Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 January 2026Main stream

19:59 Kosovë/ Presidentja Osmani takon ambasadorin britanik, në fokus të diskutimeve krijimi i institucioneve të reja

By: Monika
9 January 2026 at 19:59

Last Updated on 09/01/2026 by Monika

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në këtë takim u diskutua për zgjedhjet e 28 dhjetorit si edhe për procesin e themelimit të institucioneve të reja.

Po ashtu u diskutua edhe për hapat drejt finalizimit të iniciativës së Presidentes për lidhjen e marrëveshjeve strategjike me Mbretërinë e Bashkuar në fushat e interesit të përbashkët, respektivisht atë të mbrojtjes, sigurisë si dhe ekonomisë e tregtisë.

“Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në vend, si dhe procesi i zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor, të cilat u zhvilluan sipas standardeve më të larta demokratike. Në këtë frymë, Presidentja ritheksoi rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve”, njofton Presidenca./mxh

19:57 Juventusi mendon afrimet, prioritet mesfusha. Zbulohen objektivat

By: Monika
9 January 2026 at 19:57

Last Updated on 09/01/2026 by Monika

Mesfusha mbetet prioriteti kryesor i Juventusit në merkaton e janarit.

Luciano Spalletti kërkon përforcime që t’i lejojnë skuadrës kalimin në skemën 4-2-3-1 ose në mbrojtje me katër lojtarë.

Emri më i arritshëm aktualisht është Guido Rodriguez, jashtë planeve te West Ham. Sandro Tonali shihet si objektiv për verën, ndërsa Franck Kessie mbetet një ide e vështirë për shkak të pagës.

Interi kërkon shuma të larta për Davide Frattesi. Mes emrave me eksperiencë përmendet edhe Bernardo Silva, në skadencë kontrate me Manchester City.

Në dalje, Galatasaray ka shfaqur interes për Teun Koopmeiners. Megjithatë, oferta e përfolur prej 25 milionë eurosh nuk konsiderohet e mjaftueshme nga Juventusi./mxh

19:41 Rusia godet Ukrainën me raketë me kapacitet bërthamor, publikohen pamjet

By: Monika
9 January 2026 at 19:41

Last Updated on 09/01/2026 by Monika

Rusia ka përdorur gjatë natës raketën balistike me kapacitet bërthamor të quajtur “Oreshnik” në një sulm të gjerë ajror kundër Ukrainës, duke shënuar një përshkallëzim të dukshëm të ofensivës ushtarake.

Në kryeqytetin Kiev, sipas raporteve, të paktën katër persona u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën, ndërsa shpërthime të forta u dëgjuan për disa orë.

Kjo është vetëm hera e dytë që raketa “Oreshnik” përdoret në konflikt, pas përdorimit të saj të parë në nëntor të vitit 2024 kur goditi qytetin e Dnipros, raporton skynews.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sulmi me këtë armë u krye si përgjigje ndaj një sulmi me dronë që sipas Moskës kishte synuar rezidencën e presidentit rus, Vladimir Putin, pengesë që Ukraina e ka mohuar fuqishëm.

Autoritetet ukrainase thanë se raketa ka goditur infrastrukturën strategjike në rajonin e Lvivit, rreth 60 km larg kufirit me Poloninë, duke nxitur shqetësime për sigurinë në kontinent. “Një sulm i tillë kaq pranë kufirit të BE-s dhe NATO-s paraqet një kërcënim serioz për sigurinë evropiane”, deklaroi ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha.

Raketa “Oreshnik” konsiderohet një sistem raketor hipersonik me rreze të mesme veprimi, i aftë të fluturojë deri në 5500 km dhe mund të transportojë një ngarkesë bërthamore, edhe pse në këtë rast besohet se është përdorur me lëndë shpërthyese konvencionale. Analistët perëndimorë shprehin shqetësim se përdorimi i këtij armamenti, veçanërisht pranë kufijve të NATO-s dhe BE-s, shënon një hap të ri të rrezikshëm në konfliktin e vazhdueshëm.

Përveç raketës “Oreshnik”, Ukraina raportoi se forcat ruse kishin lëshuar edhe dhjetëra raketa të tjera kundër objektivave energjetikë dhe civilë, si dhe një valë dronësh, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë dhe duke përkeqësuar kushtet e jetesës për civilët në zona të shumta të vendit./mxh

19:33 U kap disa ditë më parë me mbi 100 kg kokainë, hashash dhe heroinë, ja ku e kishte fshehur shqiptari drogën, befasoi edhe agjentët!

By: Monika
9 January 2026 at 19:33

Last Updated on 09/01/2026 by Monika

Pesë ditë më parë, policia italiane ndoqi dhe kapi një shqiptar që ishte përfshirë në një rrjet narkotrafiku të organizuar dhe që transportonte sasi të mëdha droge në rajonin e Teramos dhe Abruzzo.

43-vjeçari u kap fillimisht në makinën e tij, pas dyshimeve dhe ndjekjeve se posedonte lëndë narkotike, por ajo që do zbulonin më tej agjentët i la pa fjalë.

Pasi kontrolluan shtëpinë e tij, brenda garazhit dhe gjithashtu në kopshtin e godinës, u gjetën sasi të konsiderueshme drogash të forta.

Mbi 100 kg kokainë, hashash, heroinë dhe lloje të tjera, gati për hedhjen e tyre në treg.

Konkretisht ishin mbi 70 kg hashash që u gjet e fshehur në garazh, afërsisht 30 kg kokainë e sistemuar nëpërmjet groposjes në kopsht dhe mbi 3 kg heroinë.

Shqiptari jetonte prej vitesh ën zonën e Nereto, në një shtëpi private.

Një qendër e vërtetë droge u zbulua në shtëpinë e tij, me hashash dhe heroinë të fshehur në një dhomë të përdorur si depo mjetesh, ndërsa një pjesë e kokainës ishte fshehur në fuçi metalike (foto poshtë) të groposura në kopsht, informon media italiane.

Sipas prokurorisë, droga ishte gati për t’u shitur palëve të treta. Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan 30 kg lëndë prerëse, peshore dhe peshore dixhitale, një makinë paketimi me vakum, një presë hidraulike dhe materiale paketimi për drogë./mxh

19:32 Protesta e banorëve të Durrësit pas përmbytjeve/ Domate dhe letra higjienike drejt bashkisë

By: Monika
9 January 2026 at 19:32

Last Updated on 09/01/2026 by Monika

Banorët e Durrësit kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë përpara bashkisë.

Protestë e cila ka ardhur pas përmbytjeve të ditëve të fundit të ndodhura në këtë qytet.

Gjatë protestës, qytetarët kanë hedhur në drejtim të Bashkisë së Durrësit domate dhe letra higjienike.

Protestuesit kërkojnë vlerësim të plotë të dëmeve dhe dëmshpërblim nga ana e institucioneve./mxh

19:21 “Popullit i ka vajtur thika në palcë”/ Shehaj: Fundi i Ramës është shumë i afërt

By: Monika
9 January 2026 at 19:21

Last Updated on 09/01/2026 by Monika

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj e ftuar në emisionin “Task Force” ka folur për situatën politike në vend.

Shehaj tha se opozita duhet të ngrihet në protestë dhe t’i lërë thirrjet ndaj partive të vogla.

Tani, tha Shehaj, është momenti më i mirë për të protestuar, pasi gjendja e keqe e shqiptarëve ka arritur fundin.

Shehaj deklaroi se fundi i Edi Ramës është shumë i afërt dhe opozita vetëm duhet të ngrihet në protestë.

Ekspertja deklaroi se në këto momente dhe sytë e ndërkombëtarëve janë në Shqipëri.

“Opozita duhet të heqë kompleksin dhe të lërë thirrjet këtij e atij. Ka një popull që i ka vajtur thika në palcë. Në Shqipëri po vdesin njerëz për shërbime shëndetësore. Është koha të protestojmë, momenti më i mirë. Interesat e ndërkombëtarëve janë këtu. Ne duhet të bjëmë pjesën tonë, opozita duhet të bëjë pjesën e saj. Fundi i Ramës është shumë i afërt, opozita vetëm duhet të ngrihet në protestë”, tha Shehaj./mxh

19:02 Gjykata Kushtetuese e Kosovës shfuqizon 13 ligje

By: Monika
9 January 2026 at 19:02

Last Updated on 09/01/2026 by Monika

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shfuqizuar sot 13 ligje, përfshirë Ligjin për Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Në një njoftim për media, Gjykata Kushtetuese tha se ligjet në fjalë nuk janë në përputhje me Kushtetutën e vendit, pasi gjeti se ishin shkelur rregullat për qeverisjen, ndarjen e pushtetit, vlerat, ushtrimin e funksionit, rregulloren e punës dhe komisionet kur deputetët i kishin miratuar ato në Kuvend.

Përveç ligjit për Byronë për konfiskimin e pasurisë, u shfuqizuan edhe 12 ligje të tjera për arsye të njëjta.

12 ligjet e tjera të shfuqizuara:

-Ligji për Shërbimet e Pagesave;

-Ligji kundër dukurive negative në sport;

-Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit;

-Ligji për provimin e maturës shtetërore;

-Ligji për Banim Social dhe të Përballueshëm;

-Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim;

-Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor;

-Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorinë Speciale;

-Ligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore;

-Ligji për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore;

-Ligji për Inspektoratin Qendror të mjedisit, ujërave, natyrës, ndërtimit si dhe mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore;

-Ligji për Lojërat Mesdhetare.

Gjykata Kushtetuese u shpreh se ligje të miratuara nga Kuvendi më 5 dhjetor 2024 janë jokushtetuese për shkak të shkeljeve procedurale gjatë procesit ligjbërës./mxh

18:42 ZYRTARE/ Egnatia godet në merkato, firmos sulmuesi

By: Monika
9 January 2026 at 18:42

Last Updated on 09/01/2026 by Monika

Egnatia ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Daniel Adjessa gjatë merkatos së janarit. Futbollisti 23-vjeçar me shtetësi kamerunase ka nënshkruar një kontratë që e lidh me ekipin rrogozhinas për katër vitet e ardhshme.

Gjatë dy sezoneve të fundit, Adjessa ka qenë pjesë e skuadrës Yonpas Dumlupinar. Prezantimi i lojtarit është bërë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit të klubit në rrjetet sociale.

Ky përforcim vjen si pjesë e strategjisë së trajnerit Edlir Tetova për të ndërhyrë në repartin ofensiv gjatë kësaj periudhe transferimesh.

Sulmuesi do të vihet menjëherë në dispozicion të stafit teknik për pjesën e mbetur të sezonit. Ky hap synon të rrisë opsionet në sulm dhe të konsolidojë organikën e ekipit për objektivat e radhës. Marrëveshja afatgjatë tregon besimin e drejtuesve te potenciali i lojtarit të ri./mxh

18:37 Pse ka rëndësi Groenlanda për SHBA-në?

By: Monika
9 January 2026 at 18:37

Arktiku po kthehet në një nga skenat më të nxehta të politikës botërore. Në qendër të vëmendjes është Groenlanda, ishulli gjigant i mbuluar nga akulli, i varur politikisht nga Danimarka, por me autonomi të gjerë dhe me ambicie të forta për vetëvendosje në të ardhmen.

Tensionet janë thelluar pasi presidenti amerikan Donald Trump ka rikonfirmuar publikisht se Shtetet e Bashkuara “kanë nevojë për Groenlandën për arsye sigurie kombetare”, duke hapur jo vetëm debate diplomatike, por edhe shqetësime për një konfigurim të ri gjeopolitik në Arktik.

Groenlanda shtrihet në një nga pikat më strategjike të globit, përgjatë rrugës më të shkurtër midis Evropës dhe Amerikës së Veriut, në afërsi të korridoreve detare dhe ajrore që përdoren për lëvizjen e nwndetëseve dhe avionëve ushtarakë.

Për këtë arsye, prej dekadash ajo është kyçe për sistemet e vëzhgimit të NATO-s dhe për paralajmërimet e hershme raketore.

Në kryeqytetin Nuuk, mesazhi politik është i prerw dhe drejtpërdrejtë, Groenlanda nuk është objekt tregtimi.

“Groenlanda kurrë nuk do të bëhet pjesë e Amerikës. Duam respekt, duam partneritet të fortë, duam tregti dhe bashkëpunim për sigurinë, por mbi bazën e respektit të ndërsjellë. Ne nuk jemi për shitje dhe kurrë nuk do të bëhemi amerikanë,” tha kryeministri i Groenlandes.

Deklaratat e tij erdhën pas retorikës së presidentit amerikan, i cili e ka quajtur ishullin “strategjikisht të domosdoshëm”. Trump ka theksuar se rajoni i Arktikut po shnderrohet në arenë aktiviteti të shtuar të flotave ruse dhe kineze, dhe se Danimarka nuk do të ketë mundësi ta mbrojë e vetme Groenlandën.

“Na duhet Groenlanda nga këndvështrimi i sigurisë kombëtare. Është jashtëzakonisht strategjike. Tani rreth saj shihen anije ruse dhe kineze. Ne kemi nevojë për Groenlandën për siguri kombëtare, dhe Danimarka nuk do të jetë në gjendje ta përballojë vetë këtë.”

Në terren, SHBA mbajnë tashmë një prani të rëndësishme ushtarake në bazën ajrore Pituffik në veri të Groenlandës, e cila është pjesë e sistemit të paralajmërimit të NATO-s në Arktik. Marrëveshja ushtarake midis Danimarkës dhe SHBA-ve daton që nga viti 1951 dhe lejon ngritjen e bazave amerikane në ishull.
Ekspertwt danezë thonë se shqetësimi kryesor amerikan lidhet me dy element, mbulimin radaro-ajror ndaj avionëve rusë dhe gjurmimin e nëndetëseve në të ashtuquajturin “korridori GIUK” Groenlandë, Islandë, Britani.

“Këtu flitet për radarë, për mbulimin ajror dhe për gjurmimin e nëndetëseve ruse. Të dy këto detyra janë shumë të kushtueshme dhe kërkojnë investime të mëdha. Pikërisht ndaj, SHBA kërkojnë që Danimarka të bëjë më shumë në Groenlandë, “deklaroi eksperti.

Danimarka ka reaguar duke rritur fondet për sigurinë në Arktik, mes tyre 42 miliardë korona vetëm në vitin 2025. Por politikanë të Kopenhagës theksojnw se çdo skenar presioni ushtarak do të trondiste aleancat perëndimore.
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, paralajmëroi se një veprim i njëanshëm ushtarak amerikan kundër territorit danez do të vinte në pikëpyeetje vetë NATO-n.

“Presidenti amerikan duhet të merret seriozisht kur thotë se dëshiron Groenlandën. Por dua ta them qartë se nëse Shtetet e Bashkuara zgjedhin të sulmojnë ushtarakisht një vend tjetër të NATO-s, atëherë gjithçka ndalet, përfshirë edhe vetë NATO-n dhe sigurinë që ajo ka garantuar prej Luftës së Dytë Botërore, ” ka deklaruar kryeministrja e Danimarkës.

Edhe vendet evropiane kanë reaguar. Ministri i jashtëm gjerman tha se e ardhmja e Groenlandës venddet vetëm nga populli i saj dhe Mbretëria e Danimarkës, në respekt të plotë të parimeve të sovranitetit dhe paprekshmërisë së kufijve. Qëndrim të ngjashëm mbajti edhe Kanadaja, e cila e sheh Arktikun si zonë strategjike të NATO-s ku kërkohen investime të reja.
Por pse Groenlanda është kaq e rëndësishme?

Përveç pozicionit ushtarak, ishulli është i pasur me burime natyrore, minerale të rralla, naftë dhe gaz. Megjithatë, terreni i ashpër, klim e ftohtë dhe kostoja e lartë e shfrytëzimit e bëjnë procesin ekonomikisht problematik. Shumë kompani ndërkombëtare janë të rezervuara për të investuar. Kjo është arsyeja pse, rezultatet konkrete deri tani janë të kufizuara.

Në planin e brendshëm politik, Groenlanda gëzon autonomi të gjerë që prej vitit 2009. Sipas sondazheve, shumica e banorëve e mbështesin idenë e pavarësisë, por paralelisht kanë shqetësime për ekonominë. Sot rreth gjysmës së buxhetit publik financohet nga subvencionet daneze, ndërsa eksportet bazohen pothuajse tërësisht te peshkimi.

Shumë groenlandezë paralajmërojnë se pavarësia e nxituar mund ta bëjë ishullin të varur nga një fuqi tjetër, veçanërisht nga SHBA, nëse nuk garantohet stabilitet ekonomik.
Analistët ndërkombëtarë vlerësojnë se ideja e “blerjes së Groenlandës” bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe me parimin e vetëvendosjes. Çdo ndryshim i statusit kërkon referendum në ishull dhe marrëveshje politike midis parlamentit të Groenlandës dhe atij të Danimarkës.
Ndërkohë, Uashingtoni ka emëruar një të dërguar të posaçëm për Groenlandën, duke sinjalizuar se interesi amerikan është afatgjatë.

Në thelb, çështja e Groenlandës tejkalon kufijtë e një debati territorial. Arktiku po hap rrugë të reja detare për shkak të shkrirjes së akujve, po shndërrohet në zonë të re ushtarake dhe ekonomike dhe po tërheq interesin e fuqive të mëdha botërore./mxh

 

 

 

18:37 SHBA-të sekuestrojnë cisternën e pestë të naftës të lidhur me Venezuelën

By: Monika
9 January 2026 at 18:37

Last Updated on 09/01/2026 by Monika

Uashingtoni sekuestroi sot një tjetër anije cisternë që u përpoq të thyente një bllokadë detare amerikane që synonte të parandalonte anijet e sanksionuara të shkonin ose të niseshin nga Venezuela.

Kjo është anija e pestë e tillë që është sekuestruar në javët e fundit.

SHBA-të kanë vendosur një forcë të madhe detare në Karaibe, duke goditur anije të dyshuara për trafik droge, duke sekuestruar anije cisternë dhe duke kryer një operacion të shpejtë fundjave për të kapur Nicolás Maduro të Venezuelës.

Anija e fundit e sekuestruar ishte Olina, një anije cisternë ‘fantazmë’ e dyshuar se mbante naftë të embargos që u nis nga Venezuela duke u përpjekur t’i shmangej forcave amerikane.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha muajin e kaluar se kishte urdhëruar një “bllokadë” të anijeve të naftës të sanksionuara që shkonin dhe vinin nga Venezuela dhe forcat amerikane kanë marrë kontrollin e pesë anijeve që atëherë, përfshirë tre këtë javë./mxh

18:21 SHBA dhe kompanitë kryesore të naftës shqyrtojnë investime në Venezuelë

By: Monika
9 January 2026 at 18:21

Në Uashington, Shtëpia e Bardhë organizoi një takim me disa nga kompanitë kryesore amerikane dhe ndërkombëtare të naftës për të diskutuar mbi mundësitë e investimit në sektorin energjetik të Venezuelës, ndërsa administrata amerikane po shqyrton mënyra për të rilidhur prodhimin e naftës në vendin e goditur nga sanksionet.

Në takim morën pjesë zyrtarë të lartë, përfshirë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Sekretarin e Energjisë Chris Wright dhe Sekretarin e Brendshëm Doug Burgum, së bashku me drejtues të kompanive që prodhojnë, rafinojnë, tregtojnë ose ofrojnë shërbime për industrinë e naftës.

Mes emrave të pranishëm pritet të jenë gjigantë si Chevron, Exxon Mobil dhe ConocoPhillips, si dhe Repsol, Shell, Vitol, Trafigura dhe të tjerë, të cilët kanë pasur ose mund të kenë interes ekonomik në Venezuelë.

Takimi shihet si një hap rrugës drejt rikthimit të investimeve të mëdha në infrastrukturën e naftës venezuelase, e cila ka pësuar zhgënjime dhe mungesë investimesh për vite me radhë. Sipas zyrtarëve amerikanë, kjo mund të ndihmojë në rritjen e prodhimit dhe ringjalljen e sektorit pas periudhës së gjatë të sanksioneve dhe konflikteve politike./mxh

18:10 Araqchi: Protestat në Iran po përpiqen të kthehen në dhunë nga SHBA dhe Izraeli

By: Monika
9 January 2026 at 18:10

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, tha të premten më 9 janar se qeveria po angazhohet me grupe të ndryshme shoqërore për të zgjidhur problemet, ndërsa protestat e shkaktuara nga vështirësitë ekonomike në rritje vazhdojnë. Ai akuzoi gjithashtu Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për përfshirje në trazira dhe për përpjekje për t’i kthyer protestat paqësore në dhunë.

“Qeveria po përpiqet të angazhohet me klasat e ndryshme dhe sektorët e ndryshëm për të zgjidhur problemet. Si SHBA-ja ashtu edhe Izraeli kanë deklaruar zyrtarisht se kanë një rol në këto trazira dhe po përpiqen të kthejnë demonstratat paqësore në dhunë dhe trazira,” tha Araqchi gjatë një konferencë për shtyp në Liban.

Ndërkohë, Irani u izolua pothuajse tërësisht nga bota e jashtme të premten, pasi autoritetet ndërprenë internetin për të frenuar protestat në rritje, ndërsa videot treguan ndezje të ndërtesave dhe automjeteve në disa qytete të vendit.

Në një fjalim televiziv, Udhëheqësi Suprem, Ayatollah Ali Khamenei, u zotua se nuk do të tërhiqet, duke akuzuar demonstruesit se veprojnë në emër të grupeve opozitare jashtë vendit dhe të SHBA-së. Grupi të drejtave të njeriut raportuan gjithashtu se policia ka hapur zjarr ndaj protestuesve në jug të vendit.

Araqchi gjithashtu theksoi mbështetjen e Iranit për unitetin dhe pavarësinë e Sirisë dhe kërkoi fundin e okupimit të territoreve siriane, duke theksuar se stabiliteti i Sirisë është i rëndësishëm për gjithë rajonin./mxh

18:04 “Ishte shumë i ëmbël”/ Aktorja e njohur kujton xhirimet e filmit me Brad Pitt: Ishte një mundësi e shkëlqyer për…

By: Monika
9 January 2026 at 18:04

Last Updated on 09/01/2026 by Monika

Aktorja amerikane Rose Byrne zbuloi së fundmi se si ishte Brad Pitt në sheshxhirimin e filmit të vitit 2004 “Troy”.

Aktorja 46-vjeçare foli për karrierën e saj për revistën W. Në këtë intervistë, ajo foli për rolin e saj në filmin “If I Had Legs I’d Kick You”, ku luan një personazh dramatik. “Ishte e frikshme, emocionuese, radikale dhe as nuk mbaja mend nga t’ia filloja. Kisha një detyrë të madhe krijuese, por ishte edhe një mundësi e shkëlqyer”. Megjithatë, ky nuk është roli i saj i parë dramatik. Aktorja amerikane e filloi karrierën e saj në filmin “Troy”.

“Nuk fillova në komedi. Luajta rolin kryesor në ‘Troy’, filmin e Brad Pitt-it, “Slave”. Skenografia ishte me shpata dhe sandale dhe ishte bërë shumë seriozisht. Brad Pitt ishte shumë i ëmbël”, tha ajo. Në filmin e vitit 2004, i cili ishte bazuar në “Iliadën” e Homerit, Pitt luajti rolin e Akilit gjatë Luftës së Trojës. Byrne luajti rolin e Briseis, një princeshë trojane që është priftëreshë në tempullin trojan të Apollonit. Pasi ajo kapet rob nga grekët, ajo bie në dashuri me Akilin. “Troy” fitoi më shumë se 490 milionë dollarë në arkat globale, megjithëse mori kritika të përziera./mxh

16:55 Stuhi “Francis” mbulon Moskën, reshjet e borë pritet të thyejë rekord

By: Monika
9 January 2026 at 16:55

Një stuhi e fuqishme bore, e quajtur “Francis”, ka mbuluar Moskën dhe rajonin përreth, duke shkaktuar rrugë të ngrira dhe dëborë deri në gjunjë për këmbësorët, të premten më 9 janar.

Meteorologët paralajmërojnë se banorët e kryeqytetit rus mund të përjetojnë shtresën më të madhe të dëborës në historinë e Moskës. Deri në mbrëmje, dëborëprurjet pritet të arrijnë 65 centimetra lartësi.

Autoritetet lokale kanë shpallur alarm të motit “portokalli”, niveli i tretë nga katër, ndërsa punëtorët e shërbimeve publike janë mobilizuar për të punuar 24 orë pa pushim për pastrimin e rrugëve dhe sigurimin e energjisë.

Parashikimet e motit tregojnë se reshjet e dëborës do të fillojnë të zbuten./mxh

16:45 Analisti danez: Groenlanda e sigurt, kritikat e SHBA të pabaza

By: Monika
9 January 2026 at 16:45

Shtetet e Bashkuara janë kritikuar për kapacitetet mbrojtëse të Danimarkës në Groenlandë, një gjë që sipas analistëve ushtarakë danezë është e papritur, ndërsa Presidenti Donald Trump ka rinisur përpjekjet për të vendosur kontroll mbi ishullin strategjik.

Groenlanda, e vendosur mes Europës dhe Amerikës së Veriut, ka rëndësi të veçantë për sistemin amerikan të mbrojtjes balistike, ndërsa është një territor autonom i Mbretërisë së Danimarkës, me parlament dhe qeveri të vetën, por ku Kopenhaga mban autoritet mbi çështjet e jashtme dhe mbrojtjen.

Trump argumenton se Danimarka nuk ka bërë mjaft për të mbrojtur ishullin. Megjithatë, profesori asociuar në Kolegjin Mbretëror të Mbrojtjes Daneze, Marc Jacobsen, tha se kritikat janë të habitshme. Ai theksoi se Danimarka ka investuar më shumë se 40 miliardë krona daneze në kapacitete të reja ushtarake për Arktikun dhe Groenlandën, me qëllim kryesor mbrojtjen e sigurisë kombëtare të SHBA.

Forcat ushtarake daneze në ishull janë të kufizuara dhe përfshijnë anije patrulluese dhe patrulla me qentë e tërhequr nga shinat, ndërsa Danimarka ka njoftuar muajin tetor të vitit të kaluar se do të forcojë më tej praninë ushtarake në Arktik dhe do të blejë 16 avionë të rinj F-35.

Jacobsen shtoi se në rast se Shtetet e Bashkuara vendosin të përdorin forcën ushtarake për të marrë Groenlandën, Danimarka nuk do të mund të bënte shumë kundër fuqisë më të madhe ushtarake në botë./mxh

16:38 Papa Leoni XIV: Respektoni ligjin humanitar dhe të drejtat e popullit të Venezuelës

By: Monika
9 January 2026 at 16:38

Në Vatikan, Papa Leoni XIV mbajti një fjalim të fortë vjetor për politikën e jashtme, ku dënoi ashpër përdorimin e forcës ushtarake si mjet për arritjen e qëllimeve diplomatike, duke e cilësuar këtë prirje si një kërcënim serioz për paqen botërore.

Duke folur para ambasadorëve të akredituar në Vatikan, Papa theksoi se ligji humanitar ndërkombëtar duhet të respektohet gjithmonë, edhe në kohë lufte, dhe se shkatërrimi i spitaleve, infrastrukturës energjetike, banesave dhe objekteve jetike përbën shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare.

Ai shprehu gjithashtu shqetësim për dobësimin e rolit të organizatave ndërkombëtare përballë konflikteve globale, duke paralajmëruar se diplomacia e dialogut po zëvendësohet nga diplomacia e forcës, ndërsa “lufta po kthehet në modë”.

Në fjalimin e tij, Papa Leo ngriti shqetësime edhe për kufizimin e lirisë së shprehjes, veçanërisht në vendet perëndimore, duke paralajmëruar për përdorimin e një gjuhe përjashtuese që, sipas tij, cenon pluralizmin e mendimit.

Papa u ndal edhe te situata në Amerikën Latine, duke shprehur alarm për tensionet në Detin e Karaibeve dhe përgjatë bregut Paqësor amerikan. Ai bëri thirrje për zgjidhje paqësore politike, duke theksuar se duhet të mbizotërojë interesi i përbashkët i popujve dhe jo interesat partiake.

Në mënyrë të veçantë, Papa Leo iu referua Venezuelës, duke kërkuar që të respektohet vullneti i popullit venezuelas dhe të garantohen të drejtat njerëzore dhe civile, me synimin për një të ardhme stabiliteti dhe pajtimi./mxh

16:26 Fermerët bllokojnë autostradat në Belgjikë, protesta kundër marrëveshjes BE–Mercosur

By: Monika
9 January 2026 at 16:26

Fermerët në jug të Belgjikës zhvilluan një protestë të fortë në orët e para të së premtes, duke bllokuar disa nga autostradat kryesore pranë zonës së Loncin, në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjes tregtare BE–Mercosur.

Protesta u realizua me traktorë dhe kamionë, ndërsa fermerët ndezën zjarre në mes të rrugëve, vendosën fuçi dhe hodhën goma të vjetra, duke shkaktuar bllokim të rëndë të trafikut dhe kaos në qarkullim për disa orë.

Fermerët shprehën shqetësimin se marrëveshja tregtare mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Amerikës së Jugut do të dëmtojë rëndë bujqësinë vendase, duke rritur konkurrencën nga importet më të lira dhe duke vënë në rrezik mbijetesën e fermave belge.

Pavarësisht kundërshtimeve dhe protestave në disa vende të Bashkimit Europian, më vonë gjatë së premtes, ambasadorët e BE-së dhanë miratimin paraprak për marrëveshjen Mercosur, duke hapur rrugën për nënshkrimin e saj pas 25 vitesh negociata.

Marrëveshja mbetet një çështje e debatueshme në të gjithë bllokun europian, veçanërisht mes fermerëve, të cilët paralajmërojnë se do të vijojnë protestat nëse shqetësimet e tyre nuk merren parasysh./mxh

16:18 Venezuela nderon ushtarakët e vrarë pas operacionit amerikan, Rodriguez: Drejtësi me diplomaci, jo hakmarrje

By: Monika
9 January 2026 at 16:18

Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodríguez, zhvilloi të enjten një ceremoni përkujtimore në nder të ushtarakëve të vrarë gjatë një operacioni ushtarak të Shteteve të Bashkuara, të ndodhur më 3 janar, operacion që çoi në kapjen e Presidentit Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores.

Gjatë fjalës së saj, Rodríguez deklaroi se Venezuela do të kërkojë drejtësi përmes mjeteve diplomatike dhe jo hakmarrje, duke iu drejtuar drejtpërdrejt popullit amerikan me mesazhin se venezuelasit nuk e meritojnë agresionin nga një fuqi bërthamore.

Ceremonia u mbajt në Akademinë Ushtarake të Venezuelës, ku ishin të pranishëm përfaqësues të lartë të shtetit dhe autoritete të huaja, mes tyre edhe ministri i Jashtëm i Kubës, Bruno Rodríguez. Gjatë aktivitetit, familjarëve të të rënëve iu dorëzuan flamuj kombëtarë, ndërsa u shpallën promovime dhe dekorata pas vdekjes për ushtarakët e vrarë.

Sipas ministrit të Brendshëm të Venezuelës, Diosdado Cabello, të paktën 100 persona humbën jetën si pasojë e sulmeve amerikane. Ndërkohë, presidenti i Kubës, Miguel Díaz-Canel, bëri të ditur se mes viktimave janë edhe 32 shtetas kubanë, të cilët ishin pjesë e trupës së sigurisë së presidentit Maduro./mxh

16:07 Meloni: SHBA nuk do të përdorë forcë për Groenlandën, një hap i tillë do të rrezikonte NATO-n

By: Monika
9 January 2026 at 16:07

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, deklaroi sot se nuk beson se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin një veprim ushtarak për të marrë kontrollin e Groenlandës, duke paralajmëruar se një skenar i tillë do të kishte pasoja shumë të rënda për të ardhmen e NATO-s.

Gjatë konferencës së saj tradicionale të Vitit të Ri, Meloni tha se një ndërhyrje e tillë nuk do të ishte realiste dhe se ajo personalisht nuk do ta mbështeste kurrë. Sipas saj, një veprim ushtarak në Groenlandë nuk do t’i sillte përfitime askujt, madje as vetë Shteteve të Bashkuara.

Meloni theksoi se debati mbi Groenlandën nuk është vetëm çështje europiane, por duhet të përfshijë edhe NATO-n, pasi çdo vendim i tillë do të ndikonte drejtpërdrejt në ekuilibrat e Aleancës Atlantike. Ajo shtoi se administrata Trump, me qasjen e saj të ashpër, po synon kryesisht të tërheqë vëmendjen mbi rëndësinë strategjike të Groenlandës dhe të rajonit Arktik për sigurinë amerikane, duke dërguar një mesazh të qartë se SHBA nuk do të tolerojë ndërhyrje të tepërta nga aktorë të tjerë të huaj.

Në lidhje me çështjet ndërkombëtare, kryeministrja italiane e cilësoi “absolutisht të parakohshme” çdo diskutim për rikthimin e Rusisë në grupin e vendeve më të industrializuara, G7, duke theksuar se kjo do të varet nga mënyra dhe kushtet në të cilat mund të arrihet paqja.

Meloni komentoi edhe tragjedinë e ndodhur në resortin zviceran të Crans-Montana, ku një zjarr në një lokal nate i mori jetën 40 personave, shumica të rinj. Ajo deklaroi se ngjarja nuk ishte një fatkeqësi e rastësishme, por pasojë e papërgjegjshmërisë dhe lakmisë për fitim. Kryeministrja kërkoi ndëshkime të ashpra për përgjegjësit dhe u shpreh se autoritetet duhet të tregohen “të pamëshirshme” nëse vërtetohet se pronari është larguar me arkën e parave.

Giorgia Meloni premtoi mbështetje për familjet e gjashtë viktimave italiane dhe bëri të ditur se po shqyrton mundësinë e ndalimit të përdorimit të fishekzjarreve dhe shkëndijave në ambiente të mbyllura në Itali, për të shmangur tragjedi të ngjashme në të ardhmen./mxh

Yesterday — 8 January 2026Main stream

22:59 “Kur ishte Veliaj, përmbytej Tirana, sapo e çuan në Durrës u mbyt burgu dhe Durrësi!”/ Kalaja flet për përmbytjet

By: Monika
8 January 2026 at 22:59

Adriana Kalaja ka folur për përmbytjet, duke ironizuar kryebashkiakun Veliaj, dhe ka sqaruar kallëzimet që ka bërë në SPAK, të cilat në total kanë arritur në 90.

“Mu kujtua gjithë këto ditë, sa ishte Erion Veliaj në krye të Bashkisë Tiranë, na përmbytej Tirana çdo 2-3 muaj. Iku në Durrës, dhe tani u përmbyt Durrësi, bashkë me burgun…

Siç e përmendi edhe zonja Lala, vlerësoj nisjen e hetimeve kryesisht nga Prokuroria e Durrësit. Më 1 prill 2025, për pak mbushen 10 muaj që kam bërë kallëzim penal në SPAK. Brenda vitit 2025, u bënë gjithsej 90 kallëzime.

Sot, gjatë protestës në Durrës, e cila duhet të ishte më e madhe dhe më agresive për mënyrën se si po grabiten dhe shkatërrohen investimet e qytetarëve, kur del një ministër apo kryeministër, shpesh tallen me këtë fatkeqësi. Duhet shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Në protestën e 1 prillit 2025, disa qytetarë përmendën një emër, Spartak Kovaçi, ish-drejtor i ujësjellësit në Durrës. Sipas saj, përmes shoqërisë së tij, në skemën e quajtur 5B të Ballukut, është përfituar një vlerë e madhe nga hidrovorët, përfshirë spostimin e hidrovorit nga Porti në Porto Romano, me vlerë të konstatuar prej 46 milionë eurosh.

Kalaja shtoi se ka edhe problematika të tjera me ujësjellësin dhe kanalizimet. Nga 1 prilli deri sot, përveçse është regjistruar si kallëzim penal pa emër, nuk është bërë asnjë hetim. Prokuroria e Durrësit ka hapur hetime për çështje që, sipas saj, duhej t’i kishte hetuar SPAK.

“Pasojat ekstreme janë evidente. Me mijëra banesa janë të dëmtuara, disa në gjendje të parikuperueshme. Për këtë duhet shpallur gjendja e jashtëzakonshme,” tha ndër të tjera Kalaja./mxh

❌
❌