Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 January 2026Main stream

“Mbytën” Italinë me kokainë, SPAK dërgon për gjykim dy persona (EMRAT)

By: D Marku
9 January 2026 at 15:45

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, më 8.1.2026, kërkesën për gjykimin e procedimit penal, nr.296 të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurve. Maksim Ndoci dhe Juljan Kollçaku. Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale: “Trafikim i narkotikëve”, në bashkepunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar si vepra penale nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1, të Kodit Penal.

Origjina e procedimit

Procedimi penal nisi mbështetur në kërkesën e autoriteteve gjyqësore italiane, konkretisht Prokurorisë së Republikës pranë Gjykatës së Firences, Drejtoria e Distriktit Antimafia në lidhje me një procedim penal (nr.9740/21 RGNR mod.21). Sipas kërkesës, kjo prokurori po hetonte për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë, aktivitet që drejtohej nga një grup kriminal, ku bënin pjesë edhe shtetas shqiptarë, të cilët vepronin në Shqipëri (Durrës, Tiranë), Amerikën Latine (Ekuador dhe Panama), Itali (provinca e Pizës, Piemontes dhe Trevizos).

Procedimi penal në Itali nisi pas një kontrolli të kryer nga Guardia di Finanza i Livornos, në periudhën 7-9 mars 2021, gjatë të cilës u identifikuan shtetas me origjinë shqiptarë, të kapur në flagrancë gjatë operacioneve për nxjerrjen e një ngarkese kokaine të ardhur nga Amerika Latine, në portin e afërt të Labronikos (Livorno).

Veprimet hetimore

Përmes veprimeve të fshehta me mjete teknike (pergjimeve telefonike dhe ambientale dhe gjurmimit gjeografik GPS), si dhe hetimeve tradicionale (vëzhgimeve, kontrolleve, ndjekjes, rregjistrimeve video, monitorimit të mjeteve të transportit dhe shkëmbimeve të informacioneve) – u bë e mundur identifikimi i veprimtarisë kriminale të grupit dhe personave të përfshirë.

Hetimet në Itali u kryen në kuadët të Skuadrës së Përbashkët Hetimore dhe verifikimeve, vëzhgimeve, përgjimeve të përsonave të përfshirë në këtë veprimtari, të cilit hynin dhe dilnin në territorin e Republikës së Shqipërisë. Nga këto hetime u mblodhën prova që vërtetonin ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal, qëllimi i të cilit ishte importi dhe shpërndarja e kokainës në tregun italian.

Anëtarë të grupit janë shtetasit shqiptarë dhe italianë:

Albert Turja, Roland Turja, Alfred Veshti, Klodian Veshti, Maksim Ndoci, Luca Koci, Aurel Zhupa, Ionut Pislariu, Errico D’Ambrosio, Vincenzo Di Corso, Mario Spiritoso, Fabio Consale.

Ata kishin organizuar një strukturë kriminale duke marrë ngarkesa të konsiderueshme kokaine në portin e Livornos, të cilat vinin nga porti i Guayaquilit në Ekuador. Ndërsa sasia blihej në Kolumbi dhe ishte destinuar për anëtarë të grupeve të shumta kriminale, me anëtarë, kryesisht shqiptarë, rumunë dhe italianë.

Episodet e sekuestrimit të lëndës narkotik

19.7. 2021, në magazinën Interpair në Guasticce (LI), – rreth 28 kg kokainë neto (pesha bruto 33.8 kg);
24.8.2021, në portin e Livornos (LI), – mb 70 kg kokainë neto (pesha bruto mbi 84 kg);
22.11.2021,në kufirin tokësor të Gaggiolo (VA) – rreth 11.7 kg kokainë neto (pesha bruto mbi 12 kg). Këtu u krye edhe arrestimi i korrierit të drogës Alberto Brandi, (i cili u ndoq penalisht veçmas);
2.3.2022, mbi 140 kg kokainë (pesha bruto mbi 158.5kg) në magazinën Reefer në portin e Livornos (LI).
5.4.2022, në Frattamaggiore (NA) – mbi 400 kg kokainë (pesha bruto mbi 489kg).
16.4.2022, në Guidonia (Romë) – mbi 84.5 kg kokainë neto (me një peshë bruto prej 1,110.5 kg);
30.6.2022, në Ostia – mbi 4 kg kokainë neto, pjesë e një dërgese prej 32 kg.
9.3.2022, në Guabo, një qytet pranë portit të Guayaquilit në Ekuador – 150 kg kokainë neto (mbi 169 kg bruto).

Përgjegjësia penale e të pandehurve

Në kuadër të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar, autoritetet italiane kanë kërkuar ndjekjen penale në Shqipëri për shtetasit Maksim Ndoci dhe Juljan Kollçaku, për të cilët çështja është dërguar për gjykim më datë 8.1.2026.

Për të pandehurin Maksim Ndoci, provohet përfshirja në rikuperimin e mbi 140 kg kokainë neto, të sekuestruar më 2.3.2022 në portin e Livornos, si dhe roli i tij i rëndësishëm në rekuperimin e një sasie prej rreth 120 kg kokainë bruto, të ardhurin e Livornos më 14.3.2022, e sekuestruar më 5.4.2022 në Frattamaggiore (Napoli), si dhe në importimin e një sasie prej 32 kg kokainë, nga e cila u sekuestruan mbi 4 kg neto më 30.6.2022 në Ostia.

The post “Mbytën” Italinë me kokainë, SPAK dërgon për gjykim dy persona (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Ndihmë! Jetët tona janë në rrezik”/ Prag katastrofe në Përmet! Rrëshqitje masive dherash, 8 banesa buzë greminës, banori: Shtëpitë dridhen sikur bie tërmet

By: D Marku
9 January 2026 at 15:17

Prag tragjedie duket se është ajo që mund të ndodhë në Malëshovë të Përmetit.

Një qytetar ka denoncuar në BalkanWeb situatën ku ndodhet ai dhe fqinjët e tij. Nga rrëshqitja e dheut banesat e tyre rrezikojnë që shumë shpejt të përfundojnë në greminë duke u rrezikuar kështu edhe jetën.

Ai ka shpjeguar se rrezikohen tetë banesa ndërsa fillesat e greminës së krijuar janë tashmë vetëm një metër larg shtëpisë së parë.

“Jam banor i fshatit Maleshovë, në rrethin e Përmetit, dhe po ju shkruaj me shqetësim të thellë dhe frikë reale për jetën e familjeve tona.
Si pasojë e reshjeve të mëdha, në fshatin tonë ka ndodhur një rrëshqitje masive dheu, e cila po përhapet në një sipërfaqe shumë të gjerë. Aktualisht 8 banesa ndodhen në rrezik të menjëhershëm, ndërsa në 3 prej tyre jetojnë familje, ku rrëshqitja ka mbërritur vetëm 1 metër larg themeleve.
Është krijuar një humnerë rreth 300 metra e gjatë dhe mbi 40 metra e thellë, që po zgjerohet vazhdimisht. Banesat lëkunden fort në çdo moment, duke krijuar ndjesinë e një tërmeti të pandalur dhe duke rritur rrezikun për shembje.
Kjo situatë është jashtëzakonisht alarmante dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse, për verifikim në terren, evakuim të banorëve dhe marrje masash emergjente, përpara se të humbasë ndonjë jetë njerëzore. Jeta e familjeve tona është në rrezik”, shkruan ai.

The post Ndihmë! Jetët tona janë në rrezik”/ Prag katastrofe në Përmet! Rrëshqitje masive dherash, 8 banesa buzë greminës, banori: Shtëpitë dridhen sikur bie tërmet appeared first on Albeu.com.

Kushtoi 260 mln euro me firmën e Ballukut/ Shembet sërish aksi i florinjtë Qukës-Qafë Plloçë. Rrëshqitja e dherave bllokon qarkullimin e mjeteve(VIDEO)

By: D Marku
9 January 2026 at 14:42

Reshjet e këtyre ditëve kanë shkaktuar sërish problematika në aksin Qukës-Qafë Plloçë.
Edhe pse ka kushtuar 260 mln euro, ky aks përballet me problematika edhe në reshjet e para të shiut, duke pasur edhe ndërprerje të qarkullimit të mjeteve apo bllokim të plotë të tyre.
Në pamjet e siguruara nga Lorena Kodra për Neës24 shihet se si rrëshqitja e dherave ka bllokuar plotësisht rrugën duke pezulluar qarkullimin e mjeteve.

The post Kushtoi 260 mln euro me firmën e Ballukut/ Shembet sërish aksi i florinjtë Qukës-Qafë Plloçë. Rrëshqitja e dherave bllokon qarkullimin e mjeteve(VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“PD e hapur për partitë e tjera, u kemi dhënë garanci për Kod Zgjedhor konsensual”, Berisha vlerëson rezistencën e Lapajt: Proteston çdo ditë para Kryeministrisë

By: D Marku
9 January 2026 at 14:18

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj analizës së politologut Ermal Hasimja për besueshmërinë dhe bashkëpunimin e opozitës, duke theksuar se PD-ja ka qëndruar e palëkundur si forcë opozitare në sfidat e fundit politike.

“Pas një kalvari të paprecedentë, Partia Demokratike arriti të qëndrojë si opozitë e vërtetë dhe nga tetori 2024 deri më 5 dhjetor 2025 mori 7 rezoluta ndërkombëtare nga të gjitha forcat e djathta dhe qendra të djathta, që denoncuan persekutimin politik nga Edi Rama, narkoshtetin e tij dhe farsën elektorale,” deklaroi Berisha.

Ai shtoi se PD-ja është e hapur ndaj bashkëpunimit me partitë e tjera opozitare, ndërsa vlerësoi protestën e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” dhe Adriatik Lapajt, që proteston çdo ditë para Kryeministrisë.

“Ka parti që refuzuan të bashkohen, por kjo nuk është pengesë për ne. PD-ja ka ofruar garanci për ndryshime konsensuale si opozitë, por nuk mund të diktojë jashtë vullnetit të tyre bashkëpunimin,” tha Berisha.
Në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Berisha nënvizoi gatishmërinë e PD-së për dialog me të gjitha partitë opozitare, duke theksuar se refuzimi për ndryshime vjen nga mungesa e vullnetit të qeverisë aktuale.

“Jemi tërhequr sepse Rama nuk ka vullnet për asnjë ndryshim përveç atyre që do vetë ai. Ai do të bëjë atë që do nëse ky popull nuk i tregon vendin,” tha Berisha.

The post “PD e hapur për partitë e tjera, u kemi dhënë garanci për Kod Zgjedhor konsensual”, Berisha vlerëson rezistencën e Lapajt: Proteston çdo ditë para Kryeministrisë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Pamje dramatike në Durrës, lumi Erzen del nga shtrati dhe përmbyt varrezat

By: D Marku
9 January 2026 at 13:57

Dalja e lumit Erzen nga shtrati ka shkaktuar një situatë mjaft problematike në fshatin Jubë, në Durrës, duke përmbytur zona të gjera të territorit të kësaj zone rurale.

Sipas pamjeve të siguruara, përveç tokave bujqësore dhe rrugëve të mbuluara nga uji, përmbytjet kanë prekur edhe varrezat e fshatit, ku uji ka vërshuar mes varreve.

Ndërkohë, autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave janë në monitorim të vazhdueshëm të nivelit të lumit Erzen.

Situata mbetet e paqëndrueshme, ndërsa pritet që reshjet dhe prurjet e shtuara të ujit të përcaktojnë zhvillimet në orët në vijim.

The post VIDEO/ Pamje dramatike në Durrës, lumi Erzen del nga shtrati dhe përmbyt varrezat appeared first on Albeu.com.

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e Arbër Abazit. Lidhjet familjare me zv/kryeministren

By: D Marku
9 January 2026 at 13:19

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka ushtruar sot disa kontrolle në kuadër të hetimeve ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku.

Raportohet se SPAK ka kryer kontrolle në banesën dhe zyrën e Arbër Abazit, i cili ka edhe lidhje familjare me Ballukun, pasi bashkëjeton me vajzën e tezes së zv/kryeministres.

Kontrollet kryesisht lidhen me procedurat e tenderave të loteve të Unazës së Madhe të Tiranës.

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur një kërkesë në Kuvend, ku kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, për t’i hapur rrugë kështu arrestimit të saj.

The post Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e Arbër Abazit. Lidhjet familjare me zv/kryeministren appeared first on Albeu.com.

Mbledhja e Emergjencave Civile/ Balluku: Në terren më shumë se 1600 punonjës, të gjitha linjat funksionale sa i përket transmetimit

By: D Marku
9 January 2026 at 11:05

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile ka thënë se situata nga reshjet dhe prurjet e larta është përmirësuar ndjeshëm në të gjithë vendin.

Sipas Ballukut, në terren janë angazhuar më shumë se 1.600 punonjës, ndërsa strukturat e Mbrojtjes Civile janë në veprim që prej 2 janarit, veçanërisht në zonat më të prekura nga moti i keq.

“Situata është menaxhuar edhe në veri. Kemi pasur disa shkëputje në Kukës dhe Librazhd, por janë rikthyer në funksion në kohë rekord. Aktualisht, të gjitha linjat janë funksionale sa i përket transmetimit”, u shpreh zv/kryeministrja.

MBLIDHEN EMERGJENCAT CIVILE/ Rama: Janë ulur sasitë e reshjeve, deri tani janë evakuuar 339 persona dhe 51 familje

Ajo theksoi gjithashtu se kaskada e hidrocentraleve ka përballuar prurje rekord, që kanë arritur deri në 3.000 metër kub për sekondë, ndërsa kuota e liqenit të Fierzës ka shkuar në 289.77 metra.

Sipas Ballukut, prurjet aktualisht kanë rënë ndjeshëm dhe janë në nivelin 1.500 metër kub për sekondë, çka ka ndikuar pozitivisht në stabilizimin e situatës.

Fjala e Ballukut:

“Situata me e mirë në rang vendi. Në terren më shumë se 1600 punonjës, të civilët nga 2 janari janë angazhuar në zonat më të prekura. Është menaxhuar edhe veriu. Kemi pasur disa shkëputje në Kukës dhe Librazhd, por janë kthyer në funksion në kohë rekord. Të gjitha linjat janë funksionale sa i përket transmetimit.

Kaskada ka pasur prurje rekord, 3000 metër kub/sekondë. Kuota e Fierzës ka arritur në 289.77 metra. Prurjet kanë rënë, janë 1500 metër kub/s”

The post Mbledhja e Emergjencave Civile/ Balluku: Në terren më shumë se 1600 punonjës, të gjitha linjat funksionale sa i përket transmetimit appeared first on Albeu.com.

“QEVERI TEKNIKE”/ Berisha, dëgjesë publike me aleatët dhe shoqërinë civile: Narkoshteti shqiptar, rrezik për Evropën! Ergys Agasi largoi 3 ministra

By: D Marku
9 January 2026 at 12:16

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon këtë të premte një Dëgjesë Publike me partitë opozitare, aktorë të shoqërisë civile, përfaqësues të sindikatave, organizatave, medias dhe intelektualë publikë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se “Narkoshteti” shqiptar është kthyer sot në rrezik për Europën!

“Së pari, u falënderoj për ndërhyrjen, dhe u falënderoj të gjithë ju që jeni të pranishëm sot në këtë takim, të cilin unë e konsideroj shumë të rëndësishëm, të mbledhur në një moment do të thosha përcaktues për të ardhmen e vendit dhe të shoqërisë tonë.

Falënderoj me mirënjohje të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile, të pranishëm në këtë takim, përfaqësuesit e forcave politike dhe shpreh bindjen se konkluzioni apo përfundimi i këtij takimi me një front të përbashkët në këto kohë kritike që kalon Shqipëria është përgjigjja më e duhur, është përgjegjësia më e vërtetë që ne marrim në këto momente para vendit dhe kombit tonë.

Të nderuar të pranishëm, sot Shqipëria, vendi ynë i dashur, vlerësohet si një rrezik, si një narkoshtet, rrezik për Europën. Ky narkoshtet u krijua nga qeveria aktuale dhe Edi Rama për qëllimet më ogurzeza ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ju rikujtoni këtu vitin e zi 2015, kur Shqipëria u mboll nga Pogoni e Kakavija gjer në kufi me Plavë e Guci me mijëra plantacione kanabisi. Se si propaganda qeveritare u servirte shqiptarëve kanabisin si një drejtim i ri zhvillimi, pasurimi.

Politikë kjo që u kundërshtua- e vërteta është- nga njerëz të përgjegjshëm në atë qeveri, konkretisht ish-zëvendëskryeministri. Paralajmëroi Edi Ramën se ky është shkatërrim i ekonomisë, kurse ai insistoi se kjo është para, dhe paraja është e dobishme.

Asnjë vend, asnjë komb tjetër ndoshta në Europë, se në Amerikën Latine e kanë provuar, nuk kanë provuar si shqiptarët se sa toksike është paraja e drogës, paraja e karteleve. Se sa shkatërrimtare është për ligjin, për demokracinë, për jetën, për ekonominë e një vendi kjo para.

Dhe sot ne përfundojmë një vend aleat i NATO-s, rrezik për Europën. Duhet të njohim një meritë historike presidentit Donald Trump që shpalli kartelet e drogës organizata terroriste.

Sepse në fakt për fuqinë e tyre shkatërrimtare, ato krahasohen dhe tejkalojnë organizatat më të fuqishme terroriste. Në këtë kuadër të karteleve organizata terroriste, Shqipëria mund të renditet e dyta pas Venezuelës ose krahas Kolumbisë.

Shqipëria zyrtare është sot koka e karteleve më të fuqishme të drogës në Europë për dy arsye. Së pari, sipas OKB, Shqipëria është eksportuesi kryesor i kanabisit në BE. Së dyti, zhvillimet e këtyre dy viteve të fundit kanë faktuar në mënyrë të pakundërshtueshme se trafikantët shqiptarë, kartelet shqiptare të kokainës përcaktojnë çmimin e këtij helmi në Europë. Dhe çmimin e përcakton ai që sjell më shumë.

Ai që është aksionari më i madh. Dhe aksionari më i madh janë bashkëpunëtorët e Edi Ramës, Franc Çopja dhe grupe të tjera që ne as i dimë. Por unë vetëm një të dhënë do u jap ju. Në Paraguaj, një trafikant i quajtur Diego Benitez, i cili disponon në vit 350 ton kokainë, bashkëpunon me 41 klane shqiptare.

Ju garantoj se po kaq famëzi sa ç’janë në Europë klanet shqiptare të drogës me mbështetje nga qeveria, edhe në SHBA, edhe në Australi, edhe në Azi dhe vende të tjera. Koha do e provojë këtë.

Ata janë bërë sot transportuesit kryesorë të kokainës, miliarderët më të shumtë të kokainës”, tha Berisha.

Kryedemokrati u ndal edhe tek dosja e AKSHI-t, ku theksoi se Ergys Agasi largoi 3 ministra të brendshëm, organizoi marrjen peng të Arben Ahmetajt për llogari të Ramës.

“Kurse shqiptarët përjetojnë një narko-diktaturë. Ato diktojnë rezultatin e zgjedhjeve. Kanë futur në parlamentin aktual 28 deputetë me listë. Ato marrin çdo vendim, emërojnë çdo ministër.

Ju rikujtoj këtu se Ergys Agasi, për llogari të bandave dhe të tij, ka larguar nga detyra 3 ministra të brendshëm. Kush ishte Ergys Agasi? Njeriu më i afërt në çdo aspekt i Edi Ramës.

Njeriu më i afërt. Njeriu që merrte pengje për Edi Ramën dhe që organizon t’i sjellë peng edhe Arben Ahmetajn për shkak të denoncimeve që i bën ai nga Lugano.

Pra, ky regjim ka shkatërruar Shqipërinë në një rrezik për Europën. Imagjinoni ju se çfarë është ky regjim për qytetarët e vet. Ministrat, drejtori i përgjithshëm i policisë, drejtorë agjencish, janë që të gjithë të lidhur këmbë e xhep me klanet e drogës sepse padrinoja i vendit e konsideron drogën si rrugën e zhvillimit.

Ka shndërrruar Shqipërinë në lavatriçen më gjigante të larjes së parave të drogës në Europë. Ky vend ka sot treguesin e ndërtimit 300 përqind më të lartë se mesatarja e BE.
Çmimet janë stratosferike, ndërtimet nuk kanë të ndalur. Imagjinoni ku po shkon vendi ynë. Ky vend, në qoftë se Maduro me politikat e tij ka detyruar 20 përqind të venezuelasve të largohen, Edi Rama me politikat e tij ka detyruar mbi 43 përqind të shqiptarëve të largohen nga Shqipëria në 10 vite.

E tha bukur një pensionist, që jetonte me remitancat që i vinin, ky tha, ma shkatërroi euron, e kisha rreth 1400, tani e kam rreth 960. Imagjinoni se si atij iu përgjysmua ai pension që i dërgonin familjarët.

Pa llogaritur këtu me mijëra ndërmarrje eksporti, që të gjitha punojnë me euro, falimentuan. Dhe ata që falimentojnë ata nisen drejt Europës për një kafshatë, për një punë. Me mijëra punëtorë, intelektualë, 720 mijë të rinj. Sot shqiptarët kanë treguesin e lindshmërisë në botë për shkak të emigracionit, sipas OKB.

Kanë rënien më të madhe të popullatës. Kanë prej vitit 2018 një vdekshmëri, mijëra qytetarë vdesin më shumë se sa lindin. Kombi është në rrugën e zhdukjes”, deklaroi Berisha.

The post “QEVERI TEKNIKE”/ Berisha, dëgjesë publike me aleatët dhe shoqërinë civile: Narkoshteti shqiptar, rrezik për Evropën! Ergys Agasi largoi 3 ministra appeared first on Albeu.com.

Tryeza e PD me opozitën, Berisha: Shqipëria është kthyer në një narkoshtet rrezik për Europën

By: D Marku
9 January 2026 at 11:38

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e tij në tryezën e organizuar nga PD me pjesëmarrjen e partive të opozitës, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe intelektualëve, duke e cilësuar këtë takim si një moment përcaktues për të ardhmen e vendit.

Në fjalën e tij, Berisha falënderoi të pranishmit dhe theksoi rëndësinë e ndërtimit të një fronti të përbashkët opozitar përballë asaj që ai e quajti situatë kritike në të cilën ndodhet Shqipëria. Sipas tij, bashkimi i forcave është përgjigjja më e duhur dhe përgjegjësia më e madhe ndaj vendit dhe kombit.

Berisha akuzoi qeverinë aktuale dhe kryeministrin Edi Rama për krijimin e një narkoshteti, duke deklaruar se sot Shqipëria vlerësohet si një rrezik për Europën. Ai solli në vëmendje vitin 2015, të cilin e cilësoi si një periudhë të errët, kur sipas tij vendi u mbush me plantacione kanabisi nga Kakavija deri në kufirin me Plavën e Gucinë.

Sipas kreut të PD-së, në atë kohë propaganda qeveritare e paraqiste kultivimin e kanabisit si një alternativë zhvillimi ekonomik, një politikë që, sipas tij, u kundërshtua edhe nga zyrtarë të përgjegjshëm brenda qeverisë së asaj kohe. Berisha theksoi se paratë e drogës janë toksike dhe shkatërruese për ekonominë, demokracinë dhe shtetin ligjor.

The post Tryeza e PD me opozitën, Berisha: Shqipëria është kthyer në një narkoshtet rrezik për Europën appeared first on Albeu.com.

Berisha ftoi forcat politike në një tryezë, ja emrat që marrin pjesë në mbledhjen e opozitës. Refuzuan…

By: D Marku
9 January 2026 at 11:10

Teksa ditë më parë kryetari i PD-së Sali Berisha në një dalje për mediat ftoi aktorët politikë që të jenë pjesë e tryezës së sotme, jo të gjithë i janë përgjigjur pozitivisht ftesës.

Gazetari Osman Stafa ka siguruar emrat e disa prej të pranishmëve, por dhe të atyre që mungonin. Kujtojmë se publikisht refuzuan ftesën Adriatik Lapaj i “Shqipëria bëhet” dhe kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori.

TË PRANISHËM
Florjan Binaj
Ermal Hasimja
Aulon Kalaja
Ola Xama
Akil Pano
Ilir Alimehmeti
Lush Susaj
Andi Tepelena
Entela Binjaku
Basir Collaku
Neritan Liçaj
Koloreto Cukali
Beti Njuma
Nikollaq Nerenaxi
Shpend Gashi
Nard Ndoka
Fatmir Mediu
Agron Duka
Tedi Blushi
Pbdnj (perfaqesues)
Sali Shehu
Adriatik Alimadhi
Selami Jenisheri
Kostaq Papa
Ekrem Spahiu
Kujtim Gjuzi
MUNGOJNË
Partia ‘Mundësia’, ‘Shqipëria Bëhet’, Lëvizja Bashkë dhe PDIU.

The post Berisha ftoi forcat politike në një tryezë, ja emrat që marrin pjesë në mbledhjen e opozitës. Refuzuan… appeared first on Albeu.com.

Tiranë/ Plagosi me thikë 18-vjeçarin, arrestohet i riu i shpallur në kërkim (VIDEO)

By: D Marku
9 January 2026 at 10:45

Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen e një 18-vjeçari në 23 nëntor të vitit të kaluar është arrestuar nga policia e Tiranës.

Plagosja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta mes dy të rinjve.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës, një 18-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara, kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit të koduar “Catch”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin E. R., 19 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 23.11.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës një 18-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Tiranë/ Plagosi me thikë 18-vjeçarin, arrestohet i riu i shpallur në kërkim (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Nuk na i siguronin dyqanet”/ Zjarri i te ‘5 Maji’, pronari i një prej magazinave: Dëmi, 200 mln lekë. Faji është i …

By: D Marku
9 January 2026 at 10:31

Një prej pronarëve që iu shkrumbua dyqani në magazinat e ‘5 majit’, deklaroi se zjarri ka ardhur nga panelet e dritave, ndërsa fajëson strukturat për ngjarjen. Ai tha për mediat se dëmi nga zjarri shkon rreth 200 milionë lekë.

Ndërkohë ai shtoi se biznesin se kishte të siguruar, pasi nuk plotësonte kriteret për t’u siguruar.

“Kam pasur dyqanin më të vogël, kam dëme rreth 200 milionë. Tregtoja veshmbathje. Goca kishte 2 dyqane. Ja llamarinat që na kanë vënë këtu. Nuk na i siguronin. U lidhën me bashkinë dhe ja. Dyqanet i kemi pasur pa sigurime. Me këtë ndërtim këtu nuk sigurohej, paguaja 570 mijë lekë. Vajza paguante rreth 1 mln. Nuk erdhi zjarri për fajin tonë, ka plasur te panelet. Ja këtu sipër. Shikoni kamerat, ose do t’i fshehin.”, tha ai.

The post “Nuk na i siguronin dyqanet”/ Zjarri i te ‘5 Maji’, pronari i një prej magazinave: Dëmi, 200 mln lekë. Faji është i … appeared first on Albeu.com.

Situatë e rënduar nga përmbytjet në Durrës. Mbi 600 të evakuuar, dhjetëra banesa dhe mijëra ha tokë nën ujë

By: D Marku
9 January 2026 at 10:17

Situata në Qarkun Durrës vijon të mbetet kritike si pasojë e reshjeve intensive të shiut dhe daljes nga shtrati të disa lumenjve, kryesisht Erzenit. Sipas raportit të përditësuar të datës 08.09.2026, strukturat e emergjencave civile, bashkitë dhe institucionet qendrore janë në gatishmëri të plotë dhe po monitorojnë situatën në mënyrë të pandërprerë.

Bashkia Durrës

Në territorin e Bashkisë Durrës situata paraqitet e rënduar, veçanërisht pas daljes së lumit Erzen nga shtrati dhe rritjes së nivelit të Kanalit të Tonës. Janë raportuar dëmtime të argjinaturës së Erzenit në rreth 500 metra linearë, në Katund të Ri dhe Sukth.

Në terren janë angazhuar 448 forca operacionale nga Bashkia, ndërmarrjet në varësi, UKD, Policia Bashkiake, Policia e Shtetit, OSHEE, mjekë të familjes, Rezervat e Shtetit dhe Forcat e Armatosura, të cilat kanë vënë në dispozicion mjete të rënda, gomone, pompa dhe personel.

Deri më tani janë evakuuar gjithsej 667 banorë. Në Njësinë Administrative Sukth janë evakuuar 336 persona, ndërsa në Katund të Ri 53 persona. Të tjerë qytetarë janë akomoduar në Kavalishencë, Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme dhe Kompleksin “FAFA”.

Janë siguruar 700 pako ushqimore nga Drejtoria e Rezervave Shtetërore, të shpërndara në zonat e prekura, ndërsa organizata humanitare si “Qatar Save the Children” dhe “Fundjava Ndryshe” kanë shprehur gatishmëri për të ofruar ndihma shtesë.

Deri në orën 20:00 janë verifikuar 2645 banesa dhe janë mbajtur 699 akte konstatimi, ndërsa procesi i verifikimit vijon. Në Katund të Ri dhe Sukth janë përmbytur rreth 6000 hektarë tokë bujqësore, ndërsa në Rrashbull rreth 400 hektarë. Janë raportuar gjithashtu rrëshqitje dherash dhe zona të tëra ende të pakalueshme.

Bashkia Krujë

Në Bashkinë Krujë situata paraqitet problematike kryesisht në akset rrugore. Në Njësinë Administrative Thumanë janë evakuuar 7 familje për shkak të prezencës së ujit në banesa. Lumenjtë Gjole dhe Zezë kanë dalë nga shtrati, duke shkaktuar dëmtime në argjinatura dhe përmbytje të rreth 600 hektarëve tokë bujqësore. Janë dëmtuar 50 banesa dhe janë evakuuar 30 persona.

Bashkia Shijak

Në Bashkinë Shijak situata mbetet problematike në zonat Xhafzotaj, Maminas, Gjepalaj dhe Fllakë. Janë përmbytur 75 banesa dhe rreth 180 hektarë tokë bujqësore, ndërsa disa akse rurale janë të bllokuara. Janë raportuar edhe dëmtime të argjinaturave në rreth 400 metra linearë.

The post Situatë e rënduar nga përmbytjet në Durrës. Mbi 600 të evakuuar, dhjetëra banesa dhe mijëra ha tokë nën ujë appeared first on Albeu.com.

VIDEOJA E FRIKSHME/Ja si nisi zjarri mbrëmë te “5 Maji” në Tiranë

By: D Marku
9 January 2026 at 09:50

Vatra e zjarrit në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë është riaktivizuar mëngjesin e sotëm.

Raportohet se forcat zjarrfikëse janë mobilizuar dhe janë nisur për të izoluar flakët.

Dëmet e shkaktuara nga flakët e mbrëmshme janë të konsiderueshme.

Sakaq, jane siguruar pamjet e momenteve të para të mbrëmjes së djeshme që tregojnë se si nisi zjarri te magazinat e “5 Majit”.

The post VIDEOJA E FRIKSHME/Ja si nisi zjarri mbrëmë te “5 Maji” në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Shqipëria ‘mbërthehet’ nga moti i keq/ Ministrja e Arsimit: Ja sa shkolla nuk bëjnë sot mësim

By: D Marku
9 January 2026 at 09:34

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Emergjencave Civile deklaroi se 54 shkolla kanë ndërprerë sot procesin mësimor për shkak të situatës së krijuar nga përmbytjet, por dhe nga moti i keq.

Ajo pohoi se bëhet fjalë për shkolla të prekura në disa qarqe të vendit, kryesisht zona të thella, në Vlorë, Lushnjë, Durrës dhe disa zona të tjera.

“Kanë ndërprerë mësimin sot 54 shkolla. Janë kryesisht zona të thella. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm.”, tha Kumbaro.

The post Shqipëria ‘mbërthehet’ nga moti i keq/ Ministrja e Arsimit: Ja sa shkolla nuk bëjnë sot mësim appeared first on Albeu.com.

Dibër/ Reshjet e borës “pushtojnë” zonat malore, vështirësi në qarkullim pas ngricave dhe akullit

By: D Marku
9 January 2026 at 09:15

Vazhdojnë reshjet e borës në qarkun Dibër, duke shkaktuar probleme kryesisht në zonat e thella malore. Ngricat dhe temperaturat që kanë zbritur nën zero gradë kanë krijuar vështirësi në rrugët rurale, ku prezenca e akullit e bën të rrezikshme lëvizjen e mjeteve.

Probleme raportohen edhe në Rrugën e Arbrit, ku në disa segmente ka prezencë të borës dhe akullit. Vështirësi në qarkullim ka në aksin Fushë-Bulqizë, Maqellarë, si dhe në njësinë Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, ku automjetet lëvizin me kujdes të shtuar.

Situata paraqitet më problematike në njësitë administrative Lurë, Kala e Dodës, Selishtë, Muhurr, Trebisht, Ostren, si dhe në disa fshatra të thella të qarkut Dibër, ku reshjet e borës dhe akulli kanë vështirësuar ndjeshëm qarkullimin.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të përdorin goma dimërore, veçanërisht në zonat problematike.

The post Dibër/ Reshjet e borës “pushtojnë” zonat malore, vështirësi në qarkullim pas ngricave dhe akullit appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Shembet kanali në Klos, bllokohet rruga nacionale Klos-Burrel

By: D Marku
9 January 2026 at 08:59

Prej më shumë se 2 orësh, rruga nacionale Klos-Burrel është e bllokuar si pasojë e shembjes së një kanali. Sasi të mëdha balte dhe inertesh kanë përfunduar në asfalt, duke e bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve.

Në vendngjarje raportohet se është bllokuar edhe një ambulancë, e cila ishte nisur drejt Tiranës me një të sëmurë.

Vargu i automjeteve nga të dyja krahët ka arritur në rreth 10 kilometra, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të bërë të mundur lirimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit normal.

The post VIDEO/ Shembet kanali në Klos, bllokohet rruga nacionale Klos-Burrel appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit/ Ulen temperaturat në zonat malore, ja çfarë ndodh me reshjet

By: D Marku
9 January 2026 at 08:29

Ditën e sotme në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive ndërsa në Dibër priten reshje mesatare.

Në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata.

Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 300 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 2 / 12 °C

në vendet e ulëta: -2 / 9 °C

në vendet malore: -6 / 6 °C

Ndërsa era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.

The post Parashikimi i motit/ Ulen temperaturat në zonat malore, ja çfarë ndodh me reshjet appeared first on Albeu.com.

Riaktivizohet vatra e zjarrit te ‘5 Maji’, mobilizohen forcat zjarrfikëse

By: D Marku
9 January 2026 at 08:16

Vatra e zjarrit në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë është riaktivizuar mëngjesin e sotëm.

Raportohet se forcat zjarrfikëse janë mobilizuar dhe janë nisur për të izoluar flakët.

Sakaq, dëmet e shkaktuara nga flakët e mbrëmshme janë të konsiderueshme.

The post Riaktivizohet vatra e zjarrit te ‘5 Maji’, mobilizohen forcat zjarrfikëse appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 8 January 2026Main stream

“Keni zbuluar Covidin e ri”/ Xheneta futet në BBVK, akuzon banorët për papastërti

By: D Marku
8 January 2026 at 20:07

Një zhvillim i papritur ka ndodhur sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Ish-banorja Xheneta Fetahu ka hyrë sërish në format, por këtë herë për një qëndrim të përkohshëm prej 24 orësh.

Lajmi për rikthimin e një banori nga edicionet e kaluara u komunikua fillimisht brenda shtëpisë, duke krijuar menjëherë kuriozitet dhe tension mes banorëve aktualë. Të gjithë dolën në oborr për të pritur të ftuarën misterioze, ndërsa emri i saj u mbajt sekret deri në momentin e fundit. Surpriza u zbulua vetëm kur Xheneta u shfaq para tyre, duke shkaktuar reagime të forta dhe habi të dukshme.

Shumica e banorëve mbetën të shtangur, pasi nuk e kishin pritur një rikthim kaq të papritur. Hyrja e saj ndryshoi menjëherë atmosferën në shtëpi, duke sjellë tension, komente dhe diskutime të shumta.

Menjëherë pas hyrjes, Xheneta nuk hezitoi të trazojë ujërat. Ajo kritikoi ashpër banorët për papastërtinë që, sipas saj, po mbizotëron në shtëpi, duke i paralajmëruar se situata ka dalë jashtë kontrollit. Përveç kritikave, ish-banorja nuk kurseu as ironitë dhe “kunjat”, të cilat u pritën me reagime të ndryshme nga banorët.

Në një moment që shkaktoi të qeshura por edhe tension, Xheneta hodhi edhe një deklaratë ironike, duke u thënë banorëve se “kanë zbuluar një Covid të ri”, referuar kushteve të higjienës.

The post “Keni zbuluar Covidin e ri”/ Xheneta futet në BBVK, akuzon banorët për papastërti appeared first on Albeu.com.

❌
❌