Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 January 2026Main stream

Jacob Elordi fiton çmimin e parë të madh për aktrim në Critics Choice Awards

6 January 2026 at 08:44


Aktori australian, Jacob Elordi, fitoi çmimin për 'Aktorin më të Mirë Mbështetës' në Critics Choice Awards, duke i dhënë atij çmimin e parë të madh për aktrim në karrierën e tij.

Ai e fitoi çmimin për rolin e tij në filmin "Frankenstein" me regji nga Guillermo del Toro.

Ceremonia u mbajt dje në Santa Monica të Kalifornisë dhe në fjalimin e tij të pranimit të çmimit ai theksoi se nuk e priste të fitonte dhe falënderoi veçanërisht regjisorin e filmit.

- YouTube www.youtube.com

Ai theksoi se bashkëpunimi me Guillermo del Toro i përmbushi ëndrrat që kishte që në moshën 11 vjeç.

Në kategorinë e 'Aktorit më të Mirë Mbështetës', Elordi u nominua së bashku me Benicio del Toro ("One Battle After Another"), Paul Mescal ("Hamnet"), Sean Penn ("One Battle After Another"), Adam Sandler ("Jay Kelly") dhe Stellan Skarsgard ("Sentimental Value").

Filmi "Frankenstein" bazohet në romanin me të njëjtin emër nga Mary Shelley.

Në të, Elordi portretizon përbindëshin ikonik të krijuar nga Victor Frankenstein, luajtur nga Oscar Isaac.

Krijesa fillimisht konceptohet si një eksperiment inteligjent, por kur nuk arrin të përmbushë pritjet e krijuesit të saj, ajo mbetet e humbur në një botë të panjohur për të. /Telegrafi/

Si martesa iu kthye në ferr - rrëfimi prekës i Hygerta Sakos

6 January 2026 at 08:29


Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Hygerta Sako, ka rrëfyer linjën e saj të jetës në spektaklin e së hënës.

Prezantuesja e sportit tregoi se në mars të 2020-tës humbi babanë, tri ditë pasi ai kishte pësuar sulm në tru, në një kohë coronavirusi.

“Është një pamje që nuk e harroi dot, nuk më ikën edhe pse tani po bëhen gjashtë vjet më kujtohet shpesh dhe më dhemb shumë”, deklaroi ajo.

- YouTube www.youtube.com

Tutje theksoi se babanë e kishte varrosur me vetëm 39 vetë për shkak të COVID-19.

“Dhe sinqerisht mu duk sikur e humba babanë për herën e dytë. Më 12 mars u vendos karantina dhe unë mbeta vetëm me mamin dhe vajzën të mbyllur në shtëpi dhe të izoluar”, tha ajo.

- YouTube www.youtube.com

Por pas vdekjes së babait, që i dha dhimbje të mëdha, Hygerta foli edhe për martesën të cilën e quajti një ferr.

Krahas kësaj zbuloi edhe një moment trishtues kur e kishte takuar vajzën e saj në gjendje të rënduar, pasi po bullizohej vazhdimisht në shkollë.

- YouTube www.youtube.com

“Po priste dorën”, tha ajo për momentin kritik.

Hygerta më pas u surprizua nga e bija, e cila erdhi për të takuar në BBVK. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Fjolla Morina lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

6 January 2026 at 08:05


Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka lënë shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Ajo nuk është ndjerë mirë dhe ka marrë vendim që të largohet nga Big Brother VIP.

Artistja ka bërë gati gjësendet e veta dhe produksioni përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka njoftuar se është larguar.

Artistja ditët e fundit ka kaluar në një gjendje jo edhe aq të mirë emocionale.

E njëjta pati përplasje të shumta me Alba Pollozhanin, nga e cila u akuzua rëndë.

Fjolla që disa ditë ka kërkuar që të lë shtëpinë, ndonëse duket se tani ka arritur kulmin.

Duket se loja e disa banorëve nuk i ka pëlqyer asaj, gjë që ka shprehur pakënaqësi në disa raste. /Telegrafi/

Publiku nxjerr jashtë shtëpisë Eduard Kuçin

6 January 2026 at 07:56


Në spektaklin e së hënës u hap një televotim nga Vëllai i Madh për Eduard Kuçin për shkak të gjuhës së papërshtatshme që përdori në një debat me Ardit Stafajn.

Publiku do të vendoste nëse Edi do të qëndronte brenda apo do të linte shtëpinë e famshme.

Me 65 për qind të votave, publiku vendosi që banori të largohej nga Big Brother.

- YouTube www.youtube.com

Në momentin që doli, Edi mbajti një fjalim përpara konkurrentëve, duke i falënderuar secilin.

"I bëra gati dy muaj, rekordi im është thyer pas 11 ditëve. Së pari dua të falënderoj Vëllanë e Madh, Big-un që më kanë dhënë edhe një mundësi që ta bëj edhe një të tillë", u shpreh ai.

Tutje tha: "E falënderoj secilin banor këtu brenda, faleminderit të gjithëve. Secilit banor këtu brenda i dëshiroj fat, gjithë të mirat, fitoftë ai që është më i forti. Mos prekni ku nuk duhet, nganjëherë as drejtësia nuk fiton. Gjithsesi, iu uroj të gjithëve gjitha të mirat".

Ky natyrisht si ishte një ndëshkim për Edin për shkak të ofendimeve e kërcënimeve që kishte bërë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

"Avatar: Fire and Ash" tejkalon një miliard dollarë të ardhura nga biletat

6 January 2026 at 07:30


Filmi “Avatar: Fire and Ash” i regjisorit James Cameron ka fituar më shumë se një miliard dollarë në të ardhurat botërore, duke u bërë filmi i katërt i Cameron me atë nivel suksesi komercial.

Sipas studios 20th Century, filmi arriti shifrën prej një miliard dollarësh të shtunën, më 3 janar, vetëm dy javë pas premierës botërore më 19 dhjetor.

Fitimet totale përfshijnë 306 milionë dollarë të fituara në tregun vendas dhe 777.1 milionë dollarë nga jashtë vendit.

- YouTube www.youtube.com

Suksesi i serisë së re është i krahasueshëm me filmat e mëparshëm të kësaj serie. Filmi "Avatar: The Way of Water" i vitit 2022 arriti në 1 miliard dollarë pas 14 ditësh publikimi, ndërsa filmi origjinal "Avatar" i vitit 2009 arriti këtë pas 17 ditësh.

Dy filmat e parë të serisë janë ndër filmat më të suksesshëm të të gjitha kohërave.

“Avatar: Fire and Ash” është një nga tre filmat e publikuar në vitin 2025 që kaloi shifrën e 1 miliard dollarëve.

“Lilo and Stitch” fitoi 1.038 miliard dollarë, ndërsa “Zootopia 2” fitoi 1.51 miliard dollarë, gjithashtu sipas 20th Century Fox.

Sipas Box Office, “Avatar” mban rekordin për fitimet totale, ndërsa “Avatar: The Way of the Wild” është në vendin e tretë.

“Avengers: Endgame” i vitit 2019 është në vendin e dytë, dhe filmi i Cameron i vitit 1997 “Titanic” është në vendin e katërt. /Telegrafi/

Klodi përlotet nga telefonata e së dashurës në BBVK: Kujdes me vajzat

5 January 2026 at 23:44


Klodian Mihaj ka qenë së fundmi duke u diskutuar për raportet në shtëpi me disa nga banoret për shkak të veprimeve të tyre.

E megjithatë, ai në spektaklin e së hënës mori një telefonatë nga e dashura, që e pret jashtë.

Ajo i uroi suksese në këtë rrugëtim dhe i tha që të bëj kujdes pasi mund të keqkuptohet.

Foto: YouTube

Sidoqoftë, i premtoi se do e ketë jashtë dhe se beson në të deri në fund të këtij Big Brother-i.

Më poshtë pjesë nga biseda që patën:

“I dashur, më dëgjon.

Mos qaj, si shkon. Më mungon. Edhe ti më mungon. Je i madh, intelegjent dhe unë besoj në ty.

Unë të them kujdes çfarë po ndodh në shtëpi, kujdes me sjelljet me vajzat, mund të keqkuptohet. Unë të besoj.

Disa gjëra mund të keqkuptohen dhe mund të dalin në shesh.

Je person i shkëlqyer. Të mos kesh dyshime, unë të pres me krah të hapur. Kujdes me çfarë po ndodh. Të uroj suksese.

Mos i humb gjërat e rëndësishme. E di unë jam këtu për ty. Të kërkoj shumë të falur, nuk ka nevojë. Unë të besoj ty dhe uroj të shkosh deri në fund.

Unë jam këtu, të dua forca. Shko deri në fund por jo edhe aq sa të dëmtohesh. Kujdes, merri për zemër këto fjalë që po t’i them.

Të përshëndesim të gjithë, shpresoj që keni kaluar mirë. Të betohem që të dua shumë, kujdes”. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Alba me akuza të rënda ndaj Fjollës: Përdor lëndë narkotike

5 January 2026 at 23:13


Alba Pollozhani ka pasur një përplasje të fortë së fundmi me këngëtaren Fjolla Morina.

Ato gjatë gjithë javës janë përfshirë në debate me njëra-tjetrën për çështje të ndryshme.

E në Prime eskaloi situata kur Alba hodhi një akuzë të madhe e të rëndë kundrejt saj.

Foto: YouTube

E njëjta theksoi se artistja në fjalë jashtë këtij formati përdor lëndë narkotike.

Kjo bëri që të ketë reagime të shumta edhe nga moderatorët e programit, duke e ndaluar Albën të flas e të thotë këto lloj akuzash.

Fjolla ndoënse dukej e acaruar i kërkoi familjes që të ruaj qetësinë duke thënë se është mirë.

Ajo shtoi se kjo nuk do t’ia lë shenjë dhe se do të vazhdoj lojën e saj, marrë parasysh që vetëm po shpik për të. /Telegrafi/

Yesterday — 5 January 2026Main stream

Akuzat për orientimin e tyre seksual, Klodi dhe Londrimi e mohojnë: Kemi raport shoqëror

5 January 2026 at 22:22


Klodian Mihaj dhe Londrim Mekaj kanë reaguar sërish ndaj akuzave të banorëve të tjerë.

Ata kanë hedhur sërish dyshime për orientimin e tyre seksual, bazuar në sjelljet e meshkujve.

Të njëjtit kanë theksuar se janë miq të mirë dhe se kjo do të dëshmohet edhe jashtë.

"Ne e kemi qartësuar, kemi një raport shoqëror. E kemi thënë 100 herë", u shpreh ai.

Tutje theksoi: "Raporti ynë ka lindur pa komplekse. Nuk do të thotë që ia fërkoj shpinën, kur ma kërkon, je gej".

Alba Pollozhani i përmendi disa gjëra që sipas saj e kanë bërë që të mendojë për një gjë të tillë.

Megjithatë, kjo u mohua kategorikisht nga ta dhe se nuk ndihen të tillë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Hapet televotim për Edin - a dëshironi të largoni nga Big Brother VIP Kosova?

5 January 2026 at 21:50


Një situatë e tensionuar ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother, ku Eduard Kuçi ka kërcënuar Ardit Stafajn pas një fjalie që ky i fundit kishte thënë, ndonëse më pas u tha se bëhej fjalë për një keqkuptim.

Pavarësisht kësaj, Eduardi ka përdorur gjuhë të ashpër dhe ofenduese, duke kaluar kufijtë e debatit dhe duke përfshirë në fyerje edhe banorë të tjerë, madje edhe vetë Big Brother-in.

Sjellja e tij ka nxitur reagime të menjëhershme brenda dhe jashtë shtëpisë, ndërsa situata u konsiderua e papranueshme nga produksioni.

Foto: Facebook

Si pasojë, Vëllai i Madh mori vendim për të ndërhyrë, duke ndëshkuar Kuçin për gjuhën e papërshtatshme dhe kërcënimet e bëra.

Për këtë arsye, ndaj tij është hapur një televotim, ku tashmë është publiku ai që do të vendosë nëse Edi do të vazhdojë rrugëtimin e tij në Big Brother apo do të largohet nga shtëpia.

Vendimi i publikut pritet të zbulohet po sonte, ndërsa situata ka ndezur debate të shumta në rrjetet sociale. /Telegrafi/


Kërcënoi Arditin dhe ofendoi Big Brother-in, Edi: Jam vetvetja

5 January 2026 at 21:44


Eduard Kuçi ka eskaluar së fundmi kundrejt banorit tjetër të shtëpisë, Ardit Stafaj.

Kjo nisi nga një fjali që sipas Edit, i ka thënë Arditi, gjë që e bëri të reagoj ashpër.

I njëjti tha se e kishte me tendencë dhe që sipas tij kishte të bënte nga ana seksuale.

Këngëtari nga ana tjetër shtoi se nuk ka qenë në atë konotacion dhe se është keqkuptuar.

Megjithatë, Edi eskaloi në ofendime e madje edhe kërcënoi artistin e njohur.

Ai tha se është treguar vetvetja dhe se i tillë është edhe jashtë mureve të kësaj shtëpie.

Edi ofendoi edhe banorët, shtëpinë e Big Brother-in në acarim e sipër gjatë gjithë kësaj. /Telegrafi/

Publikohen pamjet e plota nga rrëzimi i rëndë i Albës me kokë deri te trajtimi në spital

5 January 2026 at 21:27


Alba Pollozhani të shtunën në mbrëmje është rrëzuar keq në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4.

Ajo ka rënë me kokë në tokë dhe pavetëdije, duke bërë kështu që të shkoj me urgjencë në spital.

Më pas u publikuan disa pamje nga spitali, ku edhe po merrte trajtimin e duhur.

Foto: Instagram

Rezultatet i dolën mirë nga e gjithë kjo, ndonëse pamjet ishin tejet të rënda.

Edhe pas publikimit të klipit, Alba tha se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Kjo nuk është hera e parë që banorja bën veprime të tilla, ndonëse ky ishte momenti më i rëndë.

Sidoqoftë, gjendja e saj tani është stabile dhe ndodhet në BBVK. /Telegrafi/

Fjolla Morina planifikon të lë shtëpinë?

5 January 2026 at 21:21


Këngëtarja Fjolla Morina ka kaluar ditë të vështira emocionale brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duke ngritur dyshime se ajo mund të largohet nga gara.

Sipas zhvillimeve të fundit, Fjolla ka shprehur disa herë pakënaqësi dhe lodhje emocionale, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në gjendjen e saj psikologjike.

Ajo në Prime-n e natës së sotme (e hënë) nuk ishte rregulluar fare dhe ndodhej në dhomë të rrëfimit.

Foto: Instagram

Kjo situatë ka nxitur reagime të shumta nga publiku, ku fansat shprehen të shqetësuar për gjendjen e saj dhe presin të shohin nëse Fjolla do të vazhdojë rrugëtimin në shtëpi apo do të marrë vendimin për t’u larguar.

Mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse Morina do të qëndrojë në Big Brother VIP Kosova apo do të surprizojë me një largim të papritur.

Kjo vjen pas disa debateve e akuzave që pati nga banorja tjetër, Alba Pollozhani.

Sidoqoftë, ende nuk ka ndonjë vendim përfundimtar në lidhje me këtë. /Telegrafi/

Jimmy Kimmel i bën thirrje Donald Trump: Faleminderit për të gjitha gjërat qesharake që bën çdo ditë

5 January 2026 at 21:04


Pasi Jimmy Kimmel u vlerësua në Critics Choice Awards, ai reflektoi mbi arritjet e rëndësishme që shfaqja e tij ka arritur gjatë vitit të kaluar.

Kimmel kujtoi sfidat me të cilat është përballur "Jimmy Kimmel Live" në muajt e fundit, përfshirë një pezullim gjashtëditor të shfaqjes."Për mua, ishte një përvojë si vdekja.

Kur ndodhi e gjitha, u ndjeva si Tom Sawyer dhe Huck Finn duke parë funeralin e tyre", tha ai, duke iu referuar anulimit të shfaqjes së tij në shtator për shkak të komenteve që bëri për vdekjen e Charlie Kirk.

- YouTube www.youtube.com

Ai gjithashtu pretendon se vazhdon të përballet me kritika nga Donald Trump, i cili ka kërkuar vazhdimisht që shfaqja e tij të anulohet.

Pasi shfaqja e tij fitoi çmimet Critics Choice Awards, Kimmel tha: "Të jem këtu dhe të shoh që njerëzit kanë reaguar pozitivisht ndaj saj është një nder i madh. Faleminderit të gjithëve që na kanë mbështetur, që na kanë kujtuar se nuk e marrim lirinë e fjalës si të mirëqenë në këtë qytet apo në këtë vend".

Gjatë fjalimit të tij, ai përmendi edhe Trumpin.

"Mbi të gjitha, dua të falënderoj Donald Jennifer Trump, faleminderit President për të gjitha gjërat qesharake që bën çdo ditë. Kanë qenë disa javë emocionuese dhe mezi presim të kthehemi në transmetim nesër në mbrëmje për të folur rreth tyre", tha Kimmel.

Kimmel shprehu gjithashtu kundërshtimin e tij ndaj Trump në Ditën e Krishtlindjeve dhe tha se shfaqja e tij u anulua sepse, siç pretendon ai, nuk e adhuron Trumpin në mënyrën që i pëlqen të adhurohet.

"Qeveria amerikane më kërcënoi mua dhe kompaninë për të cilën punoj dhe papritmas na ndaloi transmetimi", tha ai. /Telegrafi/

Mateo në BBVA: Kam përfunduar një herë në komisariat për shkak të një sherri në rrugë

5 January 2026 at 20:52


Banorët e Big Brother VIP Albania 5 kanë marrë pjesë në një seancë pyetjesh për të njohur më mirë njëri-tjetrin, ku secili ka ndarë eksperienca personale dhe momentet e rëndësishme të jetës së tyre.

Një nga pyetjet që tërhoqi vëmendjen e publikut ka qenë: “A ke pasur ndonjëherë probleme me ligjin?”, e drejtuar banorit Mateo.

Ai ka treguar se ka pasur një përplasje të vetme me autoritetet, para disa vitesh.

Foto: Instagram

"Vetëm një herë kam përfunduar në komisariat kur kam qenë 18-vjeç për shkak të një sherri banal në rrugë, por që thjesht kemi bërë akt firmosje të dyja palët dhe kemi qenë dakord që s’kemi probleme të mëtejshme".

Deklarata e Mateos ka sjellë qetësi te banorët dhe ka treguar anën më të sinqertë të tij për publikun.

Gjithashtu, seanca e pyetjeve ka ofruar mundësinë që banorët të hapen dhe të tregojnë më shumë për veten, duke ndërtuar lidhje më të forta brenda shtëpisë.

Mateo është ndër banorët e rinj që i është bashkuar Big Brother VIP Albania 5. /Telegrafi/

“Do të japësh përgjegjësi, të tregoj unë ty edhe jashtë edhe brenda", përplasje mes Fjollës dhe Albës

5 January 2026 at 20:00


Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur mes Fjolla Morinës dhe Alba Pollozhanit gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e Big Brother Kosova.

Tensioni u rrit kur Fjolla i drejtoi Albës fjalë të forta, duke i thënë: "E di ti shumë mirë çfarë ke thënë, të gjitha fjalët ke me i vjell, ki me i vjell një nga një, të tregoj ty edhe jashtë edhe brenda".

"Ti e para ke me dhënë xhevap, unë nuk jam Big Mama, këtu në Big Brother Kosova nuk të shitet ty. Shqiptarët e Kosovës e dinë, i njohin i dinë njerëzit, kjo që u mundua t'i ul artistët", i tha tutje.

Foto: Instagram

Debati i tyre ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe është bërë një nga momentet më të përfolura brenda shtëpisë.

Tensionet mes banorëve duket se janë të larta, ndërsa marrëdhëniet brenda shtëpisë po testohen çdo ditë.

Fansat e Big Brother Kosova kanë komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, duke shpërndarë opinionet e tyre mbi konfliktin.

Fjolla këto kohë ka qenë në një gjendje të rënduar emocionale meqë ka pasur diskutime të shumta.

Kjo nuk është hera e parë që përplaset me Albën dhe me disa nga konkurrentët e tjerë. /Telegrafi/

Banorët thonë se Pogradeci gjendet në Mal të Zi

5 January 2026 at 19:20


Banorët e Big Brother VIP Kosova 4 kanë marrë pjesë së fundmi në një sfidë brenda shtëpisë, ku detyra e tyre ishte të identifikonin vendet nga pyetje të ndryshme.

Një nga pyetjet që tërhoqi vëmendjen ka qenë: “Pogradeci gjendet në?”, me opsionet: Kosovë, Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni.

Gjatë sfidës, grupi i përbërë nga Londrimi, Edi dhe Elijona ka debatuar mbi përgjigjen e saktë dhe Elijona ka sugjeruar se Pogradeci gjendet në Mal të Zi, afër kufirit.

Foto: TikTok

Ky moment ka shkaktuar habi dhe kaq pakënaqësi te publiku, duke bërë që reagimet në rrjetet sociale të jenë të shumta dhe shpesh ironike.

Shumë fansa kanë komentuar se vendi i saktë është Shqipëria, duke kujtuar rëndësinë e njohjes bazike gjeografike.

Sfida ka treguar edhe njohuritë e ndryshme të banorëve dhe ka sjellë momente argëtuese brenda shtëpisë.

Tashmë publikisht po diskutohet se si këto 'gabime' ndikojnë në perceptimin e banorëve nga shikuesit dhe si kjo mund të ndikojë në dinamikën e lojës brenda BBVK. /Telegrafi/

Yll Limani për Dacin: Njëri prej njerëzve që la gjurmë që nuk shlyhen kurrë në arsimin, kulturën dhe formimin e shtetit të Kosovës

5 January 2026 at 18:41


Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ndërroi jetë më 1 janar 2026.

Akademik Daci kishte qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2001 deri më 2011, ndërkaq e kishte udhëhequr organin ligjvënës për dy mandate në periudhën 2000-2004 dhe 2004-2006.

Në periudhën kur udhëhoqi Kuvendin e Kosovës ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Foto: Instagram

Një reagim në lidhje me këtë e ka bërë edhe këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani.

I njëjti e ka përkujtuar përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.

"Pusho në paqe, Akademik Nexhat Daci. Njëri prej njerëzve që la gjurmë që nuk shlyhen kurrë në arsimin, kulturën dhe formimin e shtetit të Kosovës", ka shkruar ai.

Tutje mes tjerash theksoi: "I përjetshëm kujtimi për ju". /Telegrafi/

"Loja e fundit" nga Luizi dhe Kiara do të ketë premierën më 12 shkurt

5 January 2026 at 18:00


Filmi më i ri shqiptar, “Loja e fundit”, me protagonistë Luiz Ejllin dhe Kiara Titon, pritet të shfaqet së shpejti në kinematë e vendit, duke ngjallur interes të madh te publiku.

Përmes një klipi të shkurtër të publikuar në rrjetet sociale, çifti ka bërë të ditur se premiera zyrtare do të mbahet më 12 shkurt.

“Loja e fundit po fillon më 12 shkurt në të gjitha kinematë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Foto: Instagram

Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm në karrierën e tyre, pasi është filmi i parë i realizuar nga çifti Ejlli, Luizi dhe Kiara.

Edhe pse detajet rreth subjektit të filmit nuk janë bërë ende publike, klipi i ndarë ka shtuar kuriozitetin e fansave.

Foto: Instagram

Ejlli dhe Tito vazhdojnë të jenë ndër figurat më të dashura të publikut, çka e bën këtë film edhe më të pritur.

“Loja e fundit” pritet të jetë një nga premierat më të përfolura të muajit shkurt në kinematë shqiptare. /Telegrafi/

"Na ndanë", momenti kur Miri qan për Selin në Big Brother VIP Albania

5 January 2026 at 17:39


Në ditët e fundit në rrjetet zyrtare të Big Brother VIP Albania 5 janë shpërndarë disa pamje nga dhoma e rrëfimit, ku banorët shprehin emocionet e tyre.

Mes tyre, vëmendje të veçantë ka marrë një video e Mirit, i cili shfaqet i prekur dhe me lot në sy pas ndarjes nga Selin në krevat - meqë shkoi në Akuarium.

“Nuk duhej të kisha ardhur këtu, të paktën jo sot. Ajo mori një letër nga babai i saj. Është njeri i jashtëzakonshëm, e dua shumë. E gjithë shtëpia e kërkoi që të ndaheshim nga krevati dhe ja, u ndamë”, u shpreh ai.

Gjatë spektaklit të së shtunës, Selin iu lexua një letër nga i ati, ku ai ndau mendimet e tij për rrugëtimin e saj në shtëpi.

Në letër u prek edhe situata e krijuar mes saj dhe Mirit. Edhe pse pa e përmendur drejtpërdrejt emrin e tij, referenca ndaj ndarjes së krevatit ishte e qartë.

Marrëdhënia mes dy banorëve ka qenë shpesh temë diskutimesh dhe debatesh.

Vetë Miri ka deklaruar se ndjen për Selin një dashuri atësore, duke e krahasuar me vajzën e tij, ndjesi që sipas tij e justifikon edhe reagimin emocional.Megjithatë, publiku nuk duket i bindur nga ky shpjegim.

- YouTube www.youtube.com

Videoja e tij ka nxitur reagime të shumta në rrjet. /Telegrafi/

Kiara Tito iu përgjigjet kritikëve: Nuk ka kuptim që të marrë burrin për të më mbrojtur

5 January 2026 at 17:00


Kiara Tito reagoi për herë të parë ndaj komenteve që u përhapën pas prezantimit të Luizit në “Fan Club Big Brother VIP Albania”.

Ajo theksoi se fjalët e tij nuk kishin lidhje me mbrojtjen.

“Nuk ka kuptim që unë të marr burrin për të më mbrojtur. Po edhe sikur ta bëja, do ishte normale", tha ajo.

- YouTube www.youtube.com

Tutje shtoi se gjesti i Luizit ishte thjesht i bukur dhe një mënyrë për t’i bërë thirrje kritikave që shpesh qarkullojnë në rrjetet sociale.

Kiara tani është në moderim të Fan Club, ku komenton dinamikat që ndodhin në Big Brother.

E njëjta ka qenë pjesë e edicionit të dytë të këtij reality shou bashkë me partnerin e saj, Luiz Ejllin.

Ata tani janë të martuar dhe prindër të një vajze të quajtur, Luna Mari. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

❌
❌