Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram, në një deklaratë të gjatë, lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë si dhe me komentet dhe gjykimet e shumta të publikut.
Në deklaratë theksohet mbështetja e plotë për Albën dhe besimi i palëkundur në forcën, karakterin dhe veprimet e saj, duke nënvizuar se ajo është 100 për qind vetvetja dhe reale në çdo situatë.
Familja shprehet se çdo vendim i Albës do të respektohet dhe mbështetet, pavarësisht mënyrës se si ka rrjedhur loja brenda formatit.
Sipas reagimit, konsiderohet e padrejtë dhe absurde që publiku të gjykojë situata personale që ndodhin brenda një formati që nuk ka karakter edukativ, duke theksuar se ngjarje të tilla ndodhin edhe jashtë tij, në jetën reale.
Familja apelon për empati, duke kujtuar se askush nuk e njeh plotësisht realitetin dhe ndjenjat e atyre që po i përjetojnë situatat nga brenda.
“Çdo familje ka persona që gabojnë dhe bëjnë gjëra që nuk dinë t’i kontrollojnë, por askush nuk ka të drejtë të gjykojë mënyrën se si dikush zgjedh ta jetojë jetën e vet”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Gjithashtu, familja dënon komentet ofenduese, bullizuese dhe denigruese, duke theksuar se ato nuk pasqyrojnë vlerat e një shoqërie të shëndetshme dhe se secili duhet të mbajë përgjegjësi për fjalët e veta.
Në reagim theksohet se Alba nuk i jep llogari askujt për jetën e saj personale dhe se, ndonëse tradhtia dhe dhuna ndodhin edhe jashtë formatit, ato nuk duhet të normalizohen.
Në fund, familja falënderon nga zemra të gjithë ata që e mbështesin Albën, duke i konsideruar si motivimin kryesor për veprime të mira dhe për një jetë më të mirë.
“Ju jeni arsyeja pse Alba është në finale”, thuhet në mesazh. /Telegrafi/
Keijsi u përjashtua nga ky edicion i Big Brother VIP Albania 5 për shkak se theu rregullat.
Pas daljes nga shtëpia, ai foli për herë të parë për "Shqipëria Live", ku zbuloi më shumë për raportin e tij me Stelinën dhe Inën.
Sa i përket Stelinës, ai tha se e ka mbyllur përfundimisht, ndërsa për Inën deklaroi se do të vazhdojë njohjen jashtë.
Foto: YouTube
Keijsi foli edhe për lojën duke thënë se Inën e goditën moralisht.
“Pasi hyri Ina, me Stelinën patëm një krisje të madhe, për pritjen që unë i bëra. Puthja me Inën ndodhi vetëm një herë, në atë video që është transmetuar. Ina nuk dinte gjë për videon. Në aspektin moral, e goditën shumë. Sikur ajo është një njeri i pavlerë", u shpreh ai.
Tutje tha: "Ina nuk ka hyrë mes meje dhe Stelinës. Me Stelinën jam shkëputur për arsye pasigurisë, siç ndodhi dhe aty. Me Stelinën e kam mbyllur përfundimisht".
"Stelina erdhi me tendencë, u nis nga dëshira dhe përfundoi me tendencë. Lidhjen me Inën do ta vazhdoj jashtë”, shtoi ndër tjerash. /Telegrafi/
Stilisti amerikan i modës, Calvin Klein, (83 vjeç) u fotografua duke dalë nga palestra në Los Angeles me partnerin e tij, modelin Kevin Baker (37 vjeç).
Marrëdhënia e tyre tërheq vëmendjen duke pasur parasysh diferencën e madhe në moshë.
Calvin përpiqet t’i mbajë larg syrit të publikut detajet e jetës së tij private, kështu që flet për karrierën e tij në intervista.
Foto: X
Ata u panë së bashku për herë të parë në vitin 2016 dhe mediat amerikane raportuan se ata kanë qenë në një lidhje që atëherë.
Klein është martuar dy herë.
Ai ishte i martuar me Jayne Center Klein nga viti 1964 deri në vitin 1974 dhe me Kelly Rector nga viti 1986 deri në vitin 2006.
Pas kësaj, u takua me Nick Gruber, i cili është 48 vjet më i ri se ai. Ata u ndanë në vitin 2012. /Telegrafi/
Camila Morrone është një aktore dhe modele 28-vjeçare, e rritur në zemër të Hollywoodit.
Ajo është vajza e aktorëve argjentinas Maximo Morrone dhe Lucila Polak, dhe pas divorcit të prindërve, nëna e saj u lidh me Al Pacinon, të cilin Camila e konsideron babanë e saj të dytë.
Camila filloi karrierën si modele, ndërsa debutimi i saj në film ishte në 2013.
Roxana shquhet për stilin e saj të sofistikuar, me veshje luksoze si ato të Versace dhe konsiderohet një figurë e fortë.
Kostumografia e saj është frymëzuar nga Penelope Cruz, Bianca Jagger dhe stilistë latino-amerikanë si Johanna Ortiz.
Foto: Prime Video
Për Camilan, ky rol i ri është një mundësi për të treguar talentin e saj si aktore, duke u distancuar nga fama personale dhe duke u fokusuar tek puna dhe profesionalizmi. /Telegrafi/
Pas surprizës që vëllai i bëri Selin mbrëmjen e djeshme (e martë), banorja duket se nuk e ka takuar Mirin.
Të dy e kanë diskutuar këtë situatë, ndërsa këngëtari pretendon se Selin nuk e takoi për shkak të asaj që i tha vëllai 'je vetëm'.
Selin tha se nuk e ka bërë me qëllim, ndërsa Miri pretendoi të kundërtën.
Foto: YouTube
Pjesë nga biseda mes tyre:
Miri: Ke bërë dy lëvizje që nua nuk më kanë pëlqyer. Kemi ardhur 39 ditë bashkë, hyrja jote në shtëpi duhet të vije direkt më takoje mua. Edhe kur i takove të tjerët, detajet bëjnë diferencën, fillove duke takuar gjithë shtëpinë.
Selin: Po ia fut kot, u ula direkt në divan. Kur bëri mbylljen erdhën njerëzit më takuan.
Miri: Herën e dytë a dole dhe i takove të gjithë shtëpinë. Duhet të vije te unë. U ule u çove ike.
Selin: Nuk e kam bërë me qëllim.
Miri: Edhe sikur ne nesër nuk kemi lidhje me njëri- tjetrin, me jepje forcë mua. Duhet ta kishe imagjinuar, doli ajo që këta kanë tentuar se ta tha vëllai. Kaq donin këta. Minimumi duhet të vije të thoje faleminderit deri këtu. Po të isha unë do të kisha takuar ty, jo të tjerët se nuk i kam asgjë. Kur erdhe te unë, jemi takuar si shoku i lagjes dhe më ike. /Telegrafi/
Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror edhe në moshën 41-vjeçare, duke ndërtuar sukses jo vetëm në fushë, por edhe në jetën personale.
Prej vitesh, ai ka në krah Georgina Rodríguez, me të cilën ka krijuar një marrëdhënie të fortë dhe një familje të madhe.
Me rastin e ditëlindjes së 32-të të Georginas, ylli portugez i bëri një dedikim të ndjerë në rrjetet sociale.
Në një foto të publikuar në Instagram, Ronaldo shkroi: “Gëzuar ditëlindjen gruas së jetës sime".
Këtë vit, ditëlindja e Georginas e gjeti çiftin larg njëri-tjetrit, pasi ajo ndodhet në Shtetet e Bashkuara për premierën e dokumentarit “Melania”, kushtuar Zonjës së Parë të ShBA-së.
Pas gati një dekade lidhjeje, Cristiano Ronaldo i propozoi martesë Georginas më 10 gusht 2025.
Dasma pritet të zhvillohet këtë vit në Madeira, vendlindjen e futbollistit, dhe sipas Georginas, do të jetë një ceremoni e vogël dhe intime, pavarësisht famës së madhe të çiftit.
Foto: Instagram
Futbollisti ka djalin Cristiano Jr., ndërsa më pas erdhën në jetë binjakët Eva Maria dhe Mateo, vajza Alana Martina dhe Bella Esmeralda.
Georgina krahas kësaj mori për dhuratë edhe një orë 'Rolex' që kap vlerën e mbi 40 mijë eurove. /Telegrafi/
Me plot emocion dhe lot, Ardit Stafaj, rrëfeu linjën e tij të jetës në Big Brother VIP Kosova 4.
Nga vdekja e babait që ndodhi natën e Vitit të Ri në vitin 2007 e deri te ballafaqimi i nënës me sëmundjen derisa ajo mbylli sytë në vitin 2020.
Për t’u kujdesur për nënën, atij ua desh t'a ndërpresë edhe karrierën.
Foto: YouTube
Këngëtari i njohur shqiptar tha se si shtëpi e dytë i ishin bërë spitalet.
“Momentet që vetëm shpirti im e di edhe Zoti. Unë si fëmijë i tyre e kam bërë të pamundurën të mundur, vetëm që ajo me ditë që e ka një fëmijë hallall se ashtu më thoshte”, tha ai.
"Për së treti ripërsëritet faza e spitaleve unë kësaj radhe me qindra kilometra vetëm që e kam paramenduar rrugën e spitalit nuk doja të hyja më. Kam ardhur këtu për të nxjerr nënën time të gjallë dhe nuk më intereson asgjë tjetër, më intereson me luftu me vdekjen e saj deri në fund", shtoi tutje.
"Kur më kanë lajmëruar që e ka kaluar operacionin me sukses nuk e di sikur, se di. Veç u ktheva nga Zoti thash, Zot mos ma merr. Nëna është e shenjtë dhe unë kam qenë shumë i lidhur me të", tha ndër tjerash ai.
Aktorja amerikane, Ali Larter, pranoi se xhirimi i skenave me bikini në serialin "Landman" është sfida më e madhe në karrierën e saj.
Në një intervistë për revistën People, Larter zbuloi se pavarësisht formës së saj fizike dhe viteve të përvojës, skena të tilla nuk ishin të lehta për të.
Në serialin "Landman" ajo luan personazhin e Angelas, gruas së sigurt të Tommyt, të luajtur nga Billy Bob Thornton, dhe personazhi i saj shfaqet shpesh me rroba të ngushta ose rroba banje.
Foto: YouTube
"Nuk mendoj se ka ndonjë aktore që mezi pret skenat me bikini. Ato janë skenat më të vështira për mua dhe nuk më pëlqejnë, por janë pjesë e historisë që po tregoj", tha Larter.
Ajo shtoi se Angela, si personazh, kërkon një pamje të veçantë fizike, duke përfshirë ushtrime të rregullta, mbajtjen në formë dhe kujdesin për pamjen.
Megjithatë, pranon se pjesa psikologjike është më e vështira për të.
"Duhet të luftoj pasiguritë dhe ankthin tim për të qenë në gjendje të vesh bikini dhe të qëndroj para kamerave", tha ajo me sinqeritet.
Edwin Cardona, i njohur si futbollist kolumbian që ka mbajtur 45 ndeshje për përfaqësuesen e Kolumbisë, është në qendër të vëmendjes për një histori të pazakontë familjare.
Ai, 33 vjeç, aktualisht luan për klubin më të madh kolumbian, Atletico Nacional, ku filloi edhe karrierën e tij, dhe ka kaluar më parë në klubet më të njohura të Amerikës së Jugut, përfshirë Boca Juniors.
Në vitin 2024, Cardona u kthye te Atletico Nacional, klubi i tij i lindjes.Historia më e diskutueshme lidhet me familjen e tij.
Kjo për shkak se ai është vetëm 12 vjet më i vjetër se vajza e tij e madhe, Ana.
Ana ka lindur nga marrëdhënia e tyre kur Cardona ishte 11 dhe Carolina 14 vjeçe.
Pas disa viteve, çiftit iu dha mundësia të martohej dhe ata krijuan familje.
Përveç Anas, ata kanë edhe dy fëmijë të tjerë: María Angel, 14 vjeç, dhe Emiliano, 11 vjeç.
Foto: X
Kjo histori ka tërhequr vëmendje të madhe pasi në Kolumbi, mosha ligjore për martesë ishte 14 vjet, por u ngrit në 18 vjet vetëm në vitin 2024.
Historia e Cardonas ka bërë bujë, sidomos pasi Ana mbushi 21 vjeç, dhe ka nxjerrë në pah detaje të rralla dhe të diskutueshme për familjen e tij, duke u bërë virale në media dhe rrjete sociale. /Telegrafi/
Familja e Mal Retkocerit i është drejtuar zyrtarisht produksionit të Big Brother VIP Albania 5 me një letër publike, ku shpreh shqetësim të thellë për gjuhën fyese, denigruese dhe bullizuese të përdorur nga Rogert Sterkaj gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV.
Sipas familjes, sulmet verbale kanë prekur familjen, traumat personale dhe identitetin e Malit, duke i cilësuar këto veprime si dhunë psikologjike dhe jo pjesë të lojës apo debatit televiziv.
Ata i bëjnë thirrje produksionit të marrë përgjegjësitë për garantimin e një ambienti pa dhunë dhe kërkojnë përjashtimin e Rogert Sterkajt.
Foto: Instagram
Letra e plotë e familjes së Mal Retkocerit drejtuar produksionit të Big Brother VIP Albania 5:
"Të nderuar Reagojmë me shqetësim të thellë ndaj gjuhës fyese, denigruese dhe bullizimit ndaj Mal Retkoceri nga Rogert Sterkaj në BBV.
Sulmi ndaj familjes, traumave personale dhe identitetit nuk janë debat, as lojë, por janë dhunë psikologjike dhe bullizim i pastër.
Ne si familje e Mal Retkocerit kërkojmë që të respekohet dinjiteti njerëzor dhe i bëjmë thirrje produksionit që të marrë me përgjegjësi të plotë detyrimet për të siguruar një ambient pa dhunë fizike, psikike dhe bullizuese dhe të veprojë me përjashtimin e Rogertit për veprimet e tij që shkaktojnë dhunë psikologjike dhe bullizim dhe që këto veprime prekin integritetin familjar dhe personal dhe janë të patolerueshme.
Veprimet e Rogertit të cilat i ka ndërmarrë me datë 25.01.2026 janë dhunë, nuk janë lojë, nuk janë debate, prandaj heshtja përballë dhunës e normalizon atë që padyshim është në kundërshtim të plotë me normat shoqërore.
Andaj bazuar në sjelljet dhe veprimet e Rogert Sterkaj kërkojmë që i njëjti të përjashtohet për shkak të sjelljeve denigruese, fyese dhe bullizuese të tij ndaj Mal Retkocerit.
Me respekt, familja e Mal Retkocerit". /Telegrafi/
"Unë nuk jam një femër si Elijona, ta kam shpreh pëlqimin. Nuk e kam as për publik. As nuk synoj me qenë me ty, por thjesht u lirova. Pëlqimi ka lindur tani shpejt", vazhdoi më tej Benita.
Kjo vjen disa ditë pasi ish-partneri i saj, Endri i bëri befasi në Big Brother, për të cilin tha se ka ndjenja akoma. /Telegrafi/