Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 December 2025Main stream

Nga një derë e hapur për Krishtlindje tek një histori e përjetshme - rrëfimi prekës i çiftit britanik me një të pastrehë

25 December 2025 at 23:48


Krishtlindjet shpesh shihen si një kohë për mirësi, por një akt i thjeshtë bujarie nga një çift i ri në Britani të Madhe, 50 vjet më parë, ndryshoi përgjithmonë jetën e tyre.

Më 23 dhjetor 1975, Rob Parsons dhe gruaja e tij, Dianne, po përgatiteshin për Krishtlindje në shtëpinë e tyre në Cardiff, kur dëgjuan një trokitje në derë.

Në pragun e tyre qëndronte një burrë me një qese mbeturinash në dorën e djathtë dhe një pulë të ngrirë në dorën e majtë, raporton BBC.

Robi e vështroi fytyrën e burrit dhe e kujtoi në mënyrë të paqartë si Ronnie Lockwood, një njeri që e kishte parë herë pas here në Shkollën e Dielës kur ishte fëmijë dhe për të cilin i kishin thënë të sillej me mirësi, sepse ai ishte “pak ndryshe”.

“Unë i thashë: ‘Ronnie, çfarë ndodhi me pulën?’ Ai tha: ‘Disa njerëz ma dhuruan për Krishtlindje.’ Dhe pastaj unë thashë dy fjalë që ndryshuan jetën tonë të gjithëve.

“Nuk jam i sigurt pse i thashë, por i thashë: ‘Hajde brenda’,” tha ai, transmeton Telegrafi.

Sapo i kishin mbushur 27 dhe 26 vjeç, çifti ndjeu se ishte detyruar ta merrnin nën kujdes Ronnien, i cili ishte autik.

Ata gatuan për të, e ndihmuan të lahej dhe ranë dakord ta mbajnë për Krishtlindje.

Ajo që filloi si një akt dhembshurie u shndërrua në një shoqëri të veçantë, të mbushur me dashuri dhe kompromis, që zgjati 45 vjet — deri në ditën kur Ronnie vdiq.

Robi, tani 77 vjeç, dhe Dianne, tani 76 vjeç, ishin martuar katër vjet para se ta mirëprisnin Ronnien në shtëpinë e tyre.

Në atë kohë, Ronnie ishte pothuajse 30 vjeç dhe kishte mbetur pa shtëpi që në moshën 15-vjeçare, duke jetuar rreth Cardiffit dhe duke kaluar nga një punë te tjetra. Robi e shihte herë pas here në një klub rinor që ai drejtonte.

Për ta bërë të ndihej sa më i mirëpritur, ata i kërkuan familjes së tyre t’i sillte dhurata për Krishtlindje — gjithçka, nga një palë çorape deri te produkte për kujdesin personal.

“E mbaj mend ende. Ai ishte ulur në tryezën e Krishtlindjes me ato dhurata përpara dhe qau, sepse kurrë më parë nuk kishte përjetuar një dashuri të tillë, e kupton?”, tregoi Dianne, duke shtuar se “ishte vërtet e jashtëzakonshme ta shihje”.

Çifti kishte planifikuar ta mbante deri ditën pas Krishtlindjes, por kur erdhi ajo ditë, nuk patën zemër ta largonin Ronnien dhe vendosën të kërkonin këshilla nga autoritetet.

Sipas Robit, qendra për personat e pastrehë u tha se Ronnie kishte nevojë për një adresë për të gjetur punë, por “për të pasur një adresë, duhet një punë. Kjo është një situatë pa dalje ku gjenden shumë njerëz të pastrehë”.

I vendosur në një shtëpi kujdesi që në moshën tetëvjeçare, Ronnie u zhduk nga Cardiff-i kur ishte vetëm 11 vjeç, tregoi Robi.

Vetëm shumë vite më vonë, ndërsa po bënte hulumtime për librin e tij "A Knock on the Door", ai zbuloi se çfarë i kishte ndodhur.

Ronnie ishte dërguar rreth 200 milje (321.8 km) larg, në një shkollë që në një raport zyrtar përshkruhej si “shkollë për djem me zhvillim të mangët”, ku jetoi për pesë vjet.

“Ai nuk kishte miq atje. Nuk kishte asnjë punonjës social që ta njihte. Nuk kishte as mësues që ta njihnin”, tha ai.

Robi shtoi se Ronnie shpesh pyeste “A kam bërë diçka të keqe?”, diçka që ata besojnë se e kishte mësuar gjatë kohës së kaluar në atë shkollë.

“Ai ishte gjithmonë i shqetësuar se mos kishte ofenduar dikë ose kishte bërë ndonjë gjë gabim”, theksoi Robi.

Në moshën 15-vjeçare, Ronnie u dërgua sërish në Cardiff “pa asgjë”, thanë ata.

Çifti tregoi se, në fillim, Ronnie ishte pak i vështirë për t’u afruar, pasi e kishte të vështirë të mbante kontakt me sy dhe bisedat i mbante shumë të shkurtra.

“Por pastaj e njohëm më mirë dhe, sinqerisht, filluam ta donim vërtet”, thanë ata.

Ata e ndihmuan Ronnien të gjente punë si punëtor pastrimi dhe e çuan të blinte rroba të reja, pasi zbuluan se ai ende mbante të njëjtat rroba që i ishin dhënë kur ishte adoleshent në shkollë.

“Nuk kishim fëmijë tanë. Ishte sikur po vishnim fëmijën tonë për ditën e parë të shkollës — ishim prindër krenarë”, tha Robi. Ai shtoi se, ndërsa po dilnin nga dyqani, Dianne i kishte thënë: “Ai ka gjetur punë si pastrues dhe ne e kemi veshur sikur të ishte figura kryesore e Dorchester Hotel.”

Robi, i cili ishte avokat, zgjohej një orë më herët çdo mëngjes për ta çuar Ronnien në punë, përpara se të shkonte vetë në zyrë.

Kur kthehej në shtëpi, Ronnie shpesh ishte ulur aty, thjesht duke buzëqeshur. Një mbrëmje, Robi e pyeti “Ronnie, çfarë po të bën të qeshësh kaq shumë?”

Ronnie iu përgjigj “Rob, kur më çon në punë në mëngjes, burrat e tjerë pyesin: ‘Kush është ai që të sjell në punë me atë makinë?’ Dhe unë u them: ‘Oh, ky është avokati im’”.

“Nuk mendojmë se ai ishte krenar sepse e çonte në punë një avokat”, tha Robi, “por mendojmë se ndoshta ai kurrë nuk kishte pasur dikë që ta çonte në ditën e parë të shkollës. Dhe tani, gati 30 vjeç… më në fund, dikush është tek porta”.

Ronnie kishte shumë rituale me të cilat ata u mësuan me kalimin e kohës, përfshirë zbrazjen e makinës larëse të enëve çdo mëngjes, dhe Robi bënte sikur habitej çdo herë, për të mos e zhgënjyer Ronnien.

“Është e vështirë të dukesh i befasuar kur të bëjnë të njëjtën pyetje të martën që ta kanë bërë edhe të hënën, por ky ishte Ronnie. Dhe ne e bëmë këtë për 45 vjet”, tha ai me të qeshur.

“Ai kishte qartazi vështirësi me leximin dhe shkrimin, por çdo ditë blinte gazetën South Wales Echo”, shtoi Dianne.

Çdo Krishtlindje, Ronnie u blinte gjithmonë të njëjtat kartela dhuratë të Marks & Spencer, por çdo vit e përjetonte me të njëjtin gëzim reagimin e tyre, sikur të ishte hera e parë.

Ronnie kalonte një pjesë të madhe të kohës së lirë në kishën e tyre lokale, ku mblidhte donacione për të pastrehët dhe përgatiste sallën për shërbesat, duke i rreshtuar karriget “me shumë kujdes”.

Dianne kujtonte një ditë kur ai u kthye në shtëpi me një palë këpucë të ndryshme dhe ajo e pyeti: “Ronnie, ku janë këpucët e tua?”

Ai iu përgjigj se ia kishte dhënë një burri të pastrehë që kishte nevojë për to.

“Ky ishte lloji i njeriut që ishte. Ai ishte i mrekullueshëm”, thanë ata.

Një nga periudhat më të vështira për familjen ishte kur Dianne u sëmur me ME, e njohur edhe si sindroma e lodhjes kronike, dhe kishte ditë kur nuk arrinte të ngrihej nga shtrati.

“Kisha një vajzë të vogël trevjeçare dhe Robi ishte larg për shkak të punës”, tregoi Dianne.

Megjithatë, ajo tha se Ronnie ishte “i jashtëzakonshëm” në atë kohë: ai përgatiste shishet e qumështit për djalin e tyre, Lloyd, ndihmonte në punët e shtëpisë dhe luante me vajzën e tyre, Katie, duke u bërë një mbështetje e pazëvendësueshme për familjen.

Edhe pse pranuan se dinamika kishte sfidat e saj - përfshirë betejën 20-vjeçare të Ronniet me varësinë ndaj bixhozit - ata nuk mund ta imagjinonin jetën e tyre pa të.

“Nuk është diçka që do ta rekomandoja si strategji. Por Ronnie pasuroi jetën tonë në shumë mënyra. Ai kishte një zemër të madhe, Ronnie. Ishte i sjellshëm, por edhe i zemëruar,” tha Dianne, duke shtuar “nganjëherë isha nëna e tij, nganjëherë punonjësja sociale e tij, dhe nganjëherë kujdestarja e tij. Një ditë, dikush u pyet fëmijëve tanë: ‘Si e përballuat Ronnien kur shokët tuaj vinin në shtëpi?’ Dhe ata thanë: ‘Nuk mendojmë shumë për këtë, është thjesht Ronnie’”.

Rob shtoi se “fëmijët tanë kurrë nuk e kanë njohur jetën pa Ronnie. Ai ishte aty para se ata të vinte dhe ishte aty edhe kur ata u larguan, madje edhe me fëmijët e tyre”.

Ndërkohë që fëmijët e tyre po rriteshin dhe shtëpia e tyre me një banjo dukej e ngushtë, ata vendosën t’i sugjeronin Ronniet të merrte një apartament pranë tyre.

Por kur hynë në dhomën e tij, ai përsëriti pyetjen e njohur “A kam bërë diçka të keqe?”

Rob tregoi se Dianne e qetësoi duke e nxjerrë nga dhoma, por pastaj shpërtheu në lot dhe tha “Unë nuk mund ta bëj këtë”.

Disa net më vonë, Ronnie hyri në dhomën e tyre dhe pyeti.: “Ne tre jemi miq të ngushtë, apo jo?”

“I thashë: ‘Po, Ronnie, ne tre jemi miq të ngushtë’,” tha Rob.

“Dhe do të jemi bashkë përgjithmonë, apo jo?” pyeti ai.

Pas një heshtjeje të vogël, ndoshta shumë të gjatë, Rob shikoi Dianne dhe i tha.“po, Ronnie, ne do të jemi bashkë përgjithmonë. Dhe kështu ishte”.

Ronnie vdiq në vitin 2020, në moshën 75-vjeçare, pas një goditjeje në tru. Çifti thotë se mungesa e tij ndjehet shumë ende.

Vetëm 50 persona lejohej të merrnin pjesë në funeralin e tij për shkak të COVID-19, por “biletat ishin më të kërkuara se një koncert i Coldplay”, qeshi Rob.

Ata morën të paktën 100 kartolina ngushëllimi, nga “profesorë të Universitetit të Oksfordit, te politikanë dhe të papunë”.

Pas vdekjes së tij, një qendër e re mirëqenieje me vlerë 1.6 milion funte (1.83 milion euro), e lidhur me Kishën Glenwood në Cardiff, u emërua Lockwood House, sipas dëshirës së Ronniet.

Megjithatë, ndërtesa e vjetër dhe ajo e re nuk përputheshin saktësisht, dhe ata kishin nevojë për fonde shtesë për të përfunduar rinovimin.

“Por nuk kishin pse të shqetësoheshin,” tha Rob, duke shtuar se “gati deri në qindarkën e fundit, ishte saktësisht shuma që Ronnie kishte lënë në testamentin e tij. Në fund, njeriu i pastrehë vendosi çatinë mbi kokat tona të gjithëve. A nuk është e mahnitshme?”

“Unë mendoj se gjithçka ishte e destinuar”, tha Dianne. “Njerëzit na pyesin: si ndodhi – 45 vjet – por e vërteta e thjeshtë është se ndodhi ditë pas dite. Ronnie solli një pasuri të jashtëzakonshme në jetën tonë”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

Kush është “njeriu në hije” i Trumpit - emri i tij shkakton frikë mes republikanëve dhe publiku nuk e njeh

25 December 2025 at 23:18


Midis shumë bashkëpunëtorëve të presidentit amerikan, Donald Trump, emri James Blair rrallë përmendet, por ai është një nga personat më të fuqishëm në administratën e tij, edhe pse pak i njohur për publikun.

Blair u bë pjesë e ekipit të Trumpit në vitin 2024 me rekomandim të Susie Wiles, shefes së kabinetit të liderit amerikan, dhe të dy kishin punuar më parë në fushatën e guvernatorit të Floridës, Ron DeSantis.

Megjithëse në fillim marrëdhënia e tyre nuk ishte e shkëlqyer, Blair fitoi besimin e Trumpit për shkak të besimit të tij dhe aftësisë për të zgjidhur problemet në mënyrë radikale, raporton thewallstreetjournal.

Në Shtëpinë e Bardhë ai njihet si “qeni i zemëruar” për mënyrën si negocion me republikanët e tjerë, dhe kjo është pjesë e detyrës së tij në ekipin e Trumpit.

Ky 36‑vjeçar është përgjegjës për ruajtjen e besnikërisë ndaj Trumpit brenda radhëve republikane në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin, dhe emri i tij tani i tremb shumë prej tyre.

Ai përdor shpesh një gjuhë të fortë, me fjalë fyese dhe kërcënime jo‑të‑drejtpërdrejta, duke u thënë republikanëve që dyshojnë se mos ndalojnë të mbështesin agjendën e Trumpit se do të përballen me rivalë në zgjedhjet paraprake që do t’u marrin mandatet.

Blair mbështetet edhe në të dhëna të hollësishme të sondazheve për të bindur ata që nuk janë fort besnikë se Trump është më popullor se ata në distriktet e tyre.

Për sukseset në ruajtjen e qëndrueshmërisë brenda partisë dhe për njohuritë e tij në sondazhe, Trump e ka pagëzuar atë “Blair i Shkëlqyer”.

Megjithatë, taktikat e tij nuk janë pëlqyer nga të gjithë në Kongresin amerikan. Disa republikanë kanë zgjedhur të tërhiqen nga politika, ndër ta edhe Marjorie Taylor Greene, e cila është kritikuar se Blair e ka nënçmuar në biseda prapa skenave.

Republikanëve gjithashtu nuk u ka pëlqyer kur Blair ka sugjeruar se cilët duhet të hyjnë në garë elektorale dhe se cilët duhet të provojë të kalojnë nga Kongresi federal në pozita tjetër politike.

Po ashtu, i atribuohet idesë që disa shtete nën kontroll republikan të rinovojnë hartat zgjedhore për të siguruar kontrollin e Kongresit edhe pas zgjedhjeve të nëntorit të vitit 2026.

Kjo ide pati disa probleme, duke nxitur edhe disa shtete nën kontroll demokratik të bëjnë të njëjtën gjë, dhe po ashtu çoi në një përplasje midis republikanëve të shtetit të Indiana që refuzuan ndryshimet zgjedhore.

Pavarësisht kritikave, “Blair i Shkëlqyer” mbetet një nga njerëzit me besimin më të madh të Trumpit dhe njihet si njeriu i fuqishëm në hije i tij. /Telegrafi/

Nivele rekorde - një e katërta e francezëve duan ta lënë atdheun e tyre

25 December 2025 at 22:44


Në vitin 2025, dëshira e francezëve për të lënë vendin ka arritur nivele rekord.

Sipas një studimi të publikuar këtë javë nga Gallup dhe raportuar nga "Euronews", besimi në institucionet franceze ka pësuar një rënie të ndjeshme, ndërsa numri i atyre që mendojnë të shpërngulen jashtë vendit është rritur ndjeshëm.

Më shumë se një e katërta e francezëve po konsiderojnë mundësinë e zhvendosjes përfundimtare jashtë Francës.

Kjo është rritja më e madhe e interesit për emigrim që nga afërsisht dy dekada, e lidhur me humbjen e besimit në institucionet shtetërore dhe një klimë politike që perceptohet gjithnjë e më shqetësuese.

Sipas Gallup, 27 për qind e të rriturve në Francë do të donin të zhvendoseshin përgjithmonë jashtë vendit nëse do të kishin mundësi, krahasuar me vetëm 11 për qind vitin e kaluar.

Besimi në sistemin gjyqësor ka rënë në 50 për qind, ndërsa ai në institucionet financiare në 42 për qind.

Ekonomia po shihet gjithashtu me pesimizëm: 67 për qind e francezëve mendojnë se situata e tyre personale po përkeqësohet, ndërsa vetëm 21 për qind e shohin duke u përmirësuar. Që nga viti 2015, Franca ka qenë një nga vendet më pesimiste ekonomikisht të OECD-së, menjëherë pas Greqisë.

Gallup nënvizon gjithashtu lidhjen e fortë mes mosbesimit institucional dhe dëshirës për të ikur: gati gjysma e francezëve me besim të ulët ose të pakët tek institucionet raportojnë se duan të largohen nga vendi, krahasuar me një përqindje shumë më të ulët midis atyre që ruajnë besim të lartë. /Telegrafi/

Trust Wallet dyshohet se është hakuar - përdoruesit raportojnë zhdukjen e kriptovalutave

25 December 2025 at 22:30


Eksperti i njohur i sigurisë në blockchain, ZachXBT, ka paralajmëruar përdoruesit e Trust Wallet pas raportimeve se disa fonde janë marrë pa leje nga portofolët e tyre.

Incidentet duket se kanë nisur pas një azhurnimi të fundit të shtojcës së Trust Wallet për Chrome, megjithëse shkaku ende nuk është konfirmuar nga kompania, raporton beincrypto.

ZachXBT po mbledh informacion mbi adresat e portofolëve të prekur dhe i fton përdoruesit që të raportojnë çdo rast të dyshimtë.

— (@)

Trust Wallet ende nuk ka dhënë një shpjegim zyrtar mbi ngjarjen, por përdoruesit këshillohen të kontrollojnë transaksionet e fundit, të revokojnë lejet e panevojshme dhe të mos kryejnë transaksione të reja deri sa situata të sqarohet.

Ekspertët e sigurisë rekomandojnë që, në rast të dyshimeve për komprometim të portofolit, fondet të zhvendosen në një portofol të ri me fraza (seed) të krijuara rishtazi për të shmangur humbje të mëtejshme.

Incidenti vjen si një paralajmërim për të gjithë përdoruesit e portofolëve digjitalë që të jenë më të kujdesshëm dhe të marrin masa shtesë sigurie për pasuritë e tyre në blockchain. /Telegrafi/

Yesterday — 25 December 2025Main stream

Aeroplanët rusë fluturuan drejt Britanisë, NATO aktivizoi aeroplanët e fuqishëm

25 December 2025 at 21:57


Aeroplanë luftarakë të NATO-s u ngritën në fluturim për t’u përballur me bombardues strategjikë rusë që fluturuan pranë ujërave britanike në Ditën e Krishtlindjeve, duke shkaktuar shqetësim në qarqet ushtarake dhe diplomatikë të Evropës Perëndimore.

Bombarduesit rusë Tu‑95MS, të cilët kanë kapacitet për të mbajtur armë bërthamore, u dërguan në një fluturim të gjatë mbi Detin Barents dhe Detin Norvegjez, në veri të Skocisë, afër hapësirës ajrore britanike, raporton themirror.

Ky lloj aeroplani përdoret shpesh nga Rusia për misione të zbulimit dhe të demonstrimit të forcës, duke rritur tensionet në rajon.

Sipas Ministrisë Ruse të Mbrojtjes, bëhej fjalë për një “fluturim të planifikuar” mbi ujërat neutrale, por zyrtarët perëndimorë e vëzhguan fluturimin dhe vendosën masa monitorimi, duke ndjekur çdo lëvizje të bombarduesve rusë nga ajri dhe radarët tokësorë.

❕ Russian bombers flew toward Britain. NATO forced to respond

NATO scrambled its fighter jets in response to the approaching Russian strategic bombers heading toward Britain, The Mirror reports.

The Russian Ministry of Defense stated that it was a "routine flight" over neutral… pic.twitter.com/QG1pJBKe7V
— NEXTA (@nexta_tv) December 25, 2025

Gjatë misionit, bombarduesit u shoqëruan nga avionë luftarakë rusë Su‑33, të cilët ofruan mbështetje dhe siguruan një korridor të sigurt për aeroplanët strategjikë.

Fluturimi zgjati më shumë se shtatë orë, duke përfshirë kalimin pranë disa zonave të rëndësishme ushtarake dhe kufijve të hapësirës ajrore të vendeve aleate.

NATO reagoi shpejt, duke ngritur aeroplanë luftarakë përgjigjeje për të monitoruar dhe shoqëruar avionët rusë. Sipas burimeve zyrtare, bombarduesit nuk hynë në hapësirën ajrore sovrane të Mbretërisë së Bashkuar, por u afruan mjaft pranë zonës së interesit strategjik të saj, duke vënë në gatishmëri forcat e mbrojtjes ajrore dhe duke rritur vigjilencën në të gjithë rajonin.

Ngjarja vjen në një kohë tensioni të shtuar midis Rusisë dhe aleatëve të NATO-s, duke treguar se kontrolli mbi hapësirën ajrore dhe reagimi i shpejtë mbeten elementë kyç për sigurinë kombëtare dhe stabilitetin e rajonit. /Telegrafi/

Një kolonist izraelit përplasi me motor një palestinez ndërsa ai po lutej në Bregun Perëndimor

25 December 2025 at 21:20


Gazetari dhe aktivisti palestinez, Motaz Azaiza, publikoi një video ku një herë tjetër shihet tortura që përjetojnë palestinezët në Bregun Perëndimor.

Në videon që ai publikoi në rrjetet sociale, shihet një palestinez duke falur pranë rrugës. Megjithatë, në atë moment, një kolonist izraelit kaloi me një motor katër-rrotëshe (quad) dhe e goditi, duke e rrëzuar në tokë.

“Një terrorist izraelit sulmoi një palestinez që po lutej pranë rrugës në një rrugë që okupimi izraelit ka bllokuar në Bregun Perëndimor”, shkroi Azaiza.

WATCH: Israeli "settler" deliberately ran over a Palestinian while he was praying in the occupied West Bank. pic.twitter.com/j0glSqHJ83
— Clash Report (@clashreport) December 25, 2025

Ai shtoi se palestinezët janë të pambrojtur në këtë situatë “çdo reagim ndaj këtij sulmi, madje edhe përpjekja për t’u mbrojtur, mund të çojë në vrasjen tuaj”.

Kolonistët izraelitë që jetojnë në mënyrë të paligjshme në Bregun Perëndimor shkaktojnë çdo ditë probleme të mëdha për palestinezët, të cilët jetojnë në këtë zonë për dekada.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA raportoi gjithashtu se të paktën pesë dele kanë vdekur pasi kolonistët e paligjshëm spërkatën tokën me kimikate helmuese në fshatin Kisan, në Bregun Perëndimor.

Autoritetet izraelite mbështesin vendosjen e kolonistëve në mënyrë të paligjshme, dhe së fundmi është miratuar një plan për ndërtimin e 19 kolonive të reja të paligjshme në Bregun Perëndimor. /Telegrafi/

Fat i jashtëzakonshëm për Krishtlindje - 1.8 miliard dollarë për fituesin e Powerball në Arkansas

25 December 2025 at 21:16


Një biletë e shitur në Arkansas fitoi çmimin kryesor të Powerball prej 1.8 miliard dollarësh pas shortit të mërkurën mbrëma - një nga çmimet e lotarisë më të mëdha në historinë e SHBA‑s, duke ardhur pikërisht për Krishtlindje.

Xhekpoti u rrit në rreth 1.817 miliard dollarë pasi shortet e mëparshme nuk dhanë fitues, me shitjet e biletave në minutat e fundit që shtynë çmimin drejt shifrave rekord. Kjo e bën atë çmimin e dytë më të madh në historinë e lotarive amerikane dhe më të madhin për Powerball në vitin 2025, raporton reuters.

Numrat fitues të nxjerrë rreth një orë para mesnatës ishin: 4, 25, 31, 52, 59 dhe Powerball 19. Shanset për të goditur xhekpotin janë rreth 1 në 292.2 milionë.

Kjo është vetëm hera e dytë që Arkansas prodhon një fitues Powerball; hera e parë ishte në vitin 2010.

Biletat e Powerball kushtojnë 2 dollarë secila. Fituesi mund të zgjedhë midis një pagese me rritje gjatë 29 viteve - total rreth 1.8 miliard dollarë - ose një pagesë të njëhershme para taksave prej rreth 834.9 milionë dollarësh.

Xhekpoti kishte fitues edhe më parë këtë vit më 6 shtator, kur dy biletë në Missouri dhe Texas ndanë një çmim prej rreth 1.787 miliardë dollarësh. /Telegrafi/

Si një gabim në servis shkatërroi motorin e Genesis GV80?

25 December 2025 at 21:04


Automjeti kishte histori të plotë servisi dhe nuk kishte shenja të keqtrajtimit. Për më tepër, vetura kishte përshkuar vetëm 46 mijë kilometra.

Bëhet fjalë për një Genesis GV80, me motor 2.5 litra turbo, por me shumë gjasa nuk është fjala për një defekt të markës luksoze të Hyundait.

Kur koka e cilindrit u hoq në servis, në fillim gjithçka dukej në rregull, por shumë shpejt u zbulua se boshti i motorit (krankshafti) ishte pothuajse i shkatërruar.

- YouTube www.youtube.com

“Kushinetat e shufrave lidhëse të 'pistonëve' janë plotësisht të copëtuara dhe të ngjitura në boshtin e motorit. Janë shkatërruar”, thotë Eric Berg në kanalin në YouTube I Do Cars.

Pjesët e sipërme të bllokut të motorit ishin në gjendje pothuajse perfekte. Boshtet me gunga dukeshin mirë dhe pothuajse nuk kishte depozita vaji. Ky model i pazakontë dëmtimi tregonte qartë një gjë - motori kishte punuar pa vaj. Rezultati ishte shkatërrimi i plotë i motorit.

Defekti me shumë gjasë ka ndodhur për shkak të gabimit të një mekaniku gjatë servisimit. Vaji ishte zbrazur, por nuk ishte mbushur sërish para ndezjes së motorit. Pas kësaj gabimi kapital, vetëm disa sekonda e ndanin motorin nga shkatërrimi i plotë. /Telegrafi/

Shumë afrikanë po udhëtojnë për të hipur në "Arkën e Noas" - 'profeti' mobilizon besimtarët për një përmbytje biblike

25 December 2025 at 20:39


Njerëz nga e gjithë Afrika kanë arritur në Ganë për të hipur në “Arkat e Ebo Noah”.

Profeti nga Gana, i cili vetëdeklarohet i tillë, parashikon një përmbytje globale në stil biblik që do të nisë sot.

Ai pretendon se Zoti i ka treguar në vizione se reshje të vazhdueshme dhe të forta do të fillojnë në Ditën e Krishtlindjeve, do të zgjasin 3–4 vjet dhe do të përmbytin botën, duke shkatërruar njerëzimin për shkak të mëkateve.

Si përgjigje, ai tha se Zoti e urdhëroi të ndërtojë disa “Arka moderne të Noeut” (ai pretendon deri në 10 varka druri) për të shpëtuar besimtarët, së bashku me çifte të kafshëve.

People from across Africa have arrived in Ghana to board Ebo Noah’s Arks.

The Ghanaian self-proclaimed prophet predicting a biblical-style global flood starting today.

He claims God has revealed to him in visions that continuous heavy rainfall would begin on Christmas Day,… pic.twitter.com/Ak6p9WAJ0d
— Visegrád 24 (@visegrad24) December 25, 2025

Video virale kanë treguar atë të veshur me rroba prej qeseje, duke mbikëqyrur ndërtimin e Arkës në Ganë, si dhe duke agjëruar, lutur dhe duke paralajmëruar njerëzit që të pendohen.

Dje, ai publikoi një përditësim duke pretenduar një vizion të ri: Shumë njerëz nga e gjithë bota po përpiqeshin të hipnin në arka, duke i mbingarkuar ato.

Pas lutjeve ndërmjetëse me “njerëz të tjerë të Zotit”, ai tha se Zoti e shtyu përmbytjen për të dhënë kohë për ndërtimin e më shumë arkave dhe tendave.

Ai bëri thirrje që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, të gëzojnë Krishtlindjet dhe theksoi se nuk po merrte para dhe nuk po shiste bileta. Së fundmi, ai u pa duke udhëtuar me një Mercedes-Benz të ri. /Telegrafi/

Incident i çuditshëm gjatë shërbimit të Krishtlindjeve në një kishë në Koln

25 December 2025 at 20:02


Në Katedralen e Kolnit të Gjermanisë, një incident i papritur prishi shërbimin e Krishtlindjeve kur një burrë i veshur me një mantel të zi dhe maskë të artë hyri në kishë.

Individi, i cili nuk u identifikua, u drejtua drejt pjesës së përparme të ndërtesës ku po zhvillohej ceremonia dhe i befasoi të gjithë duke kryer një improvizim të shkurtër vallëzimi, shkruan bild.

Besimtarët dhe pjesëmarrësit mbetën të habitur dhe disa e panë situatën me shqetësim, ndërsa të tjerë e perceptuan si një incident të çuditshëm dhe të pazakontë.

Personeli i sigurisë veproi shpejt, duke e ndaluar individin dhe duke e shoqëruar jashtë katedrales pa asnjë rezistencë.

Autoritetet po hetojnë motivet e këtij veprimi dhe nëse ka pasur ndonjë qëllim të keq për ndërprerjen e shërbimit fetar.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e mediave lokale dhe ndërkombëtare, duke u bërë një rast i pazakontë që përzien humorin dhe shqetësimin në prag të festave të Krishtlindjeve. /Telegrafi/

🎄At Cologne Cathedral, a man in a black cloak and golden mask interrupted the Christmas service

After reaching the front of the church, the unidentified individual performed a brief dance improvisation 💃

Security quickly responded and escorted him out of the building without… pic.twitter.com/0bOb79Zvqt
— NEXTA (@nexta_tv) December 25, 2025

Fëmijët befasojnë fqinjin 'e vetmuar' në natën e Krishtlindjeve

25 December 2025 at 19:14


Pas disa muajve që i ndodhi vdekja e bashkëshortes, me të cilën kishte kaluar më shumë se 50 vite, Bert mbeti i vetëm.

Fëmijët nga lagjja e dinin për humbjen e tij, prandaj vendosën ta befasonin para Krishtlindjes dhe t’i përkushtonin një moment të veçantë.

Grupi i vogël i fëmijëve, gjatë shëtitjes së zakonshme nëpër shtëpi, vendosi të ndalonte pikërisht para derës së Bertit për t’ia bërë më të bukur mbrëmjen, edhe pse vetëm për pak kohë.

Në videon e publikuar në TikTok shihet se ata mblidhen para shtëpisë, nën dritat e Krishtlindjes, dhe këndojnë këngë festive. Bert del në derë, dukshëm i befasuar.

Videoja ka grumbulluar 5,2 milionë shikime dhe 1,3 milion pëlqime, dhe shumë njerëz janë kujtuar për rëndësinë e momenteve të vogla, por të thjeshta, që i bëjnë këto ditë më të bukura. /Telegrafi/

Shkruani këtë në ChatGPT, dhe shikoni çfarë do të ndodhë!

25 December 2025 at 19:00


ChatGPT ka një funksion të ri interesant, i cili aktivizohet lehtësisht duke dërguar vetëm një mesazh të vetëm.

Është koha e festave dhe të gjithë ndajnë dhurata, kështu që edhe ChatGPT vendosi ta bëjë të njëjtën gjë - në botën virtuale, natyrisht.

Funksioni i ri funksionon kështu: hapni një bisedë të re dhe në të dërgoni emoji-n e dhuratës 🎁.

Pasi ta bëni këtë, ChatGPT do t’ju japë mundësinë të ngarkoni një selfie nga galeria, ose të bëni një të ri në atë moment.

Pas kësaj, mjafton të prisni disa minuta dhe do të merrni një video të shkurtër me inteligjencë artificiale (AI), krijuar përmes programit Sora, ku jeni në një ambient festiv dhe Babagjyshi i Vitit të Ri vjen dhe ju sjell një dhuratë.

Dhurata do të jetë diçka që ChatGPT mendon se ju nevojitet - ndonjëherë është ajo që i keni përmendur se dëshironi, e ndonjëherë është diçka që mendon se do ta vlerësoni bazuar në kërkesat tuaja të mëparshme.

I gjithë procesi zgjat më pak se 5 minuta, dhe nëse asgjë tjetër, është argëtuese. Fotografia kryesore është nga interaksioni i autorit me ChatGPT-në. /Telegrafi/

Digjet rafineria e madhe e karburanteve në Rusi

25 December 2025 at 18:56


Në qytetin Novoshakhtinsk në rajonin rus të Rostovit, banorët raportuan një seri shpërthimesh dhe një zjarr të madh në një rafineri nafte lokale.

Guvernatori i rajonit konfirmoi se shkaku i shpërthimeve ishte një sulm ajror, raporton Ukrainska Pravda.

Në rrjetet sociale u publikuan fotografi dhe video që tregojnë një kolonë të dendur tymi mbi zonën ku ndodhet objekti.

"Si pasojë e sulmit ajror, ka pasur shpërthime në zonën e qytetit Novoshakhtinsk. Sipas informacioneve të para, nuk ka të vdekur apo të lënduar. Informacionet po verifikohen. Shërbimet e emergjencës janë në terren dhe po organizohet fikja e zjarrit," deklaroi guvernatori Jurij Sljusar.

The oil refinery in Novoshakhtinsk, southern Russia, has reportedly just been hit.

It has been targeted by Ukrainian drones multiple times before.
📹 Exilenova+ pic.twitter.com/xAlvYcQBc9
— Euromaidan Press (@EuromaidanPress) December 25, 2025

Rafineria e produkteve të naftës Novoshakhtinsk (JSC NZNP) është një ndërmarrje e madhe për përpunimin e naftës në rajonin rus të Rostovit.

Objekti është i specializuar në përpunimin e naftës së papërpunuar dhe prodhimin e derivatit të naftës, duke përfshirë vaj djegës, karburant për anije dhe dizel, si dhe benzinë. Ajo është një nga furnizuesit më të mëdhenj të derivatit të naftës në Rusinë jugore.

Përkujtojmë se Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi se forcat ukrainase e kishin sulmuar rafinerinë e naftës Novoshakhtinsk edhe gjatë natës nga 20 në 21 gusht. /Telegrafi/

Ngjarje e rëndë në Kinë - biçikleta elektrike përfshihet nga zjarri, postieri gati digjet i gjallë

25 December 2025 at 17:57


Në Kinë, një postier u përball me një ngjarje tragjike kur biçikleta e tij elektrike u përfshi nga zjarri ndërsa ai po ecte.

Ngjarja ndodhi papritmas, duke lënë burrin të mbuluar nga flakët dhe duke shkaktuar djegie në rreth 90 për qind të trupit të tij.

Ai u dërgua menjëherë në spital, ku mjekët po punojnë për të stabilizuar gjendjen e tij kritike dhe për të trajtuar djegiet e rënda.

Shkaku më i mundshëm i incidentit është një bateri me defekt e biçikletës elektrike. Sipas mediave lokale, objekti ishte blerë vetëm pesë ditë para ngjarjes, duke treguar se problemi mund të ketë qenë teknik dhe jo rezultat i përdorimit të gjatë.

Ngjarja ka ngjallur shqetësim të madh në publik, veçanërisht tek përdoruesit e biçikletave elektrike, pasi tregon rreziqet që lidhen me pajisjet elektronike dhe rëndësinë e kontrollit të sigurisë para përdorimit.

Autoritetet po hetojnë rastin për të përcaktuar saktësisht shkaqet dhe për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen. /Telegrafi/

— (@)

Somalia për herë të parë që nga viti 1969 organizon zgjedhje

25 December 2025 at 16:55


Banorët e kryeqytetit të Somalisë, Mogadishut, të enjten do të votojnë në zgjedhjet lokale kundërthënëse, të cilat përfaqësojnë për herë të parë që nga viti 1969 zbatimin e drejtpërdrejtë të principit “një njeri, një votë” në vend.

Analistët theksojnë se ky është një hap i madh përpara në krahasim me sistemin e deritanishëm të ndarjes së pushtetit bazuar në klane.

Zgjedhjet për anëtarë të këshillave lokalë, të cilat do të zhvillohen në 16 distrikte të Mogadishut, janë organizuar nga qeveria federale, por janë refuzuar nga partitë opozitare, të cilat i quajnë ato të padrejta dhe njëanshme.

Për dekada me radhë, Somalia ka zgjedhur anëtarët e këshillave lokalë dhe ata të parlamentit përmes negocimeve të klaneve, dhe më pas liderët zgjedhin presidentin. Që nga viti 2016, administratat e ndryshme kanë premtuar të rikthejnë zgjedhjet “një njeri, një votë”, por pasiguria dhe mosmarrëveshjet brenda qeverisë dhe opozitës i kanë shtyrë ato.

Këto do të jenë zgjedhjet e para të mëdha të mbikëqyrura nga Komisioni Kombëtar i Pavarur Zgjedhor dhe i Kufijve, dhe deri në 20 parti politike kanë paraqitur kandidatë, raporton aljazeera.

Zgjedhjet nuk do të vendosin për kryetarin e Mogadishut, i cili gjithashtu kryeson rajonin qendror Banadir. Kjo pozitë vazhdohet të emërohet nga qeveria, sepse statusi kushtetues i kryeqytetit ende nuk është zgjidhur dhe kërkon konsensus kombëtar - çështje e komplikuar për shkak të ndarjeve politike midis presidentit dhe udhëheqësve të shteteve federale Jubaland dhe Puntland.

Në rajonin qendror janë më shumë se 900 mijë votues të regjistruar në 523 qendra votimi, sipas komisionit zgjedhor.

Somalia përballet me sfida të sigurisë, ndërsa grupi militant al-Shabab, i lidhur me al-Qaiden, shpesh kryen sulme vdekjeprurëse në kryeqytet. Masat e sigurisë në Mogadishu janë forcuar para zgjedhjeve lokale.

Analistët thonë se votimi në Mogadishu përfaqëson përpjekjen më konkrete deri më tani për të larguar vendin nga sistemi i klaneve dhe për të avancuar drejt një shteti më demokratik. /Telegrafi/

Aksion i madh në Mal të Zi - Në Aeroportin e Podgoricës konfiskohen telefona me vlerë 2.6 milionë euro

25 December 2025 at 15:45


Dogana e Malit të Zi kanë ndaluar një përpjekje për kontrabandim të një sasie të madhe telefonash celularë në Aeroportin e Podgoricës.

Në sistemin doganor të Zyrës së Doganave në Aeroportin e Podgoricës është dorëzuar një deklaratë për t’u futur në qarkullim mallrat, ku janë deklaruar telefona celularë dhe pajisje shoqëruese.

Pas kontrolleve rutinë u konstatua se bëhej fjalë për një sasi të madhe telefonash të shtrenjtë, kryesisht të markave iPhone dhe Samsung, të cilat vlerësohen rreth 2.6 milionë euro, raporton vijesti.me.

Veprimet e mëtejshme rreth këtij rasti po vijojnë në bashkëpunim me Policinë dhe Përgjithësinë kompetente të prokurorisë, thonë zyrtarët.

Dogana po vazhdon të kryejë kontrolle të fuqishme në të gjitha pikëkalimet kufitare, me qëllim mbrojtjen e stabilitetit ekonomik të shtetit dhe luftimin e të gjitha formave të tregtisë së paligjshme. /Telegrafi/

Samsung po përgatit një telefon të palosshëm me ekran më të gjerë

25 December 2025 at 07:20


Samsung po përgatit për vitin e ardhshëm një telefon të palosshëm me ekran të gjerë.

Pas lajmeve se Apple po përgatit një iPhone Fold me ekran të brendshëm mjaft të gjerë, tani vijnë informacione të ngjashme edhe për Samsung.

Sipas një raporti të ri, Samsung po punon në një telefon të palosshëm me ekran të brendshëm OLED prej 7.6 inç, i cili do të ketë raport të ekranit 4:3 – pra më i shkurtër dhe më i gjerë se modeli aktual Galaxy Z Fold. Ky pajisje pritet të prezantohet vitin e ardhshëm.

Madhësia dhe raporti i këtij ekrani janë të ngjashme me ato që pritet të ketë iPhone Fold në të ardhmen, për të cilin thonë se mund të ketë një ekran të brendshëm rreth 7.58 inç.

Raporti gjithashtu thotë se ky model i ardhshëm “wide fold” mund të ketë edhe një **ekran “cover” të jashtëm prej rreth 5.4 inç, si dhe mbështetje për karikim 25W. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Rusët e lodhur nga lufta - nuk i motivojnë më as propagandat e serialeve

24 December 2025 at 15:51


Që nga fillimi, presidenti rus, Vladimir Putin dhe propagandistët e tij kanë tentuar ta paraqesin agresionin në Ukrainë si një “luftë të popullit”, por ky imazh ka dështuar - vendi është lodhur nga lufta, edhe pse “heronjtë” (ata që vrasin, përdhunojnë dhe lëndojnë pa ndëshkim) kthehen nga fronti.

Si përpjekje për të ndryshuar këtë, ideologët e Kremlinit kanë promovuar një seri komike televizive të titulluar “Anë tjetër e Monedhës”, e cila tregon ushtarë rusë që luftojnë në Ukrainë dhe është financuar me miliarda rubla nga organizata që mbështetet nga shteti. Kjo lloj komedie rreth një lufte është e re dhe pa precedent në propagandën ruse, raporton The Moscow Times.

Seriali përshkruan ushtarët si të lumtur, të lidhur ngushtë me njëri‑tjetrin dhe të udhëhequr nga komandantë të mençur - një realitet që shumë rusë e konsiderojnë larg asaj që dihet për gjendjen e vërtetë në front.

Edhe figura të profilit të lartë që janë pro‑luftës e kanë kritikuar projektin, duke thënë se është thellësisht i gabuar dhe i pavend, veçanërisht kur ironizon për humbjet e familjeve që kanë humbur bashkëshortë ose të afërm.

Në rrjetet sociale, shumë njerëz kanë shprehur zemërim, duke pyetur nëse regjisorët kanë qenë ndonjëherë në front apo e kuptojnë vuajtjen reale të luftës.

Shkrimtari argumenton se kjo seri, sipas tij më shumë propagandë sesa satire e vërtetë, me shumë gjasa do të dështojë në qëllimin e saj: t’i bëjë njerëzit të qeshin me luftën. /Telegrafi/

Volvo prezanton fontin e ri që do të bëjë veturat më të sigurta

24 December 2025 at 15:31


Volvo është i njohur për kujdesin e tij ndaj sigurisë në trafik. Tani ka një ide të re.

Ndryshe nga rripi me tre pika i cili rriti ndjeshëm sigurinë të gjithë pjesëmarrësve në trafik, kjo shpikje mund të duket pak më pak “revolucionare”. Volvo tani po e drejton vëmendjen te siguria e ekranit në vetura, jo përmes një sistemi operativ më të mirë apo procesori më të shpejtë, apo madje as nga shtimi i butonave, por përmes tipografisë (fontit).

Në ditët e sotme, automjetet kanë më shumë ekrane se kurrë më parë, dhe Volvo dëshiron që fontet të jenë lehtësisht të lexueshme, sidomos gjatë vozitjes. Pikërisht për këtë, ekipi i tyre për ndërfaqe përdoruesh ka zhvilluar një font të ri me qëllim përmirësimin e sigurisë në rrugë.

Ky font quhet Volvo Centum dhe është një lloj homazh për 100-vjetorin e kompanisë, që do të shënohet në vitin 2027. Ai është zhvilluar në bashkëpunim me studion tipografike Dalton Maag, dhe Volvo planifikon ta prezantojë atë për herë të parë në modelin e ri EX60 në fillim të vitit 2026.

- YouTube www.youtube.com

Volvo ka shpjeguar për publikimin Dezeen se fonti është krijuar për të “ndikuar drejtpërdrejt në lëvizjet e syve”, në mënyrë që asgjë në ekran të mos tërheqë vëmendjen e shoferit përveç tekstit vetë. Ata gjithashtu kanë reduktuar elementët grafikë të panevojshëm dhe “çorganizimin vizual”, duke ndihmuar shoferin që të fokusojë shikimin vetëm tek ajo që ka rëndësi.

Pablo Bosch, dizajner i zhvillimit të fontit në studion Dalton Maag, thotë se çdo vendim dizajni – forma, trashësia dhe proporcioni i shkronjave – janë bërë me qëllim që njerëzit të lexojnë më shpejt, të kuptojnë më mirë dhe të qëndrojnë të fokusuar në veturën.

Edhe pse kjo mund të duket e parëndësishme, fonti më i qartë mund të ndikojë realisht në siguri. Një studim i Shoqatës Amerikane të Automjeteve (AAA) tregon se shoferët mesatarisht shikojnë ekranin qendror nga 18 deri në 40 sekonda, në varësi të moshës. Në një shpejtësi prej vetëm 40 km/h, automobili përshkon pothuajse gjysmë kilometri gjatë 40 sekondave. Një font më i qartë mund të ndihmojë në shkurtimin e kohës që shoferi e kalon duke parë ekranin.

Megjithatë, artikulli shprehet se edhe pse duket se fonti mund të ndihmojë, disa mendojnë se një zgjidhje edhe më efektive do të ishte kthimi i butonave fizikë në vend të ekranit. /Telegrafi/

Fëmijët dëshmitarë të një sherri të ashpër në Rusi - gruaja rrah burrin në ashensor

24 December 2025 at 14:53


Në qytetin Krasnoyarsk, një incident i dhunshëm midis prindërve ndodhi brenda një ashensori dhe i gjithë episodi ndodhi para fëmijëve të tyre të vegjël.

Sipas raporteve, fillimisht gruaja goditi burrin e saj në kokë dhe i mbuloi gojën, ndërsa ai po mbante një fëmijë në krahë.

Situata u tensionua shpejt, dhe burri humbi kontrollin mbi veten. Ai e goditi gruan me bërryl në gjoks, e rrëzoi dhe e tërhoqi jashtë ashensorit.

Ngjarja tronditi fqinjët dhe dëshmitarët, të cilët menjëherë kontaktuan autoritetet.

Policia ka nisur një hetim për të sqaruar rrethanat e sakta të incidentit dhe për të marrë masat e nevojshme ndaj të dy prindërve.

Autoritetet gjithashtu po shqyrtojnë gjendjen e fëmijëve dhe sigurinë e tyre pas kësaj ngjarjeje të dhunshme. /Telegrafi/

😵In Krasnoyarsk, parents staged a brutal confrontation in an elevator — in front of their young children

At first, the woman hit her husband on the head and covered his mouth. At the same time, the man was holding a child in his arms.

Eventually, he lost control — struck his… pic.twitter.com/WyyeP9Wifr
— NEXTA (@nexta_tv) December 24, 2025

❌
❌