Pasi u zgjodh e preferuara e publikut, Brikena përballet me sulme nga vajzat e tjera të BBVA
Zgjedhja e Brikenës si një nga banoret e preferuara të publikut ka sjellë tensione të reja brenda shtëpisë, duke shkaktuar përplasje të forta mes saj dhe vajzave të tjera.
Debatet janë përqendruar kryesisht mes Brikenës, Selinës, Lornës dhe Armelës, të cilat kanë pasur qëndrime të ndryshme lidhur me suksesin e saj dhe mënyrën e lojës.
Selin u shpreh se ka qenë e para që e ka uruar Brikenën për zgjedhjen si e preferuar, duke theksuar se akuzat për kunja dhe xhelozi nuk qëndrojnë: “Brikena duhet të jetë koherente dhe e drejtë, sepse kur është bërë e preferuar, kam qenë e para që e kam takuar dhe i kam thënë urime. Për pjesën që nuk di të çojë një lojë deri në fund, natën e Vitit të Ri erdhi dhe më qëndroi afër, ndërkohë që këto komentet se i kam gjuajtur me kunja, nuk është e vërtetë. Është pëlqyer sepse, pavarësisht debateve që ka pasur, nuk kishte asnjë situatë të vetën. Është një vajzë shumë seksi, e çiltër dhe e drejtë dhe kjo gjë ka bërë që të pëlqehet te publiku. Xhelozia duhet të shihet nga ana tjetër”.
BBVA/Instagram
Nga ana tjetër, Lorna pranoi se raporti i saj me Brikenën është i ndërlikuar, duke e cilësuar si një marrëdhënie “dashur-urrejtje”: “Unë dhe Brikena kemi një dashuri-urrejtje. I qëndroj pro mendimit që Brikena e ka lojën te kamerat. Sa i përket ‘Queen’-it në tentativë, s’ka të bëjë me Brikenën, por me Selinën”.
Kjo deklaratë solli reagimin e menjëhershëm të Selinës, e cila u shpreh: “E kam thënë unë atë, jo ti. A i sheh klipet? Mbrohem vetë aty”.
Megjithatë, Lorna shtoi se, pavarësisht kritikave, ajo e vlerëson Brikenën si person:
“Sa i përket mendimit për Brikenën, pavarësisht paraqitjes që është një vajzë seksi, është e sinqertë dhe aktivizohet shumë. Është aty për të më pranuar mua në krevatin e saj, pavarësisht marrëdhënieve që kemi. Brikena është positive”.
Vetë Brikena reagoi ashpër ndaj situatës, duke e quajtur xhelozi reagimin e vajzave: “Siç e patë, shihet qartë që i ka djegur. Secila prej nesh ka dëshirë të dalë e preferuara. Secila e pret për veten. Në momentin kur zgjidhet dikush që këta nuk e presin, mendoj se kapen me gjërat e kota. Unë kam hyrë të jem vetvetja dhe vetëm kaq”.
Ndërkohë, Armela kishte një këndvështrim krejt tjetër, duke fajësuar vetë Brikenën për klimën mes vajzave: “Këtë xhelozi mes vajzave e lobon vetë Brikena. Lojën që e bën, e bën në mënyrë të pisët. Është politikisht dhe shumë korrekte në atë që thotë”. /Telegrafi/
