacioni është miratuar në kohën e urgjencës në rritje, për shkak të aktivitetit rus. Sipas saj, ky financim është miratuar për t’i rritur kapacitetet ushtarake për aleatët e Baltikut. /REL/kb

11:30 Hakerimi i SPAK-ut, paraqitet në GJKKO ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili

By: Kesjana
5 February 2026 at 11:30

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se ai është paraqitur për zhvillimin e seancës paraprake lidhur me çështjen e hakerimit të e-maileve zyrtare të prokurorëve të SPAK në mars të vitit të shkuar.

Kujtojmë se sulmi kibernetik ndodhi në mars të 2025-ës, ndërsa procedimi penal është regjistruar 2 muaj më vonë. Sipas asaj që u raportua asokohe, autorët kishin arritur të kishin në dorë disa adresa e-maili të prokurorëve të SPAK.

Nga hetimet e SPAK-ut, rezulton se personat e përfshirë dyshohet se kanë tentuar të ndërhyjnë në kompjuterët e tre prokurorëve të posaçëm, Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini, me synimin për të siguruar të dhëna sensitive. Sipas Prokurorisë së Posaçme, tentativa për depërtim në sistemin e brendshëm të IT-së ka dështuar dhe hakerët nuk kanë arritur të hyjnë në databazat kryesore të institucionit.

Megjithatë, dyshohet se disa nga dokumentet e përfituara janë shpërndarë tek persona të tjerë, mes të cilëve edhe dy gazetarë.

Tre persona janë marrë të pandehur lidhur me këtë çështje, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, ish-punonjësi i IMT-së, Arnold Rrokaj dhe ish-zyrtari i burgut të Vlorës, Zambak Gjoni. Sipas hetimeve, Rrokaj ishte i pari që pati akses te materialet hetimore. Ai bashkë me Gjonin u identifikuan brenda 24 orëve dhe u arrestuan menjëherë duke parandaluar kështu dhe shpërndarjen e mëtejshme të materialeve hetimore./kb

11:15 Sekuestrimi i sendeve personale/ Apeli i GJKKO-së pranon pjesërisht ankimimin e zyrtares së Policisë së Shtetit

By: Kesjana
5 February 2026 at 11:15

Sekuestrimi i sendeve personale/ Apeli i GJKKO-së pranon pjesërisht

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka pranuar pjesërisht ankimimin e Drejtoreshës së Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Ervina Gjana për sekuestrimin e sendeve personale.

Në njoftimin e Apelit të GJKKO-së për mediat, bëhet me dije se vendimi është marrë nga gjyqtari Florjan Kalaja.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Florjan Kalaja, sot më datë 05.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 40 akti, datë 27.01.2026 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses E.Gj: “Ankim kundër vendimit nr. 834, datë 30.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Kërkesë për verifikimin e ligjshmërisë së ekzekutimit të vendimit nr. 812, datë 15.12.2025, për lejimin e kontrollit personal dhe të vendeve, përsa i përket sekuestrimit të sendeve personale të një personi të tretë, si dhe kthimin e sendeve të sekuestruara pa bazë ligjore”, duke pranuar pjesërisht ankimin e znj. E.Gj, ndryshoi vendimin nr. 834, datë 30.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjithashtu, disponoi për ndalimin e publikimit apo dekonspirimit të këtij vendimi deri në mbylljen e hetimeve paraprake, në zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në njoftimin e Apelit të GJKKO-së./kb

11:00 Gjithë familja u shua pas helmimit nga monoksidi i karbonit, kush janë viktimat e tragjedisë në Itali

By: Kesjana
5 February 2026 at 11:00

Të tjera detaje mësohen lidhur me tragjedinë e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Itali, ku katër anëtarë të një familjeje shqiptare humbën jetën, për shkak të një rrjedhjeje monoksidi karboni që dyshohet të ketë ardhur nga keqfunksionimi i sistemit të ngrohjes në shtëpinë e tyre në rrugën Galgani, në Porcari, në provincën e Lucca-s.

Corriere della Sera raporton se viktimat janë babai 48-vjeçar Arti Kola, nëna Jonida, 43 vjeç, djali i quajtur Hajdar, 22 vjeç si dhe vajza më e vogël Xhesika, vetëm 15 vjeç.

Një person i pestë, vëllai i kryefamiljarit, arriti të shpëtonte, por ndodhet në gjendje kritike. Edhe dy karabinierë, të cilët shkuan për të dhënë ndihmën e parë, pësuan helmim të lehtë, por nuk rrezikojnë jetën.

Tragjedia ndodhi rreth orëve të mbrëmjes së të mërkurës. Vëllai i kryefamiljarit lajmëroi karabinierët pasi nuk kishte arritur të kontaktonte me ta. Kur shkuan në banesën trekatëshe dhe trokitën pa marrë përgjigje, ata thyen derën dhe zbuluan katër trupat pa jetë. Xhaxhai humbi ndjenjat për shkak të monoksidit të karbonit dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Cisanellos.

Prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e shtëpisë. Bashkë me zjarrfikësit, karabinierët do të kontrollojnë nëse bojleri ishte instaluar dhe mirëmbajtur sipas rregullave ligjore. Shtëpia ishte blerë nga Arti Kola rreth tre vjet më parë dhe pjesërisht e restauruar nga vetë ai dhe disa miq, por vetëm kohët e fundit kishin nisur të jetonin aty./kb

10:45 Nën ndërmjetësimin e SHBA/ Nis dita e dytë e bisedimeve Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi

By: Kesjana
5 February 2026 at 10:45

Ukraina dhe Rusia kanë filluar sot ditën e dytë të bisedimeve në Abu Dhabi nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të diskutuar se si t’i japin fund luftës, e cila po mbush katër vjet. Kështu ka bërë të ditur kreu i delegacionit ukrainas që merr pjesë në negociata, Rustem Umerov.

“Dita e dytë e negociatave në Abu Dhabi ka filluar. Ne po punojmë në të njëjtat formate si dje: konsultime trepalëshe, punë në grupe dhe sinkronizim i mëtejshëm i pozicioneve“, tha Umerov në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram.

I dërguari i Presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitriev, ka deklaruar se është bërë përparim dhe se ka një lëvizje pozitive përpara në bisedimet që po zhvillohen në Abu Dhabi midis rusëve dhe ukrainasve në prani të amerikanëve për një marrëveshje paqeje për Ukrainën.

“Padyshim që ka përparim, gjërat po ecin përpara në një drejtim të mirë dhe pozitiv“, tha negociatori rus Kirill Dmitriev për gazetarët.

Një raund i ri bisedimesh trepalëshe për paqe që përfshijnë Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë filloi dje në Abu Dhabi.  Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës deklaroi se interesi i palës ukrainase në raundin e ardhshëm dy-ditor të bisedimeve të paqes në Abu Dhabi është të zbulojë se çfarë synojnë realisht rusët dhe amerikanët.  /Kb

10:30 Princ Leka dhe Blerta Celibashi ndërmarrin hapin e rëndësishëm

By: Kesjana
5 February 2026 at 10:30

Princ Leka dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi, janë drejt një kapitulli të ri në jetën e tyre personale. Burime pranë Vip Magazine bëjnë të ditur se çifti ka nisur përgatitjet për ceremoninë e martesës, e cila pritet të zhvillohet në një kohë të afërt.

Prej kohësh, ata janë shfaqur të bashkuar dhe të qëndrueshëm në paraqitjet e tyre publike, duke reflektuar një marrëdhënie të konsoliduar. Një vit më parë, çifti zyrtarizoi fejesën në një ceremoni private në jug të Shqipërisë, që u komentua gjerësisht në media.

Megjithëse detajet mbi dasmën mbahen ende larg syrit të publikut, interesi dhe pritshmëritë mbeten të larta për hapin e radhës që pritet të ndërmarrin së shpejti./kb

10:15 Minnesota, qeveria amerikane tërheq 700 forca operative

By: Kesjana
5 February 2026 at 10:15

Autoriteti i Imigracionit (ICE) dhe agjencia e mbrojtjes së kufirit (CBP) në Minnesota janë kritikuar ashpër. Qeveria tani ka njoftuar një tërheqje të pjesshme të forcave.

Veprimet e autoriteteve amerikane të imigracionit ICEdhe agjencisë së mbrojtjes së kufirit CBP shkaktuan protesta masive në shtetin Minesota. Veçanërisht, vrasja fatale e dy qytetarëve amerikanë në Minneapolis shkaktoi tmerr.

Tani, Komisioneri i Forcave Kufitare i Presidentit amerikan Donald Trump, Tom Homan, ka njoftuar tërheqjen e 700 nga rreth 3000 forcat operative në këtë shtet. Kjo përfshin anëtarë të forcave të ICE dhe CBP. Homan ka theksuar se vendimi nuk duhet të shihet si braktisje e politikës së deportimeve masive.

“Koordinim i përmirësuar në terren”

Javën e kaluar, Homan kishte hedhur tashmë idenë e një tërheqjeje të pjesshme pas bisedimeve me udhëheqësit lokalë të Partisë Demokratike. Tani ai e ka justifikuar vendimin me arsyetimin e një koordinimi të përmirësuar në terren. Sipas Homanit, emigrantët e parregullt që ishin në burg mund të ndalohen menjëherë pas lirimit të tyre nga agjentët e ICE. Sipas Homanit, kjo do të kërkonte vetëm dy agjentë në vend të dhjetë.

Më parë, zyrtarët e ICE shpesh nuk informoheshin për lirimet dhe për këtë arsye duhej të kërkonin migrantët e parregullt për të kryer dëbimet.

Trump tha se mund të jetë e nevojshme një “qasje më e butë”

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha më tej në një intervistë në NBC News se ka urdhëruar një reduktim të numrit të zyrtarëve të imigracionit në Minesota dhe se mund të jetë e nevojshme një “qasje më e butë”.

Kur u pyet gjatë nëse vendimi i shpallur nga Tom Homan për të tërhequr rreth një të katërtën e agjentëve federalë të imigracionit të vendosur në Minesota erdhi nga ai, Trump u përgjigj: “Po, po”. “Por nuk erdhi nga unë sepse doja”, shtoi presidenti.

Kur u pyet për mësimet që mund të nxirren nga ajo që ndodhi në Minesota, Trump u përgjigj: “Kam mësuar se ndoshta mund të kemi një qasje pak më të butë. Por ne duhet të vazhdojmë të jemi të ashpër.”

Një sondazh i ri ndërkombëtar nga Gallup tregon se amerikanët janë veçanërisht të shqetësuar për politikën dhe qeverisjen, krahasuar me banorët e më shumë se 100 vendeve anembanë botës.

Protesta kundër veprimeve të forcave operative

Javë më parë, qeveria amerikane dërgoi mijëra zyrtarë federalë në qytetin Minneapolis dhe në shtetin Minesota. Në Minneapolis, veprimi brutal i ICE u përball me rezistencë. Pas vrasjes me armë të dy shtetasve amerikanë, Renee Good dhe Alex Pretti nga oficerët e policisë, zemërimi dhe protestat u përhapën në të gjithë vendin. Zëra kritikë u ngritën edhe brenda Partisë Republikane.

Pas rritjes së presionit, Trumpi tërhoqi nga Minneapolis komandantin e përfshirë në debate të Forcave Kufitare, Gregory Bovino. Në vend të tij ai dërgoi Tom Homan-in, gjë që u pa si një përpjekje për të ulur tensionet./ DW /kb

10:00 Studimi: Një e treta e rasteve të kancerit janë të parandalueshme

By: Kesjana
5 February 2026 at 10:00

Gati katër nga çdo dhjetë raste të reja të kancerit në botë mund të parandalohen duke shmangur faktorë të njohur rreziku, si pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, ndotja e ajrit dhe disa infeksione, bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Sipas një studimi të ri thotw se rreth 38% e rasteve të reja të kancerit në nivel global në vitin 2022  ose 7.1 milionë raste  lidhen me shkaqe të parandalueshme. Studimi u botua në revistën shkencore Nature Medicine dhe u realizua nga një ekip i gjerë studiuesish, përfshirë Agjencinë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin të OBSH-së.

Hulumtimi analizoi 30 faktorë rreziku që rrisin mundësinë e zhvillimit të kancerit. Duhani rezultoi shkaktari kryesor, përgjegjës për 15% të të gjitha rasteve të reja, i ndjekur nga infeksionet që shkaktojnë kancer me 10% dhe konsumimi i alkoolit me rreth 3%.

Faktorë të tjerë të rëndësishëm përfshijnë mbipeshën, mungesën e aktivitetit fizik, ekspozimin ndaj rrezatimit ultravjollcë (UV) dhe kontaktin me substanca të rrezikshme në vendin e punës, si azbesti.

“Kjo është analiza e parë globale që tregon qartë se sa rrezik për kancer vjen nga shkaqe që ne mund t’i parandalojmë,” tha Andre Ilbawi, autor kryesor i studimit dhe drejtues i ekipit të OBSH-së për kontrollin e kancerit.

Sipas të dhënave, pothuajse gjysma e rasteve të parandalueshme lidhen me kancerin e mushkërive, stomakut dhe qafës së mitrës. Kanceri i mushkërive lidhet kryesisht me pirjen e duhanit dhe ndotjen e ajrit, ndërsa ai i stomakut me bakterin Helicobacter pylori. Kanceri i qafës së mitrës shkaktohet kryesisht nga virusi HPV, kundër të cilit ekzistojnë vaksina efektive.

Studimi tregon gjithashtu se burrat preken më shpesh nga kanceri i parandalueshëm: 45% e rasteve të reja te burrat, krahasuar me 30% te gratë. Rreth një e katërta e rasteve të parandalueshme të kancerit te burrat lidhen me pirjen e duhanit, kundrejt 11% te gratë.

Studiuesit u bëjnë thirrje qeverive të forcojnë politikat e kontrollit të duhanit dhe alkoolit, të rrisin vaksinimin kundër infeksioneve si HPV, të përmirësojnë cilësinë e ajrit dhe sigurinë në vendet e punës, si dhe të promovojnë dieta të shëndetshme dhe aktivitet fizik.

“Nëse duam të ulim barrën e kancerit, duhet të ulim edhe barrën e sëmundjeve jo-ngjitëse. Duhani, alkooli, ushqimet ultra të përpunuara dhe cilësia e ajrit janë nxitësit kryesorë të shumë llojeve të kancerit,” tha Katie Dain, drejtoreshë ekzekutive e Aleancës NCD./ CNA/kb

09:59 Rama mbërrin në Pallatin Apostolik të Vatikanit

By: Kesjana
5 February 2026 at 09:59

Last Updated on 05/02/2026 by Kesjana

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Pallatin Apostolik të Vatikanit. Rama është pritur nga Prefekti i Shtëpisë Papnore dhe Zotërinj të Shenjtërisë së Tij.

Kreu i qeverisë ndodhet që prej ditës së djeshme në Vatikan, ndërsa do të pritet në audiencë nga Papa Leoni XIV.

Gjithashtu Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja, do të vizitojnë vendvarrimin e Papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore.

Pjesë e kësaj vizite do të jenë edhe disa takime të tjera mes të cilave takimi me Kardinalin Pietro Parolini, sekretar shteti i Vatikanit. /kb

09:45 Gjermania ka punëtorët më të moshuar në BE

By: Kesjana
5 February 2026 at 09:45

Popullsia gjermane është mbi mesataren e moshës, dhe sigurisht kjo vlen edhe për tregun e punës. Kjo është dramatike, veçanërisht duke pasur parasysh të ardhmen e sistemit të pensioneve.

Në asnjë shtet tjetër anëtar të Bashkimit Evropian, popullsia punëtorenuk është aq e moshuar sa në Gjermani. Në vitin 2024, nga rreth 40.9 milionë të punësuar, 9.8 milionë prej tyre ishin midis moshës 55 dhe 64 vjeç, njoftoi këtë të martë Zyra Federalee Statistikave.

Kjo korrespondon me një përqindje prej pothuajse një së katërtës (24.0 përqind) – “vlera më e lartë ndër të gjitha vendet e BE-së”, siç u tha. Për krahasim: mesatarja e BE-së për këtë grupmoshë është 20.1 përqind.

Shtyhet gjithnjë e më shumë mosha e daljes në pension

Pjesa e dytë më e madhe në BE pas Gjermanisë regjistrohet nga Italia: atje, njerëzit e moshës 55 deri në 64 vjeç përbëjnë 23.0 përqind të të punësuarve.

Në Bullgari kjo përqindje është gjithashtu e lartë në 22.3 përqind. Sipas këtyre të dhënave, Malta ka numrin proporcionalisht më të vogël të personave të punësuarmë të moshuar në BE: vetëm afërsisht një në nëntë të punësuar (10.8 përqind) është midis moshës 55 dhe 64 vjeç.

Edhe në Luksemburg (12.8 përqind) dhe Poloni (15.2 përqind), kjo grupmoshë përbën një pjesë relativisht të vogël të të punësuarve.

Shkaqet e moshës më të lartë

“Arsyeja kryesore për përqindjen e lartë të personave të punësuar më të moshuar në Gjermaniështë plakja gjithnjë e më e theksuar e popullsisë”, shpjegojnë statisticienët. “Plus, njerëzit në këtë vend po dalin në pension gjithnjë e më vonë.”

Mosha mesatare e daljes në pension për gratë dhe burrat në vitin 2024 ishte 64.7 vjeç. Në vitin 2004, ishte 63.0 vjeç për gratë dhe 63.1 vjeç për burrat. Një nga arsyet e rritjes është rritja graduale e moshës ligjore të daljes në pension në 67 vjeç deri në vitin 2029.

Gjithashtu, sipas të njëjtave deklarata, heqja e dy modeleve të pensioneve të hershme të pleqërisë, të cilat mund të përdoren pjesërisht që nga mosha 60 vjeç, luajti gjithashtu një rol. Sistemi i pensioneve ndodhet nën presion.

Çelësi për zgjidhjen e problemit

Organizata e për bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin, OECD, pret barrë të konsiderueshme ndaj sistemit gjerman të pensioneve. Popullsia në moshë pune do të tkurret gjatë 40 viteve të ardhshme, sipas një studimi të publikuar në fund të vitit 2025. “Zgjatja e jetës së punës do të jetë çelësi për financimin e pensioneve në të ardhmen”, këshillon OECD.

Kështu, mosha ligjore e daljes në pension mund të lidhet me jetëgjatësinë. Në të njëjtën kohë, modelet e daljes në pension të parakohshëm duhet të bëhen më pak tërheqëse.

Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi ndryshime drastike në sistemin e sigurimeve të pensioneve në fillim të javës. Në të ardhmen, pensionet do të orientohen gjithnjë e më shumë drejt pjesës private të sigurimeve bazuar në investime kapitali./ DW/kb

09:15 Rama viziton bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, një lutje për popullin shqiptar

By: Kesjana
5 February 2026 at 09:15

Kryeministri Edi Rama ka vizituar bazilikën e famshme të Zojës së Këshillit të Mirë gjatë vizitës së tij zyrtare në Vatikan. Mëngjesin e kësaj të enjteje, ai ka ndarë në rrjetet e tij sociale disa momente nga vizita e tij, duke e shoqëruar bashkë me një mesazh ku i drejtohet me lutje nënës Mari.

“O Mari, Nënë e ëmbël e Këshillit të Mirë, kaq e dashur për bijtë e Shqipërisë në atdhe dhe jashtë atdheut! Sot po vijmë tek ti, edhe një herë, të ta besojmë popullin tonë, familjet tona, rininë tonë. Ti që je Zojë e Shkodrës dhe e mbarë Shqipërisë, na udhëhiq në rrugën e së mirës, na jep dritë në dyshime dhe ngushëllim në provat e jetës. Nën mbrojtjen tënde kërkojmë strehë, o Virgjër e bekuar.

Mbroje Shqipërinë, ndriço mendjet tona dhe na bëj të jemi gjithmonë besnikë ndaj Birit tënd, Jezusit. O Zoja e Këshillit të Mirë, lutu për ne!”, shkruan Rama.

Sjellim ndërmend se kyeministri ka mbërritur në Vatikan ditën e djeshmë, më 4 shkurt, i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama, dhe djali i tij, Zaho. Ndalesën e parë ai e bëri në bazilikën e famshme në Genazzano. Siç u shpreh ai, prej vitit 1467, aty nuk ka shkelur asnjë kryetar shteti apo qeverie shqiptare./kb

❌
❌