Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 December 2025Main stream

Numërohen 61% të vendvotimeve, VV shkon në mbi 50%

28 December 2025 at 20:50

Tashmë janë numëruar rreth 61% të vendvotimeve dhe bazuar në rezultatet e fundit të publikuar nga KQZ, partia e Albin Kurtit ka shkuar në mbi 50%.

Më pas, është Partia Demokratike të Kosovës, e cila deri më tani ka 20.0%.

Në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 14.16%.

E katërta është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila deri më tani ka 6.57%.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Numërohen 61% të vendvotimeve, VV shkon në mbi 50% appeared first on Sinjali.

Numërohen rreth 50% të vendvotimeve, LVV shkon në 49%

28 December 2025 at 20:40

Tashmë janë numëruar rreth 50% të vendvotimeve dhe bazuar në rezultatet e fundit të publikuar nga KQZ, partia e Albin Kurtit ka shkuar në 49%.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Numërohen rreth 50% të vendvotimeve, LVV shkon në 49% appeared first on Sinjali.

“Të dy vendet duan që lufta të marrë fund”, Trump: Kemi të gjitha përgatitjet për një marrëveshje

28 December 2025 at 20:36

Presidenti amerikan Donald Trump priti sot në Mar-a-Lago presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për bisedime mbi zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. Takimi fokusohet tek strategjitë për avancimin e planit të punës së përbashkët të dy vendeve, përfshirë çështje financiare dhe rindërtimin e Ukrainës.

Presidenti amerikan Donald Trump theksoi rëndësinë e përfundimit të menjëhershëm të konfliktit në Ukrainë, duke deklaruar se të dyja vendet e përfshira e duan këtë dhe janë të gatshme për një marrëveshje. Ai njoftoi se do të telefonojë presidentin rus Vladimir Putin pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të vazhduar negociatat dhe vuri në dukje rolin mbështetës të vendeve evropiane në këtë proces.

“Të dy vendet duan që lufta të përfundojë menjëherë, të dy udhëheqësit e duan këtë dhe kjo do të ndodhë. Kemi të gjitha përgatitjet për një marrëveshje. Do ta telefonoj Putinin pas takimit me Zelenskyn për të vazhduar negociatat. Kombet evropiane kanë qenë shumë mbështetëse dhe të përfshira në arritjen e një marrëveshjeje. Ndërsa ka shumë punë për të rindërtuar Ukrainën, do të kishte gjithashtu një përfitim të madh ekonomik për vendin e shkatërruar nga lufta.Mund të lëvizim shumë shpejt. Ukraina e vlerëson dhe Rusia e vlerëson. Të dyja duan ta shohin të marrë fund. Përndryshe, do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Dhe miliona njerëz të tjerë do të vriten. Miliona”, tha Trump.

Zelensky falënderoi Trumpin për pritjen dhe shprehu shpresën që bisedimet “do të sjellin paqe sa më shpejt të jetë e mundur”. Ai tha se ekipet e tyre kanë punuar në një plan me 20 pika dhe takimi ka për qëllim diskutimin mbi implementimin e strategjive të këtij plani.

Lidhur me koncesionet territoriale që mund të kërkohen nga Rusia, Zelensky u shpreh se “çështja do të diskutohet sot” dhe se qëndrimi i tij është rezervuar për momentin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Të dy vendet duan që lufta të marrë fund”, Trump: Kemi të gjitha përgatitjet për një marrëveshje appeared first on Sinjali.

Gashi: Kur votuesit flasin, rezultati nuk mund të injorohet – kërkohet reflektim dhe veprim i përgjegjshëm

28 December 2025 at 20:32

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Arben Gashi, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të EXIT Poll-ve, ku LDK-ja doli partia e tretë.

Gashi ka reaguar duke thënë se duhet të reflektohet dhe kërkohet veprim i përgjegjshëm, duke nënkuptuar për ndryshime në partinë e tij.

“Kur votuesit flasin, rezultati nuk mund të injorohet. Kërkohet reflektim dhe veprim i përgjegjshëm” – ka shkruar Gashi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gashi: Kur votuesit flasin, rezultati nuk mund të injorohet – kërkohet reflektim dhe veprim i përgjegjshëm appeared first on Sinjali.

Humb jetën një 19 vjeçare në një aksident në Ferizaj

28 December 2025 at 20:26

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Ferizaj. Një 19-vjeçare ka humbur jetën në fshatin Greme si pasojë e një aksidenti trafiku, ndërsa shoferi i veturës, një 20 vjeçar ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Lajmin zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Më datën 28.12.2025, rreth orës 17:20, kemi pranuar një informatë se në fshatin Greme të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën (një femër rreth 19 vjeçe, pasagjere në veturë). Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”.

“Ndërsa, shoferi i veturës , mashkull 20 vjeç ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Njësisë së Komunikacionit Rrugor të Ferizajt dhe po merren me ekzaminimin e rrethanave si ka ardhur deri te aksidenti. Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe një ekip e zjarrfikësve”, thuhet në njoftimin e Veselit.

Në vendin e ngjarjes doli edhe prokurori i shtetit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Humb jetën një 19 vjeçare në një aksident në Ferizaj appeared first on Sinjali.

Nga Thaçi te Kurti, sa vota i siguruan qeveritë e Kosovës në Kuvend që nga viti 2008

28 December 2025 at 20:23

Për formimin e një qeverie në Kosovë nevojiten të paktën 61 vota të deputetëve nga gjithsej 120 sa ka Kuvendi.

Të dhënat tregojnë se, që nga shpallja e pavarësisë, shumica e qeverive janë formuar me mbështetje më të madhe se minimumi i kërkuar, ndërsa në disa raste shumica ka qenë e ngushtë.

Qeveria e parë e pasluftës, e udhëhequr nga Hashim Thaçi në janar të vitit 2008, u votua me 85 vota pro, duke qenë një nga qeveritë me mbështetjen më të gjerë parlamentare. Edhe mandati i dytë i Thaçit në vitin 2011 siguroi shumicën e nevojshme, me 65 vota pro.

Në dhjetor të vitit 2014, qeveria e Isa Mustafës u formua me 73 vota, ndërsa opozita numëroi 38 vota kundër. Ndërkohë, qeveria e Ramush Haradinajt në vitin 2017 u votua me shumicën minimale prej 61 votash, duke reflektuar një situatë më të brishtë parlamentare.

Në shkurt të vitit 2020, qeveria e parë e Albin Kurtit mori 66 vota pro, por ajo u rrëzua pas pak javësh. Pas saj, qeveria e Avdullah Hotit u formua në qershor të vitit 2020 me 61 vota, sërish me shumicë minimale.

Qeveria Kurti II, e dalë pas zgjedhjeve të vitit 2021, u votua me 67 vota pro, duke siguruar një shumicë më stabile krahasuar me disa nga qeveritë e mëparshme.

Të dhënat tregojnë se, ndonëse Kushtetuta kërkon vetëm 61 vota për formimin e qeverisë, mbështetja parlamentare për ekzekutivin në Kosovë ka luhatur ndjeshëm ndër vite, duke reflektuar fragmentimin politik dhe koalicionet e ndryshme qeverisëse./Telegrafi.

GRAFIKA / REL

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nga Thaçi te Kurti, sa vota i siguruan qeveritë e Kosovës në Kuvend që nga viti 2008 appeared first on Sinjali.

Haradinaj: Presimin formimin e Qeverisë nga partitë e ish-opozitës

28 December 2025 at 20:14

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se pret formimin e Qeverisë nga partitë e ish-opozitës.

Në një konferencë për media, Haradinaj tha se do të pres që PDK-ja e LDK-ja do të merren vesh për mënyrën e Qeverisjes, teksa ua bëri me dije që do të bashkëpunojë me partitë e ish-opozitës.

“Jemi dakord të veprohet me shpejtësi, të mos vonohet Kosova më. Po presim për një marrëveshje mes LDK-së e PDK-së për me thjeshtësu kush është kryeministër, pasi ne nuk kemi kushte për opozitën. Është momenti që të reflektojmë të gjithë”.

“LDK e PDK e kanë një partner dhe do t’ia japim vendit shumicën, do të punojmë me këtë opsion, besoj që do ta arrijmë këtë herë”, ka thënë Haradinaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Haradinaj: Presimin formimin e Qeverisë nga partitë e ish-opozitës appeared first on Sinjali.

Exit Poll-i i Klan Kosovës: LVV fituese e zgjedhjeve

28 December 2025 at 19:00

Tashmë është publikuar Exit Poll-i i Klan Kosovës, sipas të cilit fituese e zgjedhjeve nacionale ka dalë të jetë Lëvizja Vetëvendosje, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Exit Poll-i i Klan Kosovës: LVV fituese e zgjedhjeve appeared first on Sinjali.

Prokuroria jep detaje për arrestimin e Steviq, njeriut të afërt me Radoiçiqin

28 December 2025 at 18:30

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e Millosh Steviq, për të cilin është raportuar se është njeri i afërt me Milan Radoiçiq.

Prokuroria ka thënë se kishte pranuar informacione se Steviq dyshohej se kishte ndikuar te qytetarët për të votuar dhe po ashtu kishte kërkuar raporte shëndetësore nga persona të caktuar, me qëllim që personat të asistohen gjatë procesit të votimit.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik, se ka pranuar një informatë anonime lidhur me dyshimet se një person M.S., ka ndikuar te qytetarët për të votuar dhe po ashtu ka kërkuar raporte shëndetësore nga persona të caktuar, me qëllim që personat të asistohen gjatë procesit të votimit. Personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Komunën e Graçanicës, ku ndaj tij janë duke u ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me të gjitha procedurat ligjore”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Steviq është intervistuar nga organet kompetente, ndërkaq sipas Prokurorisë gjatë kontrollit fillestar të njëjtit nuk i është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Ndërkohë, gjatë kontrollit fillestar nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa i njëjti është intervistuar nga organet komptente. Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim me Policinë e Kosovës, mbeten të përkushtuar në ruajtjen e rendit, dhe ligjshmërisë, si dhe në garantimin e një procesi zgjedhor të lire dhe demokratik”, ka njoftuar Prokuroria.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prokuroria jep detaje për arrestimin e Steviq, njeriut të afërt me Radoiçiqin appeared first on Sinjali.

Pak orë nga takimi me Zelenskyn, Donald Trump telefonon Vladimir Putinin: Patëm një bisedë produktive

28 December 2025 at 18:27

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, vetëm pak orë përpara një takimi me rëndësi të lartë që pritet të mbajë në Florida me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Sapo pata një telefonatë të mirë dhe shumë produktive me presidentin Putin të Rusisë, përpara takimit tim, në orën 13:00 sot, me presidentin Zelensky të Ukrainës”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social.

Sipas Trump, takimi me Zelenskyn do të zhvillohet në sallën kryesore të ngrënies në resortin Mar-a-Lago, në prani të mediave.

Biseda telefonike me Putinin vjen në një moment kritik, teksa Rusia ka intensifikuar sulmet me raketa dhe dronë mbi Kievin, duke i dhënë një sfond urgjent dhe të tensionuar takimit mes Trump dhe liderit ukrainas.

Trump dhe Putin kishin folur për herë të fundit në muajin tetor, kur kishin rënë dakord në parim për organizimin e një samiti në Budapest. Megjithatë, disa ditë më vonë, Trump e anuloi papritur takimin, duke deklaruar se mendonte se një samit i tillë do të ishte humbje kohe.

Takimi i sotëm me Zelenskyn pritet të ndiqet nga afër, në një kohë kur lufta në Ukrainë dhe përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve mbeten në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pak orë nga takimi me Zelenskyn, Donald Trump telefonon Vladimir Putinin: Patëm një bisedë produktive appeared first on Sinjali.

Brigitte Bardot, jeta në foto e legjendës së kinematografisë botërore

28 December 2025 at 18:25

Brigitte Bardot, e cila ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, përmbysi portretizimin e ngurtë të grave në kinemanë e viteve 1950, duke u bërë simbol i një epoke të re të çlirimit seksual.

Në ekran, ajo ishte një përzierje franceze e hijeshisë lozonjare dhe sensualitetit kontinental. Një botim e quajti “princesha e buzëqeshjes provokuese dhe kontesha e joshjes”, por ky ishte një imazh që ajo, me kalimin e kohës, filloi ta urrente.

Brigitte Bardot në fëmijëri. Ajo lindi në vitin 1934 dhe u rrit në Paris, në një familje të pasur.

Bardot ishte një valltare baleti e talentuar, dhe u pranua në Konservatorin e Parisit (Conservatoire de Paris) si adoleshente.

Bardot në një skenë nga filmi i saj i parë në vitin 1952, komedia “Crazy for Love”.

Një foto e aktores në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 1953. Ajo bëri një seri shfaqjesh atje gjatë viteve ’50, duke shkaktuar një stuhi mediatike që më vonë u përshkrua si një “moment bombastik”.

Bardot u martua me bashkëshortin e saj të parë, regjisorin Roger Vadim, në dhjetor 1952 në Paris. Ajo ishte 18 vjeçe.

Vajza me lule: një portret i aktores nga viti 1952.

Kirk Douglas me Bardot në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 1953. Të dy shfaqeshin, së bashku me Dany Robin, në filmin e Anatole Litvak, “Act of Love”.

Bardot në një skenë nga filmi i vitit 1954, “Concert of Intrigue”, një melodramë italiane e vendosur në kohën e Luftës së Parë Botërore.

Brigitte Bardot në kabrioletin e saj Simca dhe Roger Vadim në Lancia Aurelia Spider-in e tij, fotografuar për Paris Match në vitin 1956 në Saint-Tropez, gjatë xhirimeve të filmit “And God Created Woman”.

Bardot me Pablo Picasso-n gjatë Festivalit të Filmit në Kanë në vitin 1956.

Bardot në një skenë nga “And God Created Woman”, filmi i vitit 1956 që vlerësohet se krijoi imazhin e saj të “sex kitten” (vajzë seksi).

Bardot me Jacques Charrier në filmin e vitit 1959, “Babette Goes to War”. Të dy ishin të martuar nga viti 1959 deri në vitin 1962.

Një portret promocional i realizuar në vitin 1959 për filmin “A Woman Like Satan”, me regji nga Julien Duvivier.

Në xhirimet e filmit “A Woman Like Satan” në vitin 1959. Bardot u ankua se atmosfera në set ishte e zymtë dhe se nxehtësia ishte e padurueshme gjatë xhirimeve në Sevilje.

Pas divorcit nga Roger Vadim në vitin 1957, Bardot u martua me Jacques Charrier në 1959.

Në vitin 1960, Bardot solli në jetë fëmijën e saj të vetëm, Nicolas.

Bardot në Itali, duke promovuar filmin “A Very Private Affair”, mes një cirkusi të madh mediatik që e shoqëronte njëkohësisht.

Bardot relaksohet në xhirimet e filmit “A Very Private Affair”, një dramë psikologjike me elemente të skenarit që pasqyrojnë aspekte të jetës së saj personale.

Gjithmonë e përkushtuar ndaj kafshëve, ajo mbante shumë kafshë shtëpiake në vilën e saj në Saint-Tropez.

Një foto pa datë e Bardot-it në plazh.

Bardot në një skenë nga “Contempt”, një film i Valës së Re (New Wave) me regji të Jean-Luc Godard, në vitin 1963.

Në set gjatë xhirimeve të filmit “Viva Maria!” me regjisorin Louis Malle. Bardot luajti në këtë komedi të vitit 1965 së bashku me Jeanne Moreau.

E parë këtu së bashku me Moreau në filmin “Viva Maria!”, për të cilin Bardot mori një nominim Bafta për aktorën më të mirë të huaj.

Pas divorcit nga Charrier në vitin 1962, ajo u martua me fotografin gjerman Gunter Sachs në 1966, e parë këtu duke mbërritur në një aeroport në Londër.

E rrethuar nga paparacët dhe fansat, ajo mbërrin në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 1967 së bashku me Sachs. Çifti u divorcua në 1969, por mbetën miq deri në vdekjen e tij në 2011.

Në vitin 1968, ajo u shfaq në një program special televiziv duke interpretuar këngë, dhe shihet këtu duke u përgatitur me Serge Gainsbourg.

Xhirime në jug të Spanjës në vitin 1968 për filmin “Shalako”, ku ajo luajti së bashku me Sean Connery.

Bardot e parë në shtëpinë e saj në fillim të viteve 1980, së bashku me disa nga kafshët e saj shtëpiake; ajo kishte dhjetëra mace dhe qen.

Brigitte Bardot dhe Jane Birkin në setin e filmit “Don Juan, or If Don Juan Was a Woman”, i shkruar dhe regjisuruar nga ish-bashkëshorti i Bardot, Roger Vadim.

Filmi i saj i fundit para pensionimit në 1973 ishte komedia “The Edifying and Joyous Story of Colinot”.

Bardot duke shijuar një natë në të famshmin Club 55 në Rivierën Franceze në vitin 1974.

Duke u ripërshtatur si aktiviste për të drejtat e kafshëve, ajo themeloi një strehë për qen në Paris, e parë këtu në vitin 2001.

Aktorja franceze u martua me bashkëshortin e saj të katërt, Bernard D’Ormale, në 1992. Ai njihet për politikën e tij të ekstremit të djathtë. Bardot u gjobit vetë katër herë për raste që lidhen me nxitjen e urrejtjes racore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Brigitte Bardot, jeta në foto e legjendës së kinematografisë botërore appeared first on Sinjali.

Policia interviston një qytetar në Graçanicë nën dyshimet për shantazhim të votuesve  

28 December 2025 at 18:20

Disa media kosovare kanë raportuar se një person, i quajtur Millosh Steviq, është arrestuar në Graçanicë për cenim të procesit zgjedhor, përkatësisht për shantazhimin e votuesve që të votojnë për Listën Serbe, partinë më të madhe të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.

Në stacionin policor në Graçanicë, konfirmuan se Steviq po merret në pyetje, por nuk dhanë detaje duke shtuar se hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Steviq është aktivist i Listës Serbe. Ai ishte ndër serbët nga Kosova që në fund të tetorit marshuan drejt Beogradit për t’i dhënë mbështetje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia interviston një qytetar në Graçanicë nën dyshimet për shantazhim të votuesve   appeared first on Sinjali.

Presidenti ukrainas mbërrin në Florida, ja çfarë pritet të diskutohet mes tij dhe Trump

28 December 2025 at 17:41

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Florida, aty ku do të mbajë një takim me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.

Bisedimet vijnë menjëherë pas një sulmi masiv rus ndaj Kievit dhe pasojnë muaj të tërë diplomacie amerikane që synojnë t’i japin fund luftës.

Sipas mediave ndërkombëtare, presidenti ukrainas, i cili mbërrin në SHBA me propozimet e tij të fundit mbi çështjen e vështirë territoriale, nuk do të ketë “asgjë derisa unë ta miratoj atë”, tha presidenti amerikan për Politico të premten, duke përgatitur skenën.

“Mendoj se ai do të shkojë mirë me të. Mendoj se ai do të shkojë mirë me Putin”, me të cilin planifikon të takohet së shpejti”, u shpreh Trump.

Homologu i tij ukrainas shprehu shpresë të shtunën, gjatë një ndalese në Kanada, se takimi do të ishte shumë konstruktiv dhe kishte folur më parë me partnerët e tij europianë.

Këta të fundit e siguruan atë për mbështetjen e tyre të plotë, sipas kancelarit gjerman Friedrich Merz. Në Kanada, Zelensky siguroi ndihmë financiare prej 2.5 miliardë dollarësh kanadezë nga kryeministri kanadez Mark Carney.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Presidenti ukrainas mbërrin në Florida, ja çfarë pritet të diskutohet mes tij dhe Trump appeared first on Sinjali.

Before yesterdayMain stream

Dimiq: Lista Serbe e ka terrorizuar veriun e Kosovës, është e ndikuar nga Vuçiqi, mos e votoni

25 December 2025 at 18:40

Gazetari dhe analisti nga Beogradi, Radomir Dimiq, ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje masive në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, duke u drejtuar qytetarëve të Kosovës pa dallim etnik apo fetar, me theks të veçantë komunitetit serb.

Duke folur në emër të subjektit politik Kosova Multietnike, të cilin e drejton, Dimiq ka theksuar se ky subjekt që nga themelimi angazhohet për kulturë politike demokratike, prosperitet evropian dhe forcimin e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

Ai ka vlerësuar se zgjedhjet e ardhshme paraqesin një moment historik për dhënien e një qeverie meritore dhe stabile për shtetin e Kosovës.

Sipas Dimiqit, komuniteti serb në Kosovë ka një përgjegjësi të veçantë historike që të dëshmojë pjekuri politike përmes pjesëmarrjes aktive në zgjedhje dhe kontributit për zgjidhje serioze politike.

Ai ka bërë thirrje që të mos votohet për partitë politike serbe pasi, janë të lidhura me struktura mafioze dhe kriminale në Beograd dhe që, siç u shpreh, ushqejnë urrejtje ndaj Republikës së Kosovës.

Dimiq ka kërkuar largimin e Listës Serbe nga skena politike, duke e cilësuar këtë subjekt si faktor destabilizues dhe ushtrues presioni dhe frikë ndaj popullatës serbe në veri të Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dimiq: Lista Serbe e ka terrorizuar veriun e Kosovës, është e ndikuar nga Vuçiqi, mos e votoni appeared first on Sinjali.

Haradinaj: Ndaj dhimbjen me Calin dhe familjen e tij, i përjetshëm qoftë kujtimi për Jahë Mustafën

25 December 2025 at 18:06

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ndarë dhimbjen me Salih Mustafën lidhur me vdekjen e babait të këtij të fundit, duke thënë se sakrifica për atdheun ende vazhdon.

‘‘Sakrifica për atdheun ende vazhdon, derisa Salih Mustafa – Cali përballet me procese të padrejta, babai i tij, Jahja, u nda nga kjo botë, duke lënë pas një jetë të tërë me sfida.

Sot ndaj dhimbjen me Calin dhe mbarë familjen Mustafa!

I përjetshëm qoftë kujtimi për Jahë Mustafën!

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Haradinaj: Ndaj dhimbjen me Calin dhe familjen e tij, i përjetshëm qoftë kujtimi për Jahë Mustafën appeared first on Sinjali.

Seebass: Ideja e Kurtit për të detyruar integrimin e serbëve përmes reciprocitetit ka dështuar, Asociacioni është thelbësor

25 December 2025 at 17:57

Ekspertja gjermane, Frauke Seebass, ka thënë se krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është një gjë thelbësore sa i përket rrugës së Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Ajo ka thënë se s’sheh rrezik nga Asociacioni pas vendimit të Kushtetueses dhe propozimeve të dala nga Marrëveshja e Ohrit.

Në këtë intervistë për DW, Seebass ka thënë se ideja e LVV-së dhe Kurtit për të detyruar integrimin e serbëve përmes reciprocitetit ka dështuar dhe se Asociacioni është parakusht për të integruar serbët dhe për demokratizim të mëtjeshëm të Kosovës.

“Nuk e shoh më këtë rrezik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe propozimeve aktuale sipas Marrëveshjes së Ohrit. Përkundrazi, besoj se Asociacioni i Komunave është një parakusht për integrimin e serbëve të Kosovës dhe demokratizimin e mëtejshëm, veçanërisht nëse edhe komunat jugore janë pjesë e tij, dhe ky integrim më i thellë mund të parandalojë gjithashtu propozime të reja për ndryshime territoriale (shkëmbim territoresh)”.

“Asociacioni i Komunave – i mbrojtur nga kushtetuta dhe e drejta e vetëmenaxhimit e sanksionuar në të – do të administronte vetë fusha të tilla si arsimi dhe planifikimi urban, por nuk mund të bllokojë vendimet kombëtare, siç është rasti, për shembull, në Republikën Srpska. Ideja e Vetëvendosjes për të detyruar integrimin përmes reciprocitetit, nga ana tjetër, ka dështuar”, ka thënë ajo për DW.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Seebass: Ideja e Kurtit për të detyruar integrimin e serbëve përmes reciprocitetit ka dështuar, Asociacioni është thelbësor appeared first on Sinjali.

Vuçiq kritikon përfaqësuesit serbë të lidhur me Qeverinë e Kosovës

25 December 2025 at 17:37

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se përfaqësuesit serbë në Kosovë duhet të fitojnë vendet e tyre në institucione dhe të përfaqësojnë interesat e popullit serb, e jo, siç tha ai, interesat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në një deklarim publik, Vuçiq ka bërë thirrje që serbët të përfaqësohen përmes Listës Serbe, duke shprehur mbështetje të hapur për këtë subjekt politik dhe pritjen që ai të fitojë numrin më të madh të mandateve të rezervuara për komunitetin serb. Sipas tij, përfaqësuesit e zgjedhur duhet të veprojnë në interes të popullit serb në Kosovë.

Vuçiq ka përmendur edhe rastin e një kandidati nga Shtërpca, Nikoliçeviq, i cili, sipas tij, është larguar nga lista që ai e quajti “lista e Rashiqit”, duke theksuar se ky veprim përbën një mesazh pozitiv.

Ai tha se e mbështet sinqerisht këtë vendim dhe shpreson në një fitore të rëndësishme për Listën Serbe.

Duke folur për zhvillimet e tjera politike, presidenti serb ka deklaruar se nuk është i njohur me sondazhet e fundit nga Kosova, duke shtuar se pret që ditët në vijim të ketë më shumë kohë për t’u marrë me këto çështje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vuçiq kritikon përfaqësuesit serbë të lidhur me Qeverinë e Kosovës appeared first on Sinjali.

Mbreti Charles mesazhin e Krishtlindjeve: E drejta të triumfojë mbi të gabuarën

25 December 2025 at 17:02

Mbreti Charles III u ka bërë thirrje komuniteteve të bashkohen dhe të gjejnë forcën për të siguruar që “e drejta të triumfojë mbi të gabuarën”, në një botë që, sipas tij, po bëhet gjithnjë e më e përçarë.

Në Mesazhin e tij tradicional të Krishtlindjeve, Mbreti theksoi rëndësinë e kohezionit shoqëror, njohjes me fqinjët dhe ruajtjes së vlerave themelore që kanë bashkuar shoqërinë në kohë sfidash të mëdha.

Fjalimi, i regjistruar në Westminster Abbey, përkoi me 80-vjetorin e Ditës së Fitores në Evropë dhe Ditës së Viktorisë, duke sjellë në vëmendje frymën e unitetit të kohës së luftës.

Mbreti Çarls vlerësoi guximin dhe sakrificën e brezit të Luftës së Dytë Botërore, duke theksuar se këto janë vlerat që kanë formësuar Mbretërinë e Bashkuar dhe që nuk duhet “të humbasin kurrë nga sytë”.

Duke folur në Kapelën mesjetare të Zonjës së abatit, ai përshëndeti gjithashtu “trimërinë spontane” të njerëzve që reagojnë në situata emergjente, duke përmendur raste si sulmi në Bondi Beach në Australi.

Mesazhi u shoqërua nga interpretimi i një kënge festive nga një kor ukrainas, me shumë prej anëtarëve të tij të zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të luftës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbreti Charles mesazhin e Krishtlindjeve: E drejta të triumfojë mbi të gabuarën appeared first on Sinjali.

Meloni paralajmëron: Viti 2026 do të jetë shumë më i keq se 2025-ta

25 December 2025 at 16:56

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka lëshuar një paralajmërim të ashpër, duke parashikuar se viti 2026 “do të jetë shumë më i keq” se viti 2025.

48-vjeçarja bëri parashikimin jo aq festiv gjatë shkëmbimit tradicional të përshëndetjeve të Krishtlindjeve me stafin e Presidencës së Këshillit të Ministrave.

“Fundi i vitit 2025 ka qenë i vështirë për të gjithë ne. Mos u shqetësoni, sepse viti i ardhshëm do të jetë shumë më keq”, tha Meloni.

“Pra, pushoni siç duhet gjatë këtyre festave, sepse ne duhet të vazhdojmë t’i japim përgjigje këtij kombi të jashtëzakonshëm”, vazhdoi ajo.

Duke folur nga Pallati Qeveritar në Romë, Meloni e përshkroi vitin 2025 si një vit të përcaktuar nga luftëra të vazhdueshme — duke e paraqitur administratën e saj si një “familje” që kishte luftuar në fronte të shumta.

Fjalimi është pjesë e një tradite vjetore në të cilën udhëheqësja e Italisë zakonisht i jep kombit një mesazh shprese.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Meloni paralajmëron: Viti 2026 do të jetë shumë më i keq se 2025-ta appeared first on Sinjali.

Ndodh edhe kjo, Faton Peci propozon që ura e re në Mitrovicë ta mbajë emrin e Albin Kurtit

25 December 2025 at 16:28

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka propozuar që urës në Mitrovicë t’i vendoset emri i Albin Kurtit.

“Unë jam Kryetar i Mitrovicës, dhe unë do ta propozoj këtë pasi është personi, autoriteti që e bëri të mundur këtë urë, që është në të mirën e njerëzve në dy anët e lumit, dhe ai është Kryeministri jonë Albin Kurti”.

“Unë këtë do ta propozoj në mekanizmat e nivelit lokal që ta emërojmë këtë urë me emrin Albin Kurti, sepse ai është personi që e bëri mrekullinë në Mitrovicë dhe në të gjithë vendin tonë” – tha Peci.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndodh edhe kjo, Faton Peci propozon që ura e re në Mitrovicë ta mbajë emrin e Albin Kurtit appeared first on Sinjali.

❌
❌