Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 January 2026Main stream

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

By: e xh
16 January 2026 at 20:10

Forcat e sigurisë së Iranit raportohet se kanë prani të madhe në rrugët e Iranit, pas më shumë se dy javësh protesta që po zbehen dhe pas një shtypjeje të ashpër që ka lënë të vdekur mijëra iranianë dhe teksa qytetarët në Republikën Islamike po përballen me bllokim të internetit.

Raportimet duket se sugjerojnë që protestat masive, si dhe shtypja brutale nga autoritetet, duket se janë fashitur.

“Burimet tona të pavarura kanë konfirmuar prani të ashpër të ushtrisë dhe personelit të sigurisë dhe qytete dhe qyteza ku janë mbajtur më herët protesta, por edhe në disa lokacione ku nuk ka pasur demonstrata të mëdha”, tha grupi për të drejtat e njeriut, Hengaw, me seli në Norvegji.

Autoritetet iraniane kanë kryer një nga shtypjet më të dhunshme ndonjëherë, pasi njerëz në mbarë vendin dolën në rrugë në protesta antiqeveritare, të cilat shihen si një nga sfidat më të mëdha ndaj sundimit klerikal që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Me një bllokadë pothuajse të plotë të internetit që ka hyrë në ditën e tetë, sipas organizatës monitoruese NetBlocks, tensionet mbeten të larta dhe informacioni është i pakët. NetBlocks theksoi se ndërprerja e internetit po zgjat më shumë se bllokada që ishte aplikuar gjatë protestave të vitit 2019.

“Në vitin 2019, vetëm pasi u rikthye lidhja me internetin u bë e ditur shkalla brutale e shtypjes”, tha kjo organizatë.

Organizatat për të drejtat e njeriut thonë se gjithnjë e më shumë ka prova për vrasje masive të protestuesve nga forcat e sigurisë së Iranit, pasi demonstratat mbarëkombëtare u përshkallëzuan më 8 janar.

Monitoruesi i pavarur i të drejtave të njeriut me seli në Shtetet e Bashkuara, HRANA, tha se sipas të dhënave të tij të konfirmuara dhe të verifikuara, më 15 janar numri i protestuesve të vdekur kishte arritur në 2.677 protestues, ndërsa mbi 19.000 të tjerë ishin arrestuar. Organizata Iran Human Rights, me seli në Norvegji, tha se sipas hulumtimit që ka bërë, të paktën 3.428 protestues janë vrarë.

Ndërkaq, Human Rights Watch raportoi se, duke filluar nga 8 janari, “forcat e sigurisë e intensifikuan shtypjen vdekjeprurëse në mënyrë të koordinuar… duke rezultuar në vrasje dhe plagosje në shkallë të gjerë të protestuesve dhe kalimtarëve në mbarë vendin”.

Organizata shtoi se kufizimet e ashpra në komunikim kanë kufizuar mundësinë e verifikimit në mënyrë të pavarur të shkallës së plotë të mizorive.

Shumë organizata kanë deklaruar se numri real i viktimave ka të ngjarë të jetë disa herë më i lartë se shifrat e raportuara deri më tani.

Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit

By: e xh
16 January 2026 at 19:06

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të PD-së në të gjithë vendin.

Ky takim kishte në fokus përgatitjet që PD po bën për protestën e 24 janarit. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se ky vit do të jetë viti i rrëzimit të kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Teksa e cilësoi Ramën si një demon të pushtetit, Berisha shtoi se PD arriti t’i faktojë botës lidhjet e qeverisë së tij me krimin e organizuar.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ky takim, kjo mbledhje ka dy qëllime kryesore të një rëndësie shumë të madhe. Jemi mbledhur sot për përgatitjet që duhet të bëjmë për datën 24 janar. Për secilin prej jush, për secilin prej jush, për çdo anëtar dhe anëtare të Partisë Demokratike, për çdo opozitare dhe opozitar, duhet të ketë të qartë se ky është viti i provës së madhe, ky është viti i sfidës më të madhe që kemi patur ndonjëherë në jetën tonë politike, ky është viti më përcaktues për të ardhmen tonë dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Ne nisim këtë vit pasi në një betejë të pabarabartë, në një betejë të vështirë, ne kemi dalë, ja kemi dalur të paraqesim me sukses para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar të vërtetat dramatike të narko-shtetit, të diktaturës autoritare apo autokracisë elektorale të Edi Ramës.

Nuk ka qenë një gjë e thjeshtë, ka qenë një gjë shumë e vështirë për faktin se siç e dini, propaganda koprolalike që ai ka ndërtuar në vend duke vendosur në kontroll mbi 90% të mediave kundrejt pagesave, kundrejt ryshfeteve, për të mashtruar qytetarët shqiptarë dhe për të glorifikuar të keqen, për të mbrojtur krimin, vjedhjen, drogën dhe farsën elektorale, po atë mashtrim ai u ka ndërmarrë, duhet thënë gjithashtu, jo pa sukses në komunitetin ndërkombëtar.

Me lobimin e tij dhjetëra, qindra miliona euro në zyrtarë të ndryshëm të llojit McGonigal, Mogherini, Coldea e të tjerë, e të tjerë, lista e tyre sigurisht shumë e gjatë dhe ne nuk e dimë, por këta i marrim vesh se i nxjerrin aksidentet.

Ai ka bërë gjithçka, ka krijuar një mburojë rreth aktivitetit të tij kriminale si drejtues, patron i organizatës kriminale shtetërore më të rrezikshme të Europës, që është qeveria e tij. Ne arritëm në shtatë rezoluta ndërkombëtare në një hark kohor 14 mujor, të miratuara dhe të firmuara nga të gjitha partitë e spektrit politik tonë në Europë, në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.

Arritëm të paraqesim me vërtetësi tiparet e shëmtuara kryesore të narko-diktaturës së Edi Ramës, diktaturës autoritare të tij. Arritëm t’u faktojmë botës se ky demon pushteti ka të përqëndruara në duart e tij në mënyrë antikushtetuese dhe anti-ligjore pushtete më shumë se diktatori i fundit komunist në Shqipëri.

Se ky demon pushteti kontrollon në çdo qelizë, nëpërmjet lidhjeve me krimin dhe drogën, pushtetin në Shqipëri. Arritëm të faktojmë se ky është një armik i egër i pluralizmit që përdor Dumanët e tij kundër pluralizmit politik në Shqipëri, përdor Dumanët e tij si liçencë për krime të shëmtuara elektorale.

Arritëm t’u faktojmë të tjerëve lidhjet e tij me Sinaloan e Meksikës, me grupe të tjera trafikantësh në Shqipëri, në Europë dhe në botë.

Zgjedhjet e 2027, Rama: PD merret me humbjen, ne me fitoren e radhës

By: e xh
16 January 2026 at 19:01

Angazhimi në një betejë kundër plastikës është një fokus i mazhorancës socialiste. Në fjalën e tij përmbyllëse në mbledhjen e grupit parlamentar, Rama tha se kjo mund të arrihet vetëm me vetëdijësim dhe e gjithë PS do të angazhohet.

“Kjo nuk bëhet me polici, kjo nuk bëhet me inspektime, kjo nuk bëhet me gjoba, kjo bëhet me vetëdijësim. Partia Socialiste do të angazhohet e gjitha në një betejë qytetare dhe vullnetare kundër plastikës, kundër shisheve plastike, kundër qeseve plastike. Një betejë shumëdimensionale sepse duhet ta bëjmë”, tha Rama.

Gjithashtu, në Asamblenë e ardhshme të PS që mbahet në pranverë, do të nisë fushata e re e anëtarësimeve në parti. Duke ironizuar kundërshtarët, Rama tha se ndërsa ata merren me humbjen, PS sheh drejt fitores së radhës duke cituar zgjedhjet e 2027.

“Paralelisht me këtë, në Ansamblenë e ardhshme do të lançojmë edhe fushatën e re të anëtarësimeve në Partinë Socialiste që do të jetë fushata e pranverës. Historikisht ndodh kjo, kur të tjerët merren me humbjen e shkuar, ne merremi me fitoren e radhës. Kemi zgjedhjet në 2027 dhe nëse gjërat do të vazhdojnë kështu dhe nëse ata vazhdojnë të besojnë që ne do të biem nga shiu, nga bora apo nga proceset e drejtësisë, rruga e të cilave është hapur prej nesh dhe garantohet prej nesh, ata le të jetojnë me këtë shpresë se në 2027 do të habiten kur të mbeten dhe pa ato 5-6 bashki që i kanë sot”, tha Rama.

Rama: Opozita merr peng Kuvendin, mos t’i ulim orët e fjalës, t’i ndërpritet abuzimi

By: e xh
16 January 2026 at 18:30

Kryeministri Edi Rama kërkoi rritje të aktivitetit parlamentar me ato të vendeve të BE-së, përfshirë këtu jo vetëm kryetarin e Kuvendit Niko Peleshin, por dhe deputetët.

Rama tha se parlamenti merret peng nga opozita nëpërmjet termit “procedurë” duke vënë në dukje numrin e orëve që merr në dispozicion. Rama tha se nuk po kërkon ulje të orëve për opozitën, por të mos lejohet pengmarrja e Kuvendit dhe e publikut.

Ndër të tjera, Rama foli dhe për reformim të shërbimit në administratën e Kuvendit, për rritje të cilësisë dhe shtim të stafit me qëllim shpërndarjen e volumit të punës.

“Dua t’i referohem të konkluzioneve lidhur me domosdoshmërinë e  rritjes së aktivitetit diplomatik parlamentar gjë që do duhet të jetë në fokusin e kryetarit dhe jo vetëm tek, por tek të gjithë deputetët të përfshirë në grupet e miqësisë me parlamenteve të BE-së.

Besoj që është e qartë që ky proces kërkon edhe një administratë, një shërbim administrativ të kuvendit më cilësor. Kemi folur për reformën e brendshme prej disa vitesh ,janë bërë disa hapa, por një administrate e cila numëron rreth 350 vetë nga të cilët rreth 300 janë nën punës civilë, është goxha e madhe ne numër ndërkohë që barra e punës mbështetëse për komisionet, për deputetët, për kryetarin e kuvendit bie padyshim mbi një numër shumët ë vogël sesa ai i përgjithshmi.

Nëse për arsye që i dimë që lidhen me sigurinë juridike të atyre që janë at, do duhen forca të reja, duhet të shtojmë forca të reja. Ekspertizë në funksion të komisioneve për pikërisht për çështjet që lidhen me negociatat. Duhet ta ritheksoj që në ndarjen e mandateve në kuvend, diferenca është e madhe, në ndarjen e orëve të fjalës në Kuvend, po të shikosh duket ikur jemi në një parlament 1 me 49. Orët e vëna në dispozicion për opozitën janë anomalish shumë më tepër sesa orët që opozitat parlamentare në parlamentet e BE. Nuk po them ti ulim orët opozitës, me ketë them që duhet të shikojmë sesi do të ndërpriten orët e marra me forcë, me abuzim. Në shkeljet ë plotë të etikës parlamentare duke përdorur procedurën për të marrë peng publikun për 1 ose 2 orë kur fillon kuvendi, dhe për të pushuar sallën e parlamentit duke i vendosur deputetët e shumicës,  në pozitën e tyre që janë aty si spektatorë të një teatri balte.

Në asnjë parlament demokratik në asnjë parlament të BE nuk i lejohet asnjë force politike. Rregullorja e parlamenti nuk është e shkruar në gurë, bazuar tek praktikat e Be, duhet ndërhyrë menjëherë që fjala procedurë të mos jetë e barabartë për fjalën pengmarrje”, tha Rama.

Ndryshime Kushtetuese brenda këtij mandati, Rama: Të ngrihet grupi i punës

By: e xh
16 January 2026 at 18:28

Kryeministri Edi Rama synon që mazhoranca socialiste brenda këtij mandati të miratojë një reformë të re kushtetuese.

Pas mbledhjes së grupit të PS, Rama tha se duhet të ngrihet grupi i pune, duke ritheksuar edhe njëherë propozimin e tij për uljen e numrit të deputetëve në Kuvend nga 140 në 100.

“Duhet të mendohet edhe ngritja e një grupi nismëtar për ndryshimet kushtetuese. Kemi shtruar nevojën që Kuvendi i Shqipërisë të zvogëlohet në numër, kemi kuvend me 140 vetë, fare mirë mund të kemi kuvend me 100 vetë. Ka dhe aspekte të thera që duhen zgjedhur nga njerëzit që dinë se çfarë shohin, lexojnë, thonë, kur vjen fjala te kushtetuta e Shqipërisë duhet ngritur një grup që pastaj të hapë një proces, është shumë më tepër se një reformë zgjedhore, kërkon shumë më tepër hapësirë angazhim, burime. Ambicia do jetë duhet të jetë që në fund të mandatit të kalojmë edhe një reformë kushtetuese”, tha Rama.

Rusia: Groenlanda i përket Danimarkës

By: e xh
16 January 2026 at 17:46

Rusia ka shprehur mbështetje për Danimarkën lidhur me statusin e Grenlandës, duke deklaruar se e konsideron ishullin si territor danez.

Kremlini theksoi gjithashtu se situata e sigurisë rreth Grenlandës është “e jashtëzakonshme” nga këndvështrimi i së drejtës ndërkombëtare, raportoi agjencia Reuters.

Sipas agjencisë, Moska ka deklaruar më herët këtë javë se është e papranueshme që Perëndimi të vazhdojë të pretendojë se Rusia dhe Kina përbëjnë kërcënim për Grenlandën.

Autoritetet ruse shtuan se kriza rreth këtij territori nxjerr në pah standardet e dyfishta të fuqive perëndimore, të cilat, sipas tyre, shpesh paraqiten si moralisht superiore.

E më herët gjatë ditës, Kirill Dmitriev, i dërguari special i presidentit Vladimir Putin për investime dhe bashkëpunim ekonomik, bëri shaka duke sugjeruar se Grenlanda mund të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara.

Komplot në vrasjen e Maduros/ Lirohen disa të burgosur, mes tyre edhe shqiptarë

By: e xh
16 January 2026 at 16:44

Një grup të burgosurish shqiptarë, irlandezë, çekë, rumunë dhe gjermanë, të akuzuar për një komplot për vrasjen e ish-Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro janë liruar nga burgu.

Lajmin e bën të ditur media çeke, e cila njofton edhe lirimin e Jan Darmovzal, për të cilin diplomacia e Pragës kishte kërkuar ndihmë edhe nga SHBA për ta liruar.

“Pas disa javësh negociatash intensive, kemi arritur lirimin e Jan Darmovzal nga burgu në Venezuelë,” deklaroi ministri i jashtëm çek Petr Macinka të premten në mëngjes.

“Sot, në orët e para të mëngjesit, rreth orës 4:00 (sipas kohës së Pragës), ai u lirua së bashku me një grup të burgosurish nga Irlanda, Rumania, Gjermania, Shqipëria, Ukraina dhe Holanda. Ne kemi dërguar një avion që tashmë ndodhet në ajër, ndaj falënderoj gjithashtu ministrin e Mbrojtjes, Jaromír Zůna, i cili gjithashtu qëndroi zgjuar gjithë natën me ne për ta organizuar këtë, dhe tani do t’i sjellim në shtëpi të gjithë të burgosurit e liruar.”

Autoritetet venezueliane e arrestuan Darmovzalin në shtator të vitit 2024, duke pretenduar se ai planifikonte të merrte pjesë në një komplot për të vrarë Maduron dhe për të rrëzuar qeverinë. Sipas diplomacisë çeke, këto pretendime ishin të pabazuara. Edhe OJQ-ja Foro Penal theksoi se ndalimi i shtetasit çek kishte motive politike.

“Nga 25 dhjetori deri më 1 janar kemi konfirmuar lirimin e 117 të burgosurve politikë dhe, që nga 8 janari, edhe 84 të tjerë, për një total prej 201 të liruarish,” shtoi Foro Penal, duke bërë të ditur se rreth 800 persona vazhdojnë të mbahen pas hekurave në Venezuelë për shkak të bindjeve të tyre politike.

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit

By: e xh
16 January 2026 at 15:42

Ish-drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cerloj është arrestuar pas arratisjes së ushtarit të Çopjave Altin Ndoci.

Ndërkohë, Prokuroria e Durrësit po heton edhe takimet që ka zhvilluar Ndoci në qeli. Edmond Gjyzeli dhe Izmir Kusi janë dy emra që po verifikohen nga grupi hetimor pasi rezultojnë se gjatë muajve të fundit kanë zhvilluar disa takime me Altin Ndocin në paraburgimin e Durrësit.

Mësohet se këta të fundit janë emra të skeduar nga drejtësia dhe ka dyshime se mund të jenë të përshirë ose të kenë patur dijeni për planin e arratisjes nga paraburgimi.

Megjithatë kjo ngjarje është deri tani në fazën e hetimeve paraprake, por po punohet për të gjetur prova nëse Gjyzeli dhe Kusi janë të përfshirë apo jo. Ende nuk dihet nëse hetuesit kanë arritur që ti lokalizojnë për ti marrë në pyetje.

Altin Ndoci u arratis tre ditë më parë nga spitali i Durrësit ku ishte dërguar për të kryer një ekzaminim shëndetësor. Shoqërimi u bë me ambulancën e burgut jashtë standardeve të sigurisë, duart e palidhura me pranga dhe mjaft i lirë ashtu si dhe grupi shoqërues i Policisë së Burgjeve.

Ndoci është arratisur nga kati i 3-të i repartit të Infektivit, pasi ka goditur 2 policët që e shoqëronin. Jashtë traut të spitalit të Durrësit e priste një automjet tip “Audi A7” me të cilin është larguar në drejtim të paditur. Ndoci prej vitit 2020 ndodhej i izoluar në qendrën e paraburgimit të Durrësit i akuzuar për vrasje e vepra të tjera penale.

Kanosi për hakmarrje vrasësit e dyshuar të djalit të tij, policia procedon babain

By: e xh
16 January 2026 at 15:07

Policia e Maliqit nisi procedimin penal për shtetasin N. Ç., 70 vjeç, banues në fshatin Kolanec, për veprën penale “Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje”.

Ky shtetas është shfaqur në një video të publikuar në rrjetet sociale duke kanosur për jetën autorët e dyshuar të vrasjes së djalit të tij (ngjarje e ndodhur në muajin qershor 2022), për të cilët Gjykata e Apelit Tiranë vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” në masën “Arrest në shtëpi”.

Rënia e Realit të Madridit në 8 muaj dhe vendimet e gabuara

By: e xh
16 January 2026 at 15:01

Reali i Madridit po perjeton një nga krizat më të thella në dekadën e fundit. Në vetëm 8 muaj, klubi merenges është në një rënie të lirë që po reflektohet në fushat e lojës dhe jashtë saj. Një situatë që solli shkarkimin e Xabi Alonsos që erdhi me shpresa të mëdha, për t’u zëvendësuar nga Alvaro Arbeloa dhe që kulmoi me eliminimin e Realit të Madridit në Kupën e Mbretit nga Albacete një skuadër që po lufton për mbijetesë në Divizionin e Dytë të futbollit spanjoll.

E përditshmja madrilene ‘Marca’ ka bërë një analizë të kësaj krize duke nxjerrë në dritë shkaqet që sollën në këtë situatë Realin e Madridit.

1) Largimi surrealist i Carlo Ancelottit

Në fillim u komunikua kalimi i italianit në pankinën e Brazilit dhe më pas largimi i tij nga Reali i Madridit. Dhe ky është gabimi i parë i madh. Carlo Ancelotti u largua edhe sepse kërkoi kontrollin mbi skuadrën dhe lojtarët nisën të shfaqnin shenja komoditeti. Paralajmërimi i parë që diçka  thyhej brenda skuadre

2) Largimi i Luka Modric

Kroati dëshironte të qëndronte dhe kishte treguar se ishte ende një lojtar që bënte diferencën. Por klubi i tregoi derën. Sot, madridizmi po e ndjen mungesën e tij dhe Modric po tregon edhe te Milani se vazhdon të jetë një rprej mesfushorëve më të mirë në botë.

3) Refuzimi i blerjes së një mesfushori

U largua Kroos dhe Modric iu tregua dera e daljes dhe për këtë arsye Xabi Alonso kërkoi një mesfushor. Trajneri bask kërkonte një futbollist për të vendosur rregull dhe ekuilibër në fushë(objektivi i tij ishte Zubimendi), por nuk ia plotësuan kërkesën. Rezultati: një mesfushë pa kontroll dhe pa hierarki

4) Botërori i Klubeve, përplasja e parë me Xabi Alonso

Reali i Madridit e detyroi Xabi Alonson të merrte drejtimin e skuadrës që në Botërorin e Klubeve kundër vullnetit të tij. ‘Ose e merr tani skuadrën, ose nuk do të bëhet më gjë’-i thanë. Nuk ishte fillimi më i mirë për një projekt që kishte  krijuar shumë iluzione. Raportet me kupolen drejtuese që në fillim u panë të ishin jo shumë të ngrohta.

5) Çështja Vinicius; gabimi më i rëndë

Sezonin e kaluar, klubi i lejoi brazilianit që të mos shkonte në ceremoninë e Topit të Artë duke e bërë të qartë pushtetin e madh që kishte futbollisti brenda klubit. Në këtë pikë, lufta mes Vinicius dhe Xabi Alonso u fitua nga futbollisti. Në El Clasico, kur Vinicius  tregoi mungesë respekti ndaj trajnerit dhe klubi nuk mori asnjë masë, filloi të shkërrmoqej përfundimisht ky projekt

6) Mungesa e mbështetjes ndaj trajnerit

Xabi Alonso nuk e ndjeu kurrë mbështetjen e drejtuesve të klubit. Shumica e futbollistëve e injoronin. Nuk ndiqnin këshillat e tij teknike dhe as iu bashkuan në idenë e tij të lojës. Në momentin e së vërtetës, presidenti Florentino Perez mbajti anën e futbollistëve. Ndarja ishte e paevitueshme.

7) Polemikat e shumta jashtë fushave të lojës

Lufta e hapur me UEFA, përplasjet e vazhdueshme me arbitrat, tentativa për ndryshime në klub dhe shumë çështje të tjera që nuk kanë lidhje me sportin; shumë beteja të hapura që nuk e lejojnë klubin të jetë 100% i fokusuar në aspektin sportiv.

“Mendoni se jeni trashëgimtarë të Platonit”, Rama shkakton debat në Greqi

By: e xh
16 January 2026 at 14:49

Pas artikullit të medias greke ‘Protothema’, e cila shkruante se kryeministri Edi Rama ka sulmuar verbalisht gazetarin grek në panelin e mbajtur dy ditë më parë në Abu Dhabi, ka reagon kreu i qeverisë shqiptare.

“Mendoni se keni monopol mbi filozofinë dhe jeni trashëgimtarë të drejtpërdrejtë të Platonit dhe Aristotelit, por nuk jeni”, është kjo deklarata e shkëputur nga Edi Rama, i cili iu drejtua gazetarit greko-amerikan John Defterios pasi ky i fundit i shqiptoi emrin gabim.

Por pas lumit të kritikave në mediat fqinje, Rama shprehet se tonet e tij nuk kanë qenë aspak tendencioze, por vetëm humor miqësor.

“Jam i mahnitur nga reagimi i disa mediave në Athinë e i ndonjë politikani të lodhur grek lidhur me tonet e mia aspak tendencioze, po me humor miqësor gjatë bashkëbisedimit me gazetarin e nderuar John Defterios në panelin e organizuar gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi!

Është e pabesueshme që një fjali e thënë me humor, të shkëputet totalisht nga konteksti e të kthehet në polemikë publike me pathos nacionalist, gjë që fatkeqësisht në Athinën mediatike ndodh shpesh”, shkruan Ra,a.

Kreu i qeverisë shqiptare shton më tej: Por i siguroj të gjithë të shqetësuarit e të lënduarit, se nuk kam as më të voglin dyshim që Platoni dhe Aristoteli janë filozofë grekë dhe që Greqia e Lashtë është shtrati i qytetërimit europian;  që kultura greke meriton vetëm admirim, jo vetëm për filozofët e lashtësisë po edhe për poetët, shkrimtarët, kineastët e muzikën që i ka dhënë njerëzimit; që Greqia është një vend për të cilin unë ushqej ndjenjat më pozitive, që populli grek është për mua  një fqinj i pazëvendësueshëm e vëlla i patjetërsueshëm i popullit shqiptar dhe që për kryeministrin e Greqisë ushqej një respekt të veçantë!

U kuptuam? Shpresoj po.

Në fund Rama e mbyll me një ‘qartësim’.

“Por ama mos më kërkojë askush ndër të shqetësuarit dhe të lënduarit me humorin tim, që kush shkruan e flet greqisht me pathosin nacionalist të të larpërmendurve, të më duket si pasardhës i Platonit dhe Aristotelit! Kaq”, shkruan Rama.

Heshtja e Kremlinit, reagim i zbehtë nga Moska për ngjarjet në Iran dhe Venezuelë

By: e xh
16 January 2026 at 14:45

Ishte takimi i parë publik i presidentin rus, Vladimir Putin, pas Vitit të Ri. Bastisjet e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë – një aleate e ngushtë e Moskës – dhe kapja e presidentit të saj një javë më parë nuk ishin në rend dite, të paktën jo publikisht.

Po ashtu nuk u përmendën as protestat që po përshkallëzohen dhe po e tronditin Iranin – një tjetër aleat i rëndësishëm i Moskës. As Kuba, Qeveria e së cilës është nën presion për shkak të krizës në Venezuelë, nuk u diskutua.

Agjenda e takimit publik të Putinit më 12 janar – me një zëvendëskryeministër teknokrat – ishte për prodhimin industrial rus, së bashku me programin hapësinor rus, tashmë të vjetruar.

Dikush ka mundur të mendojë se një sërë aleatësh që po destabilizohen ose po shemben do ta shtynin Moskën të kishte një reagim më të fortë. Kremlini i ka kultivuar këto raporte për vite të tëra, në mos dekada, pjesërisht për arsye ekonomike dhe ushtarake, e pjesërisht për t’iu kundërvënë Shteteve të Bashkuara.

Për vite me radhë ajo ka kundërshtuar po ashtu të ashtuquajturat “revolucione me ngjyra” – protesta antiqeveritare për të cilat Moska pretendon se janë thjesht përpjekje të orkestruara nga SHBA-ja për të minuar qeveritë miqësore ndaj Rusisë.

Por, deklaratat jo fort të zëshme nga zyrtarët rusë – për të mos përmendur heshtjen e Putinit – lidhur me ngjarjet në Venezuelë dhe Iran kanë befasuar vëzhguesit që përcjellin Rusinë.

“Rusët duhet të thonë diçka për këto çështje dhe kështu [Ministria e Jashtme] do të dalë me gjuhën e pritshme dhe kritikat e zakonshme, por në përgjithësi sistemi rus nuk dëshiron ta kritikojë Shtetet e Bashkuara tepër hapur, prandaj kemi një heshtje të plotë nga Kremlini dhe nga Putini”, tha Hanna Notte, drejtoreshë e Programit për Mospërhapjen e Armëve në Euroazi në Qendrën James Martin për Studime të Mospërhapjes së Armëve.

“Kjo administratë amerikane që vepron me pandëshkueshmëri në mënyrë mjaft efektive, duke ndjekur interesat e saj, përfshirë edhe me mjete ushtarake, dhe duke mos pasur pasoja, e bën Rusinë të duket e dobët”, tha Notte. “Mendoj se Rusia në të vërtetë nuk mund të bëjë shumë për të ndryshuar kursin e veprimit të SHBA-së apo për ta frenuar atë. Dhe, në një situatë të tillë: çfarë do të thotë Vladimir Putini? Prandaj ai nuk thotë asgjë”.

“Nuk do të thosha se ata po heshtin”, u shpreh Nicole Grajewski, eksperte për Lindjen e Mesme dhe profesoreshë në Sciences Po, në Universitetin e Parisit. “Do të thosha se ndoshta, thjesht nuk po shohim se çfarë po bëjnë ata prapa skenës, veçanërisht në Iran”.

Ruslan Suleymanov, ish-gazetar dhe ekspert për Lindjen e Mesme, theksoi se mungesa e dënimeve të ashpra – sa i përket Iranit, Venezuelës apo edhe diktatorit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad – po ashtu pasqyron prioritetin kryesor që Moska ka aktualisht: Ukrainën.

“Qartësisht, Kremlini është i zënë me probleme krejtësisht tjera tani”, tha për Current Time, Ruslan Suleymanov, nga Qendra për Strategji të Reja Euroaziatike, me seli në Gjermani.

“Për Putinin, kapja edhe e një fshati tjetër në Ukrainë është shumë më e rëndësishme sesa shpëtimi i regjimit të Assadit, siç e kemi parë, apo i Maduros në Venezuelë, ose edhe më shumë se kaq, i ajatollah Ali Khameneit në Iran”.

“Kategorikisht e papranueshme”

Në të kaluarën, kur ndodhte një ngjarje e madhe gjeopolitike – një sulm ushtarak, protesta destabilizuese antiqeveritare apo një zgjedhje e kontestuar – dhe Uashingtoni ishte i përfshirë drejtpërdrejt ose tërthorazi, zyrtarët rusë reagonin shpejt, duke bërë thirrje për përmbajtje ose duke u kërkuar vendeve të huaja – pra, SHBA-së – të mos ndërhynin.

Fjalimi, tashmë i famshëm, i Putinit në Munih në vitin 2007, ku ai sulmoi politikën e jashtme amerikane, ishte karakteristik: “Një shtet – Shtetet e Bashkuara – i ka tejkaluar kufijtë e tij kombëtarë në çdo sferë”.

Që nga rikthimi i presidentit amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë në janarin e vitit të kaluar, Kremlini e ka zbutur kritikën e tij të ashpër ndaj Uashingtonit, dhe duke e drejtuar vëmendjen nga Evropa dhe NATO-ja, veçmas sa i përket luftës në Ukrainë.

Pasi forcat speciale amerikane ndërhynë në Karakas më 3 janar, duke vrarë dhjetëra roje, duke kapur Nicolas Maduron dhe bashkëshorten e tij dhe duke i dërguar me nxitim në një anije luftarake amerikane që po i priste, Ministria e Jashtme e Rusisë e quajti këtë “një akt agresioni të armatosur… që ngjall shqetësim të thellë dhe kërkon dënim”.

Kur forcat amerikane sekuestruan një cisternë nafte më 7 janar, e cila ishte nisur disa javë më parë nga ujërat pranë Venezuelës – duke pretenduar se po lundronte nën flamurin rus – reagimi i parë i Moskës erdhi nga Ministria e Transportit, përmes një postimi, me përmbajtje juridike, në Telegram, i cili më pas u rishpërnda nga Ministria e Jashtme.

Kur dy shtetas rusë, që ishin ndaluar në anije u liruan nga autoritetet amerikane, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme që njihet për gjuhë të ashpër, Maria Zakharova, e falënderoi personalisht presidentin Donald Trump.

Në Iran, ku protestat antiqeveritare janë përshkallëzuar që nga shpërthimi i demonstratave më 28 dhjetor, deklaratat publike ruse kanë qenë të kufizuara.

Më 12 janar, po të njëjtën ditë kur Trump paralajmëroi se Uashingtoni po shqyrtonte “disa opsione shumë të ashpra” kundër Iranit, Sergei Shoigu, kreu i Këshillit të Sigurisë të Rusisë, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Ali Larijani.

Shoigu, një njeri i afërt me Putinin që një kohë të gjatë, dënoi “edhe një përpjekje tjetër të forcave të jashtme për të ndërhyrë në punët e brendshme të Iranit”.

Një ditë më vonë, Ministria e Jashtme reagoi në mënyrë më tipike, duke thënë se kërcënimet e Shtëpisë së Bardhë ndaj Teheranit ishin “kategorikisht të papranueshme”.

Zakharova gjithashtu i përshkroi protestat iraniane si një “revolucion me ngjyra”- një tregues se Moska beson që protestat janë nxitur nga forca të jashtme, të paspecifikuara.

“Irani është shumë më i rëndësishëm për Rusinë sesa ishte Venezuela”

Sa i përket Kremlinit, megjithatë, nuk ka pasur asgjë tjetër përveç heshtjes për ngjarjet e fundit. Takimi i Putinit më 12 janar me zëvendëskryeministrin Denis Manturov ishte kryesisht teknik dhe ekonomik. Nuk u përmendën trazirat e jashtme.

Në një tjetër takim publik, të mbajtur më 14 janar, Putini diskutoi për sigurinë rrugore me një tjetër zëvendëskryeministër dhe e përgëzoi për “arritjet në industrinë e ndërtimit në vitin 2025”.

Pjesërisht, mungesa e bujës mund të shpjegohet se ato përkuan me festat ruse. Dy javët e para të janarit zakonisht janë një periudhë e qetë në Rusi, për shkak të Vitit të Ri dhe Krishtlindjes Ortodokse.

Pushtimi i Ukrainës, i cili po i afrohet përvjetorit të katërt, është po ashtu një prioritet që konsumon të gjitha burimet për Kremlinin. Konflikti ka kufizuar gjithashtu aftësinë e Moskës në mënyra të tjera, duke bërë që të shfrytëzojë burimet njerëzore dhe armatimet dhe duke tronditur ekonominë ruse.

“Nuk ka asnjë arsye që rusët të përqendrohen tepër në këto çështje”, tha Sergey Radchenko, historian dhe profesor në Shkollën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare në Johns Hopkins. “Nëse gjërat shkojnë keq, ata nuk mund të bëjnë shumë për ta. Prandaj, ata thjesht ofruan mendime dhe lutje sa u përket sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit dhe qëndruan të heshtur për Venezuelën”.

Si Notte, Radchenko argumentoi se Kremlini po përpiqet ta ketë mirë me administratën e Trumpit.

“Nuk ekziston më një botë revolucionare, dhe Kremlini është shumë larg nga pretendimi që të ketë një rol udhëheqës aty”, tha Radchenko. “Prandaj, ata mund ta trajtojnë në mënyrë pragmatike këtë çështje, duke e kuptuar se krijimi i kaosit nuk u sjell asnjë dobi dhe mund të minojë diplomacinë e Rusisë ndaj SHBA-së sa i përket konfliktit në Ukrainë”.

Mungesa e retorikës së ashpër përputhet me një model që daton nga dhjetori i vitit 2024, kur një tjetër aleat i Rusisë – Assadi i Sirisë – u rrëzua papritur nga pushteti, duke e privuar Moskën nga një partner i madh në Lindjen e Mesme, ku ajo kishte ndërhyrë për ta mbajtur në pushtet një dekadë më parë.

Me Venezuelën që është në pjesën tjetër të botës, aftësia e Moskës për të ndikuar te ngjarjet është më e kufizuar. Nëse veprimet e SHBA-së në Venezuelë çojnë në rrëzimin e Qeverisë komuniste në Kubë – lidhet e të cilës me Moskën datojnë që nga vitet ’60 – një gjë e tillë do të ishte gjithashtu problematike. Por, sipas ekspertëve, Rusia me gjasë nuk do të mund të përgjigjej as në një rast të tillë.

Megjithatë, me Iranin, që Rusia ndan kufi detar, situata është potencialisht më urgjente, tha Grajewski.

“Nëse Irani bie, për Rusinë nuk do të ishte vetëm poshtërim, por ndoshta edhe vendi i fundit autoritar që ka aleancë me ta… përveç Koresë së Veriut”, shtoi ajo.

“Irani është shumë më i rëndësishëm për Rusinë sesa ishte Venezuela”, tha Grajewski. “Prandaj, rusët kanë interes të madh që regjimi të mbijetojë”./REL

Shpalli gjendjen ushtarake, dënohet me 5 vite burg ish-presidenti i Koresë së Jugut

By: e xh
16 January 2026 at 14:41

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është dënuar me pesë vite burg për shpërdorim detyre, pengim të drejtësisë dhe falsifikim dokumentesh, lidhur me përpjekjen e dështuar për të shpallur gjendjen ushtarake në vitin 2024.

Ky është vendimi i parë nga katër proceset gjyqësore që lidhen me dekretin e papritur për gjendjen ushtarake, i cili, edhe pse zgjati pak, shkaktoi kaos politik dhe protesta masive në të gjithë vendin.

Deputetët u detyruan të mblidheshin me urgjencë në parlament për ta rrëzuar vendimin e presidentit.

Gjykata vlerësoi se veprimet e Yoon “e futën vendin në një krizë të thellë politike”, ndërsa theksoi se ish-presidenti “nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese”.

Vendimi shihet si tregues për ecurinë e proceseve të tjera ndaj tij. Akuzat variojnë nga shpërdorimi i pushtetit deri te shkeljet e ligjit zgjedhor.

Akuza më e rëndë mbetet ajo për kryengritje, për të cilën prokuroria ka kërkuar dënim me vdekje. Vendimi për këtë çështje pritet në muajin shkurt.

Yoon u shpall fajtor për përdorimin e truprojave presidenciale për të penguar arrestimin e tij, për shpalljen e gjendjes ushtarake pa konsultuar të gjithë kabinetin, si dhe për hartimin dhe shkatërrimin e një dokumenti të falsifikuar që pretendonte miratimin e kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes.

Prokurorët kishin kërkuar një dënim prej 10 vitesh burg, ndërsa të dyja palët kanë afat shtatë ditë për të apeluar vendimin.

Ish-presidenti i ka mohuar akuzat, duke pretenduar se urdhri për arrestimin e tij ishte i pavlefshëm dhe se ligji nuk e detyronte të konsultonte çdo anëtar të kabinetit për përdorimin e kompetencave emergjente.

Gjatë seancës, rreth 100 mbështetës të Yoon u mblodhën jashtë gjykatës, duke ndjekur procedurat përmes një transmetimi ‘live’.

Disa mbanin pankarta me mbishkrimin “Yoon, sërish! Ta bëjmë Korenë të madhe përsëri”, ndërsa të tjerë reaguan me thirrje kundër.

Rasti ka rikthyer në vëmendje përçarjet e thella politike në Korenë e Jugut. Sipas një sondazhi të kryer në dhjetor, rreth 30% e qytetarëve nuk e konsiderojnë shpalljen e gjendjes ushtarake nga Yoon si akt kryengritjeje.

Gjashtë muaj pas përpjekjes për gjendje ushtarake, zgjedhësit zgjodhën liderin e opozitës, Lee Jae Myung, si president të ri, por proceset ndaj Yoon vazhdojnë të mbajnë të tensionuar klimën politike në vend.

BE thirrje Iranit: Ndaloni ekzekutimet e protestuesve, hiqni dënimin me vdekje

By: e xh
16 January 2026 at 14:38

Bashkimi Evropian i bën thirrje Iranit të ndalojë ekzekutimet e protestuesve dhe dënon përdorimin e dënimit me vdekje si mjet për të shtypur protestat.

“Ne kundërshtojmë përdorimin e dënimit me vdekje në çdo kohë, dhe në veçanti përdorimin e tij për të shtypur disidentët”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Anouar El Anouni, gjatë konferencës së përditshme për shtyp, duke theksuar se Brukseli po ndjek “shumë nga afër” raportet për ekzekutime të mundshme të afërta të protestuesve.

Brukseli gjithashtu i bëri thirrje Teheranit të ndjekë “një politikë koherente drejt heqjes së dënimit me vdekje”.

VanHorn: Do të ndjekim me këmbëngulje prioritetet e Trump në Shqipëri

By: e xh
16 January 2026 at 14:36

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në vendin tonë, Nancy VanHorn, në ceremoninë e mbylljes së trajnimit të udhëhequr nga FBI për hetuesit e SPAK dhe BKH në Akademinë e Sigurisë, deklaroi se Amerika “do të ndjekë me këmbëngulje prioritetet e Presidentit Trump në Shqipëri, duke forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve”.

“Dhe siç tha Sekretari Rubio, organizatat ndërkombëtare kriminale dhe terroriste, veçanërisht ato të angazhuara në trafikimin e narkotikëve, janë kërcënimi më i madh për sigurinë e Shteteve të Bashkuara në Hemisferën Perëndimore, ku këto grupe po destabilizojnë shtet-kombet dhe po i çojnë në emigrim masiv. Ne do të ndjekim me këmbëngulje prioritetet e Presidentit Trump në Shqipëri, duke forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve si SPAK, BKH dhe Akademia e Sigurisë”, tha VanHorn.

Fjalimi i të Ngarkuarës me Punë Nancy VanHorn në Trajnimin nga FBI për Mbikëqyrjen e Analizës së Celularëve

Faleminderit Rektor Mandro, Kryeprokuror i Posaçëm Braho dhe Drejtor Keta që na jeni bashkuar për të shënuar përfundimin e këtij trajnimi të rëndësishëm. Dhe dua të falënderoj gjithashtu kolegët tanë të FBI-së Brendan Collins dhe Kala, është kënaqësi t’ju shoh përsëri, Joe Danneff nga Ekipi i FBI-së për Mbikëqyrjen e Analizës së Celularëve, të cilët ndanë ekspertizën e tyre.

Pra, kushdo që ndjek Ambasadën e Shteteve të Bashkuara këtu në Shqipëri e di se lufta e krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve janë përparësi kryesore për ne. Dhe kur Presidenti Trump bëri thirrje për eliminimin e plotë të krimit të organizuar ndërkombëtar, ai nënvizoi se këta kriminelë përdorin sjellje “të ndërlikuara të përshtatjes”, duke krijuar kërcënime të pazakonta dhe në zhvillim për sigurinë tonë kombëtare.

Dhe siç tha Sekretari Rubio, organizatat ndërkombëtare kriminale dhe terroriste, veçanërisht ato të angazhuara në trafikimin e narkotikëve, janë kërcënimi më i madh për sigurinë e Shteteve të Bashkuara në Hemisferën Perëndimore, ku këto grupe po destabilizojnë shtet-kombet dhe po i çojnë në emigrim masiv.

Ne do të ndjekim me këmbëngulje prioritetet e Presidentit Trump në Shqipëri, duke forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve si SPAK, BKH dhe Akademia e Sigurisë.

Rrjetet kriminale, përfshirë grupet shqiptare që bashkëpunojnë me kartelet e Amerikës Latine të përmendura nga Sekretari Rubio, përbëjnë kërcënime të konsiderueshme për sigurinë dhe përparimin ekonomik të Shqipërisë përmes aktiviteteve si trafiku i drogës dhe pastrimi i parave. Sikurse e keni parë përmes këtij kursi, këto krime po mundësohen nga teknologjitë moderne.

Dhe përmes këtij trajnimi, ju tani keni mjete të reja hetimore dhe aftësi analitike për të shfrytëzuar të dhënat celulare në hetimet penale. Kjo përmirëson hetimet tuaja, duke siguruar gjithashtu respektimin e standardeve më të larta ligjore dhe etike.

Dhe ju tani keni pajisje dhe aftësi të reja për hetime të përmirësuara që do të çojnë në më shumë ndjekje penale dhe dënime më të forta të pjesëtarëve të krimit të organizuar.

Ndaj, urime për përfundimin e këtij kursi dhe faleminderit që më lejuat të jem me ju sot.

Durrës/Zbardhet dinamika e aksidentit me 1 viktimë dhe 3 të plagosur,pranga shoferit

By: e xh
16 January 2026 at 13:32

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në vijim të informacionit të dhënë mbrëmë, mbi aksidentin rrugor te ura e Dajlanit, me pasojë vdekjen e shtetases Vikena Greku, bën me dije se shërbimet e Policisë Rrugore kryen menjëherë veprimet hetimore të nevojshme, me qëllim zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Në përfundim të këtyre veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit në të cilin ishte pasagjere shtetasja Vikena Greku, shtetasi Arbër Xhaxhaj, 26 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Nga hetimet rezultoi se 26-vjeçari ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë, automjeti është përplasur me barrierat anësore të urës dhe ka rënë nga ajo.

26-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 2 këmbësorët e dëmtuar kanë marrë asistencën mjekësore të nevojshme dhe janë larguar në banesa.

Rama kërkon ndryshime në administratën e Kuvendit: Godinë e re për Parlamentin

By: e xh
16 January 2026 at 12:40

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndryshime në administratën e Kuvendit, duke theksuar nevojën për modernizim institucional, transformim teknologjik dhe ndërtimin e një godine të re për Parlamentin e Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, në mbledhjen e grupit parlamentar socialist Rama theksoi se procesi i draftimit të ligjeve kërkon më shumë informacion të ndërsjellë dhe përfshirje aktive të deputetëve. Sipas tij ndryshimet brenda pushtetit legjislativ do të vijojnë pas reformimit të komisioneve parlamentare.

“Aspektin e ndryshimeve brenda pushtetit, organizimit të pushtetit legjislativ që e filluam me komisionet. Sot patjetër që qoftë nga kryetarët e komisioneve, qoftë nga anëtarët e interesuar për të diskutuar do dëgjojmë se çfarë opinioni keni lidhur me këtë formulë të re që kemi me numrin e komisioneve, ndarjen etj. Dhe duhet ta vazhdojmë me administratën e Kuvendit e cila kemi kohë që themi duhet të modernizohet dhe duhet të mbështetet nga një transformim i rëndësishëm teknologjik. Punë për të cilën me siguri do të flasë kryetari”, u shpreh Rama.

Rama theksoi se modernizimi i administratës së Kuvendit dhe vendosja e një kalendari të qartë për godinën e re të Parlamentit janë pjesë e të njëjtit vizion për rritjen e efikasitetit dhe energjisë pozitive në punën e deputetëve.

“Nga ana tjetër duhet sigurisht që të vendos vendosim edhe piketat me një kalendar të qartë për godinën e re të parlamentit të Shqipërisë. Të gjitha këto bashkë shkojnë në të njëjtin drejtim. Natyrisht që asnjëra nga këto nuk pengon një pjesë të madhe të punës që bëjmë, po të gjitha këto bashkë ndihmojnë për t’i dhënë më shumë hapësirë dhe më shumë energji pozitive punës së deputetëve, të cilët duhet të mos e ndërpresin, përkundrazi ta artikulojnë më mirë punën që filloi shumë mirë pas zgjedhjeve në territor”, vijoi kreu i qeverisë.

Sipas tij shumica prej 83 mandatesh imponon përgjegjësi të mëdha, duke theksuar se objektivi kryesor mbetet mbyllja e negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2027.

Rama u tërheq vëmendjen ministreve për negociatat me BE: Duhet më tepër punë

By: e xh
16 January 2026 at 12:27

Gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar dhe kabinetit qeverisës, Edi Rama duke folur për rrugët që ka Shqipëria drejt anëtarësimit, iu drejtua dy ministreve të tij përgjegjëse për negociata me BE, Majlinda Dhuka dhe Adea Pirdeni, duke u thënë se duhet që të shpjegojnë dhe informojnë më shumë deputetët e PS.

Sipas Ramaës ata duhet të jenë të informuar për çdo gjë në lidhje me rrugën që Shqipëria ka në finalizimin e këtij objektivi, në mënyrë që ata të ndihmojnë me eksperiencën dhe profilizimet e caktuara të tyre.

“Duhet shumë më tepër punë për t’u shpjeguar me grupin dhe për t’u dëgjuar, duhet shumë më tepër informacion i ndërsjelltë në mënyrë që të gjithë deputetët, të cilët mund të kontribuojnë në një proces draftim, të jenë të informuar. Është një format i domosdoshëm”, tha Rama.

Rama: Sot jemi të paintegrueshëm në BE, shkak niveli i ulët i…

By: e xh
16 January 2026 at 12:25

Kryeministri Edi Rama thotë se aktualisht, Shqipëria nuk i përmbush standardet e BE, lidhur me sigurinë ushqimore, për shkak të standardeve të ulëta.

Gjatë fjalës në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, Rama u shpreh se do të kërkojë një fazë të ndërmjetme, 5 vite pas anëtarësimit në BE, për të plotësuar kriteret për këtë sektor.

“Jemi duke negociuar periudhat e ndërmjetme, pas momentit të anëtarësimit, që t’i japim mundësi vendit të jetë i gatshëm të përmbushë kriteret, për të qenë bashkë familjes europiane. Kjo nuk bëhet ekskluzivisht për ne, është pjesë e mekanzimit të anëtarësimit, e kanë bërë vende përpara nesh. Kroacia ka negociuar dhe ka arritur të marrë 10 vjet fazë të ndërmjetme, për përmbushjen e kritereve në aspektin mjedisor. Ne i referohemi atij rasti dhe bazuar me atë precedent, do mund të marrim lehtësi të tillë. Beteja kryesore është për sektorin e prodhimit ushqimor, për prodhuesit në fshat, për sipërmarrjen. Në kushtet e sotme , ne jemi të paintegrueshëm në BE, për shkak të nivelit  të pamjaftueshëm të sigurisë ushqimore. Po përpiqemi të fitojmë një fazë të ndërmjetme, 5 vjet pas anëtarësimit, përgatitjet duhet të fillojnë tani. Rrugët e Shqipërisë ishin dhe tregje ushqimore, edhe thertore. Duke u kthyer pas në vitin 2013, të gjithë kalonin filmin e kujtesës, gjënë e gjallë që therej në rrugë. Apo të gjitha autostradat e Shqipërisë, ishin lënë rrugëve, ishin kufizuar nga tezgat dhe tregjet informale ushqimore. Shumë përparim është bërë, por jemi ende larg. Duhet të dimë çfarë do thotë kjo. Në momentin e anëtarësimit dhe kur përfundon periudha e ndërmjetme, asnjë ushqim i prodhuar në Shqipëri, nuk mund të shitet përveçse në Shqipëri. Edhe në Shqipëri, ushqimet mund të bllokohen sepse nuk përmbushin kriteret e sigurisë. Skenari më pesimit, gjithçka që haet, importohet. Duhet super punë, por edhe super vendosmëri, për të mos faluar asgjë dhe askënd në emër të nevojës, që të vazhdojë të punojë. Puna për t’u bërë është shumë e madhe.”, theksoi Rama.

Rama mbledh grupin e PS: Brenda 2 vitesh të përmbushim kriteret për integrimin në BE

By: e xh
16 January 2026 at 12:13

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një mbledhje me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Mbledhja po zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe pritet të përfundojë rreth orës 15:00.

Kjo mbledhje zhvillohet pak ditë përpara nisjes së sesionit parlamentar për vitin 2026, ku Rama tha se brenda 2 viteve duhet të përmbushen kushtet për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Prej vetëm 2 vitesh, Shqipëria të përmbushë të gjitha kushtet për të mbyllur negociatat e anëtarësimit sikundër e kemi të qartë nga plani që kemi në tryezë i dakordësuar me BE, dhe sikundër e kemi bërë të qartë edhe për opinionin publik. Akoma sot edhe brenda grupit, lërë pastaj brenda partisë, nuk ka një kuptim të qartë për çfarë do të thotë në ;pikëpamje të sfidës dhe barrës së detyrimeve përmbushja e kushteve për të dalë me sukses nga procesi i negociatave dhe pastaj përmbushja e kushteve për të përballur përfshirjen në një realitet të ri siç është realiteti i një tregu prej 450 mln njerëzish, ku Shqipëria e integruar do jetë një pikë uji në oqean. Sfida për të gjithë sektorin prodhues dhe për institucionet do jetë e shumëfishtë”, tha Rama.

❌
❌