Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 January 2026Main stream

Lapaj për ftesën nga Berisha: Për çfarë na duhen tryezat? Qytetarët duhet të jenë në shesh

By: redi
6 January 2026 at 18:55

Kreu i ”Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj nga protesta para Kryeministrisë thotë se qëndresa e tyre nuk do të ndalet dhe se do të vazhdojë të protestojë kundër regjimit. Ai akuzon policët për qasjen e dhunshme që reaguan ndaj qytetarëve. I pyetur për ftesën e Berishës për t’u ulur në tryezë, Lapaj tha se është me rëndësi që qytetarët të dalin në shesh, përtej logove të partive. ”Për çfarë na duhen…

Source

6 shtete europiane pro Danimarkës, Shtëpia e Bardhë: Vendi do të mbrohet më mirë nga SHBA

By: redi
6 January 2026 at 18:40

Shtëpia e Bardhë ka ritheksuar se Groenlanda do të mbrohej më mirë nga Amerika, ndërsa udhëheqësit evropianë shprehën mbështetje të hapur për Danimarkën dhe territorin autonom danez. ”Presidenti Trump beson se Groenlanda është një vendndodhje strategjikisht e rëndësishme për sigurinë kombëtare. Ai është i bindur se banorët e Groenlandës do të shërbeheshin më mirë nëse do të mbroheshin nga…

Source

Ikën nga banesa pa gjurmë 14-vjeçari, familjarët kallëzim në Polici

By: redi
6 January 2026 at 18:25

Një 14-vjeçar ka ikur nga banesa e tij në Has, pasi ka marrë pa leje automjetin e të atit të tij. Janë familjarët e adoleshentit që kanë bërë kallëzim në Polici, pasi nuk dinë vendndodhjen e tij. Njoftimi i Policisë: Has-Më datë 05.01.2026, në Komisariatin e Policisë Has, kanë bërë kallëzim familjarët e një shtetasi të mitur, 14 vjeç, banues në Has, se i mituri ka marrë pa leje automjetin e…

Source

Del nga shtrati përroi i Glinës në Vaun e Dejës, rrezikohen banesat

By: redi
6 January 2026 at 18:16

Vendi po përballet me përmbytje masive. Përroi i Glinës në Vaun e Dejës ka dalë nga shtrati, duke bllokuar unazën e qytetit. Uji ka vërshuar në rrugën kryesore, ndërsa janë përmbytur edhe toka aty pranë. Nëse rruga pëson shembje të mëtejshme rrezikohen të përmbyten edhe banesa, ndërsa në këto momente zona është përfshirë nga një furtunë e fortë.

Source

Moti i keq devijon dy fluturime drejt Barit, zv/kryeministrja Balluku: Mund të ketë vonesa në fluturime

By: redi
6 January 2026 at 18:04

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar se kushtet e motit kanë shkaktuar devijime në disa fluturime të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Balluku shkruan se dy fluturime në ardhje të datës 5 në orët e mbrëmjes janë devijuar drejt Barit, pasi nuk ishte e mundur ulja e sigurt në Tiranë. Ministrja informon se për shkak të këtyre devijimeve…

Source

Ministrja Koçiu shkon në Zejmen: Në monitorim zonat përreth lumenjve Drin dhe Mat

By: redi
6 January 2026 at 17:53

Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu ndoqi nga afër situatën e krijuar në njësinë administrative Zejmen, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në të gjithë territorin e vendit. Sipërfaqe tokash bujqësore janë përmbytur në disa njësi administrative në Lezhë. Në Njësinë Zejmen ka prani uji në toka bujqësore në Spiten dhe Tresh. Për shkak të reshjeve të shumta dhe shkarkimeve nga…

Source

Situata nga gripi, ISHP: Mbi 13 mijë raste në javë

By: redi
6 January 2026 at 17:30

Jemi në sezonin e gripit dhe Instituti i Shëndetit Publik, gjatë prezantimit të buletinit javor, deklaron se aktualisht jemi në një aktivitet mesatar të qarkullimit të tij. 13 mijë raste raportohen të prekur vetem javën e parë të janarit, por sipas specialistëve shifrat janë shumë më të larta pasi jo të gjithë i drejtohen qendrave shëndetësore. Artan Simaku deklaron se në këtë periudhe gripi…

Source

Moti i keq, fermeri në Zadrimë nxjerr delet nga stalla blegtoral

By: redi
6 January 2026 at 16:33

Lezha dhe zonat përreth saj aktualisht raportohen si më të dëmtuarat nga reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin. Përveç disa rrugëve të bllokuara, shtëpive dhe sipërfaqeve të përmbytura, në rrezik ndodhen edhe stallat blegtorale. Në zonën e Dajçit në Zadrimë, një fermer u pa teksa evakuoi një tufë me dele nga stalla, e cila rrezikon të përmbytet.

Source

Lumi Ishëm del nga shtrati, përmbyten qindra hektarë toka bujqësore

By: redi
6 January 2026 at 16:28

Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati në pikat e tij më të dobëta në fshatin Murqinë e mallkuç duke përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore e duke bllokuar dy lagje në fshatin Murqine. Situata për shkak të mosfunksionimit të kanaleve kulluese vijon që të jetë problematike në disa fshatra si Bubqi, Gramza, Derveni, Luzi, Malkuçi, Murqina, Bilaj, ku përpos qindra hektarëve tokë bujqësore që ndodhet nën…

Source

VIDEO/ Kryeministri Rama pritet në Pallatin Élysée nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

By: redi
6 January 2026 at 15:42

Kryeministri Edi Rama është pritur në Pallatin Élysée nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pak para nisjes së samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën. Kështu Rama ndodhet në Paris, ku do të marrë pjesë në një takim të organizuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në mbështetje të Ukrainës. Më herët Rama u prit nga ministri francez i Drejtësisë.

Source

Aksident në Lushnje, plagosen dy persona

By: redi
6 January 2026 at 15:23

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy personave është regjistruar në hyrjen jugore të qytetit të Lushnjes. Në ngjarje janë përfshirë një mjet tip “Benz” dhe një mjet bujqësor. Aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa ambulancat kanë transportuar në spital dy…

Source

FOTO/ Kryeministri Rama në Paris: Takim me ministrin francez të Drejtësisë për Kodin e ri Penal

By: redi
6 January 2026 at 14:44

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, ku do të marrë pjesë në një takim të organizuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në mbështetje të Ukrainës. Në daljet e mëparshme publike, duke cituar raporte të Këshillit të Europës, Rama ka kritikuar paraburgimet në Shqipëri që sipas tij janë në shifra mbi normalen. “Përpara samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën…

Source

Yesterday — 5 January 2026Main stream

Maduro u tradhtua nga zv/presidentja e Venezuelës? Robelli: Si ndryshoi retorika e saj dhe e Trump

By: redi
5 January 2026 at 22:02

”Maduro u tradhtua nga zv/presidentja e Venezuelës”, kështu shprehet gazetari Enver Robelli, sipas të cilit ndërhyrja nuk është për demokraci apo për të drejtat e njeriut, por për naftën. ”Mendoj që ndërhyrja në Venezuelë është zbatim i doktrinës së re ku shtetet e tjera nuk guxojnë të përzihen, nuk është as për demokraci as për të drejtat e njeriut. Mendoj që Maduro sipas shumë disa politologëve…

Source

Kësti i dytë i pagesave në kuadër të Skemave Kombëtare të Mbështetjes, AZHBR: Fondet janë transferuar në bankë

By: redi
5 January 2026 at 21:44

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural informon fermerët se kësti i dytë i pagesave në kuadër të Skemave Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2025 është kaluar brenda datës 31 dhjetor, deri në orët e vona të ditës, në përputhje me procedurat financiare në fuqi. Fondet përkatëse tashmë thotë AZHBR janë transferuar në bankat e nivelit të dytë dhe po kalohen gradualisht në llogaritë bankare të…

Source

Fjolla Morina del nga ”Big Brother Kosova Vip 4”

By: redi
5 January 2026 at 21:28

Fjolla Morina ka kaluar ditë të vështira emocionale brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duke ngritur dyshime se ajo mund të largohet nga gara. Sipas zhvillimeve të fundit, Fjolla ka shprehur disa herë pakënaqësi dhe lodhje emocionale, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në gjendjen e saj psikologjike. Ajo në Prime-n e natës së sotme (e hënë) nuk ishte rregulluar. Kjo situatë ka nxitur reagime të…

Source

Gazetarja venezueliane: Nuk raportojmë dot as faktet, mund të na arrestojnë!

By: redi
5 January 2026 at 21:19

“Jam presidenti i Venezuelës dhe nuk pranoj fajin”. Kjo është ajo që deklaroi Nicolas Maduro kur u paraqit për herë të parë në Gjykatën e Nju Jorkut dhe u njoh me aktakuzën që rëndon ndaj tij për përfshirje në narko-terrorizëm dhe posedim të armëve dhe pajisjeve shkatërruese. Dhe, si duket, njerëzit e tij në Venezuelë do të bëjnë gjithçka për ta mbajtur pushtetin e tij.

Source

Shtuni: Venezuela po shkërmoqet, Maduron e kapën me shapka

By: redi
5 January 2026 at 21:03

Eksperti i sigurisë ndërkombëtare, Artan Shtuni Maduro ka 13 vjet në pushtet, që nga vdekja e Hugo Chaves. Ka vjedhur dy palë zgjedhje në 2018 dhe 2024, por pavarësisht se ishte uzurpues i pushtetit, diktator që i ktheu 8 milionë venezuelianë në refugjatë, operacioni që pamë nuk kishte të bënte me aktivitetin e tij politik, por me aktivitetin e tij criminal, të paktën në bazë të informacionit që…

Source

Nga spitali sërish para Kryeministrisë, Adratik Lapaj: Nuk i trembem Ramës

By: redi
5 January 2026 at 20:49

Adriatik Lapaj u godit në kokë nga një ngrohëse që funksiononte me gaz gjatë përplasjes së dhunshme mes policisë dhe aktivistëve, sonte kreu i ”Shqipëria Bëhet” u shfaq para Kryeministrisë ku tha se do të vijoi protestën. Ai thotë se pavarësisht ndërhyrjes së policisë, e cila hoqi me dhunë çadrat ku ata qëndronin gjatë natës dhe ngrohëset, do të vijojnë që të protestojë para Kryeministrisë edhe në…

Source

Adriatik Lapaj flet troç: Ka njerëz jashtë shtetit që marrin pagën në Shqipëri

By: redi
5 January 2026 at 20:29

Oborri para Kryeministrisë është në përdorim të PD dhe të Adriatik Lapajt, i cili çdo të hënë lëviz kur Sali Berisha mban foltoren. Pasi opozita mbajti fjalimet, Lapaj nga ”Shqipëria Bëhet” u rikthyeve në vendin ku proteston ditë e natë prej afro 1 muaji. Ai tha se mijëra njerëz përfitojnë pagën e shtetit pa shkuar në punë. ”Patronazhistët ta dinë se nuk më ndikojnë fare. Ka mijëra persona që…

Source

❌
❌