Sot në mëngjes, sapo nisi dita në shtëpinë më të famshme në Kosovë, banorët Limi dhe Dolce kanë treguar një moment të veçantë afërsie.
Limi e surprizoi Dolcen duke i puthur qafën, një gjest i cili tregoi ndjenjat e ngrohta që po zhvillohen mes tyre.
Ky moment romantik ka tërhequr menjëherë vëmendjen e banorëve dhe të ndjekësve të programit, duke nxitur diskutime dhe komente në rrjetet sociale.
Foto: Instagram
Fansat e Big Brother VIP Kosova po e komentojnë gjerësisht, duke spekuluar për natyrën e lidhjes mes dy banorëve.
Momente të tilla afeksioni që në nisje të ditës tregojnë se dinamika brenda shtëpisë është e ngrohtë dhe emocionuese, dhe ndjekësit mbeten të vëmendshëm për çdo lëvizje romantike mes Limit dhe Dolces.
Foto: Instagram
Të njëjtit ndërkohë kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë pas spektaklit të së hënës.
Duket se tani Limi dhe Dolce po fillojnë një histori të re dashurie. /Telegrafi/
Shërbimi i Marshallëve të ShBA-së është bashkuar në kërkim të aktorit dhe regjisorit televiziv, Timothy Busfield, pasi Departamenti i Policisë së Albuquerque (APD) lëshoi një urdhër arresti për të me akuza për krime të rënda për abuzim seksual me fëmijë.
APD konfirmoi për revistën People se policia po punon me Shërbimin e Marshallëve të ShBA-së për të gjetur dhe arrestuar Busfield, vendndodhja aktuale e të cilit nuk dihet.
Kur u pyet nëse Busfield ishte gjetur ose ishte marrë në paraburgim ndërkohë, zëdhënësi i policisë u përgjigj shkurt: "Për aq sa di unë - jo".
Foto: Shutterstock
Sipas urdhrit të arrestit, Busfield akuzohet për akte seksuale të paligjshme me binjaket 11-vjeçare.
Një nga djemtë i tha policisë se incidentet e dyshuara filluan kur ai ishte vetëm shtatë vjeç.
Identitetet e fëmijëve nuk janë bërë të ditura për mbrojtjen e tyre.
Hetimi kundër Busfield nisi në nëntor 2024, pasi një mjek në Spitalin e Universitetit të Meksikës së Re (UNMH) informoi policinë për dyshimet për abuzim seksual.
Prindërit e fëmijëve thanë se djemtë e tyre ishin aktorë fëmijë që u takuan me Busfield në xhirimet e serialit "The Cleaning Lady" të FOX, në të cilin Busfield shërbeu si regjisor.
Timothy është i martuar me aktoren Melissa Gilbert, e njohur për rolin e saj në serialin "Little House on the Prairie".
Selvije Jao ka prekur ndjekësit me një postim thellësisht emocional në rrjetet sociale, i cili shihet si një dedikim i ndjerë për këngëtarin Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta në nëntor të vitit 2025.
Teksti, i publikuar në formë shkrimi poetik, flet për mungesën, dhimbjen dhe mallin e një lidhjeje që ka lënë gjurmë të pashlyeshme.
Në postimin e saj, Jao përshkruan momentet e vetmisë, kujtimet e përbashkëta dhe betejën e brendshme mes dhimbjes dhe mirënjohjes që ai person ka ekzistuar në jetën e saj.
Foto: Instagram
Ajo shprehet se, pavarësisht dhimbjes, do ta zgjidhte sërish atë person “çdo version të tij dhe çdo moment të tyre”, duke treguar se kujtimet mbeten ende “si shtëpi”.
Edhe pse ajo nuk përmend drejtpërdrejt emrin e Shpatit, ndjekësit dhe komentuesit e kanë lidhur menjëherë postimin me ndarjen e tij nga jeta, duke e interpretuar si një dedikim.
Postimi është shoqëruar me simbolin e zemrës së thyer, duke forcuar mesazhin e dhimbjes dhe dashurisë së pashuar.
Dyshja duhet theksuar se kanë bashkë një djalë të quajtur, Roel. /Telegrafi/
Gjatë orëve të vona në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, banorët Dolce dhe Limi përjetuan një moment të veçantë, duke shkëmbyer puthjen e tyre të parë.
Ky moment ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve brenda shtëpisë dhe ka nxitur diskutime mes banorëve.
Pas puthjes, Dolce i rrëfeu ndjenjat e saj Londrimit, duke treguar se Limi i pëlqen prej kohësh.
Foto: Instagram
Ajo zbuloi se gjatë kohës kur Limi kishte qenë pjesë e një formati tjetër, i kishte kërkuar shoqes së saj që 'ta gjente'.
“I thashë: e dua atë", rrëfeu Dolce.
E njëjta i tha se e kishte fiksim, por që më pas i kishte humbur kontakti dhe nuk kanë pasur ndonjë raport.
Limi tani duket i fiksuar pas Dolces ndonëse u shpreh që historia me Alba Pollozhanin është mbyllur. /Telegrafi/
Gjatë natës së mbrëmshme të spektaklit në Big Brother VIP Kosova, banori Labinot Rexha përjetoi një moment të veçantë dhe emocional.
Bashkëshortja e tij, Laureta, hyri papritur në shtëpi për ta takuar, duke e surprizuar dhe përlotur këngëtarin.
Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte gjesti i Labit: ai u ul dhe i puthi këmbët gruas së tij përpara se ta përqafonte fort, një shenjë që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.
Foto: Instagram
Ndër personazhet që nuk qëndroi pa komentuar ishte ish-banori i BBVK 2, Ylli Dervishi (Buci).
Ai ironizoi situatën përmes një postimi në InstaStory, ku publikoi një foto të këmbëve me çorape leshi mbi një tapet lojërash për fëmijë.
“Sa dashta edhe unë me ia puth këmbët Verones si Labi grus së vet, poo kur ja pash çorapat s’mujta”, tha ai.
Labi nga ana tjetër theksoi se njihet me bashkëshorten që nga shkolla fillore e tani kanë bashkë dy fëmijë. /Telegrafi/
Formacioni i Gjysmëfinaleve të Konkursit të 70-të të Këngës në Eurovision është përcaktuar përmes një shorti zyrtar, i cili u zhvillua në Rathaus të Vjenës, qytetin pritës të këtij edicioni jubilar.
Nga 35 transmetues pjesëmarrës, 30 vende mësuan pozicionet e tyre në këtë garë; dy Gjysmëfinalet: 15 në Gjysmëfinalen e Parë dhe 15 në Gjysmëfinalen e Dytë.
Para shortit, vendet u ndanë në pesë grupe bazuar në modelet historike të votimit, të përllogaritura nga partneri zyrtar i votimit të Eurovision-it, 'Once', me qëllim një shpërndarje sa më të balancuar.
Foto: YouTube
Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 12 dhe 14 maj, ndërsa rendi i saktë i performancave do të përcaktohet deri në fund të muajit mars.
Dhjetë vendet më të votuara nga secila Gjysmëfinale do të kualifikohen për Finalen e Madhe të 16 majit, ku do t’u bashkohen pesë shteteve të kualifikuara automatikisht.
Rezultatet e shortit të Gjysmëfinaleve janë si më poshtë:
GJYSMËFINALJA E PARË (12 MAJ):
Gjeorgjia (GPB)
Portugalia (RTP)
Kroacia (HRT)
Suedia (SVT)
Finlanda (YLE)
Moldavia (TRM)
Greqia (ERT)
Mali i Zi (RTCH)
Estonia (ERR)
San Marino (RTV)
Polonia (TVP)
Belgjika (RTBF)
Lituania (LRT)
Serbia (RTS)
Izraeli (KAN)
GJYSMËFINALJA E DYTË (14 MAJ):
Armenia (AMPTV)
Rumania (TVR)
Zvicra (SRG SSR)
Azerbajxhani (İctimai)
Luksemburgu (RTL)
Bullgaria (BNT)
Çekia (CT)
Shqipëria (RTSH)
Danimarka (DR)
Qipro (CyBC)
Norvegjia (NRK)
Malta (PBS)
Australia (SBS)
Ukraina (Suspilne)
Letonia (LSM)
Pas kombinimit të votave të publikut dhe jurisë, 10 shtetet më të mira nga secila Gjysmëfinale do të kualifikohen për t’iu bashkuar 5 shteteve të kualifikuara automatikisht në Finalen e Madhe të shtunën, më 16 maj.
Franca (FTV), Gjermania (ARD/SëR), Italia (Rai), Mbretëria e Bashkuar (BBC) dhe fituesja e vitit të kaluar Austria (ORF) kualifikohen automatikisht për Finalen e Madhe.
Megjithatë, secili prej tyre është i detyruar të transmetojë dhe të votojë në një nga Gjysmëfinalet.
Reperi legjendar, Snoop Dogg, shkaktoi trazira në rrjetet sociale për shkak të komenteve të tij në ndarjen e çmimeve Golden Globe, të cilat u censuruan gjatë transmetimit televiziv.
Snoop Dogg, i cili u ngjit në skenë me hitin e tij "Drop It Like It's Hot" dhe përshëndeti publikun me humorin e tij karakteristik, i ftoi të gjithë të relaksoheshin dhe të shijonin mbrëmjen.
"Jam po aq... e dehur sa një nënë tani. Më keni mbajtur këtu shumë gjatë", pranoi Snoop përpara se të zbulonte fituesin në kategorinë e podcast-eve.
Foto: Reuters
Kjo pjesë e fjalimit u fshi nga transmetimi televiziv, por u përhap shpejt në rrjetet sociale dhe u bë virale.
Reagimet e shikuesve ishin të ndryshme - shumë e vlerësuan spontanitetin e reperit, ndërsa të tjerë theksuan se një ton kaq informal ishte pjesë e imazhit të tij publik.
Përveç Snoop Dogg, edhe personalitete të tjera u censuruan gjatë transmetimit për shkak të fjalëve të tilla, përfshirë aktoren Teyana Taylor, e cila e përfundoi fjalimin e saj të fitores me një fjalë që u shqiptua gjatë transmetimit.
Fituesja në kategorinë e podcast-it më të mirë ishte Amy Poehler për këngën e saj "Good Hang With Amy Poehler" dhe ajo komentoi në skenë me një buzëqeshje se Snoop Dogg ishte personi ideal për t'i dhënë çmimin. /Telegrafi/
Armir Shahini po kritikohet që nga fillimi i këtij Big Brother-i për raportin me Selin Bollatin.
Kjo pasi ata po flinin me një krevat së bashku si pjesë e një sfide e më pas duket se kjo ka marrë kahje tjetër.
Tani banorët i kanë hedhur akuza pasi është i martuar jashtë e ka fëmijë.
Foto: Instagram
"Mili, mili, të dua shumë. Kur shtrihet Selin e kap nga flokët, nga shpatullat. Je 46 vjeç është 23. Bie në dashuri burri 46-vjeç", iu drejtua Keijsi në një moment.
"Po bën gabim, nga qafa s'më kap njeri. Me mua avash", reagoi Selin në anën tjetër si e përfshirë në këtë histori.
"Shiko çfarë po bën këtu brenda. Del e bën deklarata jam burrë i martuar e tani pst pst. Turp të të vij. Burri i martuar të bëj këto skena në mes të Big Brotherit", i tha Flori.
Pritet të shihet në vazhdim se si do të vazhdojë kjo histori mes tyre. /Telegrafi/
Disa yje të Hollywoodit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globes mbanin distinktiva në kujtim të Renee Good, e cila u qëllua për vdekje në makinën e saj nga Shërbimi Amerikan i Imigracionit dhe Doganave (ICE) këtë javë në Minneapolis.
Distinktivat bardhë e zi shfaqnin slogane, duke futur komente politike në ceremoninë e ndarjes së çmimeve pas ceremonisë relativisht apolitike të vitit të kaluar.
Mark Ruffalo, Wanda Sykes dhe Natasha Lyonne mbanin distinktivë në tapetin e kuq, ndërsa Jean Smart dhe Ariana Grande i mbanin ato në sallën e vallëzimit.
Foto: Reuters
Smart kishte një distinktiv në fustanin e saj ndërsa pranonte çmimin për 'aktoren më të mirë' në një serial muzikal ose komedi.
Që nga të shtënat e së mërkurës, protesta kanë shpërthyer në të gjithë vendin, duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e Renee Good, si dhe për një të shtënë të veçantë në Portland ku agjentët e ICE plagosën dy persona.
Disa protesta kanë rezultuar në përleshje me policinë, veçanërisht në Minneapolis, ku ICE po kryen operacionin e saj më të madh të zbatimit të ligjit për imigracionin deri më sot.
Kur bëhet fjalë për vetë ceremoninë e ndarjes së çmimeve, fituesi i mbrëmjes ishte filmi “One Battle After Another” me katër Golden Globes, dhe seriali “Adoleshenca” gjithashtu dominoi me katër çmime. /Telegrafi/
Hyrja e Lim Hotit në Big Brother VIP Kosova 4 ka trazuar shtëpinë e famshme.
E më së shumti ka ndikuar te Alba Pollozhani, me të cilën ka pasur një lidhje dashurie.
Ndonëse Alba hezitoi për të folur për këtë pjesë, Limi bëri të qarta disa gjëra.
Foto: YouTube
“Është gocë shumë e mirë, kam respekt për të. Do doja të shihja sa më mirë. Nuk është një lojë siç Alba mund të bëj shumë lojëra. Jeta është e bukur duhet ta shijojmë të gjithë”, u shpreh ai.
Tutje tha: “Unë e mbështes si shok të mirë, në Shqipëri ngelin pengje të dëshirave. Është një temë shumë e gjerë për ta përmbledhur. E kemi mbyllur këtë histori. Unë këtu nuk kam ardhur për ty. Më vjen keq. Unë nuk kam shkuar për të blerë një ‘stich’ posaçërisht për Albën”.
Foto: YouTube
“Alba meriton më shumë, për mënyrën se si sillet me partnerin e vet, me të thënë të drejtën disa më njohin disa jo, unë nuk jam shumë me stabilitetin”, theksoi tutje.
“I kërkoj falje gjithë publikut, e kam pasur lojë. E kam bërë për vëmendje”, tha ajo. /Telegrafi/
“Mbesa u diagnostikua me leukemi. Ka një vit që bën kimioterapi vajza. Fillimi ka qenë nga ato momente kur të duket sikur jeta jote mbaron, çdo gjë përfundon. Të jesh i fortë për shumë gjëra dhe të vjen një moment që je i paaftë, nuk ke forcë dhe, kur bëhet fjalë për shëndetin e mbesës tënde, ti nuk mund të bësh asgjë. Më merr vëllai në telefon dhe më thotë se vajza është diagnostikuar me leukemi. Mundoja t’i thoja: mos ki frikë”, tha ajo.
Tutje shtoi: “Filluan t’i binin flokët, i kishte kaçurrela, i binin te jastëku. Isha mërzitur për vajzën, por isha akoma më e mërzitur për vëllain tim. Unë nuk e shikoja dot, nuk e di si ta shpjegoj. Po e shikoja te mbesa ime një gjë kaq të rëndë. Unë jam fikur, nuk kam emocione, mundohem të gëzohem, por më duket se ka mbaruar çdo gjë derisa ta shoh që ajo ka bërë më mirë. Ajo është më mirë. Është duke u shëruar. Tani ndihem e vdekur brenda, do të lind për së dyti kur të bëhet mirë mbesa”.
Dolce ka ndarë rrëfimin e saj të jetës në Big Brother VIP Kosova 4.
Banorja ka shpalosur të gjitha nga tregimi i saj për shkollën dhe bullizimin që i është bërë e deri te ikja e saj në Itali e kthimi në Tiranë.
“Nuk ia shpreh dot dashurinë që kam për të, dhe kjo më pengon shumë. Kur përmend mamin, e përmend mamin e babin bashkë. Në adoleshencë isha tip ndryshe, rrija vetëm, nuk përshtatesha me të tjerët. Preferoj të jetojë më shumë kështu, e tërhequr", tha ajo.
Foto: YouTube
"Kurse unë jam munduar t’iu përshtatem të tjerëve, por jo tani nuk e bëj. Kurrë nuk jam. Si mund të jesh i keq, i ligë, nuk e kuptoj".
“Kam vendosur të jetojë edhe ne Tiranë pas pandemisë. Kam pasur edhe një lidhje. Kam thënë të vete për një javë në Shqipëri dhe ngela atje. Jam ndarë, kam preferuar ta ndajë ehde nëse unë e doja. Si vëlla e motër, dhe unë këtë nuk e doja në një marrëdhënie. Duhet ta ndash nëse nuk je më e lumtur".
“Kjo gjë nuk ndodhi për fajin e të dyve. Gjërat bëhen bashkë”, shtoi mes tjerash.
Rrëfimin e mbylli me fjalën “unë që 20 vjeçe doja shumë fëmijë”.
Klodian Mihaj dhe Elijona Binakaj janë sqaruar sërish rreth raportit të tyre.
Atyre iu publikua një klip, ku secili nga ta kanë folur për këtë situatë, ku kanë shprehur pakënaqësi te banorët e tjerë.
Ata dëshirojnë që kjo histori të mbyllet pasi është bërë e lodhshme, meqë diskutohet tërë kohën.
Foto: YouTube
"Me Klodin jemi sqaruar, Prime i kaluar ka dal shumë tmerr, kjo temë komplet ishalla mbarohet me sot. Skena ku kam qenë në dhomë të rrëfimit ku kam qarë, m'u kanë mbledhur shumë emocione dhe doli si serial turk. Ne jemi munduar këto ditë që të kuptohemi. Sinqerisht i kam pasur dyshimet e mia dhe i kam".
"Klodi u lëndua se unë s'kam dashur asnjëherë që ta lëndoj. Deri diku jam lënduar edhe unë. Mendoj që kjo dëshirë që të mbaroj është e dyanshme, është bërë paksa e lodhshme", u shpreh Elijona.
Klodi nga ana tjetër tha: "Thjesht të mbyllet kjo, mbet respekti por jo në mënyrë të njëjtë".
Mbetet për t'u parë se si do të jetë kjo marrëdhënie e tyre në vazhdim. /Telegrafi/