Bujqit grekë e mbyllën vendkalimin kufitar Evzoni drejt Maqedonisë së Veriut.
Bllokata e parë u bë për hyrje dhe dalje nga Greqia për qarkullim të të gjitha automjeteve deri në orën 16 sipas kohës greke, përkatësisht orës 15 sipas kohës sonë.
Bllokada e dytë katërorëshe ka filluar prej orës 18 sipas kohës lokale.
Për detaje të tjera për zhbllokimin dhe rrjedhën e komunikacionit do të informojë LAMM.
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të pestë të Aleancës për Shqiptarët, u miratua vendimi për thirjen e Kongresit të rregullt të partisë i cilit pritet të mbahet në gjysmën e parë të vitit të ardhëshëm 2026”, thuhet në komunikatën për media të Aleancës për Shqiptarët me kryetar Ziadin Selën.
Në mbledhjene sotme të Kuvendit të partisë u formua edhe komisoni për organizimin e Kongresit me udhëheqëse, deçuteten Ilire Dauti.
ASH njfton poashtu se deri në mbajtjen e kongresit do të bëjë ristruktimin e degëve dhe nëndegëve dhe organeve tjera partiake.
”Në mbledhjen e sotme u prezentua edhe raporti për zgjedhjet e fundit lokale, ndërsa u diskutua edhe për situatën politike në vend. Aleanca për Shqiptarët me këto vendime fillon riorganizimin dhe forcimin e strukturave partiake, për rikthimin e partisë në forcën më të madhe politike të shqiptarëve në vend, duke zhvilluar ideologjinë, programin dhe vizioni politik”, thuhet në njoftimin e ASH-së.
Të dhënat e raportit të Avokatit të Popullit tregojnë se përfaqësimi i shqiptarëve gjatë vitit 2024 është rritur për 0,6% në krahasim me vitin paraprak.
Respektivisht prej 21,7 në 22,3%. Megjithatë numrat i referohen periudhës kur ishte në fuqi Balancuesi i cili u shfuqizua në tetor të vitit 2024.
Nëse analizohen të dhënat bie në sy që përfaqësimi i shqiptarëve nuk është i nivelizuar në të gjitha institucionet. Respektivisht, në resorët ku kanë udhëhequr shqiptarët, shpesh numrat janë edhe mbi kuotën e 25% dhe e kundërta shpesh ndodh me institucionet ku kanë udhëhequr maqedonasit.
Shembull klasik për këtë kemi Ministrinë e Arsimit e cila është menaxhuar mbi dy dekada nga shqiptarët. Përfaqësimi në këtë resor në vitin 2023 ishte 39%, por me ardhjen e Vesna Janevskës në krye të Ministrisë përfaqësimin e shqiptarëve e uli për 8%, respektivisht në 31%.
Ngjashëm ndodhi edhe me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, ku përfaqësimi i shqiptarëve nga 44,4% u ul për 6,4%, apo në Ministrinë me të cilën udhëheqë Ivan Stoilkoviq i cili e shkurtoi përfaqësimin e shqiptarëve për 3,7%.
Bindja se shqiptarët përfaqësohen denjësisht ose mbi kuotën 25%, vetëm kur në pozitat udhëheqëse të institucioneve janë shqiptarë mbase mund të përforcohet edhe nëse i shohim të dhënat për Avokatin e Popullit, Avokatin e Shtetit, Gjykatën Administrative, KSHZ Kuvend, Qeveri e të tjerë.
Megjithatë, ndodh e kundërta në rastet ku shqiptarët nuk kanë pasur fuqi në vendimmarrjet e disa institucioneve. Rast më eklatant e kemi Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, e cila prej 66 të punësuarve ka vetëm 1 shqiptarë, respektivisht 1,5%.
Ndonëse me një rritje thuajse të parëndësishme, shqiptarët si në vitin 2023 edhe në vitin 2024 vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuar edhe në Gjykatën Supreme 11,5%, Presidencë 12,5%, Gjykatën Kushtetuese 15,1, Prokurori, Bankë Popullore e të tjera.
Ndërkohë prej listës së përgjithshme Alsat hartoi një listë me rreth 40 institucione ku përfaqësimi i shqiptarëve është mjaft i ulët.
Rast i tillë është Klinika e Radiologjisë ku shqiptarët përfaqësohen me vetëm 2%. Në Universitetin e Kirilit dhe Metodit përfaqësimi i shqiptarëve është vetën 2,3%, ndërsa në Kopshtin Zoologjik 2,4%. Përfaqësim shumë të ulët ka edhe në Klinikën e Neurokirurgjisë me vetëm 2,8%, Filarmoni 4,2%, Prokurorinë e Shkupit 5,1%. Përfaqësim të papërfillshëm ka edhe në Klinikat për Vesh Hundë dhe Fyt, Kirurgji Digjestive, por edhe Kirurgjisë së Fëmijëve ku prej 6 deri në 7% e të punësuarve janë shqiptarë. Rast i ngjashëm është edhe në shumë klinika tjera si Pulmologji, Onkologji, Nefrologji, Psikiatri, Toskikologji, Hematologji, Neurologji, Kardiologji, Urologji, apo Gjinekologji. Përfaqësimi i shqiptarëve është i dobët edhe në Gjykatën Penale të Shkupit me vetëm 7%, Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar 13,3%. Në Kinotekën e Maqedonisë, vetëm 12,5% e të punësuarve janë shqiptarë. /Alsat/
Shërbimi jo cilësor, ndryshimet në kushtet e kontratave të abonimit, faturat e larta dhe prishja e kontratave me pagesë penalitetesh mbeten arsyet më të shpeshta për të cilat qytetarët i janë drejtuar Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE) për ndërmjetësim në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Gjatë këtij viti, AKE ka pranuar gjithsej 346 kërkesa për zgjidhje kontestesh, krahasuar me 363 raste të regjistruara në vitin 2024. Nga vendimet e marra, 45 janë miratuar, 14 janë miratuar pjesërisht, 40 raste janë mbyllur me veprim të ndërmjetëm nga operatorët, ndërsa 109 kërkesa janë refuzuar. Pjesa tjetër e kërkesave ka qenë e paplotë, e dorëzuar sërish, jashtë kompetencave të Agjencisë ose është hedhur poshtë.
Nga AKE theksojnë se qytetarët po i shfrytëzojnë gjithnjë e më shumë mekanizmat mbrojtës që ofron ky institucion.
Sa i përket zhvillimeve në treg, AKE vlerëson se viti 2025 ka qenë pozitiv për sektorin e komunikimeve elektronike, me të gjithë parametrat tremujorë që tregojnë trend rritës. Inovacionet kryesore që priten në vitin 2026 përfshijnë hyrjen e operatorit të tretë të rrjetit në telefoninë mobile, vënien në funksion të kullës telekomunikuese në Vodno dhe futjen e teknologjisë T-DAB.
Aktualisht, operatorët në vend ofrojnë shpejtësi mesatare të internetit 5G prej rreth 340 Mbps në qytete dhe rreth 120 Mbps në rrugë, duke tejkaluar objektivin minimal prej 100 Mbps të paraparë për vitin 2029. Sipas AKE-së, këto rezultate e pozicionojnë Maqedoninë ndër 5–10 vendet e para në Evropë për nga cilësia e rrjeteve mobile.
Procesi për futjen e operatorit të tretë të rrjetit ka nisur në vitin 2025, ndërsa fillimi zyrtar i punës pritet në fillim të vitit 2026. Me kërkesë të ofertuesit të vetëm, “One Macedonia Telekomunikacii” nga kompania hungareze “4iG”, AKE i ka zgjatur afatet e tenderit për 96 ditë. Afati për përzgjedhjen e ofertuesit më të volitshëm është 12 janari 2026, ndërsa licenca për shfrytëzimin e radiofrekuencave pritet të jepet deri më 25 shkurt 2026.
Në tregun vendor aktualisht operojnë “Telekomi Maqedonas AD Shkup” dhe “A1 Maqedonia DOOEL Shkup”, si dhe operatorët virtualë Lycamobile, MTEL, ROBI dhe Green Telecommunications.
Muajin e ardhshëm pritet të vihet në funksion edhe kulla telekomunikuese në Vodno, një investim kapital i nisur në vitin 2013. Kulla do të shërbejë për përmirësimin e kompatibilitetit elektromagnetik dhe rritjen e sigurisë në shërbimet e radionavigacionit ajror dhe mobil, duke shmangur interferencat në komunikimet radiokomunikuese.
Një 41-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare në Deve Bair që siç bërë të ditur policia, gjatë kontrollit kufitar kishte paraqitur kartonin e gjelbër të falsifikuar për mjetin e tij “MAN”, i cili ishte me targa turke.
Ai u dërgua në stacion policor në Kriva Pallankë për veprime të mëtejshme.
“Më 26.12.2025 në 09:40, në Kalimin Kufitar Deve Bair, gjatë hyrjes në vend, zyrtarë policorë e privuan nga liria N.Ç. (41) nga Turqia, pasi gjatë kontrollit kufitar dhe kontrollit të pasaportës u konstatua se kishte paraqitur kartë të gjelbërt të falsifikuar për kamion “MAN” me rimorkio me targa turke. Ai u dorëzua tek zyrtarët policorë në Stacionin Policor të Kriva Pallankës për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.
Jovan Despotovski, funksionar shumëvjeçar dhe kuadër i LSDM-së, përmes një reagimi publik shprehu zhgënjim të thellë ndaj vendimeve të udhëheqjes aktuale të partisë, duke vlerësuar se pikërisht partia e tij amë e ka lënë “plotësisht pa fjalë dhe pa koment”.
Në mesazhin e tij, Despotovski thekson se pas tri dekadash angazhim politik, së paku e kishte pritur një qasje të tillë nga LSDM-ja, duke nënvizuar se në të gjitha paraqitjet e tij publike ka qenë i matur dhe i përmbajtur, madje edhe në situata kur, siç thotë, ka pasur bazë për qëndrim të ashpër dhe të drejtpërdrejtë.
“ Në të gjitha paraqitjet publike kam qenë maksimalisht i moderuar, madje edhe në situata dhe për njerëz që absolutisht kanë merituar qëndrim të ashpër. Nëse kjo maturi tani bëhet kërcënim për kryesinë aktuale të partisë, atëherë LSDM-ja ka një problem shumë më të madh sesa që mendojmë”, thekson Despotovski.
Ai në mesazh dërgon edhe një kritikë të qartë ndaj personalizimit të partisë, duke theksuar se LSDM-ja gjatë historisë ka pasur dhe do të ketë personalitete shumë më të mëdha se cilido kryetar aktual.
“LSDM-ja ka pasur dhe do të ketë personalitete shumë më të mëdha se kryetari aktual. Dhe askush prej tyre kurrë nuk e ka vendosur veten mbi partinë, mbi familjen tonë. Kjo nuk është LSDM-ja, as nuk do të jetë kurrë”, porosit ai.
Në përfundim, Despotovski i drejtohet drejtpërdrejt liderit aktual të LSDM-së, Venko Filipçe, me një mesazh të qartë personal se nuk do të lejojë që angazhimi i tij shumëvjeçar të zhvlerësohet me një vendim të vetëm politik.
“Me një vendim nuk mundesh, as nuk do të lejoj, të fshish 30 vjet punë, dashuri dhe sakrificë”, shkruan Despotovski.
Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni ka komentuar rastin e vjedhjes së veturës së këngëtarit Adri Rogaqi në Zhelinë.
Iseni në postimin e tij shkruan se vetura u gjet brenda 24 orëve falë reagimit të shpejtë të MPB-së.
Ai shkruan se qytetarët e Kosovës janë të mirëseardhur në Maqedoninë e Veriut dhe si të tillë gëzojnë të gjitha të drejtat për aktivitete politike apo kulturore.
Reagimi i plotë:
Në shtetin tonë, qytetarët e Republikës së Kosovës gëzojnë të gjitha të drejtat e garantuara për aktivitet politik, liri proteste, veprimtari kulturore dhe zhvillim biznesi. Ata janë të mirëseardhur dhe ndihen të sigurt në Maqedoninë e Veriut, ashtu si çdo qytetar tjetër.Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të dëshmojë përkushtimin e saj ndaj rendit, sigurisë publike dhe mbrojtjes së qytetarëve pa dallim. Reagimi i shpejtë dhe profesional i MPB-së bëri të mundur që vetura e këngëtarit Adrit të gjendet në kohë rekord, brenda 24 orëve.Siguria dhe rendi publik mbeten gjithmonë prioritet i MPB-së, me qëllim garantimin e qetësisë dhe sigurisë për të gjithë qytetarët dhe vizitorët në vend.
Gjatë vitit të kaluar janë mbyllur mbi 10 konfeksione vetëm në rajonin lindor, kryesisht në Shtip, Koçan dhe Dellçevë.
Pjesa më e madhe e punëtorëve kanë mbetur pa punë dhe pa disa paga të prapambetura. Kjo situatë në terren pasqyron gjendjen reale dhe alarmante në sektorin e tekstilit.
Problemi kryesor është se shumica e investitorëve janë të huaj dhe nuk kanë asgjë të regjistruar në emrin e tyre këtu, gjë që e bën shumë më të vështirë reagimin dhe kthimin e pagave për punonjësit.
“Këtë vit ka numrin më të madh të kompanive të mbyllura dhe në një pjesë të mirë të tyre punëtorët mbetën pa disa paga. Për ata që iu drejtuan nesh, kemi bërë maksimumin e mundshëm, por bëhej fjalë për investitorë të huaj që vepronin me qira dhe absolutisht nuk kishin asgjë të regjistruar në emrin e tyre këtu”, thotë Ampeva.
Sipas Ampevës, kjo gjendje vjen si pasojë e situatës së keqe ekonomike në Evropë, si dhe faktit që brendet e modës po zhvendosin prodhimin në vende si Egjipti dhe India, ku fuqia punëtore është më e lirë krahasuar me vendin tonë.
“Kjo ndodh kryesisht për shkak të gjendjes së keqe në Evropë; shumë nga brendet e modës kanë shpallur falimentim dhe kanë ndërprerë aktivitetin, ndërsa një pjesë e madhe e tyre nuk e shohin Ballkanin si zonë ku duhet të investojnë, por orientohen drejt Egjiptit, Bangladeshit dhe vendeve të tjera ku fuqia punëtore është më e lirë”,shton Ampeva.
Nga organizata “Glasen Tekstilec” thonë se po bëhen përpjekje maksimale për të gjithë punëtorët që kanë kërkuar ndihmë, me qëllim që ata të marrin pagat e prapambetura, kompensimin e largimit nga puna, shpërblimet dhe të drejta të tjera që u takojnë.
Një banor 46-vjeçar i Kavadarit është dënuar me një vit burg për shkak se me automobilin e tij e ka goditur një nëpunës policor i cili ka dashur ta legjitimojë.
Më 21 më 21 dhjetor pas mesnate, i akuzuari, duke drejtuar një automjet pasagjerësh “Volkswagen”, nuk është ndalur pas sinjalit të dhënë nga zyrtarët policorë. Pasi në një nga kryqëzimet në Kavadarit është rrethuar nga dy automjete policore me qëllim që të ndalohej, ai ka tentuar me automjetin të shkelë një zyrtar policor.
Polici ka dalë nga automjeti zyrtar për të kryer legjitimimin, por në atë moment i akuzuari është drejtuar me shpejtësi të madhe drejt tij, duke e goditur në pjesën e barkut dhe këmbën e majtë. Pas goditjes, i akuzuari ka përplasur edhe automjetin zyrtar policor dhe ka vazhduar të largohet me makinë. Si pasojë e sulmit, zyrtari policor ka pësuar disa lëndime trupore.
I akuzuari është privuar nga liria më 25 dhjetor, ndërsa që të nesërmen është nxjerrë para gjykatës, ku e ka pranuar veprën penale. Gjykata, përveç dënimit me burg, ka vendosur që deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, i akuzuari të mbahet në paraburgim, për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë së përsëritjes së veprës.
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj siç thonë ata, trajtimit çnjerëzor ndaj 76 të punësuarve në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, ku punëtorët shqiptarë ishin mbyllur në zyra pa kushtet minimale për punë.
Nga BDI thonë se personat e poshtëruar publikisht nga ministria, janë njerëz familjarë, të cilët janë trajtuar pa dinjitet në vendin e tyre të punës.
Reagimi i plotë nga BDI:
Bashkimi Demokratik për Integrim Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër dhe pa asnjë rezervë trajtimin çnjerëzor, poshtërues dhe diskriminues të 76 të punësuarve në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, të gjithë shqiptarë, të cilët janë thirrur në punë dhe janë mbyllur në zyra pa kushte minimale njerëzore dhe pa asnjë detyrë pune.Vendosja e dhjetëra grave dhe burrave në tri zyra, pa karrige, pa tavolina pune, pa kompjuterë, pa mjete elementare dhe pa asnjë angazhim profesional, duke i detyruar të qëndrojnë në këmbë nga ora 08:00 deri në ora 16:00, përbën formë të hapur të mobingut institucional dhe torturës psikologjike.Fakti që këta punonjës, për të mbijetuar ditën e punës, janë detyruar të improvizojnë duke u ulur në dysheme dhe duke sjellë batanije nga shtëpia, është një turp shtetëror që cenon dinjitetin njerëzor dhe shkel çdo standard ligjor, moral dhe evropian.Edhe më e rëndë është sjellja pas këtij akti. Në vend që institucionet të marrin përgjegjësi për kushtet çnjerëzore që kanë krijuar, pamjet e kësaj situate janë keqpërdorur publikisht për linçim moral, ndërsa Kryeministri ka shkuar deri aty sa t’i akuzojë këto punonjës për “imoralitet”.Bëhet fjalë për gra shqiptare, për nëna, për motra dhe bashkëshorte, të cilat janë poshtëruar nga shteti i tyre dhe më pas janë sulmuar publikisht nga kreu i qeverisë. Kjo është vijë e kuqe e kaluar dhe nuk mund të relativizohet, justifikohet apo heshtet. Për më tepër, edhe lidhur me këto ngjarje sulmohet BDI, ndërsa në fakt bëhet fjalë për nëpunës shteti, të cilëve vet shteti duhet t’u siguroj kushte dhe trajtim dinjitoz.Kryeministri ka për obligim moral dhe politik të kërkojë menjëherë falje publike ndaj këtyre grave, familjeve të tyre dhe mbarë komunitetit shqiptar për gjuhën fyese dhe për legjitimimin e një praktike që përkujton metodat më të errëta të diskriminimit institucional", thuhet në reagim.
Ndër të tjera, BDI kërkon përgjegjësi të plotë politike dhe administrative për këtë skandal, ndërprerje të menjëhershme të këtij trajtimi çnjerëzor dhe rikthim të kushteve normale dhe dinjitoze të punës për të gjithë të punësuarit.Institucionet e shtetit nuk guxojnë të shndërrohen në hapësira ndëshkimi kolektiv mbi baza etnike. "Dinjiteti njerëzor nuk është privilegj, por e drejtë themelore që nuk negociohet", thonë nga BDI.
OBRM-PDUKM i ka kërkuar liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, të japë përgjigje publike se si e ka marrë të ashtuquajturën vizë të artë në Dubai dhe në çfarë emri është regjistruar apartamenti, i cili, sipas tyre, është përmendur në një dëshmi publike që lidhet me ish-kryeministrin Zoran Zaev.
Partia deklaron se pas një periudhe të gjatë akuzash publike dhe disa ditësh pas dëshmisë se Zaev po ndërton një ndërtesë 42-katëshe në Dubai, ka mbërritur një konfirmim indirekt nga Filipçe.
Siç raporton OBRM-PDUKM, kur u pyet nga një gazetar nëse po ndërton një ndërtesë të lartë në Dubai së bashku me Zaevin, Filipçe u përgjigj se nuk po ndërton, gjë që, sipas tyre, është një konfirmim se ndërtesa po ndërtohet nga Zaev.
"Pranimi se Filipçe nuk po ndërton nuk mund të interpretohet ndryshe përveçse si një pranim dhe konfirmim i tezave tona dhe dëshmisë së Toma Avramskit, se Zaev po ndërton një ndërtesë 42-katëshe në Dubai", deklaron OBRM-PDUKM.
Partia shton se kjo, sipas mendimit të tyre, përfaqëson konfirmim zyrtar se ish-kryeministri e ka zgjeruar biznesin e tij në sektorin e ndërtimit dhe po investon në ndërtesa të larta në Dubai.
Në deklaratë, OBRM-PDUKM gjithashtu i bën pyetje shtesë Filipçes, në lidhje me mënyrën se si ai mori vizën e artë në Dubai.
"Deri më sot, nuk janë publikuar dokumente në lidhje me bisedimet e avancuara për një angazhim pune me një spital në Dubai, megjithëse Filipçe pretendoi se e mori vizën mbi këtë bazë", thuhet në deklaratë.
Partia po pyet gjithashtu nëse apartamenti i përmendur në dëshmi është në pronësi të Filipçes apo i është transferuar një pale të tretë.
Njëkohësisht, OBRM-PDUKM i ka kërkuar gjithashtu Zoran Zaevit të përgjigjet publikisht në pyetjet rreth burimit të fondeve me të cilat, sipas akuzave të tyre, ai po investon në ndërtimin e rrokaqiejve në Dubai.
LSDM akuzon se buxhetit të shtetit i mungojnë rreth një miliard euro, ndërsa qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski nuk ka fonde për paga më të larta, rritje të pagës minimale, pensione më të larta dhe rimbursime në kohë të TVSH-së.
Sipas partisë opozitare, Drejtoria e të Ardhurave Publike po ushtron presion të fortë mbi qytetarët dhe ekonominë për të mbushur boshllëqet buxhetore, ndërsa në të njëjtën kohë, qeveria, siç thuhet nga LSDM, po shpenzon para publike për tendera të dyshimtë dhe kriminale.
"Qeveria e Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së nuk ka para për punëtorët dhe pensionistët, por ka para për tendera shumëmilionësh. 161 tendera iu dhanë një kompanie në vlerë prej 5.3 milionë eurosh, nëntë milionë euro një kompanie tjetër me vetëm dy punonjës, si dhe tendera që lidhen me një student të Mickoskit", akuzon LSDM.
Partia thekson se programi IPARD 3 me vlerë 130 milionë euro është gjithashtu në rrezik, për shkak të, siç thonë ata, krimit dhe korrupsionit të OBRM-PDUKM-së dhe ZNAM-it.
LSDM paralajmëron se energjia elektrike po bëhet më e shtrenjtë, standardi i jetesës po përkeqësohet vazhdimisht dhe qytetarët po jetojnë jetë gjithnjë e më të vështira, ndërsa qeveria, sipas tyre, po pasurohet përmes prokurimit publik dhe tenderëve.
"Duhet të ketë llogaridhënie. Ju të gjithë do të mbaheni përgjegjës. Puna nuk ka mbaruar", thotë LSDM.
Një tërmet me intensitet prej tre shkallësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës u ndje mbrëmë në Ohër dhe zonën përreth.
Tërmeti kishte një magnitudë Rihter prej 2.2 ballë dhe u ndje në orën 03:18.
Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup njoftoi se epiqendra e tërmetit kishte origjinën nga zona epiqendrore Peshtani-Ohër-Strugë, rreth 105 kilometra në jugperëndim të Shkupit.
Për shkak të mjegullës këtë mëngjes, dukshmëria është zvogëluar në 50 metra në qafën malore Pletvar, dhe në 30 metra në Krushevë.
Në rrugët e tjera shtetërore, trafiku zhvillohet pa probleme, në rrugë të lagura, informon Ndërmarrja Publike "Rruga e Maqedonisë".
Prandaj, ata apelojnë për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës.
Nga LAMM njoftojnë se në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata.
Posta e Maqedonisë ka promovuar sot pullën postare me figurën e Alija Izetbegoviqit
Skender Asani, anëtar i Bordit të Filaterisë së RMV-së, tha se kjo pullë është një nderim për një politikan me vizion, i cili u përball me pushtuesit serbë për të mbrojtur popullin boshnjak nga asimilimi.
Ai shtoi se edhe më herët janë promovuar pulla postare me figura historike që kanë qenë në mbështetje të popujve të vegjel dhe kundër tendencave për krijimin e Serbisë së Madhe.
Drejtori i Postës, Orhan Kurtishi, tha se janë shtypur 6 mijë kopje të pullës, të cilat janë shpërndarë në të gjitha pikat postare në vend dhe janë në shitje.
“Është figurë politike, është figurë e pa zëvendësueshme për komunitetin boshnjak, gjithashtu edhe për rajonin. Byroja e filaterisë ka publikuar 6 mijë kopje të pullës postare e cila do të ketë vlerë prej 36 denarë dhe mund të blehet në të gjitha pikat e shitjes postare", tha Kurtishi.
Alija Izetbegoviq ishte kundërshtar i komunizmit dhe dy herë u burgos nga regjimet i ish-Jugosllavisë. Ai ishte kryetar i Partisë së Aksionit Demokratik dhe President i Bosnjes dhe Hercegovinës.
Dyzet kamionë të rinj për “Higjienën Komunale” do të furnizohen deri në prill, njoftoi kryetari i Qytetit Të Shkupit Orce Gjorgjievski. Disa prej tyre do të blihen përmes furnizimit publik, për të cilin janë siguruar mjete në Buxhetin e Qytetit të Shkupit, ndërsa një pjesë përmes Bankës Botërore.
“Do t’i furnizojmë deri në prill në dy faza (nga njëra anë, ne vetë do të kryejmë një furnizim publik përmes “Higjienës Komunale”, për të cilën kemi ndarë mjete në buxhet, dhe nga ana tjetër, Ministria e Transportit përmes Bankës Botërore). Ky është tashmë lajm për qytetin, do të furnizojmë kamionë që do të kursejnë në karburant, në shërbime, të cilët do t’i plotësojnë plotësisht nevojat e banorëve të Shkupit”, tha sonte Gjorgjievski në ditarin qendror të lajmeve në televizionin “Sitel”.
Gjorgievski kujtoi se në “Higjienën Komunale” kishte vetëm 16 kamionë funksionalë dhe se tani ka rreth 40 deri në 50 kamionë, por për shkak të vjetërsisë së automjeteve dhe defekteve të shpeshta, numri i automjeteve funksionale po zvogëlohet çdo ditë. Sipas tij, situata me mbeturinat në Shkup është shumë më e mirë se më parë, por ai megjithatë thotë se ekziston një përqindje e vogël e popullsisë neglizhente për shkak të së cilës vuan e gjithë popullsia. Në periudhën e kaluar, siç theksoi ai, janë dhënë qindra paralajmërime dhe gjoba.
Deri në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm pritet të normalizohet situata edhe me transportin publik kur duhet të mbërrijnë autobusët e rinj. Ai e pranon se ende ka mangësi në disa vende të caktuara, por që problemet po tejkalohen. Ai thotë se furnizimet për disa pjesë nuk janë paguar dhe se kjo ishte një nga sfidat me të cilat u përballën që në fillim.
“Prandaj kishte shumë autobusë që ishin jofunksionalë dhe shumë kamionë nga “Higjiena Komunale” që ishin jofunksionalë”, tha Gjorgjievski.
Deri më 30 nëntor të këtij viti, në buxhetin e shtetit nga tatimet dhe kontributet janë mbledhur 3,97 miliardë euro, që është për 268 milionë euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, deklaroi drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Elena Petrova.
Siç informoi ajo, ka rritje të të ardhurave nga tatimet prej 6,5% dhe rritje të kontributeve prej 8,7% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Shtoi se trendi i rritjes, krahasuar me vitin e kaluar, vazhdon edhe në dhjetor, por ende janë në zhvillim e sipër arkëtimet dhe pagesat nga llogaritë e tatimeve.
Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, ka njoftuar se të shtunën më 27 dhjetor në Shkup di të mbledh kuvendin e pestë të partisë pas vendimit për largim nga koalicioni me AKI-në.
Nga ana tjetër kryertari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti gjatë një emisioni një ditë më parë paralajmëroi bashkimin e ASH-së me VLEN-in dhe përfshirjen e saj në qeveri.
Kuvendi i së shtunës nuk dihet nëse do të diskutohet edhe kalimi i ASH-së në VLEN dhe përfshirja e saj në qeverisjen e vendit.
Ndërkohë Ziadin Sela edhe më tej vazhdon të pret për vulat e partisë në procesin mes tij dhe Arben Taravarit ndërsa në zgjedhjet e fundit thuhet se Sela ka regjistruar në subjekt të ri politik.