Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Nuk bëj festa në shtëpi”, moderatorja Egli Tako: Organizimet me miqtë janë reduktuar

By: M C
2 December 2025 at 21:56

Moderatorja Egli Tako ka folur sot për traditën e pritjes së mysafirëve në shtëpi në kohën e gjeneratës Z, duke treguar se të paktën në familjen e saj festat me shumë njerëz të ftuar janë reduktuar shumë.

Në një lidhje telefonikë në ‘Goca dhe Gra’, Egli tregoi se e kishte marrë malli të mblidhej si dikur, dhe edhe pse ajo vetë nuk organizonte festa në shtëpi, do donte ti bashkojë miqve të saj në këto organizime.

“Nuk është se nuk e kam përjetuar këtë fazën e pritjes së mysafirëve. Ne në familjen tonë e kemi shijuar këto mbledhjet familjare për festa. Festat janë edhe për të pasur pak zhurmë. Tani festat janë reduktuar edhe këto pritjet edhe përcjelljet familjare.

Njerëzit janë bërë më të tërhequr. Malli na ka marrë të mblidhemi si dikur. Mendoj më mirë të mblidhesh në shtëpi. Nuk bëj festa në shtëpi. Nëse organizon dikush një festë do doja ti bashkohesha”, u shpreh moderatorja Egli Tako.

The post “Nuk bëj festa në shtëpi”, moderatorja Egli Tako: Organizimet me miqtë janë reduktuar appeared first on Albeu.com.

Lajmet e fundit për të, Egli Tako reagon ashpër: Shihemi në gjyq

By: D Marku
20 November 2025 at 18:15

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Egli Tako, ka reaguar me tone të ashpra pas përhapjes së lajmeve që e vendosnin në qendër të një romance të supozuar me biznesmenin Endri Topalli.

Thashethemet u shpërndanë me të madhe në rrjet, duke ngjallur reagime të shumta dhe duke e vënë ish-konkurrenten në qendër të vëmendjes.

Përballë kësaj situate, Egli vendosi të mos qëndrojë më në heshtje dhe të japë një qëndrim publik.
Ajo reagoi nëpërmjet Instagramit, aty ku zakonisht komunikon me ndjekësit e saj.

Në postimin e shkurtër, por tepër domethënës, Egli zgjodhi vetëm dy fjalë për të shprehur qëndrimin e saj ndaj lajmeve të qarkulluara.

“Shihemi në gjyq”, ka shkruar ajo.

Ky reagim u interpretua si një paralajmërim i drejtpërdrejtë për ata që kanë publikuar apo shpërndarë informacione që ajo i konsideron të pavërteta.

The post Lajmet e fundit për të, Egli Tako reagon ashpër: Shihemi në gjyq appeared first on Albeu.com.

“Nuk dua të flas për këtë temë…”/ Çfarë ndodhi mes Sara Gjordenit dhe Egli Takos?

By: D Marku
12 November 2025 at 11:15

Në finalen e “Big Brother VIP Albania”, një nga momentet që u komentua më shumë ishte mbështetja e fortë që Sara Gjordeni i dha Egli Takos. Sara u shfaq në skenë me një surprizë emocionale për Eglin.

Por sot, situata mes tyre duket ndryshe. Të dyja nuk ndiqen më në Instagram dhe ky detaj ka ngjallur pyetje nga publiku për prishjen e miqësisë. Gjatë emisionit ‘Goca dhe Gra’, Rudina Dembacaj nuk hezitoi ta adresonte drejtpërdrejt këtë ndryshim:

“Ti erdhe në natën finale me një surprizë për Eglin. Ndërkohë tani nuk ndiqni njëra-tjetrën. Çfarë ka ndodhur? Kush e hoqi kë?”

Sara vendosi të mos japë detaje:

“Duke qenë se kam parë që këto muhabete zgjasin shumë, nuk dua të flas për këtë. Pse nuk ia bëtë këtë pyetje Eglit kur ajo ishte në këtë panel?”

Më tej, ajo shtoi:

“Unë mendoj se ka gjëra që ia vlen të fliten dhe ka gjëra që nuk ia vlen të fliten.”

Deklarata e Sarës lë të kuptohet se mes tyre ka pasur një largim gradual, por jo domosdoshmërisht një konflikt të hapur. Ajo zgjodhi të mos e shndërrojë raportin në debat publik dhe nuk dha as emra, as arsye.

A do të ketë sqarime në të ardhmen?

The post “Nuk dua të flas për këtë temë…”/ Çfarë ndodhi mes Sara Gjordenit dhe Egli Takos? appeared first on Albeu.com.

Si qëndron marrëdhënia e Egli Takos dhe Redon Beranit 7 muaj pas “BBVA”-së?

By: gaze tare
11 November 2025 at 13:10

Një nga miqësitë më të komentuara dhe të bukura të sezonit të katërt të “BBVA”, ajo mes Egli Takos dhe Redon Beranit, duket se ka lënë disa pikëpyetje tek fansat.

Së fundmi, fansat kanë vënë re se dyshja nuk janë parë më bashkë apo duke u mbështetur publikisht si dikur. Kjo ka ngritur kuriozitetin mbi raportin aktual midis tyre. Megjithatë, ekziston një detaj që nuk kalon pa u vënë re: Egli dhe Redon vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Ky veprim tregon se lidhja mes tyre nuk është shuar, por ndoshta angazhimet e shumta profesionale dhe personale kanë bërë që takimet të jenë më të rralla. Fansat janë duke e interpretuar këtë si një shenjë që miqësia vazhdon të ekzistojë, edhe pse në një formë më të rezervuar.

Gjatë sezonit të katërt të “BBVA”, Egli dhe Redon u panë shpesh duke ndarë momente të veçanta, duke krijuar një imazh të fortë të një miqësie të sinqertë dhe të veçantë. Tani, pas 7 muajsh, duket se koha dhe angazhimet kanë ndryshuar ritmin e marrëdhënies së tyre, por nuk e kanë shuar plotësisht lidhjen.

Ndërkohë, fansat vazhdojnë të ndjekin llogaritë e tyre dhe shpresojnë që të shohin bashkërisht momentet e bukura që dikur i bënin të veçantë në ekran.

The post Si qëndron marrëdhënia e Egli Takos dhe Redon Beranit 7 muaj pas “BBVA”-së? appeared first on iconstyle.al.

Egli Tako në konflikte financiare, ja dështimet e këngëtares pas daljes nga BBV

By: M C
2 November 2025 at 22:08

Këngëtarja Egli Tako ka dhënë një njoftim të papritur në rrjetet sociale, duke njoftuar mbylljen e kanalit të fansave, i cili quhej “Egli’s Family GCH”, për shkak të problemeve me pronësinë.

Në njoftimin e saj të ndarë në “Instagram”, ajo sqaroi situatën, duke u shprehur e zhgënjyer: “Zemrat e mia, duke uruar të jeni mirë, dhe duke ju falënderuar përzemërsisht për gjithë suportin dhe dashurinë që ma jepni me kursim, dua t’ju lajmëroj se ky kanal nuk është në pronësinë time dhe mund të bëni unsubscribe lirisht, pasi e di që e keni suportuar në nisje të projekteve të mia, por nuk do të ketë më asnjë aktivitet lidhur me mua dhe emrin tim në vazhdim”.

Ajo u kërkoi ndjekësve të bënin unsubscribe dhe premtoi se do të hapë një kanal të ri për projektet e saj muzikore: “Deri në hapjen e një kanali të ri mbi projektet e mia muzikore, po ju një përqafim të madh dhe ju dua shumë!” por çfarë ndodhi me Eglin?

Qëkur doli nga “Big Brother”, artistja nisi të angazhohej më seriozisht me muzikë, duke gjetur çdo hapësirë për bashkëpunime. Por mes shumë kontratash të lidhura, duket se disa prej tyre kanë shkuar keq. Dështimi i parë nisi me bashkëpunimin me Fifin. Ka qenë artistja nga Kosova, ajo që kishte pranuar të merrej me realizimin e këngëve dhe videoklipeve për Eglin, por mes tyre ka pasur pakënaqësi për ndarjen e të ardhurave nga këto projekte.

Thuhet se Egli ka kërkuar një përqindje më të lartë nga fitimet, gjë që Fifi nuk e ka pranuar, çka ka çuar në një krisje të dukshme të marrëdhënies së tyre. Pas këtyre problemeve për fitime më të mëdha të kërkuara nga Egli, e njëjta situatë është përsëritur me kanalin e fansave. Artistja ka kërkuar që të ketë fitime më të mëdha nga audienca e krijuar, çfarë edhe ka nisur përplasjet mes saj dhe atyre që menaxhonin kanalin. Pas pretendimeve, Egli, ka bërë thirrje që ndjekësit të largohen nga kjo faqe. Duket se problemet me financat që pas daljes nga “Big Brother” kanë qenë kryefjala e karrierës së Eglit. Pretendimet e këngëtares kanë qenë shumë të larta, në krahasim me atë që ajo ofron.

The post Egli Tako në konflikte financiare, ja dështimet e këngëtares pas daljes nga BBV appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Egli Tako merr surprizen e papritur në Top Chanel

By: M C
16 October 2025 at 20:19

Këngëtarja e njohur, Egli Tako pak më parë ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale.

Egli e cila po ushtron detyrën e prezantueses në Top Chanel,së fundmi ka marrë një befasi nga fansat e saj.

“Arsyeja pse nuk e ndjej kurrë lidhjen në punë jeni ju, krenaritë e mia”, ka shkruar Egli krahas kësaj fotografie.

The post FOTO/ Egli Tako merr surprizen e papritur në Top Chanel appeared first on Albeu.com.

A do të ndodhë takimi i shumëpritur? Egli flet për Xheneta Fetahun

By: D Marku
28 September 2025 at 21:30

Programi i fundjavës “E Diell” vijon të mbajë të mbërthyer publikun, jo vetëm për shkak të temave të trajtuara, por edhe për dinamikat mes moderatoreve që e drejtojnë. Egli Tako dhe Xheneta Fetahu janë dy prej emrave kryesorë të ekranit këtë sezon, por secila ka rolin e saj në rubrika të ndryshme.

Së fundmi, Egli është pyetur nëse do të pranonte të ishte pjesë e rubrikës “Trotuar”, gjë që do të sillte një ballafaqim të drejtpërdrejtë me Xhenetën. Një skenë e tillë do të ngjallte sigurisht interes maksimal tek publiku, duke qenë se të dyja vajzat janë shpesh të përfolura për marrëdhëniet e tyre me Gjestin, njëra për eksperiencën e saj në “Big Brother Kosova”, e tjetra për atë në “Big Brother Albania”.

E pyetur për këtë mundësi, Egli u tregua e rezervuar, duke e pranuar se një vendim i tillë nuk është i lehtë për t’u marrë. “Këtu duhet ta rimendoj,” tha moderatorja, duke lënë të kuptohet se nuk është e gatshme të japë një përgjigje të menjëhershme.

Edhe pse asnjëra prej tyre nuk ka folur hapur për marrëdhënien me tjetrën, publiku i sheh Egli Tako dhe Xheneta Fetahun si rivale, për shkak të historive të ndërlidhura me Gjestin.

The post A do të ndodhë takimi i shumëpritur? Egli flet për Xheneta Fetahun appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Egli në ceremoninë e varrimit të vëllait të Gjestit

By: redi
27 September 2025 at 18:16

Në fshatin Bllagajë të Pejës, iu dha lamtumira e fundit Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, i cili humbi jetën në moshën 15-vjeçare si pasojë e një aksidenti tragjik me motor. Pjesë e ceremonisë mortore u pa edhe Egli Tako, ku në video shihet edhe që e ngushëllon Gjestin. Mes saj dhe Gjestit brenda shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 4” u krijua një raport që ende sot diskutohet në portale.

Source

💾

“Më dhemb zemra, doja të mos e lexoja kurrë këtë lajm”, Egli Tako reagon pas tragjedisë që i ndodhi familjes së Gjestit

By: M C
26 September 2025 at 19:10

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot familjen Kelmendi, ku vëllai i vogël i Gjesit humbi jetën në një aksident tragjik.

Mes dhimbjes dhe trishtimit, artistja Egli Tako ka ndarë një mesazh prekës në rrjete sociale, duke shprehur ngushëllimet e saj për familjen e tij.

“Askush prej nesh nuk është në kohë për të qenë i dëgjuar në këto momente të errëta.

Doja shume te mos e lexoja kurrë një lajm të tillë, e të mos e besoja…

Më dhemb zemra..

Zemërthyer, i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Kelmendi!

Zoti ju dhëntë forcë ta përballoni dhimbjen e kësaj humbjeje kaq të madhe, e shpirti i të voglit tuaj pushoftë në paqe!”, shkruan artistja.

“Më dhemb zemra, doja të mos e lexoja kurrë këtë

The post “Më dhemb zemra, doja të mos e lexoja kurrë këtë lajm”, Egli Tako reagon pas tragjedisë që i ndodhi familjes së Gjestit appeared first on Albeu.com.

A do të largohet Xheneta pas ardhjes së saj? Flet Egli Tako

By: M C
24 September 2025 at 23:42

Prej disa ditësh në rrjet qarkulluan lajme se Egli Tako do të bëhet pjesë e programit “E Diell”, me një rubrikë të re argëtuese familjare me titullin “Yes Day”.

Por fakti që në të njëjtin program është prej kohësh edhe Xheneta, ngriti dyshime dhe diskutime për një “përballje” mes dy vajzave, duke qenë se marrëdhëniet e tyre nuk janë të mira.

Prej periudhës së BBV, Xheneta ka hedhur shpesh thumba ndaj Eglit, ndërsa kjo e fundit ka zgjedhur të mos reagojë, duke mos komentuar kurrë publikisht mbi situatën.

Edhe së fundmi, e ftuar në një studio televizive Egli u pyet për thashethemet se me ardhjen e saj në “E Diell” do të largohej Xheneta. Përgjigjja e saj ishte e qartë dhe e prerë:

“Nuk dua të komentoj për askënd. Është një informacion që nuk më përbën asnjë lloj interesi apo problemi. Unë kam punën time, kam një emision. Do mbaroj punën time, do kthehem në shtëpi. Unë nuk merrem shumë me punën e të tjerëve, të them të drejtën, merrem me punën time, shoh punën time.”

The post A do të largohet Xheneta pas ardhjes së saj? Flet Egli Tako appeared first on Albeu.com.

Egli flet për Gjestin: Më vjen keq që do u thyej zemrën disa njerëzve, por ishte…

By: V K
24 September 2025 at 09:30

Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania 4”, Egli Tako, ishte e ftuar në “The Dalina Show”, theksoi se lidhja me Gjestin ishte më shumë shoqërore se diçka dashurore.

Sipas saj, Gjesti nuk e frymëzonte në mënyrë të veçantë, por e bënte për të qeshur dhe e ndihmonte të kalonte kohën më lehtë në izolimin e shtëpisë.

Egli pranoi se për një moment edhe ajo ka jetuar “në deluzion”, por tani e sheh gjërat ndryshe.

E pyetur me shaka nëse e ka ende numrin e Gjestit në celular, përgjigjja e saj ishte e prerë: “Jo. Vërtet nuk e kam”.

“Unë në asnjë moment nuk mund të them që kam qenë menefregiste, aty brenda ka patur disa njerëz që unë i kam dashur fort. Me kalimin e javëve filluan të rralloheshin shumë sepse secili bëhet egoist dhe shikon vetëm lojën e tij. Meqë po flasim për personazhin në fjalë, e kam theksuar dhe atje brenda disa herë, ‘të dua fort si njeri’, dhe për mua kjo është parësore: kalojmë mirë, qeshim, jemi vetëm brenda katër mureve, 24/7 dhe lidhja bëhet më intense.

Në rregull, por para se të jetë gjithçka, unë të dua fort si njeri. Po njësoj e vuaj dhe për një mikeshë apo mamin tim. Nuk ka të bëjë shumë me obsesionin dashuror, romantik kjo gjëja. Pavarësisht se këto gjërat rozë, dashuria, shesin.

Po nuk më frymëzonte gjë mi jo. Nuk është se më frymëzonte, më bënte për të qeshur, kaloja mirë. Rasti që je duke folur, ishte personazhi i duhur në vendin e duhur. Është lojë. Unë isha personazhi i gabuar në vendin e duhur.

Nuk preferoj të flas për asnjë person që nuk është ulur këtu me mua përpara kamerës. Çfarë ka ndodhur atje përpara kamerave, është një reality show i tillë që jeta jote është përpara kamerave. Në momentin që ato kamera fiken, jeta jote nuk është më para kamerave dhe nuk dua t’i jap akses askujt. Di të them që jam single.

U mbyll. Ka kohë. Absolutisht e pritshme. Më vjen keq që do i thyej zemrën disa njerëzve që i dua shumë fort por nuk duhet të jetoj më në deluzion. Ndoshta dhe unë për një periudhë aty brenda kam jetuar në delulu. Jam kënaqur, mirë kam qenë, pata një eksperiencë të bukur. Dua ta mbaj mend si një shok timin gjatë Big Brother-it.

The post Egli flet për Gjestin: Më vjen keq që do u thyej zemrën disa njerëzve, por ishte… appeared first on Albeu.com.

Xheneta largohet nga “E diell” pas ardhjes së Eglit? Zbulohet e vërteta

By: M C
21 September 2025 at 19:34

Prej disa ditësh në rrjet qarkulluan zëra se Xheneta Fetahu nuk do të ishte më pjesë e “E Diell”, pas një fotografie ku shfaqeshin disa nga moderatorët, mes tyre edhe Egli Tako.

Megjithatë, është konfirmuar se Xheneta do të rikthehet këtë sezon, duke e shoqëruar lajmin me një video në faqen zyrtare.

Sipas njoftimit, ajo do të vijë me energjinë dhe surprizat e saj, duke hedhur poshtë thashethemet për një largim nga spektakli i së dielës.

The post Xheneta largohet nga “E diell” pas ardhjes së Eglit? Zbulohet e vërteta appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Egli Tako ‘provokon’ nga Mali i Zi, ish-banorja ekspozon të p*smet me bikini!

By: D Marku
9 September 2025 at 19:43

Egli Tako, finalistja e “Big Brother Vip Albania 4”, vijon të mbetet një nga personazhet më të komentuar të momentit në skenën e showbizit shqiptar.

Gjatë kësaj vere, ajo ka qenë mjaft aktive nëpër evente dhe mbrëmje muzikore, duke tërhequr vëmendjen e publikut.

Edhe në rrjetet sociale, Egli nuk ka munguar, pasi ka ndarë vazhdimisht me ndjekësit momente nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, këngëtarja ka nisur pushimet në bregdetin e Malit të Zi, prej nga ku ka publikuar një foto mjaft provokuese, që menjëherë ka tërhequr vëmendjen e fansave.

The post FOTO/ Egli Tako ‘provokon’ nga Mali i Zi, ish-banorja ekspozon të p*smet me bikini! appeared first on Albeu.com.

I jepet fund spekulimeve, Kaderi sqaron raportin me Gjestin dhe Eglin

By: M C
31 August 2025 at 16:28

Pas ndarjes së Gjestit dhe Eglit, rrjeti u mbush me aludime se Kaderi mund të ketë qenë një nga arsyet e prishjes së çiftit. Ky thashethem ndezi kureshtjen e publikut, duke hapur një sërë diskutimesh online.

Megjithatë, për t’i dhënë fund spekulimeve, Kaderi ka zgjedhur të flasë hapur në një intervistë për emisionin Prive.

Ajo ka hedhur poshtë çdo aludim, duke theksuar se me Gjestin e lidh vetëm një marrëdhënie miqësore.

“Gjestin e konsideroj shok, nuk ka asnjë arsye që unë të ndërhyj në raportin e tij me Eglin,” tha Kaderi, ndërkohë që nuk i kurseu as fjalët e mira për ish-partneren e tij. Ajo e përshkroi Eglin si një vajzë shumë të bukur dhe të veçantë, duke lënë të kuptohet se nuk ekziston asgjë më shumë se respekt dhe miqësi në këtë histori.

Prej disa ditësh në rrjetet sociale është përfolur një lidhje e mundshme mes Gjestit dhe ish-banores së “Big Brother VIP Kosova”. Zërat u nxitën nga një koment i bërë publikisht, ku Gjesti i kishte lënë Kaderit një emoji çokollate, ndërsa ajo iu përgjigj me fjalën “jom”. Ky moment i shkurtër virtual u interpretua nga ndjekësit si një shenjë afrimiteti, aq më tepër kur u vu re se Kaderi ishte e vetmja banore e BBV që Gjesti ndiqte në Instagram.

Por, mesa duket mes tyre nuk ka asgje me shumë se një miqësi.

The post I jepet fund spekulimeve, Kaderi sqaron raportin me Gjestin dhe Eglin appeared first on Albeu.com.

Fifi reagon publikisht ndaj kërcënimeve që po merr nga fansat e Eglit

By: D Marku
21 August 2025 at 11:52

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi dhe finalistja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, i kanë prishur prej kohësh raportet mes tyre.

Fifi së fundmi ka reaguar publikisht ndaj një ndjekëseje që i kishte dërguar mesazhe fyese dhe banale në rrjete sociale, në lidhje me partnerin e saj, Eglin.
Në një postim në “Instagram Story”, ajo publikoi screenshot-in e bisedës, ku gjuhës së rëndë të ndjekëses iu përgjigj me ironi, duke e quajtur “klienti i radhës të një kompanie pelenash”.

Ky reagim i artistes vjen vetëm dy ditë pas raportimeve se marrëdhënia e saj me Eglin është krisur, pasi të dy kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami dhe duket se kanë ndërprerë çdo kontakt.

Me këtë postim, Fifi duket se ka dashur të japë një mesazh të qartë për ndjekësit e saj: pavarësisht çfarë mund të ndodhë në jetën e saj private, ajo nuk do të tolerojë gjuhën e urrejtjes dhe ofendimet në adresën e saj.

The post Fifi reagon publikisht ndaj kërcënimeve që po merr nga fansat e Eglit appeared first on Albeu.com.

Gjesti dhe Egli Tako akoma bashkë? Detaji që ngjalli dyshime

By: D Marku
19 August 2025 at 13:36

Gjesti dhe Egli Tako, dy prej emrave më të komentuar të Big Brother VIP Albania 4, kanë tërhequr shpesh vëmendjen e publikut me dinamikën e marrëdhënies së tyre.

Prej disa javësh qarkulluan thashetheme se ata mund të ishin ndarë, pasi u vu re se kishin hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, një veprim që për shumë fansa u interpretua si sinjal i një krize ose i një fundi të lidhjes.

Megjithatë, një detaj i fundit ka bërë që dyshimet të marrin një kthesë ndryshe.

Egli publikoi një fotografi nga makina, ku shihej dora e një mashkulli misterioz.

Vëmendjen e mori byzylyku që ai mbante, i cili është identik me atë që zakonisht mban Gjesti.

Ky detaj ka ngritur dyshime të forta se marrëdhënia e tyre nuk ka përfunduar, përkundrazi ata mund të jenë ende bashkë, por thjesht kanë zgjedhur ta mbajnë lidhjen më private.

Kjo ka ndezur sërish diskutime në rrjete sociale, megjithëse pritet të shihet në vazhdim.

The post Gjesti dhe Egli Tako akoma bashkë? Detaji që ngjalli dyshime appeared first on Albeu.com.

Egli Tako i kundërpërgjigjet Gjestit pas deklaratave për jetën private?

By: D Marku
19 August 2025 at 12:10

Reperi i njohur, Gjesti, ka bërë një reagim në ditën e sotme (e hënë), ku mes tjerash është ndalur edhe te jeta e tij private.

Ai ka komentuar për herë të parë lajmet pas ndarjes nga këngëtarja Egli Tako, duke theksuar se nuk dëshiron që aspektet personale të bëhen pjesë e publikut apo të komentohet për to.
Por pak më pas, duket se një reagim i tërthortë ka ardhur edhe nga vetë Egli.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4 ka publikuar një postim nga makina, ku shfaqet e buzëqeshur, duke shkruar: “Një fëmijë i lumtur”.

Ky mesazh ka bërë që shumë ndjekës ta interpretojnë si një lloj kundërpërgjigjeje ndaj deklaratës së Gjestit, duke lënë të kuptohet se artistja është e lumtur dhe e pa ndikuar nga ngjarjet e fundit.

Në rrjete sociale ka nisur menjëherë diskutimi nëse bëhet fjalë për një mesazh të koduar, apo thjesht një shprehje spontane e saj.

Megjithatë, fakti që kjo vjen në të njëjtën ditë me reagimin e Gjestit, ka bërë që të shihet si një lëvizje e menduar.

Ish-çifti ka qenë një ndër më të përfolurit gjatë kohës që ishin në BBVA 4.

The post Egli Tako i kundërpërgjigjet Gjestit pas deklaratave për jetën private? appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Kriset përfundimisht miqësia mes Eglit dhe Fifit?

By: D Marku
18 August 2025 at 13:43

Dukej se mes këngëtareve Fifi dhe Egli kishte një miqësi të sinqertë, por veprimet e fundit në rrjetet sociale kanë ngritur dyshime të forta për një krisje në raportin e tyre.

Të dyja artistet nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram, gjë që ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe ka nxitur diskutime në rrjete sociale.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre apo çfarë ka çuar në këtë vendim, por ndjekësit e dyshes kanë shprehur zhgënjimin dhe kritikën për ndarjen e papritur.


Kujtojmë se Fifi dhe Egli më parë sollën një bashkëpunim muzikor të suksesshëm, i cili u mirëprit nga publiku

The post FOTO/ Kriset përfundimisht miqësia mes Eglit dhe Fifit? appeared first on Albeu.com.

U pa në pushime me një mashkull misterioz, reagimi i Egli Takos

By: D Marku
13 August 2025 at 10:00

Egli Tako, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Ajo po i kalon pushimet verore në jug të Shqipërisë, konkretisht në një resort luksoz në Dhërmi.

Nga atje, në rrjet qarkulluan disa pamje ku Egli shihej e shoqëruar nga një mashkull misterioz, duke ngjallur menjëherë aludime se mund të bëhet fjalë për partnerin e saj të ri.

Për t’iu përgjigjur këtyre zërave, Egli ka bërë një reagim të terthorte.

Në InstaStory, ajo ka publikuar dy fotografi: në njërën shihet me një ‘emoji’ duke medituar, ndërsa në tjetrën shfaqet e buzëqeshur dhe e relaksuar.

Përmes këtyre postimeve, ajo ka dhënë mesazhin se është në paqe me veten dhe se po shijon çdo ndryshim që po ndodh në jetën e saj.

Duket se, pavarësisht thashethemeve, Egli po e përjeton këtë periudhë me qetësi dhe pozitivitet, duke u fokusuar tek momentet e bukura të verës.

The post U pa në pushime me një mashkull misterioz, reagimi i Egli Takos appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Duke shijuar pushimet nënritmet e muzikës, romancë e re për Egli Takon?

By: M C
12 August 2025 at 20:25

Gjatë pushimeve në jug të Shqipërisë, Egli Tako është parë në një festë buzë plazhit, ku një moment i shkurtër pranë një prej djemve të pranishëm ka mjaftuar për të ndezur rrjetin.

Pamjet, të publikuara nga të tjerë pjesëmarrës, tregojnë një afërsi të çastit mes tyre, që disa ndjekës e kanë interpretuar si shenjë romancë. Ky episod vjen vetëm pak ditë pasi ajo deklaroi publikisht se është beqare.

Nëse bëhet fjalë për një lidhje të re apo thjesht për një moment të rastësishëm, mbetet e paqartë. Pamjet kanë nxitur debat dhe hamendësime mes fansave.

The post FOTO/ Duke shijuar pushimet nënritmet e muzikës, romancë e re për Egli Takon? appeared first on Albeu.com.

❌
❌