Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 January 2026Main stream

Dhjetë ngjarjet që shënuan vitin 2025 - çka ndodhi vitin e kaluar?

1 January 2026 at 23:50


Viti 2025 shënoi një sërë ngjarjesh historike dhe zhvillimesh që ndikuan fuqishëm në politikën, ekonominë dhe shoqërinë globale.

Nga kthimi i Donald Trump në pushtet në Shtetet e Bashkuara, i cili solli ndryshime të mëdha në politikat e brendshme dhe të jashtme, te arritja e një armëpushimi delikat në Rripin e Gazës pas dy vjetësh konflikti të ashpër, ky vit ka pasur momente që nuk mund të injorohen.

Një tjetër zhvillim vendimtar ishte rritja e jashtëzakonshme e investimeve në inteligjencën artificiale, e cila jo vetëm ndryshoi tregjet dhe sektorin teknologjik, por edhe ngriti çështje të reja etike dhe ligjore në lidhje me përdorimin e saj, raporton ntv.

Përtej këtyre, 2025 u karakterizua nga kriza klimatike me ngjarje ekstreme të motit që përfshinë përmbytje, uragane dhe zjarre rekord, kriza ndërkombëtare si lufta në Ukrainë dhe tensionet në Lindjen e Mesme, dhe transformime të rëndësishme sociale, duke përfshirë protestat masive të gjeneratës Z për drejtësi sociale dhe qeverisje më transparente, transmeton Telegrafi.

Nga vjedhja spektakolare në Louvre e deri te zgjedhja e një Pape të ri, këto ngjarje treguan se bota po përballet me sfida të shumta dhe ndryshime të shpejta që do të ndikojnë për dekada në vijim.

ARMËPUSHIMI DELIKAT NË GAZA

- YouTube www.youtube.com

Presioni i madh i SHBA-së çoi në arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, dy vjet pas fillimit të luftës. Falë marrëveshjes, të mbijetuarit e fundit të pengjeve dhe shumica e të vdekurve u kthyen në Izrael.

Në të njëjtën kohë, të burgosurit palestinez u liruan. Edhe pse thuhet se ndihmat humanitare për Gazën janë rritur, OKB dhe organizatat ndihmëse vlerësojnë se rajoni ende është larg përmbushjes së nevojave të tij.

Procesi i çarmatimit të Hamasit, pika më e ndërlikuar e planit të paqes së Trumpit, po ecën me shumë kujdes. Sulmet ajrore të fundit të Izraelit në Gaza dhe operacionet kundër Hezbollahut në Liban mbajnë rajonin në tension të lartë, ndërsa sulmet izraelite ndaj objekteve bërthamore të Iranit, me mbështetjen e SHBA-së, ishin një nga pikat kyçe të vitit.

TRUMP NË PUSHTET PËR HERË TË DYTË

- YouTube www.youtube.com

Veprimet tregtare që ndikojnë vendet e tjera, deportime masive të emigrantëve pa dokumente dhe shpërbërja faktike e disa agjencive federale…

Në muajin janar, kandidati republikan, Donald Trump rikthehet si president në Shtëpinë e Bardhë dhe ndërmerr ndryshime të shumta.

Ai dërgoi Gardën Kombëtare në shtetet demokratike, ushtroi presion mbi median dhe sulmoi programet për diversitet dhe përfshirje.

Politika e jashtme pati kontakte të gjera, por rezultatet ishin të përziera. Pakënaqësia ekonomike dhe rritja e çmimeve u pasqyruan qartë në sondazhe. Humbjet e mëdha në zgjedhjet lokale dobësuan pozitat e republikanëve para zgjedhjeve të mesit të mandatit në vjeshtën e 2025.

DIPLOMACI E PANDALSHME NË UKRAINË

- YouTube www.youtube.com

Kthimi i Donald Trumpit në Uashington përshpejtoi përpjekjet për të përfunduar luftën në Ukrainë.

Por, qëndrimi i tij i papërcaktuar mes Kievit dhe Moskës krijoi pasiguri. Akuzat e liderit amerikan ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë, duke e fajësuar për “shkaktimin e Luftës së Tretë Botërore”, nxiti reagime të forta.

Samiti Trump–Putin në Alaska në muajin gusht u ndërpre shpejt ndërsa SHBA-ja shpalli një paketë të re sanksionesh pasi Rusia nuk pranoi të negocionte.

Plani amerikan i prezantuar në fund të muajit nëntor u kritikua nga Zelensky dhe aleatët evropianë si i favorshëm për Moskën. Ndërkohë, forcat ruse vazhduan përparimin me humbje të mëdha, dhe qytetet ukrainase u bombarduan nga raketat dhe dronët në nivele rekord.

LUFTA TREGTARE GLOBALE

- YouTube www.youtube.com

Tarifat e larta të vendosura nga Trump mbi çelikun, aluminin dhe bakrin shkaktuan një luftë tregtare globale.

Shtetet e prekura planifikuan hakmarrje, ndërsa negociatat SHBA–BE–Kinë rezultuan me disa marrëveshje.

Negociatat vazhduan me Meksikën, ndërsa kontaktet me Kanadanë u pezulluan për shkak të një reklame që kritikonte tarifat.

Nën presion për të ulur çmimet, Trump hoqi disa taksa mbi kafenë dhe mishin e viçit në mes të nëntorit.

PAPA I RI

- YouTube www.youtube.com

Më 8 maj, pas vdekjes së Papës Françesku, 69-vjeçari Robert Francis Prevost u zgjodh lideri i 267-të i Kishës Katolike.

Kleriku nga Chicago kishte marrë shtetësinë peruane dhe mori emrin Papa Leo XIV.-të

Ai vazhdoi fokusin te të varfrit, emigrantët dhe mjedisi, duke siguruar konservatorët se nuk do të ndërmerrte veprime të menjëhershme mbi çështje si priftërimi i grave si diakonë apo njohja e martesave homoseksuale.

PROTESTAT E GJENERATËS Z

- YouTube www.youtube.com

Në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine, protestat masive u udhëhoqën nga të rinjtë nën 30 vjeç kundër standardeve të ulëta të jetesës, censurës në rrjetet sociale dhe korrupsionit.

Në Marakesh, qeveria premtoi reforma, por mbi 2000 protestues po ndiqen penalisht. Kryeministri i Nepalit, KP Sharma Oli dhe lideri i Madagaskarit, Andry Rajoelina u detyruan të japin dorëheqje, ndërsa pas zgjedhjeve në Tanzani, protestat u shtypën me forcë.

Flamuri i kapelës së piratëve nga manga “One Piece” u bë simbol i lëvizjes anti-shtypëse ndërkontinentale.

BUMI I INTELIGJENCËS ARTIFICIALE

- YouTube www.youtube.com

Korporatat teknologjike dhe investitorët derdhën miliarda në rritjen e inteligjencës artificiale (AI).

Sipas Gartner, shpenzimet për AI do të arrijnë 1.5 trilion dollarë në 2025 dhe 2 trilionë në 2026. Vlera e prodhuesit të çipeve Nvidia arriti përkohësisht pesë trilionë dollarë, duke ngjallur shqetësime për një “flluskë” të re në treg.

AI akuzohet për përhapjen e dezinformatave, ka rritje të padive për të drejtat e autorit dhe shumë kompani justifikojnë shkarkime masive me “transformimin AI”.

OpenAI është nën hetim pas një padie nga familja e një adoleshenti që kreu vetëvrasje. Kompania ka forcuar kontrollet për prindërit, dhe Kalifornia ka vendosur rregullime për chatbot-et.

VJEDHJE E MADHE NË LOUVRE

- YouTube www.youtube.com

Më 19 tetor, hajdutët me jelek pune hynë në Muzeun Louvre në Paris përmes një shkalle mobile.

Ata morën bizhuteri mbretërore me vlerë të 88 milionë eurove dhe u larguan me skuter elektrik, por humbën një kurorë të mbuluar me diamante.

Vjedhja, që bëri bujë në të gjithë botën, rihapi debatin mbi sigurinë në muzeun më të vizituar në botë. Tre persona u arrestuan si të dyshuar, por objektet e vjedhura janë ende të humbura.

OPERACIONET SHBA-së NDAJ VENEZUELËS

- YouTube www.youtube.com

Që nga muaji gusht, SHBA ka vendosur një prezencë të gjerë ushtarake në brigjet e Amerikës Latine, duke u justifikuar me luftën kundër drogës.

Javët e fundit janë kryer mbi 20 sulme ndaj anijeve që dyshohet se transportonin drogë, duke shkaktuar viktima të shumta.

Departamenti i Drejtësisë thotë se operacionet janë “ligjore”, ndërsa një zyrtar i OKB-së kritikoi “ekzekutimet pa gjyq”.

Sulmet rritën tensionet me qeverinë e Venezuelës, Nicolas Maduro, të cilin SHBA e akuzon si lider të një karteli dhe ofron 50 milion dollarë shpërblim për kapjen e tij.

NGJARJE EKSTREME KALIMI I REKORDEVE TË MOTIT

- YouTube www.youtube.com

Në Vietnam ndodhën përmbytje vdekjeprurëse, ndërsa Karaibet dhe Filipinet u goditën nga stuhitë e fuqishme.

Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës e bën motin ekstrem më të shpeshtë dhe më vdekjeprurës.

Uragani Melissa shkatërroi pjesë të mëdha të Xhamajkës dhe shkaktoi përmbytje në Haiti dhe Kubë.

Në Azi Juglindore, Filipinet u goditën nga tre tajfunë brenda dy muajve.

Evropa regjistroi temperatura rekord dhe zjarre të shumta, ndërsa brigjet e Mesdheut përjetuan zjarrin më të madh në 50 vitet e fundit.

Në SHBA, zjarret nga rrufeja shkaktuan mbylljen e sezonit të gjithë anës veriore të Grand Canyon në mes të muajit korrik. /Telegrafi/

Operacion i suksesshëm - si inteligjenca ukrainase mashtronte shërbimet ruse me komandantin 'e vdekur' rus që lufton për Ukrainën?

1 January 2026 at 23:00


Komandanti i Korpusit Vullnetar Rus, Denis Kapustin, rezulton të jetë gjallë, njofton inteligjenca e Ukrainës në një deklaratë të fundit.

Kapustin, i njohur për rolin aktiv në radhët e luftëtarëve opozitarë rusë, ishte raportuar më parë si objekt i një operacioni për likuidim nga shërbimet sekrete ruse.

Kyrylo Budanov, kreu i inteligjencës ukrainase, u shpreh se uron komandantin e Korpsit Vullnetar Rus dhe ekipin e tij të inteligjencës për suksesin e një mashtrimi të sofistikuar.

— (@)

Sipas raportimeve, ekipi ukrainas arriti të mashtrojë shërbimet e sigurisë ruse, duke i bërë ato të paguanin 500 mijë dollarë për një “eliminim” të rremë të Kapustinit.

Ky operacion jo vetëm që dërgon një mesazh të fuqishëm për aftësitë e inteligjencës ukrainase, por gjithashtu dobëson moralin dhe besueshmërinë e shërbimeve ruse.

Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se ky incident tregon nivelin e lartë të aftësive të operacioneve të inteligjencës ukrainase dhe rëndësinë e përdorimit të strategjive të avancuara për të ndikuar mbi kundërshtarët.

Suksesi i këtij operacioni, i cili duket si një “luftë psikologjike”, mund të ketë pasoja afatgjata për dinamiken e brendshme në radhët e forcave të Rusisë. /Telegrafi/

Yesterday — 1 January 2026Main stream

Gjithçka që dimë deri tani për tragjedinë në Zvicër

1 January 2026 at 21:58


Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu gjatë natës së Vitit të Ri në barin Le Constellation, duke marrë jetën e të paktën 40 personave dhe duke plagosur mbi 115 të tjerë.

Ngjarja ka tronditur kantonin Valais dhe komunitetin ndërkombëtar që frekuenton këtë resort të njohur për ski dhe golf, raporton skynews.

Komandanti i policisë së kantonit Valais, Frederic Gisler, konfirmoi numrin e të vdekurve dhe tha se identifikimi i viktimave mund të marrë disa ditë.

Mes të vdekurve dhe të plagosurve janë dy shtetas francezë dhe një duzinë italianë, ndërsa 15 italianë të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Shumë të rinj ishin në bar kur shpërtheu zjarri, sipas Stephane Ganzer, kreut të sigurisë në kanton, transmeton Telegrafi.

Spitali rajonal u mbingarkua nga të plagosurit, duke tejkaluar kapacitetet e njësisë së kujdesit intensiv dhe sallës së operacionit, sipas Mathias Reynard, kreut të qeverisë rajonale.

Shkaku i zjarrit nuk është konfirmuar zyrtarisht, por kanë dalë dy teori: Ambasadori italian në Zvicër tha se dikush hapi një fishekzjarr brenda lokalit, duke ndezur tavanin, ndërsa dy dëshmitarë raportuan se një barman ngriti një tjetër mbi shpatulla, i cili mbante një qiri në një shishe. Zjarri shkaktoi shpërthime, ndoshta për shkak të gazrave djegës që u ndezën në mënyrë të dhunshme, sipas autoriteteve.

Një turmë njerëzish u përpoq me panik të shpëtonte nga bodrumi përmes një shkalle të ngushtë dhe një dere të vogël, ndërsa të tjerët thyen dritaret për t’u shpëtuar, tha Reynard.

Prokurorja e kantonit Valais, Beatrice Pilloud, përjashtoi çdo skenar sulmi terrorist. Nuk ka të dyshuar dhe askush nuk është arrestuar, tha Ganzer, duke e cilësuar ngjarjen si një “aksident”.

Për të menaxhuar situatën emergjente, u mobilizuan 13 helikopterë, 42 ambulanca, 150 paramedikë dhe 70 zjarrfikës.

Autoritetet vazhdojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e sakta të kësaj tragjedie që ka lënë gjurmë të thella në komunitetin lokal dhe ndërkombëtar.

Ndryshe, flamujt zviceran do të qëndrojnë në gjysmështizë për pesë ditë në nderim të viktimave. /Telegrafi/

Sa mund të gënjejë matësi i shpejtësisë së veturës suaj?

1 January 2026 at 21:00


Nuk lejohet që shpejtësia e treguar nga shpejtësio-matësi të jetë më e ulët se shpejtësia reale - për shembull, nëse po vozitni 80 km/h, shpejtësia e shfaqur në panel nuk mund të jetë 78 km/h.

Me sa duket, shumica prej nesh e dinë që shpejtësio-matësi në automjete nuk janë pajisje shumë precize. Ka disa arsye për këtë, dhe një nga më të rëndësishmet është se shpejtësia e automjetit zakonisht matet nga shpejtësia e rrotullimit të rrotave.

Gomat shpesh ndryshojnë dimensionet me kalimin e kohës - për shkak të ndryshimeve të madhësisë, konsumimit apo ndryshimeve të tjera - dhe diametri i tyre nuk është gjithmonë i saktë. Për këtë arsye, prodhuesit programojnë një margjinë gabimi, por ajo duhet gjithmonë të bëjë që shpejtësio-matësi të tregojë një vlerë më të madhe sesa shpejtësia reale.

Për shembull, nëse vozitni 70 km/h, shpejtësio-matësi mund të shfaqë 75 km/h. Ai nuk do të shfaqë asnjëherë 68 apo 65 km/h. Kjo u lejon prodhuesve të mbrohen nga mundësitë e padive pas aksidenteve - por ekziston edhe një rregullore që e përcakton këtë saktësisht.

Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE) ka vendosur që gjatë testimeve zyrtare, shpejtësio-matësit në automjete të lejohen të shfaqin maksimumi 10 % + 4 km/h më shumë sesa shpejtësia reale. Kjo do të thotë se në testim, nëse automjeti po lëviz me 80 km/h, shpejtësio-matësi mund të shfaqë deri në 92 km/h. Çdo gjë mbi këtë nuk është e lejueshme.

Pasi automjeti të certifikohet dhe përdoret në kushte normale të trafikut, zbatohet rregulla e re: për automjete, autobusa, kamionë dhe mjete të tjera tregtare, toleranca është 10 për qind + 6 km/h, ndërsa për motoçikleta dhe mjete me tre rrota që lëvizin mbi 50 km/h, është 10 % + 8 km/h.

Një studim ka shkruar për gabimet që gjenden në disa shpejtësio-matës të automjeteve, dhe përmendet se disa modele (p.sh. Dacia Duster dCi, Mazda MX‑5 2,0, BMW 330i M Sport, Shkoda Kodiaq 2,0 TDI dhe Seat Arona 1,0 TSI) treguan rreth 83 km/h në shpejtësio-matësi kur automjeti po lëvizte me 80 km/h. /Telegrafi/

"Ebo Noah dhe Arkat e Përmbytjes” - "Profeti" ganez arrestohet pasi nuk ndodhi përmbytja që e parashikoi

1 January 2026 at 20:57


Profeti vetëshpallur nga Gana, Evans Eshun, i njohur gjerësisht si Ebo Noah, është arrestuar nga Shërbimi Policor i Ganës, pas përhapjes së profecive të tij që tërhoqën vëmendjen e masave dhe medieve.

Ebo Noah kishte fituar famë në internet dhe mediat sociale për parashikimin e tij të një përmbytjeje globale që, sipas tij, do të fillonte më 25 dhjetor.

Ai gjithashtu kishte nisur ndërtimin e “arkave” të mëdha, të destinuara për të strehuar besimtarët e tij gjatë kësaj katastrofe që pritej. Shumë qytetarë dhe ndjekës e morën seriozisht paralajmërimin, duke shkaktuar shqetësim dhe konfuzion në disa komunitete.

Megjithatë, profecia e Ebo Noah nuk u realizua, dhe ngjarjet që ai kishte parashikuar nuk ndodhën.

Autoritetet policore të Ganës e arrestuan për hetime, duke e akuzuar për shpërndarje të informacionit të rremë dhe shkaktim paniku tek publiku.

Arrestimi i tij vjen pas një periudhe tensioni dhe debatesh mbi ndikimin e profecive të rreme në shoqëri, duke ngjallur diskutime mbi kufijtë e lirisë së fjalës dhe përgjegjësinë për shpërndarjen e lajmeve të rreme.

Në rrjetet sociale, lajmi për arrestimin e Ebo Noah ka shkaktuar reagime të ndryshme, disa duke e mbrojtur dhe disa të tjerë duke e kritikuar ashpër për veprimet e tij dhe frikësimin e njerëzve me parashikime të pabazuara. /Telegrafi/

— (@)

Trump tregon rutinën ditore - punë, ushqim dhe barna

1 January 2026 at 20:01


Presidenti amerikan, Donald Trump, në një intervistë për The Wall Street Journal, ka përshkruar shëndetin e tij si “të shkëlqyer” dhe ka zbuluar disa detaje nga rutina e tij e përditshme që surprizuan publikun.

Ai tha se merr një aspirinë çdo ditë, por në katërfishin e dozës së ulët të rekomanduar, pavarësisht këshillave të mjekëve për ta reduktuar.

Trump gjithashtu pranoi se fle vonë dhe shpesh dërgon mesazhe në telefon ndihmësve ose personave që ndiqte në Fox News rreth orës 2 të mëngjesit.

Rutina e tij punuese fillon në Zyrën Ovale rreth orës 10:00 dhe zakonisht zgjasë deri në 7-8 të mbrëmjes.

Ai ka zbuluar gjithashtu se ushqehet me McDonald’s dhe i atribuon energjinë e tij “gjenetikës shumë të mirë” të prindërve të tij.

Sa i përket aktivitetit fizik, Trump deklaroi se nuk bën ushtrime të rregullta, përveç golfit, të cilin e konsideron si aktivitetin e vetëm që nuk e mërzit. /Telegrafi/

Rreth 40 të vdekur në tragjedinë në Zvicër, konfirmon policia

1 January 2026 at 19:20


Policia dhe zyrtarë të tjerë kanë mbajtur një konferencë për shtyp pasi ra një zjarr i madh në një bar zviceran gjatë natës së Vitit të Ri.

Presidenti i Këshillit Federal të Zvicrës, Guy Parmelin, e quan zjarrin “një nga tragjeditë më të rënda që vendi ynë ka përjetuar ndonjëherë”, raporton skynews.

Ndërkohë, komandanti i policisë së kantonit Valais, Frederic Gisler, deklaroi se “aktualisht kemi rreth 40 persona që kanë humbur jetën dhe rreth 115 të tjerë të plagosur, shumë prej të cilëve në gjendje shumë serioze. Duke qenë një vendpushim ndërkombëtar, mendojmë se ka viktima ndërkombëtare”.

Ai shpjegon se identifikimi i të vdekurve “mund të marrë disa ditë”.

Gjithashtu është bërë e ditur se mbi 100 persona po marrin trajtim mjekësor në spitale.

Ndryshe, flamujt zviceran do të qëndrojnë në gjysmështizë për pesë ditë në nderim të viktimave. /Telegrafi/

Si një grua u ngatërrua me punonjës të dyqanit?

1 January 2026 at 19:08


Një përvojë e vogël e përditshme në një dyqan ka bërë xhiron e internetit. Një grua ka filmuar momentin kur, brenda vetëm dhjetë minutave, gjashtë klientë të ndryshëm e pyesin nëse ajo punon në dyqan.

Shkaku i konfuzionit është i thjeshtë: gruaja kishte veshur një kombinim që ngjante me uniformën e punonjësve të dyqaneve – bluzë e bardhë, xhaketë e zezë, pantallona të zeza dhe ‘mokasina’ të rehatshme. Kjo i bëri klientët të mendonin se ajo ishte punonjësja që mund t’i ndihmonte.

Në video duket qartë se situata është e qeshur, por njëkohësisht tregon sesi veshja dhe pamja mund të ndikojnë te perceptimi i njerëzve. Gruaja planifikon të ndryshojë pak dukjen e saj për t’u ndjerë më komode gjatë shopping-ut.

@aislingfinlay2 I don’t work here, I just dress like I do 😂
♬ original sound - Aisling Finlay

Reagimet në rrjetet sociale ishin të shumta dhe shpesh qesharake.

Ekspertët e sjelljes njerëzore thonë se ngatërimi i klientëve me punonjësit nuk është i rrallë dhe ndodh shpesh për shkak të psikologjisë vizuale dhe stereotipeve të uniformës.

Një përvojë e thjeshtë që u bë virale tregon se edhe gjërat më të vogla në jetën e përditshme mund të jenë qesharake dhe mësuese njëkohësisht. /Telegrafi/

Samsung po përgatit “baterinë e ëndrrave”

1 January 2026 at 19:00


Samsung, sipas mediave të huaja të teknologjisë, po punon në një teknologji të re të baterive që mund të çojë drejt krijimit të baterive me kapacitet shumë të madh për telefonat inteligjentë. Këto bateri mund të zgjasin shumë më gjatë mes ngarkimeve sesa bateritë aktuale.

Kompanitë raportohet se po testojnë bateri me një anode silicium-karboni, një material që mund të ruajë më shumë energji krahasuar me bateritë standarde litium-jon. Në teori, kjo teknologji mund të sjellë bateri me kapacitet deri në rreth 20 mijë mAh, që do të rritte ndjeshëm kohëzgjatjen e telefonit midis një ngarkimi dhe tjetrit.

Megjithatë, edhe pse rezultatet e testimeve duken premtuese, teknologjia ende nuk është gati për përdorim masiv, pasi Samsung vazhdon të përballet me sfida teknike – veçanërisht për stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë e baterive.

Për këtë arsye, modelet e para që pritet të dalin në treg (p.sh. Galaxy S26 Ultra) nuk do të kenë një përmirësim të madh të kapacitetit të baterisë. Sipas raporteve, ato mund të kenë vetëm një rritje modestë, rreth 5200 mAh – pak më shumë se modelet aktuale.

Megjithatë, zhvillimi i kësaj teknologjie sinjalizon se në vitet e ardhshme, telefonat inteligjentë mund të ofrojnë autonomi shumë më të madhe pa pasur nevojë për ngarkime të shpeshta. /Telegrafi/

Dështim total i shout me dronë për Vitin e Ri në Mal të Zi

1 January 2026 at 18:40


Shou i dronëve që u planifikua si një spektakël i madh për festimin e Vitit të Ri në qiellin mbi Qytetin e Vjetër të Budvës përfundoi në mënyrë të paharrueshme, por jo siç pritej.

Gjatë performancës që duhej të ndriçonte natën e ndërrimit të viteve, u shfaq një problem teknik, për shkak të të cilit dronët filluan të bien njëri pas tjetrit para shumë qytetarëve të mbledhur aty. Rreth 600 dronë ranë në det dhe në platformat para Kapetanisë së Portit, ndërsa pamjet e këtij momenti u shpërndanë shpejt në rrjetet sociale.

Policia e Budvës konfirmoi se ka kryer një hetim në vendngjarje dhe ka informuar Prokurorinë themelore në Kotor për incidentin. Fatmirësisht, askush nuk u plagos. Sipas informacioneve jozyrtare, dëmet materiale mund të arrijnë qindra mijëra euro.

— (@)

Ky shou me dronë u parapri nga një fishekzjarr, por arsyeja e saktë e defektit që shkaktoi rënien masive të pajisjeve teknologjike ende nuk dihet. Autoritetet lokale, përfshirë Organizatat Turistike dhe Komunën e Budvës, nuk kanë dhënë shpjegime zyrtare për shkaqet e incidentit, raporton vijesti.me.

Sipas mediave malazeze, disa pohojnë se nuk përjashtohet mundësia e ndërhyrjes së pajisjeve që pengojnë sinjalin, por këto pretendime nuk janë konfirmuar ende. Shou i dronëve, i cili duhej të ishte një nga momentet kryesore të festimeve të Vitit të Ri në Budva, përfundoi me zhgënjim për publikun dhe organizatorët.

Në fund, dronët u ngritën në disa dhjetëra metra lartësi përpara se të fillonin të binin pa kontroll në tokë dhe në det – një skenë që, sipas dëshmitarëve, vetëm me fat kaloi pa pasoja serioze për njerëzit. /Telegrafi/

Pamjet e reja tregojnë fillimin e zjarrit në barin e mbushur me njerëz në resortin e skijimit në Zvicër

1 January 2026 at 17:53


Një video e publikuar nga BBC dhe mediat ndërkombëtare ka shfaqur momentet e para të zjarrit që shpërtheu herët në mëngjes në barin “Le Constellation”, në stacionin e njohur të skive në Crans‑Montana, Zvicër.

Pamjet dramatike tregojnë flakët duke u përhapur me shpejtësi nëpër tavanin e barit të ndriçuar dobët, ndërsa më pas shfaqet ndërtesa e mbuluar nga tymi dhe zjarri.

Në fillim të videos dëgjohej ende muzika e festës dhe shihej qartë që brenda barit ndodheshin shumë njerëz që po shijonin festimin e Vitit të Ri. Vetëm pak çaste më vonë, situata u bë kaotike, pasi flakët përfshinë pjesën më të madhe të ambientit të brendshëm, duke shkaktuar panik dhe përpjekje të dëshpëruara për të shpëtuar.

Ngjarja ndodhi gjatë natës së Vitit të Ri, një nga momentet më të populluara në stacionet e skive, dhe rezultoi në dhjetëra të vdekur dhe rreth 100 të plagosur. Shumë prej të mbijetuarve kanë raportuar dëme të rënda emocionale dhe traumë pas përjetimit të këtij zjarri masiv.

Autoritetet zvicerane kanë deklaruar se zjarri ka qenë aksidental dhe kanë nisur hetime të thelluara për të përcaktuar shkakun e saktë. Sipas tyre, faktori njerëzor, instalimet elektrike ose përdorimi i pajisjeve të ndezura mund të kenë kontribuar në shpërthimin e flakëve, por asgjë nuk është konfirmuar ende.

Ky incident riktheu vëmendjen mbi sigurinë në ambiente të mbushura me njerëz gjatë festave, duke theksuar rëndësinë e protokolleve të emergjencës dhe sistemeve të alarmit në stacione dhe lokale të ngjashme. Shumë ekspertë të sigurisë kanë theksuar se një aksident i tillë mund të shmanget nëse respektohen standardet e sigurisë dhe kontrollohen rregullisht pajisjet elektrike dhe sistemet kundër zjarrit.

Ngjarja tragjike në Crans‑Montana mbetet një paralajmërim serioz për menaxherët e ambienteve publike dhe autoritetet, duke treguar sa shpejt një festë mund të shndërrohet në një tragjedi kur zjarri përhapet në një hapësirë të mbushur me njerëz. /Telegrafi/

The moment fire in Swiss ski resort breaks out on New Year’s Eve.

The fire has left dozens of people feared dead and more than 100 injured pic.twitter.com/6tsZH5uVcZ
— Sky News (@SkyNews) January 1, 2026

Rumania dhe Kroacia blejnë armë nga Amerika për Ukrainën

1 January 2026 at 16:56


Rumania dhe Kroacia kanë njoftuar zyrtarisht se do të bashkohen në programin e NATO-s PURL, një iniciativë për blerjen e armëve nga Shtetet e Bashkuara për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit.

Ky program synon të sigurojë pajisje ushtarake dhe armë moderne për ushtritë e vendeve anëtare të NATO-s që mbështesin Ukrainën, duke rritur kapacitetin mbrojtës dhe efektivitetin e tyre në terren.

Sipas njoftimit, Rumania dhe Kroacia do të blejnë armë me vlerë 80 milionë dollarë për dërgesën e parë, duke përfshirë armë të ndryshme që mund të përdoren në frontin ukrainas.

BREAKING:

Romania and Croatia announce that they are joining the NATO PURL program of buying weapons from USA for Ukraine.

The two countries will buy weapons for $80 million in the first batch 🇷🇴🇭🇷🇺🇸🇺🇦 pic.twitter.com/0ZTZmp7VPa
— Visegrád 24 (@visegrad24) December 31, 2025

Ky vendim vjen si pjesë e përpjekjeve të koordinuara të NATO-s dhe aleatëve perëndimorë për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës dhe për të treguar angazhimin e tyre të vazhdueshëm ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.

Ekspertët ushtarakë shprehin se blerja e këtyre armëve nga dy vendet mund të ketë një ndikim të konsiderueshëm në rritjen e kapaciteteve të Ukrainës për të përballuar presionin ushtarak dhe për të mbrojtur qytetarët e saj.

Ky është gjithashtu një mesazh i qartë i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe i solidaritetit të NATO-s ndaj situatës së tensionuar në rajonin e Europës Lindore.

Në fakt, bashkimi i këtyre dy vendeve në këtë program nënvizon edhe rolin aktiv të Rumanisë dhe Kroacisë si anëtare të NATO-s që kontribuojnë drejtpërdrejt në stabilitetin dhe sigurinë rajonale. /Telegrafi/

Natë e dhunshme e Vitit të Ri në Holandë

1 January 2026 at 16:01


Festimet e Vitit të Ri në Holandë u shndërruan në një natë kaotike dhe të dhunshme, ku policia raportoi një nivel dhune të paparë më parë.

Forcat e rendit dhe shërbimet emergjente u përballën me sulme të shumta, kryesisht për shkak të përdorimit të pakontrolluar të fishekzjarrëve dhe sjelljeve të dhunshme të turmave në disa qytete të vendit.

Sipas autoriteteve, policia dhe zjarrfikësit u sulmuan në disa raste me fishekzjarrë, gurë dhe mjete të tjera, ndërsa u shënuan dhjetëra zjarre dhe shpërthime në zona të banuara. Gjatë natës u kryen rreth 250 arrestime, kryesisht për dhunë ndaj policisë, prishje të rendit publik dhe vënie zjarri.

Situata ishte veçanërisht e tensionuar në qytete të mëdha si Amsterdami, Roterdami dhe Breda. Në kryeqytet, një kishë historike u përfshi nga zjarri dhe pësoi dëme të konsiderueshme, ndërsa shërbimet emergjente u angazhuan në qindra ndërhyrje për shuarjen e flakëve dhe ndihmën ndaj të lënduarve.

Autoritetet konfirmuan se të paktën dy persona humbën jetën në incidente të lidhura me fishekzjarrët, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën, disa prej tyre rëndë. Për shkak të fluksit të jashtëzakonshëm të thirrjeve, linja emergjente 112 u mbingarkua, duke detyruar policinë të apelojë tek qytetarët që të telefononin vetëm në raste urgjente.

Policia holandeze e cilësoi situatën si “të papranueshme” dhe paralajmëroi se do të pasojnë masa më të ashpra dhe hetime për incidentet e rënda të regjistruara gjatë natës së ndërrimit të moteve. /Telegrafi/

Përdoruesit e iPhone 17 Pro raportojnë zhurmë në altoparlant gjatë karikimit

1 January 2026 at 09:00


Përdoruesit e iPhone 17 Pro dhe iPhone 17 Pro Max po raportojnë një zë statik ose fishkëllimë në altoparlant që ndodh kur telefoni është duke u karikuar.

Disa përdorues thonë se tingulli tingëllon si statik i një radioje të vjetër, dhe mund të dëgjohet edhe kur nuk ka ndonjë audio aktive apo kur volumi është shumë i ulët apo i fikur plotësisht.

Ky problem mund të ndodhë me të gjitha llojet e karikuesve, përfshirë edhe karikuesit origjinalë të Apple, si dhe karikimin MagSafe, megjithëse me MagSafe tingulli duket më i qetë.

- YouTube www.youtube.com

Tingulli zakonisht zhduket kur telefoni shkëputet nga karikimi.

Disa përdorues kanë ndërruar pajisjet e tyre me modele të reja, por problemi ka vazhduar në disa raste.

Raportohet gjithashtu se Apple është njoftuar për këtë çështje dhe se çështja është dërguar tek inxhinierët, por deri tani përditësimet e iOS nuk e kanë zgjidhur problemin. /Telegrafi/

Edhe pse janë aleatë, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin

1 January 2026 at 08:30


Arabia Saudite ka kërkuar që Emiratet të tërheqin trupat e tyre nga Jemeni dhe të ndalojnë mbështetjen ndaj separatistëve jugorë.

Forcat separatiste të lidhura me EBA morën shpejt nën kontroll zona të mëdha në jug të Jemenit në muajin dhjetor, përfshirë rajonin e pasur me naftë Hadhramaut.

Hadhramaut është jashtëzakonisht i ndjeshëm për Arabinë Saudite: kufizohet me mbretërinë dhe humbja e ndikimit aty dobëson kontrollin saudit.

Rijadi i sheh veprimet e EBA-së si kërcënim për sigurinë e saj dhe tashmë ka bombarduar pajisje ushtarake që raportohet se Abu Dabi i ka furnizuar separatistëve.

Emiratet duan të rivendosin një shtet të pavarur në jug - Jemeni Jugor - gjë që kërkon kontroll mbi naftën dhe portet kyçe tregtare.

Arabia Saudite, nga ana tjetër, synon të mbajë Jemenin të bashkuar.

Nëse tensionet nuk ulen, luftimet mund të shpërthejnë së shpejti jo vetëm midis fraksioneve lokale, por edhe midis fuqive rajonale që i mbështesin ato - Arabia Saudite dhe EBA.

Kjo do të ringjallë luftën në Lindjen e Mesme me forcë të re. /Telegrafi/

Shfaqje spektakolare me dron dhe fishekzjarre në Korenë e Jugut dhe Japoni

31 December 2025 at 23:45


Përveç fishekzjarreve tradicionale, shfaqjet me dron po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në festimet e Vitit të Ri në mbarë globin. Këto paraqitje teknologjike jo vetëm që tërheqin turmat, por ofrojnë edhe pamje të mahnitshme nga qielli.

Në Kore të Jugut, qielli mbi qytetin e Busanit u mbush me një mesazh spektakolar “Gëzuar Vitin e Ri”, krijuar nga një flotë dronësh të koordinuar me precizion.

Por, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithë shikuesve ishte figura e një kali që u formua në ajër, simboli i vitit të ardhshëm sipas Horoskopit Kinez.

- YouTube www.youtube.com

Një shfaqje e ngjashme u organizua edhe në Funabashi, në Prefekturën Chiba të Japonisë, ku dronët krijuan një skenë të mrekullueshme me kalë në qiell, duke bashkuar artin modern të teknologjisë me traditat kulturore.

Ekspertët e shfaqjeve me dron thonë se këto paraqitje janë një mënyrë e re për të kombinuar teknologjinë, artin dhe traditën, duke ofruar spektakle të paharrueshme për publikun dhe duke sjellë një dimension të ri festave të fundvitit.

Festimet e Vitit të Ri në qytetet e mëdha të botës po bëhen gjithnjë e më multimediale, dhe shfaqjet me dron tashmë konsiderohen pjesë e pandashme e ritualit të përvitshëm, duke zëvendësuar gradualisht disa prej fishekzjarreve tradicionale. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Mbi 10 mijë rusë janë të burgosur lufte në Ukrainë

31 December 2025 at 23:19


Projekti “I Want to Live” publikoi statistikat e plota për luftën midis pushtuesve rusë dhe çlirimtarëve ukrainas.

Vetëm gjatë vitit 2025, më shumë ushtarë rusë janë dorëzuar sesa gjatë viteve 2022 dhe 2023 së bashku.

Mesatarisht, çdo javë kapen 60–90 ushtarë rusë, dhe në gusht 2024 numri arriti deri në 350 në javë.

Shumica e të burgosurve u kapën pranë Pokrovsk, Bakhmut, Polohy, dhe në rajonin Kursk të Rusisë.

Më shumë se gjysma janë ushtarë me kontratë, përfshirë edhe të dënuarit e rekrutuar nga burgjet.

Rreth 19 për qind janë ushtarë të mobilizuar, dhe afërsisht 5 për qind janë rekrutë - edhe pse rekrutët “zyrtarisht” nuk luftojnë.

Rreth një e katërta thonë se u përfshinë në luftë kundër vullnetit të tyre - mashtruar ose të detyruar.

— (@)

Një i burgosur tipik është një ushtar i thjeshtë pa arsim të lartë, shpesh me të kaluar kriminale.

Katërdhjetë për qind kanë shërbyer më parë për vjedhje, drogë, plaçkitje ose vrasje. Shumë ishin të papunë para luftës ose punonin në punë me pagesë të ulët.

Ekzistojnë edhe luftëtarë të huaj në anën ruse - ata aktualisht përbëjnë rreth 7 për qind të të gjithë të burgosurve dhe numri i tyre po rritet.

Qindra janë kapur me sëmundje serioze si HIV/AIDS, hepatit B dhe C, tuberkuloz, diabet, si dhe çrregullime mendore përfshirë skizofreninë.

Në shkëmbime, Rusia zakonisht kërkon kthimin e atyre që kanë kaluar pak kohë në burg dhe nuk janë të plagosur rëndë, zakonisht rusë etnikë. Luftëtarët e huaj rrallë kthehen.

Në total, pak më shumë se 6000 të burgosur rusë janë kthyer në Rusi - por mijëra mbeten në robëri që nga muajt e parë të luftës, dhe për vitin e katërt radhazi Moska refuzon një shkëmbim “të gjithë për të gjithë”. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Hera e parë në histori të New Yorkut - kryetari i ri do të betohet në Kuran

31 December 2025 at 22:43


Kryebashkiak i ri i New Yorkut, Zohran Mamdani, do të japë betimin duke vendosur dorën mbi Kur’an, diçka që ndodh për herë të parë në historinë e qytetit amerikan. Ai është 34 vjeç dhe është kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit.

Shumica e paraardhësve kanë dhënë betimin mbi Biblën, edhe pse ligji nuk kërkon përdorimin e ndonjë teksti fetar për të respektuar Kushtetutën.

Gjatë fushatës së tij, Mamdani ka folur hapur për besimin dhe ka ndërtuar mbështetje mes zgjedhësve myslimanë dhe atyre nga Azia e Jugut, raporton nbc.

Në ceremoni ai do të vendosë dorën mbi dy Kur’ane që i përkasin familjes së tij gjatë ceremonisë në një stacion metroje, dhe mbi një të tretë në ceremoninë që do të mbahet më vonë në Këshillin e Qytetit.

Ky Kur’an i tretë është një kopje e shekullit të XVIII‑të ose të XIX‑të dhe bën pjesë në koleksionin e Qendrës Schomburg në Bibliotekën Publike të New Yorkut.

Vendimi për të përdorur Kur’anin ka shkaktuar edhe kritika nga disa konservatorë. Pas inaugurimit, Kur’ani do të shfaqet publikisht në Bibliotekën Publike të New Yorkut. /Telegrafi/

Udhëtarët e fluturimit Hong Kong - Los Angeles do të festojnë dy herë Vitin e Ri

31 December 2025 at 22:00


Një fluturim i kompanisë Cathay Pacific, në itinerarin Hong Kong - Los Angeles, po i ofron udhëtarëve një përvojë të veçantë dhe thuajse fantastike për Vitin e Ri.

Ata do të kenë mundësinë të festojnë dy herë të njëjtin event, falë efektit të veçantë të ndryshimeve të zonave kohore dhe kalimit të linjës ndërkombëtare të datës.

Fluturimi CX880 u nis nga Hong Kongu më 1 janar 2026, në orën 00:30, duke përjetuar kështu fillimin e Vitit të Ri sipas kohës lokale të qytetit aziatik. Megjithatë, për shkak të diferencës së madhe kohore midis Azisë dhe bregut perëndimor të Shteteve të Bashkuara, po i njëjti fluturim do të ulet në Los Angeles më 31 dhjetor 2025, në orën 20:55 (koha lokale).

Kjo do të thotë se pas festimit të Vitit të Ri në Hong Kong, udhëtarët dhe ekuipazhi do të kenë mundësinë të “kthehen mbrapa” në vitin 2025 kur të mbërrijnë në Los Angeles, dhe të festojnë Vitin e Ri edhe një herë, këtë herë sipas orës lokale amerikane.

Fenomeni i tillë, i njohur si “udhëtim në kohë” për shkak të zonave të ndryshme kohore dhe kalimit të linjës ndërkombëtare të datës, nuk është i pazakontë për fluturimet trans-paqësore. Megjithatë, rasti i fluturimit CX880 ka tërhequr vëmendje të madhe, pasi ofron një përvojë unike dhe simbolike: një festim i dyfishtë i Vitit të Ri, i cili duket sikur udhëton nga e ardhmja në të kaluarën.

Ky fenomen i pazakontë ka ngjallur kuriozitet dhe humor midis udhëtarëve, të cilët e kanë përshkruar eksperiencën si diçka të jashtëzakonshme, një mënyrë unike për të nisur vitin 2026 duke ndjerë efektin e “udhëtimit në kohë” në praktikë. /Telegrafi/

Trena të bllokuara në borë, pasagjerë rusë ‘ngrihen’ në Krasnodar

31 December 2025 at 21:26


Në jug të Rusisë, disa trena të largësisë së gjatë kanë mbetur të bllokuar për dhjetëra orë për shkak të dëborës së madhe, duke lënë pasagjerët të ngrirë në vagona të errët - pa ushqim, pa ujë të pijshëm dhe me tualetet të kyçura.

Pasagjerët e trenit №378 Novorossiysk–Vladikavkaz thonë se kaluan më shumë se 10 orë pranë Kropotkin pa energji elektrike dhe pa sinjal celular.

Asnjë furnizim emergjent nuk u shpërnda. Tualetet mbetën të kyçura.

Thirrjet për EMERCOM morën përgjigjen klasike “situata është nën kontroll” — që do të thotë, askush nuk po bënte asgjë.

Njerëzit më në fund filluan të ecin përmes grumbujve të dëborës drejt autostradës për të kapur taksi ose transferime private, thjesht për të shpëtuar.

Një makth i ngjashëm goditi trenin №061 Moscow–Vladikavkaz, i bllokuar për rreth 13 orë — përsëri pa ushqim, pa ujë dhe pa akses në tualete.

Pasagjerët rrinë në vagonë të ngrirë, të izoluar nga informacioni, duke u pyetur pse thjesht u braktisën. /Telegrafi/

— (@)

❌
❌