Bashkia Elbasan e angazhuar pranë fermerëve për zhvillimin e bujqësisë dhe Skemën Kombëtare 2026
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, Ministri i Bujqësisë e Zhvillimit Rural Andis Salla, kryetari i Bashkisë së Peqinit Bukurosh Maçi dhe drejtoresha e AZHBR-së zhvilluan një takim me fermerët e Elbasanit dhe Peqinit, në kuadër të takimeve për Skemën Kombëtare 2026. Ishte një diskutim i hapur dhe shumë i vlefshëm për nevojat reale të bujqësisë në territoret e dy bashkive.