Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 December 2025Main stream

11:45 Rënia e çmimit të kokainës detyron trafikantët të ripërdorin nëndetëset e drogës

By: Kesjana
25 December 2025 at 11:45

Rënia e ndjeshme e çmimit të kokainës po detyron trafikantët të ripërdorin nëndetëset e drogës që më parë i fundosnin pasi përfundonin transportin nga Amerika e Jugut drejt Evropës, sipas një zyrtari të lartë të policisë spanjolle.

Automjetet gjysmë nënujore përdoren që nga vitet 1980 në Kolumbi dhe pjesë të tjera të Amerikës së Jugut dhe Qendrore, por në ujërat evropiane u zbuluan për herë të parë në 2006-ën, kur një nëndetëse e braktisur u gjet në rajonin veriperëndimor spanjoll të Galicias. Që atëherë, dhjetë nëndetëse të tilla janë parë ose sekuestruar nga policia spanjolle.

Derisa më parë këto anije, që kushtonin rreth 600 mijë euro për t’u ndërtuar, përdorej vetëm për udhëtime njëkahëshe, tani trafikantët nuk mund t’i heqin më nga qarkullimi për shkak të çmimeve të ulëta të kokainës. Çmimi me shumicë është përgjysmuar në rreth 15 mijëeuro për kilogram gjatë viteve të fundit.

“Përpara, këto ndëndetëse shkonin drejt Ishujve Kanarie për udhëtime njëkahëshe dhe pastaj fundoseshin”, tha Alberto Morales, kreu i brigadës qendrore kundër narkotikëve në Policinë Nacionale.

“Kostoja e mallrave krahasuar me koston e anijes e bënte këtë shumë fitimprurëse. Por tani çmimi i drogës është shumë i ulët, ndaj organizatat kanë ndryshuar strategjinë. Ata zbrazin mallin dhe krijojnë një platformë karburanti në det, që nëndetëset të kthehen dhe të bëjnë sa më shumë udhëtime”, tha ai.

Policia dhe doganat spanjolle sekuestruan vitin e kaluar 123 tonë kokainë, krahasuar me 118 tonë në 2023 dhe 58 tonë në 2022. Në shtator, Policia Nacionale arrestoi 14 persona dhe sekuestronte 3.65 tonë kokainë, të cilat dyshohet se u sollën në Galicia me nëndetëse droge.

Morales tha se aktiviteti i nëndetëse narko është rritur gjatë dy viteve të fundit, ndërsa përdorimi i jahteve për transportin e drogës ka rënë.

“Tani organizatat kanë dy metoda bazë: Anijet tregtare dhe nëndetëset gjysmë nënujore, që u mundësojnë transportin gjatë gjithë vitit”, tha ai.

Ai shtoi se megjithëse dhjetë nëndetëse janë regjistruar gjatë dy dekadave të fundit, numri real i tyre në funksion është ndoshta më i madh, duke pasur parasysh vijën bregdetare prej 8 mijë kilometra të Spanjës.

Përveç kësaj, policia ka vënë re një rritje të prodhimit të drogave sintetike në vend. Gjatë dy viteve të fundit janë shkatërruar më shumë laboratorë amfetamine, metamfetamine dhe MDMA se sa në 18 vitet e mëparshme. Vetëm këtë vit janë sekuestruar mbi pesë tonë MDMA, 450 kg amfetaminë sulfati dhe 27 kg metamfetaminë.

Ekspertët thonë se prodhimi i drogave sintetike ka kaluar kufijtë e Holandës dhe është zgjeruar në vende të tjera evropiane si Spanja, Franca dhe Gjermania, ku ka më shumë hapësirë për prodhim dhe për hedhjen e mbetjeve, si dhe lëvizja e përbërësve dhe drogës është më e lehtë.

“Laboratorë ka kudo sidomos në zonat rurale, ku ka pak njerëz dhe siguria është më e madhe”,tha një zyrtar i lartë. Ai shtoi se trafikantët përdorin edhe dronë për të mbikëqyrur operacionet e tyre dhe shpesh paguajnë banorët lokalë që të mbajnë vëzhgim ndaj të huajve dhe policisë.

“Fenomeni i drogave sintetike na ka befasuar për shkak të numrit të laboratorëve që po shkatërrojmë dhe shkallës së prodhimit”,përfundoi zyrtari./kb

11:30 EMRI/ E rëndë në Kavajë, plagoset pronari i një marketi

By: Kesjana
25 December 2025 at 11:30

Plagoset pronari i një marketi në Kavajë. Mësohet se një person ka plagosur me thikë pronarin e një marketi. Dyshohet se autori është me probleme të shëndetit mendor.

Burime nga policia thonë se një ka hyrë në market dhe ka kanosur personelin në këtë moment ka ndërhyrë pronari dhe pas një përleshje me të e ka goditur me thikë.

Artur Ligeja ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjence në spital ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Bluzat e bardha bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet nen kujdes intesiv mjekësor dhe për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia e Kavajës ka venë në pranga autorin dhe ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plote te ngjarjes./kb

11:16 Erion Veliaj uron Krishtlindjen: Drita gjithmonë fiton mbi errësirën dhe shpresa lind edhe në momentet më të vështira

By: Kesjana
25 December 2025 at 11:16

Last Updated on 25/12/2025 by Kesjana

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar Krishtlindjen nga institucioni i paraburgimit në Durrës, ku mbahet i izoluar prej disa muajsh.

Veliaj shkruan në rrjetin social facebook, se “kjo vigjilje festash na kujton se drita gjithmonë fiton mbi errësirën dhe se shpresa lind edhe në momentet më të vështira.

Le të jetë Krishtlindja një ftesë për më shumë dashuri, më shumë mirëkuptim dhe më shumë besim te njëri-tjetri”.

Postimi i plotë

Kjo vigjilje festash na kujton se drita gjithmonë fiton mbi errësirën dhe se shpresa lind edhe në momentet më të vështira. Le të jetë Krishtlindja një ftesë për më shumë dashuri, më shumë mirëkuptim dhe më shumë besim te njëri-tjetri.
Uroj që çdo familje të ndjejë ngrohtësinë e bashkimit, që çdo zemër të mbushet me paqe dhe që Viti i Ri të na gjejë më të fortë, më solidarë dhe më të vendosur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Le ta mbajmë ndezur shpresën, sepse kur jemi bashkë, çdo sfidë mund të kthehet në mundësi. Gëzuar Krishtlindjen dhe një vit 2026 plot dritë e optimizëm!

11:05 Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

By: Kesjana
25 December 2025 at 11:05

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje dhe disa vepra të tjera penale. Në pranga ra S.C., 25 vjeç, ndërsa shtetasi B. B., 39 vjeç, është në kërkim.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Më datë 29.04.2025, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur Livadhet e Kirasit, në lagjen “Guerile”, në një ambient u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, municion luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, si dhe automjeti tip “Toyota Hilux”, pa targa, i cili u gjet i fshehur dhe i mbuluar në një distancë rreth 100 m larg, ku pas verifikimit rezultoi se ishte i vjedhur në qytetin e Durrësit”, tha policia.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit B. B. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale të këtyre dy shtetasve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme./kb

10:51 “Bëj petat e laknorit”, deputetja e Ramës flet për atmosferën festive në shtëpinë e saj

By: Kesjana
25 December 2025 at 10:51

Last Updated on 25/12/2025 by Kesjana

Atmosferë festive, tradita të lashta dhe gatime tradicionale, kështu i përshkruan Krishtlindjet deputetja nga Shkodra, Marjana Koçeku, e cila ishte e ftuar në Dita Jonë për të ndarë me publikun mënyrën se si familja e saj i feston këto ditë të shënuara. Ajo tregoi se, pavarësisht angazhimeve politike dhe statusit si deputete, festat në shtëpinë e saj mbeten të thjeshta dhe të lidhura fort me zakonet e trashëguara brez pas brezi.

Deputetja theksoi se Krishtlindja, apo “Kshnella” siç quhet në dialektin e zonës së saj, është festa më e rëndësishme për familjen, jo vetëm për simbolikën fetare, por edhe për ritualet tradicionale që e shoqërojnë. Ajo përmendi rituale të vjetra të Malësisë që lidhen me mbarësinë, begatinë dhe respektin për natyrën, zakone që familja e saj vazhdon t’i ruajë edhe sot.

“Bej petat e laknorit me nënën time, ashtu si çdo vit. Deputetja vjen pas, unë jam para së gjithash malësore”, u shpreh ajo, duke nënvizuar se posti nuk e ka ndryshuar aspak mënyrën se si i jeton festat. Sipas saj, Krishtlindjet janë moment reflektimi, bashkimi familjar dhe falënderimi për vlerat me të cilat është rritur.
Deputetja ftoi qytetarët që ditët festive t’i kalojnë në Shkodër, duke e cilësuar si një destinacion unik për ushqimin tradicional, atmosferën festive dhe pasurinë natyrore e kulturore që ofron./kb

10:45 Tritol bankës në Selanik, shpërthimi i fuqishëm natën dëmton edhe apartamentet dhe bizneset

By: Kesjana
25 December 2025 at 10:45

Last Updated on 25/12/2025 by Kesjana

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në orët e para të së enjtes, ditën e Krishtlindjeve, në një degë banke në Evosmos të Selanikut, duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe shqetësime për banorët e zonës.

Incidenti u regjistrua rreth orës 03:20, jashtë degës së bankës që ndodhet në rrugët Karaoli dhe Dimitriou. Sipas mediave greke, pajisja shpërthyese ishte vendosur pranë degës, në rrugën Salaminos.

Shpërthimi shkaktoi dëme të shumta në degë, xhama të thyer dhe dëme serioze në brendësi. Në të njëjtën kohë, automjetet e parkuara dhe pallatet e apartamenteve të vendosura në afërsi të vendit të shpërthimit u dëmtuan.

Fuqia e pajisjes shpërthyese u ndje në një rreze të gjerë, ndërsa sipas policisë, nuk kishte asnjë thirrje paraprake paralajmëruese për Policinë Greke.

Referuar mediave greke, duket se objektivi nuk ishin bankomatet, pasi pajisja ishte vendosur në një distancë prej tyre. Një ekip nga Departamenti i Asgjësimit të Municioneve Shpërthyese (TEEM) mbërriti në vendngjarje, duke hetuar rrethanat e shpërthimit dhe duke kryer kontrolle në zonë, ndërsa hetimet e policisë vijojnë./kb

 

10:34 29-vjeçarja dashurohet me ChatGPT-në, e lë sepse u bë servil

By: Kesjana
25 December 2025 at 10:34

Last Updated on 25/12/2025 by Kesjana

Një histori e pazakontë dashurie ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Ayrin, një amerikane 29-vjeçare, u dashurua me një chatbot gjatë verës së vitit 2024, dhe i dha emrin Leo, bazuar në shenjën e saj të horoskopit, Luani. Me Leon, ajo kalonte deri në 56 orë në javë duke ndarë mendime, frikëra dhe reflektime, madje duke pasur edhe një marrëdhënie virtuale intime.

Historia e saj u bë publike kur Ayrin filloi të postonte bisedat e saj në Reddit, duke krijuar një komunitet prej afro 40 mijë personash nën emrin “MyBoyfriendIsAI”. Por pas rreth një viti e gjysmë, ajo vendosi të ndërpresë marrëdhënien me Leo-n, duke e bërë “ghost”, domethënë duke ndaluar të shkruante më shumë me chatbot-in.

Sipas raportimeve të New York Times, arsyeja e vendimit ishte ndryshimi i sjelljes së Leo-s pas përditësimeve të modelit të ChatGPT në fillim të vitit 2025. Ayrin tregoi se chatbot-i ishte bërë tepër servil, gjithmonë duke rënë dakord me gjithçka, gjë që e bënte të humbte besimin tek këshillat e tij. Përditësimet kishin synuar të rrisnin angazhimin e përdoruesve, por për disa persona, si Ayrin, kjo solli frustrim dhe zhgënjim.

Me kalimin e kohës, Ayrin filloi të kalonte më shumë kohë me njerëz të rinj, përfshirë anëtarë të komunitetit të saj në Reddit. Ajo zhvilloi një lidhje të re me një tjetër përdorues, i cili gjithashtu kishte një marrëdhënie me një chatbot. Partneri i ri, i njohur me inicialet SJ, jeton në një shtet tjetër amerikan dhe bisedon vetëm me telefon, duke qenë gjithmonë i disponueshëm 24 orë në 24. Ata madje janë takuar në Londër, së bashku me grupin e komunitetit “MyBoyfriendIsAI”.

Ndërsa marrëdhënia me SJ është më reale dhe e ndikuar nga marrëdhënie njerëzore, ajo ka vendosur të marrë një hap tjetër në jetën e saj: Të divorcohet nga burri i saj i vërtetë, diçka që nuk e kishte bërë gjatë marrëdhënies me Leon.

Historia e Ayrin ngre pyetje mbi ndikimin emocional të inteligjencës artificiale dhe marrëdhëniet virtuale, duke treguar se si teknologjia mund të ndikojë thellë në jetën personale të përdoruesve./kb

10:15 Krishtlindja, mbahet në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ mesha për besimtarët ortodoksë

By: Kesjana
25 December 2025 at 10:15

Sot në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” po zhvillohet meshë e veçantë për besimtarët ortodoksë, me rastin e Krishtlindjes, një nga festat më të rëndësishme që kremtohet në mbarë botën.

Që nga ora 8:00, katedralja mirëpriti besimtarët për të marrë pjesë në Liturgjinë Hyjnore, një ceremoni e veçantë kushtuar lindjes së Jezu Krishtit.

Pas përfundimit të shërbesës, nga ora 11:00 deri në 13:00, në Sallën e Pritjes pranë katedrales, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, do të presë besimtarët për të ndarë urimet dhe bekimet për këtë festë të madhe.

Ndërkohë mbrëmë nën dritën e qirinjve dhe mes lutjesh plot shpresë, besimtarë të shumtë katolikë u mblodhën në katedralen “Shën Pali” në Tiranë për të kremtuar meshën solemne të Krishtlindjes.

Atmosfera e festës u shoqërua nga këngë liturgjike dhe reflektim shpirtëror, duke sjellë mesazhin e dashurisë, faljes dhe bashkimit mes njerëzve.

Krishtlindja, festa që shënon lindjen e Jezusit, mbetet një nga ngjarjet më të mëdha të krishtërimit, duke kujtuar zbritjen e Perëndisë në tokë për shpëtimin e njerëzimit dhe duke sjellë dritë e shpresë në çdo familje/kb

10:02 Taksa e re për pasuritë e paluajtshme, njoftimet për detyrimin do gjenerohen në e-Albania

By: Kesjana
25 December 2025 at 10:02

Last Updated on 25/12/2025 by Kesjana

Nga viti 2028 qeveria parashikon të nisë zbatimin e ligjit të ri për taksimin e pasurive të paluajtshme për ndërtesat e banimit, ndërsa nga 2030 do të nisë zbatimin taksimi për truallin.

Ndërsa periudha nga  2026 deri 2027 në do të shërbejë si fazë tranzitore deri në aplikimin e ligjit të ri.

Po ashtu Ministria e Financave parashikon që brenda vitit 2026, të gjitha bashkitë të jenë të integruara në sistemin e Kadastrës Fiskale. Ky është konsideruar edhe  parakushti thelbësor për çdo hap të mëtejshëm.

Në kuadër të këtij procesi Këshilli i Ministrave miratoi disa ndryshime në vendimin nr.171, datë 28.3.2018,  të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme  të Taksës së Pasurisë”.

Vendim përcakton ndryshime në organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë, duke theksuar rolin e saj në mbështetje të bashkive për administrimin e taksës mbi pasurinë e paluajtshme.

Drejtoria ka përgjegjësi për menaxhimin e regjistrit qendror të pasurive (Kadastra fiskale), përditësimin e të dhënave, asistencën teknike ndaj bashkive dhe zbatimin e legjislacionit për taksën mbi ndërtesat.

Ajo gjithashtu monitoron saktësinë e të dhënave, verifikon përputhshmërinë e vendimeve të këshillave bashkiakë me ligjin, asiston në shërbimin ndaj taksapaguesve dhe organizon fushata informuese. Drejtoria bashkëpunon me institucionet shtetërore si AKSHI, përgatit manuale dhe trajnon stafet e bashkive, dhe informon periodikisht ministrin e Financave mbi ecurinë e procesit dhe të ardhurat e mbledhura.

Ndër të tjera vendimi gjithashtu parashikon që Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë të asistojë bashkitë në regjistrimin e pagesave të taksës mbi pasurinë e paluajtshme në pikat e autorizuara, si dhe përmes portalit “e-Albania”.

Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë do të japë udhëzime për llogaritjen e taksës dhe për procesin e dërgimit të njoftimeve të vlerësimit të taksapaguesve, duke siguruar që pagesat të kryhen korrekt dhe në kohë. Gjithashtu, Drejtoria monitoron dhe verifikon saktësinë e të ardhurave të mbledhura nga këto taksa.

Vendimi ngarkon Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e Taksës për zbatimin e tij dhe hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Vendimi i miratuar

Pikat 2 dhe 3, të vendimit nr.171, datë 28.3.2018, të Këshillit të Ministrave ,“Për organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë”,  ndryshohen, si më poshtë vijon:

“2. Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë ka si mision kryesor mbështetjen e njësive të vetëqeverisjes vendore (bashkitë) në zbatimin e legjislacionit që rregullon taksën mbi pasurinë e paluajtshme.

Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë ka këto kompetenca dhe përgjegjësi:

a) Administron regjistrin qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra  fiskale) dhe është dhënësja e vetme e të dhënave që përmban ai;

b) Ofron asistencë për bashkitë gjatë procesit të regjistrimit, përditësimit dhe korrigjimit të të dhënave në regjistrin qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale), duke siguruar që informacioni të jetë i saktë dhe i përditësuar;

c) Monitoron rregullisht të dhënat e regjistruara nga bashkitë në regjistrin qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale) duke identifikuar mangësitë, gabimet ose mospërputhjet, si dhe u jep udhëzime bashkive mbi mënyrën e adresimit të tyre;

ç) Regjistron dhe përditëson të dhënat në  regjistrin qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale), siç përcaktohet në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave për krijimin e  bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri qendror  i bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale)”;

d) Pajis përdoruesit e sistemit informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale) me kode hyrjeje dhe u vë në dispozicion kredencialet e përdoruesve (aksesit), në përputhje me vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri qendror i bazës së të dhënave pasurive të paluajtshme (Kadastra Fiskale )”;

dh)  Miraton me vendim të drejtorit të Përgjithshëm modelet tip të:

njoftimit të vlerësimit të taksës mbi ndërtesën;

kërkesës për korrigjim;

iii. formularit të vetëdeklarimit;

formularit të evidentimit në terren;

kërkesës për pajisjen me kod hyrës dhe kredencialet e aksesit në sistemin informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale);

ekstraktit të të dhënave nga regjistri qendror i bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale).

e) Asiston bashkitë në adresimin e kërkesave dhe problematikave që mund të lindin gjatë punës për administrimin e taksës mbi ndërtesën, si më poshtë:

Jep  udhëzime teknike për hyrjen dhe përdorimin e funksionaliteteve të sistemit informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale);

Jep udhëzime për përcaktimin e bazës së taksës për njësitë e ndërtesës dhe llogaritjen e taksës për to;

iii. Jep asistencë për adresimin e kërkesave dhe problematikave që lidhen me procesin e gjenerimit dhe dërgimit të njoftimeve të vlerësimit të taksës së taksapaguesit, përmes portalit “e-Albania”, si dhe regjistrimin e pagesave në pikat e autorizuara të pagesës;

Jep asistencë për çështje ose kërkesa të tjera që lidhen me proceset e ndryshme të punës së bashkive në administrimin e taksës mbi ndërtesën.

ë) Monitoron dhe vlerëson rregullisht zbatimin e legjislacionit që lidhet me përcaktimin e bazës së taksës (vlerës së taksueshme), detyrimit për taksën dhe aspekte të tjera të administrimit të taksës mbi ndërtesat në bashkitë e Republikës së Shqipërisë, si pjesë e udhëheqjes së këtij procesi;

f) Kërkon nga bashkitë korrektimin e të dhënave të ndryshme, që përcaktojnë bazën e taksës mbi ndërtesën dhe detyrimet tatimore, si dhe adresimin e çështjeve të tjera, kur konstaton parregullsi dhe gabime në zbatimin e legjislacionit;

g) Verifikon përputhshmërinë e parashikimeve të vendimeve të këshillave bashkiakë për taksën mbi pasurinë e paluajtshme me legjislacionin që rregullon taksën mbi pasurinë e paluajtshme, si dhe informon bashkitë për rezultatet e verifikimit;

gj) Administron procesin e mirëmbajtjes, operimit dhe zhvillimit të funksionaliteteve të sistemit informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale), që kanë lidhje me procesin e regjistrimit, përcaktimit të bazës së taksës, taksimit, faturimit, mbledhjes së detyrimeve tatimore apo aspekte të tjera të sistemit informatik, me qëllim sigurimin e pajtueshmërisë së sistemit informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale) me legjislacionin në fuqi dhe nevojat funksionale;

h) Bën testimin dhe pranimin përfundimtar të funksionaliteteve të sistemit informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale);

i) Bashkëpunon dhe mban takime të rregullta me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për:

adresimin e kërkesave dhe problematikave që lidhen me mirëmbajtjen, operimin dhe zhvillimin e funksionaliteteve të sistemit informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra Fiskale); dhe

sigurimin e ndërveprimit dhe adresimit të nevojave për përmirësimin e ndërveprueshmërisë së regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale) me bazat e tjera shtetërore të të dhënave.

j) Asiston bashkitë në aktivitetet dhe proceset e punës që lidhen me informimin dhe shërbimin ndaj taksapaguesve si dhe organizon, kur është e mundur,  fushata informuese dhe ndërgjegjësuese për të promovuar përmirësimin e nivelit të pajtueshmërisë me detyrimet ligjore;

k) Kërkon nga bashkitë informacion të detajuar mbi:

procesin e administrimit të taksës mbi pasurinë e paluajtshme;

shërbimin ndaj taksapaguesve;

iii. të ardhurat e mbledhura nga taksa mbi pasurinë e paluajtshme;

l) Harton dhe i propozon ministrisë përgjegjëse për financat ndryshime në kuadrin ligjor që rregullon taksën mbi pasurinë e paluajtshme;

ll) Trajnon stafet përgjegjëse për administrimin e taksës mbi pasurinë e paluajtshme në të gjitha bashkitë;

m) Përgatit manuale informuese për zbatimin e legjislacionit që rregullon taksën mbi pasurinë e paluajtshme, si dhe për përdorimin e funksionaliteteve të sistemit informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale);

n) Informon në mënyrë periodike ministrin përgjegjës për financat mbi ecurinë e procesit të regjistrimit të të dhënave në regjistrin qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale), administrimin e taksës mbi pasurinë e paluajtshme, si dhe mbi të ardhurat e mbledhura nga këto taksa;

nj) Bashkëpunon dhe mban marrëdhënie institucionale me agjentin përgjegjës për mbledhjen e taksës mbi ndërtesat, ofruesit e shërbimeve dhe autoritetet e tjera që janë përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit në fuqi që rregullon taksën mbi pasurinë e paluajtshme.”.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./kb

09:45 Ekonomia amerikane rritet, por jo për shtresën e mesme. Wall Street Journal e quan “boom të Ozempic-ut”

By: Kesjana
25 December 2025 at 09:45

Last Updated on 25/12/2025 by Kesjana

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara po regjistron rritje të shpejtë, 4,3% në tremujorin e tretë dhe tregjet financiare janë në nivelet e tyre më të larta, me indeksin Dow Jones pranë 50,000 pikëve. Për më tepër, premtimet e revolucionit të inteligjencës artificiale sapo kanë nisur. Por a është kjo rritje e ndjerë nga amerikanët mesatarë? Jo gjithsesi.

Pavarësisht të ardhurave në rritje dhe uljes së çmimeve të disa produkteve, pabarazitë ekonomike vazhdojnë të dominojnë: një pjesë e vogël e pasur po bëhet gjithnjë e më e pasur, ndërsa shumica e amerikanëve mesatarë dhe me të ardhura të ulëta përballen me vështirësi për të përballuar shpenzimet e përditshme. Donald Trump e përshkroi këtë situatë në fjalimin e tij të javës së kaluar. Ai u shpreh i zemëruar me qytetarët, duke theksuar kontrastin mes statistikave pozitive dhe realitetit të përditshëm të familjeve amerikane.

Analiza e të dhënave të tremujorit të tretë tregon se shumica e rritjes ekonomike ka ardhur nga shpenzimet në shëndetësi dhe udhëtime, sidomos nga konsumatorët më të pasur dhe sektori i luksit. Kjo ka bërë që një pjesë e madhe e klasës së mesme të mos përfitojë nga rritja. Wall Street Journal e ka quajtur këtë fenomen një “boom të Ozempic”, duke iu referuar ndikimit të barnave për humbjen e peshës tek shëndeti dhe konsumimi i shtrenjtë.

Në të njëjtën kohë, inflacioni vazhdon të ndikojë negativisht te familjet amerikane. Indeksi i çmimeve, që përjashton energjinë dhe ushqimet, u rrit me 2,9%, ndërsa të ardhurat e disponueshme u rritën vetëm me 2,8%, duke lënë një diferencë negative për amerikanin mesatar. Po ashtu, treguesi i kursimeve ra me 4,2%, ndërsa borxhi i familjeve u rrit në mënyrë alarmante. Borxhi total arriti 19 trilionë dollarë, përfshirë 13 trilionë për hipotekat dhe 1,23 trilionë për kreditë me karta. Edhe borxhi për studime universitare u rrit, duke prekur rreth 43 milionë studentë.

Një tjetër shtytës i rritjes ekonomike ka qenë investimi në inteligjencën artificiale, që kontribuoi me 14% të rritjes së përgjithshme, por efekti i tij është i përqendruar dhe jo gjithmonë i qëndrueshëm. Pyetja që shtrohet është sa do të zgjasë ky ritëm dhe sa do të ndikojë borxhi i krijuar për ta financuar këtë zhvillim./kb

09:32 Përmbytje shkatërruese në Los Angeles, shpallet gjendja e emergjencës

By: Kesjana
25 December 2025 at 09:32

Last Updated on 25/12/2025 by Kesjana

Kryetarja e Bashkisë së Los Angelesit, Karen Bass, ka shpallur gjendjen e emergjencës lokale pasi reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive, rrëshqitje dherash dhe mbyllje të rrugëve kryesore në disa zona të Kalifornisë Jugore, shkruan A2 CNN. Mijëra banorë u zgjuan mëngjesin e Krishtlindjes me mesazhin për evakuim, ndërsa stuhitë e fuqishme dimërore vijojnë të godasin rajonin.

Sipas autoriteteve, disa pjesë të Qarkut të Los Angelesit kanë regjistruar mbi 28 centimetra reshje shiu brenda pak ditësh, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për mbi 61 mijë banorë. Shërbimi Kombëtar Meteorologjik paralajmëron se kushtet “kërcënuese për jetën” mund të zgjasin edhe gjatë ditëve në vijim, me rrezik të lartë për përmbytje të menjëhershme.

Karen Bass theksoi se reshjet intensive mbi toka tashmë të ngopura, të dëmtuara nga zjarret e vitit të kaluar, kanë rritur ndjeshëm rrezikun për komunitetet. “Jetët dhe pronat janë në rrezik të madh”, u shpreh ajo, duke nënvizuar se të gjitha burimet e qytetit janë vënë në dispozicion për emergjencën.

Gjendje emergjence është shpallur edhe nga autoritetet e qarkut dhe nga guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë kryer dhjetëra operacione për largimin e civilëve nga ujërat e rrëmbyeshëm./kb

09:08 Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë!

By: Kesjana
25 December 2025 at 09:08

Last Updated on 25/12/2025 by Kesjana

Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e krishterë.

“Krishtlindje të gëzuara, plot shpresë e begati për të gjithë miqtë tanë të krishterë! Le të jetë kjo Krishtlindje burim paqeje dhe gëzimi, si dhe një mundësi për të kaluar çaste të lumtura me njerëzit tuaj më të dashur”, shkroi Begaj./kb

08:56 Anketa: 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35%

By: Kesjana
25 December 2025 at 08:56

Last Updated on 25/12/2025 by Kesjana

Emigracioni është shndërruar në një plagë që sa vjen e thellohet në shoqërinë tonë, por të dhënat e fundit nga Anketa e Posaçme për Emigracionin nga INSTAT tregoi se ka diferenca shumë të forta territoriale, që pasqyrojnë historinë e migracionit.

Në disa qarqe, migracioni shfaqet si një fenomen pothuajse strukturor i jetës familjare.

Berati është më i prekuri me rreth 70% të familjeve që kanë përjetuar emigracionin në një formë ose tjetër, duke qenë qarku me peshën më të lartë në nivel kombëtar. Në këtë zonë, një pjesë e konsiderueshme e familjeve kanë emigrantë të kthyer, çka sugjeron një cikël të plotë migrimi, ku largimi dhe rikthimi janë bërë pjesë e strategjive familjare për mbijetesë dhe përmirësim ekonomik.

Edhe Lezha dhe Vlora paraqesin nivele shumë të larta, me rreth gjysmën e familjeve të prekura nga migracioni, ku në Lezhë spikat veçanërisht prania e emigrantëve aktualë jashtë vendit.

Në qarqe të tjera si Elbasani, Fieri, Durrësi dhe Korça, migracioni mbetet gjithashtu i përhapur, me rreth 35–40% të familjeve të përfshira. Në këto zona, raporti mes emigrantëve jashtë dhe atyre të kthyer është më i balancuar, duke reflektuar një kombinim të migrimit të vazhdueshëm dhe rikthimeve graduale, shpesh të lidhura me moshën, investimet në banesa apo hapjen e aktiviteteve të vogla ekonomike.

Në anën tjetër të spektrit qëndrojnë qarqe si Gjirokastra dhe Kukësi, ku përqindja e familjeve me përvojë emigrimi është dukshëm më e ulët krahasuar me zonat e tjera. Në Gjirokastër, migracioni shfaqet në nivele modeste, ndërsa në Kukës vihet re se pesha kryesore mbetet te emigrantët aktualë jashtë vendit, me më pak raste rikthimi, çka sugjeron një migrim më të zgjatur dhe më pak ciklik.

Tirana dhe Shkodra përfaqësojnë një profil disi të ndryshëm. Në Tiranë, megjithëse emigracioni është i pranishëm, përqindja e familjeve të prekura është më e ulët se në shumë qarqe të tjera, gjë që lidhet me rolin e kryeqytetit si qendër ekonomike dhe magnet për migrim të brendshëm. Në Shkodër, ndërkohë, pesha e emigrantëve jashtë vendit mbetet e ndjeshme, duke reflektuar traditën e gjatë të emigrimit ndërkombëtar nga kjo zonë.

Në disa qarqe emigracioni është bërë një komponent i qëndrueshëm i strukturës familjare dhe ekonomike, ndërsa në të tjera mbetet më i kufizuar ose më i orientuar drejt largimit afatgjatë pa rikthim.

Këto dallime territoriale kanë pasoja të drejtpërdrejta për tregun e punës, zhvillimin lokal dhe politikat publike, veçanërisht në lidhje me kthimin e emigrantëve dhe shfrytëzimin e kapitalit njerëzor që ata sjellin me vete./monitor.al/kb

08:47 “Vdektë!”, Zelensky për Putinin në mesazhin e Krishtlindjes drejtuar popullit ukrainas

By: Kesjana
25 December 2025 at 08:47

Presidenti Volodymyr Zelensky u ka drejtuar një mesazh ukrainasve në vigjilje të Krishtlindjes, duke thënë se, “pavarësisht të gjitha vuajtjeve që ka sjellë”, Rusia nuk është në gjendje të “pushtojë” atë që ka më shumë rëndësi: unitetin e Ukrainës.

Zelensky ka shprehur gjithashtu dëshirën për vdekjen e Putinit, pa e përmendur drejtpërdrejt presidentin rus me emër, duke e quajtur atë një “ëndërr të përbashkët” të ukrainasve.

“Ne e festojmë Krishtlindjen në një moment të vështirë. Fatkeqësisht, jo të gjithë jemi në shtëpi sonte. Fatkeqësisht, jo të gjithë kanë ende një shtëpi. Dhe fatkeqësisht, jo të gjithë janë me ne sonte. Por, pavarësisht të gjitha vuajtjeve të shkaktuara nga Rusia, ajo nuk është në gjendje të pushtojë apo të bombardojë atë që ka më shumë rëndësi. Kjo është zemra jonë ukrainase, besimi ynë i ndërsjellë dhe uniteti ynë,” tha Zelensky. “Sot të gjithë ndajmë një ëndërr. Dhe shprehim një dëshirë, për të gjithë ne. Vdektë! Secili prej nesh mund ta mendojë me vete. Por kur i drejtohemi Zotit, sigurisht, kërkojmë diçka më të madhe. Kërkojmë paqe për Ukrainën, luftojmë për të. Dhe lutemi për të. Dhe e meritojmë”, tha presidenti në fjalimin e tij për vigjiljen.

Ndërkohë, pavarësisht festës së shenjtë, lufta nuk ndalet. Bombarduesit strategjikë rusë Tu-95MS kanë kryer një mision fluturimi të planifikuar mbi ujërat neutrale të Detit Barenc dhe Detit të Norvegjisë, “të shoqëruar nga avionë luftarakë të huaj në disa zona”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes. “Kohëzgjatja e fluturimit ishte mbi shtatë orë”, thuhet në deklaratë./kb

08:36 Krishtlindjet/ Papa Leo: Festë besimi, bamirësie dhe shprese

By: Kesjana
25 December 2025 at 08:36

Duke kryesuar Meshën e Krishtlindjeve gjatë natës në Bazilikën e Shën Pjetrit, Papa Leo XIV kujtoi yllin e ndritshëm, “një shkëndijë të sapondezur dhe që shkëlqente me jetë” që ndriçonte qiellin e natës, duke mahnitur botën, siç tregohet në Ungjillin e Lukës: “Populli që eci në errësirë pa një dritë të madhe, mbi ata që banonin në një vend të errësirës së thellë, ndriçoi drita”, duke shpallur “ju lindi sot në qytetin e Davidit një Shpëtimtar, që është Mesia, Zoti”.

“Në kohë dhe hapësirë, në mesin tonë, vjen Ai pa të cilin nuk do të ekzistonim. Ai që jep jetën e tij për ne jeton midis nesh, duke ndriçuar natën me dritën e tij të shpëtimit. Nuk ka errësirë që ky yll nuk e ndriçon, sepse me dritën e tij gjithë njerëzimi sheh agimin e një jete të re dhe të përjetshme.”

Në homelinë e tij, Papa Leo përshkroi se si në lindjen e Jezusit “Zoti nuk na jep asgjë më pak se vetë veten e tij, me qëllim që të na ‘shëlbojë nga çdo paudhësi dhe të pastrojë për vete një popull të vetin'”.

“Gjithëpushtetësia e Zotit shkëlqen në pafuqinë e një të porsalinduri; elokuenca e Fjalës së përjetshme jehon në të qarën e parë të një foshnje; shenjtëria e Shpirtit shkëlqen në atë trup të vogël, të larë fllad dhe të mbështjellë me rrobë.”

Nevoja e fëmijës për kujdes “bëhet hyjnore, meqenëse Biri i Atit ndan historinë me të gjithë vëllezërit dhe motrat e tij”, shtoi Papa, dhe kjo dritë hyjnore që buron nga Jezusi “na ndihmon të njohim njerëzimin në çdo jetë të re”. Për të ndihmuar në shërimin e verbërisë sonë, Papa tha se “Zoti zgjedh të zbulohet në çdo qenie njerëzore, e cila pasqyron imazhin e tij të vërtetë, sipas një plani dashurie të filluar që në krijimin e botës”. Dhe duke kujtuar fjalët e Papa Benediktit XVI, ai vuri në dukje se nëse i bëjmë vend njeriut, atëherë ka vend edhe për Zotin.

Papa na inkurajoi të mahnitemi nga “urtësia e Krishtlindjeve”, ndërsa Zoti i jep botës një jetë të re, të vetën, në Jezusin Fëmijë, në “një histori dashurie që na tërheq”.

“Në përgjigje të pritjeve të popujve, Ai dërgon një fëmijë për të qenë një fjalë shprese. Përballë vuajtjeve të të varfërve, Ai dërgon dikë të pambrojtur për të qenë forca për t’u ngritur përsëri. Përpara dhunës dhe shtypjes, Ai ndez një dritë të butë që ndriçon me shpëtim të gjithë fëmijët e kësaj bote.”

“Zoti bëhet si ne, duke zbuluar dinjitetin e pafund të çdo personi”, nënvizoi Papa, në kontrast me një botë ku njerëzimi mund të kërkojë të bëhet “zot” për të dominuar të tjerët. Ai tha se “në zemrën e Krishtit rreh lidhja e dashurisë që bashkon qiellin dhe tokën, Krijuesin dhe krijesat” dhe njohja e këtij realiteti është çelësi për të ndryshuar historinë tonë, duke e lënë dritën e mëshirës dhe dashurisë së Zotit të shkëlqejë.

Duke kujtuar fjalët e Papa Françeskut vitin e kaluar në këtë ditë, pasi hapi Derën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit për të shënuar fillimin e Vitit Jubile, Papa Leo pohoi se si “Lindja e Jezusit rigjallëron tek ne ‘dhuratën dhe detyrën e sjelljes së shpresës kudo që shpresa është humbur’, sepse ‘me të, gëzimi lulëzon; me të, jeta ndryshon; me të, shpresa nuk zhgënjen’”.

Në përfundim, Papa i inkurajoi të gjithë të përjetojnë dhe të ndajnë “gëzimin e Krishtlindjes, që është një festë besimi, bamirësie dhe shprese”. Në besim shohim se si “Zoti bëhet njeri, i lindur nga Virgjëresha”, ndërsa në bamirësi përjetojmë se si “dhurata e Birit shëlbues realizohet në vetëdhënien vëllazërore”. Dhe ne festojmë shpresën e Krishtlindjes, ndërsa “Fëmija Jezus e ndez atë brenda nesh, duke na bërë lajmëtarë të paqes”./Kb

08:25 Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

By: Kesjana
25 December 2025 at 08:25

Programi humanitar “Toys for Tots”, i realizuar nga Korpusi i Marinsave të Shteteve të Bashkuara, vijon të sjellë magjinë e festave për fëmijët në nevojë edhe në Shqipëri.

Këtë vit, përfaqësues të Marinsave amerikanë, në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, shpërndanë lodra për fëmijët e shtruar në Departamentin e Pediatrisë në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”.

Rreshteri i lartë në Trupën e Marinsave, Manuel Coronado, pjesë e Programit të Sigurisë në Ambasadë, shpjegoi se “Toys for Tots” është një nismë me histori të gjatë, e cila ka nisur në vitin 1947 nga një marins amerikan, me synimin për të bashkuar komunitetet dhe për t’u ofruar fëmijëve më pak fatlumë dhurata dhe shpresë në periudha të vështira ekonomike.

“Ne përfaqësojmë Korpusin e Marinsave dhe jemi krenarë që përmes këtij programi mund të sjellim buzëqeshje dhe gëzim për fëmijët”, u shpreh Coronado.

Ai theksoi se Marinsat amerikanë kanë shpërndarë lodra për fëmijët në Shqipëri që nga vitet 2000 dhe se kjo traditë do të vijojë edhe në të ardhmen, si pjesë e përkushtimit për të ndërtuar dhe forcuar marrëdhëniet me komunitetin vendas.

Nisma “Toys for Tots” mbetet një simbol i solidaritetit, bashkëpunimit dhe humanizmit, duke përcjellë mesazhin se edhe një lodër e vogël mund të sjellë shpresë dhe gëzim të madh./kb

08:16 Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, Rama uron me “Çetën e Profetëve”

By: Kesjana
25 December 2025 at 08:16

Last Updated on 25/12/2025 by Kesjana

Të gjithë besimtarët e krishterë festojnë sot, më 25 dhjetor, Krishtlindjen, një nga festat më të shenjta të krishterimit. Në këtë ditë të shenjtë, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë Krishtlindjen me një imazh, të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”.

Dhe me këtë imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”, ju uroj Gëzuar Krishtlindjen”, shkruan kryeministri krahas fotos.
Në Krishtlindje, gjithë të krishterët festojnë lindjen e Birit të Zotit, Jezu Krishtit. Simbol i saj është pema e Krishtlindjes, ndërsa dhuratat simbolizojnë çka dhuruan barinjtë dhe të Mbretërit Dijetarë për Krishtin Fëmijë. Kisha kremton dëftimin e Fjalës së Zotit për njerëzit. Ky është kuptimi më i zakonshëm shpirtëror, sugjeruar nga vetë liturgjia, e cila në meshat e kremtuara pas mbrëmësoreve mediton mbi lindjen e përjetshme të Fjalës në mes të shkëlqimit të Atit, dukjen në kohën e njerëzve përmes mishërimit dhe kthimin përfundimtar në gjykimin e fundëm./kb

 

07:54 Trump humbet në Gjykatën Supreme, Garda Kombëtare “do t’i shtonte benzinë zjarrit”

By: Kesjana
25 December 2025 at 07:54

Last Updated on 25/12/2025 by Kesjana

Gjykata Supreme e SHBA-së ka bllokuar planet e Presidentit Donald Trump për të dërguar trupa të Gardës Kombëtare në qytetin e Çikagos.

Gjyqtarët me anë të një vendimi refuzuan të heqin një urdhër gjykate më të ulët që bllokonte vendosjen e trupave. Kjo shënon një humbje të rrallë për administratën para gjykatës kryesisht konservatore. Trump ka vendosur Gardën Kombëtare në disa qytete të tjera të udhëhequra nga demokratët, duke shkaktuar akuza për përdorim të forcës ushtarake kundër kundërshtarëve politikë, shkruan A2.

Qeveria amerikane i bëri thirrje Gjykatës së Lartë për të autorizuar vendosjen e trupave, ndërsa beteja ligjore vazhdon. Kjo justifikon nevojën për vendosjen e trupave në qytete si Çikago, Portland dhe Los Angeles duke përmendur mbrojtjen e pronës dhe personelit federal. Trump dhe aleatët e tij i përshkruajnë këto qytete si të paligjshme dhe të pllakosura nga protesta të dhunshme. Kryetarët e bashkive dhe guvernatorët demokratë e hedhin poshtë këtë si një keqinterpretim dhe një pretekst për abuzim me pushtetin.

Një gjyqtare federale në Çikago, April Perry, e kishte bllokuar përkohësisht vendosjen e trupave më 9 tetor. Ajo i gjeti pretendimet për dhunë në protesta të pabazuara. Nuk kishte prova për një kryengritje apo për shkelje të zbatimit të ligjit. Vendosja e Gardës Kombëtare “vetëm do t’i hidhte benzinë zjarrit”, deklaroi gjyqtarja, e cila u emërua nga ish-Presidenti Joe Biden . Një gjykatë apeli mbështeti vendimin e saj./kb

07:49 Kursi i këmbimit, 25 dhjetor 2025

By: Kesjana
25 December 2025 at 07:49

Last Updated on 25/12/2025 by Kesjana

Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 81.3 lekë dhe shitet me 82.4 lekë.

Euro blihet me 96 lekë dhe do të shitet me 96.7 lekë.

Franga zvicerane blihet me 103 lekë dhe shitet me 104 lekë.

Paundi britanik blihet me 109.4 lekë dhe shitet me 110.6 lekë.

Dollari kanadez këmbehet me 59.2 lekë në blerje dhe me 60.4 lekë në shitje./kb

07:30 Kremtohen sot Krishtlindjet/ Mijëra besimtarë në meshën e “Vigjiljes së Krishtit

By: Kesjana
25 December 2025 at 07:30

Last Updated on 25/12/2025 by Kesjana

Besimtarët e krishterë mbushën në mesnatë kishat e tyre duke festuar me lutje dhe këngë lindjen e Krishtit, me shpresën për paqe, begati dhe më shumë gëzime.

Në katedralen e Shën Palit, mesha u drejtua nga Arqipeshkëvi Mitropolit i Tiranë-Durrësit, Imzot Arjan Dodaj.

Pak historik

Krishtlindja, edhe Kërshëndellat apo Kshnellat, është një festë fetare e krishterë. Të krishterët e festojnë çdo vit më 25 dhjetor ditëlindjen e Jezus Krishtit, në kishat e Lindjes festohet më 7 janar, për shkak të kalendarit Julian. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.

Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalëngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.

Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Kollit apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes. Krishtlindja është festa në të cilën të krishterët dëshirojnë më shumë se kurrë paqe e dashuri në botë.

Krishtlindja është festa e lindjes së Jezusit, i cili besohet nga të krishterët si Biri i Perëndisë dhe Perëndia vetë e mishëruar, zbritur në tokë për të shlyer mëkatet e njerëzimit, dhe për ta kthyer atë në shtëpinë e Perëndisë. Sipas Ungjillit të Lukës dhe Mateut, Jezusi lindi nga Mëria në Betlehem, ku ajo dhe i shoqi i saj Jozefi po pushonin rrugës për në vendlindjen e tyre, Nazaret, për të marrë pjesë në numërimin e mbarë popullsisë urdhëruar nga perandori August.

Për nxënësit e tij, lindja e Krishtit është parathënë nga profeci të ndryshme sipas të cilave mesia do të lindte nga shtëpia e Davidit për të shpëtuar botën nga mëkati.

Datëlindja e Jezusit sipas të krishterëve besohet të jetë 24-25 dhjetori edhe pse ka dyshime për datën e saktë të lindjes pasi që ajo nuk përmendet në Dhiatën e re. Kjo feste është ndër festat më të dashura dhe të preferuara nga mbarë bota krishtere apo e thënë më ndryshe edhe si datë e paqes.

Katolicizëm

Krishtlindja te katolikët dhe disa kisha ortodokse, përfshirë edhe ortodoksët shqiptarë (krahas kishave greke, rumune, bullgare, qipriote, etj) festohet me 24-25 dhjetor për shkak të kalendarit gregorian.

Ortodoksi

Te një pjesë e kishave ortodokse dhe kishat e tjera lindore Krishtlindja festohet në 7 janar për shkak të kalendarit julian.

Ungjillizëm

Njëlloj si me katolikët gjithashtu edhe tek evangjelistët dhe kishat protestante Krishtlindja festohet më 24-25 dhjetor./Kb

❌
❌