"Bëra gjithçka, familja ishte kundër", rrëfehet Fatlume Popovci - tregon pse u nda nga burri pas 20 vitesh
Këngëtarja shqiptare, Fatlume Popovci, ka qenë e ftuar së fundmi në "Prive by Liberta Spahiu".
Ajo ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë për lajmet që kanë qarkulluar në rrjet rreth një divorci të mundshëm.
E njëjta ka konfirmuar se i ka dhënë fund martesës gati 20 vjeçare.
Foto: YouTube
“Një vit e gjysmë, ose dy vitet e fundit nuk është që ka qenë raporti siç e kemi pasur. Unë vetëm e di që nuk jam fajtore, jam munduar me çdo të mirë për të, djalin, familjen e tij", tha ajo.
Tutje artistja shtoi: "Qysh prej fillimit të lidhjes nuk e kam pasur stabilitetin 100 për qind me të. Nuk e kam pasur sigurinë në shumë aspekte. Për këtë arsye jam detyruar me qenë edhe burrë edhe grua”.
"Vendosa me heq dorë unë, sot jam më e qetë më e lumtur. Kam filluar të shoh jetën me një sy tjetër. Jeta është shumë e bukur, edhe ne jemi njerëz".
Mes tjerash tregoi se familja e saj ka qenë kundër ndarjes teksa u pyet edhe nëse tradhtia ishte arsyeja për këtë. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com
