Pas një periudhe të zezë, tuneli I mallkimit duket se po përfundon.
Armando Broja po jep sinjale këtë fund viti 2025 se rikthimi në formatin e dikurshëm mund të jetë një realitet.
Ai që cilësohet si sulmuesi kryesor I kombëtares së Shqipërisë, provoi pak ditë më parë, golin në Premier Ligën angleze, shënoi në emër të Bërnlit në portën e Bornmuthit, duke u kthyer te goli në elitë pas rreth 3 viteve.
Shpërthimi pas çlirimit ishte I kuptueshëm, për atë që ka hequr gjatë gjithë kësaj kohe me disa dëmtime radhazi, prej të cilëve sidomos dy ishin tepër serioze.
Trajneri I tij, Skot Parker, jo vetëm që e përgëzoi, por vendosi ta hidhte titullar në ndeshjen pasardhëse në kampionat, atë në shtëpi kundër Evertonit.
Një kthim në të kaluarën, pasi Armando ka qenë sezonin e shkuar pjesë e skuadrës së bluve liverpulas, e madje pati momente të shkëlqyera që spikatën fort dhe u vlerësuan, siç ngjau ndaj ish-kampiones Mançester Siti.
Edhe pse këtë herë nuk realizoi dot në portën e Evertonit, sërish sulmuesi shqiptar mori vlerësime mjaft pozitive për formën që ka dhe për dëshirën për të dhënë gjithçka në fushë.
Tashmë, duket se kemi të bëjmë me një tjetër Brojë.
Edhe pse 2025 pati edhe momentin tepër të vështirë në fund të ndeshjes në Andorrë, kur kombëtarja shqiptare u kualifikua për në plej ofin e Botërorit, e ai nuk deshi të festonte me shokët, sërish ky vit do të shënohet me shkronja të mëdha në kalendarin e tij personal.
Edhe me fanelën kuqezi e tregoi sërish sesa vlen, dhe për më tepër, trajneri Silvinjo pati besim të plotë tek ai, duke e aktivizuar vazhdimisht edhe si titullar, pavarësisht nëse luante apo jo për ekipin e klubit në Angli. / abcnews.al /