Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 January 2026Main stream

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

By: A R
23 January 2026 at 00:02

Kuvendi i Shqipërisë votoi me 110 vota përfaqësimin e Shqipërisë në bordin e paqes.

Gazetari Ardit Rada tha për “ABC News” se opozita po përpiqet t’ia vështirësojë rrugën Ramës drejt Shtëpisë së Bardhë dhe se është një përpjekje duke shfrytëzuar mungesën e një ambasadori amerikan në Shqipëri. Sipas tij kjo vështirëson mesazhet e Uashingtonit që të mbërrijnë më qartë për politikën në Tiranë.

Më tej, Rada tha se përpos kontributit dhe mbështetjes në luftën kundër krimit apo forcimit të demokracisë, fokusi amerikan ka qenë te investimet, duke përmendur parkun eolik në Tropojë dhe vizitën e Ivanka Trump dhe Jared Kushner.

”Opozita nuk është se nuk e kupton rëndësinë e çështjes, por është një përpjekje për t’ia vështirësuar rrugën Ramës drejt Shtëpisë së Bardhë. Është ajo fabula që kemi degjuar edhe kur votohej reforma në drejtësi, se PD bëhet shumë merak për sovranitetin dhe Kushtetutën. Ndërkohë që SHBA kanë dalë garante të demokracisë në Shqipëri prej 100 vitesh edhe kur Berisha ishte në Partinë e Punës.

Pretendimet se SHBA do ta marrin një politikan shqiptar me helikopter, kanë ndodhur vetëm një herë realisht. Është diskutuar vetëm në ’98, në shtator, që dikush mund të rrëmbehej nga amerikanët dhe ai ka qenë Sali Berisha. Pasi mori dy tanke dhe i vuri para selisë në 14 shtator, dy zyrtarë amerikanë i shkuan në PD dhe i dhanë ultimatum t’i hiqte se ndryshe do kishte fatin e Manuel Noeriegës në Panama. Dhe ashtu ndodhi, që Berisha 10 minuta më pas ia ktheu tanket shtetit.

Unë nuk di që një president nga njëra anë të sjellë vajzën dhe dhëndrin në Shqipëri të investojnë dhe mbështet vizitën e tyre, nga ana tjetër të marrë Kryeministrin që do të firmosë për projektet e familjes së tij. Para vizitës së Ivanka Trump dhe Jared Kushner është rasti i parkut fotovoltaik, që një kompani amerikane mori certifikimin nga Belinda Balluku për një park eolik në Tropojë. Dhe këto ngjarje tregojnë së Shqipëria po bën çdo gjë për t’i garantuar biznesit amerikan klimën që kërkon Uashingtoni” – tha Ardit Rada në emisionin “Ora e fundit”.

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

By: A R
22 January 2026 at 23:00

Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për Bordin e Paqes të krijuar nga Presidenti Trump, duke e konsideruar një nismë, që dëshmon fundin e rendit aktual botëror, që bazohet në liri, demokraci dhe ligjin ndërkombëtar.

“Librat mbrapa e kanë humbur vlerën, edhe ato që janë në sirtar, edhe lexiemt e mia 35 vjet. Koncepti liberal demokratik po shkatërrohet para syve tanë. E dyta, disa vite më herët, si njeri që ka dashur drejtësinë, konceptin institucional, do të më vinte keq kushdo që do të ishte sot në Bordin që nënshkruhej në Davos. Por kjo është dëshirë.

Do të më vinte keq kur dikush do të ishte pjesë e asaj strukture një vit më herët, pasi koncepti im për liri, demokraci, barazi, e pashë që sot, e ka marrë njëfarë fundi.

Tani të kthehemi te ajo jashtë dëshirave të mia, po ballafaqohemi me një gjë konkrete, brutale, një rend botëror të ri, i cili fillon me këto terminologjitë, titujt, Bordi i Paqes e të tjera, por po bëhet një prerje me të kaluarën dhe paradigma e ardhshme nuk ka lidhje me OKB, me barazinë mes shteteve, as me lirinë, që përcaktohet me instrumentet e drejtëesisë dhe insitucioneve. Po kthehemi te shekulli 19 por me fillesa të epokës ku i forti përcakton çfarë është e rëndësishme.

Për faktin që kemi një president që nuk ka mëshirë për konceptet e ndërtuara për 50 vjet, projekti i tij MAGA, koncepti dhe dëshira për një perandori që kërkon ti rikthejë fuqinë, duke eleminuar konceptet europaine, kemi prekur aty në studio, që edhe Kina edhe Amerika edhe Rusia, të gjitha vlerat evropiane, po i shtypin dhe po i bëjnë gati të papërdorshme. Ne duhet të ballafaqohemi me këtë sistem, Amerika dhe Kina që ndajnë interesat, ska nevojë me pas dije, është leximi i logjikës politike dhe një gjys perandorie, Rusia. Nuk po e prekim, një perandori të madhe si India, pasi nuk kanë interesa të ballafaqohen me dy miliardë njerëz”, tha Haxhiu.

Yesterday — 22 January 2026Main stream

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

By: A R
22 January 2026 at 22:52

Pas dy vitesh bombardimesh dhe miratimit të Planit 20-Pikësh, Jared Kushner prezantoi fazën e tretë të rindërtimit të Gazës. Ai e quajti këtë iniciativë “Projekti Sunrise” dhe foli nga skena e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Qëllimi kryesor është paqe, siguri, tregje të lira, deradikalizim dhe, më e rëndësishmja, rindërtim. Kushner tregoi se Gaza do të transformohet nga një zonë e shkatërruar në një enklavë luksoze bregdetare.

Në plan janë resorte, trena të shpejtë dhe rrjete elektrike të avancuara të bazuara në inteligjencë artificiale. Rindërtimi do të zhvillohet në katër faza, duke filluar nga Rafah dhe Khan Younis me banesa dhe objekte industriale. Më pas do të ndërtohen dy qytete dhe në fund Qyteti i Gazës. Në Rafah parashikohen mbi 100,000 shtëpi, 200 shkolla dhe më shumë se 75 spitale.

Brezi bregdetar do të ketë 180 kulla për turizëm dhe hotele luksoze. Kalimi i Rafah do të përfshijë aeroport, port dhe dy qendra logjistike të mëdha. Kushner tha se projekti është i realizueshëm dhe do të sjellë 500,000 vende pune dhe investime miliarda dollarësh.

Hapat e parë do të fokusohen në zona ekonomike speciale dhe strehim të përkohshëm për banorët, duke nisur ndërtimin e Gazës së Re.

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

By: A R
22 January 2026 at 22:45

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se nëse anijet ruse lundrojnë lirisht rreth Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë ato pranë ishullit, ashtu siç ka bërë pranë Krimesë.

Nëse anijet ruse lundrojnë lirshëm rreth Groenlandës, ne mund të ndihmojmë. Kemi përvojën dhe armët për t’i bërë që asnjë prej tyre të mos mbetet mbi ujë. Ato mund të fundosën pranë Groenlandës ashtu siç u fundosën pranë Krimesë. Nuk ka problem – kemi mjetet dhe njerëzit”, tha Zelensky.

Zelensky shtoi se kjo do të ishte e mundur nëse Ukraina do të ishte në NATO, por aktualisht nuk është, dhe kritikoi Evropën për reagim të dobët, duke thënë se dërgimi i vetëm 30-40 ushtarëve atje është simbolik dhe nuk dërgon asnjë mesazh serioz te Putin apo Kina.

Më herët, Zelensky, në fjalën e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, kritikoi Europën se po “shmang veprimet” dhe po mbetet e fragmentuar në vend që të veprojë si një fuqi e bashkuar globale.

Zelensky kërkoi që vendet europiane të mbrojnë veten dhe të ndalojnë kompanitë që shesin komponentë raketash në Rusi. Ai falënderoi për ngrirjen e aseteve ruse, por kritikoi vonesat në përdorimin e tyre për mbështetjen e Ukrainës.

Në Davos, Zelensky zhvilloi një takim të rëndësishëm me Presidentin amerikan Donald Trump, të cilin e përshkroi si “pozitiv” dhe “shumë të rëndësishëm”. Trump deklaroi se “të gjithë duan që lufta të përfundojë” dhe sugjeroi se një marrëveshje mund të jetë afër.

Zelensky njoftoi se dokumentet për bisedimet trilaterale mes Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë në Emiratet e Bashkuara Arabe janë “gati” dhe mund të hapin rrugën për një zgjidhje të konfliktit.

Ai u bëri thirrje investitorëve globalë të mbështesin Ukrainën, duke theksuar se mbrojtja është “një detyrë shumë e kushtueshme”.

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

By: A R
22 January 2026 at 22:37

Pas takimeve të ndara të ditës së sotme mes emisarit evropian Peter Sørensen me kryenegociatorët Besnik Bislimi të Kosovës dhe Petar Petkoviç të Serbisë është arritur marrëveshja për funksionalizimin e Komisionit të përbashkët për Personat e Pagjetur.

Këtë e konfirmoi edhe vetë Bislimi në fund të takimit trepalësh. Në javët në vijim, zëvendësit e tyre do të takohen për të përcaktuar prioritetet e para të punës së komisionit.

Arritëm përfundimisht ta funksionalizojmë Komisionin e përbashkët për Personat e Pagjetur. Mbetet që në javët në vijim të takohen zëvendësit tanë dhe të përcaktojnë prioritetet e para të punës së Komisionit të përbashkët”, ka deklaruar Besnik Bislimi në fund të takimit.

Marrëveshja u arrit pasi Peter Sørensen zhvilloi takime të ndara dhe të gjata me të dy kryenegociatorët.

Takimi trepalësh zgjati shumë shkurt dhe shërbeu vetëm për formalizimin e marrëveshjes.

Kjo marrëveshje bazohet në Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur të nënshkruar nga Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiç në maj të vitit 2023, si pjesë e dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve.

Ky është një hap konkret pas periudhës së ngërçit në dialog (takimet e fundit prodhuan pak ose aspak rezultate në 2025), dhe vjen si prioritet humanitar – çështja e rreth 1,600 personave të pagjetur ende mbetet e pazgjidhur plotësisht.

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

By: A R
22 January 2026 at 22:30

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, u pyet se çfarë do të ndodhë në protestën kombëtare të PD-së, e cila do të mbahet në 24 janar.

Berisha u shpreh se Rama nuk do të qëndrojë më në pushtet, por se do ia mbathë. Ai shtoi se armë nuk përdoren, por se fuqia e popullit do të bëjë që kryeminisri të largohet nga pushteti.

Sali Berisha: Në situatën aktuale, kauza e kësaj proteste është kauzë më e ligjshme e çdo protestë të mëhershme. Kjo qeveri është kapur duke vjedhur qytetarët e vet e bën korrupsion, pavarësisht ndëshkimit ligjor, ajo humbet legjitimitetin. Në një diktaturë autoritare, ka dy faktorë të tmerrshëm. E para është frika. Rama është njeriu i hakmarrjeve personale dhe këtë frymë e ka përcjellë në të gjithë narko-shtetin e tij.

Albatros Rexhaj: Brezi i ri nuk frikësohet nga askush. Çfarë ju ofron të rinjve?

Sali Berisha: Më e keqja është censura. Janë 40 rroga banalistësh, që mbushin shqiptarët me gënjeshtra. Unë të rinjve iu ofroj mundësinë që të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri dhe jo rrugëve të botës. Kur kam qeverisur unë, numri i shqiptarëve rritej në vend. Por zgjedhjet duhet të jenë të lira.

Blendi Fevziu: Çfarë do bëni në protestë?

Fatos Hakorja: Ke thënë se Rama nuk do qëndrojë në zyrë në 24 janar.

Sali Berisha: Rama nuk qëndron në zyrë në 24 janar, do ia mbathë. Armë nuk përdorim. Populli ka fuqi të madhe.

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

By: A R
22 January 2026 at 22:23

Qëndrimet e deputetit të Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi në lidhje me raportin e politikës shqiptare me SHBA-në, u bënë pjesë e debatit mes tij dhe gazetarit Aulon Kalaja në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN. Kalaja e akuzoi Muçin se ka një qasje komuniste me sytë nga Vietnami dhe Kuba, ndërsa mbrojti proamerikanizmin e shqiptarëve. Sipas gazetari Kalaja nuk mund të quhet servilizëm, pasi shqiptarët e kanë zgjedhur me gjak këtë orientimin proamerikan.

Nga ana tjetër, Muçi deklaroi se diplomacia shqiptare është në nivel qesharak dhe se Rama e Berisha veprojnë të shtyrë nga interesa personale, për të shpëtuar kokat e tyre, duke shpresuar se SHBA mund të ndikojë në sistemin e drejtësisë për t’i shpëtuar hetimeve. Sipas tij servilizmi, i përket lidershipit politik dhe jo qytetarëve shqiptarë, duke theksuar se duhen analizuar pasojat që vendimet ndërkombëtare sjellin për Shqipërinë.

Pjesë nga debati Muçi-Kalaja në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN

Muçi: Diplomacia shqiptare është në nivel qesharak se të tillë e kanë bërë liderët që kanë udhëhequr vendin. Fakti që kanë qenë amerikanët që kanë financuar sistemin e drejtësisë dhe ky sistem po nxjerr afërta korruptive të Ramës e Berishës bën që pozita e këtyre dy liderëve është e tillë që të shohin interesin personal të duan të shpëtojnë kokën e tyre dhe kjo interesin kombëtar, kjo dhe në konteksin e ishullit të Sazanit dhe turravrapin për t’u aderuar në një bord.

Kalaja: Të quash servilizëm proamerikanizmin e shqiptarëve, nuk di çfarë emri ti vë. Shqiptarët e kanë vendosur këtë gjë me gjak.

Muçi: Kush e tha këtë?

Kalaja: Ti e the.

Muçi: Fola për Berishën e Ramën që duan të shpëtojnë kokat e tyre, nëse këtë ma kthen që shqiptarët që duan Amerikën quhen servil?

Kalaja: Këtë e thua ti që këta zotërinjtë përfaqësojnë veten e vet dhe jo kaq mijë vota që kanë marrë aty. Këta njerëzit që kanë votuar janë proamerikanë. Nuk është servilizëm ky.

Muçi: Servilizmi është i Berishës e Ramës se duan të shpëtojnë kokën e tyre.

Kalaja: Si do shpëtojnë kokën e tyre duke qenë servil ndaj Amerikës

Muçi: Duke shpresuar që Trump, do ndikojë te sistemi i drejtësisë në Shqipëri për të mos shkuar deri në fund hetimet ndaj Ramës dhe duke shpresuar heqjen e non gratës së Berishës që ka paguar 6 mln dollarë.

Kalaja: E gjithë tentativa e zotërisë që duhet të jemi me BE çon ujë te kjo gjë. Këta u munduan të na bashkojnë me Kubën dhe Vietnamin.

Muçi: E ka ftuar Trumpi edhe Kubën dhe Vietnamin në bordin e paqes dhe kanë pranuar.

Kalaja: Trumpi është CEO, më i madhi dhe Trumpit i duhen të gjithë. Është njeriu që po prodhon paqe në botë. Kjo është fuqi. Nuk është interesi i shqiptarëve të lidhet me Kubën, por me SHBA. Po sulmoni SHBA.

Muçi: Po sulmoj SHBA pse thashë se duhet të kuptojmë pasojat që sjell për Shqipërinë? Ky është servilizëm dhe nuk është në të mirë të popullit shqiptar.

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

By: A R
22 January 2026 at 22:13

Kreu i PD Sali Berisha, i ftuar këtë të enjte, 22 janar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, u pyet nga gazetarët për faktin se në opinionin publik kanë dalë lajme nga kampi opozitar, se kryeministri Edi Rama do merret me helikopter nga Amerika, njësoj si Maduro.

Berisha mohoi kategorikisht të ketë thënë këtë frazë, duke shtuar se këto janë mashtrime, që përhapen nga vetë Edi Rama. Sipas Berishës, Rama nuk do të rrëzohet nga amerikanët, as nga drejtësia, por nga populli shqiptar.

Kryeredaktori i TV Klan Fatos Hakorja: A vuan opozita nga kompeksi amerikan, sa shkon dhe voton edhe një nismë, ku Edi Rama përfaqëson Shqipërinë.

Sali Berisha: Ne nuk votuam Edi Ramën. Nuk bëjmë kompromis ne me sigurinë kombëtare. Armiku numër një i shqiptarëve është Edi Rama. Ndodhi diçka e papritur, sepse Rama ishte bërë gati të shkonte në Davos. Ai darkonte me zonjën Kushner dhe do merrte avionin. Për një orë e gjysmë do shkonte në Davos. Por, besoj se Trump nuk donte që Rama të ishte në Davos.

Mentor Kikia: A është Rama duke u rehabilituar politikisht nga SHBA, pas takimeve me Ivanka Trump. Shqiptarët thoshin se Rama ia hodhi dhe këtë herë, duke e rregulluar me Amerikën. Një muaj rresht ju keni thënë se do vijë Amerika të marrë Ramën me helikopterë.

Sali Berisha: Jo, nuk e kam thënë kurrë. Kjo është teknikë e marrëdhënieve të tij publike, një teknikë shumë e ulët moralisht. Të gjitha këto i nxjerr vetë ai. Ramën nuk e rrëzon as Amerika, as SKAP, por do e rrëzojë opozita. I përhap vetë Rama këto. E kam bërë shumë të qartë se Ramën do e rrëzojnë qytetarët.

Bruna Çifliku: …por ka pasur një ekzaltim nga demokratët, që dhe Rama do merrej si Maduro.

Sali Berisha: Këto janë teknika, që Rama i përhap vetë. Janë mashtrime shumë të ulëta. Laburistët e përdorën këtë teknikë, por iu kthye në boomerang.

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

By: A R
22 January 2026 at 22:07

Ashtu siç e deklaroi edhe paraditen e sotme, 22 janar, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ritheksoi se është pro investimit në ishullin e Sazanit.

Në studion e “Opinion” në Tv Klan ai kujtoi marrëveshjen e tij të dikurshme me ish-kryeministrin Italian Silvio Berlusconi, për një projekt që do të zhvillonte ishullin. Por, ky i fundit nuk arriti të realizohej.

BerishaZvërneci është investim kryekëput privat. Unë dhe ju, asnjëri nga ne s’ka parë një dokument që është tokë publike e dhënë. Atëherë si mund të jem unë kur ka ujdi të plotë mes privatëve?! Janë të mirëpritur!

Vijmë te Sazani, është tokë publike, nuk ka pronar. Sazani ka një histori, e vërteta është se i ndjeri Fatos Nano…

-Edhe më herët, Ilir Meta kur ka qenë kryeministër, u ngrit ideja e një rrjeti kazinosh, projekti i parë është në vitin 2000…

BerishaUnë bisedova me Berlusconi-n, në atë kohë zhvillimi i Sazanit ishte i komplikuar, edhe sot nuk është i thjeshtë, dy pëllëmbë plazh ka apo s’ka. Silvio u interesua shumë, bëri projektin, mirëpo erdhi kriza financiare e 2008-ës, atij i ranë aksionet dhe projekti mbeti. Si mund ta kundërshtoj unë në një kohë kur unë vetë isha përpjekur që të jepej për zhvillim?!

“Personalisht nuk do ngrihesha në protestë teksa unë e kam dhënë atë një herë, tani nuk mund të hiqem si ai që nuk jam! Ka një specifikë, nuk kam parë deri sot biznesmen të ofrojë investim 2 miliard euro!”, shtoi më tej kryedemokrati.

Megjithatë, akuzoi kryeministrin Edi Rama, se “u ka dhënë biznesmenëve shqiptarë toka shumë herë më të çmuara se Sazani”.

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

By: A R
22 January 2026 at 22:01

Gerd Hoxha, nënkryetar i Gjykata e Tiranës, ka ngritur shqetësime serioze mbi mungesën e sigurisë dhe kushtet e papërshtatshme në ambientet e institucionit, duke theksuar se kërkesat për ndërhyrje kanë mbetur pa përgjigje.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Hoxha bëri të ditur se gjykata prej vitesh përballet me mungesë të theksuar pajisjesh dhe fondesh, duke nisur nga pajisjet bazë të sigurisë deri te infrastruktura e brendshme. Sipas tij, një skaner sigurie nuk funksionon prej disa vitesh, ndërsa kërkesat për pajisje shtesë janë plotësuar vetëm pjesërisht, shkruan A2CNN.

Ai theksoi se për vitin aktual, nga fondet e kërkuara për pajisje, është miratuar vetëm 7–10% e nevojës reale, ndërsa pjesa dërrmuese e buxhetit është dedikuar vetëm për pagat, sigurimet shoqërore dhe blerjen e një skaneri. “Nga 100% që kemi kërkuar për pajisje, kemi minus rreth 90%”, u shpreh Hoxha, duke e cilësuar situatën si alarmante për funksionimin normal të gjykatës.

Në këtë kuadër, ai falënderoi në mënyrë të veçantë drejtuesen e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, Risena Xhaja, për mbështetjen e dhënë në sigurimin e disa pajisjeve të nevojshme për rritjen e sigurisë.
Një tjetër problem i ngritur nga nënkryetari i Gjykatës së Tiranës lidhet me ruajtjen fizike të godinës. Hoxha deklaroi se kërkesat për shtim të pranisë së policisë në ambientet e gjykatës kanë qenë të vazhdueshme, por deri më tani nuk kanë gjetur zbatim. “Do të mjaftonin rreth 60 punonjës policie vetëm për Gjykatën e Tiranës. Kërkojmë të paktën dy ose tre policë për çdo kat. Godinat e gjykatave, ku ruhen prova të rëndësishme, pasdite i ruan Zoti”, tha ai.

Sipas Hoxhës, mungesa e sigurisë dhe infrastruktura e pamjaftueshme përbëjnë rrezik jo vetëm për stafin dhe qytetarët, por edhe për integritetin e provave dhe procesin e drejtësisë në tërësi.

“Votojmë si Amerika”, Berisha tregon dy arsyet që i rreshtuan demokratët krah socialistëve

By: A R
22 January 2026 at 21:54

Si rrallë ndodh, demokratët votuan sot njësoj si socialistët për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes. Në studion e “Opinion” në Tv Klan, kryedemokrati Sali Berisha foli pikërisht për këtë qëndrim të mbajtur nga opozitarët. Duke e theksuar se dokumenti është votuar në parim dhe jo nen për nen, ai tregoi dy arsyet se pse u u dha kartoni jeshil.

“U votua në parim sepse unë dua ta them këtu, gjatë gjithë kohës në pushtet, porosi e prerë e përfaqësuesve të Shqipërisë në të gjitha institucionet ndërkombëtare, ka qenë do të votoni siç votojnë Shtetet e Bashkuara, për çështje sigurie.

Së dyti, u detyrohemi pavarësinë e Kosovës, betejën ajrore kundër Beogradit dhe mbështetjen e fuqishme ndaj Kosovës. Ne përsëri kemi probleme me Beogradin që nuk heq dorë nga paranoja e Serbisë së Madhe. Para 3 ose 4 vitesh erdhi në Zubin Potok, Vuçiç dhe deklaroi se Serbia do të bëhet më e madhe, njësoj si Millosheviçi. Në këto rrethana, unë kam qenë, jam dhe mbetem që të votohet siç votojnë Shtetet e Bashkuara”, argumentoi kryetari i PD-së.

“Bordi ka një bazë në SHBA, por edhe po të mos ishte kjo bazë, siç ka marrë pjesë në Koalicionin e Vullnetit, unë personalisht do ta votoja”, shtoi ai me bindje.

Por, moderatori Blendi Fevziu nuk e la me kaq. E pyeti troç se pse u votua emri nominal i Edi Ramës.

“Ne dokumentin e votuam në parim, jo nen për nen. I thamë Edi Ramës, ti nxin, ti turpëron. Ishte ulur pranë Lubisë (referuar ministres Belinda Balluku), i thamë që ajo do të të marrë me vete ty. Qëndrimi ynë ishte pro Shqipërisë, paçka se Rama dhe Lukashenko e personalizuan ftesën. Ftesa u dërgohet vendeve”, u përgjigj Berisha.

Gjuhën e ashpër nuk e kurseu për Kreun e Shtetit, Bajram Begaj.

“Po pse e e firmosi harami autorizimin?!”, tha ai.

Fiton dëmshpërblim nga vuajtja e dënimit të padrejtë, Ministria e Financave i bllokon paratë

By: A R
22 January 2026 at 21:45

Një qytetar ka denoncuar në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan zvarritjen e ekzekutimit të një vendimi gjyqësor për dëmshpërblim, pas një dënimi penal të padrejtë. “Stop” ka siguruar vendimin e formës së prerë, i cili nuk lejon apelim në Gjykatën Administrative të Apelit dhe është ligjërisht i ekzekutueshëm.

Përmbaruesi Ilia Elezi shpjegon se ngërçi është krijuar nga Ministria e Financave, e cila ka depozituar apelim ndaj një vendimi të paapelueshëm duke bllokuar padrejtësisht procedurën e ekzekutimit të dëmshpërblimit.

Gazetari i “Stop” u interesua drejtpërdrejt pranë Ministrisë së Financave, duke kontaktuar me personin përgjegjës për ndjekjen e kësaj procedure. Përfaqësuesja e institucionit pranoi se bëhej fjalë për një lapsus procedural.

Punonjësja e MinistrisëËshtë apeluar nga institucioni, jo personalisht nga unë….Ok! Do të ta shoh dhe do të them, po mund të kërkosh zyrtarisht informacion dhe mund t’jua kthejmë!

Pas ndërhyrjes së “Stop”, çështja u zgjidh dhe vendimi gjyqësor u ekzekutua duke i dhënë fund një zvarritjeje të pajustifikuar administrative.

Denoncuesi: Shumë faleminderit se në fund të ditës unë doja që të zgjidhja problemin, jo të hapim probleme. Shyqyr që m’u zgjidh si prolematikë dhe ju falenderoj si emision, për zgjidhjen e problematikës!

Mbyllet seanca për Ballukun në GJK / Qeveria dhe Kuvendi: Ka imunitet deputeti; SPAK: S’ka konflikt kompetencash!

By: A R
22 January 2026 at 14:52

Gjykata Kushtetuese zhvilloi këtë të hënë, më 22 janar, seancën plenare publike për shqyrtimin e ankimit të Kryeministrit lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Si subjekte të interesuara në këtë çështje morën pjesë dhe paraqitën argumentet dhe kërkesat e tyre Këshilli i Ministrave, Kuvendi, Presidenca dhe SPAK, ndërsa GJKKO vendosi të mos marrë pjesë në proces. Pas dakordësimit për administrimin e provave të paraqitura, Gjykata Kushtetuese vendosi mbylljen e seancës dhe njoftoi se data dhe ora e shpalljes së vendimit do të bëhen të ditura në vijim.

Palët në proces qëndruan në të njëjtat argumente të paraqitura gjatë seancës plenare. SPAK kërkoi rrëzimin e kërkesës së paraqitur nga Kryeministria, duke argumentuar se nuk ekziston konflikt kompetencash dhe se masa e pezullimit ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës është marrë brenda kompetencave ligjore. Sipas SPAK, nuk ka konflikt kompetencash mes pushtetit gjyqësor dhe atij ekzekutiv.

“SPAK vlerëson se kërkesa e Kryeministrit për shfuqizimin e vendimeve të GJKKO-së për masën e sigurimit personal të pezullimit nga detyra nuk paraqet konflikt kompetencash mes pushteteve, pasi masat e sigurimit janë vendime individuale penale me juridiksion penal dhe nuk krijojnë konflikt kompetencash. Vlerësojmë se kërkuesi nuk mund të përdorë këtë pretendim për të bllokuar hetimin penal ndaj ministrit, pasi ndjekja penale dhe vlerësimi i masës së sigurimit janë kompetenca ekskluzive të SPAK dhe GJKKO dhe nuk mund të cenohen nga ndërhyrjet e pushtetit ekzekutiv”, deklaroi SPAK.

Nga ana tjetër, Qeveria kërkoi nga Gjykata Kushtetuese shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së vetëm për pjesën që lidhet me pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, duke argumentuar se kjo masë përbën shkelje të kompetencave dhe të parimit të ndarjes së pushteteve mes ekzekutivit dhe gjyqësorit.

“Pushteti gjyqësor nuk ka të drejtë të shkaktojë pezullimin e një dege të pushtetit ekzekutiv përmes një mase sigurimi. Në rast se gjykata vlerëson se nevoja për sigurimin e individit është e pashmangshme, kjo masë nuk mund të vendoset në mënyrë të njëanshme pa autorizim nga Kuvendi. Këto janë standarde kushtetuese për çdo masë sigurimi që pengon ushtrimin e detyrës së ministrit”, deklaroi Këshilli i Ministrave.

Në të njëjtën linjë qëndroi edhe Kuvendi, i cili argumentoi se pezullimi nga funksioni është de facto shkarkim i një anëtari të Këshillit të Ministrave, veprim që nuk mund të kryhet pa miratimin e Kuvendit, pasi ministrat gëzojnë imunitetin e deputetit.

“Deputeti gëzon imunitet dhe nuk mund të pengohet në ushtrimin e detyrës së tij, si dhe nuk mund të ndalohet apo arrestohet pa pëlqimin e Kuvendit. Vendimi i pezullimit është de facto një shkarkim, pasi ndalon pjesëmarrjen e funksionarit në mbledhjet e Këshillit të Ministrave, ushtrimin e kompetencave dhe marrëdhëniet institucionale”, u shpreh Kuvendi.

Gjatë fjalës së saj, përfaqësuesja e Presidencës theksoi se nëse pezullimi i një anëtari të Këshillit të Ministrave ndikon në funksionimin e lirë të pushtetit ekzekutiv, atëherë kjo masë nuk mund të konsiderohet kushtetuese.

“Nëse pezullimi nga ushtrimi i detyrës i një anëtari të Këshillit të Ministrave ndikon në funksionimin e lirë të pushtetit ekzekutiv, kjo masë merr përmbajtjen e një instrumenti kontrolli dhe balancash mes pushteteve dhe nuk mund të konsiderohet kushtetuese. Presidenca mbështet qartësimin nga ana e Gjykatës Kushtetuese për këto çështje, pavarësisht vendimmarrjes së saj”, deklaroi Presidenca.

Këshilli i Ministrave: Pezullimi i ministrit s’mund të bëhet nga GJKKO, na u bllokua veprimtaria

Gjatë fjalës së saj në seancë, përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave deklaroi se GJKKO dhe SPAK pretendojnë se ankimi është i parregullt, pasi nuk janë shteruar shkallët e gjykimit për masën e sigurimit, mungon legjitimimi i kërkuesit, për shkak se Këshilli i Ministrave dhe Kryeministri nuk kanë interes personal, si dhe nuk ekziston një marrëdhënie juridike kushtetuese apo konflikt kompetencash.

Në përgjigje, përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave theksoi se ky nuk është një pretendim kushtetues individual. Sipas saj, kërkesa nuk lidhet me objektin e procedimit penal, masën e sigurimit apo të drejtat themelore të të pandehurit në procesin penal. Kërkesa ka të bëjë me marrëdhëniet ndërmjet pushteteve, duke ngritur pyetjen thelbësore: a ka të drejtë gjykata penale të pezullojë nga detyra një ministër apo çdo zyrtar të pushtetit ekzekutiv?

“GJKKO dhe SPAK pretendojnë se kjo është një kërkesë që nuk mund të ngrihet, pasi nuk janë shteruar shkallët e gjykimit për masën e sigurimit, mungon legjitimimi i kërkuesit, sepse Këshilli i Ministrave dhe Kryeministri nuk kanë interes personal. Këta të fundit nuk janë palë në gjykimin penal për masën e sigurimit dhe nuk mund të ankohen për të. Po ashtu, pretendohet se nuk ka marrëdhënie juridike kushtetuese dhe as konflikt kompetencash.

Në përgjigje të këtyre pretendimeve, sqarojmë se ky nuk është një pretendim kushtetues individual. Kërkimet dhe shkaqet e ngritura në kërkesë nuk kanë të bëjnë me objektin e procedimit penal, as me nevojën e sigurimit të të pandehurit dhe as me të drejtat themelore të tij në procesin penal. Kërkesat kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërmjet tre pushteteve dhe në thelb të tyre qëndron pyetja: a ka të drejtë gjykata penale të pezullojë nga detyra një ministër, njësoj si çdo zyrtar tjetër i pushtetit ekzekutiv? Ne besojmë se jo, megjithatë argumentet i përkasin themelit të çështjes.

Sa i përket legjitimimit, sqarojmë se Këshilli i Ministrave vjen në këtë gjykim si organ, veprimtaria e të cilit është pezulluar në njërën nga fushat e përgjegjësisë shtetërore: infrastrukturën dhe energjinë”, deklaroi përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave.

Në këtë kontekst, ajo theksoi se Këshilli i Ministrave dhe Kryeministri kanë legjitimitet për këtë gjykim, pasi pezullimi i ministrit ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e fushave përkatëse të përgjegjësisë. Sipas saj, pezullimi i Belinda Ballukut nuk ndikon vetëm në vendimmarrjen e saj brenda ministrisë, por edhe në vendimmarrjen e Kryeministrit për projektaktet që kërkojnë propozimin e ministrit të pezulluar.

“Për këtë gjykim kushtetues nuk ka rëndësi fakti që Këshilli i Ministrave dhe Kryeministri nuk janë palë në procesin penal, sepse legjitimiteti kushtetues buron nga pasojat që sjell masa e sigurimit në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave dhe Kryeministrit dhe jo nga të drejtat e të pandehurit në procedimin penal”, shtoi ajo.

Përfaqësuesja theksoi gjithashtu se pretendimi i SPAK-ut se Kryeministri mund të propozojë vetë projektaktet nuk qëndron, pasi ai mund të marrë vendime vetëm për aktet që nuk i përkasin fushës së asnjë ministri dhe janë të përcaktuara shprehimisht me ligj. Për këtë arsye, Kryeministri legjitimohet për t’u angazhuar në këtë gjykim, pasi pezullimi detyron zëvendësimin e ministrit për të garantuar funksionimin normal të ministrisë përkatëse.

Gjithashtu, u nënvizua se masa e sigurimit penal sjell pasoja të drejtpërdrejta në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave dhe Kryeministrit. Këto pasoja nuk varen nga statusi i palës në procesin penal, por nga ndikimi i drejtpërdrejtë në funksionimin e qeverisë.

Sa i përket pretendimit se duhet të shterohen shkallët e gjykimit për masën e sigurimit, u sqarua se kjo kërkesë vlen vetëm për ankimin individual të të pandehurit dhe nuk zbatohet për ankimin e Këshillit të Ministrave dhe Kryeministrit, të cilët e kundërshtojnë masën për shkak të cenimit të kompetencave të tyre.

“Së dyti, përsa i përket pretendimit se duhet të shterohen shkallët e gjykimit për masën e sigurimit, kjo vlen vetëm për ankimin individual që bën personi subjekt i masës. Ndërsa është tjetër gjë ankimi që bëjnë Këshilli i Ministrave dhe Kryeministri për kompetencat që u cenohen nga kjo masë. Për këtë rast nuk ka asnjë detyrim për t’iu drejtuar shkallëve të tjera të gjyqësorit”, theksoi ajo

Kuvendi: Pezullimi është de facto shkarkim. Vendimi i GJKKO, cenon ndarjen e pushteteve

Përfaqësuesja e Kuvendit mbajti qëndrimin se vendimi i GJKKO-së është në kundërshtim me Kushtetutën, duke argumentuar se deputeti gëzon imunitet dhe nuk mund të pengohet në ushtrimin e funksionit të tij, as të ndalohet apo arrestohet pa pëlqimin e Kuvendit. E njëjta mbrojtje, sipas saj, zbatohet edhe për anëtarët e Këshillit të Ministrave, të cilët nuk mund të ndiqen penalisht pa miratimin e Kuvendit.

Përfaqësuesja e Kuvendit argumentoi se mbrojtja e deputetit është e përfshirë në të gjithë kuadrin legjislativ dhe penal, përfshirë edhe Kodin e Procedurës Penale.

“Kuvendi vlerëson se vendimi i GJKKO-së për pezullimin nga ushtrimi i detyrës i zëvendëskryeministres është në kundërshtim me Kushtetutën, pasi anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit sipas ligjit.

Deputeti gëzon imunitet dhe nuk mund të pengohet në ushtrimin e detyrës së tij, si dhe nuk mund të ndalohet apo arrestohet pa pëlqimin e Kuvendit. Po ashtu, anëtari i Këshillit të Ministrave nuk mund të ndiqet penalisht pa miratimin e Kuvendit, siç parashikohet në ligj.

Në Kushtetutë ekziston një dispozitë themelore që garanton funksionimin e pavarur të pushtetit ekzekutiv dhe që anëtarët e Këshillit të Ministrave të gëzojnë imunitetin e deputetit. Kjo barazi nuk është një privilegj personal për individët, por një garanci institucionale që synon të ruajë ekuilibrin kushtetues dhe pavarësinë e pushteteve.

Deputeti nuk mund të arrestohet pa miratimin paraprak të Kuvendit, me qëllim garantimin e pavarësisë funksionale dhe ushtrimin e mandatit pa frikën e ndërhyrjeve të padrejta nga pushteti gjyqësor apo ekzekutiv. Kjo garanci nuk do të ishte e mjaftueshme nëse, edhe pse deputeti nuk arrestohet pa miratimin e Kuvendit, ai mund të pezullohej nga detyra me vendim gjykate. Pezullimi e pengon deputetin të ushtrojë funksionet e detyrës dhe mandatin e tij”, tha përfaqësuesja e Kuvendit.

Sipas Kuvendit, vendimi i GJKKO-së për pezullimin e një anëtari të Këshillit të Ministrave, pa u mbështetur në një dispozitë kushtetuese që i jep këtë kompetencë, krijon një precedent ku pushteti gjyqësor ndërhyn drejtpërdrejt në ushtrimin e pushtetit ekzekutiv.

“Për këtë arsye, mbrojtja e deputetit është përfshirë në të gjithë kuadrin legjislativ dhe penal, duke zbatuar garancitë kushtetuese të parashikuara edhe nga Kodi i Procedurës Penale. Logjika juridike është e qartë: deputeti përfaqëson vullnetin e popullit dhe ushtron një mandat të dhënë nga zgjedhësit. Pezullimi i tij nga detyra do të përbënte një ndërhyrje në këtë mandat dhe do të cenonte pavarësinë e pushtetit legjislativ.

E njëjta logjikë zbatohet edhe për ministrin. Edhe pse ministri nuk zgjidhet drejtpërdrejt nga populli, ai merr legjitimitetin nga Kuvendi dhe ka natyrë të ngjashme me personat e zgjedhur. Ministrat gëzojnë imunitetin e deputetit dhe mbrojtje të barabartë institucionale mes pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv. Edhe ministrat që nuk janë deputetë gëzojnë imunitetin e deputetit.

Kjo mbrojtje përfshin të gjitha garancitë kushtetuese dhe procedurale që sistemi juridik i njeh deputetit. Vendimi i GJKKO-së për të pezulluar një anëtar të Këshillit të Ministrave, pa u mbështetur në ndonjë dispozitë kushtetuese që ia jep këtë kompetencë, krijon një situatë ku pushteti gjyqësor ndërhyn në ushtrimin e pushtetit ekzekutiv dhe kompetencat e tij”, tha ajo.

Në përfundim, përfaqësuesja e Kuvendit theksoi se vendimi i pezullimit përbën de facto një shkarkim nga detyra, pasi ndalon pjesëmarrjen e funksionarit në mbledhjet e Këshillit të Ministrave, ushtrimin e kompetencave dhe marrëdhëniet institucionale.

 “Në vlerësimin e Kuvendit, ky vendim cenon parimin e ndarjes së pushteteve dhe, nga kjo perspektivë, përbën një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në të drejtat kushtetuese të Këshillit të Ministrave.

Vendimi i pezullimit është de fakto një shkarkim dhe kjo nënkupton faktin se përmes pezullimit ndalohet pjesëmarrja e funksionarit në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ndalimi i kompetencave dhe marrëdhëniet institucionale. Kur të gjitha këto veprime ndalohen dhe në asnjë mundësi për të ushtruar substancën e këtyre funksioneve është identike me atë të shkrimit edhe pse formalisht quhet pezullim”, përfundoi ajo.

Presidenca: Nëse pezullimi ndikon në funksionimin e pushtetit ekzekutiv, kthehet në instrument kontrolli

Përfaqësuesja e Presidencës deklaroi se ky institucion është përfshirë në çështje për shkak se ka kompetencën për të dekretuar emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

Ajo theksoi se Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë nëse vendimi mbi pezullimin e një anëtari të Këshillit të Ministrave që zgjidhet nga populli, është në përputhje me parimin e ndarjes së pushteteve apo e cenon atë.

“Presidenca është përfshirë në këtë çështje për shkak se ky institucion ka kompetencën për të deklaruar emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë nëse kjo kompetencë është në përputhje me parimin e ndarjes së pushteteve apo jo.

Ndjekja penale është e drejtë e plotë e organeve të drejtësisë, dhe ata mund të ndëshkojnë autorët pa dallim nga funksioni publik që mund të ushtrojnë. Ligji e njeh këtë kompetencë vetëm për personat që janë të zgjedhur sipas ligjit elektoral. Pushteti ekzekutiv ushtrohet nga Këshilli i Ministrave, dhe Kushtetuta parashikon se KM përgjigjet para Kuvendit, ndërsa instrumentet e kontrollit dhe balancës janë të përcaktuara qartë”, tha përfaqësuesja e Presidencës.

Presidenca parashtroi se nëse pezullimi i një anëtari të Këshillit të Ministrave ndikon në funksionimin e lirë të pushtetit ekzekutiv, kjo nuk mund të konsiderohet kushtetuese.

“Nëse pezullimi nga ushtrimi i detyrës i një anëtari të Këshillit të Ministrave ndikon në funksionimin e lirë të pushtetit ekzekutiv, atëherë kjo masë merr përmbajtjen e një instrument kontrolli dhe balancave mes pushteteve. Në këtë rast, nuk mund të konsiderohet kushtetuese. Presidenca mbështet qartësimin nga ana e Gjykatës Kushtetuese për këto çështje, pavarësisht vendimmarrjes së saj”, tha ajo.

SPAK: Nuk ka konflikt kompetencash, masat e sigurimit janë të ankimueshme

Përfaqësuesi i SPAK argumentoi se kërkesa nuk përmbush kriteret për një çështje kushtetuese. Sipas SPAK, vendimet e GJKKO-së për masën e sigurimit personal janë vendime individuale penale, të marra brenda juridiksionit penal, dhe nuk krijojnë konflikt kompetencash mes pushteteve. Për rrjedhojë, kërkesa e Kryeministrit për shfuqizimin e këtyre vendimeve, sipas tij, nuk mund të trajtohet si një mosmarrëveshje kushtetuese.

Përfaqësuesi i SPAK theksoi se kërkuesi nuk mund të përdorë pretendimin për konflikt kompetencash si mjet për të bllokuar hetimin penal ndaj një ministri, pasi ndjekja penale dhe vlerësimi i masave të sigurimit janë kompetenca ekskluzive të SPAK dhe GJKKO-së dhe nuk mund të cenohen nga ndërhyrje të pushtetit ekzekutiv. Ai argumentoi gjithashtu se masat e sigurimit janë të ankimueshme dhe se legjislacioni parashikon një procedurë të plotë ankimi përmes Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Lartë.

“SPAK vlerëson se kërkesa e kryeministrit për shfuqizimin e vendimeve të GJKKO-së për masën e sigurimit personal të pezullimit nga detyra, nuk paraqet konflikt kompetencash mes pushteteve pasi masat e sigurimit janë vendime individuale penale me juridiksion penal dhe nuk krijon konflikt kompetencash. Vlerësojmë se, kërkuesi nuk mundtë përdorë këtë pretendim për të bllokuar hetimin penal ndaj ministrit pasi ndjekja penale dhe vlerësimi i masës së sigurimit janë kompetenca ekskluzive të SPAK dhe GJKKO dhe nuk mund të cenohen nga ndërhyrjet e pushtetit ekzekutiv. Masat e sigurimit janë të ankimueshme dhe ekziston një procedurë e plotë ankimi në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Lartë”, deklaroi ai.

Sipas SPAK, pretendimet e ngritura mbështeten kryesisht në interpretime të Kushtetutës dhe ligjit, pa u provuar ekzistenca e një marrëdhënieje juridike konkrete të cenuar, e cila të ketë sjellë pasoja të rënda juridike. Në mungesë të një marrëdhënieje të tillë, nuk mund të konstatohet ekzistenca e një konflikti real kompetencash.

Duke iu referuar jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, SPAK theksoi se një konflikt kompetencash ekziston vetëm kur dy pushtete pretendojnë ushtrimin e të njëjtës kompetencë konkrete, e cila i përket vetëm njërës palë. Në rastin konkret, sipas SPAK, nuk ka një ndërveprim të tillë mes Gjykatës Penale dhe Kryeministrit, pasi marrëdhëniet e tyre burojnë nga sfera të ndryshme kushtetuese.

SPAK vlerësoi se në këtë çështje nuk identifikohet asnjë element që mund të përbëjë objekt kontrolli kushtetues dhe se kërkesa e Kryeministrit duhet të konsiderohet e papranueshme.

Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump

By: A R
22 January 2026 at 14:45

Deklaratat e Donald Trump në Davos, sipas të cilave Groenlanda ka qenë dikur territor amerikan, kanë ringjallur një debat të vjetër, por të mbushur me keqinterpretime historike. Në realitet, sovraniteti i Danimarkës mbi ishullin më të madh në botë nuk është vënë kurrë seriozisht në diskutim nga Shtetet e Bashkuara, pavarësisht pranisë së tyre ushtarake gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Trump pretendoi se, pasi Danimarka u mposht nga Gjermania naziste brenda pak orësh, SHBA-të u detyruan të dërgonin trupa në Groenlandë dhe se pas përfundimit të luftës ia kthyen ishullin Kopenhagenit, një veprim që ai e quajti “budallallëk”. Por faktet historike tregojnë një histori tjetër.

Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e

Në prill të vitit 1941, kur SHBA-të ishin ende zyrtarisht neutrale, Uashingtoni nënshkroi një “marrëveshje mbrojtjeje” për Groenlandën, me qëllim parandalimin e një pushtimi të mundshëm nazist. Marrëveshja u firmos nga ambasadori danez në SHBA, në emër të Mbretit, pasi Danimarka ishte nën okupim gjerman. Në asnjë moment kjo nuk përbënte transferim sovraniteti.

Interesi amerikan ishte kryesisht strategjik dhe ekonomik. Groenlanda strehonte të vetmin burim në botë të kriolitit, një mineral jetik për prodhimin e aluminit, të nevojshëm për motorët dhe avionët luftarakë. Trupat e para amerikane u vendosën përreth minierës së Ivittuut-it dhe deri në vitin 1945 u ndërtuan rreth 15 instalime ushtarake.

Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e

Kushtet ekstreme klimatike, i ftohti polar dhe erërat e pamëshirshme, e bënë të pamundur shndërrimin e Groenlandës në bazë ajrore për shoqërimin e anijeve drejt Britanisë së Madhe. Megjithatë, ishulli u përdor si pikë kyçe tranziti për transferimin e mijëra bombarduesve dhe avionëve luftarakë përtej Atlantikut.

Nga ana tjetër, forcat naziste ngritën stacione të vogla radioje dhe meteorologjike për të ndihmuar operacionet e nëndetëseve. Disa prej tyre transmetonin edhe sinjale mashtruese për të çorientuar pilotët amerikanë, duke shkaktuar raste dramatike, përfshirë uljen e detyruar të një skuadriljeje në akullnajë.

Neutralizimi i këtyre postacioneve iu besua “Greenland Patrol”, një njësi e Rojës Bregdetare amerikane, por përplasjet e drejtpërdrejta u zhvilluan kryesisht nga një repart danez, me vullnetarë groenlandezë dhe norvegjezë, që lëviznin me slita të tërhequra nga qenët. Ata përballuan marshime ekstreme, deri në 500 kilometra, në temperatura nën -20 gradë Celsius, një provë e jashtëzakonshme fizike dhe psikologjike.

Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e

Pas luftës, rëndësia e Groenlandës u rrit edhe më shumë me nisjen e Luftës së Ftohtë. Në vitin 1946, SHBA-të tentuan ta blinin ishullin nga Danimarka për 100 milionë dollarë, por oferta u refuzua. Megjithatë, amerikanët nuk u larguan. Pas anëtarësimit të Danimarkës në NATO, në vitin 1951 u nënshkrua një traktat që lejonte SHBA-të të mbanin dhe të ndërtonin baza ushtarake për nevojat e Aleancës Atlantike.

Kështu lindi baza ajrore e Thule-s, ende sot një nga instalimet më të rëndësishme ushtarake amerikane në Arktik. Madje, gjatë kulmit të përplasjes bërthamore me Bashkimin Sovjetik, u ndërtua edhe Camp Century, një bazë futuriste 30 metra nën akull, e furnizuar me reaktor bërthamor, pjesë e projektit sekret “Iceworm”, që synonte vendosjen e raketave ndërkontinentale nën akull. Projekti dështoi kur u kuptua se nxehtësia e raketave do të shkrinte strukturat e akullit.

Pas rënies së Murit të Berlinit, prania ushtarake amerikane u reduktua ndjeshëm, duke mbetur kryesisht në Thule. Sot, baza është nën administrimin e Space Force, forcës hapësinore të krijuar nga vetë Trump, e përfshirë në projektin ende teorik “Golden Dome” për mbrojtjen antiraketore nga hapësira.

Por një gjë mbetet e qartë: as historia dhe as realiteti strategjik nuk justifikojnë pretendimin se Groenlanda ka qenë ndonjëherë territor amerikan. Ajo ka qenë dhe mbetet pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, pavarësisht interesave dhe pranisë ushtarake të fuqive të mëdha.

“La Repubblica”

Ankimimi i PD, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë publike çështjen “McGonigal”

By: A R
22 January 2026 at 14:37

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”, pas ankimimit të Partisë Demokratike. Ky vendim është marrë ditën e djeshme, me datë 21 Janar.

“Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit: (i) ‘Për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles McGonigal’; (ii) ‘Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025’.

2. Deklarimi i vendimit nr.77/2025 të Kuvendit të Shqipërisë ‘Për mosmiratimin e projektvendimit ‘Për ngritjen e Komisionit Hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles MCGonigal’, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

3. Deklarimi i vendimit nr.78/2025 të Kuvendit të Shqipërisë ‘Për mosmiratimin e projektvendimit ‘Për ngritjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Sjellim ndërmend se pas rrëzimit nga mazhoranca në Kuvend të dy komisioneve të saj hetimore për zgjedhjet e 11 majit dhe çështjen “McGonigal”, Partia Demokratike i ishte drejtuar me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese, ku kundërshtonte refuzimin nga shumica në seancën plenare të 30 tetorit.

Padia është bërë nga 1/5 e deputetëve.

Aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës, treni përplaset me një vinç

By: A R
22 January 2026 at 14:30

Tre persona mbetën të lënduar në një aksident hekurudhor në Cartagena, sot me 22 janar, duke shënuar aksidentin e tretë në Spanjë në më pak se një javë.

Treni i pasagjerëve në linjën Cartagena – Los Nietos u përplas me një vinç në Alumbres, Murcia, raportojnë mediat e huaja. Të paktën tre pasagjerë mbetën të lënduar lehtë, por bilanci zyrtar ende nuk është konfirmuar. Aksidenti ndodhi rreth orës 12:00, mes Alumbres dhe La Union.

Të dielën mbrëma, një tren doli nga shinat duke u përplasur me një tjetër, ku humbën jetën 43 pasagjerë. Dy ditë më vonë, një mur mbajtës u shemb mbi një tren rajonal, duke shkaktuar daljen nga shinat dhe vdekjen e makinistit.

Sipas mediave lokale, banorët e zonës kishin paralajmëruar më parë rrezikun në këtë pjesë të linjës, ku ndodhi aksdenti sot, ku njoftimi për mbërritjen e trenave shpesh mungon.

“Mirror” për Shqipërinë: Luksi natyror takohet me çmimet ekonomike

By: A R
22 January 2026 at 14:21

“Mirror” e prezanton Shqipërinë si destinacionin ku luksi natyror takohet me çmimet ekonomike. Në artikullin e të përditshmes britanike, ftohen turistët që të vizitojnë Shqipërinë dhe plazhet e saj të kristalta.

Sipas artikullit, nga pranvera turistët do të jenë në gjendje të vizitojnë Shqipërinë nga Liverpuli, Birminghami dhe Dublini, me fluturime low cost që zgjasin pak më shumë se tre orë. Pranvera shihet si koha ideale për të vizituar vendin, me temperatura që arrijnë 26 gradë në maj.

Vendi i vogël mesdhetar po bëhet gjithnjë e më popullor në mesin e turistëve britanikë, falë ngjashmërisë së plazheve të saj që shpesh krahasohen me Maldivet, shkruhet në artikullin e botuar në të përditshmen “Mirror”.

Ksamil i jugut të vendit është një nga zonat më të njohura; ndodhet midis një lagune dhe detit Jon, me Korfuzin përballë tij. Plazhet e tij me rërë të bardhë, deti bruz dhe ishujt e vegjël, të krahasuar me Maldivet, mund të eksplorohen me varkë.

Mos humbisni qytetin e Durrësit, i cili është rreth gjysmë ore larg nga Tirana dhe është një qytet port që ndodhet në një zonë të gjatë bregdeti me rërë. Një nga pamjet më ikonike të qytetit është Kulla Veneciane e shekullit V, një fortifikim mesjetar ku mund të shijoni pamje spektakolare.

Po ashtu, Tirana është gjithashtu një destinacion interesant. Sheshi Skënderbej është një vend i shkëlqyer për të nisur turin. Do të gjeni ndërtesa të tilla si Xhamia e Et’hem Beut, Teatri i Operas dhe Muzeu Historik Kombëtar. Shumë vizitorë në qytet rekomandojnë gjithashtu një udhëtim në Kalanë e Tiranës. Ndërsa kanë mbetur vetëm disa rrënoja nga kalaja mesjetare, vendi është shndërruar në një atraksion unik me restorante dhe vende për të blerë punime artizanale, kështu që mund të merrni disa suvenire dhe të provoni kuzhinën tradicionale shqiptare.

Rama-opozitës: Prisnit të më merrte SHBA si Maduro, tani do më votoni që të ulem në Shtëpinë e Bardhë!

By: A R
22 January 2026 at 14:12

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu sulmet dhe ironitë kundër opozitës, në fjalën e tij në Parlament të enjten, për të argumentuar miratimin e përfshirjes së Shqipërisë në Bordin e Paqes, të themeluar nga Donald Trump.

“Për muaj me radhë thatë që Amerika do të më bënte mua gjyqin e nderuar prej jush për t’ju kthyer ju në ato karrige ku nuk do të ktheheni kurrë, po s’dolët nga poshtë karriges ku qëndrojnë hijet e rënda të ndenjurat e stërgjyshit tuaj. Ju fituat, sepse e paralajmëruat popullin që mua do të më thërrisnit në Amerikë në datën 20 janar. Po ky ishte lapsus për t’u paraqitur në Prokurorinë Federale. Madje, ju e vulosët fitoren kur festuat kërrimin me forcë të Maduros nga shtëpia e tij në Karakas dhe u thatë shqiptarëve se ajo ishte vetëm një provë gjenerale e ushtrisë amerikane për rrëmbimin e Ramaduros nga ajo zyrë në Kryeministri, që e keni fiksim prej 12 vitesh dhe mblidheni si qindra Romeo të dëshpëruar për një Zhulietë të vetmuar”, tha Rama.

“Tani, ju mund të mendoni se unë po tallem. Mund të tallen këta me ju. Unë me ju nuk tallem. Unë s’tallem kurrë me fitoret tuaja. Dhe sot ju do të votoni të vërtetën e madhe që unë nuk do ta detyroj ushtrinë amerikane t’i bashkohet protestës suaj nga tarraca e Kryeministrisë, se do të dorëzohem vetë, paqësisht, në duart e autoriteteve ligjzbatuese amerikane që do të vijnë në aeroport në Uashington, do të më marrin me eskortë, do të më çojnë në Shtëpinë e Bardhë për t’u ulur si anëtar i Bordit të Paqes”.

“Pra, ka vetëm një nuancë në dështimin tuaj: ju prisnit të fitonit me helikopterët e ushtrisë amerikane dhe nuk e prisnit që unë do të dorëzohesha vetë. Vetëm kaq. Po kjo është fitorja juaj”.

Nga Davosi te syzet e Macron, batuta e Trump që ktheu një problem shëndetësor në trend luksi

By: A R
22 January 2026 at 14:09

Në Davos po diskutohet për të ardhmen e Groenlandës dhe të botës, por në fjalimin e tij të gjatë, Donald Trump gjeti kohë të komentojë edhe pamjen e re të presidentit francez, Emmanuel Macron.

“E dëgjova dje teksa fliste me ato syzet e bukura të diellit. Çfarë ka ndodhur? E pashë duke u shtirur si i fortë”, tha Trump.

Syzet që Macron mban prej rreth një jave, për shkak të një hemorragjie nënkonjuktivale, një shqetësim jo serioz shëndetësor kanë tërhequr vëmendje të madhe publike. Kjo vëmendje ka qenë e favorshme për sipërmarrësin italian Stefano Fulchir, pronar i kompanisë iVision Tech, e cila në vitin 2023 bleu shtëpinë franceze të syzeve Henry Jullien. Kjo kompani prodhon në Lons-le-Saunier (rajoni Jura) modelin Pacific S01, me çmim 659 euro.

“Zakonisht prodhojmë rreth njëqind palë syze Pacific në vit, por me këtë ekspozim mediatik rrezikojmë të duhet të prodhojmë deri në një mijë, sepse tani të gjithë duan të blejnë të njëjtin model”, tha Fulchir për radion RTL.

Ai shtoi se kompania ishte veçanërisht e emocionuar nga ky interes, pasi presidenti Macron kishte porositur syze edhe më herët. “Në vitin 2024 ai bëri një porosi për t’ia dhuruar një ministri dhe më pas vendosi të merrte një palë edhe për vete. Presidenti këmbënguli që syzet të ishin tërësisht të punuara me dorë në Francë dhe nuk pranoi t’ia dhuronim, dëshironte t’i blinte vetë”, theksoi Fulchir.

Nuk bëhet fjalë, pra, siç u mendua fillimisht, për modelin Ray-Ban Aviator të njohur nga filmi Top Gun, i veshur nga aktori Tom Cruise. Shtëpia Henry Jullien publikoi në Instagram një foto të Macronit në Davos, duke sqaruar se ‘modeli Pacific S01 vjen nga koleksioni prestigjioz Doublè Or. Korniza metalike me ngjyrë argjendi kombinohet në mënyrë perfekte me lentet blu, duke krijuar një ekuilibër ideal mes modernitetit dhe finesës’.

Një javë më parë, Macron e trajtoi me humor problemin me syrin, duke thënë se do të zgjasë për ca kohë dhe se “syri i tigrit”, si në filmin Rocky, është shenjë e vendosmërisë së Francës.

Rama, ironi me demokratët: Do t’ju dalë fjala, ‘non gratën’ do ta hiqni në mars 2025…

By: A R
22 January 2026 at 14:00

Kryeministri Edi Rama ironizoi deputetët e PD-së në fjalën e tij në kuvend këtë të enjte duke thënë se non grata për Sali Berishën do të hiqet në mars 2025.

“Mos e lini pas dore atë punën e non gratës për mua, se siç ju kanë dalë të tëra fjalët do tju dalë fjala edhe për non gratën. Ngërçi i Edi Ramës është se për parlamentin e Shqipërisë ka vetëm një kuotë për non gratë dhe ajo është zënë për meritë. Ai që e ka marrë non gratë e ka merituar në mënyrën më bindëse. Juve do t’ju dalë fjalë që non grata do të hiqet në mars 2025. Pavarësisht që jemi në 2026, do hiqet në mars 2025. Ai që e ka marrë atë kuotën është i paarritshëm në të gjitha pabesitë që i ka bërë popullit shqiptarë dhe kështu që zor shumë që lëviz ajo kuotë”.

Më tej, ai tha se të hënën e ardhshme do të flasë në parlamentin e Izraelit. “Të hënën e ardhshme do ti drejtohem parlamentit të izraelit si kryeministër i Shqipërisë në të njëjtin format që ju rezervua para pak kohësh presidentit të SHBA-ve. Duke qenë se lista aty është e shkurtër dhe kundërshtarët e bordit sapo e përfunduan numërimin e të gjitha vendeve, a thua se numrat flasin ndonjë gjë të madhe për një vend si i yni, duke i thënë shqiptarëve se prania e Shqipërisë ishte pa vlera, duke të nënvizoj se për Shqipërinë, për mua dhe për ne, është një ftesë dhe nderë që nuk ju bëhet të gjitha shteteve të botës. Ne jemi një vend tejet i vogël që u vetzhduk duke e mbyllur derën nga brenda”, tha Rama.

❌
❌