Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 January 2026Main stream

Gjenerali amerikan tregon se si u zhvillua operacioni sekret për kapjen e Maduros

3 January 2026 at 21:59


Kryetari i Shtabit të Përbashkët amerikan, Dan Caine, tha se gjatë operacionit për kapjen e presidentit Nicolas Maduro në Venezuelë një helikopter amerikan u godit, por ishte funksional gjatë gjithë misionit.

Ndërsa helikopterët amerikanë afrohen mbi Venezuelë, Caine raportoi se u përballën me sulme të forcave besnike të diktatorit venezuelas, raporton skynews.

“Arritëm në kompleksin e Maduronit në orën 2:01 të mëngjesit sipas kohës lokale të Karakasit”, tha ai.

“Forcat e arrestimit zbresin me shpejtësi dhe saktësi, duke izoluar zonën për të garantuar sigurinë e trupave dhe për të marrë nën kontroll personat e akuzuar. Maduro dhe gruaja e tij dorëzuan veten dhe u arrestuan pa humbje jete nga ana e amerikanëve, pavarësisht shkëmbimit të zjarrit”, shtoi gjenerali.

“Pas arrestimit, trupat u përgatitën për largim. Helikopterët u përdorën për nxjerrjen e forcave, ndërsa aeroplanët luftarakë dhe dronet siguronin mbulim ajror. Gjatë operacionit pati disa përleshje vetëmbrojtjeje”, deklaroi Caine.

Pak më pak se dy e gjysmë orë pas hyrjes në kompleks, Maduro dhe gruaja e tij u dërguan në bord të anijes USS Iwo Jima.

Ndryshe, Maduro pritet që gjatë orëve të vonta të ditës së sotme të transferohet në New York, ku do të përballet me shumë akuza nga drejtësia amerikane. /Telegrafi/

Lepurushja e zgjuar troket në derën e dhomës kur dëshiron të socializohet

3 January 2026 at 21:30


Një lepurushe e quajtur Lady Marmalade ka bërë bujë në TikTok me mënyrën e saj të pazakontë të komunikimit me njerëzit.

Ajo ka dhomën e vet në shtëpi dhe kur mërzitet së qendruari vetëm, troket në derë për të treguar se dëshiron të dalë dhe të kalojë kohë me pronaren e saj, Faith O’Kelly.

Videoja u bë shpejt virale dhe shumë përdorues u mahnitën nga zgjuarsia dhe sjellja e saj e veçantë.

Së bashku me komentet e shumta nën video, shumë pronarë të lepujve ndanë edhe eksperiencat e tyre, duke treguar mënyra të ndryshme se si këto kafshë komunikojnë dhe tregojnë se janë shumë sociale dhe inteligjente si kafshë shtëpiake. /Telegrafi/

Kush mund ta drejtojë Venezuelën pas SHBA-së?

3 January 2026 at 21:30


Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi gjatë një konference për shtyp se Shtetet e Bashkuara do të marrin drejtimin e Venezuelës përkohësisht, duke theksuar se kjo do të zgjasë deri në një “tranzicion të sigurt, të duhur dhe të drejtë”.

Trump shtoi se një “grup njerëzish” do të marrë përsipër menaxhimin e vendit dhe, kur u pyet për përbërjen e tij, ai përmendi se sekretari i tij i shtetit, Marco Rubio, kishte komunikuar me Delcy Rodríguez, ish-zëvendëspresidenten e Nicolas Maduros.

Rodríguez ishte zyrtarja e parë që reagoi publikisht pas sulmeve amerikane, duke kërkuar nga SHBA të japë prova të jetës së Maduros dhe bashkëshortes së tij.

Mesazhi i saj u transmetua vetëm në format audio, duke nxitur spekulime se ajo mund të ketë lënë Venezuelën. Agjencia Reuters citon katër burime që thonë se Rodríguez ndodhet në Rusi, por Ministria e Jashtme ruse ka mohuar këtë informacion, duke e quajtur “të rremë”.

Trump konfirmoi se Rodríguez kishte shprehur gatishmërinë për të bërë “çfarëdo që SHBA kërkon”. “Ajo është, mendoj, presidentja. Pati një bisedë të gjatë me Marcon dhe tha se do të bëjmë çfarë të duhet. Nuk kishte zgjidhje tjetër”, tha ai.

Ky zhvillim ka habitur shumë njerëz në Venezuelë, pasi Rodríguez dhe vëllai i saj, Jorge, kryetar i Asamblesë Kombëtare, kanë qenë tradicionalisht mbështetës të fuqishëm të qeverisë Maduro.

Edhe pse është e mundur që Rodríguez të ketë rënë dakord të bashkëpunojë me administratën Trump për të shpëtuar pozicionin e saj – ndërkohë që Trump paralajmëroi mundësinë e një valë të dytë sulmesh – ajo nuk pritet të jetë një forcë për ndryshime të thella në vend.

Kush është Delcy Rodriguez?

Avokatja 56-vjeçare me formim ligjor ka lindur më 18 maj 1969 si vajza e një luftëtari gueril të majtë.

Ajo, e lindur në Karakas, punon ngushtë me vëllain e saj, Jorge Rodriguez, kreun e legjislaturës së Asamblesë Kombëtare.

Përveç rolit të saj si zv/presidente, Rodriguez ka shërbyer gjithashtu si ministre e Financave dhe e Naftës, gjë që e bëri atë figurë kyçe për ekonominë e Venezuelës dhe sektorin privat të dëmtuar.

Ajo u bë zv/presidente në 2018 pas shërbimit në poste të ndryshme qeveritare, përfshirë ministre e Komunikimit dhe Informacionit, ministre e Jashtme dhe kreu i një asambleje kushtetuese pro-qeveritare që rriti fuqitë e Madurós në 2017.

Rodriguez aplikoi politika ekonomike ortodokse për të luftuar hiperinflacionin në Venezuelë.

Maduro e quajti Rodriguez “tigër” për mbrojtjen e vendosur të qeverisë së tij socialiste. Ai gjithashtu tha se ajo është “një grua e re, e guximshme, e përvojshme, vajza e një martiri, revolucionare dhe e provuar në një mijë beteja”. /Telegrafi/

Samsung shton Google Photos në televizorët e tij

3 January 2026 at 21:00


Kompania e teknologjisë nga Korea e Jugut, Samsung, ka njoftuar se planifikon të bëhet e para që do të integrojë Google Photos në mënyrë origjinale në televizorët e saj.

Qëllimi është që Google Photos të funksionojë natyrshëm me Vision AI Companion, asistentin e përmirësuar të Samsung-it, duke e përdorur aplikacionin e fotografive si pjesë të përvojës së përditshme në TV. Kjo do t’u mundësojë përdoruesve të eksplorojnë bibliotekat e tyre të fotografive në ekranin e madh të televizorit.

Samsung thotë se përdoruesit do të kenë tre mënyra të reja për të shfaqur përmbajtjen e tyre:

“Memories” – shfaq histori të kuruara të fotografive të bazuara në njerëz, vende dhe momente të veçanta. Kjo veçori pritet të lansohet në mars 2026 dhe do të jetë ekskluzive për televizorët Samsung për gjashtë muaj.

“Create with AI” – do të përdorë modelet e Google DeepMind për të gjeneruar dhe redaktuar imazhe duke ofruar shabllone tematike, dhe gjithashtu mund të konvertojë një foto të qëndrueshme në një video të shkurtër. Kjo planifikohet të vijë në gjysmën e dytë të vitit 2026.

“Personalized Results” – do të krijojë slajde të temave të lidhura me përmbajtjen e fotografive, si p.sh. deti, ecja në natyrë apo qytete si Parisi. Kjo gjithashtu pritet të debutojë në gjysmën e dytë të vitit 2026.

Me këtë integrim, përdoruesit do të jenë në gjendje të shijojnë kujtimet e tyre personale në ekranin e madh në shtëpi, duke sjellë një përvojë më të pasur dhe të personalizuar përmes fotografive dhe videove të ruajtura në Google Photos. /Telegrafi/

Daniel Serwer: Vuçiq duket se e ka ofenduar Trumpin

3 January 2026 at 20:58


Profesori amerikan, Daniel Serwer, ekspert për Ballkanin, thotë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka tentuar të fitojë favore prej administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, por pa shumë sukses.

Sipas Serwerit, një nga përpjekjet më të njohura ishte lidhja me ndërtesën “Shtabit të Përgjithshëm” të ushtrisë, që Vuçiq dëshironte t’ia shiste dhëndrit të Trumpit, Jared Kushnerit, por blerja nuk u realizua, duke treguar se Beogradi nuk mund të “shesë” ndikim politik aq lehtë, raporton danas.

“Nuk jam i njohur me qëndrimin e Kushnerit. Por, duket se Vuçiq në njëfarë mënyre ka ofenduar administratën e Trumpit, gjë që sipas mendimit tim është pozitive. Kjo do të thotë se Beogradi dhe Uashingtoni nuk mund, të paktën për momentin, të “shesin” sundimin e ligjit dhe demokracinë në mënyrën se si Uashingtoni e ka bërë në pjesë të tjera të botës”, tha profesori i Universitetit John Hopkins.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian ende nuk e kupton shkallën e korrupsionit në Serbi dhe nuk mbështet studentët, sipas Serwerit, i cili thekson se BE duhet të qëndrojë pranë vlerave të saj dhe sundimit të ligjit.

Ndryshe, projekti i “botës serbe” shihet si një formë moderne e Serbisë së Madhe, që rrezikon stabilitetin e Ballkanit dhe shkatërron shpresat për BE.

Për vitin 2026, Serwer parashikon stagnim në marrëdhëniet rajonale, me shpresën kryesore të përparimit për Mali të Zi, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. /Telegrafi/

Tre skenarë të mundshëm për Venezuelën pas largimit të Maduros

3 January 2026 at 20:27


Rrjeti kabllor amerikan, CNN ka prezantuar tre skenarë të mundshëm për të ardhmen e Venezuelës pas kapjes së presidentit Nicolás Maduro nga forcat speciale amerikane Delta Force.

Arrestimi i liderit autoritar ndodhi gjatë orëve të para të ditës së sotme në rezidencën presidenciale në Caracas, kryeqytetin e vendit. Sipas raportimeve, Maduro pritet të transferohet në New York, ku do të përballet me akuza të rënda, përfshirë akuzat për narkoterrorizëm.

Mediat amerikane tashmë po analizojnë pasojat që mund të ketë këtë veprim për skenën politike dhe institucionale të Venezuelës, duke identifikuar tre rrugë kryesore që mund të ndiqen:

1. Tranzicioni kushtetues
Në këtë skenar, pushteti do t’i kalonte formalisht zëvendëspresidentes Delcy Rodríguez. Sipas Kushtetutës venezuelase, ajo do të ishte e detyruar të organizonte zgjedhje të reja presidenciale brenda 30 ditëve. Ky skenar parashikon një kalim relativisht të qetë dhe ligjor të pushtetit, me institucionet shtetërore që ruajnë funksionimin e tyre normal.

2. Shembja e regjimit dhe ardhja e opozitës në pushtet
Skenari i dytë parashikon një ndryshim më radikal: rrëzimin e regjimit aktual dhe marrjen e pushtetit nga opozita. Kandidati më i mundshëm për të udhëhequr vendin në këtë rast është Edmundo González Urrutia, ish-kandidati presidencial i zgjedhjeve të vitit 2024, i cili aktualisht ndodhet në mërgim. Ai ka marrë mbështetjen e figurave ndërkombëtare të njohura, përfshirë fituesen e Çmimit Nobel për Paqen, María Corina Machado. Ky skenar mund të çojë në një ndryshim të shpejtë politik dhe në reforma të mëdha institucionale.

3. Grusht shteti ushtarak
Skenari i tretë parashikon përfshirjen e forcës ushtarake në ruajtjen e pushtetit. Ministri i Mbrojtjes, Vladimir Padrino López, mund të marrë kontrollin e vendit me forcë, duke sfiduar çdo ndërhyrje të jashtme. Ai ka lëshuar tashmë mesazhe publike për kombët, duke premtuar rezistencë dhe mbrojtje të sovranitetit venezuelas, çka rrit mundësinë e një konfrontimi të brendshëm ose tensioni të thellë politik.

Ekspertët paralajmërojnë se çdo rrugë që do të zgjidhet do të ketë pasoja të mëdha për stabilitetin e vendit, ekonominë e rrënuar dhe sektorin privat, i cili ka vuajtur rëndë gjatë viteve të fundit. /Telegrafi/

Rubio: Mos luani lojëra me Trumpin

3 January 2026 at 20:16


Sekretari ameirkan i Shtetit i SHBA‑së, Marco Rubio, foli sot në një konferencë për media lidhur me sulmin amerikan ndaj Venezuelës, ku edhe u bëri një paralajmërim të qartë atyre që “luajnë lojëra”.

Rubio tha se ka njerëz që mendojnë se mund të “luajnë lojëra” pa pasoja, por se kjo është një mbresë e gabuar.

Ai nënvizoi se Shtetet e Bashkuara tani kanë një president që “nuk luan lojëra” dhe që thotë atë që mendon.

“Mos luani lojëra me këtë president, sepse nuk do të përfundojë mirë për ju”, tha Rubio, duke iu referuar kreut të Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpit.

Trump gjithashtu foli në konferencë, duke shtyrë se Amerika do të mbajë kontrollin e Venezuelës derisa të realizohet një tranzicion i pushtetit, dhe premtoi investime miliarda dollarë nga kompanitë amerikane të naftës për të bërë Venezuelën “një vend të pasur”.

Ai gjithashtu përsëriti se Nicolás Maduro dhe gruaja e tij, Cilia Flores, akuzohen për narkoterorizëm dhe do të sjellë drejtësisë në New York. /Telegrafi/

— (@)

Maduro mund të përfundojë në burgun ku mbahej dikur edhe El Chapo

3 January 2026 at 19:57


Deri më tani nuk dihet se ku do të qëndrojnë presidenti venezuelian, Nicolas Maduro dhe gruaja e tij, Cilia Flores gjatë gjykimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, sipas aktakuzave, ata mund të vendosen në një burg me siguri të lartë në Brooklyn, New York.

Bëhet fjalë për Metropolitan Detention Center, ku, ndër të tjera, ka qëndruar udhëheqësi i kartelit Joaquin “El Chapo” Guzman, para se të dënohej me burgim të përjetshëm. Ky burg është i destinuar për ata që paraqesin kërcënim të madh për sigurinë dhe është burgu i vetëm i tillë në New York, pasi u mbyll ai në Manhattan pas vetëvrasjes së pedofilit amerikan, Jeffreyt Epstein.

Pas arratisjes së El Chapos nga burgu në Meksikë, në Metropolitan Detention Center janë marrë të gjitha masat që një arratisje të mos përsëritet.

Në këtë burg amerikan ka qëndruar edhe një nga themeluesit e kartelit të El Chapos, Ismael “El Mayo” Zambada Garcia, deri sa pranoi fajësinë për akuzat që rëndonin mbi të.

Ende nuk është e qartë nëse amerikanët do të rrezikonin ta vendosnin Maduron në një burg në një zonë të banuar fort të New Yorkut, çka paraqet një rrezik sigurie.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë të ditur se presidenti venezuelian ndodhet aktualisht në anijen amerikane USS Iwo Jima, ku do të përballet me aktakuzën për narkotikë dhe armë, shkruan CNN.

Përkujtojmë se sot, dy orë pas mesnate, Amerika ka kryer një sulm ushtarak ndaj Venezuelës dhe ka arrestuar Maduron dhe gruan e tij. Ata akuzohen për bashkëpunim me kartelët e drogës. /Telegrafi/

Venezuela dhe paralajmërimet për dy vende të tjera latino-amerikane - çka tha Trump në konferencën maratonike

3 January 2026 at 19:05


Në një konferencë një-orëshe për shtyp, presidenti amerikan, Donald Trump dha detaje mbi sulmin e mëngjesit ndaj Venezuelës.

Ai tha se SHBA-ja do të “drejtojë” vendin deri në një kalim të duhur të pushtetit dhe se kompanitë amerikane të naftës do të fillojnë të gjenerojnë fitime për Venezuelën.


Ja një përmbledhje e shpejtë e gjërave më të rëndësishme që mësuam nga fjalimi i liderit amerikan, raporton skynews.

SHBA-ja do të drejtojë Venezuelën

Donald Trump tha se SHBA do të “drejtojë” Venezuelën deri sa të ndodhë një “kalim i duhur i pushtetit”. Ai tha se kjo do të përfshijë edhe kompanitë amerikane të naftës, të cilat do të “fillojnë të gjenerojnë fitime për vendin”;

SHBA-ja ishte e gatshme për një sulm të dytë

Ai paralajmëroi se SHBA janë të gatshme të kryejnë një sulm të dytë, “shumë më të madh”, nëse do të jetë e nevojshme. Sulmi ishte planifikuar që më parë, por sulmi i parë rezultoi i mjaftueshëm për momentin, tha Trump;

Gjenerali jep detaje rreth aksionit

Gjenerali Dan Caine, oficeri më i lartë ushtarak amerikan, gjithashtu dha detaje mbi sulmin, duke thënë se Nicolas Maduro dhe gruaja e tij “dorëzuan veten” dhe u morën në kujdes, pa humbje jete amerikane pavarësisht shkëmbimit të zjarrit. Forcat amerikane mbërritën në kompleksin e tij në orën 2:01 të mëngjesit (koha lokale) dhe rreth dy orë e gjysmë më vonë i çuan Maduro dhe gruan e tij në një anije lufte amerikane.

Machado nuk do ta udhëheq Venezuelën

Maria Corina Machado, udhëheqësja e opozitës në Venezuelë që fitoi Çmimin Nobel për Paqen vitin e kaluar, është e pakëndshme të jetë udhëheqësja e ardhshme, sepse “nuk ka mbështetjen”, tha Trump. Ndërkohë, zv/Presidentja e Madurës, Delcy Rodriguez, tha se ajo ishte “e gatshme të bëjë atë që ne mendojmë se është e nevojshme për ta bërë Venezuelën të madhe sërish”, pretendoi Trump.

Trump kërcënoi Kubën dhe Kolumbinë

Trump gjithashtu kërcënoi Kubën dhe Kolumbinë. Lideri i majtë i Kolumbisë, Gustavo Petro, “po prodhonte kokainë… ndaj duhet të ketë kujdes”, tha Trump. Marco Rubio tha se qeveria komuniste kubaneze gjithashtu duhet të shqetësohet. Qëllimi i gjithë kësaj ishte të “rrethoheshim me stabilitet” dhe të riafirmohej “pushteti amerikan në rajonin tonë”, tha Trump. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Bebe orangutan bën xhiro në internet

3 January 2026 at 19:00


Kopshti zoologjik në Memphis ka një banore të re të dashur — bebe orangutanin Ruhana, e lindur në dhjetor me anë të një operacioni cezarian.

Video e ditëve të saj të para, e publikuar nga kopshti, ka bërë xhiron e botës dhe ka rrëmbyer zemrat e njerëzve.

Ruhana u rikuperua bashkë me nënën e saj, Jahe, pas vëzhgimit të rreptë të skuadrës së ekspertëve.

Emri i saj do të thotë shpirt, frymë ose esencë e jetës, dhe synon të përkujtojë forcën dhe trashëgiminë e grave të fuqishme.

Lindjet e orangutanëve janë të rralla dhe çdo foshnjë e re ka rëndësi të madhe për ruajtjen e kësaj specieje kritikisht të rrezikuar. /Telegrafi/

Automobilët kurrë nuk kanë qenë kaq të sigurt, por as kaq të shtrenjtë për t’u riparuar

3 January 2026 at 19:00


Edhe pse veturat moderne duken më të sigurta psikologjikisht, teknologjia e re gjithashtu po shkakton rritje të ndjeshme të çmimeve të blerjes, riparimit dhe të sigurimit.

Kjo bie në sy sidomos kur bleni një makinë të përdorur - blerësit shpesh zgjedhin modele me pajisje të avancuara, por harrojnë se këto sisteme të teknologjisë sjellin kosto të larta riparimi.

Përveç dizajnit të jashtëm, digjitalizimi dhe lidhja e internetit janë karakteristika shumë të kërkuara nga konsumatorët, madje më shumë sesa komoditeti ose siguria. Megjithatë, prodhuesit e automjeteve nën presionin e rregulloreve evropiane duhet të vazhdojnë të përmirësojnë sistemet e sigurisë, gjë që sjell edhe kosto shtesë për të gjithë palët - dhe veçanërisht për blerësit.

Kjo përfshin edhe sisteme si pasqyrat virtuale të jashtme, të cilat mund të kushtojnë shumë kur dëmtohen. Pjesë të tilla nga sistemi i ndihmës së vozitjes janë relativisht të shtrenjta për t’u zëvendësuar, dhe shpesh çojnë edhe në pagesa më të larta të sigurimit.

Një nga problemet është se shumica e blerësve nuk marrin parasysh se pjesët e teknologjisë së ndihmës së vozitjes (ADAS) mund të shkaktojnë kosto shumë të larta riparimi nëse sensoret ose kamerat dëmtohen, edhe në raste të goditjeve të vogla. Për shembull, edhe amperimet e vogla ndaj pjesëve të integruara me sensorë mund të kërkojnë rilidhje ose kalibrim të specializuar, që vetë është një proces i shtrenjtë.

Për më tepër, edhe nëse dëmi nuk është shumë i dukshëm nga jashtë, një sensor i dëmtuar mund të ndikojë në funksionimin e sistemeve të sigurisë dhe të çojë në kosto shtesë kur bëhet riparim apo kalibrim. Kjo ndikon jo vetëm tek cilësia e makinës, por edhe tek shpenzimet që pronarët duhen t’i përballojnë më vonë. /Telegrafi/

SHBA-ja do të drejtojë Venezuelën, thotë Trump

3 January 2026 at 18:01


Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të shtunën se Shtetet e Bashkuara do të “drejtojnë” Venezuelën menjëherë pas kapjes së presidentit venezuelan, Nicolas Maduro, duke theksuar se kjo masë është e përkohshme dhe ka për qëllim të garantojë një tranzicion të sigurt dhe të kontrolluar të pushtetit.

“Ne do të drejtojmë vendin deri në momentin kur të mund të bëjmë një tranzicion të sigurt, të duhur dhe të drejtë,” tha Trump gjatë një konference për media nga klubi i tij privat, Mar-a-Lago, në Florida.

Ai nënvizoi se ky veprim është një masë e domosdoshme për të shmangur destabilizimin e vendit dhe për të siguruar që ndryshimi i pushtetit të kryhet pa rrëmujë.

⚡⚡ BREAKING: TRUMP SAYS THE UNITED STATES WILL RUN VENEZUELA

“We don’t want someone else to simply step in and end up with the same situation,” Trump said. pic.twitter.com/xxkRbqPstr
— NEXTA (@nexta_tv) January 3, 2026

“Nuk duam të përfshihemi në situatën ku dikush tjetër të marrë pushtetin, dhe kemi të njëjtën situatë që kemi pasur gjatë periudhës së gjatë të viteve të fundit. Prandaj, ne do të drejtojmë vendin,” shtoi lideri amerikan, duke lënë të kuptohet se SHBA-ja do të ketë kontroll të drejtpërdrejtë mbi Venezuelën për një periudhë të pacaktuar derisa të krijohen kushtet për një qeverisje stabile dhe legjitime.

Megjithatë, 79-vjeçari nuk dha asnjë afat kohor se sa do të zgjasë ky tranzicion i pushtetit, duke lënë hapësirë për spekulime mbi kohëzgjatjen e përfshirjes amerikane dhe hapat e mëtejshëm që mund të ndërmerren për rikthimin e stabilitetit në Venezuelë.

Deklarata e tij vjen menjëherë pas operacionit të suksesshëm të forcave amerikane, i cili përfundoi me arrestimin e Maduron, dhe ka ngjallur reagime të fuqishme në arenën ndërkombëtare për rolin e SHBA-së në çështjet e brendshme të Venezuelës.

Ky zhvillim historik nënvizon gatishmërinë e administratës amerikane për të marrë masa direkte në rajon dhe për të mbikëqyrur një tranzicion politik që, sipas Trump, do të jetë “i drejtë, i sigurt dhe i duhur” për qytetarët venezuelanë. /Telegrafi/

Si të kuptoni që kablloja HDMI është duke u dëmtuar

3 January 2026 at 18:00


Po, kabllot HDMI me kalimin e kohës mund të prishen – duke shpëtuar kohë në kërkim të shkakut të problemit nëse simptomat identifikohen në kohë. Cilësia dhe mënyra e përdorimit ndikojnë në jetëgjatësi: kabllot cilësore zakonisht zgjasin shumë, por modelet më të lira ose ato që shpesh përthyhen, përkulen ose ekspozohen ndaj nxehtësisë dhe lagështisë dëmtohen më shpejt.

Ndryshe nga pajisjet që ose funksionojnë ose jo, kablloja HDMI mund të “prishet pjesërisht”. Kjo paraqitet si ndërprerje e herëpashershme e imazhit, shfaqje e shkurtër pa zë ose probleme të tjera që e bëjnë vështirë gjetjen e shkakut të vërtetë.

Shenjat më të zakonshme se një kabllo HDMI është në fund të përdorimit:

Shpesh shfaqen “shpërthime” të vogla ose pika të bardha në ekran, veçanërisht gjatë skenave të shpejta.

Mund të shfaqen ndërprerje të shkurtra të imazhit, ose imazhe të paqarta, të zbehura, me rezolucion të dobët ose ngjyra të çuditshme.

Problemet me zërin – si kërcitje, shpërthime apo zhdukje e plotë, edhe kur imazhi duket normal – janë një tjetër sinjal i qartë se kablloja është dëmtuar.

Në rastet më të këqija, pajisja mund të shfaqë mesazhin “no signal” dhe imazhi mund të mos shfaqet fare.

Është e rëndësishme të dini se problemi ndryshe mund të jetë porta HDMI në televizor ose monitor, jo kablloja. Nëse një lëvizje e lehtë e konektorit shkakton ndërprerje të imazhit, problemi mund të jetë në portë.

Provoni të ndryshoni portën ose pajisjen për të testuar nëse kablloja është mirë – nëse problemi zhduket, kablloja është në rregull, por nëse problemi vazhdon, duhet të zëvendësoni kabllon. /Telegrafi/

Publikohet fotoja e parë e Maduros me duar të lidhura - do të transferohet drejt SHBA-së

3 January 2026 at 17:36


Donald Trump sapo ka ndarë një imazh të Nicolas Maduro, duke e shfaqur liderin venezuelian të arrestuar dhe nën mbikëqyrje.

Presidenti amerikan shkruan se homologu venezuelas ndodhet aktualisht në bord të anijes luftarake amerikane USS Iwo Jima, duke sugjeruar se qeveria amerikane ka marrë kontrollin mbi liderin venezuelian.

Maduro, i veshur me një kostum të sportit gri të markës Nike, në duar mban një shishe uji.

Sytë e Maduros janë të mbuluar me një shirit të zi dhe mbi veshët duket se ka kufje të mëdha. Nuk është e qartë nëse Maduro ndodhet pranë gruas së tij, Cilia Flores, pasi ajo nuk shihet në fotografi.

telegrafi.com

Më herët gjatë ditës, Trump kishte deklaruar se Maduro është në rrugë për në New York, ku do të përballet me akuza të rënda për narco-terrorizëm dhe lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ky veprim nënvizon përpjekjet e SHBA-së për të ndëshkuar aktivitetet kriminale të Maduro dhe të regjimit të tij.

Ngjarja pritet të ketë ndikim të madh jo vetëm në politikën e brendshme të Venezuelës, por edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe strategjinë amerikane kundër narkotikëve dhe grupeve terroriste në rajon.

Ndryshe, Maduro është arrestuar së bashku me bashkëshorten në rezidencën qeveriatare në kryeqytet, Karakas. /Telegrafi/

Trump paralajmëron presidenten e Meksikës: Kartelët e drogës po e drejtojnë vendin tuaj, jo ju

3 January 2026 at 16:57


Presidenti amerikan, Donald Trump ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisjes së Meksikës, duke theksuar se vendi nuk kontrollohet nga autoritetet, por nga kartelët e drogës.

Deklaratat e tij erdhën gjatë një interviste ku komentoi situatën aktuale në Meksikë dhe sfidat e sigurisë që po përballet vendi.

“Claudia Sheinbaum është një grua e mirë, por kartelët po e drejtojnë Meksikën. Ajo nuk po drejton Meksikën - kartelët janë ata që e drejtojnë”, tha 79-vjeçari.

Ai shtoi se “diçka duhet bërë me Meksikën”, duke sugjeruar nevojën për masa më të forta për të luftuar kriminalitetin dhe trafikun e drogës.

— (@)

Trump, i cili ka qenë shpesh kritik i qeverive të vendeve latinoamerikane për moskontrollin e krimit të organizuar, theksoi se situata në Meksikë është alarmante dhe ka pasoja jo vetëm për vendin, por edhe për Shtetet e Bashkuara, për shkak të trafikut të drogës dhe krimit që kalon kufirin.

Ekspertët e sigurisë vënë në dukje se kartelët e drogës kanë ndikim të madh në Meksikë, duke operuar në mënyrë të hapur dhe duke ushtruar presion mbi politikanët lokalë dhe qeverinë qendrore.

Megjithatë, ata theksojnë se përpjekjet e qeverisë për të luftuar krimin nuk janë të pakta dhe përfshijnë bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.

Situata e sigurisë në Meksikë mbetet një nga sfidat më të mëdha të rajonit dhe deklaratat e Trumpit rikthejnë në qendër të vëmendjes diskutimet mbi mënyrat më efektive për të frenuar kartelët dhe për të mbrojtur qytetarët. /Telegrafi/

Publikohen pamje të shkatërrimit pas sulmeve amerikane në Venezuelë

3 January 2026 at 16:02


Janë publikuar pamje të dëmeve që pasuan sulmet amerikane në Venezuelë, ku shihen dëme në infrastrukturë dhe automjete të djegura në bazën ajrore La Carlota, afër Karakasit.

Sulmet u kryen të shtunën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat, sipas tyre, sulmuan Venezuelën dhe rrëzuan udhëheqësin e saj autokratik, Nicolás Maduro.

Në transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin qeveritar venezuelan u shfaqën disa automjete civile të djegura, dëmtime në gardhe dhe tym që ngrihej brenda bazës ajrore.

— (@)

Trump tha se operacioni u zhvillua “në bashkëpunim me organet amerikane të zbatimit të ligjit” dhe premtoi më shumë detaje në një konferencë për media në Mar-a-Lago të Floridës.

Një zyrtar amerikan tha për Reuters se Maduro iu dorëzua forcave speciale elitë dhe u arrestua. Senatori republikan amerikan, Mike Lee tha se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio i kishte thënë se Maduro do të përballet me drejtësinë amerikane për akuzat penale.

Autoritetet venezuelane thanë se në sulmet e së shtunës kanë vdekur civilë dhe ushtarakë, por nuk dhanë shifra të sakta të viktimave.

Ministri i Mbrojtjes së Venezuelës, Vladimir Lopez, njoftoi se ushtria po përgatitet dhe lëshoi mesazhe të forta për publikun. Ai e përshkroi atë që ndodhi si një “sulm kriminal dhe terrorist” ndaj popullit dhe vendit të tyre, duke shtuar se Venezuelanët duhet të qëndrojnë të qetë dhe të besojnë te udhëheqësit e tyre ushtarakë dhe politikë. /Telegrafi/

Pamje tronditëse nga Crans-Montana - zjarri përhapet në tavan, njerëzit vazhdojnë të festojnë

3 January 2026 at 13:43


Një video e re e publikuar nga një bar në resortin zviceran të skijimit Crans-Montana ka shkaktuar reagime të forta, duke treguar momentet dramatike kur zjarri përhapet me shpejtësi nëpër shkumën plastike antizhurmë të tavanit, ndërsa disa persona ende vazhdojnë të festojnë dhe ta filmojnë ngjarjen.

Pamjet tregojnë se flakët përhapen brenda pak çastesh, duke krijuar panik dhe tym të dendur në ambientin e mbyllur.

Sipas autoriteteve, materiali izolues në tavan ka ndikuar në përhapjen e shpejtë të zjarrit, duke e bërë situatën edhe më të rrezikshme për të pranishmit, raporton skynews.

Bilanci i tragjedisë është i rëndë: 40 persona kanë humbur jetën, ndërsa 120 të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë për të evakuuar të lënduarit dhe për të shuar flakët, ndërsa hetimet për shkaqet e zjarrit kanë nisur.

Autoritetet zvicerane kanë bërë thirrje për respektimin e rreptë të standardeve të sigurisë në ambiente publike dhe kanë paralajmëruar kontrolle të shtuara, veçanërisht në zonat turistike gjatë sezonit të dimrit. /Telegrafi/

— (@)

Bota përmes fotografive në vitin 2025

3 January 2026 at 09:25


Viti 2025 u shënua nga ngjarje të shumta të rëndësishme nëpër botë, dhe fotografët e disa agjencive botërore të lajmeve kapën momentet më mbresëlënëse që do të mbahen mend shumë gjatë.

Në galerinë e përgatitur mund të shikoni disa nga fotografitë më të mira që kanë kapur fotografët e agjencive të njohura si Reuters, Associated Press dhe European Pressphoto Agency (EPA).

Associated Press thotë se vitet vijnë dhe shkojnë, ndonjëherë edhe para se ta kuptojmë që koha ka kaluar. Ngjarjet shpërndahen dhe lajmet mund të jenë dërrmuese. Kjo është jeta e shekullit të XXI-të në një planet të lidhur dhe kaotik.

Agjencia Reuters tha se gjatë vitit 2025 ka publikuar rreth 1.6 milion fotografi, që kanë kapur ngjarje personale dhe politike, triumfe dhe tragjedi, si dhe jetën e përditshme nga 150 vende të botës.

Në mesin e imazheve të vitit ishte edhe Donald Trump, i cili u rikthye si president i SHBA-së, duke sjellë ndryshime të menjëhershme dhe të gjera në politikë. Gjithashtu u vazhduan luftërat në Gaza dhe Ukrainë, dhe katastrofat natyrore goditën zona si ato që ishin mësuar me fatkeqësi, ashtu edhe vende që nuk i kishin përjetuar më parë këto tragjedi.

Megjithatë, larg trazirave, njerëzit gjetën momente bashkimi në sport, fe dhe festë — duke kapur gëzim spontan siç ishte lëshimi i një zogu apo shijimi i diellit dimëror. Në pistat e modës duket se mbizotëroi kreativiteti, ndërsa në rrugë kishte kaos, me protesta kundër udhëheqësve politikë, korrupsionit dhe varfërisë.

EPA gjithashtu raportoi se fotografët e saj prodhuan mbi 850 mijë fotografi gjatë vitit, duke dokumentuar luftëra, protesta, katastrofa klimatike, momente rezistence, si dhe ngjarje të paharrueshme sportive dhe argëtuese. /Telegrafi/




























Përballja e qytetarëve me regjimin iranian - pse protestat e sotme nuk ngjajnë me ato të mëparshme?

2 January 2026 at 23:50


Pas konfliktit të muajit qershor me Izraelin, sanksionet, inflacioni dhe rrëzimi i monedhës kanë vendosur mbijetesën e përditshme në qendër të zemërimit publik.

Protestat e shkaktuara nga thellimi i krizës së inflacionit në Iran kanë hyrë në ditën e katërt rradhazi, duke u përhapur nga Pazari i Madh i Teheranit në qytete të mëdha si Isfahan, Shiraz, Mashhad, Hamadan dhe Qeshm, ndërsa dhjetëra mijëra iranianë - nga pronarët e dyqaneve dhe tregtarët e pazarit deri te studentët universitarë - kanë dalë në rrugë në disa provinca.

Inflacioni ka arritur mbi 42 për qind në të gjithë vendin, për shkak të rrëzimit të monedhës së rialit, rritjes së shpejtë të çmimeve të ushqimeve dhe mallrave thelbësore, dhe vështirësive ekonomike të gjera, të cilat edhe grupet e lidhura me regjimin i kanë njohur me rezerva.

Çmimet e ushqimeve u rritën me 72 për qind, ndërsa artikujt shëndetësorë dhe mjekësorë me 50 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar, raporton euronews.

“Ne e njohim zyrtarisht këtë protestë… i dëgjojmë zërat e tyre dhe e dimë se kjo buron nga presioni natyror që krijohet mbi mënyrën e jetesës së njerëzve”, tha ditë më parë presidenti iranian, Masoud Pezeshkian.

Pezeshkian i ka dhënë udhëzime ministrit të Brendshëm që të angazhohet në dialog me përfaqësuesit e demonstruesve.

Zyrtarët e qeverisë janë shmangur nga kërcënimet e drejtpërdrejta ndaj protestuesve, ndërsa mediat shtetërore dhe transmetuesi kombëtar IRIB kryesisht kanë shmangur raportimet nxitëse.

Ndërkohë, të martën kishin dalë raportime për disa arrestime, sidomos të studentëve, por burimet lokale të lajmeve sot kanë konfirmuar se studentët e arrestuar janë liruar.

Riali, valuta zyrtare e Iranit, po tregtohet në nivele rekord të ulëta, rreth 1.3–1.45 milion rial për një dollar amerikan në tregun e hapur, duke shënuar një rënie prej rreth 20% vetëm gjatë muajit dhjetor.



Në jetën e përditshme, iranianët japin çmimet në toman, një monedhë historike prej ari që nuk përdoret më pas vitit 1932, por që ka ende një rëndësi emocionale për iranianët. Një toman përbëhet nga 10 rial — pra, 100 mijë rial zakonisht quhen 10 mijë toman.

Pasojat e konfliktit Iran-Izrael

- YouTube www.youtube.com

Zhgënjimi ka qenë në rritje që nga konflikti 12-ditor midis Iranit dhe Izraelit në muajin qershor të këtij viti, i cili nisi kur Izraeli bombardoi objektet ushtarake dhe bërthamore në vend më 13 qershor në një sulm të papritur që vrau udhëheqës të njohur ushtarakë, shkencëtarë bërthamorë dhe politikanë.

Irani u hakmor me mbi 550 raketa balistike dhe mbi 1000 dronë vetvrasës, ndërsa Shtetet e Bashkuara u përfshinë duke ndërhyrë për të kapur sulmet iraniane dhe duke kryer sulme ajrore mbi tre objekte bërthamore iraniane më 22 qershor - një nga sulmet më të drejtpërdrejta të SHBA-së ndaj territorit iranian në dekada.

Irani iu përgjigj duke qëlluar raketa ndaj një baze amerikane në Katar, transmeton Telegrafi.

Edhe pse një marrëveshje për armëpushim u arrit midis Iranit dhe Izraelit më 24 qershor, presioni mbi ekonominë ka vazhduar që atëherë për shkak të sanksioneve, vështirësive fiskale dhe paqëndrueshmërisë së monedhës.

Rreth 30 qershorit, riali iranian po tregtohej në tregun e lirë rreth 91,500 toman, shumë më i fortë se nivelet aktuale.

Vlen të theksohet se shkaku i protestave aktuale është kryesisht ekonomik - ndryshe nga lëvizjet e mëparshme që ishin të përqendruara në çështje si mbajtja e detyrueshme e hixhabit.

Fakti që dita e tretë e protestave, e mërkura, përkon me 9 Dey - një datë që regjimi iranian e shënon si përvjetorin e shtypjes së protestave pas zgjedhore të vitit 2009 - ka pasur një rëndësi simbolike dhe ka fuqizuar më tej protestuesit.

“Shtrëngimi i 9 Dey” i referohet një serie tubimesh masive të organizuara nga qeveria në Iran më 30 dhjetor 2009, që shteti i përdori për të kundërshtuar protestat e Lëvizjes së Gjelbër dhe pretendimet e tyre për manipulim zgjedhor. Kjo ngjarje shpesh përdoret për të justifikuar shtypjen e mëvonshme të çdo kundërshtimi, dhe mediat shtetërore dhe zyrtarët iranianë i referohen këtij eventi vjetor si “Epika e 9 Dey” ose “Dita e Zotit”.

Akoma nuk është e qartë nëse autoritetet do të përpiqen të rilancojnë narrativat e vjetra të sigurisë të lidhura me atë datë.

Mesazhet e shtetit gjatë trazirave kanë qenë të përziera: nga njëra anë, disa zyrtarë qeveritarë kanë deklaruar se “njohin të drejtën për të protestuar,” ndërsa të tjerë përpiqeshin të bënin një dallim mes “protestuesve ekonomikë” dhe të ashtuquajturve “sabotorë” ose “ndryshues të regjimit.”


Ky lloj dallimi, sipas precedentëve të mëparshëm, shpesh ka shërbyer si paralajmërim për shtypje të ardhshme ndaj atyre që konsiderohen kërcënim për regjimin.

Humbja e durimit dhe dëshpërimi i prekshëm

A viral video from the second day of protests in Iran shows a protester in Tehran sitting in front of security forces.

Another clip shows him being beaten after he stands up.

The protests have spread to other cities, accompanied by anti-establishment slogans. pic.twitter.com/A8pes5lrsd
— Ghoncheh Habibiazad | غنچه (@GhonchehAzad) December 29, 2025

Ndërsa fuqia blerëse po zhduket, numri i njerëzve që ndjejnë se nuk kanë më asgjë për të humbur po rritet shpejt dhe në mënyrë eksponenciale.

Kjo ndjenjë dëshpërimi ka marrë një formë vizuale shumë të fuqishme në një imazh viral nga dita e parë e protestave: një burrë ulur pa armë mbi asfalt, në mes të rrugës, përballë forcave të sigurisë. Pamja ngjason në mënyrë shqetësuese me figurën e njohur të burrit të vetëm që qëndroi përpara tankeve gjatë protestave në Sheshin Tiananmen, duke nxjerrë në pah dëshpërimin, frikën dhe poshtërimin që kriza aktuale ka shkaktuar tek iranianët e zakonshëm.



Në kulturën iraniane, turpi i të mos ofruarit për familjen ka një rëndësi të veçantë emocionale. Ndryshe nga shumë valë protestash të kaluara, autoritetet nuk kanë vendosur ndërprerje të gjerë të internetit ose të shërbimeve të telefonisë mobile dhe SMS-ve gjatë ditëve të para të trazirave.

Megjithatë, këto sinjale nuk duhet të interpretohen si dëshmi për një ndryshim të qëndrueshëm apo struktural. Regjistri i gjatë i institucioneve të sigurisë dhe mediave shtetërore të Iranit sugjeron se një kthim tek shtypja mbetet plotësisht i mundshëm.

Videot që shpërndahen në rrjetet sociale — veçanërisht nga rajonet me popullsi kurde — tregojnë për përdorim të forcës dhe dhunës nga autoritetet, duke nxjerrë në pah ndjeshmërinë e shtetit ndaj trazirave në këto zona.

Ndërkohë, deklaratat e zëdhënësve të qeverisë dhe veprimet e hershme të administratës Pezeshkian dallojnë në ton nga ciklet e mëparshme të protestave, por ato nuk adresojnë shkaqet thelbësore të pakënaqësisë publike, as krizat e thella ekonomike që po përjeton Irani.

Ndërsa sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kufizuar të ardhurat nga nafta, qasjen në banka dhe importet, shumë iranianë theksojnë se investimet e vazhdueshme të elitës sunduese në projeksionin e fuqisë rajonale dhe në prioritetet ideologjike kanë ardhur mbi kurriz të stabilizimit të çmimeve, mbrojtjes së të ardhurave dhe adresimit të vështirësive ekonomike të përditshme.

Frikërat nga sulme të përsëritura

Frikësimet për një eskalim ushtarak janë intensifikuar pas takimit të fundit midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, një takim që i ka dhënë peshë të re presionit të Uashingtonit ndaj Teheranit. Për shumë iranianë, perspektiva e luftës shoqërohet me tryeza të zbrazëta, duke thelluar ndjenjën e pasigurisë dhe perceptimin se prioritetet kombëtare janë gjithnjë e më të shkëputura nga realitetet e përditshme të jetës.

Kjo situatë zhvillohet në sfondin e viteve të sanksioneve ndërkombëtare, të shkaktuara kryesisht nga obsesioni i regjimit iranian për të ruajtur ndikimin rajonal dhe global, si dhe përfshirjet e përsëritura të vendit në konflikte dhe eskalime ushtarake jashtë vendit, gjë që ka kthyer Iranin në një shtet ekonomikisht të izoluar.

Shumica e iranianëve mbështeten te pagat e vogla në sektorin publik ose privat, të cilat nuk kanë mundur të ndjekin ritmin e inflacionit, ose te punët informale dhe të dytë, si dhe te kursimet e pakësuara të familjeve, duke e bërë çdo ditë një sfidë për mbijetesën dhe stabilitetin ekonomik.

Konsumimi po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt produkteve të prodhuara brenda vendit dhe artikujve bazë, pasi produktet e importuara — nga medikamentet dhe elektronika, deri te qumështi për foshnja dhe pjesët rezervë — janë bërë të shtrenjta ose shpesh të papërfshirshme për shkak të kufizimeve bankare dhe mungesës së valutës.

Shumë familje plotësojnë dietën e tyre me produkte bujqësore të rritura lokalisht, nga bujqësia e vogël ose rrjetet mbështetëse familjare. Megjithatë, rritja e vazhdueshme e çmimeve të ushqimit dhe energjisë ka dëmtuar gradualisht fuqinë blerëse të qytetarëve, duke shtyrë një pjesë gjithnjë e më të madhe të popullsisë drejt pasigurisë ekonomike.

Çfarë ndodh më pas?

- YouTube www.youtube.com

Ndërsa konflikti 12-ditor përfundoi papritmas me një armëpushim - pavarësisht vrasjes së komandantëve të lartë iranianë dhe spekulimeve në disa qarqe opozitare se qeveria mund të rrëzohej - Netanyahu deklaroi hapur se, edhe pse objektivi i Izraelit nuk ishte ndryshimi i regjimit, ai bëri referenca indirekte për “lirinë e popullit iranian”.

Sipas mediave të brendshme iraniane, vizita e presidentit Pezeshkian në provincën Chaharmahal dhe Bakhtiari vazhdoi sipas planit, dhe ai aktualisht ndodhet në Shahrekord.

Ky udhëtim, fillimisht i kushtëzuar nga mungesa e “ngjarjeve të papritura,” pasqyron vetë paqëndrueshmërinë e situatës aktuale dhe kujdesin e qeverisë për të shmangur çdo incident të paparashikuar gjatë krizave të fundit.

Në fund të fundit, mbetet e paqartë se cilën rrugë do të zgjedhë udhëheqja iraniane: të hapë kanale të sinqerta për të adresuar pakënaqësitë ekonomike apo të kthehet te metodat e njohura të shtypjes.

Një paralajmërim i fundit nga Hesameddin Ashena, ish-këshilltar presidencial, pasqyron këtë dilemë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se nëse autoritetet “provokojnë trazira, trazirat do të pasojnë,” duke shtuar se insistimi i vazhdueshëm mbi qasjet e kaluara do të çojë patjetër në një kryengritje publike. /Telegrafi/

Ministri izraelit: Presidenti sirian mbështet ISIS-in, lufta me Sirinë është çështje kohe

2 January 2026 at 23:19


Ministri izraelit i Diasporës, Amichai Chikli ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj udhëheqësvd sirianë, duke e përshkruar presidentin e Sirisë, Ahmed al-Sharaa si anëtar të ISIS-it dhe mbështetës të islamit radikal.

Sipas tij, politika dhe veprimet e Damaskut përbëjnë një kërcënim serioz për Izraelin dhe stabilitetin e gjithë rajonit.

Chikli theksoi se marrëdhëniet mes Sirisë dhe organizatave ekstremiste janë të ngushta dhe se një konflikt i hapur mes Izraelit dhe Sirisë nuk është më çështje nëse, por kur, duke paralajmëruar për një mundësi reale për përplasje ushtarake në të ardhmen e afërt.

Israeli Minister Amichai Chikli:

The Syrian President is a member of ISIS and a supporter of radical Islam.

A war between Syria and Israel is only a matter of time. pic.twitter.com/tYQeiYEwjd
— Clash Report (@clashreport) January 2, 2026

Ministri shtoi se Izraeli duhet të jetë i gatshëm për çdo skenar, duke forcuar kapacitetet mbrojtëse për të përballuar kërcënimet e vazhdueshme nga regjimi sirian dhe aleatët e tij ekstremistë.

Deklaratat e Chikli-t vijnë në një kohë të tensionuar në Lindjen e Mesme, ndërsa rajoni përballet me rritjen e ndikimit të grupeve radikale dhe destabilizimin e sigurisë përreth kufijve të Izraelit.

Ndryshe, Al-Sharaa ka marrë udhëheqjen e shtetit sirian pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad, i cili është larguar nga pushteti muaj më parë duke ikur në Rusi. /Telegrafi/

❌
❌