Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

NISMA: Kuvendi nuk ka shumicë, zgjidhja janë zgjedhjet e reja

4 November 2025 at 15:21

Nisma përmes një deklarate ka thënë se nuk ka shumicë në kuvendin e Ksoovës.

Kjo pak kohë pasi VV-ja zgjodhi Konjufcën si mandatar.

Komunikata e plotë:

NISMA Socialdemokrate vlerëson se vendi ndodhet në një ngërç të paprecedentë institucional si rezultat i mungesës së vullnetit politik për marrëveshje dhe vendimmarrje të përgjegjshme, dhe si pasojë e përpjekjeve të vazhdueshme për zgjatjen e pushtetit pa shumicë parlamentare dhe pa legjitimitet politik. Sot është e qartë për të gjithë: Kuvendi i Kosovës nuk ka shumicë.

Në takimin e fundit me Presidenten e Republikës, të gjitha partitë politike e kanë shprehur qartë dhe zyrtarisht qëndrimin e tyre: në këtë Kuvend nuk ekziston shumicë parlamentare dhe zgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet e reja. Si e tillë, kjo situatë kërkon veprim të qartë dhe të shpejtë institucional. Presidentja e Republikës ka detyrim kushtetues të respektojë vullnetin e subjekteve politike, vullnet që tashmë është deponuar zyrtarisht.

NISMA Socialdemokrate fton Presidenten të mos bëhet pjesë e zvarritjeve politike apo interpretimeve arbitrare që rrezikojnë parimet kushtetuese dhe krijojnë tensione të panevojshme. Roli i Presidentes është të garantojë unitetin kushtetues dhe të sigurojë funksionimin demokratik të shtetit, jo ta shtyjë vendin drejt bllokadës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post NISMA: Kuvendi nuk ka shumicë, zgjidhja janë zgjedhjet e reja appeared first on Sinjali.

Kosova në Ligën C për kualifikimet e Botërorit 2027 për futbolliste

4 November 2025 at 15:10

Të martën u tërhoq shorti për kualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2027 për futbolliste, që do të organizohen në tre nivele, po ashtu si Liga e Kombeve.

Kosova do të garojë në Ligën C, në grup me Kroacinë, Bullgarinë dhe Gjibraltarin. Fituesi i grupit do të avancojë në plejof për kualifikim në Botëror dhe po ashtu do të “gradohet” në Ligën B për kampanjën e ardhshme në Ligën e Kombeve.

Nga Liga C, në plejof për Botëror avancojnë edhe dy përfaqësueset më të mira të vendit të dytë nga gjashtë grupe gjithsej. Garat fillojnë më 3 mars 2026 dhe përfundojnë më 9 qershor 2026.

Kosova ishte e vendosur në vazon e dytë, ndërsa Kroacia, nga vaza e parë, konsiderohet favorite e grupit.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria është në Ligën B, në grup me Uellsin, Çekinë dhe Malin e Zi. Kualifikimi nga Liga B gjithashtu bëhet vetëm përmes plejofit, jo direkt në Botëror.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kosova në Ligën C për kualifikimet e Botërorit 2027 për futbolliste appeared first on Sinjali.

Dronë spiunë mbi bazën ajrore në Belgjikë

4 November 2025 at 15:08

Disa dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi një bazë ajrore belge gjatë fundjavës, dhe sipas ministrit të Mbrojtjes, Theo Francken, qëllimi i tyre ishte “spiunimi i avionëve luftarakë dhe armëve strategjike”.

“Ata vijnë për të spiunuar, për të parë ku ndodhen avionët F-16, ku ruhen municionet dhe gjëra të tjera me rëndësi strategjike, tha Francken për televizionin RTBF, degë e CNN në Belgjikë.

Ministri shtoi se një nga dronët kishte qëndruar “për një kohë të gjatë” mbi bazën ajrore, gjë që e bën të qartë natyrën e misionit të tyre.

Bëhet fjalë për bazën ajrore Kleine-Brogel, në komunën Peer, e cila strehon njësinë më të madhe të forcave ajrore belge dhe luan rol kyç në strategjinë bërthamore parandaluese të NATO-s, sipas faqes zyrtare të bazës.

Prej vitesh, mediat lokale kanë raportuar se në këtë bazë mund të jenë të pranishme armë bërthamore amerikane, por Ministria e Mbrojtjes së Belgjikës nuk ka pranuar as ka mohuar këtë informacion. Edhe NATO ka refuzuar të komentojë, duke ia lënë çështjen autoriteteve belge.

Incidenti vjen në një kohë kur Evropa ndodhet në alarm të lartë sigurie, pas disa shkeljeve të hapësirës ajrore të vendeve anëtare të NATO-s nga dronë dhe avionë të paidentifikuar.

Në bazën Kleine-Brogel janë të stacionuar avionë luftarakë F-16, të cilët pritet të zëvendësohen me modelet më të avancuara F-35 në vitet e ardhshme.

Francken tha se Rusia “po përpiqet të bëjë të njëjtën gjë në të gjitha vendet evropiane”, por shtoi se për momentin nuk ka prova të drejtpërdrejta që ta lidhin Moskën me incidentin.

“A janë rusët? Nuk mund ta them me siguri, por motivet janë të qarta”, theksoi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dronë spiunë mbi bazën ajrore në Belgjikë appeared first on Sinjali.

Glauk Konjufca: Do të kërkoj bashkëpunim me opozitën, por jo qeveri koalicioni

4 November 2025 at 15:00

I propozuari nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeministër, Glauk Konjufca, ka folur pas përfundimit të Këshillit të Përgjithshëm të partisë. Ai tha se shpreson në bashkëpunim me opozitën për të formuar një qeveri të re dhe për të siguruar buxhetin e Kosovës.

“Ideja ka qenë e thjeshtë që të bëhet një qeveri e re për të shmangur zgjedhjet dhe e dyta që të provojmë të bashkëpunojmë për të pasur Kosova buxhetin e saj. Nëse këto dyja nuk bëhen nuk është për të mirë e Kosovës për këtë arsye VV-ja më propozoi për kryeministër unë e pranova, e shohim veprimin e presidentes, nuk e di teknikisht por kjo pritet të ndodhë.

Nëse kjo nuk shmanget atëherë Kosova do të ketë pesë parë zgjedhje brenda vitit, e mos ta përmendim koston që është rreth 40 milionë euro që prej gjepave të juaj do të paguani.

Ta keni parasysh që kur të arrijmë te momenti i presidentit nuk është e sigurt që një parlament i ardhshëm mundet me zgjidh çështjen e presidentit, për të shmangur dy parë zgjedhje të kemi qeveri së paku deri atëherë”, tha Konjufca.

Ai nënvizoi rëndësinë e një qeverie funksionale për stabilitetin e vendit dhe për të shmangur koston e zgjedhjeve të parakohshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Glauk Konjufca: Do të kërkoj bashkëpunim me opozitën, por jo qeveri koalicioni appeared first on Sinjali.

Produkte “Apple” të falsifikuara ndalohen nga dogana

4 November 2025 at 14:56

Dogana e Kosovës ka njoftuar për një aksion të suksesshëm në ndalimin e mallrave të dyshuara si të falsifikuara, që mbanin markën tregtare “Apple”.

Gjatë kontrollit të detajuar, doganierët kanë konfiskuar 2,000 mbushës telefoni dhe 20 orë të mençura (smartwatch), të cilat bartnin shenjat dalluese të markës “Apple”.

“Ky veprim është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të Doganës së Kosovës për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, luftimin e mallrave të falsifikuara, si dhe mbrojtjen e konsumatorëve dhe bizneseve të ligjshme në tregun e vendit”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Produkte “Apple” të falsifikuara ndalohen nga dogana appeared first on Sinjali.

Pas nominimit të Konjufcës, PDK: Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e reja

4 November 2025 at 14:50

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas propozuarjes së Glauk Konjufcës nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për mandatar në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.

Sipas PDK-së, zgjidhja e vetme për të dalë nga kriza e stërzgjatur është organizimi i zgjedhjeve të parakohshme. Partia thekson se kriza e shkaktuar gjatë këtij viti nga Lëvizja Vetëvendosje, përveç dëmit politik, ka goditur ekonominë, ka cenuar mirëqenien e qytetarëve dhe ka dëmtuar raportet me partnerët ndërkombëtarë.

“PDK mbetet e përkushtuar të kontribuojë në çdo proces që i shërben stabilitetit, funksionimit normal të institucioneve dhe forcimit të demokracisë parlamentare në vend,” thuhet në reagim.

Postimi i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se vendi ndodhet përpara një momenti vendimtar politik dhe institucional, që kërkon vendime të qarta, të përgjegjshme dhe në përputhje me realitetin politik në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në një situatë ku është e qartë se shumica shqiptare në Kuvend, së bashku me disa deputetë të komuniteteve joshumicë joserbe, kanë shprehur qëndrimin e prerë se nuk kanë votë për një mandatar tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje, çdo tentativë për t’ia dhënë sërish mandatin kësaj partie do të përbënte humbje kohe, zvarritje të panevojshme dhe thellim të mungesës së besimit në institucione.

Ashtu siç dështoi Albin Kurti për të siguruar shumicën, do të dështojë çdo përpjekje tjetër për ta zgjatur artificialisht këtë proces nga Lëvizja Vetëvendosje. Realiteti politik është i qartë: askush nuk e ka shumicën për të formuar qeverinë nga kjo legjislaturë.

PDK konsideron se injorimi i këtij realiteti vetëm sa do ta thellonte krizën, do ta zgjaste pasigurinë institucionale dhe do ta dëmtonte më tej stabilitetin e vendit.

Në emër të përgjegjësisë dhe të besimit qytetar, Partia Demokratike e Kosovës bën thirrje për t’i dhënë fund çdo skeme zvarritëse, çdo improvizimi politik dhe çdo përpjekjeje për ta mbajtur peng shtetin për interesa të ngushta partiake.

Aktualisht, zgjidhja e vetme e drejtë dhe demokratike janë zgjedhjet e reja të parakohshme, që do t’i kthejnë sovranit, qytetarit të Republikës së Kosovës, të drejtën për të vendosur drejtimin e ardhshëm të vendit dhe për t’i dhënë legjitimitet institucioneve të reja.

Kriza e stërzgjatur gjatë këtij viti, e shkaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje, përveç dëmit politik, ka goditur ekonominë, ka cenuar mirëqenien e qytetarëve, ka dëmtuar raportet me partnerët tanë ndërkombëtarë, ndërsa rreziku që buxheti i shtetit të mos kalojë me kohë dhe që vitin e ardhshëm qytetarët të mbeten pa paga, e bën edhe më të domosdoshëm përshpejtimin e procesit drejt zgjedhjeve të reja.

PDK mbetet e përkushtuar të kontribuojë në çdo proces që i shërben stabilitetit, funksionimit normal të institucioneve dhe forcimit të demokracisë parlamentare në vend.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas nominimit të Konjufcës, PDK: Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e reja appeared first on Sinjali.

Nominimi i Konjufcës, Hoti: Mjaft më me manovra, prej 15 prillit e dimë që s’ka shumicë

4 November 2025 at 14:43

Avdullah Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka quajtur veçse “manovër politike” nominimin e Glauk Konjufcës si mandatar për formimin e qeverisë së re.

Hoti tha se që nga seanca e parë konstitutive ka qenë e qartë se Vetëvendosja nuk ka shumicë të thjesht për të qeverisur me vendit.

“Mjaft me manovra politike. Nga data 15 prill ka qenë e qartë se nuk ka shumicë për të bërë institucionet e reja”, tha Hoti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nominimi i Konjufcës, Hoti: Mjaft më me manovra, prej 15 prillit e dimë që s’ka shumicë appeared first on Sinjali.

Vdes ish-zëvendëspresidenti amerikan Dick Cheney

4 November 2025 at 13:59

Ka vdekur në moshën 84-vjeçare, ish-zëvendëspresidenti amerikan, Dick Cheney.

Cheney ka qenë zëvendës i George Bushit në periudhën 2001-2009. Ai vdiq si pasojë e komplikimeve nga pneumonia dhe sëmundjeve kardiovaskulare të hënën, ka njoftuar familja e tij.

“Dick Cheney ishte njeri i mirë që i mësoi fëmijët dhe nipat se si duhet të duhet shteti jonë dhe si të jetohet me guxim, nder e dashuri”, thuhet në njoftim.

Cheney konsiderohet arkitekt i luftës ndaj terrorizmit, pas sulmeve të 11 shtatorit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vdes ish-zëvendëspresidenti amerikan Dick Cheney appeared first on Sinjali.

Vetëm 10 ndeshje, Pioli largohet nga Fiorentina

4 November 2025 at 13:45

Stefano Pioli është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Fiorentinës pas humbjes së fundit ndaj Lecce-s, vetëm 10 ndeshje pas rikthimit të tij në skuadër.

Italiani nuk arriti të regjistrojë asnjë fitore me “Violan”, duke grumbulluar vetëm 4 pikë dhe duke qëndruar në fund të tabelës së Serie A.

Pioli bëhet trajneri i radhës që humb vendin e punës në elitën e futbollit italian këtë sezon, pas Igor Tudorit te Juventusi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vetëm 10 ndeshje, Pioli largohet nga Fiorentina appeared first on Sinjali.

Basha për Konjufcën: Njeri me shumë vlera, na duhen Kuvend dhe Qeveri funksionale

4 November 2025 at 13:40

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, është deklaruar pas propozuarjes së Glauk Konjufcës si mandatar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Para mediave, Basha e përshkroi Konjufcën si një “njeri me shumë vlera” dhe theksoi rëndësinë e krijimit sa më shpejt të një qeverie funksionale.

“T’iu ikim zgjedhjeve, dhe e dyta kemi buxhetin e shtetit. Buxhetin e tri komunave dhe mbi 700 punonjës të RTK-së që i presin pagat. Na duhen Kuvend dhe Qeveri funksionale të vazhdojmë sa më shpejt”, tha kryeparlamentari.

Ai nënvizoi se një qeveri funksionale është thelbësore për të siguruar stabilitetin e shtetit dhe shërbimet për qytetarët, duke shmangur vonesat dhe pasojat e mundshme të zgjedhjeve të parakohshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Basha për Konjufcën: Njeri me shumë vlera, na duhen Kuvend dhe Qeveri funksionale appeared first on Sinjali.

Konjufca për mandatar të dytë, reagon PDK-ja: Mandatari i ri pa shumicë, një lojë për të fituar kohë

4 November 2025 at 13:32

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pasi VV-ja ka nominuar për mandatar të dytë deputeti Glauk Konjufca.

Ajo ka thënë se kjo është një lojë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se zgjedhjet janë zgjidhej.

“Mandatari i ri pa shumicë është thjesht një lojë për të fituar kohë. 9 muaj dështim nuk mund të mbulohet me taktika politike. Zgjedhjet janë zgjidhja”, ka shkruar ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Konjufca për mandatar të dytë, reagon PDK-ja: Mandatari i ri pa shumicë, një lojë për të fituar kohë appeared first on Sinjali.

Ukraina godet brenda territorit rus me dronë

4 November 2025 at 13:28

Një sulm i dronëve me rreze të gjatë të veprimit nga pala ukrainase ka goditur një fabrikë industriale brenda territorit të Rusisë — rreth 1 300 kilometra larg kufirit ukrainas, sipas autoriteteve lokale ruse.

Guvernatori i rajonit Bashkortostan, Radiy Khabirov, njoftoi se dy dronë kishin shënjestruar një objekt industrial në qytetin Sterlitamak, por u rrëzuan nga mbrojtja ajrore – dhe se nuk është raportuar viktimë. Fabrika, që prodhon gomë dhe karburant për aviacion, “vazhdon punën normalisht”.

Administrata lokale, megjithatë, deklaroi se pati një shpërthim në impiantin e trajtimit të ujërave në uzinën petrokimike të Sterlitamakut, që çoi në shembjen e pjesshme të tij. Shkaku i shpërthimit mbetet i paqartë.

Ndërkohë, në rajonin e Nizhny Novgorod Oblast, mediat raportuan shpërthime pranë një rafinerie dhe fabrike petrokimike, rreth 800 km nga kufiri me Ukrainën — autoritetet ruse ende nuk kanë bërë konfirmim zyrtar për këto incidente, raporton AP.

Sipas ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjatë natës u rrëzuan 85 dronë ukrainas në disa rajone, përfshirë Bashkortostanin dhe Nizhny Novgorodin.

Nga ana ukrainase, raportohet se Rusia ka bombarduar rajonin e Dnipropetrovsk Oblast gjatë natës me dronë, raketa dhe artileri, ku humbi jetën një person dhe u plagosën 11 të tjerë, përfshirë dy fëmijë

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ukraina godet brenda territorit rus me dronë appeared first on Sinjali.

Abdixhiku: Shfaqje teatrale e mandatarëve pa shumicë

4 November 2025 at 13:15

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas takimit të presidentes Vjosa Osmani me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku tha se dëshiron të besojë se presidentja do të deklarojë “gjënë më të thjeshtë e më logjike sot: fatkeqësisht, në këtë Kuvend, nuk ka shumicë parlamentare dhe asnjë mbledhje e asnjë partie nuk ndryshon këtë fakt politik”.

Ai e quajti këtë situatë një “shfaqje teatrale, e mandatarëve pa numra, pa shumicë e pa legjitimet demokratike”, duke shtuar se një gjë e tillë duhet të marrë fund.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Abdixhiku: Shfaqje teatrale e mandatarëve pa shumicë appeared first on Sinjali.

Kurti propozon: Unë ministër i Jashtëm, Glauk Konjufca kryeministër

4 November 2025 at 12:59

Albin Kurti i Vetëvendosjes ka propozuar mandatarin e dytë për kryeministër, Glauk Konjufcën, pa i pasur votat.

Ai tha se propozon që vetë të jetë Ministër i Jashtëm, në vendin që e kishte përcaktuar për Glauk Konjufcën në propozimin e kaluar .

Do të propozojë Glauk Konjufcën për mandatar të dytë.

Këtë propozim e bëj për shkak të vlerëismit dhe besimit të madh që kemi për të. Por edhe për shkak që të bëhen dy herë zgjedhjet, edhe në dhejtor edhe në pranver.

Unë marr vendin e Glaukut dhe Glauku timin.

Le të votojmë buxhetin, plani i rritjes, le të bëhen disa punë të domosdoshme.

Qe opozita le ta kursejë vendin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti propozon: Unë ministër i Jashtëm, Glauk Konjufca kryeministër appeared first on Sinjali.

Kurti e mandaton Glauk Konjufcën për kryeministër

4 November 2025 at 12:45

Lëvizja Vetëvendosje e ka mandatuar Glauk Konjufcën për kryeministër të qeverisë së re.

Ky është vendimi që është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Nuk dihet nëse partia në pushtet i ka siguruar numrat, megjithatë emri i Konjufcës është miratuar.

“E bëj këtë propozim jo për të bërë lëshim. Pas diskutimeve të zgjeruara e të thelluara në kryesinë e VV-së, unë do të propozoj si kryetar i VV-së që mandatin e dytë për krijimin e qeverisë t’ia japim nënkryetarit, Glauk Konjufca”, tha Kurti.

Tash VV-ja ka 10 ditë për ta dërguar në Kuvend përbërjen e qeverisë së re dhe për t’i siguruar numrat.

VV-ja dështoi herën e parë me Albin Kurtin mandatar, duke marrë veç 56 vota.

Kurti ka zhvilluar takim me Osmanin gjer në ora 11:15, mëngjesin e së martës.

Kjo një ditë para se të finalizohet afati kushtetuese për të dërguar mandatar të ri për formim të qeverisë ose jo, për çka në takimin e fundit Kurti i ka kërkuar Osmanit që të presë në mos do të dërgojë mandatar të ri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti e mandaton Glauk Konjufcën për kryeministër appeared first on Sinjali.

Glauk Konjufca për mandatarin: Do ta mësoni kur të zbres poshtë

4 November 2025 at 12:32

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufa nuk ka pranuar të deklarohet rreth asaj se emri i tij është përmendur që të jetë për mandatar të ri për kryeministër.

Ai teksa hyri në zyrat e VV-së, atje ku do të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, tha se “Do ta mësoni kur të zbresë poshtë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Glauk Konjufca për mandatarin: Do ta mësoni kur të zbres poshtë appeared first on Sinjali.

Albin Kurti hyn “i heshtur” në mbledhjen e Këshillit të Vetëvendosjes

4 November 2025 at 12:27

Kryetari i Vetëvendosjes, njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurti ka arritur në zyrat e Vetëvendosjes, aty ku do të mbahet mbledhja e Këshillit të kësaj partie.

Kurti nuk ka pranuar të deklarohet për media.  Megjithatë ende nuk dihet nëse ai do të jetë sërish emri për mandatar të ri për kryeministër, apo do ta vë një emër tjetër.

Kujtojmë se  në takimin që pati me presidenten e vendit që u thirrën për konsultime liderët e partive politike, ai kishte kërkuar ditë shtesë. E që rrjedhimisht i bie që afati të përfundojë nesër, pra 5 nëntor.

Kurti si mandatar për kryeministër në seancën e 26 tetorit nuk mori votat e mjaftueshme për ta formuar Qeverinë e re, ndonëse ai gjatë gjithë kohës pati deklaruar se ka votat.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Albin Kurti hyn “i heshtur” në mbledhjen e Këshillit të Vetëvendosjes appeared first on Sinjali.

“Shein” ndalon shitjen e kukullave të seksit pasi ngjanin me pamje fëmijësh

4 November 2025 at 11:50

Gjiganti i tregtisë online “Shein” ka njoftuar se ka ndaluar shitjen e të gjitha kukullave  të seksit në platformën e tij në të gjithë botën, pasi u akuzua se kishte shfaqur produkte me pamje që ngjanin me fëmijë.

Autoriteti francez për mbrojtjen e konsumatorëve ngriti shqetësime gjatë fundjavës duke theksuar se përshkrimet dhe kategorizimi i disa prej kukullave “lënë dyshime për përmbajtje të ngjashme me  pornografi me fëmijë”, shkruan BBC.

Në reagimin e dhënë të hënën, kompania tha se ka bllokuar përfundimisht të gjitha llogaritë e shitësve të lidhur me produkte të paligjshme ose të papërputhshme, si dhe ka vendosur të forcojë kontrollet në mbarë platformën e saj globale.

“Shein” njoftoi gjithashtu se ka pezulluar përkohësisht kategorinë e produkteve për të rritur, si masë paraprake sigurie, dhe ka hequr çdo listim dhe imazh të lidhur me kukullat seksuale.

Kompania tha se do të kryejë një rishikim të plotë të sistemit të shitjeve, me qëllim vendosjen e rregullave më të rrepta për shitësit.

“Lufta kundër shfrytëzimit të fëmijëve është e panegociueshme për Shein. Edhe pse këto ishin produkte të publikuara nga shitës të palëve të treta, unë e marr këtë çështje personalisht”, tha Donald Tang, kryetar ekzekutiv i kompanisë. “Ne po gjurmojmë burimin dhe do të marrim masa të menjëhershme kundër personave përgjegjës”.

Ky zhvillim vjen vetëm disa ditë para se kompania e bazuar në Singapor të hapë dyqanin e saj të parë të përhershëm në Paris, ku protestues të shumtë janë mbledhur përpara qendrës tregtare BHV, për të kundërshtuar hapjen.

Shein është përballur edhe më parë me kritika për ndikimin mjedisor të industrisë “fast fashion” dhe kushtet e punës në fabrikat që prodhojnë veshjet e saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Shein” ndalon shitjen e kukullave të seksit pasi ngjanin me pamje fëmijësh appeared first on Sinjali.

Sllovenia publikon përbërjen për ndeshjet kundër Kosovës dhe Suedisë

4 November 2025 at 11:35

Kombëtarja e Sllovenisë ka publikuar listën për ndeshjet e mbetura kualifikuese në Botërorin e vitit 2026.

Sllovenët, do t’i kenë dy ndeshje atë ndaj Kosovës dhe Suedisë, ndeshje këto të cilat mund të përcaktojnë fatin në grupin B.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sllovenia publikon përbërjen për ndeshjet kundër Kosovës dhe Suedisë appeared first on Sinjali.

22-vjeçari shqiptar në Brighton dënohet për trafik droge të klasit A

4 November 2025 at 11:28

Një 22-vjeçar shqiptar, Ervis Doksani, është dënuar në Brighton, Angli, për trafik droge të klasit A, pas një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA).

Ai u arrestua më 2 tetor pas vëzhgimeve të policisë që vunë re takime të dyshimta me persona të ndryshëm gjatë ditës. Gjatë kontrollit, tek Doksani u gjetën 12 qese me kokainë të fshehura brenda një kutie menteje dhe një kartoni cigaresh. Hetimet në apartamentin e tij në Dyke Road zbuluan edhe 200 gramë të tjerë kokainë, pjesërisht të fshehura në një tigan, dhe rreth 1,000 paund para kesh.

Komandantja e Degës së NCA-së, Sara-Jayne Moore, tha:

“Trafiku i drogës nuk ka vend në rrugët tona. Drogat e klasit A shkatërrojnë jetë dhe komunitete, dhe NCA do të vazhdojë të bëjë gjithçka për të mbrojtur publikun nga ky kërcënim.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 22-vjeçari shqiptar në Brighton dënohet për trafik droge të klasit A appeared first on Sinjali.

❌
❌