❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 December 2025Main stream

TĂ« hedhĂ«sh “faturat” e EuropĂ«s; Potenciali i eksportit tĂ« shĂ«rbimeve tĂ« kontabilitetit

By: Mira Leka
26 December 2025 at 22:12

Shumë shoqëri audituese kanë filluar të ofrojnë shërbime kontabiliteti për sipërmarrje të huaja, kryesisht italiane. Një program i specializuar zhvillimi profesional dhe promovimi ndërkombëtar po vendos themelet që Shqipëria të bëhet ofrues rajonal i shërbimeve kontabël për tregjet e BE-së. Rezultatet e para tregojnë kapacitete të qëndrueshme teknike, interes real nga firmat vendase dhe ndikim të prekshëm ekonomik për eksport. Avantazhet e kompanive shqiptare dhe potenciali i një tregu që mund të ofrojë më shumë të ardhura për kontabilistët

 

Dy nga 18 tĂ« punĂ«suarit e shoqĂ«risĂ« “Public Accounting Service Union and Trust”, nĂ« TiranĂ« janĂ« tĂ« angazhuar gjithĂ« kohĂ«s me ofrimin e shĂ«rbimeve tĂ« kontabilitetit pĂ«r disa shoqĂ«ri italiane. PunĂ«t qĂ« ata kryejnĂ« janĂ« regjistrimi i faturave blerje e shitje, lĂ«vizjeve bankare, si dhe shĂ«rbime tĂ« tjera nĂ« bazĂ« tĂ« kĂ«rkesĂ«s nĂ« bashkĂ«punim me klientĂ«t.

“NĂ«se ke kontaktet e dukura, kĂ«rkesa nga kompanitĂ« italiane Ă«shtĂ« e lartĂ«â€, thotĂ« Ilda Duhanxhiu, partnere audituese nĂ« shoqĂ«rinĂ« “Public Accounting Service Union and Trust”, qĂ« ofron shĂ«rbime auditimi, kontabiliteti, konsulencĂ« tatimore dhe financiare.

Kostot më të lira në Shqipëri janë arsyeja kryesore që tërheq shoqëritë italiane. Për të njëjtën punë si në Itali, fatura në Shqipëri është të paktën 50% më e ulët.

KĂ«saj i shtohet dhe fleksibiliteti i shoqĂ«rive nĂ« ShqipĂ«ri, qĂ« nĂ«se marrin njĂ« punĂ« pĂ«rsipĂ«r e bĂ«jnĂ« brenda afatit tĂ« pĂ«rcaktuar, ndĂ«rsa nĂ« Itali ka kosto shtesĂ« dhe burokraci si paga e 13-tĂ«, lejet pĂ«r sĂ«mundje etj., tĂ« cilat zgjasin kohĂ«n e ofrimit tĂ« punĂ«s. “Stafi punon online, direkt nĂ« sistem, teksa pĂ«rparĂ«si Ă«shtĂ« njohja e gjuhĂ«s dhe eficienca e punĂ«s nĂ« hedhjen e faturave, deri dhe nĂ« analizimin e tyre”, thotĂ« znj. Duhanxhiu.

Arsyeja tjetër e kërkesës nga shoqëritë e huaja lidhet me mungesën e kontabilistëve në Europë. Ky është një profesion që po preferohet gjithnjë e më pak nga të rinjtë, që duan punë pa shumë angari e me fitim të lartë e të shpejtë.

“Public Accounting Service Union and Trust” po synon qĂ« ta zgjerojĂ« mĂ« tej kĂ«tĂ« shĂ«rbim, qĂ« do tĂ« thotĂ« shtim i numrit tĂ« tĂ« punĂ«suarve, si dhe diversifikim i tĂ« ardhurave tĂ« kompanisĂ«.

Por, znj. Duhanxhiu shton se ky shërbim nuk është pa probleme, pasi shoqëritë duhet të jenë shumë të kujdesshme me mbrojtjen e të dhënave dhe si rrjedhojë, gjetja e klientëve kërkon kontakte të besuara.

Edhe rënia e vazhdueshme e euros rrit indirekt kostot, që ndryshe parashikohen në fillim të vitit e ndryshe rezultojnë, kur monedha e përbashkët zhvlerësohet gjatë vitit, siç ka ndodhur rëndom vitet e fundit.

Sotiraq Dhamo, kryetar i Institutit të Kontabilistëve të Miratuar, thotë se ofrimi i shërbimeve të kontabilitetit jashtë vendit, ose eksportimi i tyre, është një mundësi e mirë për zhvillimin e sektorit, kualifikimin e stafeve të punës dhe forcimin e njohurive.

Megjithatë, sipas tij, ky shërbim përballet me sfida të shumta, që lidhet pikë së pari me njohuri të kufizuara në legjislacionin tatimor të vendit të huaj, si dhe përvoja e mangët.

Përmes projekteve të ndryshme, sidomos në tre vitet e fundit, janë zhvilluar programe të reja specializimi për rritjen e kapaciteteve të kontabilistëve në eksportin e shërbimeve.

Një program i specializuar zhvillimi profesional dhe promovimi ndërkombëtar po vendos themelet që Shqipëria të bëhet ofrues rajonal i shërbimeve kontabël për tregjet e BE-së. Rezultatet e para tregojnë kapacitete të qëndrueshme teknike, interes real nga firmat vendase dhe potencial të prekshëm ekonomik për eksport.

Në kuadër të mbështetjes së Qeverisë së Zvicrës përmes SECO dhe asistencës teknike të Bankës Botërore, Shqipëria ka ndërmarrë një seri veprimesh për të pozicionuar profesionin kontabël si një sektor me vlerë të lartë të shtuar dhe të orientuar drejt tregjeve ndërkombëtare.

Sipas informacioneve nga Ministria e Financave, në muajt e fundit, projekti ka prodhuar rezultate të matshme që sinjalizojnë se vendi ka potencial real të konkurrojë në ofrimin e shërbimeve kontabël, financiare dhe të përputhshmërisë për firma në Europë.

 

Modeli operacional i eksportit tĂ« shĂ«rbimeve kontabĂ«l – si funksionon nĂ« praktikĂ«

Eksporti i shërbimeve kontabël zakonisht nis me një ndarje të qartë të shërbimeve që ofrohen. Në fazën e parë, firmat hyjnë në treg përmes shërbimeve më standarde dhe rutinore, të ashtuquajturat shërbime me intensitet transaksional.

KĂ«tu pĂ«rfshihen pĂ«rpunimi i faturave pĂ«r t’u paguar dhe pĂ«r t’u arkĂ«tuar, administrimi i listĂ«-pagesave, rakordimi i llogarive bankare, pĂ«rpunimi i shpenzimeve tĂ« udhĂ«timit, mbajtja e librave kontabĂ«l dhe procedurat mujore ose vjetore tĂ« mbylljes financiare. KĂ«to shĂ«rbime janĂ« zakonisht pika mĂ« e lehtĂ« e hyrjes, pasi kĂ«rkojnĂ« procese tĂ« standardizuara dhe mund tĂ« shkallĂ«zohen relativisht shpejt.

Në një fazë të dytë, firmat kalojnë drejt shërbimeve me vlerë më të lartë të shtuar, që kërkojnë ekspertizë më të avancuar. Këtu përfshihen raportimi menaxherial, buxhetimi dhe parashikimi financiar, mbështetja financiare për projekte, raportimi rregullator dhe i përputhshmërisë, menaxhimi i likuiditetit dhe analizat financiare.

Këto shërbime kërkojnë staf më të kualifikuar, përvojë ndërkombëtare dhe shpesh certifikime profesionale, por edhe gjenerojnë marzhe më të larta dhe marrëdhënie më afatgjata me klientët.

MarrĂ«dhĂ«nia kontraktuale me klientĂ«t e huaj ndĂ«rtohet zakonisht mbi dy dokumente bazĂ«: njĂ« pĂ«rshkrim tĂ« detajuar tĂ« punĂ«s qĂ« do tĂ« kryhet (Statement of Work – SOW) dhe njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r nivelin e shĂ«rbimit (Service Level Agreement – SLA).

Dokumenti SOW përcakton qartë proceset që mbulohen, sa shpesh kryhen, çfarë rezultatesh dorëzohen dhe çfarë teknologjish apo sisteme përdoren, si p.sh. sistemet ERP ose harmonizimi i planeve të llogarive.

SLA-ja, nga ana tjetër, vendos tregues të matshëm performance, si koha e përpunimit të faturave, niveli i gabimeve ose koha e reagimit ndaj kërkesave, si dhe penalitete apo mekanizma korrigjimi në rast mosrespektimi. Përvoja ndërkombëtare tregon se kontratat me SLA të qarta rrisin ndjeshëm besueshmërinë e ofertës, pasi ulin rrezikun për blerësin dhe krijojnë transparencë në marrëdhënie.

Përpara lidhjes së kontratës, klientët ndërkombëtarë kryejnë zakonisht një proces verifikimi të thelluar, të njohur si due diligence.

Ky proces përfshin kontrollin e sistemeve të kontrollit të brendshëm, verifikimin e kualifikimeve të stafit, referencat profesionale, kapacitetet ligjore për ofrimin e shërbimit dhe politikat për mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë e informacionit.

Për firmat më të vogla, veçanërisht kur synojnë tregun e BE-së, është thelbësore të demonstrojnë në mënyrë konkrete aftësinë për të ofruar shërbimin.

Kjo bëhet përmes projekteve pilot, provave konceptuale (proof-of-concept), referencave nga kontrata ekzistuese, si dhe dokumentacionit të strukturuar, si manuale procesesh dhe ndarje të qarta të përgjegjësive. Këto elemente janë shpesh vendimtare për të fituar besimin e klientëve ndërkombëtarë dhe për të kaluar nga potenciali teorik në kontrata reale eksporti.

 

ÇfarĂ« modeli mund tĂ« ndjekĂ« ShqipĂ«ria?!

Përvoja e vendeve që kanë arritur të eksportojnë me sukses shërbime kontabël dhe financiare tregon se hyrja në tregjet ndërkombëtare nuk ndodh rastësisht, por përmes modeleve të provuara dhe të ndërtuara gradualisht.

Një nga modelet më të përhapura është ai i Qendrave të Shërbimeve të Përbashkëta ose Qendrave të Shërbimeve Kontabël dhe Financiare, të njohura si SSC ose AFSC. Këto janë struktura që ofrojnë shërbime për disa klientë ose për disa njësi të të njëjtit grup dhe krijojnë avantazhe të forta në shkallëzim, trajnim të përqendruar të stafit dhe eficiencë kostosh.

Në vende si Rumania, krijimi i këtyre qendrave në qytete si Cluj apo Bukuresht ka qenë një shtysë kryesore për zhvillimin e eksporteve të shërbimeve financiare dhe BPO, duke kontribuar në diversifikimin e ekonomisë dhe rritjen e eksporteve të shërbimeve me vlerë të shtuar.

Rumania përfaqëson një nga shembujt më domethënës në rajon. Qytete si Cluj dhe Bukuresht janë shndërruar në qendra rajonale për shërbime financiare dhe BPO falë një kombinimi faktorësh: disponueshmërisë së fuqisë punëtore të kualifikuar në financë dhe IT, kostove konkurruese dhe lidhjeve të forta mes universiteteve dhe industrisë.

Modeli rumun Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar mbi qendra tĂ« mĂ«dha SSC, bashkĂ«punim tĂ« strukturuar akademi–biznes dhe partneritete ndĂ«rkombĂ«tare, duke e bĂ«rĂ« atĂ« njĂ« referencĂ« tĂ« vlefshme pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, sidomos nĂ« fazĂ«n fillestare tĂ« zhvillimit tĂ« kĂ«tij sektori.

 

Modeli

Rumania përfaqëson një nga shembujt më domethënës në rajon. Qytete si Cluj dhe Bukuresht janë shndërruar në qendra rajonale për shërbime financiare dhe BPO falë një kombinimi faktorësh: disponueshmërisë së fuqisë punëtore të kualifikuar në financë dhe IT, kostove konkurruese dhe lidhjeve të forta mes universiteteve dhe industrisë.

 

Edhe Polonia dhe vendet baltike kanë ndërtuar me sukses oferta konkurruese në shërbimet financiare, duke kombinuar aftësitë në teknologji informative me njohuritë rregullatore dhe certifikimet profesionale.

Një nga mësimet kryesore nga këto vende është se ndërthurja e kontabilitetit me IT-në, përfshirë afërsinë me zhvillimin e softuerëve dhe automatizimin e proceseve, rrit ndjeshëm konkurrueshmërinë në tregjet ndërkombëtare.

Sipas Ministrisë së Financave, që është e angazhuar në projektin e SECO dhe asistencës teknike të Bankës Botërore, një avantazh specifik për Shqipërinë lidhet me modelin e nearshoring-ut të kombinuar me oferta të specializuara.

Afërsia gjeografike, përputhja e orareve të punës, lidhjet kulturore dhe gjuhësore, si dhe kostot konkurruese e bëjnë Shqipërinë një partner potencialisht tërheqës për tregje si Italia apo Greqia. Tregu ndërkombëtar shpesh favorizon zgjidhje që janë afër, fleksibile dhe më ekonomike sesa alternativat vendase, veçanërisht për shërbime të standardizuara ose të përsëritshme.

Një model tjetër i rëndësishëm është partneriteti me organizatat profesionale të kontabilitetit, të njohura si PAO. Marrëveshjet e bashkëpunimit me organizata të njohura ndërkombëtare, si ACCA, struktura të lidhura me AICPA ose organizata kombëtare homologe në vendet pritëse, rrisin ndjeshëm besueshmërinë e firmave shqiptare dhe lehtësojnë aksesin në rrjete profesionale dhe klientësh.

Ky model, sipas financave, është veçanërisht i rëndësishëm për firmat e vogla dhe të mesme, të cilat nuk kanë kapacitet të hyjnë drejtpërdrejt në kontrata të mëdha ndërkombëtare, por mund të pozicionohen përmes rrjeteve profesionale të konsoliduara.

 

Avantazhi

Një avantazh specifik për Shqipërinë lidhet me modelin e nearshoring-ut të kombinuar me oferta të specializuara. Afërsia gjeografike, përputhja e orareve të punës, lidhjet kulturore dhe gjuhësore, si dhe kostot konkurruese e bëjnë Shqipërinë një partner potencialisht tërheqës për tregje si Italia apo Greqia. Tregu ndërkombëtar shpesh favorizon zgjidhje që janë afër, fleksibile dhe më ekonomike sesa alternativat vendase, veçanërisht për shërbime të standardizuara ose të përsëritshme.

 

Përpara se të hyjnë në tendera apo negociata me klientë të huaj, firmat shqiptare duhet të jenë të përgatitura me dokumentacion të qartë që dëshmon kapacitetin dhe përvojën e tyre.

Kjo përfshin profile profesionale të stafit kyç, raste konkrete pune dhe referenca të verifikueshme.

Po aq e rëndësishme është edhe adresimi i çështjeve të sigurisë së të dhënave, përmes certifikimeve si ISO 27001, ose të paktën planeve të dokumentuara për arritjen e tyre, si dhe përgatitja e marrëveshjeve për përpunimin e të dhënave në përputhje me kërkesat e BE-së.

Nga ana teknologjike, përdorimi i mjeteve për automatizimin e proceseve, përpunimin e faturave dhe bashkëpunimin e sigurt me klientët është tashmë standard. Standardizimi i konfigurimeve kontabël dhe i sistemeve ERP ndihmon në përshpejtimin e integrimit të klientëve të rinj dhe ul kostot e tranzicionit.

Edhe modelet e çmimit luajnë rol të rëndësishëm në konkurrueshmëri, sqarojnë Financat. Në praktikë përdoren modele të ndryshme, nga tarifimi për transaksion, i përshtatshëm për shërbime si përpunimi i faturave, te tarifimi për staf të dedikuar ose modele të kombinuara me bazë fikse dhe komponentë variabël.

Përvoja e tregut tregon se klientët preferojnë gjithnjë e më shumë modele çmimi që lidhen drejtpërdrejt me vëllimin e punës dhe cilësinë e shërbimit të ofruar, duke e bërë transparencën dhe matshmërinë elemente kyç për suksesin afatgjatë.

Në këtë mënyrë, ndërtimi i një modeli të qëndrueshëm eksporti për shërbimet kontabël nuk është vetëm çështje kostoje, por kombinim i strukturës organizative, besueshmërisë profesionale, teknologjisë dhe një pozicionimi të qartë në tregjet ndërkombëtare.

 

Lexoni edhe:

Nga Gjermania në Mbretërinë e Bashkuar, tregjet me të cilat mund të punojnë kontabilistët shqiptarë

 

Sean Sweeney: Si mund ta kthejë Shqipëria kontabilitetin në eksport

 

The post TĂ« hedhĂ«sh “faturat” e EuropĂ«s; Potenciali i eksportit tĂ« shĂ«rbimeve tĂ« kontabilitetit appeared first on Revista Monitor.

Nga Gjermania në Mbretërinë e Bashkuar, tregjet me të cilat mund të punojnë kontabilistët shqiptarë

By: Mira Leka
26 December 2025 at 22:10

Në shumë raste, firmat shqiptare kanë tashmë përvojë reale me klientë ndërkombëtarë, kryesisht në fusha si përputhshmëria ligjore, kontabiliteti bazë, raportimi financiar dhe mbështetja administrative, duke treguar se eksporti i shërbimeve nuk është një ide teorike, por një praktikë që ka nisur të marrë formë.

 

Një vlerësim i detajuar i 168 profesionistëve dhe subjekteve të sektorit, kontabilistë individualë, firma të vogla dhe të mesme kontabël dhe auditues, nxori në pah një tablo më pozitive sesa perceptimi i zakonshëm për kapacitetet e Shqipërisë në eksportin e shërbimeve të kontabilitetit.

Analiza tregoi se njohuritë teknike të profesionistëve shqiptarë janë solide dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare, përfshirë IFRS, ISA dhe IPSAS, çka përbën një bazë të rëndësishme për ofrimin e shërbimeve jashtë vendit.

Analiza u bë në kuadër të një programi të specializuar zhvillimi profesional dhe promovimi ndërkombëtar, që synon që Shqipëria të bëhet ofrues rajonal i shërbimeve kontabël për tregjet e BE-së, një program i mbështetur nga Qeveria e Zvicrës përmes SECO dhe asistencës teknike të Bankës Botërore.

Një avantazh i dukshëm lidhet me njohjen e shumë gjuhëve. Anglishtja dhe italishtja rezultojnë gjuhët më të forta të përdorura nga profesionistët shqiptarë, duke e bërë sektorin veçanërisht të përshtatshëm për tregje si Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania.

Kjo aftësi gjuhësore, e kombinuar me kosto konkurruese dhe fleksibilitet organizativ, krijon kushte të favorshme për ofrimin e shërbimeve kontabël dhe financiare në distancë.

Nga vlerësimi rezultoi gjithashtu se interesi për ndërkombëtarizim është konkret. Një grup prej 36 subjektesh shprehu gatishmëri të menjëhershme për të eksportuar shërbime, ndërsa 74 të tjera u vlerësuan me potencial të lartë për të hyrë në tregjet e BE-së pas forcimit të kapaciteteve teknologjike dhe organizative.

Në shumë raste, firmat shqiptare kanë tashmë përvojë reale me klientë ndërkombëtarë, kryesisht në fusha si përputhshmëria ligjore, kontabiliteti bazë, raportimi financiar dhe mbështetja administrative, duke treguar se eksporti i shërbimeve nuk është një ide teorike, por një praktikë që ka nisur të marrë formë.

Këto gjetje, sipas financave, konfirmojnë se profesioni kontabël në Shqipëri, ndonëse i fragmentuar dhe i dominuar nga struktura të vogla, mbart disa avantazhe konkurruese thelbësore: cilësi teknike të qëndrueshme, kosto efektive, fleksibilitet operacional dhe stabilitet relativ të stafit.

“Nga pĂ«rvoja ime profesionale, Ă«shtĂ« thelbĂ«sore tĂ« jesh nĂ« gjendje tĂ« demonstrosh kapacitet dhe aftĂ«si konkrete, dhe kjo duhet tĂ« bĂ«het fillimisht nĂ« tregun vendas. Duhet tĂ« jesh nĂ« gjendje tĂ« provosh çfarĂ« bĂ«n.

Vetëm pasi kjo të jetë konsoliduar, duhet ndjekur një qasje e synuar, për shembull duke iu drejtuar institucioneve shumëpalëshe ose korporatave shumëkombëshe që kanë aktivitet në Shqipëri, aty ku ka kuptim që partnerët ndërkombëtarë të bashkëpunojnë me ty.

Prej andej ndërtohet më tej. Kjo ka qenë përvoja ime profesionale: është e mundur dhe, kur krijohen dy apo tre marrëdhënie dhe programe afatgjata, krijohet momentum.

Shpesh Ă«shtĂ« befasuese se sa shpejt pĂ«rshpejtohet rritja”, thotĂ« Sean Sweeney, ekspert irlandez, i angazhuar nĂ« zbatimin e projektit pĂ«r rritjen e kapacitetit tĂ« eksportit tĂ« shĂ«rbimeve tĂ« kontabilitetit nĂ« ShqipĂ«ri.

 

Boshllëqet kryesore: teknologjia, integrimi dhe siguria e të dhënave

Në të njëjtën kohë, vlerësimi evidentoi qartë edhe boshllëqet që duhet të adresohen për një hyrje të qëndrueshme në tregjet europiane.

Mungesat kryesore lidhen me nivelin e digjitalizimit, pĂ«rdorimin e platformave cloud dhe aftĂ«sinĂ« pĂ«r t’u integruar pa pengesa me sistemet e klientĂ«ve tĂ« huaj. Po ashtu, standardet e privatĂ«sisĂ« dhe sigurisĂ« sĂ« tĂ« dhĂ«nave, pĂ«rfshirĂ« pĂ«rputhjen me GDPR dhe certifikime si ISO 27001, mbeten njĂ« sfidĂ« pĂ«r njĂ« pjesĂ« tĂ« konsiderueshme tĂ« firmave.

Një tjetër element kritik është menaxhimi i kapaciteteve dhe i burimeve njerëzore, veçanërisht në kushtet kur kërkesat nga klientët ndërkombëtarë kërkojnë qëndrueshmëri, respektim të afateve dhe cilësi të njëtrajtshme shërbimi.

Marketingu ndërkombëtar dhe ndërtimi i besueshmërisë në tregje të reja janë gjithashtu fusha ku firmat shqiptare kanë nevojë për mbështetje dhe orientim strategjik.

Për të adresuar këto boshllëqe, projekti ndërmori një seri trajnimesh të specializuara, që përfshinë automatizimin e proceseve, analitikën financiare, përdorimin e mjeteve teknologjike, si dhe zhvillimin e aftësive të buta, të tilla si komunikimi me klientë ndërkombëtarë, menaxhimi i projekteve dhe negociatat profesionale.

Qëllimi ishte jo vetëm përmirësimi teknik, por edhe përgatitja e firmave për të operuar sipas standardeve dhe pritshmërive të tregjeve të BE-së.

 

Marketing dhe pozicionim ndërkombëtar: një qasje e strukturuar drejt tregjeve të BE-së

Bazuar në analizën e tregut dhe në kapacitetet ekzistuese, u identifikuan disa tregje prioritare për eksportin e shërbimeve kontabël shqiptare.

Italia shihet si tregu më natyror për shkak të afërsisë gjeografike, lidhjeve gjuhësore dhe kërkesës së lartë për shërbime mbështetëse.

Mbretëria e Bashkuar paraqet një treg të pjekur për outsourcing dhe shërbime të specializuara, ndërsa Gjermania ofron mundësi konkrete për shkak të mungesës së fuqisë punëtore dhe nevojës për shërbime back-office. Edhe Franca po shfaq rritje të kërkesës për shërbime të standardizuara dhe me kosto efektive.

Plani i marketingut parashikon një qasje graduale dhe realiste: forcim të kapaciteteve brenda vendit, ndërtim të rrjeteve të partneritetit në BE, pjesëmarrje të synuar në aktivitete dhe evente ndërkombëtare, si dhe krijimin e një identiteti profesional të unifikuar për shërbimet kontabël shqiptare.

Kjo qasje synon ta pozicionojë Shqipërinë jo si një ofrues të rastësishëm, por si një partner të besueshëm dhe konkurrues në tregjet europiane të shërbimeve profesionale.

 

Lexoni edhe:

TĂ« hedhĂ«sh “faturat” e EuropĂ«s; Potenciali i eksportit tĂ« shĂ«rbimeve tĂ« kontabilitetit

The post Nga Gjermania në Mbretërinë e Bashkuar, tregjet me të cilat mund të punojnë kontabilistët shqiptarë appeared first on Revista Monitor.

Si mund ta kthejë Shqipëria kontabilitetin në eksport

By: Mira Leka
26 December 2025 at 22:08

Intervistë me Sean Sweeney, ekspert irlandez, i angazhuar në rritjen e kapacitetit të eksportit të shërbimeve të kontabilitetit në Shqipëri

 

Eksporti i shërbimeve të kontabilitetit po shfaqet si një nga mundësitë më premtuese për të diversifikuar ekonominë shqiptare dhe për ta orientuar atë drejt aktiviteteve me vlerë të lartë të shtuar.

Me një fuqi punëtore relativisht të re, kosto konkurruese, njohuri të mira të gjuhëve të huaja dhe një profesion kontabël gjithnjë e më të përafruar me standardet ndërkombëtare, Shqipëria ka potencial real për të hyrë në zinxhirët europianë të shërbimeve financiare dhe të raportimit.

Por ky potencial nuk shndërrohet automatikisht në eksport: ai kërkon modele të qarta biznesi, besueshmëri institucionale, prova konkrete kapacitetesh dhe një strategji të mirëfilltë për hyrjen në tregjet e BE-së.

Në këtë intervistë për Monitor, Sean Sweeney, ekspert irlandez me përvojë në ndërtimin e qendrave ndërkombëtare të shërbimeve financiare dhe i angazhuar në projektin për rritjen e kapacitetit të eksportit të shërbimeve të kontabilitetit në Shqipëri, shpjegon se cilat modele funksionojnë më mirë, çfarë mësimesh mund të nxirren nga vendet e Europës Qendrore dhe Lindore dhe cilat janë hapat konkretë që Shqipëria duhet të ndërmarrë për ta kthyer kontabilitetin nga një profesion vendas në një sektor eksportues konkurrues.

 

Bazuar në vlerësimin tuaj, cili model ka më shumë potencial për Shqipërinë për ofrimin e shërbimeve të kontabilitetit jashtë vendit dhe pse?

Sa i përket modelit të biznesit, këto qasje nuk janë domosdoshmërisht përjashtuese.

PĂ«r shembull, teorikisht, mund tĂ« ndĂ«rtohet njĂ« partneritet me njĂ« organizatĂ« profesionale kontabiliteti (Professional Accountancy Organisation – PAO) kyçe nĂ« ShqipĂ«ri, e fokusuar nĂ« trajnime mbi IFRS ose nĂ« pĂ«rgatitjen e pasqyrave financiare sipas IFRS, tĂ« synuara pĂ«r kompani italiane apo praktika kontabiliteti dhe auditimi nĂ« Itali.

Mendoj se, pĂ«r tĂ« nisur, duhet ta riformulojmĂ« pak pyetjen dhe tĂ« pyesim fillimisht: cilat janĂ« kapacitetet tona nĂ« ShqipĂ«ri? ÇfarĂ« dimĂ« tĂ« bĂ«jmĂ«? Ku jemi tĂ« fortĂ« dhe ku jemi mĂ« pak tĂ« fortĂ«? NĂ« cilĂ«t sektorĂ« kemi avantazhe, si p.sh. miniera, bujqĂ«sia, turizmi etj.?

NĂ«se kemi “avantazhe konkurruese unike”, cilat janĂ« ato? Cilat janĂ« tregjet pĂ«r shĂ«rbimet qĂ« ofrojmĂ«? Si mund tĂ« hyjmĂ« nĂ« kĂ«to tregje dhe çfarĂ« na nevojitet pĂ«r t’i aksesuar? Cilat tregje janĂ« mĂ« tĂ« lehta pĂ«r ne?

Nga përvoja ime profesionale, është thelbësore të jesh në gjendje të demonstrosh kapacitet dhe aftësi konkrete, dhe kjo duhet të bëhet fillimisht në tregun vendas. Duhet të jesh në gjendje të provosh çfarë bën.

Vetëm pasi kjo të jetë konsoliduar, duhet ndjekur një qasje e synuar, për shembull duke iu drejtuar institucioneve shumëpalëshe ose korporatave shumëkombëshe që kanë aktivitet në Shqipëri, aty ku ka kuptim që partnerët ndërkombëtarë të bashkëpunojnë me ty.

Prej andej ndërtohet më tej. Kjo ka qenë përvoja ime profesionale: është e mundur dhe, kur krijohen dy apo tre marrëdhënie dhe programe afatgjata, krijohet momentum. Shpesh është befasuese se sa shpejt përshpejtohet rritja.

BesueshmĂ«ria Ă«shtĂ« thelbĂ«sore, dhe kĂ«tu hyn nĂ« lojĂ« roli i PAO-ve, pĂ«rmes njohjes sĂ« tyre nga Federata NdĂ«rkombĂ«tare e KontabilistĂ«ve (International Federation of Accountants – IFAC), pĂ«rputhshmĂ«risĂ« me SMO-tĂ« dhe njohjes ndĂ«rkombĂ«tare.

Kjo krijon besueshmëri dhe lehtëson aksesin në treg në kushte të barabarta. Marrëveshjet e njohjes reciproke midis PAO-ve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare ndihmojnë gjithashtu në njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve dhe standardeve, me kufizimet e zakonshme që lidhen me legjislacionin kombëtar dhe taksimin.

Qasja e Modelit të Qendrës së Shërbimeve të Përbashkëta për menaxhimin e operacioneve financiare të një kompanie (SSC/Hub) është e dobishme sepse demonstron kapacitet, por duhet të jetë reale, e mbështetur nga struktura, sisteme dhe procese që garantojnë funksionimin operativ.

E kuptoj ndjeshmĂ«rinĂ« qĂ« lidhet me pavarĂ«sinĂ« e PAO-ve, por organizata tĂ« tjera profesionale ndĂ«rkombĂ«tare, si Instituti i Certifikuar i Financave Publike dhe Kontabilitetit (CIPFA – Chartered Institute of Public Finance and Accountancy), kanĂ« arritur tĂ« menaxhojnĂ« çështjet e qeverisjes pĂ«rmes strukturave tĂ« mbajtura ose nĂ« distancĂ« (“arm’s length”), tĂ« cilat mbĂ«shtesin tĂ« ardhurat e nevojshme pĂ«r rritjen dhe ruajtjen e standardeve arsimore dhe tĂ« cilĂ«sisĂ«. Pra, kjo Ă«shtĂ« e mundur.

 

Si krahasohet mjedisi i tregut në Shqipëri me vendet e tjera të Europës Qendrore dhe Lindore që kanë pasur sukses në eksportin e shërbimeve kontabël (p.sh. Rumania, Polonia, vendet baltike)?

Nuk ka dyshim që disa vende të tjera të EQL-së janë më përpara në këtë drejtim. Nga përvoja ime personale, e di se si një kompani shumëkombëshe si Bombardier ka shkëputur disa procese të menaxhimit financiar dhe i ka shpërndarë ato në vende të ndryshme, përfshirë Cluj-in në veriperëndim të Rumanisë.

Duke e marrĂ« Cluj-in si pikĂ« reference, nĂ«nsektorĂ«t dominues tĂ« sektorit privat atje janĂ« ata tĂ« lidhur me flukset globale, si outsourcing dhe offshoring. NĂ« periudhĂ«n 2008–2018, numri i tĂ« punĂ«suarve nĂ« kĂ«ta sektorĂ« u rrit katĂ«rfish.

Një sfidë për Cluj-in në vijim, dhe domethënëse edhe për këtë diskutim, është ndikimi i teknologjive në zhvillim dhe i Inteligjencës Artificiale.

NĂ« njĂ«farĂ« mĂ«nyre, fakti qĂ« ShqipĂ«ria po e nis kĂ«tĂ« rrugĂ«tim tani mund t’i japĂ« asaj disa avantazhe, pasi krijohet mundĂ«sia pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar struktura tĂ« reja tĂ« bazuara nĂ« teknologjitĂ« emergjente, pa varĂ«sinĂ« nga sistemet e vjetra tĂ« integruara nĂ« korporata.

 

Cilët janë faktorët kritikë të suksesit që një model biznesi të funksionojë në Shqipëri?

Faktorët kritikë të suksesit, jo vetëm për Shqipërinë, janë një ofertë shërbimi e qartë, prova konkrete e kapacitetit dhe aftësive, si dhe konsistencë, besueshmëri dhe kontroll i cilësisë së ofrimit të shërbimit.

KĂ«to elemente ndĂ«rtojnĂ« besimin e vazhdueshĂ«m tĂ« klientĂ«ve. DomosdoshmĂ«risht, kjo mbĂ«shtetet nga teknologjia, siguria e tĂ« dhĂ«nave dhe komunikimi i fortĂ«. Biznesi duhet tĂ« ketĂ« edhe njĂ« identitet tĂ« qartĂ« (“personality”), qĂ« u lejon klientĂ«ve ta lidhin atĂ« me perceptime pozitive. Marketingu dhe rritja vijnĂ« vetĂ«m pasi kĂ«to baza tĂ« jenĂ« vendosur.

NĂ« kontekstin e outsourcing-ut ndĂ«rkombĂ«tar, Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« theksohen aspektet pozitive tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe ndikimi i tyre nĂ« modelin e biznesit: popullsi e re, rĂ«ndĂ«si shoqĂ«rore e arsimit, zhvillimi dhe pjekuria e PAO-ve, pĂ«rparimet nĂ« raportimin financiar tĂ« korporatave dhe reformat nĂ« financat publike, forcĂ« punĂ«tore fleksibile, inovative dhe e orientuar drejt karrierĂ«s, ekspertizĂ« sektoriale, ekonomi e hapur dhe lehtĂ«si lidhjesh. Gjithashtu, ShqipĂ«ria njihet pĂ«r mikpritjen, klimĂ«n e mirĂ« dhe peizazhin e bukur – elemente qĂ« ndihmojnĂ«.

 

Cilat lloje shërbimesh (intensive në transaksione apo intensive në njohuri) janë më të realizueshme për firmat shqiptare në afat të shkurtër?

NĂ« praktikĂ«, fillon me atĂ« qĂ« klientĂ«t tĂ« kĂ«rkojnĂ« tĂ« bĂ«sh – kjo nuk Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rgjigje cinike. Thjesht ndodh qĂ« ndonjĂ«herĂ« duhet tĂ« reagosh dhe tĂ« marrĂ«sh pĂ«rsipĂ«r punĂ« qĂ« nuk i kishe parashikuar, gjĂ« qĂ« kĂ«rkon guxim dhe marrje risku.

Mund tĂ« jetĂ« analizĂ« forensike financiare, due diligence apo punĂ« mbi IFRS 16. Mendoj se Ă«shtĂ« mirĂ« tĂ« mos thuhet “jo”.

Duke thënë këtë, shërbimet intensive në transaksione janë të përshtatshme për fillim, për sa kohë që janë relativisht afatgjata dhe i lejojnë biznesit të ndërtojë masë kritike dhe rrugë karriere organike për stafin.

 

Cilat tregje të BE-së paraqesin kërkesën më të fortë dhe barrierat më të ulëta të hyrjes për ofruesit shqiptarë të shërbimeve kontabël?

Faktorët natyrorë si gjuha dhe afërsia gjeografike janë të rëndësishëm. Afërsia fizike me Italinë dhe Greqinë ka peshë. Ka gjithashtu marrëdhënie historike të forta me Gjermaninë, për shkak të migrimit për punë apo studime.

Por kjo Ă«shtĂ« shumĂ«dimensionale: marrĂ«dhĂ«niet midis PAO-ve shqiptare dhe atyre tĂ« vendeve tĂ« BE-sĂ«, marrĂ«dhĂ«niet me kompani qĂ« kanĂ« seli nĂ« vende tĂ« caktuara, marrĂ«dhĂ«niet me Komisionin Europian nĂ« Bruksel – tĂ« gjitha janĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme.

Po aq e rëndësishme është oferta që zhvillohet në Shqipëri dhe mënyra se si ajo promovohet, në aspekt të kapacitetit, kostos dhe shërbimit ndaj klientit.

Një pjesë e këtij procesi do të jetë hartimi i një plani fleksibël dhe jo të kufizuar ndaj vendeve specifike të BE-së, Mbretërisë së Bashkuar apo Zvicrës. A do të ketë një qendër të posaçme të shërbimeve financiare ndërkombëtare, siç nisi Irlanda dikur?

 

Si ndikon afërsia (avantazhi i nearshoring) në konkurrueshmërinë e Shqipërisë, veçanërisht ndaj Italisë dhe Gjermanisë?

Psikologjikisht ndihmon, por klientët ndërkombëtarë do të jenë pragmatikë. Ata do të fokusohen te siguria e të dhënave, saktësia e lartë, siguria në dorëzim, prova konkrete të kapacitetit dhe, sigurisht, komunikimi i fortë dhe aftësitë gjuhësore në gjuhët e tyre.

 

Cilat kompetenca dhe certifikime (IFRS, ISA, ISO 27001, përputhshmëria me GDPR) janë më kritike për hyrjen në treg?

TĂ« gjitha janĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, por do tĂ« theksoja veçanĂ«risht rĂ«ndĂ«sinĂ« ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« sigurisĂ« sĂ« tĂ« dhĂ«nave, GDPR dhe ISO 27001. KlientĂ«t e ardhshĂ«m do t’i testojnĂ« seriozisht kĂ«to aspekte dhe do tĂ« presin kryerjen e DPIA-ve tĂ« forta (Data Protection Impact Assessments).

 

ÇfarĂ« boshllĂ«qesh ekzistojnĂ« nĂ« fuqinĂ« punĂ«tore kontabĂ«l nĂ« ShqipĂ«ri dhe si mund tĂ« adresohen ato nĂ« mĂ«nyrĂ« efikase?

Mendoj se çështja kryesore lidhet me kapacitetin fillestar dhe numrin e madh të organizatave shumë të vogla në sektor.

Kur fillova ta shqyrtoja këtë çështje në Shqipëri, mendova se mund të nevojitej një qasje inovative, duke kombinuar kapacitetin dhe aftësitë në një model Hub nën kujdesin e një PAO-je, por sigurisht mund të ketë edhe modele të tjera.

 

Cili është përfitimi potencial ekonomik për Shqipërinë nga një model i suksesshëm i eksportit të shërbimeve kontabël (punësim, të ardhura, mbajtje talentesh)?

Po e them me një fjalë, ndikimi është shumë i madh:

Në jetën time profesionale, Qendra Ndërkombëtare e Shërbimeve Financiare në Irlandë ka qenë transformuese për ndërtimin e kapaciteteve dhe ekspertizës bazë në shërbimet financiare.

Një studim i vitit 2015 identifikoi 400 kompani, me mbi 35,000 të punësuar, që administronin më shumë se 3.2 trilionë euro fonde, duke gjeneruar rreth 2 miliardë euro taksa dhe 2.3 miliardë euro paga dhe shpërblime.

 

Lexoni edhe:

TĂ« hedhĂ«sh “faturat” e EuropĂ«s; Potenciali i eksportit tĂ« shĂ«rbimeve tĂ« kontabilitetit

 

The post Si mund ta kthejë Shqipëria kontabilitetin në eksport appeared first on Revista Monitor.

Frenimi i mikrofinancës, pas shtrëngimit nga Banka e Shqipërisë

By: Mira Leka
26 December 2025 at 22:06

Në fillim të këtij viti, hyri në fuqi paketa e Bankës së Shqipërisë, që synonte të mbronte konsumatorët, kryesisht në raport me produktet e mikrofinancës. Në fund të vitit të parë të aplikimit të këtyre masave, përfaqësuesit e institucioneve të sektorit shprehen se, megjithëse huadhënia ka vazhduar rritjen, masat e reja kanë dhënë ndikim të dukshëm në uljen e shkallës së miratimit të kredive dhe në uljen e përfitueshmërisë së aktorëve të tregut.

 

Ersuin Shehu

Në fillim të 2025-s, nisi aplikimi i asaj që u quajt paketa e mbrojtjes konsumatore të publikut, veçanërisht në raport me produktet e mikrofinancës.

Banka e Shqipërisë miratoi disa masa që synonin të forconin kriteret e kreditimit nga institucionet mikrofinanciare, të shtonin transparencën e këtyre produkteve, por njëkohësisht edhe uli çmimin maksimal të lejuar të huave të vogla konsumatore.

Rregullorja vendosi një vlerë tavan të kësteve të kredisë në raport me të ardhurat mujore neto të huamarrësve. Vlera e raportit të shërbimit të borxhit për kreditë e dhëna nga mikrofinanca nuk duhet të tejkalojë kufirin prej 60%. Gjithashtu, një institucion financiar jobankë nuk lejohet të japë në të njëjtën kohë më shumë se dy kredi konsumatore për të njëjtin huamarrës.

Rregullat e vendosura përcaktojnë se institucioni financiar, përpara se të lidhë një kontratë kredie dhe gjatë procesit të monitorimit të kredisë në kohëzgjatjen e saj, duhet të vlerësojë aftësinë paguese dhe profilin e rrezikut të kredimarrësit, bazuar në të dhëna të mjaftueshme, të sakta dhe të përditësuara.

Institucioni financiar duhet të sigurojë të dhëna dhe informacione të nevojshme të ofruara nga vetë kredimarrësi dhe nga burime të tjera të arsyeshme të brendshme ose të jashtme të subjektit, që mund të ndikojnë aftësinë paguese të kredimarrësit, në veçanti qëndrueshmërinë e të ardhurave, historikun e pagesave, probabilitetin e ndryshimit të të ardhurave (rritjen ose rënien), si dhe të gjitha detyrimet e tjera financiare.

Në veçanti, subjekti duhet të kryejë verifikime të arsyeshme dhe të ndërmarrë hapa të nevojshëm për të verifikuar informacionin në lidhje me burimin e aftësisë paguese, në rastet e

kredimarrësve që janë të vetëpunësuar ose kanë të ardhura sezonale ose të ardhura të

tjera të parregullta. Huadhënësi duhet gjithashtu të shmangë nxitjen e vështirësive të panevojshme financiare dhe të krijimit të situatës së mbiborxhit të kredimarrësit.

Banka e Shqipërisë vendosi edhe uljen e normës maksimale efektive të interesit (NEI maksimal) për kreditë konsumatore më të vogla se 200 mijë lekë. Ky tregues ndërtohet si mesatare e normës efektive të interesit për secilin produkt dhe interval, e shtuar me një të tretën.

Sipas ndryshimeve tĂ« miratuara nga Banka e ShqipĂ«risĂ« nĂ« rregulloren “PĂ«r kredinĂ« konsumatore dhe kredinĂ« hipotekore”, norma maksimale e interesit (NEI maksimal) pĂ«r kreditĂ« konsumatore deri nĂ« vlerĂ«n e 200 mijĂ« lekĂ«ve do tĂ« jetĂ« sa mesatarja e thjeshtĂ« e normĂ«s efektive tĂ« interesit pĂ«r kredinĂ« e dhĂ«nĂ«, pa u shtuar me njĂ« tĂ« tretĂ«n.

Pjesë e ndryshimeve në rregullore ishte edhe shtimi i detyrimit për kryerjen e pagesës nga ana e konsumatorit të komisioneve të aplikuara nga subjektet në momentin e dhënies së kredisë konsumatore, duke mos lejuar shpërndarjen e këtyre kostove gjatë jetëgjatësisë së kredisë.

Për kreditë e institucioneve financiare jobanka ishte tipike aplikimi i komisioneve shumë të larta të administrimit apo disbursimit të kredisë. Në shumicën e rasteve, madje, efektin kryesor në interesin efektiv të kredisë nuk e jep interesi nominal, por pikërisht komisionet e aplikuara.

 

AMA: Rregullat e reja kanë ngadalësuar kreditimin

Brunilda Isaj, sekretare e shoqatĂ«s “Mikrofinanca Shqiptare”, shprehet pĂ«r “Monitor” se paketa e re rregullatore e BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« ka ushtruar ndikim tĂ« dukshĂ«m dhe shumĂ«planĂ«sh nĂ« funksionimin e institucioneve mikrofinanciare.

Sipas saj, një nga efektet kryesore pozitive është përforcimi i standardeve të menaxhimit të rrezikut. Rregullorja kërkon analiza më të detajuara të aftësisë paguese, verifikim më rigoroz të burimeve të të ardhurave dhe dokumentim më të strukturuar. Këto kërkesa, ndonëse rrisin kompleksitetin operativ, synojnë të krijojnë një treg më të disiplinuar, të reduktojnë ekspozimet e panevojshme dhe të forcojnë mbrojtjen e klientëve më vulnerabël nga mbingarkesa me borxh.

“MegjithatĂ«, ky pĂ«rmirĂ«sim i standardeve ka ardhur me njĂ« kosto tĂ« lartĂ« operative. Institucionet qĂ« shĂ«rbejnĂ« klientĂ« me tĂ« ardhura informale ose tĂ« vĂ«shtira pĂ«r t’u dokumentuar po hasin sfida tĂ« shtuara.

Procesi i kreditimit është zgjeruar jo vetëm në kohë, por edhe në volum pune: kërkohen më shumë takime, verifikime shtesë, dhe materiale dokumentare që klientët në zonat rurale ose segmente të ulëta të të ardhurave shpesh nuk i disponojnë.

PĂ«r pasojĂ«, Ă«shtĂ« shtuar pakĂ«naqĂ«sia e klientĂ«ve dhe rritur perceptimi se marrja e njĂ« kredie Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« mĂ« e komplikuar se mĂ« parĂ«â€, thotĂ« znj. Isaj.

Sipas saj, ndikimi i rregullave të reja në ngadalësimin e kreditimit dhe ngushtimin e bazës së klientëve është i prekshëm dhe i matshëm.

Ajo thekson se, ndërsa pjesa më e madhe e kërkesave të reja synon një funksionim më të shëndetshëm të tregut, disa prej tyre kanë rezultuar më kufizuese sesa pritej.

Në veçanti, detyrimet për dokumentimin formal të të ardhurave, analizën e detajuar të shpenzimeve familjare dhe procedurat e reja të verifikimit kanë bërë që një grup i rëndësishëm klientësh tradicionalë të sektorit të mos plotësojnë më kriteret.

“Kjo ka prodhuar dy efekte kryesore: ulje tĂ« numrit tĂ« aplikimeve tĂ« kualifikuara pĂ«r kredi dhe rritje tĂ« rrezikut tĂ« rikthimit tĂ« klientĂ«ve drejt huamarrjes informale, e cila Ă«shtĂ« mĂ« e shtrenjtĂ« dhe mĂ« pak e sigurt. Si rezultat, volumi i kreditimit ka rĂ«nĂ« nĂ« nivele qĂ« nuk janĂ« tipike pĂ«r kĂ«tĂ« industri, e cila historikisht Ă«shtĂ« karakterizuar nga rritje e shpejtĂ« dhe qarkullim i lartĂ«â€, – thotĂ« ajo.

Edhe Akan Ajdini, drejtor i pĂ«rgjithshĂ«m i IuteCredit, thotĂ« pĂ«r “Monitor” se masat rregullatore tĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« kanĂ« dhĂ«nĂ« ndikim nĂ« shkallĂ«n e miratimit tĂ« kredive nga institucionet e mikrofinancĂ«s.

“Paketa e re rregullatore na ka ndikuar nĂ« normĂ«n e miratimit tĂ« kredive. Sot miratohen mĂ« pak kredi nga totali i aplikimeve. Ne vlerĂ«sojmĂ« se ky tregues ka rĂ«nĂ« me afĂ«rsisht 20% krahasuar me vitin e kaluar, para miratimit tĂ« paketĂ«s rregullatore tĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«. VlerĂ«sojmĂ« se aktualisht shkalla e miratimit tĂ« kredive Ă«shtĂ« nĂ« nivelin 52-53%.

Megjithatë, norma e aprovimit ndryshon në varësi të segmentit të produktit. Nëse promovojmë kredinë me këste në dyqane, që ka një klientelë më cilësore, aty norma e aprovimit është më e lartë, aty norma e aplikimit mund të jetë edhe më e lartë se 70%.

Nëse flasim për kredinë në para cash, në popullsinë e gjerë, që mund të ketë të ardhura më të ulëta dhe kredi të tjera, shkalla e miratimit është më e ulët.

Në veçanti, te moshat e reja, rreziku vlerësohet më i lartë dhe shkalla e miratimit të kredive është më e ulët. Kredia në cash në përgjithësi ka më shumë rrezik se kredia për blerjen e produkteve.

Ndikim ka dhënë sigurisht edhe kufizimi për në numrin e kredive deri në dy, që për mendimin tonë është një kufizim i pakuptimtë, sepse kjo është një gjë që rregullohet nga raporti DSTI (i borxhit ndaj të ardhurave).

Gjithsesi, duhet tĂ« sqarojmĂ« se shumĂ« pak klientĂ« kanĂ« kredi paralele. VetĂ«m 5% e klientĂ«ve tanĂ« kanĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« kredi”, thotĂ« z. Ajdini.

 

 

Masat e reja kanë ulur përfitueshmërinë

Analizat e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare tregojnë se përfitueshmëria e institucioneve mikrofinanciare është goditur në dy drejtime kryesore.

Së pari, kostot operative janë rritur për shkak të nevojës për më shumë staf të përputhshmërisë, investime në trajnime, sisteme raportimi dhe teknologji mbështetëse. Implementimi i kërkesave të reja kërkon kohë dhe burime, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në strukturën e shpenzimeve.

Së dyti, ulja e volumit të kredive ka çuar në reduktimin e të ardhurave nga interesat, burimi kryesor i fitimit për këtë sektor. Kombinuar me rritjen e kostove, marzhet e fitimit janë ngushtuar.

Megjithatë, znj. Isaj shprehet se në horizontin afatgjatë priten efekte pozitive.

“NĂ«se rregulloret e reja arrijnĂ« tĂ« pĂ«rmirĂ«sojnĂ« cilĂ«sinĂ« e portofolit, tĂ« reduktojnĂ« normĂ«n e kredive me probleme (NPL) dhe tĂ« forcojnĂ« disiplinĂ«n e kreditimit, 12–24 muajt e ardhshĂ«m mund tĂ« shĂ«nojnĂ« stabilizim gradual tĂ« pĂ«rfitueshmĂ«risĂ« dhe njĂ« ulje tĂ« rrezikut operacional”, thotĂ« znj. Isaj.

Sipas saj, ndryshimet rregullatore po detyrojnë institucionet mikrofinanciare të riformulojnë qasjen e tyre strategjike.

“Fokusi Ă«shtĂ« zhvendosur qartĂ« nga rritja e volumit tĂ« kredive drejt cilĂ«sisĂ« sĂ« portofolit dhe menaxhimit tĂ« kujdesshĂ«m tĂ« riskut. Segmentet e klientĂ«ve po rivlerĂ«sohen: institucionet po pĂ«rqendrohen mĂ« shumĂ« te klientĂ«t me tĂ« ardhura tĂ« qĂ«ndrueshme ose me histori mĂ« tĂ« mirĂ« pagese, duke ulur ekspozimin ndaj segmenteve mĂ« tĂ« paformalizuara.

Gjithashtu, roli i edukimit financiar po merr rëndësi të re. Institucionet po investojnë në programe që synojnë rritjen e aftësive të klientëve për të menaxhuar financat personale dhe për të kuptuar më mirë procesin e kreditimit.

Disa po eksplorojnë partneritete me kompani fintech për të integruar instrumente analitike më të avancuara dhe për të ulur kostot e pajtueshmërisë.

NĂ« tĂ«rĂ«si, rregulloret kanĂ« funksionuar si katalizator pĂ«r njĂ« transformim mĂ« konservator, mĂ« tĂ« matur dhe mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m, duke orientuar industrinĂ« drejt njĂ« modeli mĂ« tĂ« fortĂ« dhe mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m nĂ« afatgjatĂ«â€, – thotĂ« ajo.

Akan Ajdini, drejtor i përgjithshëm i Iute Credit, thotë se masat e vendosura nga Banka e Shqipërisë i kanë ndikuar institucionet e mikrofinancës në kuptimin e fitimit të munguar. Sipas tij, volumet e kreditimit krahasuar me vitin e kaluar janë 20% më të larta, por rritja do të kishte qenë më e madhe, në mungesë të masave të Bankës së Shqipërisë.

“Ne kemi vazhduar tĂ« rritemi, por do tĂ« rriteshim mĂ« shumĂ«, nĂ«se nuk do tĂ« kishim kĂ«to kufizime. Por, fitimet janĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«ta krahasuar me vitin e kaluar, pĂ«r shkak tĂ« uljes sĂ« normave tĂ« interesit. Aktualisht, marzhet tona tĂ« fitimit kanĂ« rĂ«nĂ« nĂ« rreth 16%.

NĂ« tĂ«rĂ«si, aktiviteti ynĂ« Ă«shtĂ« pozitiv, sepse kĂ«rkesa Ă«shtĂ« nĂ« rritje dhe vazhdojmĂ« tĂ« japim kredi. Por, po fitojmĂ« mĂ« pak, ose tĂ« paktĂ«n kemi marzhe mĂ« tĂ« ulĂ«ta, sepse fitimet nĂ« vlerĂ« absolute lidhen edhe me volumet e kreditimit”, thotĂ« ai.

 

ËshtĂ« ndikuar edhe shpejtĂ«sia e kredidhĂ«nies

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare vlerëson se rregulloret e reja kanë ndikuar edhe në shpejtësinë e procesit të kreditimit, megjithëse në mënyrë indirekte.

Znj. Isaj thekson se rregulloret e reja fillimisht e ngadalësojnë procesin e kreditimit për shkak të shtimit të hapave dhe kërkesave dokumentare. Por, nga ana tjetër, ajo shprehet se ato po nxisin një valë të re investimesh në digjitalizim.

“Institucionet mikrofinanciare po e kuptojnĂ« se mĂ«nyra e vetme pĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur kĂ«rkesat rregullatore pa rritur koston nĂ« mĂ«nyrĂ« disproporcionale Ă«shtĂ« automatizimi i procedurave kyçe — nga identifikimi i klientit (KYC), te vlerĂ«simi i riskut, mbledhja e tĂ« dhĂ«nave dhe raportimi nĂ« kohĂ« reale.

Paradoksalisht, rregulloret e kanĂ« bĂ«rĂ« procesin mĂ« tĂ« ndĂ«rlikuar, por pikĂ«risht kjo po nxit modernizimin teknologjik tĂ« sektorit. NĂ« afatin mesatar, kjo pritet tĂ« sjellĂ« rritje tĂ« efikasitetit, ulje tĂ« kohĂ«s sĂ« pĂ«rpunimit dhe pĂ«rmirĂ«sim tĂ« eksperiencĂ«s sĂ« klientit”, shprehet ajo.

Z. Ajdini nga IuteCredit shprehet se në tërësi, rregulloret nuk e kanë prekur tendencën e digjitalizimit të mikrofinacës konsumatore.

Sipas tij, 98% e kontratave të kredisë në Iute firmosen me firmë elektronike, çka tregon se procesi i huadhënies është pothuajse tërësisht i digjitalizuar. Megjithatë, ai e vë theksin te mungesa e aksesit në bazat publike të të dhënave, që, sipas tij, do ta shpejtonte procesin dhe do të përmirësonte administrimin e rrezikut të kredisë.

“PĂ«r sa i takon anĂ«s operacionale, pengesa kryesore Ă«shtĂ« mungesa e aksesit nĂ« regjistrat e e-Albania. Kjo do tĂ« na mundĂ«sonte qĂ«, me miratimin e klientit, tĂ« mund ta gjeneronim vetĂ« dokumentacionin e nevojshĂ«m. Kjo do tĂ« shpejtonte procesin e kredidhĂ«nies.

MeqĂ« ka njĂ« fokus tĂ« madh tĂ« qeverisĂ« te digjitalizimi, ajo qĂ« do tĂ« ndihmonte do tĂ« ishte pikĂ«risht hapja pĂ«r institucionet financiare e bazave tĂ« tĂ« dhĂ«nave publike. Kjo do tĂ« ulte madje edhe rrezikun e kredisĂ«â€, thotĂ« z. Ajdini.

 

Statistikat e BSH tregojnë ngadalësim të fortë të kredisë nga institucionet jobanka

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kreditimi i dhënë nga institucionet financiare jobanka ka pësuar ngadalësim të ndjeshëm në gjysmën e parë të vitit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vlera e portofolit të kredisë të dhënë nga këto institucione arriti në 62.7 miliardë lekë, në rritje me vetëm 1.9% që nga fillimi i vitit dhe 2.6% krahasuar me një vit më parë.

Rritja e portofolit të kredisë ka pësuar ngadalësim të ndjeshëm, po të kemi parasysh se në fund të vitit 2024, rritja kishte qenë dyshifrore, në nivelin 10.3%.

Vlera e portofolit të kredisë të përfshirë në këtë statistikë përfshin huatë e dhëna nga të gjitha institucionet financiare jodepozituese, që nënkupton se nga klasifikimi përjashtohen bankat dhe shoqëritë e kursim-kreditit.

Klasifikimi përfshin të gjitha institucionet e tjera financiare të licencuara nga Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Megjithatë, mes tyre vetëm institucionet financiare jobanka të huadhënies dhe mikrokredisë kanë si objekt aktiviteti kreditimin, ndaj në pjesën dërrmuese vlerësohet se ky portofol u takon atyre dhe mund të përdoret si një tregues i përafërt i ecurisë së kreditimit nga mikrofinanca.

Megjithatë, ky portofol nuk përfshin vetëm huadhënien konsumatore, por edhe huanë e dhënë për subjektet e biznesit.

Nga ana tjetër, është fakt se rritja e vrullshme e mikrokredisë konsumatore në vitet e fundit ka qenë shtysa kryesore në zgjerimin e portofolit të kredisë së institucioneve financiare jobanka.

Ndaj, ngadalësimi i rritjes së portofolit në gjysmën e parë të këtij viti mund të interpretohet, të paktën pjesërisht, si efekt i masave shtrënguese të Bankës së Shqipërisë.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

 

The post Frenimi i mikrofinancës, pas shtrëngimit nga Banka e Shqipërisë appeared first on Revista Monitor.

Shpenzimet e bankave për personelin, në rritje për të pestin vit radhazi

By: Mira Leka
26 December 2025 at 22:04

Shpenzimet e sektorit bankar për personelin po rriten për të pestin vit radhazi.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, shpenzimet për personelin gjatë 9-mujorit 2025 arritën në më shumë se 14.4 miliardë lekë, në rritje me 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 dhe në nivelin më të lartë regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit.

Të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave treguan se në fund të muajit shtator bankat raportuan 7 445 të punësuar, në rritje me 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shtimi i numrit të punësuarve duket se ka ndikuar në rritjen e shpenzimeve të personelit, por megjithatë efektin më të madh po vazhdon ta japë rritja e pagave.

Sipas të dhënave të INSTAT, për tremujorin II 2025, paga mesatare bruto në sektorin financiar arriti nivelin rekord prej afërsisht 175 mijë lekësh në muaj, në rritje vjetore me 5.3%.

Procesi i konsolidimit të sektorit bankar, deri në vitin 2019, solli përkohësisht edhe një rënie të shpenzimeve të personelit. Por, në vitet pas pandemisë, ky zë i shpenzimeve i është kthyer rritjes me ritme të përshpejtuara dhe ka arritur nivelet më të larta historike.

Sektori bankar dhe financiar është përballur me trysni në rritje nga tregu i punës, sidomos në pozicionet e nivelit të ulët dhe të mesëm, duke i detyruar këto institucione të rishikojnë në rritje pagat.

Rritja e pagave sidoqoftë është mbështetur edhe nga performanca pozitive e sektorit dhe rritja e fitimeve të vitet e fundit. Bankat po vazhdojnë të shfrytëzojnë efektin e rritjes së normave të interesit, por megjithatë ky efekt gradualisht po zbehet dhe rritja e të ardhurave neto nga interesat është frenuar këtë vit.

Këta faktorë kanë sjellë edhe një ulje të fitimit. Fitimi neto i sektorit bankar për 9-mujorin 2025 arriti vlerën e 26.2 miliardë lekëve, në rënie me 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vitet e fundit, ekonomia shqiptare është përballur me rritje të ndjeshme të kostos së punës, të shkaktuar kryesisht nga tendencat negative demografike, emigracioni i të rinjve dhe konkurrenca nga tregjet e huaja në tërheqjen e forcës së specializuar të punës.

Në raportin e politikës monetare për tremujorin e katërt të vitit, Banka e Shqipërisë vlerëson se presionet e brendshme inflacioniste janë forcuar, në pasqyrim të zgjerimit të aktivitetit ekonomik, kushteve të shtrënguara në tregun e punës, si dhe rritjes së çmimit të qirave. / E.Shehu

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

The post Shpenzimet e bankave për personelin, në rritje për të pestin vit radhazi appeared first on Revista Monitor.

Të mësuarit si dikur, provimet me shkrim dore dhe me gojë po rikthehen

By: Mira Leka
26 December 2025 at 22:02

IA po përshpejton kundër-reagimin ndaj teknologjisë në klasat amerikane, shkruan The Economist

 

Rreth 150 vjet pĂ«rpara se Apple tĂ« shiste iPad-e pĂ«r shkollat, nĂ« vitin 1857, njĂ« profesor i Harvardit me origjinĂ« greke, Evangelinus Apostolides Sophocles, protestoi duke djegur publikisht “blue books”, broshura tĂ« reja provimesh me laps e letĂ«r, qĂ« po zĂ«vendĂ«sonin provimet me gojĂ«. Ai nuk ia doli t’i ndalonte.

Këto broshura u bënë makthi i brezave të studentëve amerikanë, derisa testet kaluan në kompjuter.

Tani, megjithatĂ«, “blue book” po rikthehet: shitjet e tyre janĂ« mĂ« shumĂ« se dyfishuar nga 2022 nĂ« 2024, sipas kompanisĂ« sĂ« tĂ« dhĂ«nave Circana. Edhe provimet me gojĂ« duket se janĂ« nĂ« prag rikthimi.

Nga shkolla e mesme deri në universitet, mësuesit po përpiqen të mbrohen nga teknologjia në klasë, e cila mundëson kopjimin dhe ushqen shpërqendrimin. Laura Lomas, profesore letërsie në Universitetin Rutgers, tani u kërkon studentëve të shkojnë të shohin një shfaqje teatri, fundi i së cilës ndryshon çdo natë, në mënyrë që ajo të kuptojë nëse kanë qenë realisht aty.

Ajo jep detyra me prezantime me gojĂ«, nĂ« vend tĂ« PowerPoint-eve mĂ« tĂ« “prekshme” nga pĂ«rdorimi i InteligjencĂ«s Artificiale (IA), dhe nuk lejon pushime nĂ« tualet gjatĂ« provimeve me “blue book”, qĂ« studentĂ«t tĂ« mos kenĂ« mundĂ«si tĂ« hedhin njĂ« sy te telefonat.

Sara Brock, mĂ«suese anglishteje nĂ« njĂ« shkollĂ« tĂ« mesme nĂ« Port Uashington, Nju Jork, u kĂ«rkon nxĂ«nĂ«sve tĂ« shkruajnĂ« ushtrimet me dorĂ« nĂ« klasĂ«. Justin Reich, drejtor i MIT Teaching Systems Lab, thotĂ« se shkolla e mesme e sĂ« bijĂ«s ka “hequr dorĂ« thuajse krejtĂ«sisht nga detyrat e shtĂ«pisĂ«, pĂ«rveç matematikĂ«s”. NxĂ«nĂ«sve u thuhet thjesht tĂ« lexojnĂ«.

 

 

Ky fenomen pritet të përhapet më tej. Në një sondazh të vitit 2023 nga Intelligent, një organizatë kërkimore, 66% e mësuesve të shkollave të mesme dhe kolegjeve thanë se po ndryshonin detyrat për shkak të ChatGPT; nga ata që po ndryshonin, 76% kërkonin ose planifikonin të kërkonin detyra të shkruara me dorë. Dhe 87% thanë se kërkonin ose planifikonin të shtonin një komponent prezantimi me gojë.

Një sondazh tjetër po atë vit nga EdWeek Research Centre gjeti se 43% e mësuesve mendojnë se nxënësit duhet të zgjidhin problemet e matematikës në klasë duke përdorur laps dhe letër, për të treguar se nuk po përdorin IA.

Dhe në një program pilot të Universitetit të Stanfordit, persona mbikëqyrës patrullojnë sallat e provimeve për të monitoruar testet.

Lufta pro dhe kundër teknologjisë në klasat amerikane po zhvillohet edhe në vende të tjera të pasura, vëren Isabel Dans Álvarez de Sotomayor, studiuese e arsimit në Universitetin e Santiago de Compostela në Spanjë.

Ndërsa vendet më të varfra nxitojnë të digjitalizohen, vendet më të pasura po kufizojnë përdorimin e teknologjisë në klasë, edhe teksa investojnë në infrastrukturë gjithnjë e më të avancuar digjitale.

Pasi fillimisht e përqafuan plotësisht teknologjinë, në vitin 2023 Suedia ndaloi përdorimin e mjeteve digjitale për fëmijët e vegjël dhe tani u jep përparësi teksteve fizike, shkrimit me dorë dhe leximit. Shkollat në Danimarkë dhe Finlandë janë në të njëjtën linjë.

Arsyeja nuk është vetëm ChatGPT dhe mundësia masive për kopje që ajo krijon. Mësuesit janë të shqetësuar edhe për shpërqendrimin masiv.

Në vitin 2025, 56% e mësuesve thanë se laptopët, tabletët ose kompjuterët janë një burim i madh i humbjes së vëmendjes, sipas një sondazhi tjetër të EdWeek Research Centre.

 

 

NĂ« Bowdoin College, njĂ« kolegj privat i arteve liberale nĂ« Maine, dekania thotĂ« se “shumĂ« pedagogĂ« e kishin shpallur klasĂ«n e tyre njĂ« hapĂ«sirĂ« pa pajisje” edhe pĂ«rpara “pĂ«rhapjes sĂ« fundit tĂ« IA”.

Kopja nuk Ă«shtĂ« gjĂ« e re, nĂ« njĂ« studim para dhjetĂ« vitesh, 87% e nxĂ«nĂ«sve tĂ« shkollave tĂ« mesme pranuan se kishin kopjuar tĂ« paktĂ«n njĂ« herĂ« muajin e mĂ«parshĂ«m, dhe studiuesit zbuluan se kjo pĂ«rqindje nĂ« fakt ka rĂ«nĂ« qĂ« atĂ«herĂ«, por “shkalla e kopjimit Ă«shtĂ« ndryshe, dukshĂ«m mĂ« e madhe” qĂ« kur u shfaq IA e avancuar, thotĂ« Reich i MIT.

“Kemi njĂ« mori intervistash me fĂ«mijĂ« qĂ« thonĂ« gjĂ«ra si: ‘NĂ« vitin e fundit tĂ« shkollĂ«s sĂ« mesme nuk bĂ«ra asnjĂ« detyrĂ« shtĂ«pie. Çdo detyrĂ« e bĂ«ra me IA.’” Universitetet nuk janĂ« mĂ« mirĂ«, thotĂ« Lomas. “NjĂ« student madje citoi njĂ« punim timin qĂ« IA e kishte sajuar nga hiçi.”

Studime rigoroze kanĂ« treguar se teknologjia nĂ« klasĂ« mund t’i ndihmojĂ« nxĂ«nĂ«sit tĂ« mĂ«sojnĂ« algjebĂ«r, por provat pĂ«r pĂ«rmirĂ«sim tĂ« rezultateve nĂ« fusha tĂ« tjera janĂ« tĂ« pakta.

Në të kundërt, përfitimet që ofron shkrimi me dorë për proceset njohëse po merr sërish vëmendje dhe respekt, edhe përtej shkencave humane.

Një mësues i shkencave kompjuterike në Hunter College High School në Nju Jork, së fundmi, riktheu shkrimin me dorë për detyrat e programimit, sepse ndihmon si në mbajtjen mend të informacionit, ashtu edhe në zhvillimin e mendimit kritik.

Por jo të gjithë që duan të rikthehen te metodat e vjetra, mund ta bëjnë këtë. Prindërit shpesh nuk mund të heqin dorë lehtësisht nga platformat e teknologjisë arsimore.

Dhe Derek Vaillant, profesor historie nĂ« Universitetin e Miçiganit, thotĂ« se edhe pse ekziston njĂ« konsensus se mĂ«suesit duhet tĂ« “kthehen te bazat” duke i dhĂ«nĂ« pĂ«rparĂ«si provimeve me laps e letĂ«r, universitetet publike tĂ« mĂ«dha nuk po ofrojnĂ« burime tĂ« mjaftueshme pĂ«r kĂ«tĂ« sfidĂ«, duke mos punĂ«suar mjaftueshĂ«m asistentĂ« mĂ«simorĂ«. AdministratorĂ«t, thotĂ« ai, “po flasin me dy gjuhĂ«.”

Mes prindërve, janë më të pasurit dhe më të arsimuarit ata që duan më pak teknologji në klasë, thotë Anne Maheux nga Universiteti i Karolinës së Veriut në Chapel Hill, e cila studion përdorimin e teknologjisë nga adoleshentët.

Një raport i Pew Research Centre në dhjetor 2024 gjeti se 58% e adoleshentëve hispanikë dhe 53% e adoleshentëve me ngjyrë raportuan se ishin pothuajse gjatë gjithë kohës në internet, krahasuar me 37% të adoleshentëve të bardhë. Hendeku digjital, vëren ajo, është përmbysur.

KĂ«to ndryshime kĂ«rkojnĂ« tĂ« rimendohet qĂ«llimi i kohĂ«s sĂ« kaluar nĂ« klasĂ«. NĂ« Hunter, njĂ« mĂ«sues i anglishtes pĂ«r klasĂ«n e 11-tĂ« caktoi pesĂ« detyra letrare pĂ«r t’u shkruar me dorĂ«, secila duke zĂ«nĂ« tĂ« gjithĂ« orĂ«n.

Në të kaluarën, kjo nuk do të konsiderohej përdorim i mirë i kohës dhe përpjekjes së mësuesit, thotë Reich.

Por sot, “ndoshta gjĂ«ja mĂ« e mirĂ« qĂ« mund tĂ« bĂ«jmĂ« nĂ« klasĂ« Ă«shtĂ« t’u japim tĂ« rinjve dhuratĂ«n e kohĂ«s sĂ« qetĂ«, pa shpĂ«rqendrime”.

The post Të mësuarit si dikur, provimet me shkrim dore dhe me gojë po rikthehen appeared first on Revista Monitor.

Gjysmë bosh apo gjysmë plot

By: Mira Leka
26 December 2025 at 22:00

Edhe pse tĂ« rinjtĂ« po pinĂ« mĂ« pak, industria e alkoolit vazhdon tĂ« zgjerohet. ËshtĂ« ende herĂ«t pĂ«r tĂ« shpallur fundin e pirjes sĂ« alkoolit, shkruan The Economist

 

Pubi Lucky Saint në qendër të Londrës duket si çdo lokal tjetër. Fuçitë e mëdha prej druri shërbejnë si tavolina. Banakierët hedhin birra në gota. Por ky nuk është një lokal i zakonshëm. Edhe pse alkooli është në menu, rreth 15% e shitjeve përbëhen nga Lucky Saint, marka e birrës pa alkool e vetë lokalit.

VizitorĂ«t e tjerĂ« pinĂ« me qejf kokteje dhe verĂ« pa alkool. “Disa vite mĂ« parĂ« njerĂ«zit bĂ«nin ‘pushim nga alkooli’ (dry January) vetĂ«m nĂ« janar”, thotĂ« Nate Roberts, njĂ« nga menaxherĂ«t, “por tani e praktikojnĂ« gjatĂ« gjithĂ« vitit”.

PĂ«r industrinĂ« e pijeve, kĂ«to duken si kohĂ« tĂ« vĂ«shtira. PolitikĂ«bĂ«rĂ«sit nĂ« SHBA, Britani dhe vende tĂ« tjera po pĂ«rhapin idenĂ« se “nuk ka nivel tĂ« sigurt” konsumimi tĂ« alkoolit. KonsumatorĂ«t shqetĂ«sohen se pijet alkoolike janĂ« tĂ« dĂ«mshme si pĂ«r shĂ«ndetin ashtu edhe pĂ«r xhepin, veçanĂ«risht tĂ« rinjtĂ«, tĂ« cilĂ«t pinĂ« mĂ« pak se brezat e mĂ«parshĂ«m.

Nuk Ă«shtĂ« pĂ«r t’u habitur qĂ« investitorĂ«t flasin pĂ«r “kohĂ«n e duhanit”: sipas raporteve tĂ« raportit çmim/fitim, tre nga prodhuesit mĂ« tĂ« mĂ«dhenj tĂ« pijeve alkoolike, Diageo, Pernod Ricard dhe RĂ©my Cointreau, vlerĂ«sohen mĂ« pak se kompania British American Tobacco. Lista e shqetĂ«simeve Ă«shtĂ« e gjatĂ«, por gota Ă«shtĂ« mĂ« plot nga sa duket.

Le të fillojmë me shqetësimet në rritje për shëndetin. Vitin e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë e përfshiu alkoolin në të njëjtën kategori me duhanin, lëndët djegëse fosile dhe ushqimet ultra të përpunuara si ndër shkaqet kryesore të sëmundjeve jo të transmetueshme në Europë.

Më pas, Zyra e Kirurgut të Përgjithshëm të SHBA-së publikoi një udhëzim zyrtar, duke theksuar lidhjet midis konsumit të alkoolit dhe kancerit.

Konsumatorët duket se po e marrin seriozisht: në një sondazh të fundit të Gallup mes të rriturve amerikanë, vetëm 54% e të anketuarve thanë se pinin alkool, përqindja më e ulët që kompania ka regjistruar në pothuajse 90 vjet. Shumica mendonin se edhe një ose dy gota në ditë janë të dëmshme për shëndetin.

Faktorët ekonomikë gjithashtu kanë ndikuar në rënien e dy tregjeve më të mëdha të alkoolit. Në Kinën me rritje të ngadaltë, njerëzit po shpenzojnë më pak për gjithçka, nga çantat e shtrenjta deri te netët jashtë.

NĂ« AmerikĂ«, tarifat e vendosura nga presidenti Donald Trump e kanĂ« bĂ«rĂ« konjakun dhe birrĂ«n Guinness mĂ« tĂ« shtrenjta pĂ«r import. Diageo (qĂ« prodhon Guinness) vlerĂ«son se tarifat e reja do t’i kushtojnĂ« rreth 200 milionĂ« dollarĂ« nĂ« vit dhe ka hequr dorĂ« nga objektivi i saj pĂ«r rritjen e shitjeve, pjesĂ«risht pĂ«r shkak tĂ« pasigurisĂ« mbi politikat tregtare.

Konkurrenti më i vogël, Rémy Cointreau, pret një ndikim prej 30 milionë eurosh nga kombinimi i tarifave të reja dhe masave antidumping të Kinës.

 

 

Të dhënat e firmës kërkimore IWSR tregojnë se vëllimi i konsumit të alkoolit në nivel global ka rënë që nga periudha e pandemisë, kur shumë njerëz pinin për të kaluar kohën (shih grafikun 1). Konsumi i birrës ka mbetur pothuajse i pandryshuar për pesë vjet; ai i verës dhe i pijeve të forta ka shënuar rënie.

MegjithatĂ«, industria Ă«shtĂ« larg “tharjes”. Shpenzimet pĂ«r pije alkoolike kanĂ« vazhduar tĂ« rriten. Çmimet janĂ« rritur mĂ« ngadalĂ« se inflacioni i pĂ«rgjithshĂ«m, por njerĂ«zit po zhvendosen drejt pijeve mĂ« tĂ« shtrenjta.

Sipas IWSR, këtë vit pritet të shpenzohen rreth 1.2 trilionë dollarë për pije alkoolike. Dhe megjithëse konsumatorët në Perëndim janë më të përmbajtur, ata në tregjet në zhvillim po bëhen më të etur. Disa analistë tashmë e shohin këtë si një mundësi blerjeje për aksionet e kompanive të alkoolit.

 

 

Supozimi se prirja drejt maturisë në SHBA dhe Perëndim do të përhapet në gjithë botën duket i dyshimtë. Vlerësimet e Deutsche Bank sugjerojnë se konsumimi i alkoolit po rritet në disa tregje në zhvillim, përfshirë Indinë, Afrikën e Jugut dhe Brazilin (shih grafikun 2).

Këto janë vende me popullsi të mëdha dhe klasa të mesme gjithnjë e më të pasura. Trevor Stirling nga Bernstein, një ndërmjetës financiar, thotë se në kompanitë e mëdha të birrës si AB InBev dhe Carlsberg, tregjet në zhvillim kontribuuan me mbi 65% të fitimeve operative në vitin financiar të fundit. Në vitin 2025, çmimi i aksioneve të AB InBev është rritur me 11%, ndërsa ai i Carlsberg, me 16%.

Në Perëndim, industria është shqetësuar se të rinjtë po pinë më pak se brezat e mëparshëm. Por, sipas Marcel Marcondes, drejtor i marketingut në AB InBev, kjo ishte një pasojë afatshkurtër e pandemisë, e cila e bëri të vështirë shoqërimin, si dhe e tregut të dobët të punës, që i la të rinjtë pa para.

NĂ« njĂ« sondazh tĂ« IWSR, pĂ«rqindja e anĂ«tarĂ«ve tĂ« brezit Z, mbi moshĂ«n ligjore pĂ«r tĂ« pirĂ«, qĂ« thanĂ« se kishin konsumuar alkool gjatĂ« gjashtĂ« muajve tĂ« fundit, u rrit nĂ« 73% nĂ« mars, nga 66% dy vjet mĂ« parĂ«. Marcondes beson se ky brez “po rritet pak mĂ« vonĂ« se prindĂ«rit e tyre, mosha 25 Ă«shtĂ« si 21 dikur, kur tĂ« rinjtĂ« fillonin tĂ« pinin”, shton ai.

Në vend që të heqin dorë krejtësisht nga alkooli, njerëzit po pinë ndryshe. Koktejet e gatshme po shiten me shpejtësi në supermarket. Analiza e Deutsche Bank tregon se konsumi për person i pijeve të forta ka rënë në shumicën e tregjeve gjatë pesë viteve të fundit, por për pijet e gatshme (që kombinojnë alkool me pije të ëmbla) po ndodh e kundërta.

Julian BraithĂ«aite, drejtues i International Alliance for Responsible Drinking, njĂ« organizatĂ« jofitimprurĂ«se e financuar nga industria, beson se disa njerĂ«z “po pinĂ« mĂ« pak, por mĂ« mirĂ«â€. Mendoni pĂ«r hipsterĂ«t e rinj qĂ« shijojnĂ« birra artizanale ose verĂ« natyrale.

Ka edhe fitime nga ata që nuk pinë fare. Markat e mëdha kanë investuar fort në versionet pa alkool: Heineken 0.0 sponsorizon garat e Formula 1, ndërsa Guinness 0.0 mbështet turneun e Six Nations në ragbi.

Sipas parashikimeve të firmës kërkimore Euromonitor, shitjet globale të birrës pa alkool dhe me përmbajtje të ulët alkooli do të arrijnë në 28.6 miliardë dollarë këtë vit, më shumë se 11% më tepër se në 2024. Dhe në Lucky Saint në Londër, klientët paguajnë 6.70 paund për një gotë birrë pa alkool, gati po aq sa për versionin tradicional.

 

The post Gjysmë bosh apo gjysmë plot appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayMain stream

In Hoc Anno Domini

By: Mira Leka
25 December 2025 at 00:05

TĂ« nderuar lexues, shkrimi qĂ« po ju sjellim mĂ« poshtĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rkthimi i njĂ« editoriali tĂ« botuar nĂ« tĂ« famshmen “Wall Street Journal” (WSJ), nĂ« ditĂ«n e Krishtlindjeve tĂ« vitit 1949. QĂ« nga ai vit, gazeta amerikane e riboton çdo vit, mĂ« 24 Dhjetor, nĂ« vlerĂ«sim tĂ« mesazhit shumĂ« tĂ« fortĂ« qĂ« tenton tĂ« pĂ«rçojĂ«, shkruar me njĂ« stil biblik, pĂ«r lirinĂ« e individit si nocion dhe çmimin e patjetĂ«rsueshĂ«m qĂ« ka pĂ«r njeriun, kombin e gjithĂ« njerĂ«zimin

E sjellim edhe për ju në shqip me të njëjtin synim.

 

In Hoc Anno Domini

Kur Sauli nga Tarsa nisi rrugëtimin për në Damask, e gjithë bota ishte e nënshtruar e në robëri. Kishte një shtet të vetëm, që ishte Perandoria Romake.

Kishte një padron të gjithçkaje dhe ky ishte Cezari Tiber.

Kudo kishte rend civil, sepse krahu i ligjit romak qe i gjatë. Kudo kishte stabilitet, në qeverisje dhe në shoqëri, sepse centurionët vigjilonin për të garantuar këtë.

Por kishte dhe diçka tjetĂ«r qĂ« mbizotĂ«ronte ngado. Kishte shtypje – pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata qĂ« nuk ishin miq tĂ« Cezarit Tiber.

Kishte një tagrambledhës, i cili merrte grurin nga arat dhe lirin nga fuga, për të ushqyer legjionet apo për të mbushur thesarin gjithmonë të uritur, e nga i cili, Cezari hyjnor shpërndante me bujari pasuri për mbështetësit e tij.

Kishte pĂ«rzgjedhĂ«s, tĂ« cilĂ«t gjenin e zgjidhnin rekrutĂ« pĂ«r cirqet e lojĂ«rat. Sikurse kishte xhelatĂ« tĂ« cilĂ«t bĂ«nin tĂ« heshtnin pĂ«rgjithmonĂ« ata armiq qĂ« dĂ«noheshin nga Perandori. E pĂ«rse vlente tjetĂ«r jeta e njeriut, veçse pĂ«r t’i shĂ«rbyer Cezarit?

Persekutoheshin njerëzit që guxonin të mendonin ndryshe, të cilët ua vinin veshin zërave të çuditshëm, apo lexonin dorëshkrime të çuditshme.

Skllavëroheshin njerëzit, fiset e të cilëve nuk vinin nga Roma, përçmoheshin e poshtëroheshin ata që nuk kishin një fytyrë familjare.

Dhe, mbi të gjitha, kudo vërehej një nënvlerësim për jetën njerëzore. ǒndryshim kishte për të plotfuqishmit një njeri më pak a më shumë, në një botë plot turma?

PikĂ«risht nĂ« njĂ« botĂ« si kjo, papritmas shfaqet njĂ« dritĂ« dhe njĂ« burrĂ« nĂ« Galilea, u thotĂ« njerĂ«zve: “Jepini Cezarit atĂ« qĂ« i takon Cezarit dhe Zotit atĂ« qĂ« i takon Zotit”.

Dhe zëri nga Galilea, i cili do të sfidonte Cezarin, ofronte një Mbretëri të re, ku çdokush mund të ecte me kokën lart dhe të mos përkulej para askujt, përveç Zotit të tij.

ÇfarĂ«do qĂ« t’i keni bĂ«rĂ« edhe mĂ« tĂ« voglit prej kĂ«tyre vĂ«llezĂ«rve tĂ« mi nĂ« tokĂ«, ma keni bĂ«rĂ« mua. Dhe ai e shpĂ«rndau kĂ«tĂ« ungjill-testament tĂ« MbretĂ«risĂ« sĂ« Njeriut nĂ« skajet mĂ« tĂ« largĂ«ta tĂ« tokĂ«s.

Kështu në botë erdhi drita dhe njerëzit që jetonin në errësirë e të mësuar me të, i zuri frika dhe u përpoqën të ulnin një perde, në mënyrë që njeriu të vazhdonte të besonte ende se çelësi i shpëtimit ishin udhëheqësit.

Por, pas njëfarë kohe, në vende të ndryshme, e vërteta e çliroi më në fund njeriun, ndonëse njerëzit e errësirës, të mërzitur, u përpoqën të shuanin dritën.

ZĂ«ri tha: Nxitoni. Ecni sa keni dritĂ«n, mos lejoni t’ju zĂ«rĂ« errĂ«sira, sepse kush ecĂ«n nĂ« errĂ«sirĂ«, nuk e di nga shkon.

Përgjatë rrugës për në Damask, drita shkëlqente fort. Por më pas, edhe vetë Pali nga Tarsa, u pushtua nga frika.

Ai i druhej faktit se mos tĂ« tjerĂ« CezarĂ« apo profetĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« rremĂ«, njĂ« ditĂ« mund t’i bindnin njerĂ«zit se njeriu nuk ishte, gjĂ« tjetĂ«r, veçse njĂ« shĂ«rbĂ«tor pĂ«r ta, se njerĂ«zia mund tĂ« dorĂ«zonin pĂ«r njĂ« pjatĂ« supe, tĂ« drejtĂ«n qĂ« Zoti u kishte dhĂ«nĂ« qĂ« nĂ« lindje dhe tĂ« mos ecnin mĂ« tĂ« lirĂ«.

E kĂ«shtu, mbase mund tĂ« vinte pĂ«rsĂ«ri njĂ« kohĂ« kur errĂ«sira do tĂ« sundonte sĂ«rish mbi tokĂ«, kur librat do tĂ« digjeshin dhe njerĂ«zit do tĂ« vrisnin mendjen vetĂ«m se çfarĂ« do tĂ« hanin dhe çfarĂ« do tĂ« vishnin, dhe do t’i pĂ«ruleshin vetĂ«m CezarĂ«ve tĂ« rinj apo profetĂ«ve tĂ« rremĂ«.

E më keq akoma, mbase njerëzit nuk do të ngrinin as sytë lart në qiell për të parë qoftë edhe një yll dimëror në Lindje, dhe kështu sërish, nuk do të kishte më fare dritë në errësirën mbretëruese.

Dhe kĂ«shtu ShĂ«n Pali, apostulli i Birit tĂ« Njeriut, ju drejtua vĂ«llezĂ«rve tĂ« tij, Galatasve, me fjalĂ«t qĂ« do tĂ« donte qĂ« ne t’i kujtonim nĂ« vijimĂ«si, nĂ« secilin prej viteve tĂ« Zotit:

“Krishti ju çliroi, e prandaj qĂ«ndroni fort e tĂ« patundur nĂ« mbrojtje te lirisĂ« e mos pranoni kurrĂ« mĂ« tĂ« lidheni nĂ«n zgjedhĂ«n e robĂ«risĂ«â€./ WSJ

The post In Hoc Anno Domini appeared first on Revista Monitor.

Vendimi / Taksa e re për pasuritë e paluajtshme, njoftimet për detyrimin do gjenerohen në e-Albania

By: Mira Leka
24 December 2025 at 17:36

Nga viti 2028 qeveria parashikon të nisë zbatimin e ligjit të ri për taksimin e pasurive të paluajtshme për ndërtesat e banimit, ndërsa nga 2030 do të nisë zbatimin taksimi për truallin.

Ndërsa periudha nga  2026 deri 2027 në do të shërbejë si fazë tranzitore deri në aplikimin e ligjit të ri.

Po ashtu Ministria e Financave parashikon që brenda vitit 2026, të gjitha bashkitë të jenë të integruara në sistemin e Kadastrës Fiskale. Ky është konsideruar edhe  parakushti thelbësor për çdo hap të mëtejshëm.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«tij procesi KĂ«shilli i Ministrave miratoi disa ndryshime nĂ« vendimin nr.171, datĂ« 28.3.2018,  tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave, “PĂ«r organizimin dhe funksionimin e DrejtorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme  tĂ« TaksĂ«s sĂ« PasurisĂ«â€.

Vendim përcakton ndryshime në organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë, duke theksuar rolin e saj në mbështetje të bashkive për administrimin e taksës mbi pasurinë e paluajtshme.

Drejtoria ka përgjegjësi për menaxhimin e regjistrit qendror të pasurive (Kadastra fiskale), përditësimin e të dhënave, asistencën teknike ndaj bashkive dhe zbatimin e legjislacionit për taksën mbi ndërtesat.

Ajo gjithashtu monitoron saktësinë e të dhënave, verifikon përputhshmërinë e vendimeve të këshillave bashkiakë me ligjin, asiston në shërbimin ndaj taksapaguesve dhe organizon fushata informuese. Drejtoria bashkëpunon me institucionet shtetërore si AKSHI, përgatit manuale dhe trajnon stafet e bashkive, dhe informon periodikisht ministrin e Financave mbi ecurinë e procesit dhe të ardhurat e mbledhura.

NdĂ«r tĂ« tjera vendimi gjithashtu parashikon qĂ« Drejtoria e PĂ«rgjithshme e TaksĂ«s sĂ« PasurisĂ« tĂ« asistojĂ« bashkitĂ« nĂ« regjistrimin e pagesave tĂ« taksĂ«s mbi pasurinĂ« e paluajtshme nĂ« pikat e autorizuara, si dhe pĂ«rmes portalit “e-Albania”.

Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë do të japë udhëzime për llogaritjen e taksës dhe për procesin e dërgimit të njoftimeve të vlerësimit të taksapaguesve, duke siguruar që pagesat të kryhen korrekt dhe në kohë. Gjithashtu, Drejtoria monitoron dhe verifikon saktësinë e të ardhurave të mbledhura nga këto taksa.

Vendimi ngarkon MinistrinĂ« e Financave dhe DrejtorinĂ« e TaksĂ«s pĂ«r zbatimin e tij dhe hyn nĂ« fuqi pas botimit nĂ« “Fletoren Zyrtare”.

Vendimi i miratuar

  1. Pikat 2 dhe 3, tĂ« vendimit nr.171, datĂ« 28.3.2018, tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave ,“PĂ«r organizimin dhe funksionimin e DrejtorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« TaksĂ«s sĂ« PasurisĂ«â€,  ndryshohen, si mĂ« poshtĂ« vijon:

“2. Drejtoria e PĂ«rgjithshme e TaksĂ«s sĂ« PasurisĂ« ka si mision kryesor mbĂ«shtetjen e njĂ«sive tĂ« vetĂ«qeverisjes vendore (bashkitĂ«) nĂ« zbatimin e legjislacionit qĂ« rregullon taksĂ«n mbi pasurinĂ« e paluajtshme.

  1. Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë ka këto kompetenca dhe përgjegjësi:
  2. a) Administron regjistrin qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra  fiskale) dhe është dhënësja e vetme e të dhënave që përmban ai;
  3. b) Ofron asistencë për bashkitë gjatë procesit të regjistrimit, përditësimit dhe korrigjimit të të dhënave në regjistrin qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale), duke siguruar që informacioni të jetë i saktë dhe i përditësuar;
  4. c) Monitoron rregullisht të dhënat e regjistruara nga bashkitë në regjistrin qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale) duke identifikuar mangësitë, gabimet ose mospërputhjet, si dhe u jep udhëzime bashkive mbi mënyrën e adresimit të tyre;

ç) Regjistron dhe pĂ«rditĂ«son tĂ« dhĂ«nat në  regjistrin qendror tĂ« bazĂ«s sĂ« tĂ« dhĂ«nave tĂ« pasurive tĂ« paluajtshme (Kadastra fiskale), siç pĂ«rcaktohet nĂ« vendimin pĂ«rkatĂ«s tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave pĂ«r krijimin e  bazĂ«s sĂ« tĂ« dhĂ«nave shtetĂ«rore “Regjistri qendror  i bazĂ«s sĂ« tĂ« dhĂ«nave tĂ« pasurive tĂ« paluajtshme (Kadastra fiskale)”;

  1. d) Pajis pĂ«rdoruesit e sistemit informatik tĂ« regjistrit qendror tĂ« bazĂ«s sĂ« tĂ« dhĂ«nave tĂ« pasurive tĂ« paluajtshme (Kadastra fiskale) me kode hyrjeje dhe u vĂ« nĂ« dispozicion kredencialet e pĂ«rdoruesve (aksesit), nĂ« pĂ«rputhje me vendimin pĂ«rkatĂ«s tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave pĂ«r krijimin e bazĂ«s sĂ« tĂ« dhĂ«nave shtetĂ«rore “Regjistri qendror i bazĂ«s sĂ« tĂ« dhĂ«nave pasurive tĂ« paluajtshme (Kadastra Fiskale )”;
  2. dh)  Miraton me vendim të drejtorit të Përgjithshëm modelet tip të:
  3.  njoftimit të vlerësimit të taksës mbi ndërtesën;
  4. kërkesës për korrigjim;

iii. formularit të vetëdeklarimit;

  1. formularit të evidentimit në terren;
  2. kërkesës për pajisjen me kod hyrës dhe kredencialet e aksesit në sistemin informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale);
  3. ekstraktit të të dhënave nga regjistri qendror i bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale).
  4. e) Asiston bashkitë në adresimin e kërkesave dhe problematikave që mund të lindin gjatë punës për administrimin e taksës mbi ndërtesën, si më poshtë:
  5. Jep  udhëzime teknike për hyrjen dhe përdorimin e funksionaliteteve të sistemit informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale);
  6. Jep udhëzime për përcaktimin e bazës së taksës për njësitë e ndërtesës dhe llogaritjen e taksës për to;

iii. Jep asistencĂ« pĂ«r adresimin e kĂ«rkesave dhe problematikave qĂ« lidhen me procesin e gjenerimit dhe dĂ«rgimit tĂ« njoftimeve tĂ« vlerĂ«simit tĂ« taksĂ«s sĂ« taksapaguesit, pĂ«rmes portalit “e-Albania”, si dhe regjistrimin e pagesave nĂ« pikat e autorizuara tĂ« pagesĂ«s;

  1. Jep asistencë për çështje ose kërkesa të tjera që lidhen me proceset e ndryshme të punës së bashkive në administrimin e taksës mbi ndërtesën.

ë) Monitoron dhe vlerëson rregullisht zbatimin e legjislacionit që lidhet me përcaktimin e bazës së taksës (vlerës së taksueshme), detyrimit për taksën dhe aspekte të tjera të administrimit të taksës mbi ndërtesat në bashkitë e Republikës së Shqipërisë, si pjesë e udhëheqjes së këtij procesi;

  1. f) Kërkon nga bashkitë korrektimin e të dhënave të ndryshme, që përcaktojnë bazën e taksës mbi ndërtesën dhe detyrimet tatimore, si dhe adresimin e çështjeve të tjera, kur konstaton parregullsi dhe gabime në zbatimin e legjislacionit;
  2. g) Verifikon përputhshmërinë e parashikimeve të vendimeve të këshillave bashkiakë për taksën mbi pasurinë e paluajtshme me legjislacionin që rregullon taksën mbi pasurinë e paluajtshme, si dhe informon bashkitë për rezultatet e verifikimit;
  3. gj) Administron procesin e mirëmbajtjes, operimit dhe zhvillimit të funksionaliteteve të sistemit informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale), që kanë lidhje me procesin e regjistrimit, përcaktimit të bazës së taksës, taksimit, faturimit, mbledhjes së detyrimeve tatimore apo aspekte të tjera të sistemit informatik, me qëllim sigurimin e pajtueshmërisë së sistemit informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale) me legjislacionin në fuqi dhe nevojat funksionale;
  4. h) Bën testimin dhe pranimin përfundimtar të funksionaliteteve të sistemit informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale);
  5. i) Bashkëpunon dhe mban takime të rregullta me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për:
  6. adresimin e kërkesave dhe problematikave që lidhen me mirëmbajtjen, operimin dhe zhvillimin e funksionaliteteve të sistemit informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra Fiskale); dhe
  7. sigurimin e ndërveprimit dhe adresimit të nevojave për përmirësimin e ndërveprueshmërisë së regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale) me bazat e tjera shtetërore të të dhënave.
  8. j) Asiston bashkitë në aktivitetet dhe proceset e punës që lidhen me informimin dhe shërbimin ndaj taksapaguesve si dhe organizon, kur është e mundur,  fushata informuese dhe ndërgjegjësuese për të promovuar përmirësimin e nivelit të pajtueshmërisë me detyrimet ligjore;
  9. k) Kërkon nga bashkitë informacion të detajuar mbi:
  10. procesin e administrimit të taksës mbi pasurinë e paluajtshme;
  11. shërbimin ndaj taksapaguesve;

iii. të ardhurat e mbledhura nga taksa mbi pasurinë e paluajtshme;

  1. l) Harton dhe i propozon ministrisë përgjegjëse për financat ndryshime në kuadrin ligjor që rregullon taksën mbi pasurinë e paluajtshme;
  2. ll) Trajnon stafet përgjegjëse për administrimin e taksës mbi pasurinë e paluajtshme në të gjitha bashkitë;
  3. m) Përgatit manuale informuese për zbatimin e legjislacionit që rregullon taksën mbi pasurinë e paluajtshme, si dhe për përdorimin e funksionaliteteve të sistemit informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale);
  4. n) Informon në mënyrë periodike ministrin përgjegjës për financat mbi ecurinë e procesit të regjistrimit të të dhënave në regjistrin qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale), administrimin e taksës mbi pasurinë e paluajtshme, si dhe mbi të ardhurat e mbledhura nga këto taksa;
  5. nj) BashkĂ«punon dhe mban marrĂ«dhĂ«nie institucionale me agjentin pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r mbledhjen e taksĂ«s mbi ndĂ«rtesat, ofruesit e shĂ«rbimeve dhe autoritetet e tjera qĂ« janĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r zbatimin e legjislacionit nĂ« fuqi qĂ« rregullon taksĂ«n mbi pasurinĂ« e paluajtshme.”.
  6. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn nĂ« fuqi pas botimit nĂ« “Fletoren zyrtare”.

 

Lexoni edhe:

Taksa e re për pronën, Malaj: Në 2028 nis për ndërtesat, në 2030 për truallin

 

The post Vendimi / Taksa e re për pasuritë e paluajtshme, njoftimet për detyrimin do gjenerohen në e-Albania appeared first on Revista Monitor.

Statistika / Bimët mjekësore, eksportet

By: Mira Leka
22 December 2025 at 11:37

Pas 3 viteve jashtĂ«zakonisht tĂ« vĂ«shtira, kur zhvlerĂ«simi i euros dhe dollarit goditi fort tĂ« ardhurat e sektorit, eksportet e bimĂ«ve mjekĂ«sore kanĂ« nisur tĂ« pĂ«rmirĂ«sohen. PĂ«r periudhĂ«n janar–tetor 2025, tĂ« dhĂ«nat e INSTAT tregojnĂ« njĂ« rritje prej rreth 8% tĂ« eksporteve pĂ«r grupin “Farat vajore, bimĂ«t industriale apo medicinale, ushqim pĂ«r kafshĂ«t”, duke sinjalizuar rikuperim tĂ« sektorit pas krizĂ«...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Statistika / Bimët mjekësore, eksportet appeared first on Revista Monitor.

Librat më të mirë të vitit 2025

By: Mira Leka
22 December 2025 at 11:24

Gladiatorë dhe diktatorë, ujq dhe Beatles shfaqen në listën e këtij viti të The Economist   BIOGRAFI DHE KUJTIME Buckley: The Life and the Revolution That Changed America. Nga Sam Tanenhaus. Random House; 1,040 faqe; 40 dollarë Një biografi e shkëlqyer për William F. Buckley, gazetarin më me ndikim amerikan të shekullit të 20-të. Për këtë libër, i cili ka qenë në punim për më shumë se një çerekshe...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Librat më të mirë të vitit 2025 appeared first on Revista Monitor.

IA po përshpejton kundër-reagimin ndaj teknologjisë në klasat amerikane

By: Mira Leka
22 December 2025 at 11:08

TĂ« mĂ«suarit si dikur. Provimet me shkrim dore dhe me gojĂ« po rikthehen, shkruan The Economist   Rreth 150 vjet pĂ«rpara se Apple tĂ« shiste iPad-e pĂ«r shkollat, nĂ« vitin 1857, njĂ« profesor i Harvardit me origjinĂ« greke, Evangelinus Apostolides Sophocles, protestoi duke djegur publikisht “blue books”, broshura tĂ« reja provimesh me laps e letĂ«r, qĂ« po zĂ«vendĂ«sonin provimet me gojĂ«. Ai nuk ia doli t’i...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post IA po përshpejton kundër-reagimin ndaj teknologjisë në klasat amerikane appeared first on Revista Monitor.

Revolucioni i taksive pa shoferë më në fund po fillon

By: Mira Leka
22 December 2025 at 11:02

RobotĂ«t nĂ«pĂ«r rrugĂ«. ËshtĂ« mĂ« e ndĂ«rlikuar se sa duket, shkruan The Economist   NĂ« vitin 1995, studiuesit nga Universiteti Carnegie Mellon udhĂ«tuan rreth 5000 km nga Pittsburgh nĂ« San Diego pa e prekur timonin me dorĂ«. Turneu "No Hands Across America" shĂ«noi fillimin e njĂ« udhĂ«timi tĂ« gjatĂ« drejt udhĂ«timit autonom nĂ« SHBA. TridhjetĂ« vjet mĂ« vonĂ«, mund tĂ« shihni mĂ« nĂ« fund frytet e atij udhĂ«timi nĂ«...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Revolucioni i taksive pa shoferë më në fund po fillon appeared first on Revista Monitor.

Maqedoni e Veriut, gjobiten 10 kompani sigurimesh për koordinimin e rritjes së primeve

By: Mira Leka
22 December 2025 at 10:56

Komisioni i Maqedonisë së Veriut për Mbrojtjen e Konkurrencës (CPC) tha se ka gjobitur dhjetë kompani lokale sigurimesh me një shumë totale prej 17.27 milionë denarësh (326,425 dollarë / 279,816 euro) për koordinimin e rritjes së primeve të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve. Në periudhën midis 1 marsit 2024 dhe 7 majit 2024, kompanitë e sigurimeve shkëmbyen informacione të ndjeshme, koordinu...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Maqedoni e Veriut, gjobiten 10 kompani sigurimesh për koordinimin e rritjes së primeve appeared first on Revista Monitor.

Serbi, NIS fillon mbylljen e rafinerisë mes sanksioneve të SHBA-së

By: Mira Leka
22 December 2025 at 10:52

Prodhuesi i naftës dhe gazit NIS, i kontrolluar nga Rusia dhe i sanksionuar nga SHBA-ja, deklaroi se ka filluar procesin e mbylljes së rafinerisë së saj në qytetin verior të Pancevos, e vetmja rafineri e Serbisë, për shkak të mungesës së naftës bruto për përpunim si rezultat i sanksioneve. Aktivitetet në rafineri gjatë procesit të mbylljes janë organizuar në mënyrë të tillë që impiantet të jenë ga...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Serbi, NIS fillon mbylljen e rafinerisë mes sanksioneve të SHBA-së appeared first on Revista Monitor.

Slloveni, EasyJet do të blejë kompaninë sllovene Adria Tehnika

By: Mira Leka
22 December 2025 at 10:49

Kompania britanike e fluturimeve me kosto të ulët, EasyJet, deklaroi se ka rënë dakord të blejë kompaninë sllovene të mirëmbajtjes së avionëve, Adria Tehnika, për një shumë që nuk është bërë publike. Fabrika e mirëmbajtjes së avionëve Adria Tehnika me pesë hangarë në Brnik ka kryer prej vitesh mirëmbajtje për flotën e EasyJet, dhe linja ajrore synon të bëjë investime afatgjata në këtë objekt. Marr...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Slloveni, EasyJet do të blejë kompaninë sllovene Adria Tehnika appeared first on Revista Monitor.

Rumani, dekret i ri për të kontrolluar asetet lokale të Lukoil

By: Mira Leka
22 December 2025 at 10:46

Qeveria e koalicionit në Rumani miratoi një dekret që i lejon asaj të kontrollojë asetet lokale të kompanive që u nënshtrohen sanksioneve ndërkombëtare, siç është Lukoil i Rusisë. Lukoil operon 320 stacione karburanti nëpër Rumani. Ajo është rafineria e tretë më e madhe në vend dhe ka të drejta kërkimi në det të hapur për një pjesë të Detit të Zi. Prej javësh, rafineria ka qenë e mbyllur për mirëm...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Rumani, dekret i ri për të kontrolluar asetet lokale të Lukoil appeared first on Revista Monitor.

Shitjet e pasurive të paluajtshme në Kroaci bien ndjeshëm ndërsa çmimet e larta largojnë blerësit

By: Mira Leka
22 December 2025 at 10:44

Tregu i pasurive të paluajtshme në Kroaci po përjeton një ngadalësim të theksuar këtë vit, me rënien e vazhdueshme të shitjeve në kushtet e çmimeve që mbeten të larta, paralajmëruan ekspertët në Forumin e 40-të të Biznesit të Pasurive të Paluajtshme. Sipas Dhomës Kroate të Ekonomisë (HGK), transaksionet kanë rënë në të gjithë vendin, ndërsa blerësit e huaj, dikur një forcë dominuese në tregjet bre...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Shitjet e pasurive të paluajtshme në Kroaci bien ndjeshëm ndërsa çmimet e larta largojnë blerësit appeared first on Revista Monitor.

Si mund ta kthejë Shqipëria kontabilitetin në eksport

By: Mira Leka
22 December 2025 at 10:28

Intervistë me Sean Sweeney, ekspert irlandez, i angazhuar në zbatimin e projektit për rritjen e kapacitetit të eksportit të shërbimeve të kontabilitetit në Shqipëri.   Eksporti i shërbimeve të kontabilitetit po shfaqet si një nga mundësitë më premtuese për të diversifikuar ekonominë shqiptare dhe për ta orientuar atë drejt aktiviteteve me vlerë të lartë të shtuar. Me një fuqi punëtore relativ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Si mund ta kthejë Shqipëria kontabilitetin në eksport appeared first on Revista Monitor.

Potenciali i Shqipërisë deri në Gjermani, Francë e Mbretëri të Bashkuar

By: Mira Leka
22 December 2025 at 10:24

Një vlerësim i detajuar i 168 profesionistëve dhe subjekteve të sektorit, kontabilistë individualë, firma të vogla dhe të mesme kontabël dhe auditues, nxori në pah një tablo më pozitive sesa perceptimi i zakonshëm për kapacitetet e Shqipërisë në eksportin e shërbimeve të kontabilitetit. Analiza tregoi se njohuritë teknike të profesionistëve shqiptarë janë solide dhe në përputhje me standardet ndër...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Potenciali i Shqipërisë deri në Gjermani, Francë e Mbretëri të Bashkuar appeared first on Revista Monitor.

❌
❌