Qindra pasagjerë të cilët kanë dashur të udhëtojnë nga Brindizi drejt Shqipërisë apo vendeve të ndryshme kanë mbetur të bllokuar mbrëmjen e djeshme për shkak të problemeve të kompanisë WizzAir.
Situata e njëjtë edhe në aeroportin e Bergamos dhe Bolonjës ku edhe aty ka pasur pasagjerë të bllokuar, mëson A2 CNN.
Mendohet sipas informacioneve të jenë rreth 350 pasagjerë që për orë të tëra në këto aeroporte të kenë qëndruar të bllokuar për shkak të problemeve të udhëtimit me kompaninë me kosto të ulët./kb
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se ditën e premte do të mblidhet një tryezë e gjerë e opozitës dhe shoqërisë civile, ku do të përcaktohen qëndrimet dhe hapat e mëtejshëm kundër qeverisë.
Sipas Berishës, tryeza do të jetë e hapur për debat dhe diskutim, me qëllim marrjen e vendimeve të përbashkëta lidhur me qëndrimet dhe protestat që do të ndërmerren në vijim.
“Ne shkojmë në tryezë të hapur për të debatuar me të pranishmit dhe për të vendosur së bashku mbi qëndrimet dhe protestat që do të zhvillojmë,” u shpreh ai.
Berisha theksoi se kjo tryezë do të përcaktojë edhe datën se kur do të organizohet protesta e radhës, duke shtuar se opozita synon një koordinim sa më të gjerë me shoqërinë civile për të kundërshtuar atë që ai e cilësoi si “regjim”.
“Ka një datë që ditën e premte do të mblidhet një tryezë shumë e gjerë e opozitës dhe shoqërisë civile ku do përcaktohet data dhe qëndrimet në vazhdim ndaj Ramaduros dhe regjimit të tij. Ne shkojmë në tryezë të hapur për të debatuar me të pranishmit dhe të vendosim së bashku mbi qëndrimte protestat që do të ndërmarrim në vazhdim. Ajo tryezë do të përcaktojë kur do të mblidhet protesta”, tha Berisha./Kb
Kreu i PD Sali Berisha ka kërkuar që qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në qarqet e prekura nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive të shiut.
Në një deklaratë nga selia blu, Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore vetëm sepse dëshiron të mos dëmshpërblejë sipas tij mijëra familje të prekura.
“Mijëra familje shqiptare kanë pësuar pasoja shumë të rënda nga përmbytjet. Vetëm në Durrës 4 mijë banesa, biznese dhe objekte të tjera janë dëmtuar.
Dëmet janë tepër të mëdha, por nuk është vetëm rasti i Durrësit.
Partia Demokratike kërkon menjëherë shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në këto zona. Ramaduro nëse nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në qarqet e prekura, e bën vetëm se ligji e detyron t’u përgjigjet një për një dëmeve të krijuara nga fatkeqësia natyrore”, tha ai./kb
Vetëm 6 muajngaardhjanëpushtet e Partisë Demokratike pas fitoressëzgjedhjevetë 22 Marsit1992, qeverisja e saj, hodhikushtrimin “shqiptarë e katundarë, lëviznilirisht, iknikutëdoni, ndertonikutëdoni, bëniçafrëtëdoni, zaptoniçfarëtëdoni, sepsetanijeminëdemokraci”. Dhesikurtëmosmjaftontekjo, strukturat e asajqeverisjekrejttëpapërgjegjshme, madjendihmoninshqiptarëtruralë, fushorë e malorë, tësistemoheshinnëtroje, toka, dhepronatëish-pronarevedheatoshtetërore. Pa marrëparasyshpasojate mëvonshme, dyndjet e njerëzvetëmësuar me “mbylljendheizolimin”, ishinalarmante. U dyndënngafshatrat e zonavefushore, kodrinoredhemalore, drejtTiranës, Durrësit, dheqytetevetëmëdha, lanë apo shitënbanesat, lopët, bagëtitë, kishindheçfarënukkishin, dhe u “sistemuan” nëtrojedhetokabujqesore, ish-pronatëligjshme, dhetokashtetërore. Kaos, zallamahi, rrëmujë urbane dhe mish-mashizaptoiqytetet. NëDurrës, brenda 18 muajvengakushtrimiiqeverisjes “Meksi-1”, u zaptua50 per qind e ish-Kënetës, 45 per qind e plazhit, dhe u zaptuandhjetratroje me pronarëtëligjshëm. Vendi po shkonte me shpejtësimarramendëse, drejtanarshisë urbane dheqytetëse. Fshtarat, po boshatiseshin, kurolinnegativveçqeverisjessë PD, po e luaninedhefirmatfamëzezapiramidale. Zbristefshataridhemalësorinëqytet, shistelopën, delet, dhitë, shistemadjedhebanesën, dheparatëifustetek “Vefa”, “Populli”, “Xhaferri”, etjj. Vendi po përjetonteqeverisjenmëskandalozenëgjithëhistorinë e tij. Ata qëjupërgjigjën “kushtrimit” tëSaliBerishës, nisëntëzaptonintokat, vijatdhekanaletkulluese, nisëntëndertoninmbikolektorë, mbishinat e trenit, nisëntëndertoninmbioborret e ndermarrjeveshtetërore, duke e kthyerShqipërinënëxhungël. Pa mbyllurmirëmandatin e pare qeverisësnga PD (1992-1996), vendikishtepërgjysmuarnumrin e banorevenëfshatra, dheishinzaptuartrojet e ish-pronarevenëqytetetkryesoretëvendit. Durrësi nisi tëpërmbytejçdodimër. Rrugëtdherrugicat e tij, mbusheshin me ujëgjithmonëkurkishteshi, dhevetëmnëTetor 1996, qeveria e PD-së, gjoja nisi njëinvestimnëdisarrugëkryesoretëatijqyteti, kugjysma e parave u futnëxhepat e zyrtarevelokalëdhefirmavendertuese. Badërrdia nisi pas 1996 me ndertimetnëzonatbregdetaretëDurrësit. Plazhi, kishtenisurtëzaptohejngatëardhurit, qëmendonindhebesonin se “demokraciakuptohej me lëvizjen e lirënganjërifshatnëtjetrin, apo ngafshatidrejtqytetit, pa zbatuarasnjëligjdherregullurbanistik”. Pothuajseçdomuaj, sidomosnëDurrës e Tirane, kishtendertimebanesash, dyqanesh, ndertimemagazinashdhelloj-llojobjekteshtëtjerabiznesinëtoka me pronar, nëtrojeshtetërore, pa patur as lejendertimi, dhe as dokumentacionligjor. HekurudhaShqiptare, ngrinte alarmin asokohese “po nazaptohenndertesat e stacionevetëtrenitnërrethe, po navidhenshinat, po ndertojnëmbishinadhelinjahekurudhore”, por marrninngaqeveria “Meksi”, dheqeveritë e tjeratë pas 1996, vetemheshtje. KushtrimiiBerishës pas ardhjesnëpushtetnë 1992, kishtebërëefektin e vet. Ata qënguleshinnëtokadhetroje me pronartëligjshëm, nukpaguanin as energjinëdhe as ujin e pijshëm. Ata ishin de facto, kontigjentielektoraliSaliBerishës, pa menduar se kishindëmtuargjithçka, duke nisurngainfrastrukturarrugore, rrjetiikanalizimevetëujittëpijshëm, ujravetëzeza, kolektorët, kanaletkulluese, etjjjjj. Shqipëria, kryesishtDurrësi, përmbytej pas çdoshiuqëbinte. Ish-Këneta, kthehejnëmoçaltëpakalueshëm, dhebanorët e sajnisëntëprotestojnë. Po ku ?Nëbashkinë e Durrësi, ngrininsupet, dhenukjepnin as sqarimedhe as ndihma. Ish-Kënetakishtembaruarsëekzistuari. Ishtezaptuarngaqindra e mijërandertimepaleje, kupjesamë e madhe e tyre, ishin pa energjidheujin e pijshëm. Katrahuraishtenëprag. Ikjadheardhjasërishnëpushtet e PD, shoqerohejsërishnga “kushtrimi”, pasiBerisha mendontepërrritjen e fuqisëelektorale, aspakpërurbanisimindheinvestiminqë do tëpengontepërmbytjensidomosnë zona siDurrësi. Njëvendimi1929, inxiturnganjëstudimitalian, e klasifikontezonën e KënetësnëDurrës, “jo zonëbanimi”, vendimtëcilin e zbatoimadjedheEnver Hoxha për 45 vjet. Por nuk e njohuSali Berisha, dheataqëerdhën pas tij. Ndaj, sot përmbytja eDurrësit, nukduhettëhabisëaspak, aqmëtepëratatë PD-së, qëdalindheulurasinse “Rama në Paris, Durrësinënujë”. Përmbytja e Durrësi, dhe jo vetëm e tij, e ka zanafillëntekpapërgjegjshmëriapolitikedhenjerëzore e opozitësaktuale. Tek papërgjegjshmeria e qeverisjessëasajkohe, e cilamasakroipronat e ligjshmetëshqiptareve, rritigamën e problemevesocialetëshqiptareve, rritigamën e problemeveligjoretëtyre, aqsambetetpothuajse e pamundurzgjidhjanëkohën e sotme. Ndajgishtin ,ataqë sot përmbyten ta drejtojnëfillimishtngakjoopozitë, dhenga ai kryetaropozite, nërast se duantihyjnë me themelrrugëssëdrejtësisëpërproblemin qëkanë.
Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar pretendimet ekspansioniste lidhur me Groenlandën. Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan Donald Trump po diskuton një sërë opsionesh për të përvetësuar Groenlandën, përfshirë edhe ndërhyrjen ushtarake. “Presidenti amerikan e sheh Groenlandën si një prioritet të sigurisë kombëtare, të nevojshëm për të parandaluar kundërshtarët në rajonin e Arktikut”, thuhet në deklaratë, përcjell A2.
Shtëpia e Bardhë shton se presidenti dhe ekipi i tij po diskutojnë një sërë opsionesh për të ndjekur këtë qëllim të rëndësishëm të politikës së jashtme dhe se, sigurisht, përdorimi i ushtrisë amerikane është gjithmonë një opsion në dispozicion të komandantit të përgjithshëm.
Ndërkohë, Wall Street Journal zbulon se sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u ka thënë ligjvënësve se kërcënimet e fundit të administratës kundër Groenlandës nuk tregojnë një pushtim të menjëhershëm dhe se objektivi mbetet blerja e ishullit nga Danimarka. Sipas burimeve, takimi mes tij dhe funksionarëve të lartë të administratës është zhvilluar në një mbledhje me dyer të mbyllura, e fokusuar në operacionin për kapjen e presidentit venezuelian, Nicolás Maduro.
Zhvillimet vijnë disa orë pasi liderët europianë publikuan një deklaratë të përbashkët në mbështetje të Danimarkës, e cila ka kundërshtuar fuqishëm ambiciet e Trump për ishullin në Arktik.
“Groenlanda i përket vetëm njerëzve të vet”, deklaruan njëzëri krerët e Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës dhe Danimarkës. Ata theksuan se siguria në Arktik duhet të garantohet në mënyrë të përbashkët nga aleatët e NATO-s.
Trump përsëriti gjatë fundjavës se SHBA-ja kishte nevojë për Groenlandën për arsye sigurie, duke shtyrë kryeministren daneze, Mette Frederiksen, të paralajmëronte se çdo sulm nga SHBA do të shënonte fundin e NATO-s./kb
Një nga qytetet me problematika si pasojë e motit të keq është edhe Gjirokastra. Gjatë mbrëmjes së djeshme përroi doli nga shtrati duke shkaktuar përmbytje dhe sjelljen e inerteve të ndryshme.
“Kemi kaluar orë të vështira gjatë gjithë ditës së djeshme”, tha kryetari i bashkisë, Flamur Golemi.
“Gjatë mbrëmjes situata u përkeqësua shumë në reshje, në fakt, të papara prej vitesh, edhe të thëna nga specialistët. Nuk ishin thjesht reshje shiu për rënie materialesh të ardhura prej Malit të Gjerë në lagjet kryesore të qytetit”, shtoi ai.
Sipas kryebashkiakut situata më e keqe ka kaluar.
“Nuk kemi patur jetë njerëzish të rrezikuara. Sa i përket rrugëve të qytetit kemi filluar që mbrëmë me pastrimet e interteve. Janë tonelata interte që po largohen”, tha ai.
Për momentin në Gjirokastër janë vetëm dy vatra problematike.
“Njëra është pranë Kishës së Vjetër dhe në zonën e Cfakës e cila nga specialistët thanë se nuk rrezikohen familjet, por duhet parë për të mos pasur probleme në vazhdimësi”, tha Golemi.
Sipas kryebashkiakut nuk ka pasur shumë dëme në banesa. Sa i përket dëmeve në biznese, ai theksoi se në një fazë të dytë do të vlerësohet gjithçka sipas ligjit./kb
Kjo është qeveria e Republikës së Shqipërisë. Të gjithë ministrat janë aty për shkak të CV personale dhe kapaciteteve teknike që zotërojnë. Tjetër gjë pëlqyeshmëria mbi ta, por ata janë aty si teknikë. Më teknike se kaq nuk di se si mund të jetë një qeveri teknike.
Asnjë anëtar i qeverisë nuk është ftuar në kabinet për shkak të cilësive, kontributit, mendimit apo ideve politike. Asnjë anëtar i qeverisë është mandatuar nga strukturat e Partisë Socialiste që të quhen të mandatuar politikë.
Janë thjesht individë me cilësi personale e aftësi teknike. Ndoshta ata janë thjesht të besuarit e Kryeministrit, por jo të besuar apo mandatuar politikë.
Në fakt i fundit ministër me natyrë politike në kabinet ka qenë Taulant Balla.
Të gjitha qeveritë Rama të pas 2017-ës janë të natyrës teknike.
Nëse kërkojmë të gjejmë një problem tek qeverisja, ajo është përgjegjësia POLITIKE, e cila është shmangur gjithë këto vite. Është munduar ta zëvendësojë përgjegjësia penale këtë gjë, por ajo nuk zë kurrë vendin e përgjegjësisë politike.
Penalja në maksimum izolon individin, politikja izolon ekipin. Për kë ka interes shoqëria për individin apo ekipet e papërgjegjshme?!
Republika ka patur e ka nevojë për një qeveri politike, por jo më teknike. Me teknikë në përbërje qeveria nuk ka më përgjegjësi politike. Ose përgjegjësia politike individualizohet tek një njeri i vetëm, që sidoqoftë nuk është gjë e mirë.
Tani, të gjithë ata që kërkojnë qeveri teknike, sa teknike e duan, se nuk po i marrim vesh?! Duan që të mos ketë askush përgjegjësi politike fare?!
Sinqerisht nuk e kam kuptuar e as e kuptoj fare këtë tezë, për mua krejt idiote, që artikulohet në hapësirën politike e publike.
Shto këtu edhe një mësim që rrefuzojmë ta mësojmë nga e shkuara:
sa here vendi ka qenë nën qeveri teknike apo tranzitore, ne kemi qenë në luftë me armë zjarri, kundër njëri-tjetrit kuptohet… Thirrini pak memories 35 vjeçare, se janë ende gjallë politikanët dhe teknicienët e qeverive tranzitore.
Opozita, veçanërisht duhet të mësojë si fitohen zgjedhjet e jo të flasë broçkulla pa llogjikë e pa sens.
Vendi ka nevojë për qeveri politike dhe, që merr përgjegjësi politike, jo më qeveri teknike.
Na duhet Qeveri politike jo thjesht Kryeministër politik./kb
Venezuela dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje që parashikon eksportimin e deri në 2 miliardë dollarë naftë venezuelase drejt tregut amerikan.
Ky shihet si një zhvillim që sinjalizon një ndryshim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe një ridrejtim të furnizimeve nga Kina drejt SHBA-ve.
Lajmi u bë i ditur nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili tha se marrëveshja do t’i lejojë Karakasit të shmangë shkurtime më të thella të prodhimit të naftës, ndërsa njëkohësisht i shërben interesave strategjike të Uashingtonit. Sipas Trump, qeveria venezuelase po i përgjigjet kërkesave të SHBA-ve për hapje më të madhe ndaj kompanive amerikane të energjisë, raporton Reuters/kb
Pas një televotimi të publikut, Armir Tola është banori që ka marrë më pak vota dhe është detyruar të largohet nga “Big Brother VIP Albania 5”.
Armiri komentoi se kjo lojë është për lojtarë dhe nuk e konsideroi veten të tillë, duke theksuar se mënyra e zhvillimit të lojës brenda shtëpisë nuk i shkon për shtat.
Ai u shpreh se u ka dhënë kohë dhe mendim marrëdhënieve dhe diskutimeve të sinqerta, por nuk mund të përfshihet në lojëra që nuk i përshtaten natyrës së tij./Kb
Në zonën e Obotit në Shkodër, në rrugën kryesore evidentohet prezencë uji në nivelin 30–40 cm, çka lejon qarkullimin vetëm për mjete të larta.
Gjithashtu, ka prezencë uji në disa oborre banesash dhe në sipërfaqe toke bujqësore.
Situata është krijuar si pasojë e motit të keq të dy ditëve të fundit, me reshje të dendura shiu që kanë përfshirë të gjithë qarkun e Shkodrës, duke shkaktuar përmbytje në disa zona dhe banesa të kësaj zone.
Autoritetet po monitorojnë situatën dhe u bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes, veçanërisht në zonat pranë akseve të përmbytura./Kb
Të rriturit në Angli po konsumojnë shumë më tepër kripë nga sa mund ta kuptojnë, ekuivalentin e 22 qeseve me patatina çdo javë, sipas një analize të re nga Fondacioni Britanik i Zemrës (BHF).
Studimi paralajmëron se shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se po konsumojnë një sasi kaq të lartë.
“Shumica e kripës që hamë është e fshehur në ushqimin që blejmë, siç është buka, drithërat, salcat e përgatitura paraprakisht dhe ushqimet e gatshme, kështu që është e vështirë të dimë se sa kripë po konsumojmë. Ky është një lajm i keq për shëndetin e zemrës sonë, pasi të hash shumë kripë rrit ndjeshëm rrezikun e presionit të lartë të gjakut, një shkak kryesor i atakëve në zemër, goditjeve në tru dhe sëmundjeve të tjera serioze”,-tha Dell Stanford, një dietolog i lartë i BHF.
Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se marrja e tepërt e kripës mbetet një nga rreziqet më serioze dhe të parandalueshme për shëndetin kardiovaskular./Kb
Mbahet sot funerali i ikonës franceze të kinemasë, Brigitte Bardot, me një shërbim privat në Saint-Tropez dhe një homazh publik në vendpushimin e Rivierës Franceze ku ajo jetoi për më shumë se gjysmë shekulli pasi u tërhoq nga filmat në kulmin e famës.
Aktivistja për të drejtat e kafshëve dhe mbështetëse e ekstremit të djathtë u nda nga jeta më 28 dhjetor në moshën 91-vjeçare në shtëpinë e saj në Francën jugore.
Dikur një nga gratë më të fotografuara në botë dhe një sirenë përcaktuese e ekranit të viteve 1960, ceremonia do të zhvillohet në Kishën Katolike Notre-Dame-de-l’Assomption në prani të mysafirëve të ftuar nga familja dhe Fondacioni Brigitte Bardot për mbrojtjen e kafshëve.
Autoritetet lokale thanë se ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt në ekrane të mëdha të vendosura në port dhe dy sheshe në qytetin e vogël, duke u lejuar banorëve dhe admiruesve të ndjekin lamtumirën.
Pas shërbimit kishtar, Bardot do të varroset në privatësi të rreptë në një varrezë me pamje nga Deti Mesdhe, sipas bashkisë së Saint-Tropez.
Ajo e kishte quajtur prej kohësh Saint-Tropez strehën e saj nga personazhi i famshëm që dikur e bëri të njohur.
Një homazh publik do të zhvillohet në një vend aty pranë për admiruesit e gruas, imazhi i së cilës dikur simbolizonte çlirimin dhe sensualitetin e Francës pas luftës./Kb
Reshjet intensive të shiut kanë krijuar problematika në disa zona. Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e pazarit, pranë Urës së Mifolit, si pasojë e rritjes së ndjeshme të prurjeve ujore.
Niveli i ujit në lumin Vjosa ka arritur në 6.8 metra mbi nivelin e detit. Autoritetet kanë njoftuar familjet që banojnë pranë lumit të marrin masa paraprake dhe të tregojnë kujdes maksimal, për shkak të rrezikut të përmbytjeve.
Prurjet e larta vijojnë nga zonat e Gjirokastrës dhe Përmetit, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e mëtejshme të nivelit të lumit.
Ndërkohë, rruga Kotë–Sevaster, në fshatin Vajzë, ka pësuar një shkarje dhe është e bllokuar për qarkullimin e automjeteve./Kb
Një ditë pas shirave të dendur, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka vlerësuar këtë të mërkurë, më 7 janar, angazhimin e Forcave të Armatosura në përballimin e situatës së krijuar në disa zona të vendit.
Në një reagim publik, Vengu shprehu mirënjohje të veçantë për efektivët e Repartit të Gërhotit, të cilët deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kanë qenë në terren duke luftuar me prurjet e vrullshme të ujit në Gjirokastër.
Sipas ministrit, mbi 100 efektivë, dhjetëra mjete si dhe pompa me kapacitet të lartë janë angazhuar në qarqet Lezhë, Durrës dhe Gjirokastër, si edhe në çdo zonë ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja.
“Mirëmëngjes dhe mirënjohje për djemtë e Repartit të Gërhotit, të cilët deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kanë luftuar me prurjet e vrullshme të reshjeve në Gjirokastër. Mbi 100 efektivë, dhjetëra mjete dhe pompa me kapacitet të lartë janë angazhuar në Lezhë, Durrës, Gjirokastër dhe kudo ku ka qenë e nevojshme, ndërsa përgatitemi për një tjetër ditë në vijë të parë, për të garantuar sigurinë e banorëve dhe përballimin e çdo situate.”, shkruan Vengu.
Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe strukturat vendore, do të vijojnë të jenë në terren për të monitoruar situatën, për të ndërhyrë në zonat problematike dhe për të garantuar sigurinë e banorëve, ndërsa qytetarët këshillohen të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të tregojnë kujdes të shtuar./kb
Dy shtetas babë e bir u arrestuan në flagrancë, pasi plagosën rëndë me sende të forta një 34-vjeçar.
Ngjarja ndodhi për motive të dobëta dhe në pranga u vunë shtetasit R. D., 51 vjeç dhe R. D., 27 vjeç.
Gjithashtu, u arrestua edhe 34-vjeçari, pasi dyshohet se ka kanosur me thikë, njërin nga të arrestuarit.
Njoftimi:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt në vendin e quajtur “Departamenti i Bujqësisë”, kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit (babë e bir):
-R. D., 51 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;
-R. D., 27 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi K. T., 34 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se mbrëmjen e datës 04.01.2026, shtetasi R. D. dhe djali i tij kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin K. T., 34 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një mjet prerës (thikë), që dyshohet se e posedonte shtetasi K. T. dhe se ai e ka përdorur për të kanosur 27-vjeçarin.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit R. D. iu gjet një send multifunksional, i cili u sekuestrua dhe do t’i nënshtrohet ekspertimit teknik.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./Kb
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka dhënë një njoftim shumë të rëndësishëm për të gjithë pasagjerët.
Sipas TIA-s, si pasojë e kushteve të pafavorshme të motit, mund të preken oraret e disa fluturimeve.
Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vazhdojnë normalisht dhe stafi është në koordinim të vazhdueshëm për të garantuar mbarëvajtjen e shërbimeve, duke vendosur sigurinë e pasagjerëve si prioritet absolut në çdo vendimmarrje operative.
TIA këshillon pasagjerët që të kontrollojnë statusin e fluturimet të tyre dhe të jenë në komunikim me linjën ajrore për çdo përditësim.
“Si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike, disa fluturime mund të jenë të prekura në oraret e tyre.
Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vazhdojnë normalisht dhe stafi është në koordinim të vazhdueshëm për të garantuar mbarëvajtjen e shërbimeve, duke vendosur sigurinë e pasagjerëve si prioritet absolut në çdo vendimmarrje operative.
Ju lutem kontrolloni statusin e fluturimit tuaj dhe të jeni në komunikim me linjën ajrore për çdo përditësim.
Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në njoftim./Kb
Durrësi është një nga qarqet më problematike sa i përket situatës me reshjes dhe përmbytjeve.
Rrugë dhe lagje të tëra janë nën pushtetin e ujit, ndërkohë që duket se përmbytjet nuk i ka shpëtuar as burgu.
Prefekti Emiljan Jani në një reagim për News24 ka deklaruar se janë përmbytur 8 qeli, ndërkohë që po dërgohen pompa për të larguar ujin.
Ndërkohë 2 zjarrfikëse po mbërrijnë nga Tirana për të ndihmuar në vënien e situatës nën kontroll.
“Situata është shumë e rëndë. Tetë familje janë evakuuar dhe janë strehuar në Kavalishencë. Ndërkohë janë përmbytur 8 qeli dhe po dërgohen pompat për largimine ujit pasi është përmbytur burgu”, shprehet ai.
Mësohet se niveli i ujit ka arritur në 10-15 centimetra në katin e parë, ndërsa të gjithë të dënuarit janë zhvendosur në katin e dytë./kb
Pothuaj çereku i atyre që votuan brenda vendit më 11 maj 2025, janë aktualisht të zhgënjyer nga të gjitha partitë ekzistuese. Kështu rezultoi nga sondazhi i fundit ‘Zëri i Shqiptarëve’, ku të anketuarit u pyetën se cilën parti preferonin më shumë (plot 24% e atyre që kishin votuar më 11 maj 2025 u përgjigjën se do të preferonin një parti të re, në qoftë se krijohet në të ardhmen).
Duke ditur se në zgjedhje morën pjesë 1.463 milionë banorë të rritur të Shqipërisë, mund të ekstraplohet me përafërsi se numri i votuesve të zhgënjyer me partitë për të cilat votuan ka arritur rreth shifrës 351 mijë. Nga ana tjetër, 437 mijë banorë të rritur të vendit ishin të zhgënjyer paraprakisht me partitë ekzistuese – ata nuk votuan fare më 11 maj 2025 (1.9 milionë banorë të rritur gjithsej minus 1.463 milionë pjesëmarrës).
Pra në total, kemi pothuaj 780 mijë banorë të rritur të zhgënjyer nga të gjitha partitë ekzistuese. Po nga cila parti janë zhgënjyer më shumë pjesmarrësit e zgjedhjeve të fundit parlamentare?
Plot 3/5 e votuesve të partive të vogla janë zhgënjyer nga to (do të donin të krijohet një parti tjetër e re). Pothuaj çereku i votuesve të PD-ASHM janë zhgënjyer nga PD-ja (partia dominuese e koalicionit). Ndërsa pothuaj 1/6 e votuesve të PS-së janë zhgënjyer nga mënyra sesi po qeveris partia për të cilën votuan më 11 maj…/kb
Moderatorja shqiptare Hygerta Sako ka bërë një rrëfim tronditës për një nga periudhat më të errëta të jetës së saj, duke ndarë me publikun dhimbjen, humbjet dhe sfidat që e kanë shoqëruar ndër vite.
Ajo tregoi se në mars të vitit 2020 humbi babain, vetëm tri ditë pasi ai kishte pësuar një sulm në tru, në një periudhë kur pandemia e COVID-19 sapo kishte paralizuar botën.
“Është një pamje që nuk do të më largohet kurrë nga mendja. Edhe sot, pas gjashtë vitesh, më rikthehet shpesh dhe më dhemb njësoj”, u shpreh ajo, duke theksuar se dhimbja u rëndua edhe më shumë nga rrethanat e asaj kohe.
Hygerta rrëfeu se për shkak të masave kufizuese, babanë e përcolli për në banesën e fundit me vetëm 39 persona.
“M’u duk sikur e humba për herë të dytë. Më 12 mars u vendos karantina dhe mbeta e izoluar në shtëpi vetëm me mamin dhe vajzën”, tha ajo.
Por përtej humbjes së babait, moderatorja foli hapur edhe për martesën e saj, të cilën e përshkroi pa hezitim si “një ferr”, duke treguar se ajo periudhë i ka lënë plagë të thella emocionale.
Rrëfimi më tronditës erdhi kur ajo foli për vajzën e saj, e cila po përjetonte bullizim të vazhdueshëm në shkollë.
“E gjeta në një gjendje shumë të rëndë… po priste dorën”, tha Hygerta, duke përshkruar një moment që e ka shkatërruar si nënë.
Në fund të këtij rrëfimi emocional, Hygerta u surprizua nga vajza e saj gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova 4, duke krijuar një nga momentet më prekëse për publikun./kb