Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 20 January 2026Main stream

Gripi vdekjeprurës, pse këtë vit është kaq i rëndë?

By: Os De
20 January 2026 at 20:56

Jemi në sezonin e gripit … dhe pak ditë më parë A2 CNN raportoi se vetëm gjatë javës së parë të janarit në vendin tonë u raportuan rreth 13 mijë raste, kryesisht te fëmijët dhe të moshuarit, ndërsa specialistët paralajmërojnë se shifrat reale janë shumë më të larta. Instituti i Shëndetit Publik pret rritje të shtrimeve spitalore në fund të janarit ose fillim të shkurtit.

Situata është serioze edhe jashtë vendit. Portugalia regjistroi pak ditë më parë mbi 500 vdekje në ditë me spitalet të tejmbushura, ndërsa në Itali rreth 7.5 milionë persona janë infektuar që nga fillimi i sezonit.

Ndikimi i gripit përgjatë 2025-2026 ka qenë i rëndë kudo. Në Australi, ku sezoni i gripit ka mbaruar së bashku me sezonin e dimrit, infeksionet kanë zgjatur një muaj më shumë se zakonisht dhe në javët e fundit, gripi ka dëmtuar rëndë edhe sistemet shëndetësore të vendeve të tjera evropiane, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, raporton A2 CNN.

Por çfarë e bën këtë vit gripin më të rëndë?

Sipas gjetjeve të epidemiologëve, të përmbledhura në një artikull të botuar në revistën “Nature”, shkaku kryesor është varianti K i virusit A/H3N2, që ka mutacione të shumta dhe është më pak i njohur nga sistemi imunitar dhe vaksinat, duke e bërë transmetimin dhe efektet më të rënda, përcjell A2 CNN.

Varianti K i virusit H3N2

Gripi i këtij viti shkaktohet nga virusi A/H3N2, varianti K. Ekzistojnë dy arsye për aftësinë e dobët të sistemit tonë imunitar për ta luftuar atë. E para është se lloji që u bë dominues në sezonin 2025/2026, H3N2, ka qarkulluar për dekada, por nuk ka qenë dominues në sezonet e fundit të gripit. Në sezonin 2024-2025, ky lloj shkaktoi rreth gjysmën e rasteve në SHBA dhe vetëm rreth 40% të rasteve në Evropë. Prandaj, e gjeti mbrojtjen tonë imunitare të papërgatitur.

E dyta është se varianti K i nëntipit viral H3N2 ka një numër të lartë mutacionesh që e bëjnë virusin më pak të ngjashëm me llojin e përdorur për të paketuar vaksinat e gripit të këtij viti, raporton A2 CNN. Rezultati është se ekziston një përputhje e përsosur midis mbulimit të ofruar nga vaksinat dhe virusit që qarkullon.

Virus me ndryshim të shpejtë

Viruset e gripit evoluojnë vazhdimisht dhe mutohen me kalimin e kohës, duke grumbulluar ndryshime të vogla gjenetike. Për shembull, variacionet e vogla në gjenet e viruseve të gripit mund të çojnë në ndryshime në proteinat sipërfaqësore të patogjenëve, me të cilat lidhen antitrupat. Për këtë arsye, vaksinat e gripit duhet të përditësohen vazhdimisht, raporton A2 CNN. Zgjedhja e llojeve për t’u mbrojtur kundër çdo sezoni vaksinimi përcaktohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, bazuar në virusin e gripit që qarkullon në hemisferën e kundërt gjatë sezonit aktual të dimrit.

Varianti K u shfaq në shkurt 2025, por u sekuencua për herë të parë në qershor 2025, kohë kur përzgjedhja e llojeve që do të përfshiheshin në vaksinat që do të shpërndaheshin në Hemisferën Veriore kishte ndodhur tashmë.

Për fat të mirë një studim i postuar më 6 janar, tregoi se vaksinat e gripit në dispozicion stimulojnë ende një përgjigje të antitrupave të mjaftueshme për të mbrojtur kundër simptomave më të rënda të variantit K.

Antitrupat në vështirësi

Krahasuar me llojin H3N2 të përdorur në vaksinën më të përdorur gjerësisht kundër gripit, varianti K ka 11 mutacione në një proteinë, hemaglutininën, që formon thumbat, zgjatimet sipërfaqësore që virusi i gripit përdor për t’u ngjitur në qelizat pritëse. Antitrupat synojnë hemaglutininën, dhe nëse ajo pëson mutacion, aftësia e tyre për t’u ngjitur në të dhe për të neutralizuar virusin zvogëlohet.

“Drejtësia e inkriminuar”/ Fati i Irena Gjokës, Çupi: Dosja ndaj Berishës, Metës dhe Belerit s’do jetë nul! Ja pse

By: Os De
20 January 2026 at 20:49

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimet ndaj gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, lidhur me deklarimet e saj në Formularin e Vetëdeklarimit të vitit 2016, ndërsa çështja ka nxitur debate të forta publike mbi funksionimin e sistemit të drejtësisë.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC Neës, analisti Frrok Çupi e cilësoi situatën si një përplasje të brendshme në drejtësi, duke ngritur dyshime për mungesë transparence dhe duke theksuar se proceset gjyqësore duhet të mbeten të ndara nga figura e gjyqtarëve që i shqyrtojnë ato.

Ai shtoi se është ngjallur shpresa që proceset gjyqësore nga Berishës, Belerit dhe mteës të mbeten nul, por sipas tij kjo nuk do të ndodhë.

“Ndodhemi para një gjendjeje që nuk e dimë se çfarë po ndodh brenda sistemit të drejtësisë. Është një luftë civile me njëri-tjetrin. Është një drejtësi e inkriminuar për shkak se nuk ka si ndodh ndryshe. Kjo që po ndodh sot me drejtësinë, që po lufton kundër një publiku të tërë, kundër parlamentit dhe qeverisë, nuk pranon rishikimin e asnjë gjëje. Kjo në përgjithësinë e saj tregon se po fshehin diçka të madhe. Çështja e Irena e Gjokës, logjika gjyqësore rrjedh.

Aty thuhet që klienti u paraqit në kufij dhe klienti ishte me vizë ta falsifikuar dhe u kthye. Ajo periudhe ishte e vështirë me kufirin me drejtësinë. Kushtet e veprës penale janë të zgjatura prej vitesh, një herë ka dalë e pafajshme dhe një herë e fajshme, gjë që dëshmon ën realitetin e çështjet. Shpresa është që të bëhen nul çështjet e Berishës, Blerit dhe Metës, por kjo nuk do të ndodhë sepse proceset gjyqësore janë të ndara nga personaliteti i gjyqtarit. Këto janë çështje që janë ngritur si piramida”, tha Frrok Çupi.

 

“Të ketë marrëveshje BE-SHBA mbi sigurinë në Arktik”/ Presidenti i Lituanisë: T’i jepet fund tensioneve për Groenlandën

By: Os De
20 January 2026 at 20:43

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda deklaroi se një marrëveshje mbi ndarjen e përgjegjësisë për sigurinë e Arktikut dhe Atlantikut të Veriut mund të ofrojë një rrugëdalje nga ngërçi midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës për çështjen e Groenlandës.

Nauseda i tha Reuters se debati për Groenlandën po e zhvendos vëmendjen nga lufta në Ukrainë dhe po i shërbente Rusisë. Nauseda i kërkoi Uashingtonit të ulte tensionet.

“ Rezultati më i mirë do të ishte thjesht të biem dakord për përgjegjësinë e përbashkët për sigurinë e rajonit të Arktikut dhe rajonit të Atlantikut të Veriut. A është e mundur të arrihet kjo? Ne duhet të bëjmë çmos për të ecur në këtë rrugë, sepse kjo është rruga më e mirë”, tha ai.

VIDEO-Qytetari i drejtohet Berishës: Nuk më pëlqen foltorja doktor! Deputetët e PD-së të blejnë kamiona dhe…

By: Os De
20 January 2026 at 20:30

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti sot foltoren e tij të radhës, këtë herë me banorët e njësisë numër 4 të Bashkisë së Tiranës.

Gjatë diskutimit njëri prej qytetarëve shfaqi pakënaqësi për foltoret. Ai tha se qeveria nuk rrëzohet me foltore me kartona, por me protestë e revolucion.

Demokrati iu drejtua Berishës duke i thënë: “Deputetët e PD-së të blejnë 50 kamiona dhe të bllokojnë qendrën nga sheshi “Skëndërbej” deri te “Nënë Tereza”.

“Dua të diskutoj për PD, jo për Shqipërinë sot doktor. Shqipëria ka dy, Skëndërbeun dhe Nënë Terezën, të tretin e them më vonë. Nënë Tereza thotë: Një jetë e jetuar për veten është një jetë e plogësht. Skëndërbeu tha: O zot i madhërishëm mbrojtës i atdheut, mbroje lirinë e Shqipërinë.

Pas këtyre je ti doktor, tani ka ardhur koha pas 2021 12 more kuvendin të besuam, të kesh shëndet, të lutem çoje amanetin e këtyre të dyve në fund, mos na zhgënjeni, ne kemi ardhur pas teje, deri në vdekje na ke pas, por jo të na zhgënjesh.

Ti bën foltore, mua nuk më pëlqen foltorja duhet revolucion, të blejnë të gjithë deputetët që janë 50 deputetë, 50 kamiona, t’i vendosin te sheshi “Skëndërbej” deri te sheshi “Nënë Tereza”, t’i vendosin me kavo të gjatë aty, ajo është protestë, jo protestë me kartonë. Protestë është të blejnë 50 deputetët e PD-së, kamionë nga 50 mijë euro, nga sheshi Skëndërbej deri te sheshi Nënë Tereza, të bllokohet qendra, ajo është protestë revolucionare. Kaq kisha, më falni për shqetësimin, fola shumë i stresuar dhe i emocionuar se kisha frikë se do më presë fjalën Florjana”, u shpreh qytetari në foltoren e PD nga njësia nr.4 në Tiranë.

Pas Forumit në Davos, Trump gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë: Nuk ka kthim mbrapa, Groenlanda është…

By: Os De
20 January 2026 at 20:15

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë të fortë në Shtëpinë e Bardhë, duke dyfishuar kërkesat e tij për të zotëruar Groenlandën, duke e cilësuar këtë territore si “të domosdoshme për sigurinë kombëtare dhe botërore”. 

Ai tha se “nuk ka kthim prapa” në planin e tij për të përfshirë Groenlandën si pjesë të strategjisë amerikane. 

Në të njëjtën kohë, presidenti francez Emmanuel Macron dha një paralajmërim të ashpër gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, duke kunderpërpjekur akumulimin e tarifave nga SHBA, dhe paralajmëroi për një “zhvendosje drejt një bote pa rregulla”. Macron e quajti “thelbësisht të papranueshëm” përshkallëzimin e tarifave nga ana e Shteteve të Bashkuara, duke theksuar rrezikun për përkeqësimin e marrëdhënieve tregtare ndërkombëtare. 

Tarifat e reja të Trump janë një përgjigje ndaj kundërshtimeve ndërkombëtare për planet e tij lidhur me Groenlandën, dhe mund të thellojnë përçarjen me aleatët tradicionalë të SHBA-së. 

Ndërkohë, Parlamenti Evropian ka vendosur të pezullojë miratimin e një marrëveshjeje tregtare me SHBA-në si pasojë e përkeqësimit të debatit mbi Groenlandën dhe politikat e Trump. Kjo ka sjellë shqetësim dhe ka shtuar tensionet në marrëdhëniet transatlantike. 

Presidenti ukrainas merr ftesën për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, Zelensky: S’mund të qëndroj krah Putinit

By: Os De
20 January 2026 at 20:01

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se ka marrë një ftesë për të bashkuar forcat me Bordin e Paqes, por tha se është shumë e vështirë për të imagjinojë mundësinë e bashkëpunimit me Vladimir Putinin. 

Në një intervistë për gazetarët, Zelensky tha: “Ne e kemi marrë ftesën, diplomatët tanë po punojnë për të, por është ende shumë e vështirë për mua të imagjinoj se si ne dhe Rusia mund të jemi së bashku në ndonjë lloj këshilli”. 

Deklaratat e Zelenskyt vijnë në një kohë kur tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë janë në kulmin e tyre, duke theksuar dallimet e thella që ekzistojnë mes dy vendeve, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. 

Presidenti ukrainas ka shprehur dyshime për mundësinë e një procesi të vërtetë paqeje, përveçse ka theksuar nevojën për të marrë garanci të forta dhe të qarta për sigurinë e Ukrainës. 

Berisha kundër dhunës: Rama ikën me revoltë popullore paqësore! Të zaptojmë Bulevardin derisa të largohet

By: Os De
20 January 2026 at 19:55

Kreu i PD Sali Berisha në takimin e zhvilluar me qytetarët në njësinë 4 në Tiranë, deklaroi se rrëzimi i qeverisë është prioriteti kryesor. 

Berisha argumentoi se është e rëndësishme që qytetarët të përgatiten për qëndresa të vazhdueshme. Qëllimi kryesor tha Berisha është revolta paqësore. 

“Ne jemi parti që kemi përdorur forma të ndryshme të protestave. Në këtë gjendje që është vendi, ne synim kemi përmbysjen e këtij pushteti që qëndron me vjedhje. Në bindjen time kjo kërkon që ne të jemi të përgatitur për protestë të qëndrueshme. E kemi provuar ne…Iku në Maqedoni ai që ishte aty. Por qëllimi nuk është ky, qëllimi është pushteti me votë. Ne pushtetin e marrim me votë. Ai edhe 20 herë do t’i vjedhë po e lamë ne të jetë në krye. Çfarë duhet? Duhet që ne bulevardin ta mbajmë derisa të largohet ai. Ne duhet të përgatitemi me bukë me vete, të rikthehemi…Ne jemi misionar. Ju garantoj që ikën, por jo dhunë”, u shpreh kreu i PD. 

 

Si vinin skedina dhe organizonin baste sportive, zbardhen mesazhet që ‘fundosën’ efektivët e policisë: 200-en time mbaje…

By: Os De
20 January 2026 at 19:51

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ekzekutoi sot masat e sigurisë ndaj gjashtë punonjësve të policisë dhe një shtetasi civil, si pjesë e operacionit “Last Bet”, i zhvilluar në rajonet Elbasan dhe Korçë.

Efektivët, duke shfrytëzuar atributet e funksionit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e llotarive të palejuara / basteve sportive.

Konkretisht masat u ekzekutuan për: Nënkomisar R.T., me detyrë Specialist për krimet, pranë Stacionit të Policisë Manëz, në Komisariatin e Policisë Durrës; Inspektor E.K., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës; Komisar D.S., me detyrë Shef i Seksionit për hetimin e krimeve në volum në Komisariatin e Policisë Devoll; Nënkomisar A.M., me detyrë Përgjegjës turni pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës; Inspektor G.B., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës; Shtetasi I.T., banues në Tiranë; Inspektor E.D., me detyrë Trupë shërbimi operacional pranë Seksionit Special të Ndërhyrjes Taktike, në njësinë speciale “Renea”.

Top Channel ka siguruar dosjen hetimore ndaj tyre, ku në vijim të veprimeve hetimore të kryera është administruar akti i ekspertimit teknik të sendeve celularë sekuestruar personave nën hetim E.P. dhe I.T., nga ku ndër të tjera në interes të hetimit kanë rezultuar komunikime të tyre me përmbajtje organizimi dhe ushtrimi të lojërave të fatit.

Ndër të tjera janë evidentuar të ruajtura biseda të zhvilluara në aplikacionin e komunikimit “WhatsApp”  midis punonjësit të policisë, dhe shtetasit I.T. me përmbajtje të organizimit dhe ushtrimit të lojërave të fatit, basteve sportive, ndeshje futbolli.

Pjesë nga mesazhet:

Polici me iniciale E.P: Degjo te faqja qe je menager. Pervec pjeses qe esht 50me 50 ka edhe % per lijen dhe 20 % per fitimet

Shtetasi me iniciale I.T: Mu do me japesh 405 tja coj atij 200 time mbaje se esht e jotja se tpata marr 200 per kushon. Jane 932 gjithsej

Polici me iniciale E.P: 466 i do ai djali

Shtetasi me iniciale I.T: Ok

Polici me iniciale E.P:  Un e ti kemi nga 233

Shtetasi me iniciale I.T: He mo vlla a fole per lekt

Polici me iniciale E.P: Po fola pra do I sjelli neser Po mire SE Po ashtu ti Jap une mo’s e vrit mendjen

Shtetasi me iniciale I.T: Esht blloku linku i faqes

Polici me iniciale E.P:  Po te hap nje tjetër

Foltorja e PD, Berisha në Njësinë 4: OKB i shikon shqiptarët si një komb në zhdukje

By: Os De
20 January 2026 at 18:52

Foltorja opozitare e demokratëve, këtë të martë, 20 janar, është ndalur te Njësia 4, Tiranë, ku kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbajtur një bashkëbisedim me simpatizantët e pranishëm.

Berisha u ndal fillimisht te emigrimi i të rinjve në vend, duke u shprehur se “OKB i shikon shqiptarët si një komb në zhdukje”.

“Miq, nga viti 2014–2023, vetëm në hapësirën europiane, kanë emigruar 1 milion e 101 mijë shqiptarë, nga të cilët 700 mijë të rinj. Pra rriten në Shqipëri, por ëndrrën shqiptare nuk e ndërtojnë në Shqipëri. Marrin rrugët e botës. Dhe ne pakësohemi, në çfarë shkalle? Në atë shkallë saqë të gjithë, nga OKB dhe çdo institucion tjetër që merret me demografinë, shqiptarët i shikon si një komb në zhdukje”, tha ai.

Po kështu, kryedemokrati u shpreh se vendi është boshatisur këtë 10-vjeçar të fundit si pasojë e humbjes së shpresës. Siç thotë Berisha, të paktën 49% e Shqipërisë, është “buzë varfërisë”.

Vrasja e snajperistit në Britaninë e Madhe/ Kush është 26-vjeçari që u vetëdorëzua në Tiranë, i bashkëakuzuar me ‘Babalen’ e TikTok-ut

By: Os De
20 January 2026 at 18:47

Armando Marku, 26-vjeçari i cili kërkohej nga autoritetet britanike për vrasje, ka vendosur të dorëzohet këtë të martë në ambientet e Policisë së Tiranës.

Marku ishte shpallur në kërkim prej 7 vitesh pasi akuzohet për përfshirje në vrasjen e një ish-snajperisti në qytetin Hartlepool, Angli, ngjarje që ka ndodhur në vitin 2019.

Por për këtë ngjarje akuzohen edhe dy shqiptarë të tjerë, Sajmir Dodoveci dhe Eugert Merizaj, i njohur në TikTok si ‘Babalja’.

Pas ekstradimit nga Belgjika, Eugert Merizaj u përball me një proces gjyqësor në gjykatë. Ai nuk pranoi akuzat pasi kështu u këshillua nga avokati i tij. Në fund gjykata  e gjeti atë fajtor si bashkëautor në vrasje dhe gjykatësi e dënoi me 32 vite burg. Pas Koçi Selamajt, i dënuar me 36 vite burg, Merizaj me origjinë nga Ballshi është shqiptari i dytë që vuan një dënim kaq të rëndë.

Ai ka aplikuar, dhe gjykata e Fierit ka aprovuar kërkesën për të vijuar vuajtjen e dënimit në një burg në Shqipëri.

Si pjesë e hetimeve të vazhdueshme mes Policisë së Cleveland-it, Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) dhe partnerëve ndërkombëtarë, shtetasi shqiptar, Sajmir Dodoveci 40 vjeç, u ndalua në një stacion treni në Bruksel të martën, më 23 dhjetor 2025. Dodoveci u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas u akuzua për vrasjen e kurdit Hemawand Ali Hussain, 32 vjeç, i cili u qëllua nga afër brenda një shtëpie në Charterhouse Street në shtator 2019.

Ai u paraqit më 9 janar në Gjykatën e Magjistrale të Teesside dhe u la në paraburgim deri në paraqitjen e tij në Gjykatën e Kurorës së Teesside të martën e 13 janarit 2026.

Hetimet e gjera të mëparshme nga Policia e Cleveland-it çuan në dënimin me burgim të përjetshëm të Eugert Merizaj për vrasjen e Hussain. Ai ishte larguar nga Mbretëria e Bashkuar pas vrasjes dhe gjithashtu u gjurmua në Belgjikë, u ekstradua përsëri në Angli dhe u dërgua në gjyq, ku u shpall fajtor.

Ndërkohë, 26-vjeçari Armando Marku ishte i fundit nga të akuzuarit që kishte mbetur në arrati, deri këtë të martë kur vendosi që të vetëdorëzohej në policinë e Tiranës.

Hussain, kishte qenë snajper me forcat kurde dhe kishte luftuar gjithashtu kundër ISIS-it në Irakun verior, ndërsa nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e vrasjes së tij.

Elbasan/ Digjet banesa, 4 anëtarë të familjes mbeten në qiell të hapur, shkak i zjarrit dyshohet…

By: Os De
20 January 2026 at 18:38

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Gurishtë–Shilbatër, njësia Administrative Tregan, duke u shkrumbuar pothuajse plotësisht. Banesa i përket shtetasit Arif Paeshti. 

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa përhapja e shpejtë e flakëve është favorizuar edhe nga era e fortë. 

Menjëherë pas njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur mjetet zjarrfikëse nga Bashkia Elbasan për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur rrezikun e përhapjes së zjarrit në banesat përreth. 

Si pasojë e zjarrit, katër anëtarë të familjes kanë mbetur në qiell të hapur, në një kohë kur temperaturat në zonë janë mjaft të ulëta dhe shënojnë vlera negative. 

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

“Ik p**dhu”/ Eurodeputeti danez shan Trump, deklarata e tij bëhet virale

By: Os De
20 January 2026 at 18:27

Një deklaratë e fortë në Parlamentin Evropian ka shkaktuar reagime, pasi eurodeputeti danez Anders Vistisen iu drejtua drejtpërdrejt presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me situatën rreth Groenlandës, duke përdorur një gjuhë të ashpër që, sipas tij, ishte “ajo që Trump do ta kuptonte”. 

Gjatë fjalës së tij, Vistisen përdori një shprehje fyese ndaj Trumpit, por u ndërpre menjëherë nga drejtuesi i seancës, i cili i kujtoi se përdorimi i një gjuhe të tillë bie ndesh me rregulloren e Parlamentit Evropian. 

“Zoti president, po jua them në një gjuhë që ju ta kuptoni: Ik P**dhu (Fuck off)”, i ka thënë Vistisen Trumpit nga foltorja më e rëndësishme e Evropës. 

Megjithatë, pavarësisht ndërprerjes, mesazhi politik u konsiderua i qartë: eurodeputeti danez shprehu kundërshtimin e fortë ndaj çdo ideje apo presioni të SHBA-ve për Groenlandën, duke riafirmuar qëndrimin e Danimarkës dhe të një pjese të përfaqësuesve evropianë për sovranitetin dhe integritetin territorial të saj. 

Deklarata vjen në një kohë tensionesh të shtuara diplomatike, pas rikthimit në vëmendje të pretendimeve të Trumpit për interes strategjik ndaj Groenlandës, çështje që ka shkaktuar debat dhe reagime të forta në Evropë. 

 

FOTOT-Supermakina, avionë privatë dhe çanta firmato/ Jeta luksoze e fëmijëve të elitës iraniane ndërsa mijëra qytetarë masakrohen

By: Os De
20 January 2026 at 18:19

Ndërsa Irani po përjeton një nga shtypjet më të përgjakshme të protestave anti-regjim, bijtë dhe bijat e elitës sunduese vazhdojnë të ekspozojnë jetën e tyre luksoze në rrjetet sociale, duke nxitur zemërim të madh publik. 

Fëmijët e klerikëve të lartë, ministrave dhe shefave të sigurisë, të njohur në Iran si aghazadeh, shfaqen duke pozuar me çanta firmato, supermakina, jahte dhe avionë privatë, ndërsa mijëra iranianë të zakonshëm përballen me dhunë, arrestime masive dhe vdekje. 

Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, dhjetëra mijëra persona janë arrestuar dhe mijëra të tjerë janë vrarë gjatë shtypjes së protestave. Autoritetet iraniane pranojnë të paktën 5,000 viktima, ndërsa burime të pavarura e çojnë shifrën deri në mbi 16,000 të vdekur. 

Një nga figurat që ka shkaktuar reagime të forta është modelja dhe stilistja Anashid Hoseini, e martuar me djalin e ish-ambasadorit iranian në Danimarkë. Ajo u bë simbol i elitës pasi publikoi foto luksoze pak para shpërthimit të trazirave, me veshje dhe aksesorë që kritikët thanë se kushtojnë më shumë se paga vjetore e shumë iranianëve. 

Në të njëjtën kohë, figura të tjera si Sasha Sobhani, djali i një ish-ambasadori iranian, kanë ndërtuar profile me miliona ndjekës duke shfaqur festa luksoze, makina të shtrenjta dhe jetë ekstravagante jashtë Iranit, kryesisht në Evropë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. 

Ekspertët thonë se kjo pabarazi ekstreme ka revoltuar veçanërisht të rinjtë iranianë. “Këta fëmijë të elitës jetojnë pa asnjë përgjegjësi, ndërsa bashkëmoshatarët e tyre përballen me plumba dhe burg,” deklaroi Ella Rosenberg, studiuese e çështjeve iraniane. 

Pavarësisht sanksioneve të rënda perëndimore dhe krizës ekonomike në vend, stili i jetesës së elitës mbetet i paprekur. Në lagjet e pasura të Teheranit verior, makinat luksoze, butikët e shtrenjtë dhe kafenetë elitare vazhdojnë të funksionojnë normalisht, në kontrast të fortë me varfërinë dhe represionin që përjeton shumica e popullsisë. 

Ndërsa protestuesit përballen me dhunë, arrestime dhe vdekje, hendeku mes elitës sunduese dhe qytetarëve të zakonshëm në Iran vazhdon të thellohet. 

Turqia është një destinacion popullor 

Gjatë trazirave, iranianë të pasur u panë duke u zhvendosur në Turqinë fqinje për të festuar dhe për t’u shoqëruar larg dhunës. Kjo për shkak se kishte frikë se gjatë protestave, ata vetë mund të izoloheshin. Provinca lindore e Vanit, e cila ndan një kufi malor me Iranin, është bërë një destinacion popullor, me anëtarë të elitës iraniane që mblidhen në bare dhe klube nate, ndërsa protestat u shtypën me dhunë në atdheun e tyre. 

Kontraste të forta në lagje 

Pavarësisht sanksioneve perëndimore mbi regjimin, stili i jetesës së elitës së Iranit duket se mbetet kryesisht i paprekur, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Në lagjet e pasura të Teheranit verior, të tilla si Elahiyeh, e cila shpesh krahasohet me Beverly Hills, makinat luksoze vazhdojnë të kalojnë pranë kafeneve të shtrenjta, butikëve të stilistëve dhe kullave moderne të apartamenteve, duke ofruar një kontrast të fortë me vështirësitë ekonomike me të cilat përballet shumica e iranianëve. 

Sanksionet e kanë goditur rëndë ekonominë në përgjithësi. Çmimet janë rritur ndjeshëm dhe pagat kanë rënë ndjeshëm. Por kritikët e regjimit argumentojnë se efektet negative nuk i kanë goditur ata në krye të sistemit. 

Pse u vra Jani Aliaj në burgun e Koridhalos? Historia e krimeve të shumta të “djemve problematikë” të Tepelenës

By: Os De
20 January 2026 at 18:06

Pas 26 vitesh aktiv në botën e errët të krimeve mes drogës, vrasjeve, hakmarrjes dhe burgjeve, erdhi fundi i Janit, i cili humbi jetën gjatë një përleshje në burgun grek ku ndodhej prej dy vitesh.

Vrasja e tij nga një tjetër i dënuar grek po hetohet, por gjasat janë që të jetë e porositur, pasi jetën e tepelenasit famëkeq prej vitesh e kërkonin shumë kundërshtarë të cilët herë pas here kanë tentuar eliminimin e tij, por pa sukses.

Në janar të vitit 2016, në zonën e ish-parkut të autobusëve në kryeqytet, nga një makinë në lëvizje u qëllua me breshëri drejt Aliajit të ulur në një lokal, por ai shpëtoi pa asnjë lëndim. Atentati u përsërit katër muaj më vonë në Gjirokastër, ku sërish u qëllua nga një makinë në lëvizje dhe Jani Aliaj u plagos lehtë në dorë.

Pas këtyre sulmeve erdhi kundërpërgjigjja. Mbrëmjen e 1 majit të vitit 2016, në një lokal në ish-Bllok, i maskuar me paruke, Jani Aliaj qëlloi për vdekje kundërshtarin e tij të përbetuar, Elton Çiço. Dy tepelenasit ishin njohur në burgjet greke që në vitet 2000, ku nisën një konflikt që vijoi për vite dhe numëronte dhjetëra të vrarë. Në 2015, prindërit e Elton Çiços u dhunuan rëndë dhe banesa e tij u grabit. Kjo ngjarje ndezi një hakmarrje, ku personat e përfshirë u eliminuan njëri pas tjetrit me armë dhe eksploziv. Edhe pas vrasjes së Çiços, hakmarrja u vijua nga miqtë e tij, të cilët, duke mos gjetur Janin, kryen atentate ndaj miqve të tij.

Për vrasjen e Çiços, Jani Aliaj ishte dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm në Shqipëri, dhe pasuria e tij ishte sekuestruar pasi dyshohej se ishte vendosur me burime jo të ligjshme. Ai u arrestua në dhjetor të 2024 në Athinë, me dokumente të falsifikuara greke, dhe ishte në pritje të ekstradimit drejt Shqipërisë.

Habit me deklaratën e tij Donald Trump: Pa mua, sot nuk do të kishte NATO

By: Os De
20 January 2026 at 18:00

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar këtë të martë një status në rrjetin e tij social Truth Social, ku pretendon se roli i tij ka qenë vendimtar për mbijetesën e NATO-s.

Sipas Trump, pa ndërhyrjen e tij aleanca ushtarake do të ishte shpërbërë dhe do të kishte mbetur pjesë e historisë.

Në postimin e tij, Trump shkruan:

Nëse unë nuk do të kisha ardhur, sot nuk do të kishte NATO!!!

Do të kishte përfunduar në koshin e historisë. E trishtueshme, por e VËRTETË!!

OSBE rikonfirmon mbështetjen për SPAK-un, Tarran takon Klodjan Brahon

By: Os De
20 January 2026 at 17:55

Kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, zhvilloi sot, 20 janar, një takim me drejtuesin e sapoemëruar të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodjan Braho. 

Gjatë takimit, siç shkruhet në faqen zyrtare, Tarran e uroi Braho për marrjen e detyrës dhe rikonfirmoi mbështetjen e fortë të OSBE-së për SPAK-un në zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri. 

Dy drejtuesit diskutuan mbi bashkëpunimin aktual dhe atë të ardhshëm mes OSBE-së dhe SPAK-ut. 

Në fokus të bisedimeve ishin mbështetja për ngritjen e kapaciteteve institucionale, ofrimi i këshillave në hartimin e politikave, si dhe shkëmbimi i praktikave më të mira ndërkombëtare. 

Qëllimi i këtij bashkëpunimi, theksohet në njoftim, është forcimi i mëtejshëm i përpjekjeve për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e Shqipërisë në kuadër të reformave në drejtësi. 

Head of @OSCEinAlbania Amb. Michel Tarran met today with newly appointed #SPAK @SPAK_Albania Head Klodjan Braho, congratulating him and reaffirming the OSCE’s strong support for SPAK’s key role in Albania’s #JusticeReform and the #RuleOfLaw. pic.twitter.com/r803mBBKFv

— OSCE Presence in Albania (@OSCEinAlbania) January 20, 2026

 

Alesia Balliu thumbon Berishën: Nuk mund të gjykosh marrëdhëniet e Ramës me SHBA-në kur vetë nuk shkon dot atje

By: Os De
20 January 2026 at 17:48

Avokatja dhe aktivistja politike Alesia Balliu, e ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” në DritareTV, ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, duke u ndalur veçanërisht te foltorja e Sali Berishës, përjashtimet e deputetëve nga Parlamenti dhe roli i Ervin Salianjit në opozitë. 

Sipas Balliut, pjesëmarrja në protestat e Berishës nuk ka më rëndësi politike, pasi ai nuk përfaqëson më një faktor real vendimmarrës. “Berisha sot po mban peng Partinë Demokratike. Nuk ka rëndësi nëse në protestë janë 200 apo 3 mijë persona, sepse nuk prodhojnë ndryshim dhe nuk sjellin fitore”, u shpreh ajo. 

Balliu theksoi se Partia Demokratike është e izoluar ndërkombëtarisht për shkak të lidershipit aktual, duke nënvizuar se prej kohësh asnjë ambasador amerikan nuk ka shkelur në selinë blu. Sipas saj, pa një raport funksional me aleatët ndërkombëtarë, PD nuk mund të ketë të ardhme politike. 

Duke folur për foltoren e Ervin Salianjit, Balliu tha se ajo përfaqëson një alternativë të re dhe shpresë për demokratët, ndryshe nga ajo e Berishës, e cila sipas saj mbështetet kryesisht nga figura të vjetra dhe rrogëtarë politikë. “Salianji nuk po përçan Partinë Demokratike, përkundrazi po e bashkon dhe po kërkon ta bëjë forcë fituese”, tha ajo. 

Lidhur me përjashtimin e deputetëve demokratë nga Parlamenti për 30 ditë, Balliu u shpreh se kjo situatë i shërben drejtpërdrejt qeverisë, pasi opozita ka dalë nga rruga institucionale dhe ka humbur të drejtën për debat dhe përballje parlamentare. 

Ajo akuzoi lidershipin e PD-së për standarde të dyfishta, duke përmendur raste konkrete të figurave që sipas saj janë shpërblyer me mandate pavarësisht lidhjeve apo akuzave për bashkëpunim me krimin e organizuar, ndërsa zëra kritikë si Saliani janë sulmuar dhe përjashtuar politikisht. 

Sa i përket protestave të forcave të reja opozitare, Balliu u shpreh se çdo protestë që bëhet për drejtësinë, kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet përshëndetur, pavarësisht ngjyrës politike. Ajo vlerësoi qëndrueshmërinë e Adriatik Lapajt dhe protestat e Arlind Qorit, duke theksuar se opozita ka nevojë për vazhdimësi dhe jo për protesta simbolike. 

Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme brenda Partisë Demokratike, Balliu tha se shpresa ekziston, por vetëm nëse PD shkëputet nga e kaluara dhe i hap rrugë riformimit me garë, meritë dhe votë. “Berisha është drejtues deri në prill. Statuti e detyron të japë dorëheqjen dhe të mos rigarojë. Çdo tentativë për të qëndruar në krye është një ditë e zezë për demokratët”, deklaroi ajo. 

Duke komentuar ftesën e kryeministrit Edi Rama nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Balliu u shpreh se opozita u përfshi në një debat të panevojshëm dhe qesharak. “Nuk mund të gjykosh marrëdhëniet e Ramës me SHBA-në, kur vetë nuk mund të shkosh në SHBA. Ndryshimi fillon nga vetja”, tha ajo./dritare.net 

Sarandë, tjetër ‘shtëpi bari’/ Kati i 9-të kthehet në parcelë kanabisi, pranga administratorit, 4 të shpallur në kërkim

By: Os De
20 January 2026 at 16:39

Finalizohet operacioni policor i koduar “Administratori”, evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, në qytetin e Sarandës.

Sekuestrohen 157 bimë narkotike, 18 kg lëndë narkotike kanabis, pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin, tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike, me qëllim shitjen.

Vihet në pranga administratori i pallatit ku ishte përshtatur ambienti për këtë veprimtari kriminale.
Shpallen në kërkim 4 shtetas, të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar mbi informacione të siguruara nga inteligjenca informative dhe verifikime në terren, strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë finalizuan operacionin policor të koduar “Administratori”.

Si rezultat i këtij operacioni, në katin e nëntë të një pallati 9-katësh, në lagjen nr. 2, Sarandë, në dy apartamente, u konstatuan ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave elektrike, si dhe për tharjen dhe përpunimin e tyre, me qëllim shitjen. Nga verifikimet rezultoi se pajisjet furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 45 vjeç, banues në Sarandë, administrator i pallatit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulsive telefonike”.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit E. Sh., 48 vjeç, S. H., 26 vjeç, T. M., 28 vjeç dhe A. M., 25 vjeçe, të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Po në vijim të veprimeve për këtë rast, u procedua penalisht dhe shtetasja M. B., 45 vjeçe, (bashkëshortja e shtetasit E. B., të arrestuar).

Gjatë kontrollit në ambientet e përshtatura u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 157 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sativa, të kultivuara në vazo, 18 kg lëndë narkotike kanabis, në gjendje të thatë, 90 llamba elektrike me reflektorë, 100 siguresa elektrike, 5 kondicionerë, 15 ventilatorë, 4 filtra ajri, tubo aspirimi, 3 aparate celulare dhe pajisje të tjera që përdoreshin për veprimtari kriminale.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Kushtetuesja jep arsyet: Ja pse nuk u transmetua live seanca për çështjen e rrogave të gjyqtarëve

By: Os De
20 January 2026 at 16:30

Gjykata Kushtetuese ka reaguar për mos transmetimin live të seancës plenare publike për çështjen e rrogave të gjyqtarëve.

Kushtetuesja thekson se kjo është për shkak të një problemi teknik dhe seanca mbetet në zhvillim.

Njoftimi i plotë:

“Në përgjigje të interesit tuaj, ju informojmë se seanca plenare publike e parashikuar sipas kalendarit zyrtar të Gjykatës Kushtetuese per daten 20 janar 2026 është ende duke u zhvilluar.

Për shkak të një problematike teknike të evidentuar më herët dhe që vijon të jetë në proces verifikimi, transmetimi i saj “live stream” nuk mund të realizohej.

Gjykata Kushtetuese mbetet e angazhuar për garantimin e transparencës, brenda mundësive teknike ekzistuese”, shkruan Gjykata Kushtetuese.

Ndërkohë, Rama në reagimin e tij e cilëson procesin si një precedent të rrezikshëm dhe ngre shqetësime mbi ndikimin që një vendim i tillë mund të ketë në sistemin e pagave dhe ndarjen e pushteteve.

Seanca në Gjykatën Kushtetuese për rritjen e rrogave të gjyqtarëve, reagon Rama: Mos transmetimi live farsa më e shëmtuar

By: Os De
20 January 2026 at 16:26

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar këtë të martë përmes një postimi në rrjetin social X lidhur me seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese dhe kërkesën e disa shoqatave të gjyqtarëve për rritje page.

Në reagimin e tij, Rama e cilëson procesin si një precedent të rrezikshëm dhe ngre shqetësime mbi ndikimin që një vendim i tillë mund të ketë në sistemin e pagave dhe ndarjen e pushteteve.K

“Sot Gjykata Kushtetuese po zhvillon (fatkeqësisht pa transmetim direkt për shkaqe teknike) farsën më të shëmtuar të imagjinueshme, e cila i është imponuar nga dy shoqata gjyqtarësh, të cilët duan të rrisin rrogat e tyre me gjyq, duke thyer piramidën shtetërore të pagave, ndërkohë që janë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri, si rezultat i mbështetjes që kjo shumicë qeverisëse i dha për hir të Reformës në Drejtësi pushtetit gjyqësor! Tani këta duan që në përjetësi t’u jepet e drejta ta rrisin vetë rrogën sa herë rriten pagat e tjera, pra Shqipëria të jetë përgjithmonë i vetmi vend në botë ku gjykatësit paguhen më shumë se sa çdokush tjetër duke marrë kompetencat kushtetuese të qeverisë e të parlamentit për politikën e pagave – ky është një skandal logjik, moral, ligjor dhe kushtetues, të cilin uroj që Gjykata Kushtetuese të mos e lejojë kurrësesi të kthehet në një turp kombëtar! Respekte për SPAK-un që nuk iu bashkua kësaj marrëbabëzie në emër të pavarësisë së gjyqësorit.”-shkruan Rama.

Sot Gjykata Kushtetuese po zhvillon (fatkeqësisht pa transmetim direkt për shkaqe teknike) farsën më të shëmtuar të imagjinueshme, e cila i është imponuar nga dy shoqata gjyqtarësh, të cilët duan të rrisin rrogat e tyre
me gjyq, duke thyer piramidën shtetërore të pagave,…

— Edi Rama (@ediramaal) January 20, 2026

 

❌
❌