Janari nis me gjithë seriozitetin e vitit 2026, por me aspekte pozitive për të na ndihmuar të vendosim rregull në jetën e përditshme. “Fillimi i mbarë, gjysma e punës”, shprehet Meri Shehu në programin “Rudina” në Tv Klan duke na parapërgatitur për parashikimin e muajit. Energjinë e shenjës së Bricjapit do ta ndiejmë ngado sepse do të duam të jemi të disiplinuar, të drejtpërdrejtë dhe të ndërmarrim veprime.
Lëvizja më e rëndësishme planetare është përmbyllja e ciklit të Neptunit te 12 shenjat që pas 14 vitesh largohet nga Peshqit. Data 20 do të jetë gjithashtu e rëndësishme sepse planetët do të nisin të kalojnë në Ujor dhe do të na bëjnë më socialë, sjellin argëtimin e ndoshta pak ‘dramë’ për disa shenja.
Për të na njohur me parashikimin për muajin e parë të vitit, astrologia bën renditjen nga shenja me më pak fat te më fatlumja.
Meri Shehu: Viti 2026 është një nga vitet më të rëndësishme, fillimi i mbarë, gjysma e punës kështu që të shikojmë si do ta fillojmë janarin. Janari fillon me një hënë të plotë në Gaforre që në datën 3, u fut Mërkuri në Bricjap në datën 1, na dha seriozitet për t’i marrë punët me hapa të rregullt, praktikë, pa fjalë të mëdha dhe me veprime korrekte. Është një muaj shumë i rëndësishëm sepse Neptuni del përfundimisht nga Peshku pas një cikli 165-vjeçar në 12 shenjat, futet në Dash në datën 26 dhe ne që jetojmë në këtë kohë fizike, nuk do ta përjetojmë më vendosjen e tij në Peshk. Duhet ta shijojmë deri në datën 26 Neptunin në Peshk për atë që do të na japë e na ka dhënë në 14 vitet e fundit. Kjo do të favorizojë Dashët, Shigjetarët dhe Luanët. Problematik do të jetë për Bricjapin, Gaforren dhe Peshoren sepse i ngatërron gjërat dhe ndonjëherë bën që të mos shihen qartë.
12. Dashi
Me Neptunin në shenjën e tyre do të kenë një vit shumë interesant. Të tjera mendojnë e të tjera thonë kështu që mos të ngatërrohen shumë sepse Neptuni të jep një optikë pak të vështirë. Do ta nisin mirë muajin janar sepse Mërkuri në Bricjap u jep tendenca të mira pune. Hëna e plotë në Gaforre u jep një lajm të mirë në familje, por në datën 18 marrin një lajm për fillime të reja pune, sidomos për ata që nuk e kanë gjetur, do të shohin një ndryshim spektakolar. Në gjysmën e parë të muajit do të mendojnë seriozisht për jetën personale e punën
11. Gaforrja
Përjetuan një hënë të plotë në datën 3, janë ndier mirë, pozitive, sikur dëshirat po u plotësohen, por në fund të muajit hyn Neptuni në Dash dhe e shohin ndryshe jetën, mjafton të mos bëhen utopike sepse ekziston tendenca të vetëzhgënjehen. Ajo që mund t’u japë shumë fat janë punët që lidhen me detin ose turizmin. Ka një hënë të re përballë shenjës së tyre në datën 18 që sjell ndryshime në jetën personale ose në bashkëpunime dhe do ta ndiejnë mirë.
10. Peshorja
Ndikohen nga Neptuni dhe jeta e tyre do të marrë një cikël të ri të avancuar, megjithatë vetëm nëse merren me art do të ecin përpara. Do të marrin shumë gjëra me Neptunin në Dash dhe do t’i idealizojnë gjërat e situatat. Familja do të jetë kryesorja dhe kontaktet me jashtë në gjysmën e dytë të janarit.
9. Luani
Kaq shumë planetë në Bricjap në 15-ditëshin e parë të janarit do t’i bëjnë të merren shumë me punën dhe jetën e përditshme ku çdo gjë do të ndryshojë. Data 3 me hënën e plotë në Gaforre u dha një ndjeshmëri të madhe psikologjike e shpirtërore dhe kanë nevojë të merren shumë me veten ose me njerëzit e dashur. Pas datës 20 fillon argëtimi.
8. Binjakët
Do të merren shumë me çështjet ekonomike, në 2026 do të gjëmojnë paratë kudo ku janë dhe do ta nisë vrullshëm. Deri në datën 18 do të ecin mirë dhe më pas do të shohin për të hapur një aktivitet të ri. Pas datës 20 do të jenë aktivë në sferën personale.
7. Akrepi
Ka një ndikim të mirë që në datën 3 nga hëna e plotë në Gaforre sidomos për komunikimet me jashtë, vënien e qëllimeve të rëndësishme, studimeve, projekteve dhe një udhëtim vërtet shumë i rëndësishëm në jetën e tyre. Shumë planetë në Bricjap tregojnë një rrugëtim të ri, nisin një veprimtari të re, takime të rëndësishme dhe ngrihen në një nivel intelektual. Me shumë planetë në Ujor pas datës 18 do të merren me çështjet familjare që dalin në plan të parë.
6. Peshqit
Ikën Neptuni nga shenja e tyre pas një cikli të gjatë që i ka ndihmuar, u ka dhënë ëndrra e shpresa dhe tani shkon te çështjet ekonomike, ndaj do të merren me to në mënyrë fantaziste që as i kishin menduar. Do të fitojnë ose humbin shumë.
5. Shigjetari
Janë në një moment shumë të fuqishëm ekonomik, duan të prodhojnë para. Deri në datën 18 do të jenë një mekanizëm prodhimi parash. Hëna e plotë në Gaforre do të japë një ndikim të fuqishëm në çështjet ekonomike. Pas datës 18 do të mbledhin të mirat materiale, por me shumë planetë në Ujor do të dalin, do të argëtohen dhe do të kenë ide të reja.
4. Demi
Favorizohen shenjat e tokës deri në datën 20. Atje ku do të synojnë do të kenë rezultate pozitive dhe në datën 18 hapet një veprimtari e re, një kontakt i ri psikologjik, shpirtëror apo një fushë e re dhe do të ndihen mirë. Hëna e plotë në Gaforre u jep një mundësi bashkëpunimi dhe takime erotike të mira. Do të marrin vendime erotike gjatë janarit, pas datës 20.
3. Virgjëresha
Nga shumë planetë në Bricjap favorizohen deri në datën 18, do të kenë lajme të mira në jetën personale, stabilitet ekonomik dhe fillim të ri të bukur, viti hapet me një hënë të re në Bricjap që thotë se jeta do të ndryshojë në planin personal e të krijimtarisë. Në janar mund të planifikojnë një fëmijë ose një aktivitet që ka të bëjë me talentin e tyre.
2. Bricjapi
Ka shumë planetë në Bricjap, por hëna e plotë përballë shenjës së tyre u jep vëmendje partnerëve dhe disa problematikave me ligjin që duhet të përfundojnë. Deri në datën 18 do ta ndiejnë veten zot të fillimit të vitit, muajit dhe ta nisin mbarë. Do të merren shumë me çështjet ekonomike, por kujdes pas datës 26 sepse kundërshtohen nga Neptuni.
1.Ujori
Pavarësisht se ka shumë planetë në Bricjap, do të marrin stafetën pas datës 17-18 dhe do ta kenë aleat Neptunin në Dash, nuk do të fantazojnë shumë, por do t’i bëjnë dëshirat realitet. Deri në atë datë duket sikur s’kanë gjë në dorë, por më pas nis një periudhë shumë e fuqishme.