Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 December 2025Main stream

18 fëmijë me fruth në një vit, ISHP: Vaksinoni fëmijët, mos u rrezikoni shëndetin dhe jetën

By: lindita
29 December 2025 at 14:11

Pas rastit të konfirmuar me fruth tek një fëmijë 3-vjeçar në Tiranë, Instituti i Shëndetit Publik u bën thirrje prindërve të mos shmangin vaksinimin. Rovena Daja, përgjegjëse e programimit të vaksinimit në ISHP, deklaron se e vetmja mënyrë për të parandaluar prekjen nga fruthi është vaksinimi. Por, shtyrja në kohë e vaksinës nga frika e autizimit apo dhe refuzimi total i saj nga prindërit ka…

Source

Përfshihet nga flakët autoboti me gaz në aksin Elbasan-Peqin

By: lindita
29 December 2025 at 13:43

Përfshihet nga flakët, një mjet tip autoboti me gaz në aksin rrugor Elbasan Peqin, pranë fshatit Pajovë. Fatmirësisht nuk ka patur shpërthim çka do të kishte edhe pasoja shumë të rënda për mjetet e tjera dhe drejtuesit e mjeteve që përshkojnë këta aks rrugor, apo edhe për kalimtarë të rastit. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëseve dhe përcaktimi i një zone e sigurie kanë bërë të mundur…

Source

Elbasani forcon rolin industrial, firmoset kontrata për impiantin e parë MIDA Steel në Europë

By: lindita
29 December 2025 at 13:41

Kurum International Albania dhe Danieli Officine Meccaniche S.p.A. kanë nënshkruar zyrtarisht kontratën e investimit për ndërtimin e një impianti të ri për prodhimin e çelikut në Zonën Industriale të Metalurgjikut në Elbasan. Ky projekt shënon një moment të rëndësishëm për industrinë shqiptare, pasi me realizimin e tij Shqipëria bëhet vendi pritës i impiantit të parë MIDA Steel në Europë…

Source

Begaj mesazh urimi për Kurtin: Vota të shndërrohet në përgjegjësi institucionale

By: lindita
29 December 2025 at 12:10

Presidenti Bajram Begaj uroi Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën dje në Kosovë. “Urime Kosovë! Urime Albin Kurti! Qytetarët e Kosovës shprehën vullnetin e tyre demokratik për institucione të reja që do të qeverisin vendin. Uroj dhe besoj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale, për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj një të ardhme të begatë…

Source

Katër ditë pa ujë në Vlorë, drejtori i UKV: Do ta riparojmë tubacionin kryesor deri në darkë

By: lindita
29 December 2025 at 11:55

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve (UKV) ka reaguar për situatën në të cilën ndodhen banorët e qytetit të Vlorës, pasi prej katër ditësh kanë mungesë të furnizimit me ujë. Agjencia e UKV-së njofton se po punohet për zgjidhjen e situatës dhe se pritet që sot, në orën 17:00, të mbërrijnë materialet e porositura nga Stambolli dhe Italia për rregullimin e linjës së tubacionit.

Source

Shpërthimi me një viktimë në Shkodër, reagon OSHEE: S’ka ndodhur për shkak të boksit të matësave

By: lindita
29 December 2025 at 11:52

OSHEE ka reaguar zyrtarisht përmes një njoftimi për mediat sa i takon ngjarjes në Shkodër, ku në një hyrje pallati ka pasur një shpërthim, nga i cili një person ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”. Sipas OSHEE, shpërthimi nuk ka ndodhur shkak të boksit të matësave në pallat. “Në lidhje me ngjarjen në Shkodër, sipas informacioneve paraprake…

Source

Kaos në rrugët e Vlorës, protestuesit bllokojnë kryqëzimin kryesor

By: lindita
29 December 2025 at 11:27

Rruglt e Vlorës janë në kaos nga radhët e makinave, pasi protestuesit kanë bllokuar kryqëzimin kryesor të qytetit, të njohur si “Kapelja”. Si pasojë, kryqëzimi është plotësisht i bllokuar, ndërsa radhë të gjata automjetesh janë krijuar në të gjitha akset kryesore të qytetit. Protesta po zhvillohet për shkak të mungesës së ujit të pijshëm prej katër ditësh, situatë që ka shkaktuar pakënaqësi të…

Source

Këshilli Bashkiak i Elbasanit nderon pas vdekjes gazetarin Aristir Lumezi me titullin “Qytetar Nderi”

By: lindita
29 December 2025 at 11:08

Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka nderuar pas vdekjes gazetarin dhe kryeredaktorin Aristir Lumezi me titullin “Qytetar Nderi”. Mirënjohja iu dorëzua djalit të tij, duke simbolizuar trashëgiminë e rëndësishme që ai la pas në fushën e gazetarisë dhe edukimin e brezave të rinj. Aristir Lumezi, me një karrierë prej dy dekadash, dha një kontribut të vyer në median e shkruar dhe atë vizive shqiptare.

Source

Qytetarët e Vlorës protestojnë para bashkisë, përplasen me policinë

By: lindita
29 December 2025 at 10:34

Qytetarët e Vlorës kanë nisur protestën para bashkisë pasi prej disa ditësh në qytet nuk ka furnizim me ujë të pijshëm. Në sheshin përpara bashkisë janë mbledhur një numër i konsiderueshëm qytetarësh, të cilët janë përplasur policinë duke tentuar të futen në ambientet e brendshme të bashkisë. Në drejtim të efektivëve të policisë, qytetarët kanë hedhur letra higjienike ndërsa me bidonë në duar…

Source

12 familje të famshme që bënë bujë në media duke ndarë historinë e familjes së tyre

By: lindita
29 December 2025 at 10:28

Shumë personazhe të famshëm përpiqen ta mbajnë jetën e tyre private larg vëmendjes së publikut. Megjithatë, skandalet, sherret dhe polemikat në familjet e tyre shpesh kanë dalë në dritë, duke u komentuar gjerësisht. Nga Jennifer Aniston te Britney Spears e deri te familja Kardashian, më poshtë janë disa prej grindjeve më të bujshme familjare që kanë dominuar titujt ndër vite.

Source

Disa ditë pa furnizim me ujë, qytetarët e Vlorës dynden te burimi i Ujit të Ftohtë

By: lindita
29 December 2025 at 10:23

Në ditën e katërt të mungesës së ujit të pijshëm për qytetarët e Vlorës, banorët janë drejtuar sërish në orët e para të ditës së sotme drejt burimit nëntokësor, i cili ndodhet pranë tunelit të Ujit të Ftohtë, por dhe një depoje të ujësjellësit që ndodhet në këtë zonë. Qytetarët janë shprehur të indinjuar për situatën e krijuar dhe kanë fajësuar institucionet e Vlorës për mungesën e zgjidhjes.

Source

Nga 30 dhjetori ndryshojnë vendndodhjet e disa zyrave të IdentiTek në Tiranë

By: lindita
29 December 2025 at 10:18

Nga nesër, do të ndryshojë vendndodhja e disa zyrave të aplikimit për dokumente biometrike në qytetin e Tiranës, konkretisht zyrave IdentiTek 5 dhe IdentiTek 8 & 9. Zyrat e reja do të funksionojnë pranë njësive administrative përkatëse. Zyra IdentiTek 5, e cila ndodhet në Rrugën “Robert Shvarc”, në zonën e Komunës së Parisit, do të zhvendoset dhe do të ofrojë shërbimet pranë Njësisë…

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 29 dhjetor 2025

By: lindita
29 December 2025 at 08:52

Dashi Sot ka gjasa t’ju duket dita shumë e mërzitshme. Do të keni dëshirë të provoni aktivitete të reja. Mund t’ju duhet të rivlerësoni disa fusha të jetës suaj. Jeta është shumë e shkurtër për t’u bllokuar në një situatë që nuk ju lejon të rriteni. Demi Mund të ndihesh veçanërisht sensual dhe pasionant sot dhe do të dëshirosh të takohesh me një person të dashur. Megjithatë…

Source

Before yesterdayMain stream

Atmosferë festive në Bashkinë Elbasan, dhurata dhe gëzim për fëmijët e punonjësve të administratës

By: lindita
26 December 2025 at 13:33

Ambientet e Bashkisë Elbasan u mbushën me gëzim, dhe emocione festive, teksa u zhvillua aktiviteti tradicional i shpërndarjes së dhuratave të Vitit të Ri për fëmijët e punonjësve të administratës bashkiake. Nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ky aktivitet i përvitshëm solli një atmosferë të ngrohtë feste, jo vetëm për më të vegjlit, por edhe për prindërit e tyre…

Source

“Hapësirë ikonike për artin dhe kulturën”, Rama: Nis të marrë formë Teatri i ri Kombëtar

By: lindita
26 December 2025 at 13:11

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i Teatrit të ri Kombëtar, i cili po merr formë dita-ditës. “Kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar, vepër e një prej arkitektëve më të shquar bashkëkohorë, Bjarke Ingels dhe studios daneze BIG. Pas përfundimit të fazës komplekse të punimeve nëntokësore, projekti ka hyrë në etapën e realizimit ndërtimor, duke marrë formë një hapësirë ikonike për artin…

Source

Berisha: Do t’i rikthehemi sheshit çdo natë deri në largimin e Ramës

By: lindita
26 December 2025 at 12:59

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi sot nga Manza e Durrësit se opozita do t’i rikthehet sheshit çdo natë deri në largimin e qeverisë. Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të mobilizohen në janar për një betejë politike deri në fitore, duke e cilësuar vitin 2026 si moment vendimtar për përmbysjen e asaj që ai e quajti “diktaturë e dytë” dhe për shpëtimin e Shqipërisë.

Source

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

By: lindita
26 December 2025 at 12:45

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koplik. Mësohet se një 27 vjeçar ka humbur jetën. “Rreth orës 11:40, në qytetin e Koplikut, shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Source

Berisha sulmon Bashën: Në vend që të merrej me votën, u mor me mua

By: lindita
26 December 2025 at 11:39

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me qytetarët dhe mbështetësit në Manëz. Berisha sulmoi ish-kryetarin e PD, Lulzim Bashën, duke thënë që “në vend që të merrej me mbrojtjen e votës, u mor me mua”. “Tani duhet të nisim betejën për mbrojtjen e votës. Beteja të padrejta nuk mund të bësh, zgjedhjet janë sa kombëtare dhe aq ndërkombëtare.

Source

Erion Braçe apel prindërve: Mos e ndërprisni kalendarin e vaksinimit, dëgjoni mjekët!

By: lindita
26 December 2025 at 10:56

Deputeti socialist, Erion Braçe ka bërë një apel për prindërit që shprehen skeptikë për vaksinimin e fëmijëve, duke iu referuar teorive që qarkullojnë se mund të shkaktojnë probleme. Ai ka ndarë rastet e dy fëmijëve në pedriatrinë e QSUT, prej ditësh në gjendje të vështirë, njëri prej të cilëve ka rezultuar me fruth. Ajo që është shqetësuese, thotë deputeti, fëmijës që ka rezultuar me fruth…

Source

Atmosferë festive nga nxënësit e shkollës “Gustav Mayer” në kryeqytet

By: lindita
26 December 2025 at 09:24

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale performancën e realizuar nga nxënësit e shkollës “Gustav Mayer” në Tiranë me rastin e festave. “Atmosferë festive nga oborri i shkollës “Gustav Mayer”, me meloditë e fundvitit përmes programit Art dhe Zeje, si një kartolinë urimi”, shkruan Rama, krahas pamjeve që sjell. Nxënësit të veshur me veshje festive dhe kapuçët e babagjyshit sollën nën…

Source

❌
❌