“Njohja zgjati një vit, kërkoi takim me familjen” – Anaidi sqaron raportin Brikena-Mateo
Hyrja e Mateos mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania solli një reagim të fortë, veçanërisht nga Brikena, e cila u tregua e rezervuar dhe refuzoi afërsinë e tij.
Ky qëndrim i saj la të kuptohej se mes tyre kishte më shumë histori sesa thjesht një njohje sipërfaqësore.
Për të sqaruar situatën dhe për të shuar aludimet e fansave, Anaid Kaloti, fitues i Big Brother 6, ka dhënë një koment të detajuar në Instagram, duke zbuluar prapaskenat e raportit mes Brikenës dhe Mateos jashtë shtëpisë.
BBVA/Instagram
“Mateo dhe Brikena nuk kanë shkëmbyer disa mesazhe, por kanë folur 1 vit bashkë me mesazhe”, shkruan Anaidi, duke theksuar se investimi emocional ka qenë i konsiderueshëm nga të dy palët.
Sipas tij, pika kyçe që çoi në ftohjen mes tyre lidhet me hapat e mëtejshëm të marrëdhënies. Brikena ka kërkuar të zyrtarizojë raportin duke takuar familjen e saj, ndërsa Mateo ka refuzuar në atë moment: “Në një x-moment kur gjërat janë dashur të bëhen prezente, Brikena i ka kërkuar të takohet me familjarët e saj. Mateo nuk ka pranuar pasi ka dashur të njohë njëherë vajzën, pastaj familjen”, sqaron Anaidi.
Ai gjithashtu thekson se hyrja e Mateos nuk ka qenë e dedikuar ekskluzivisht për Brikenën, por për ambicien e tij personale, dhe se mes tyre ekziston vetëm një foto, e njohur nga të dyja palët dhe produksioni.
Pavarësisht tensionit të krijuar, Anaidi i del në mbrojtje Brikenës, duke e cilësuar si “supergocë” dhe duke paralajmëruar komentuesit që të mos hedhin baltë mbi vajzat e shtëpisë.
Tani që të dy ndodhen brenda shtëpisë më të famshme, mbetet për t’u parë nëse ky “sqarim i munguar” do të shpaloset para kamerave, apo nëse distanca dhe inati i Brikenës do të vazhdojë. /Telegrafi/
