Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 December 2025Main stream

Trump i bën thirrje Hamasit të çarmatoset

By: Re Nato
30 December 2025 at 14:37

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se SHBA-ja mund ta mbështesë një tjetër sulm të madh kundër Iranit, nëse ai e rifillon rindërtimin e programeve bërthamore, si dhe e paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk çarmatoset.

Hamasi është grup palestinez i shpallur terrorist nga SHBA dhe fuqi të tjera.

Duke folur më 29 dhjetor krah kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, pas një takimi në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, Trump la të kuptohej se Teherani mund të jetë duke punuar për t’i rikthyer programet e tij të armatimit bërthamor, pas bombardimeve të qershorit.

“Kam lexuar se ata po zhvillojnë armë dhe gjëra të tjera, dhe nëse po e bëjnë këtë, nuk janë duke i përdorur vendet që ne i shkatërruam plotësisht, por ndoshta vende të tjera”, u tha Trump gazetarëve gjatë një konference për shtyp.

“Ne e dimë saktësisht se ku po shkojnë, çfarë po bëjnë, dhe shpresoj që të mos e bëjnë këtë, sepse ne nuk duam të harxhojmë karburant për B-2-shat”, shtoi ai, duke iu referuar bombarduesit të përdorur në sulmet e mëparshme.

“Është një udhëtim 37-orësh vajtje-ardhje. Nuk dua të harxhoj shumë karburant”, tha ai.

Bilanci ekonomik 2025/ Xhihani: E rëndësishme të rriten standardet për punonjësit, rritja e pagave do ndikojë edhe në privat

By: Re Nato
30 December 2025 at 14:21

Eksperti për punësimin, Arbër Xhihani thotë se sipërmarrjet shqiptare duhet të ruajnë standardet për punonjësit.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Xhihani u shpreh se rritja e pagave në sektorin publik dhe do të ndikojë edhe në privat.

“Mendoj se 2026 do jetë vit për thithjen e investimeve të huaja, që janë joshëse për të rinjtë. Du duhet tashmë që marrëdhëniet e punësimit të kenë një kalim, me trajtim sipas kushteve apo praktivave për të mira europiane dhe globale. Ky është cilësuar si buxhet social. Do ketë benefit të drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve. Rritja e pagave dhe pensioneve, shihet si hap pozitiv edhe për fuqinë blerëse. Është momenti kur tashmë sipërmarrjet shqiptare duhet të tregojnë përgjegjshmëri sociale më të lartë. Nuk është zgjidhja e vetme largimi tej kufijve të Shqipërisë.”, theksoi ai./abcnews.al

Aktakuzë ndaj një të dyshuari për përfshije në vrasjen e 13 civilëve gjatë luftës në Kosovë

By: Re Nato
30 December 2025 at 14:04

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të martën aktakuzë në mungesë kundër një burri të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile shqiptare gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë.

I dyshuari, i identifikuar vetëm me inicialet S.A., akuzohet se kishte marrë pjesë në vrasjen e 13 civilëve dhe në plagosjen e katër të tjerëve më 30 prill të vitit 1999 në fshatin Llashticë të Gjilanit.

Sipas aktakuzës, ai dyshohet ta ketë kryer krimin në bashkëpunim me pjesëtarë tjerë të forcave policore, paramilitare dhe ushtarake serbe.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri e ka ekzekutuar viktimën H.H duke e qëlluar me armë zjarri në kokë, e më pas e ka urdhëruar një person tjetër që të shtinte me armë zjarri në drejtim të civilëve të tjerë, duke i ekzekutuar ata një nga një”, thuhet në aktakuzë.

“Tuneli i Llogarasë, sukses”/ Rama: Shqipëria, progres në infrastrukturën rrugore

By: Re Nato
30 December 2025 at 13:31

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një sukses realizimin e tunelit të Llogarasë.

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama u shpreh se sipas edhe disa mesazheve të BE për grupkapitujt që lidhen me infrastrukturën rrugore, Shqipëria ka shënuar progres.

“Elbasan, po punohet dhe është në proces edhe bypass i Elbasanit, që është zgjidhja. Nga njëra anë po ecet me autostradën, tjera me hekurudhat. Nuk jam në dijeni të një kombinati të ri Metalurgjik me thënë të drejtën. Të lidhet me Luciano Pavarotin e Elbasanit. Kam disa mesazhe të reja që dua t’i ndaj me ju. Mesazhi i kapitullit të 14 të negociatave, thotë Shqipëria ka progres dhe arritjet kryesore lidhen me përmirësimin e sigurisë rrugore, planifikimin strategjik të infrastrukturës. Kapituli 15 ka këtë mesazh, Shqipëria ka bërë progres në diversifikimin e burimeve të rinovueshme. Mesazhi i kapitullit 21, hapja e negociatave ka arritje konkrete, për projektet strategjike që lidhen me rrjetin infrastrukturor europian. Ka vazhduar ulja e humbjeve në rrjet. Kemi hyrë në kuotat e normaliteteve europiane. Këtë vit, ulëm çmimin e energjisë me 10.5 përqind. Do kemi matësiot inteligjentë, do shkojmë drejt digjitalizimit të plotë të sistemit të shpërndarjes. Ka vazhduar projekti me panelet diellore për familjet. Tuneli i Llogarasë ka qenë super sukses, gërmimet do vazhdojnë, do dalë misteri i hekurit i zëvendësuar me kashtë.”, theksoi ai./abcnews.al

Rama jep lajmin: Së shpejti do kemi e-Albania 2.0, shërbime të reja për qytetarët

By: Re Nato
30 December 2025 at 12:34

“Rrini, prisni se shumë shpejt në janar, shkurt, do të dalim me e-Albania 2.0, falë AKSHI. Do ketë shumë gjëra të reja në atë sistem për shqiptarët. Prandaj shqiptarët votojnë PS. Prandaj shqiptarët e votojnë masivisht PS. Jo janar, jo shkurt. Në 2029, do llafosemi prapë. “, theksoi ai.

Në përditësim…

“Dorëheqje? Fituam 83 mandate”/ Rama: 2025, një vit i suksesshëm. AKSHI është institucion krenarie

By: Re Nato
30 December 2025 at 12:24

“Nuk besoj se publiku e shtron fare këtë pyetje. Po bëjmë konferencën e fundvitit dhe ky vit është më i suksesshmi i Shqipërisë. Shqipëria ka hapur të gjithë kapiotujt e negociatave. Këtë vit u mnblodh Europa politike demokratike, në sheshin “Skënderbej”. Erdhën në një vend të korruptuar, mendoni ju? Jo. Si mendoni ju, e fal KE një vend që do ishte 1/10 e asaj që thonë tenxheret? Kurrë, asnjëherë. Nëse po ndodh sot ky proces, është meritë e  kësaj force politike. Ju i keni parë reagimet e të tjerëve, kur iu preket floku, se çfarë thanë. Nga unë nuk do dëgjoni sharje apo akuza, apo fjali në drjetim të godjes të repurtacionit dhe dëmtimit të këtyre organeve. Çfarë është ky muhabet, a do jeni dorëheqjen? Ne morëm 83 mandate në qershor. Dorëheqje për AKSHI? AKSHI është një institucion krenarie për ne, që të jemi të qartë bashkë. Është një institucion për të qenë krenar. Kur duhet të shkonit të mbanit radhë, edhe për një certifikatë të gjendjes civile, 620 miliardë lekë, 620 milionë euro, ka kursyer AKSHI për shqiptarët, falë digjitalizimit. Falë atiih AKSHI, 3.4 milionë shqiptarë janë përdorues të rregullt të platformës e-Albania. Në 2025, janë 17 milionë shërbime të gjeneruara.”, theksoi ai.

Në përditësim…

“Pezullimi i Ballukut, rast që nuk ka ndodhur në botë”/ Rama: SPAK ndërhyri në territorin e qeverisë, mbajtëm qëndrim institucional

By: Re Nato
30 December 2025 at 11:58

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar skandaloz pezullimin e zv.kryeministres, njëherësh ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nga prokurori i SPAK.

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama u shpreh se nuk ka rast të dytë në botë si ky dhe sipas tij, SPAK ndërhyri në territorin e qeverisë.

Rama shtoi se mazhoranca mbajti qëndrim institucional.

“Të përgjigjem me pyetje, keni dëgjuar ndonjë fjalë të vetme avokatie në rastin konkret nga ana jonë? Nuk besoj. A unë dhe askush tjetër nuk ka hyrë në përmbajtjen e rastit. Ndryshon nga rastet e tjera, ka ardhur tek te. Nuk është një nga rastet në rrugët e pushtetit gjyqësor, të cilin pushteti gjyqësor, në këtë rast prokuroria e ndjek pa pasur nevojë të ndalojë në derën tonë. Kur rasti vjen në derën tonë, të pushtetit legjislativ, pushteti legjislativ duhet të shprehet. Nuk është noter i prokurorisë. Këshilli i Mandateve nuk është zyrë avokatie, parlamenti nuk i noterizon kërkesat që vijnë, i merr i sheh. Mos m’i përmend ato 16 mijë faqet. Ajo më provokon, më ka provokuar në ditën e parë. Po të isha në Këshillin e Mandateve, do i thoja, çohuni, merrni një dosje. Nuk mund të vini me 16 mijë faqe. A e dini se për çfarë janë? Nuk janë produkt i hetimit. Janë 16 mijë faqe ku janë futur brenda kontrata, studime. Arkivi i ministrisë, i futur brenda. Vandak me dokumente zyrtare. Kjo është afërmendsh. USB e sjellë nga prokuroria, nuk e ka tërhequr asnjë deputet i PS, ai ministrja, avokati. Për të mos krijuar një shteg, që ja, i kanë nxjerrë këta. Nuk kemi të bëjmë me ndryshim qëndirmi, por me qëndrim të duhur, shumë korrekt. Rasti vjen në parlament, dhe para se të vijë në parlament, rasti u fut në territorin e pushtetit ekzekutiv, brutalisht. Kërkesë skandaloze për pezullim, rast skandaloz në asnjë vend të botës. nuk ka ndodhur as në Europë, as në ndonjë vend të botës. Mbajtëm qëndrim institucional, në parlament do të mbajmë qëndrim”, theksoi ai./abcnews.al

Rama për turizmin: Rritje me 7 përqind të vizitorëve të huaj, të ardhurat në 4.4 miliardë euro

By: Re Nato
30 December 2025 at 11:43

Kryeministri Edi Rama zhvilloi konferencën e fundvitit përballë gazetarëve, teksa bëri bilancin për vitin 2025.

Rama u shpreh se turizmi pati rritje domethënëse, teksa u shënuan 7 përqind më shumë turistë.

Ndër të tjera, Rama tha se të ardhurat ishin 4.4 miliardë euro.

“Tek turizmi kemi një hop tjetër domethënës, krahasimisht me vitin 2024, shënohet rritje me 7 përqind. Sa i takon vizitorëve të huaj. Të ardhurat nga turizmi kanë qenë domethënëse. Vkerësiohen në 4.4 miliardë euro. Kemi pasur shtim të hapësirës së plazheve publike me 18 përqind. Nga 523 parcela, kemi shkuar në 1014. Ndërkohë, kemi vazhduar punën për sezonin e ardhshëm, me disa risi të tjera pozitive në këtë drejtim.”, theksoi ai./abcnews.al

Qëlloi me thikë punonjësin e sigurisë në Spitalin Rajonal të Fierit, vihet në pranga 44-vjeçari

By: Re Nato
30 December 2025 at 10:52

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin Sh. M., 44 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një punonjës sigurie në Spitalin Rajonal Fier, i cili është dëmtuar lehtë.

Gjermania raporton rënie të ndjeshme të eksporteve të armëve

By: Re Nato
30 December 2025 at 10:38

Pas dy viteve rekord, ka pasur një rënie të ndjeshme të licencave të eksportit për armët dhe pajisjet ushtarake gjermane në vitin 2025, treguan shifrat qeveritare të hënën.

Gjermania autorizoi shitjet e armëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake me vlerë 8.4 miliardë euro (9.9 miliardë dollarë) midis 1 janarit dhe 8 dhjetorit 2025, sipas një përgjigjeje nga Ministria e Ekonomisë ndaj një kërkese nga ligjvënësi i majtë Ulrich Thoden.

Në dy vitet e mëparshme, vëllimi i dërgesave të miratuara kishte arritur nivele rekord prej 13.33 miliardë eurosh në vitin 2024 dhe 12.15 miliardë eurosh në vitin 2023.

Rënie e ndjeshme e licencave për Ukrainën

Përgjigja e Thomas Steffen, sekretar shteti në Ministrinë e Ekonomisë, tregon një rënie të ndjeshme të eksporteve të armëve në veçanti në Ukrainë.

Vlera e eksporteve të autorizuara ushtarake gjermane në Kiev deri më 8 dhjetor ishte 1.14 miliard euro, shumë më poshtë se 8.15 miliardë euro në të gjithë vitin 2024.

Një zëdhënëse e ministrisë i tha dpa-së se mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën bazohet pjesërisht në licencat e dhëna më parë.

“Nga ana tjetër, fondet për Ukrainën po kanalizohen në projekte afatgjata, të cilat nuk do të pasqyrohen menjëherë në autorizimet e eksportit, por vetëm më vonë”, shtoi ajo.

Shifra më e lartë për Turqinë që nga viti 1999

Në total, licencat e eksportit me vlerë 5.39 miliardë euro mund t’i atribuohen qeverisë së udhëhequr nga konservatorët të Kancelarit Friedrich Merz, e cila mori pushtetin në maj.

Përfituesi kryesor i ndihmës ushtarake gjermane ishte Norvegjia me 1.31 miliardë euro, përpara Turqisë me 726 milionë euro, shifra më e lartë që nga viti 1999.

Ligjvënësi i krahut të majtë Thoden kritikoi zhvillimin, duke paralajmëruar se “eksportet e armëve përdoren strategjikisht nga qeveria federale, që do të thotë se aleatët mbështeten pavarësisht nga historia e tyre e të drejtave të njeriut”.

 

Nuk justifikonte pasuritë/ Prokuroria e Shkodrës sekuestron automjetet dhe mjetet motorrike të shtetasit të dënuar në Francë

By: Re Nato
30 December 2025 at 10:24

Prokuroria e Shkodrës ka sekuestruar automjetet dhe mjetet motorrike të shtetasit Brigeno Binoshaj.

Ky shtetas, i cili nuk justifikonte pasuritë, ka qenë i dënuar më pranë në Francë, për trafik narkotikësh.

Për sa më sipër, bazuar në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” u sekuestruan:

  • Automjeti “Mercedes Benz”, Modeli S600L në emër të shtetasit B.B;
  • Motorri “Piaggio”, Modeli Gilera, në emër të shtetasit B.B;
  • Motorri “Yamaha”, Modeli MT09, në emër të shtetasit B.B;
  • Automjeti “Volkswagen”, Modeli Golf 2.0 TDI, në emër të shtetasit G.B;
  • Motorri “Yamaha”, Modeli YP250R, në emër të shtetasit G.B;
  • Automjeti “Lancia”, Modeli Y, në emër të shtetases E.B;
  • Të gjitha llogaritë bankare në emër të shtetasit B.B dhe familjarëve të tij.

“Fushata mashtruese në platformën WhatsApp”/ Policia e Shtetit apel qytetarëve: Mos klikoni në mesazhe të dyshimta

By: Re Nato
30 December 2025 at 09:29

Policia e Shtetit/Paralajmërim për fushatë phishing në platformën “WhatsApp”

Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik paralajmëron qytetarët për qarkullimin e një fushate mashtruese (phishing) në platformën “WhatsApp”.

Këto mesazhe paraqiten si kërkesë për votim për çmimin e parë të një burse falas, në favor të një personi të afërt me dërguesin, i cili dyshohet se mund të ketë rënë më parë pre e këtij mashtrimi, duke sjellë më pas përhapjen e mesazhit te kontaktet e tij.

Mesazhet synojnë marrjen e kontrollit të llogarisë në aplikacionin “WhatsApp”, duke i drejtuar përdoruesit drejt faqeve të rreme dhe duke i nxitur të vendosin kode verifikimi, të cilat përdoren nga autorët për të përvetësuar llogarinë.

⚠ Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve:

• Të mos klikojnë në lidhje të dyshimta, edhe kur mesazhi iu shkon nga kontakte të njohura;

• Të mos japin kode verifikimi, fjalëkalime apo të dhëna personale;

• Të aktivizojnë verifikimin me dy hapa (Two step verification) në aplikacionin “WhatsApp”;

• Të raportojnë çdo rast të dyshimtë pranë strukturave të Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit po monitoron situatën dhe fton qytetarët të tregojnë kujdes maksimal ndaj mesazheve që ofrojnë votime, çmime apo përfitime të menjëhershme.

Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Jemi në fund të angarisë, pasdite furnizohet i gjithë qyteti me ujë

By: Re Nato
30 December 2025 at 08:51

Drejtori i ujesjellesit vlore Ermal Murat:  paisja e vendosur tashme eshte ne rregull. Eshte monitorzar situata dhe jemi ok. Po furnizohet nje pjese e qytetit ndersa depot jane duke marre uje teksa ne oret e pasdites i gjithe qyteti krhehet ne normalitet. Ishte nje demtim shume i rende , por tashme mumd te themi qe jemi nw fund te avarise fatmiresisht. Pati nje angazhim maksimal nga te gjithe, AKUK, bashkia dhe qeveria shqiptare. Ndjese qytetareve per problematiken. Natyrisht qe me pas do te kete nje vleresim per te gjithe kete situate.

Ne perditesim…

Festat e fundvitit/ Tiranë, policia me plan masash për garantimin e mbarëvajtjes së festimeve

By: Re Nato
30 December 2025 at 08:33

Policia e Tiranës ka marrë një sërë masash konkrete në të gjithë territorin e kryeqytetit, me objektiv garantimin e mbarëvajtjes së festimeve me rastin e ndërrimit të viteve

Masat konsistojnë në shtimin e prezencës së shërbimeve policore me uniformë dhe atyre të Policisë Kriminale, në të gjitha zonat urbane, me fokus të veçantë në zonat me fluks qytetarësh, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Gjithashtum do të vendosen pika fikse të kontrollit në hyrje dhe dalje të qytetit, si dhe shtimin e patrullimeve të lëvizshme, me qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme dhe rritjen e sigurisë.

Përmes një njoftimi, policia sqaron se do të intensifikohen masat për monitorimin e qarkullimit rrugor, nëpërmjet kontrolleve të shtuara, përdorimit të mjeteve inteligjente dhe patrullimeve në akset kryesore urbane dhe interurbane, me synim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Ndër të tjera, pritet kryerja e kontrolleve të vazhdueshme ndaj subjekteve dhe individëve që posedojnë/shesin lëndë piroteknike (fishekzjarre dhe/ose kapsolla), për parandalimin e rreziqeve dhe ngjarjeve aksidentale.

Me rastin e festave të fundvitit, do të rritet prezenca e shërbimeve të Policisë, në sheshe publike, shëtitore, pedonale, objekte kulti, në ambiente argëtimi (bare, restorante, lokale nate) dhe në qendra tregtare, me objektiv garantimin e mbarëvajtjes së festimeve si bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit në kohë reale, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim./abcnews.al

SHBA premton 2 miliardë dollarë ndihmë humanitare

By: Re Nato
30 December 2025 at 08:27

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë premtuar 2 miliardë dollarë ndihmë humanitare për dhjetëra miliona njerëz që përballen me uri dhe sëmundje në më shumë se 17 vende gjatë vitit të ardhshëm.

Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, fondet do të shpërndahen përmes një mekanizmi të ri në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, i cili synon rritjen e efikasitetit, transparencës dhe përgjegjshmërisë në dhënien e ndihmës jetike.

Angazhimi vjen në një kohë kur SHBA dhe disa donatorë të tjerë perëndimorë, përfshirë Gjermaninë, kanë ulur ndjeshëm fondet për ndihmë humanitare, duke shkaktuar vështirësi serioze financiare për OKB-në.

Të dhënat e OKB-së tregojnë se kontributet humanitare të SHBA-së ranë në rreth 3.38 miliardë dollarë në vitin 2025, nga 14.1 miliardë dollarë një vit më parë dhe 17.2 miliardë dollarë në vitin 2022.

Paketa e shpallur përfshin vende si Ukraina, Republika Demokratike e Kongos, Nigeria dhe Sudani. Ndërkohë, disa zona në krizë të thellë, përfshirë Jemenin, Afganistanin dhe Gazën, nuk përfshihen në këtë mekanizëm të ri.

Trump: SHBA do të mbështesë sulmet kundër programit raketor të Iranit

By: Re Nato
30 December 2025 at 08:14

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sugjeroi që Uashingtoni do të shqyrtojë veprime të mëtejshme ushtarake kundër Iranit, nëse Teherani rindërton programin e tij bërthamor ose kapacitetin raketor.

Duke folur në Florida të hënën, Trump nuk përjashtoi një sulm pasues pas sulmeve ajrore të qershorit që dëmtuan tre objekte bërthamore iraniane.

“Tani dëgjoj se Irani po përpiqet të ndërtojë përsëri, dhe nëse po, do të na duhet t’i rrëzojmë”, u tha Trump gazetarëve.

“Do t’i rrëzojmë. Do t’i rrëzojmë plotësisht. Por shpresojmë që kjo të mos ndodhë”, shtoi ai.

Trump lëshoi kërcënimin e tij ndërsa priti kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida.

Trump tha se SHBA-të dhe Izraeli kanë qenë “jashtëzakonisht fitimtarë” kundër armiqve të tyre, duke iu referuar luftërave në Gaza dhe Liban, dhe sulmeve kundër Iranit në qershor.

Protesta në Teheran për krizën ekonomike

By: Re Nato
30 December 2025 at 07:51

Iranianët shprehën zemërim në rritje ndaj regjimit në pushtet të vendit, ndërsa shitësit në Teheran mbyllën dyqanet e tyre në shenjë proteste kundër krizës ekonomike të vendit, me raportime për përleshje dhe gaz lotsjellës që u përdor për të shpërndarë demonstruesit.

Pati përçarje të gjera në tregun e madh historik të kryeqytetit, me tregtarët që mbyllën bizneset e tyre për shkak të çmimeve në rritje dhe një valute në rënie.

Turma të nervozuara u mblodhën për të demonstruar për rënien e rialit dhe përkeqësimin e kushteve ekonomike.

Imazhet treguan tregtarë që dilnin në rrugët përreth tregut në atë që u përshkrua si një protestë kundër ‘presioneve ekonomike dhe të jetesës’.

Një turmë demonstruesish mund të shihej duke pushtuar një rrugë kryesore në qendër të Teheranit, i njohur për dyqanet e shumta.

Valuta e Iranit ka vazhduar rënien e saj dramatike, duke arritur nivele të reja të ulëta në tregun jozyrtar.

Vlorë, rregullohet defekti/ Nis furnizimi me ujë në një pjesë të qytetit

By: Re Nato
30 December 2025 at 07:32

Pas pesë ditësh pa ujë të pijshëm, defekti në tubacionin kryesor të furnizimit në Vlorë është riparuar pas mesnate. Rregullimi i tubit u përfundua rreth orës 4:00 të mëngjesit, moment kur nisi edhe furnizimi i depove të qytetit.

Aktualisht, një pjesë e qytetit të Vlorës po furnizohet me ujë, ndërsa zonat e tjera pritet të marrin furnizim gradualisht gjatë orëve në vijim.

Megjithatë, furnizimi nuk po realizohet me kapacitet të plotë, pasi pajisja e re e montuar po i nënshtrohet fazës së testimit për të garantuar funksionimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të sistemit./abcnews.al

Horoskopi 30 dhjetor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

By: Re Nato
30 December 2025 at 07:13

DASHI

Po kaloni disa ditë të vështira: keni qenë duke u grindur me diçka ose dikë! Kjo nuk është e pazakontë, duke pasur parasysh tendencën tuaj për të dominuar, por përpiquni të mos e teproni ose të mos bëni shumë zhurmë! Marsi, Venusi, Jupiteri dhe Dielli po ju bëjnë pak nervozë.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 30 dhjetor 2025), po i afroheni një Viti të Ri shumë interesant dhe plot mundësi, me një qiell vërtet të veçantë! Hëna po tranziton shenjën tuaj, duke amplifikuar mundësitë dhe njohuritë tuaja.

BINJAKËT

Është koha ta lini pas të kaluarën. Një shpengim i vogël është në rrugë e sipër; jo gjithçka do të kthehet siç ishte më parë, por mund të arrini fitore ose një vizion më të qartë për të ardhmen! Natën e 31 dhjetorit, Hëna do të hyjë në shenjën tuaj dhe do të lehtësojë argëtimin.

GAFORRJA

Keni disa planetë në opozitë, por gjithçka do të ndryshojë së shpejti. Pas javës së parë të janarit, do të rifitoni paqen dhe qetësinë! Ndonjëherë ndiheni pak të lënë pas dore dhe të keqkuptuar, ose të paktën jo plotësisht të vlerësuar.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 30 dhjetor 2025), viti po mbaron pa ndonjë emocion të veçantë: yjet sugjerojnë një natë të qetë Viti të Ri, kjo sepse do t’ju duhet të ndizni fishekzjarrët me fillimin e vitit të ri!

VIRGJËRESHA

Më në fund po rifitoni ekuilibrin pas një periudhe pasigurie dhe ngadalësimi. Po hapen perspektiva të reja, duke ju ndriçuar rrugën! Lajme të mëdha janë në horizont: dy javët e para të janarit premtojnë të jenë të favorshme, me mundësi që mund të shënojnë një pikë kthese të madhe në jetën tuaj.

PESHORJA

Marsi dhe Dielli mund të shkaktojnë momente tensioni, por ju nuk jeni tepër në ankth, të zhytur në mendime ose të dekurajuar: nuk keni nevojë të mbani gjithçka nën kontroll për t’u ndjerë mirë. Planifikoni festimin e Vitit të Ri në një atmosferë paqësore dhe të qetë.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 30 dhjetor 2025), yjet janë premtues këtë javë, por Hëna në opozitë e bën këtë ditë më pak të gjallë… Jeni të zënë me projekte dhe programe të ndryshme, dhe suksesi do të varet nga aftësia juaj për të vepruar.

SHIGJETARI

Ky qiell ju lejon të fluturoni me imagjinatën tuaj, një tipar kyç për stimulim të vazhdueshëm dhe emocione të reja. Kohët e fundit pati një moment kur gjithçka dukej sikur po shkatërrohej, dhe madje menduat të braktisnit projekte të rëndësishme dhe premtuese…

BRICJAPI

Keni shumë punë këto ditë, ndoshta edhe tepër… Jeni në qendër të vëmendjes, kështu që nuk mund të dorëzoheni, por përpiquni ta menaxhoni energjinë tuaj me kujdes dhe ndoshta të jeni më të përgatitur, veçanërisht nëse po punoni në projekte ambicioze dhe perspektiva të rëndësishme.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 30 dhjetor 2025), je pak i tensionuar dhe kjo ndjenjë mund të ndikojë thellësisht në mendimet (dhe veprimet) e tua. Ky agjitacion më pas shndërrohet në një rritje të energjisë. Mundohu ta menaxhosh me kujdes dhe të “mbytësh” çdo nxitje revolucionare.

PESHQIT

Perspektivat tuaja janë inkurajuese. Edhe ata që kanë fituar vrull javët e fundit tashmë po kalojnë një periudhë të shkëlqyer dhe po përjetojnë një moment të shkëlqyer. Fillimi i vitit 2026 do t’ju shohë të korrni frytet e gjithë punës suaj të palodhur.

❌
❌